Aksidentet mbeten kryefjalë e ditëve të verës, në disa raste me pasoja fatale. Përditshmërisë së mjeteve që janë zakonisht në qarkullim i shtohen edhe fluksi i emigrantëve si dhe turistët që kërkojnë makina me qira.Pavarësisht perceptimit duket se shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë për një ulje të aksidenteve të paktën në korrik që është publikimi më i fundit.Kështu në muajin Korrik 2025 numërohen 131 aksidente rrugore, nga të cilët 194 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). INSTAT nënvizon se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi.Gjatë periudhës Janar – Korrik 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,0 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare.Shkak kryesor për aksidentet të paktën sipas shifrave të INSTAT janë drejtuesit e mjeteve dhe kryesisht grupmosha 25-34 vjeç.“Aksidentet rrugore, në 89,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.Në muajin Korrik 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 19,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 9,2 %.Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” nënvizon INSTAT.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: aksidenteve
-

Bilanci në 7 muaj, më pak aksidente në 2025, por më shumë viktima se një vit më parë
Një këmbësor 70 vjeçar humbi jetën mëngjesin e kësaj të hëne në fshatin Hamallaj në Durrës, pasi u përplas nga një mjet që drejtohej nga 57 vjeçar. Humbja e jetës së këtij të moshuari është një ndër 116 të tjerë që kanë humbur jetën në aksidente rrugore në të gjithë vendin, gjatë 7 muajve të këtij viti.
Të dhënat zyrtare të Policisë Rrugore tregojnë se numri i aksidenteve është në ulje, por nga ana tjetër numri i viktimave është në rritje krahasuar me 2024.
Nga janari deri në korrik të 2025 kanë ndodhur 767 aksidente. 146 më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për pasojë 116 persona kanë ndërruar jetë, 32 më shumë sesa në 7 muajt e parë të vitit të kaluar.
Ndërsa numri i viktimave është më i lartë në 2025, shifrat tregojnë më pak të plagosur në aksidente këtë vit. Nga janari deri në korrik të 2025 janë lënduar 961 persona, 126 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2024 janë plagosur 1168 qytetarë. Gjatë dy muajve të verës, shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme të numrin të aksidenteve, kjo edhe për shkak të rritjes së turisteve, fluksit të lëvizjeve për shkak të pushimeve. Shpejtësia dhe përdorimi i celularit në timon janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve. Por në 33% të rasteve ka rezultuar se fajtorë janë edhe këmbësorët të cilët u presin rrugën drejtuesve të mjeteve, apo nuk kalojnë tek vizat e bardha.
Që prej muajit maj, Policia Rrugore nisi zbatimin e masave për parandalimin e aksidenteve, ku disa grupe pune janë në terren për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të pabindur. Ndërsa monitorimi i akseve po kryhet përmes pajisjeve teknologjike si radarë apo dronë.
TABELA
JANAR-KORRIK 2025
767 aksidente rrugore
116 viktima
126 të plagosur rëndë
835 të plagosur lehtë
JANAR-KORRIK 2024
913 aksidente rrugore
84 viktima
122 të plagosur rëndë
1.046 të plagosur lehtë -

INSTAT: Numri më i madh i aksidenteve rrugore ndodhin ditën e hënë
Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur.
Aksidentet rrugore, në 92,5 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë iaksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1 % të numrit të aksidentevegjithsej.
Në muajin Qershor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 19,6 %,ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 6,5 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22,4 % të numrit tëaksidenteve rrugore gjithsej.Sipas të dhënave të INSTAT grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024.
Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.
Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në kategorinë “Pa leje drejtimi”, në vitin 2024 u regjistruan 99 të plagosur, një rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 të plagosur). Numri i të vdekurve në këtë kategori u rrit nga 12 në vitin 2023 në 20 në 2024, një rritje prej 66.6%, duke treguar një përkeqësim në pasojat e shkaktuara nga personat që drejtojnë pa leje drejtimi.
Ndërkohë, një tjetër grup shqetësues janë drejtuesit nën moshën 18 vjeç, përkatësisht në grup-moshën 0-3 vjet përvojë drejtimi, që zakonisht përfshin edhe drejtuesit e mitur. Në vitin 2024, ata shkaktuan 391 të plagosur (nga 284 në 2023), me një rritje mbi 37%, ndërkohë që numri i viktimave mbeti thuajse i njëjtë nga 36 në 2023, dhe 35 në 2024.
gijotina.com/ -

Nga janari në qershor, ulet numri i aksidenteve rrugore
Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Instituti i Statistikave publikoi sot raportin mbi aksidentet automobilistike për 6-mujorin e parë 2025, sipas të cilit, aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1% të numrit të aksidenteve gjithsej. Në muajin qershor 2025, numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilat 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë ose të plagosur). Ndërkohë që për këtë muaj, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së martë me 6,5%.
Sipas INSTAT, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22,4% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. -

