Tag: aksidenteve

  • ”Bilanc lufte”/ 20 viktima në 145 aksidente në muajin maj. 12 mijë gjoba për shpejtësi

    ”Bilanc lufte”/ 20 viktima në 145 aksidente në muajin maj. 12 mijë gjoba për shpejtësi

    Ne muajin që sapo lamë pas pothuajse çdo ditë një person ka humbur jetën nga aksidentet rrugore.

    Top Channel mëson referuar statistikave të policisë së shtetit se gjatë muajit maj janë shënuar 145 aksidente në të cilat kanë humbur jetën 20 persona.  Në shumicën e këtyre aksidenteve shkak kanë qenë shkelje të rënda të kodit rrugor.
    Ndër shkeljet më të rrezikshme si për drejtuesit e mjeteve ashtu edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës është shpejtësia tej normave të lejuara ku vetëm këtë maj janë evidentuar 180 raste ku policia u ka hequr lejet e drejtimit shkelësve nga të cilët 140 kanë përfunduar edhe në pranga pasi përtveç shpejtësisë janë konstatuar edhe nën efektin e alkoolit.
    Vetëm gjatë muajit maj  blutë kanë vendosur rreth 12 mijë gjoba për tejkalim shpejtësie si edhe u janë ulur 6- 12 pikë nga patentat.
    Por pavarësisht kësaj panorame krahasuar me një vit më parë numri i aksidenteve ka rënë.  Të dhënat e INSTAT tregojnë se në 4 muajt e parë të vitit 2025, aksidentet rrugore kanë rënë me 17%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare , ku rezulton të jenë shënuar 87 aksidente më pak.
    Në 88% të rasteve, shkaku kryesor i aksidenteve rezulton të jetë sjellja e drejtuesit të mjetit, çka tregon nevojën për respektim më të madh të rregullave të qarkullimit dhe një kulturë më të lartë rrugore, që dukshëm mungon.

    Top Channel

  • Rrugë të përgjakura/ 51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë!

    Rrugë të përgjakura/ 51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë!

    51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë.
    Këto shifra rriten jo vetëm nga viti në vit, por çdo muaj.
    Vetëm aksidente me makina e motorë ndodhin 14 në ditë. Për 5 muajt e parë të këtij viti janë gati 240 aksidente me shumë se një vit më parë. Ndërkohë që çdo muaj ka rritje krahasuar me muajin paraardhës.
    Përdorimi i monopateve është rritur, por paralelisht është rritur numri i aksidenteve me gati 30%, ku sipas Dr. Skënder Brataj kërkohet të forcohen masat ndëshkuese.
    Me shtimin e numrit të turistëve dhe jo vetëm, ku këtë vit pritet të jenë 15 milion lidhet edhe shtimi i numrit të aksidenteve, ndaj kërkohet respektim i rregullave te qarkullimit dhe kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve.

  • Altin Qato: Strategji e re për rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve

    Altin Qato: Strategji e re për rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve

    Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato informoi sot mbi masat e marra për rritjen e sigurisë rrugore në vend dhe uljen e numrit të aksidenteve.
    Në një intervistë televizive, Qato u shpreh se hapja e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut do të rrisë evidentimin e shkeljeve rrugore, ndërkohë që do të sjellë edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e rregullave.

    “Në vitin 2009 kishim 324 aksidente me pasojë, kurse vjet ishin 175. Dhe jemi duke avancuar me strategjinë e re të Policisë Rrugore, e cila është duke u hartuar. Kemi punuar me të gjithë faktorët që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, ne synojmë që të arrijmë objektivin, ta ulim këtë shifër”, tha ai.
    Sipas Qatos synimi është zero aksidente dhe ky është objektivi madhor, sepse dhe objektivi i OBSH-së është që në 2050-ën të ketë zero aksidente.
    “Por, kjo lidhet me teknologjinë e mjeteve, infrastrukturën, dhe ndërgjegjësimin. Ka shumë faktorë nuk është vetëm Policia Rrugore”, tha Qato.
    Sipas tij, “rreth 26-27% të aksidenteve me pasojë ne i kemi për shkak të tejkalimit të normave të shpejtësisë”.
    “Prandaj dhe synimi jonë është kontrolli dhe saktësimi se kush janë normat e lejuara të shpejtësisë në një aks rrugor të pacaktuar. Nëse ka tejkalim të normave rrugore, Policia Rrugore merr masën ndëshkuese të shkelësve përkatës”, tha Qato.
    /m.m/a.f/ ATSH

