Tag: aksidentit

  • Autobusi përplaset me dy tramvaje në qendër të Varshavës, 24 të plagosur

    Autobusi përplaset me dy tramvaje në qendër të Varshavës, 24 të plagosur

    Një autobus urban dhe dy tramvaje u përplasën të martën në mëngjes (18/11) në qendër të Varshavës, Poloni, duke plagosur 24 persona, 16 prej të cilëve u dërguan në spital.

    Forcat e policisë dhe zjarrfikësve shkuan në vendngjarje pas përplasjes. Për shkak të aksidentit, trafiku u ndërpre, ndërsa policia i drejtoi shoferët në rrugë alternative. Sipas Autoritetit të Transportit Publik të Varshavës, rruga u bllokua rreth Sheshit Bankowy qendror të kryeqytetit polak, me disa linja tramvaji që u devijuan.

    Trafiku u rivendos disa orë më vonë. Kryetari i Bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaszkowski, tha se prokurorët kanë hapur një hetim për incidentin. Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

  • APEL PËR NDIHMË – Dy të rinj në gjendje kritike pas aksidentit në kthesën e Verbasit në Fier.

    APEL PËR NDIHMË – Dy të rinj në gjendje kritike pas aksidentit në kthesën e Verbasit në Fier.

    Dy të rinj, një 19 vjeç dhe tjetri 17 vjeç, po luftojnë për jetën pas aksidentit të rëndë që ndodhi të shtunën në aksin Fier–Roskovec, në kthesën e Verbasit, ku u përplasën dy automjete.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Të dy djemtë kanë pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhen në gjendje kome në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas familjarëve, gjendja e tyre është tepër kritike, dhe për të pasur mundësi për trajtim më të specializuar, ata duhet të transportohen sa më shpejt drejt Italisë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Familja nuk e përballon dot koston e lartë të transportit dhe trajtimit, prandaj kërkon ndihmën e çdo qytetari të mirë. Çdo kontribut, sado i vogël, është jetik dhe mund t’i japë shansin e vetëm për shpëtim dy të rinjve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Për këdo që ka mundësi të ndihmojë, ose dëshiron më shumë informacion, është vënë në dispozicion numri i babait të tyre:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    📞 069 631 5212 – Bledar Çurro

    Le ta ndajmë këtë apel. Jetët e tyre varen nga ne.

  • Aksident tragjik në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima

    Aksident tragjik në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Zall-Bastër, në përiferi të Tirnaës. Nga informacionet paraprake dyshohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rënies së automjetit në humnerë. Burime bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
    Detaje e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia, ambulanca dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit./ZËRI

  • Përplasi me makinë për vdekje të moshuarën në aksin Peqin – Rrogozhinë, arrestohet shoferi

    Përplasi me makinë për vdekje të moshuarën në aksin Peqin – Rrogozhinë, arrestohet shoferi

    Policia e Durrësit ka vendosur në pranga shoferin i cili një ditë më parë përplasi me makinë për vdekje të moshuarën në aksin Peqin – Rrogozhinë.
    Pas aksidentit fatal, 58-vjeçari banues në Kavajë u largua nga vendi i ngjarjes.
    Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
    “Si rezultat i kontrolleve të kryera me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit të aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmë, në aksin “Peqin – Rrogozhinë”, ku si pasojë e përplasjes me automjet, humbi jetën shtetasja M. K., 82 vjeçe, specialistët e qarkullimit rrugor, pak orë pas aksidentit dhe largimit nga vendngjarja, lokalizuan drejtuesin e automjetit që përplasi 82-vjeçaren, shtetasin D. G., 58 vjeç, banues në Kavajë.
    Në përfundim të veprimeve procedurale, 58-vjeçari u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

    Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, është goditur për vdekje një këmbësore 82 vjeç.
    Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
    Kavajë / Informacion paraprak
    Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M. K., 82 vjeçe.
    Si pasojë e aksidentit, 82-vjeçarja ka ndërruar jetë.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • SHBA: Helikopter mjekësor rrëzohet në Tennessee, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

    SHBA: Helikopter mjekësor rrëzohet në Tennessee, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

    Bota E Diel, 9 Nëntor 2025 18:00
    Një helikopter mjekësor u rrëzua në lindje të Nashvillit, duke shkaktuar vdekjen e një anëtari të ekuipazhit dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve. Fatmirësisht, në momentin e aksidentit nuk kishte pacientë në bord.
    Sipas deklaratës së Vanderbilt LifeFlight, të plagosurit po marrin trajtim në Spitalin Universitar Vanderbilt në Nashville.

    Helikopteri ishte nisur nga qendra e operacioneve të emergjencës në orën 13:33, dhe sipas të dhënave nga platformat e gjurmimit të fluturimeve FlightAware dhe Flightradar24, kishte fluturuar për vetëm tetë minuta para se të rrëzohej.

    Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa komuniteti mjekësor dhe ai i emergjencave ka shprehur solidaritet me familjet e prekura.

  • Aksident në aksin Fier-Patos! Makina e policisë përplaset me “Benz”-in, plagosen dy efektivë dhe qytetarja

    Aksident në aksin Fier-Patos! Makina e policisë përplaset me “Benz”-in, plagosen dy efektivë dhe qytetarja

    Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, ku janë përplasur dy automjete, njëri prej tyre i policisë.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, kur një automjet i policisë është përplasur me një mjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta. Si pasojë e përplasjes dy efektive të Komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër të mjetit tjetër.
    “Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh. Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H., dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, por paraprakisht nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë.
    Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • Aksidentohet makina e policisë, plagosen dy efektivët dhe një grua

    Aksidentohet makina e policisë, plagosen dy efektivët dhe një grua

    Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos ku janë përplasur dy automjete duke shkaktuar tre të lënduar.
    Konkretisht rreth orës 15:10, një automjet i policisë është përplasur me një automjet tip “Benz” teksa udhëtonin në krahun e kundërta.
    Si pasojë e përplasjes dy efektivë të komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër.
    Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit por paraprakisht nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështirësuar shikueshmërinë në rrugë.
    Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe pritet të zbardhet rrethanat e ngjarjes.
    “Rreth orës 14:40, në aksin rrugor “Fier-Patos”, shtetasja M. H. duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur automjetin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë F. Sh.
    Për pasojë është dëmtuar shtetasja M. H. dhe dy punonjësit e policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

  • Klajdi Hoxha është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Fier

    Klajdi Hoxha është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Fier

    Klajdi Hoxha, 33 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor “Strum–Roskovec”. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, ku u përfshinë dy automjete dhe një motomjet që drejtohej nga i riu.

    Klajdi Hoxha

    Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 33-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Policia po heton shkaqet e ngjarjes për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit tragjik.

    Klajdi Hoxha ishte baba i dy fëmijëve të vegjël, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe komuniteti i zonës.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • E rëndë në Tepelenë! Humb jetën 25-vjeçari pas aksidentit me motor

    E rëndë në Tepelenë! Humb jetën 25-vjeçari pas aksidentit me motor

    Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor “Tepelenë–Bënç”, ku një 25-vjeçar humbi jetën pas rrëzimit me motomjetin që drejtonte.
    Sipas policisë, i riu, i identifikuar si shtetasi E. Q., dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit, duke u rrëzuar në rrugë. Ai u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë vonë në mbrëmje.
    Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik që i mori jetën të riut.