SPAK dhe BKH kanë ndërmarrë një tjetër aksion në Shkodër ku janë shoqëruar disa persona për krime zgjedhore.
Sipas burimeve, personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate.
Gjithashtu ka pasur edhe një aksion për kontroll personal dhe te automjeteve me vendim te GJKKO.
Aksioni është ndërmarrë edhe në Fier në bashkëpunim me policinë vendore lidhur me një tjetër procedim penal
Tag: aksion
-

SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona për krime zgjedhore! Detajet
-

SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë ndërmarrë sot një tjetër aksion të gjerë në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke u fokusuar në qytetin e Shkodrës dhe Fierit.
Sipas burimeve paraprake, në Shkodër janë shoqëruar disa persona që dyshohen për përfshirje në veprime të paligjshme gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Të njëjtat burime sqarojnë se të shoqëruarit janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate (PSD). Aksioni është zhvilluar me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe ka përfshirë kontrolle personale dhe të automjeteve.
Në të njëjtën kohë, veprime të ngjashme janë kryer edhe në Fier, në bashkëpunim me Policinë Vendore, lidhur me një tjetër procedim penal në hetim për veprimtari të dyshuar kriminale në kuadër të procesit zgjedhor. -

Policia aksion në Fushë Krujë, kontrolle kundër trafikut të lëndëve narkotike
Forca të shumta policore janë angazhuar në një aksion në Fushë Krujë, ku po kryhen kontrolle të imtësishme në zonat e malësisë me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.
Operacioni synon të godasë grupet kriminale që mund të jenë përfshirë në kultivim të kanabisit apo drogërave të tjera në terrenet e vështira malore. Një numër i madh efektivësh janë përfshirë në aksion, duke kontrolluar zona të thella dhe të pyllëzuara.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për ndonjë të arrestuar apo sasi të sekuestruar. -

Policia aksion në Fushë Krujë, kontrolle për goditjen e grupeve kriminale
Forca të shumta policie kanë zhvilluar një aksion në Fushë Krujë.
Mësohet se po kryhen kontrolle në zonat e malësisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike
Efektivë të shumtë janë angazhuar në këtë aksion, me qëllim goditjen e grupeve kriminale. -

Policia dhe FNSH aksion në Vlorë, kontrolle në disa pika
Policia e Vlorës në bashkëpunim me FNSH kanë ngritur disa pika kontrolli në akse të qytetit të bregdetar.
Kontrolle nuk ka patur vetëm në qytet, por edhe në zonat rurale.Ende nuk dihet nëse ka ndonjë aksion të FNSH dhe policisë së Vlorës apo janë shtuar masat në fundjavë.
-

Aksion i madh policor në shumë zona në Maqedoninë e Veriut
Nën udhëheqjen e prokurorit publik pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Ministria e Punëve të Brendshme po realizon aksion të koordinuar në shumë lokacione në vend, përcjell TV21. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për keqpërdorime që kanë dëmtuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor.
“Bëhet fjalë për dyshime bazë për vepra të shumta penale që i kanë shkaktuar dëm Fondit Shëndetësor. Duke pasur parasysh madhësinë e aksionit, më shumë informata do të ndahen pas përfundimit të të njëjtit”, thonë nga Prokuroria.
-

Ndotja akustike, polica ‘aksion’ për matjen e nivelit të zhurmave! Lokali gjobitet me 3 mln lekë
Policia e Tiranës ka nisur ‘aksion’ për matjen e nivelit të zhurmave me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe garantimin e qetësisë publike.
“Plani i masave është ndërmarrë nga Policia e Tiranës si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për tejkalimin e normave të lejuara të zhurmës, veçanërisht në zonat e banuara dhe gjatë orëve të natës.
Matjet po kryhen me pajisje të certifikuara, në përputhje me standardet ligjore dhe teknike për kontrollin e ndotjes akustike.
Masat administrative për subjektet e konstatuara në shkelje variojnë nga 2 milion lekë deri në 4 milion lekë, dhe në rast përsëritje deri në pezullimin e aktivitetit”-njofton policia.
Si rezultat i verifikimeve të deritanishme, është konstatuar një subjekt që operonte në kundërshtim me normat e përcaktuara ligjore për nivelin e zhurmës. Ndaj këtij subjekti është vendosur një masë administrative me gjobë, në vlerë 3 milion lekë, sipas legjislacionit në fuqi.Top Channel
-