  • Flet kreu i “Rrugores”: Rreth 27% e aksidenteve vijnë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara

    Flet kreu i “Rrugores”: Rreth 27% e aksidenteve vijnë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara

    Policia Rrugore e konsideron tejkalimin e normave të lejuara të shpejtësisë si shkakun kryesor të aksidenteve me pasojë në vend.
    Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se rreth 26 deri në 27 për qind e aksidenteve ndodhin pikërisht për këtë arsye, ndërsa theksoi se një nga detyrat kryesore të policisë është rritja e parametrave të sigurisë rrugore përmes monitorimit dhe ndëshkimit të shkeljeve në qarkullim.
    “Policia Rrugore përveç menaxhimit dhe rregullimit të trafikut një nga detyrat kryesore ka atë të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore dhe në kuadër të sigurisë rrugore, organizon punën për monitorimin e gjithë shkeljeve në qarkullim. Shkaqet kryesore të aksidenteve janë pothuajse njësoj në çdo vend të botës, por edhe ndryshojnë në bazë të infrastrukturës, edukatës dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve. Në bazë të statistikave që bëjmë ne si shërbim rrugor, shkaku kryesor i aksidenteve në tërësi është tejkalimi i normave të shpejtësisë.
    Pra rreth 26-27% të aksidenteve me pasojë ne i kemi për shkak të tejkalimit të normave të shpejtësisë. Prandaj dhe synimi jonë është kontrollimi dhe saktësimi se kush janë normat e lejuara të shpejtësisë në një aks rrugor të pacaktuar. Nëse ka tejkalim të normave rrugore, Policia Rrugore merr masën ndëshkuese të shkelësve përkatës”, tha Altin Qato.

  • 35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

    35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

    Të gjithë ata persona që rrugëve të Tiranës lëvizin me monopatina apo skutera elektrik dhe nuk mbajnë kaskë mbrojtjëse do të gjobiten. Kjo masë e ndërmarë nga Policia Rrugore pasi ka rezultuar se në 35% të aksidenteve, shkaktarë janë drejtuesit e monopatinave dhe motomjeteve.
    Nga janari deri më tani, janë gjobitur mbi 7 mijë qytetarë që në rrugë janë kapur pa kaskë mbrojtëse.
    “Përsa i përket patinave elektrike, Kodi Rrugor përcakton qartë në nenin 188 saksionet administrative, ku për mospajisjen me kaskë mbrojtëse masa administrative është nga 250 – 1 000 lekë. Rreth 35% e aksidenteve, burimi i rrezikut ka ardhur nga përdorimi i monopatinave. Janë marrë 7502 masa administraive vetëm për mospërdorimin e ksaskave mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe patinave elektrike”, tha Lorenc Shehu.
    Shefi i Komisariatit Rrugor në Tiranë, Lorenc Shehu thotë se 32 shtetas janë proceduar penalisht pasi nuk kanë pasur dokumentacion përkatës për të lëvizur me motomjete. Gjoba janë vendosur edhe për një sërë shkeljesh të tjera të Kodit Rrugor.
    “17 masa për ecje me shpejtësi tej normave të lejuara, 33 masa për drejtim mjeti në ndikimin e alkoolit, 115 masa për ndotje akustike të zhurmave, 24 masa për mungesë dokumentacioni. Kto masa administrative në qëllim në vetvete nuk janë thjesht vënie gjobash, por për të parandaluar dhe për të rritur sigurinë rrugore”, shton Shehu.
    Një tjetër masë që policia po aplikon javët e fundit për të minimizuar trafikun në kryeqytet është marrja me karrotrec e makinave luksoze, por jo vetëm, drejtuesit e të cilave i parkojnë dysh apo edhe në vendkalimet e këmbësorëve dhe të biçikletave, si dhe në stacionet e autobusëve. Gjatë një jave u bllokuan 19 mjete luksoze. Përveç gjobës për këtë shkelje, pronarët duhet të paguajnë një sërë detyrimesh.
    “Do të paguajnë pagesat e detyrueshme të karrotrecit, ditët që do të qëndrojnë të bllokuara në parkim, si dhe do të bëhen verifikime për të gjithë dokumentacionin që ka mjeti”, tha ai.
    Karrotreci do të jetë i pashmangshëm kur bllokimi i rrugës është i pajustifikueshëm, ndaj drejtuesit e policisë apelojnë qytetarët të tregohen më të kujdesshëm.

