Tag: aksidenteve

  • ‘Serviset, riparime jocilësore’, eskperti rendit shkaqet e aksidenteve rrugore: Shoferët, të paedukuar

    ‘Serviset, riparime jocilësore’, eskperti rendit shkaqet e aksidenteve rrugore: Shoferët, të paedukuar

    Në një intervistë televizive, Gëzim Hoxha, ekspert i Aksidenteve rrugore tha se një njeri që është mënuar me rregulla, nuk i shkel ato dhe dikush që nuk është mësuar me rregulla, shkaktojnë edhe aksidente.
    Hoxha: Ende nuk keni një standard, kur përplaset një makinë dhe kompania siguruese thotë çojë në x servis dhe ti e refuzon, sepse nuk ka nivel sipas qytetarit. Pas këtij refuzimi thonë po të duash e merr ose jo. Kjo nuk është në rregull sepse ky mjet ka pasur disa standarde evropiane dhe nuk mund të dërgohet në një ofiçinë ku nuk ka cilësi të duhur. Bëjnë riparime jo cilësore.
    Edukimi tek ne është shumë i largët nga ai që duhet të ketë. Duam që njerëzit të jenë të rregullt, por ata që përfshihen në aksidente kanë qenë gjithmonë problematike. Një njeri që është mënuar me rregulla, nuk i shkel ato dhe dikush që nuk është mësuar me rregulla, shkaktojnë edhe aksidente.

  • Tragjedi në rrugën Elbasan–Peqin/ Numri i lartë i aksidenteve shqetësim për qytetarët

    Tragjedi në rrugën Elbasan–Peqin/ Numri i lartë i aksidenteve shqetësim për qytetarët

    Numri i lartë i aksidenteve e bën aksin Elbasan–Peqin një nga më problematikët në vend, me pasoja shpesh fatale për drejtuesit e automjeteve, por edhe këmbësorët. Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në këtë aks rrugor.Gazetarja Edlira Xherri raporton nga vendngjarja se: “Ky është vendi ku ndodhi ngjarja fatale, ku viktimë mbeti një punonjës pastrimi. I gjithë aksi Elbasan–Peqin konsiderohet një ndër segmentet me rrezikshmëri të lartë, për shkak të numrit të madh të aksidenteve shpesh me pasoja fatale.”
    “Ndjehemi shumë të rrezikuar, ja shikoje si ikin, këtu duhet patrulla të rrijë këtu. Kemi frikë për jetën, nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shpreh një zotëri.
    “Shumë të rrezikuar se edhe këto policët shtrimin se kanë bërë të plotë i kanë bërë gjysma. Nuk ka shtet, këtu në darkë kush mund të fluturojë. Kemi frikë për fëmijët tanë. Duhet të merren masa, po kush do ti marri masat?”, shton një tjetër zotëri.
    Një tjetër qytetar shprehet se lidhur me këtë çështje ndjehet mjaft i rrezikuar pasi ishte në vendngjarje në momentin e aksidentit.
    “Kalova ktu ishte bërë ai aksidenti i madh. Ndjehem i rrezikuar, dihet ajo. Se çfarë masash duhet të merren atë e di shteti nuk dimë gjë ne.”
    “Më të frikësuar më sa nuk ka ku të shkojë. Para gjysëm ore të shikoje këtu kalojnë me tangërlliqe duan vetem të duken këtu. Këtu është turp, nuk kanë edukatë te ecin në rrugë, unë kam që në 1993 që se kam ndarë makinën ndonjëher por nuk kam vrarë edhe një bretkosë. Nuk rrespektohen rregullat”, tha qytetari.
    Dy persona janë vënë në pranga, pas vdekjes së punonjësit të pastrimit mbrëmjen e së enjtes në aksin “Elbasan-Peqin”. Aksidentet me fatalitet në kete segment janë të shumta, por me fatkeqi është ai i tetorit të kaluar ku humbi jetën 10-vjeçari Enio Tabaku.
    Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi masat që do të ndërmerren, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të parandaluar aksidente të tjera.

