Tag: aksidentit

  • Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

    Aksident në rrugën Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

    Një aksident rrugor u shënua mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.

    Ambulanca është nisur drejt vendngjarjes.

    Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por raportohet se dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.

    Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

    Dibër/Informacion paraprak

    Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë,  janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.

    Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

    Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, disa të plagosur

    Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.
    Ambulanca është nisur drejt vendngjarjes. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por raportohet se dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.
    Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

  • Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

    Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

    Pak më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.
    Ambulanca është nisur drejt vendngjarjes. Nga aksidenti raportohet se dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.
    Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
    Njoftimi i policise
    Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë,  janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
    Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
     

  • Aksident zinxhir në autostradën Elbasan–Tiranë: Mbi 10 mjete përplasen, trafiku bllokohet

    Aksident zinxhir në autostradën Elbasan–Tiranë: Mbi 10 mjete përplasen, trafiku bllokohet

    Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin autostrada Elbasan–Tuneli i Krrabës. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dhjetë automjete, pas përplasjes zinxhir.
    Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit zingjir u krijua kaos në qarkullim.
    Ndërkohë, Policia Rrugore dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje, ndërsa po punojnë për normalizimin e situatës dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
    gijotina.com/

  • Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Levan-Tepelenë, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital

    Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Levan-Tepelenë, të plagosurit dërgohen me urgjencë në spital

    pamje nga aksidenti

    TEPELENË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në aksin Levan-Tepelenë, ku raportohet se disa persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se automjeti me drejtues Bilbil Haruni, është përplasur me automjetin me drejtues Luan Azizllari. Për pasojë, ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe dy pasagjerë të moshave 44 dhe 39-vjeç. Tre të lënduarit janë shoqëruar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por ende nuk duhet gjendja e tyre shëndetësore.
    Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe lagështira në rrugë. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
    Njoftimi:
    Mallakastër/Informacion paraprak
    Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.
    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
     

  • EMRI/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb jetën 24-vjeçari

    EMRI/ Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, humb jetën 24-vjeçari

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit” në fshatin Qafë Mollë, ku 3 autmomjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe ëpr pasojë ka humbur jetën 24-vjeçari Eugen Bardhoku.
    Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një autoveturë, ku mjetet e rënda drejtoheshin nga Nexhmedin Isufi dhe Vllaznim Gashi.
    Menjëherë pas aksidentit Vllazmin Gashi u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
    Njoftimi:
    Rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).
    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.
    Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • VIDEO/ Aksidenti bllokon Rrugën e Kombit, qindra qytetarë në kaos rrugës së vjetër Rrëshen-Rubik

    VIDEO/ Aksidenti bllokon Rrugën e Kombit, qindra qytetarë në kaos rrugës së vjetër Rrëshen-Rubik

    Aksidenti me vdekje i ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit ka shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit, duke krijuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh.

    Për shkak të ngjarjes, Policia Rrugore ka devijuar trafikun drejt aksit të vjetër Rrëshen-Rubik, i cili është mbingarkuar.

    Gazetarët në vendngjarje bëjnë me dije se Policia Rrugore ka penguar edhe mediat të afrohen tek zona e aksidentit, duke vështirësuar raportimin për publikun.

    Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për më shumë se një orë, ndërsa qarkullimi vijon të lëvizë me vështirësi.

    Mirditë / Informacion paraprak

    Rreth orës 19:45, në ‘Rrugën e Kombit’, në fshatin Qafë Mollë, Mirditë, janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).

    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B., rreth 24 vjeç.

    Drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • E rëndë/ Aksident në rrugën e Kombit, 1 viktimë dhe disa të plagosur

    E rëndë/ Aksident në rrugën e Kombit, 1 viktimë dhe disa të plagosur

    Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut të rënduar, të shkaktuar nga ngjarja.
    LEZHË – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Kalimash.
    Si pasojë e aksidentit janë shënuar 1 viktimë dhe disa të plagosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut të rënduar, të shkaktuar nga ngjarja.

  • Aksidenti tragjik që i mori jetën 19-vjeçarit në Milano, kamerat e sigurisë zbulojnë detajet e reja, njëri prej të akuzuarve po ndihmonte të aksidentuarit

    Aksidenti tragjik që i mori jetën 19-vjeçarit në Milano, kamerat e sigurisë zbulojnë detajet e reja, njëri prej të akuzuarve po ndihmonte të aksidentuarit

    Një është arritur në hetimin e aksidentit që vrau 19-vjeçarin Pietro Silva Orrego.