  • Aksidentet rrugore u ulën në prill por sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet problem

    Aksidentet rrugore u ulën në prill por sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet problem

    Të dhënat zyrtar tregojnë se aksidentet rrugore pësuan një rënie në prill 2025 në raport më të njëjtin muaj të një viti më parë.Sipas Institutit të Statistikave që publikoi të dhënat paraprake në muajin e katër të vitit numërohen 112 aksidente rrugore, nga të cilët 162 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).“Gjatë periudhës Janar-Prill 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,4%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare”, vlerësoi INSTAT.Nga analiza e të dhënave mbi shkaqet pse kanë ndodhur aksidentet duket se dominon ajo e zakonshmja dhe që lidhet me sjelljen e shoferëve në timon.“Aksidentet rrugore, në 93,8% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 45-59 vjeç, duke zënë 23,2% të numrit të aksidenteve gjithsej”, thuhet në publikim.Sipas INSTAT në muajin Prill 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 18,8%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë dhe të Shtunë, me nga 11,6% secila.Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 22,3% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SPAK godet zyrtarët e Rrugores, urdhër-arrest për kreun e qarkullimit të Tiranës dhe shefin e aksidenteve

    SPAK godet zyrtarët e Rrugores, urdhër-arrest për kreun e qarkullimit të Tiranës dhe shefin e aksidenteve

    Nga Esido Barkaj
    Prokuroria e Posaçme ka goditur sërish kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Burime bëjnë me dije se janë lëshuar tre urdhër-arreste nga SPAK për shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka.
    Të njëjtat burime shtojnë se masë arresti është vendosur edhe për shefin e sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku, si dhe për oficerin e policisë gjyqësore, Edison Tabaku.

    Mësohet se ky i fundit është arrestuar gjatë mbrëmjes së premtes. Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse janë ekzekutuar ose jo urdhër-arrestet për Roven Zekën dhe Sokol Novakun.
    Zyrtarët e Policisë Rrugore ishin prej disa kohësh nën hetim nga SPAK, pas dyshimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre në rastet e trajtimit të aksidenteve rrugore. Mësohet se bëhet fjalë për një aksident, ku ishte përfshirë një grua, të cilës drejtuesit e rrugores i kanë marrë shuma parash.
    Ndërkohë, pritet që Prokuroria e Posaçme të japë më shumë detaje lidhur me operacionin dhe shkeljet e kupolës së Policisë Rrugore të kryeqytetit.
    /vizionplus.tv

  • “Fundi i Parlamentit do të vijë nga AI”, Rama shton ambiciet: Përdorimi për parashikimin e aksidenteve, krimeve dhe…

    “Fundi i Parlamentit do të vijë nga AI”, Rama shton ambiciet: Përdorimi për parashikimin e aksidenteve, krimeve dhe…