Më pak aksidente, më shumë viktima, policia: Shpejtësia dhe përdorimi i celularit janë shkaqet krysore
Ndonëse kemi më pak aksidente krahasuar me vitin e kaluar, bilanci sa i takon viktimave është më i rëndë. Referuar shifrave të Policisë Rrugore për muajin qershor dhe korrik, muaj që shoqërohen me një rritje të aksidenteve, kemi 53 ngjarje rrugore më pak, por dy viktima më shumë.
“Këto dy muaj për vitin 2024 kanë qenë 287 (aksidente), kurse për vitin 2025 kemi 234 aksidente si numër statistikor. Pra, jemi 53 aksidente më pak sesa dy mujori (qershor-korrik) i vitit 2024. Për sa i përket të vrarëve, në vitin 2024 kemi pasur 21 të vrarë, ndërsa për 2025 kemi 23 të vdekur, pra dy viktima më shumë”, tha Artur Selimaj, shef i sektorit te sigurise rrugore.
Selimaj rëndit edhe shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.“E para janë përdoruesit e rrugës, të cilët kryesisht, më së shumti, kryejnë shkeljen e parakalimit të gabuar dhe përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjeteve. Po ashtu është edhe tejkalimi i shpejtësisë përtej normave të lejuara në tabelat e vendosura në akset rrugore. Të treja këto janë arsyet kryesore të aksidenteve rrugore.”
Jo vetëm për faj të drejtuesit të mjetit, por një tjetër faktor në rritjen e aksidenteve rrugore janë edhe rrugët e vendit. Selimaj shton se disa akse kërkojnë një menaxhim më të mirë gjatë sezonit veror.
“Një arsye tjetër është edhe faktori rrugë, i cili në kohën e sezonit turistik është i ngarkuar për shkak të turistëve dhe mbingarkesës që kanë drejtime të caktuara të akseve rrugore që të çojnë drejt plazheve, siç janë Lezha, Durrësi, Vlora, Saranda dhe Shkodra. Të gjithë këta faktorë së bashku kërkojnë një menaxhim më të mirë nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore, gjë e cila është e planifikuar në planin e masave që ka hartuar Policia e Shtetit për sezonin turistik.”
Policia Rrugore, prej muajit maj, ka nisur zbatimin e masave për parandalimin e aksidenteve. Shumë grupe pune janë në terren për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të pabindur, ndërkohë që monitorimi i akseve po kryhet përmes pajisjeve teknologjike si radarë apo dronë.
/vizionplus.tv -

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë
Në muajin qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të INSTAT, i cili thekson se këto janë të dhënat e publikuara paraprake dhe subjekt përditësimi.Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmoshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1% të numrit të aksidenteve gjithsej.Në muajin qershor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë ditës së hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së martë, me 6,5%.Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22,4% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Aksidentet rrugore në rënie me 14.5%, rritet përfshirja e femrave
Rrugët shqiptare vazhdojnë të përballen me një bilanc të rëndë nga aksidentet. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për muajin maj 2025, janë regjistruar 130 aksidente rrugore, duke e çuar numrin total për pesëmujorin Janar–Maj në 531 aksidente në të gjithë vendin.
Megjithëse ka një rritje të lehtë të aksidenteve krahasuar me muajin prill, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vërehet një ulje me mbi 14% si në numrin e aksidenteve, ashtu edhe në numrin e të aksidentuarve.
Numri i të aksidentuarve për muajin maj është 185, mes tyre drejtues mjetesh, pasagjerë dhe këmbësorë. Shumica dërrmuese – mbi 90% e aksidenteve – janë shkaktuar nga drejtuesit e mjeteve, shpesh për shkak të shpejtësisë, mungesës së vëmendjes apo shkeljeve të sinjalistikës.
Mosha më problematike vazhdon të mbetet 25–44 vjeç, ndërsa për herë të parë, raporti gjinor tregon një rritje të përfshirjes së femrave si drejtues mjeti në aksidente, krahasuar me vitin e kaluar.
Pamjet që shoqërojnë statistikat janë të zakonshme: rrugë të ngarkuara, semaforë të shpërfillur, dhe shpejtësi të pakontrolluara në segmentet urbane dhe interurbane.
Autoritetet theksojnë se me afrimin e sezonit turistik dhe fluksin e automjeteve, rreziku për aksidente pritet të rritet, ndaj është kërkuar forcim i kontrolleve rrugore, sidomos në zonat bregdetare dhe pikat hyrëse në qytete të mëdha.
Sipas të dhënave të INSTAT për periudhën janar–maj 2025, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 661 aksidente rrugore, me një ulje prej 14.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. -