    Sipas Corriere, i riu i akuzuar nga mjeku se drejtonte mjetin Mercedes Brabus, në fakt ishte përpjekur të shpëtonte miqtë e tij. Ai humbi këpucën ndërsa thyente xhamin. Shoferi mbetet i paqartë.
    Ka disa video që qarkullojnë në mediat sociale për orë të tëra që “shfajësojnë” 20-vjeçarin që besohet të jetë pas timonit të makinës sportive që u përplas të dielëm në Viale Fulvio Testi në Milano, në aksidentin e tmerrshëm që vrau 19-vjeçarin Pietro Silva Orrego. Këto dy klipe shpjegojnë gjithashtu “misterin” e këpucës së tij të gjetur në SUV, që u nda në dy pjesë nga përplasja.
    Imazhet e tregojnë atë duke nxituar në vendngjarje, së bashku me disa kalimtarë. I dëshpëruar se miqtë e tij po vdesin.
    Duke shkelmuar dritaren në një përpjekje për të dalë me forcë për të ndihmuar pasagjerët e makinës luksoze. Edhe mungesa e lëndimeve i bën hetuesit të besojnë se ai nuk ishte në bord, pavarësisht njollave të gjakut në rrobat e tij.
    I intervistuar menjëherë nga policia që iu përgjigj vendit të ngjarjes, sepse ndihmësi i parë e identifikoi atë si personin që drejtonte SUV-në, i riu e mbrojti veten duke thënë se kishte mbërritur atje me një tramvaj, por nuk ishte hipur kurrë në të, duke nxitur kështu dyshimet. 20-vjeçari, i cili jeton disa kilometra larg, rezultoi pozitiv në një test alkooli. Ai i njihte pasagjerët e Mercedesit. Dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të kishte kaluar mbrëmjen me ta, por kishte dalë nga SUV para aksidentit.
    I dyshuari, i akuzuar për vrasje me automjet, mund të përfshijë edhe 23-vjeçarin Enrico R., një shofer me leje drejtimi me precedent të pastër penal, i cili e kishte marrë me qira makinën dhe i tha policisë lokale se me të vërtetë kishte qenë duke drejtuar makinën. Rezultatet e testit të alkoolit që ai iu nënshtrua në dhomën e urgjencës janë në pritje.
    Gjithashtu nën hetim, sipas prokurorit Giancarla Serafini, është LC, 32-vjeçari nga Napoli i cili ishte shoferi i Opel Corsa me të cilin u përplas SUV. Ai u dërgua gjithashtu në spital, por më vonë rezultoi pozitiv në një test paraprak për drogë. Personi tjetër i plagosur është 30-vjeçari S.T, gjithashtu në makinën me qira, së bashku me 23-vjeçarin dhe Pietro Silva Orrego. Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, dhe tani thuhet se është jashtë rrezikut.
    Detajet e aksidentit mbeten të paqarta. Bazuar në gjetjet e oficerëve të policisë, hipotezat përfshijnë mosdhënie përparësie, një semafor të dëmtuar ose një manovër të pamatur.
    Pamjet nga kamerat lokale të sigurisë po shqyrtohen për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe kush është përgjegjës. Megjithatë, në atë kryqëzim me Viale Esperia, në periferi veriore, ka vetëm një kamer sigurie publike. Dhe duket se nuk e ka kapur momentin e përplasjes.
    Shpejtësia e dy automjeteve do të duhet të përcaktohet gjithashtu. Dyshohet se ato po udhëtonin me shpejtësi shumë të lartë. Të dy automjetet u shkatërruan dhe u përfshi nga flakët.
    Dhe Mercedesi, një automjet që thuhet se është përfshirë në një aksident tjetër të rëndë një vit më parë u nda në dy pjesë. Informacion i dobishëm, përveç kamerave, mund të vijë nga GPS-i i instaluar në SUV.

    Top Channel

  • Varshavë – Autobusi përplaset me dy tramvaje në qendër të qytetit, 24 të plagosur (FOTOT)

    Varshavë – Autobusi përplaset me dy tramvaje në qendër të qytetit, 24 të plagosur (FOTOT)

    Një autobus urban dhe dy tramvaje u përplasën të martën në mëngjes (18/11) në qendër të Varshavës, Poloni, duke plagosur 24 persona, 16 prej të cilëve u dërguan në spital për analiza të mëtejshme. 
    Forcat e policisë dhe zjarrfikësve nxituan në vendngjarje pas përplasjes. Për shkak të aksidentit, trafiku u ndërpre, ndërsa policia i drejtoi shoferët në rrugë alternative. Sipas Autoritetit të Transportit Publik të Varshavës, rruga u bllokua rreth Sheshit Bankowy qendror të kryeqytetit polak, me disa linja tramvaji që u devijuan. Trafiku u rivendos disa orë më vonë.Kryetari i Bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaszkowski, i tha X se prokurorët kanë hapur një hetim për incidentin.Policia po heton rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit. 

    Zakończyły się utrudnienia w alei Solidarności w Warszawie. Ruch kołowy i tramwajowy został przywrócony o godzinie 10:50.
    Łącznie zostały poszkodowane 24 osoby, a 16 zostało przewiezionych do szpitala.
    Policjanci badają dokładne okoliczności i przyczyny tego wypadku. pic.twitter.com/b2XgKPgHxb
    — Policja Warszawa (@Policja_KSP) November 18, 2025