Policia e RMV-së dhe e Kosovës në një aksion të përbashkët parandaluan kontrabandën me rroba dhe këpucë
Ministria e Punëve të Brendshme RMV-së njofton se në një aksion të përbashkët të policisë kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës është parandaluar kontrabanda e veshjeve dhe këpucëve
“Dje (09.04.2025), në zonën e kufirit shtetëror afër fshatit Tanushë, Shkup, në anën e Kosovës dhe Maqedonisë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim të Byrosë për Siguri Publike dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe të koordinuar për parandalimin e kontrabandës me mallra të ndryshme”.
“Kështu, në anën kosovare është kontrolluar një furgon Volkswagen me targa nacionale të Kosovës dhe janë gjetur mbi 100 pako me mallra tekstili dhe mallra të tjera, pas së cilës shoferi është privuar nga liria”.
“Më vonë, pas bastisjes së objekteve të braktisura përreth vijës kufitare, nëpunësit policorë në fshatin Tanushë rreth orës 19:00 gjetën më shumë se 130 kuti me këpucë të ndryshme, si dhe rreth pesë metër kub dru zjarri. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, kutitë e këpucëve do t’i dorëzohen Agjencisë për menaxhim me pronat e konfiskuara, ndërsa drutë do t’i dorëzohen Policisë Pyjore”, thonë nga MPB.
Gjithashtu theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të bëhet kallëzimi përkatës.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Në kërkim të Eljo Hatos! Forcat RENEA aksion në Shkodër, i shoqërojnë të vëllanë dhe 5 persona
Eljo Hato
SHKODËR- Eljo Hato, një nga personat e shumëkërkuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza” i ka shpëtuar një tjetër aksioni policor. Forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion në Shkodër, ku kanë kryer kontrolle në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes së kaluar, por kanë dalë duarbosh. Efektivët kanë shoqëruar gjashtë persona, mes tyre edhe vëllanë e Eljo Hatos, për t’i marrë në pyetje, pasi dyshohet se kanë dijeni për vendin ku mund të jetë fshehur i shumëkërkuari.
Ky është aksioni i dytë që zhvillohet në Shkodër për kërkimin e Hatos. Në janar të një viti më parë, RENEA zbarkoi në banesën ku ai jeton me të vëllanë. Nga ky aksion pati dhe të shtëna, madje forcat e policisë vranë njërin qen që ndodhej brenda saj dhe plagosën tjetrin. Në Sauk është zhvilluar gjithashtu një tjetër operacion, por aty u gjet vetëm mjeti i Hatos.
Për herë të parë emri i Eljo Hatos është lakuar krah atij të ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur që prej vitit 2022. Hato mbeti i plagosur në masakrën e ish-bllokut, pas përplasjes në të cilën mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
Eljo Hato ka qenë arrestuar më herët për vrasjen e Indrit Yllit dhe porositjen e vrasjes së mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. -

Mishi i pulës me salmonelë, AKU aksion të befasishëm në dhjetëra biznese
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese në Vlorë. Aksioni është përqëndruar në subjektet private të evidentuara me risk, ku mund të ketë tregtim të produktit të mishit të pulës me salmonelë.
Inspëktorët e sigurisë ushqimore këto kontrolle blic po i vazhdojnë edhe këtë të enjte. Kontrollet sipas informacioneve janë shtrirë edhe në subjektet private në fshatra dhe në brendësi të lagjeve për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti. Pjesë e kontrolleve sipas informacioneve do të jenë edhe restorante edhe fastfoode të cilat janë në qytet.Nga këto subjekte, disa prej tyre janë kontrolluar më parë dhe tashmë po kontrollohen të tjera. Në derën e subjekteve private janë vendosur disa tabela informuese për klientët të cilat evidentojnë produktin që ka përmbajtje salmonele.
Njëkohësisht nëpërmjet tabelave ju bëhen thirrje qytetarëve që nëse e kanë këtë produkt, mos ta konsumojnë dhe ta kthejnë në subjektin që e kanë blerë, ose edhe nëse e kanë blerë dhe konsumuar të raportojnë rastin.