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me ministren Delina Ibrahimaj, kanë zhvilluar një vizitë në kompaninë e teknologjisë dhe informacionit “RiTech”. Kjo kompani punon për Amerikën dhe Evropën, në të cilën janë punësuar 300 shtetas në Shqipëri, 200 në Kosovë e Maqedoni të Veriut, me një pagë mesatarisht prej 2500 euro, siç njofton kryeministri.
    Theks të veçantë u vendos në zhvillimin e sektorit të teknologjisë dhe informacionit në vend, një shtyllë kjo kryesore e cila është gjithnjë e më shumë në përmirësim në vendin tonë.
    Ministrja Ibrahimaj sqaroi se arsyeja përse po vizitojnë këtë kompani vjen për shkak se është një shembull konkret i punës së kësaj qeverie për të rinjtë dhe sektorin informativ.
    “Kompania është themeluar në vitin 2016. Janë çuna e goca të reja, mosha mesatare 30 vjeç. Zgjodha të vinim këtu se është një shembull konkret si është zhvilluar sektori i teknologjisë dhe informacionit në Shqipëri. Paga mesatare është 2500 euro mesatarisht. Bëhet fjalë për një punë shumë të mirëpaguar, për një kompani që prodhon, prodhon dije, eksporton, zbulon talente. Një shembull që ne me shumë krenari e lexojmë. Është një sektor që e kemi nxtur ne”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.
    Kryesocialisti u shpreh se dëshiron të bashkëpunojë me kompaninë RiTech, lidhur me sistemin e parkimeve në vend, pasi parkimi është problematikë e theksuar. Rama tha se dëshiron që me aplikacionin “pay by phone”, përmes inteligjencës artificiale të ketë dhe një sistem kamerash që lehtëson në gjetjen e vendeve të parkimit, ashtu sikurse njofton dhe uniformat blu për zënien e hapësirës nga një automjet të caktuar.
    Një synim tjetër është që përmes kësaj teknologjie, të arrihet parashikimi i aksidenteve por dhe i krimeve.
    “Ne do bëjmë një projekt që e kemi gati, i financuar e të gjitha, me Emiratet e Bashkuara për smart monitor. Do kemi praktikisht një super informacion nga gjithë lëvizja në qytet. Po mendoj se mbase duhet një bashkëpunim me ju këtë pay by phone, të integrohet me kamera, që të shfrytëzohet e nga policia… duke pasur në dispozicion këtë sistem kamerash me AI, mund të krijosh shumë të dhëna. Ti krijon një bazë që ti e paralajmëron “law enforcements”. Nuk pret që këtu është zënë, por ti e lajmëron që është e zënë (vendi parkimit).Ti me AI krijon një kapacitet të dhënash që ty të japin pak nga pak, por jo shumë vonë, me një kohë të arsyeshme, që ti të mund të vendosësh përpara se ku mund të ndodhë shkelja. E për ta çuar një hap më tutje, ne me ju mund të shohim, parashikimin e aksidenteve. Pra krijon një bazë, e ajo me data fillon të krijon probabilitetet. Ti fillon jep “law enforcements” që të analizojë pse do ndodhë këtu, çfarë rrethanash janë specifike që ndodh këtu e jo atje. E për ta çuar në nivelin më ekstrem, që të parashikosh krimet. Po të kesh një patern fillon e bën analiza të një natyre tjetër.”, tha Rama.
    Po kështu, Rama shprehu gatishmërinë që qeveria të investojë në kompanitë vendase, pasi jo vetëm financon bizneset, por gjithashtu dhe përfiton prej tyre.
    “Ka ardhur koha që ne të hyjmë nëpër kompani. Që shteti të financojë e të përfitojë. Siç e bëjnë të tjerët. Fola para disa kohësh me Mira Muratin, e i thash që a është e mundur që të futemi në BE. Më tha patjetër, e kam 3 shtete që më kanë bërë me “advance” e me shpjegoi se ka 2 nivele. Ka ardhur koha që të hyjmë në këtë lojë. E në rastin tonë me kompanitë tuaj.Në fund fare shtetit i kushton më pak. “, tha Rama.
    E ndërsa më herët kryeministri ka shprehur ambicien për përdorimin e inteligjencës artificiale në sistemin e prokurimeve publike, një synim i radhës është dhe përfshirja e AI në krijimin e ligjeve.
    “Di gjë tjetër, që unë kam 12 vite që përpiqem sepse ne kemi bërë shumë ligje, mirëpo, po të shohësh, sepse kur është bërë ligji i ri, të shohin si ka qenë. Tani kemi bërë një sistem për të gërmuar e për të nxjerrë të gjitha. Në këtë mënyrë u thotë ligjvënëseve hiqi këto se nuk të duhen. Unë e di që fundi i Parlamentit do jetë me AI.”, tha Rama.