Rrezik i shtuar në verë! Mjeku zbulon faktorët: Ja pse aksidentet rriten dhe kush ndikohet më shumë
Aksidentet me monopatina apo scooter janë kthyer në një shqetësim serioz kohët e fundit. Mjekët e spitalit të Traumës ngrenë shqetësimin se ato përdoren nga adoleshentët dhe të rinj, të cilët shpesh janë të pakujdeshëm dhe lëvizin pa asnjë veshje mbrojtëse.
“2024 ka qenë me mbi 650 raste, 2025 është gati tek gjysma e kësaj por tendenca është të jetë në këto shifra ose më shumë”, tha Ilir Hasmuça, ortoped në spitalin e Traumës.Ortopedi thotë se krahas këtyre aksidenteve, vera shënon dhe rritje të të gjitha llojeve të traumave. Moshat më të predispozuara janë të rinjtë, ndërsa shkaqet nisin nga shkelja e rregullave deri tek sëmundjet që rëndohen nga vapa.
“Flasim më shumë për aksidentet e rrugës, qoftë biçikleta, motori. Këto aksidente shtohen gjatë verës. Janë dhe traumat që vijnë nga përdorimi i mjeteve motorike të ujit, të gjitha këto bashkë rrisin numrin e aksidenteve. Sidomos mosha 20-30 vjec, që kërkojnë më shumë adrenalinë dhe aventurë. Por aksidentet nuk përjashtojnë dhe moshat e tjera ku shkaqet janë të ndryshme si mosnjohja e terrenit, problemet me rrugen apo sëmundjet shoqëruese që ato kanë.”, shtoi ortopedi.Konsumimi i alkoolit dhe përdorimi i mjeteve motorike, është një tjetër fatkor që shkakton aksidente dhe që mjekët apelojnë që askush të mos ngas makinën nën efektin e saj.
-

Shtohen aksidentet në vend, 212 raste këtë vit me skutera elektrikë, nuk mungojnë fatalitetet
Numri i aksidenteve në vendin tonë po pëson rritje nga dita në ditë.Vetëm me skutera elektrikë, janë shënuar 212 raste të aksidenteve nga janari dhe deri tani.
“Aksidentet që vihen re rëndom janë ato të zakonshmet, janë ato automobilistike për shkak edhe të fluksit më të madh të lëvizjeve, jo vetëm ata që banojnë në vendin tonë por edhe pjesa më e madhe turistëve që vinë. Janë aksidentet me bicikleta, me scootera elektrikë qoftë edhe aksidentet për të lëvizur në këmbë. 2024 ka qenë 694 raste total, 2025 vetëm gjysma e vitit është vetëm 212, kështu që trendi është të kapi të njëjtat shifra deri në fund të vitit”, shprehet mjeku ortoped Ilir Hasmuça.
Mjeku ortoped Iliri Hasmuca thotë se dëmtimet më të zakonshme janë ato të kokës, apo qafës, ndërsa apelon për më shumë kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
“Mund ti shmangim duke zbatuar një lloj protokolli personal të mos tejkalimit të shpejtësisë, respektimit të sinjalistikës rrugore, përdorimi i mjeteve mbrojtëse sepse vëmë re që ne si popull nuk e kemi si kulturë, mbajtjen e kokores, e gjujtësëve. Duhet zbatuar sinjalistika, duhen marrë masa të mburojës personale, moskonsumimi i alkoolit.”
Kthimi i emigrantëve dhe ardhja e turistëve ka shtuar gjithashtu edhe numrin e aksidenteve në rruge. -

Rriten aksidentet gjatë verës, 212 raste këtë vit me skutera elektrikë, nuk mungojnë fatalitetet
Numri i aksidenteve në vendin tonë po pëson rritje nga dita në ditë.Vetëm me skutera elektrikë, janë shënuar 212 raste të aksidenteve nga janari dhe deri tani.
“Aksidentet që vihen re rëndom janë ato të zakonshmet, janë ato automobilistike për shkak edhe të fluksit më të madh të lëvizjeve, jo vetëm ata që banojnë në vendin tonë por edhe pjesa më e madhe turistëve që vinë. Janë aksidentet me bicikleta, me scootera elektrikë qoftë edhe aksidentet për të lëvizur në këmbë. 2024 ka qenë 694 raste total, 2025 vetëm gjysma e vitit është vetëm 212, kështu që trendi është të kapi të njëjtat shifra deri në fund të vitit”, shprehet mjeku ortoped Ilir Hasmuça.
Mjeku ortoped Iliri Hasmuca thotë se dëmtimet më të zakonshme janë ato të kokës, apo qafës, ndërsa apelon për më shumë kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.“Mund ti shmangim duke zbatuar një lloj protokolli personal të mos tejkalimit të shpejtësisë, respektimit të sinjalistikës rrugore, përdorimi i mjeteve mbrojtëse sepse vëmë re që ne si popull nuk e kemi si kulturë, mbajtjen e kokores, e gjujtësëve. Duhet zbatuar sinjalistika, duhen marrë masa të mburojës personale, moskonsumimi i alkoolit.”
Kthimi i emigrantëve dhe ardhja e turistëve ka shtuar gjithashtu edhe numrin e aksidenteve në rruge.
/vizionplus.tv