  • Marsi, muaji i aksidenteve! Në një javë, 8 persona humbën jetën. Aksidentet më të shumta pas orës 19:00

    Marsi, muaji i aksidenteve! Në një javë, 8 persona humbën jetën. Aksidentet më të shumta pas orës 19:00

    Pakujdesia gjatë drejtimit të mjetit vijon të përgjakë rrugët. Muaji mars po mbyllet me bilancin tragjik, 125 aksidente me 20 viktima dhe 158 persona të plagosur.

    8 persona humbën jetën vetëm brenda një jave, ku më i rëndi ishte ai i katër të rinjve në Fushë Prezë. Ekspertët ngrenë shqetësimin jo vetëm për sjelljen e drejtuesve të mjeteve, por edhe shtimin e kontrolleve.
    “Po marrin përmasa të frikshme drejtuesit që përdorin makinën nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, me shpejtësi tej normave që kthehen në rrezik potencial duke humbur shumë jetë njerëzish. Shumë hallka duhet të veprojnë, siç është ministria, policia rrugore, autoshkollat, bizneset dhe përdoruesit e rrugëve, duhet të ulemi të dalim nga kjo situatë kritike”- shprehet eksperti rrugor Tonin Gjinaj.
    Ndërkohë, në dy muajt e parë të këtij viti, janar shkurt, sipas Institutit të Statistikave, aksidentet rrugore shënuan ulje me 21.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
    Në shkurt ndodhën 88 aksidente me 122 të aksidentuar, të vrarë ose të plagosur.
    Sipas INSTAT, në 81,8% te rasteve, ato kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Por çfarë duhet bërë për parandalimin e këtyre aksidenteve?
    “Ka çdo ditë aksidente, kjo do të thotë që hallkat ndërvepruese nuk po veprojnë. Duke filluar nga policia rrugore, nga ministritë që duhet të angazhohen fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë. Duhet të ndodhë edukimi dhe paranalimi dhe jo të shkojmë në vendngjarje vetëm për të numëruar viktimat”-shton eksperti.
    Numri më i lartë i aksidenteve gjatë shkurtit është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç dhe 45-59 vjeç. Ora më problematike e aksidenteve sipas INSTAT është harku  19:00 – 24:00, duke zënë 19,3% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

    Top Channel

  • Policia Rrugore Rrit Masat për Parandalimin e Aksidenteve

    Policia Rrugore Rrit Masat për Parandalimin e Aksidenteve

    Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara, duke përdorur makina inteligjente, radarë, dronë dhe alkool-testues, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

    Shoferët paralajmërohen të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara dhe të shmangin alkoolin para se të ulen në timon. Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe parakalimet e gabuara mbeten ndër shkeljet më të rrezikshme, sidomos gjatë fundjavave kur trafiku është më i rënduar në zonat turistike dhe bregdetare. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Për shkak të motit të lagësht, autoritetet apelojnë për më shumë kujdes, pasi rreziku i aksidenteve rritet ndjeshëm. Policia Rrugore është e pranishme në terren 24/7 dhe fton të gjithë drejtuesit e mjeteve të kontribuojnë për sigurinë rrugore.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”