  • 30% e aksidenteve fatale nga shpejtësia

    30% e aksidenteve fatale nga shpejtësia

    Shpejtësia tej normave të lejuar vijon të mbetet në Shqipëri burimi kryesor i aksidenteve me pasojë humbje jetësh.Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për vitin 2023 rreth 30% e vdekjeve nga aksidentet janë shkaktuar nga shpejtësia, ndërsa 26% e vdekjeve shkaktohen nga të kaluarit e rrugës pa kujdes. Më tej ndryshimi i papritur i drejtimit të mjetit përbëri 9% të vdekjeve. Ndërsa alkooli, mosrespektimi i këmbësoreve, qasja e pakujdesshme përbejnë secila 6% t shkaqeve të fataliteve nga aksidentet rrugore.Të dhënat e ministrisë së brendshme janë bërë publike në kuadër të dokumentit e “Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026-2030” të publikuar për konsultim.“Shumica e shkeljeve të qarkullimit rrugor janë për shkak të shpejtësisë ose mosrespektimit të kufirit të shpejtësisë. Përveç kësaj, ekziston një përhapje e gjerë e perceptimit midis drejtuesve se nuk do të ndëshkohen dhe se kufijtë e shpejtësisë janë kufizues të panevojshëm. Kjo dëmton iniciativat e zbatimit të ligjit dhe edukimit”, theksohet në dokument.Më tej nënvizohet se shpejtësia përtej normave të lejuara përveçse është një problem, bëhet edhe me e rrezikshme kur prej drejtuesve të mjeteve kombinohet me sjellje të tjera, si ndryshimet e papritura të korsisë, drejtimi agresiv, tejkalimet e pasigurta dhe kalimi i shpejtë i automjetit.Gjatë viteve 2021–2024, 50% e aksidenteve rrugore në Shqipëri kanë përfshirë drejtues mjetesh, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Pasagjerët (19%), këmbësorët (14%) dhe motoçiklistët (12%) janë gjithashtu kategori të ndjeshme ndaj rrezikut. Përdoruesit e pambrojtur të rrugës, këmbësorët, çiklistët dhe motoçiklistët përbëjnë mbi 30% të të aksidentuarve.”Drejtuesit e rinj shpesh përfshihen në më shumë aksidente për shkak të mungesës së përvojës dhe tendencës më të madhe për të marrë risqe. Drejtuesit më të vjetër mund të jenë më të rrezikuar për shkak të rënies fizike ose konjitive që lidhet me moshën. Kjo është një çështje gjithnjë e më e rëndësishme pasi numri i drejtuesve më të vjetër vazhdon të rritet”, nënvizohet në dokument.Rrezikimi i këmbësorëve, motoçiklistëve dhe çiklistëve në aspektin e vdekjeve në rrugë është veçanërisht i dukshëm. Këto grupe përbëjnë më shumë se 55% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në rrugë. Këmbësorët, motoçiklistët dhe çiklistët përbëjnë gjithashtu më shumë se 45% të të lënduarve. Përdoruesit e rrezikuar të rrugës po përballen me më shumë rreziqe në rrugë, prandaj është e rëndësishme të përqendrohemi në mbrojtjen e atyre që janë më të ekspozuar dhe më pak të mbrojtur.Strategjia e prezantuar synon reduktimin me 50% të fataliteteve në rrugë deri në 2030 krahasuar me shifrat e 2021, bazuar në standardet e BE-së./ D.AzoBurimi: Ministria e BrendshmeKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Strategji e re për sigurinë rrugore/ Kostoja vjetore e aksidenteve vlerësohet në 2.2 miliardë dollarë

    Strategji e re për sigurinë rrugore/ Kostoja vjetore e aksidenteve vlerësohet në 2.2 miliardë dollarë

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur procesin e konsultimit publik për një nismë të rëndësishme: miratimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2026-2030 dhe Planit të saj të Veprimit. Kjo strategji synon të sjellë ndryshime thelbësore për të përmirësuar sigurinë në rrugët e Shqipërisë dhe për të reduktuar numrin e aksidenteve.
    Me qëllim përfshirjen e gjerë të të gjitha palëve të interesuara, Ministria mirëpret sugjerimet nga qytetarët; ekspertët e fushës; institucionet dhe subjektet e interesuara; organizatat jofitimprurëse dhe shoqëria civile
    Sipas saj, ky është një shans i mirë për të kontribuar në një çështje me rëndësi kombëtare, duke ndikuar direkt në formulimin e politikave që prekin jetën e përditshme të çdo drejtuesi mjeti, këmbësori apo çiklisti dhe se pjesëmarrja në këtë konsultim do të ndihmojë në krijimin e një strategjie më të plotë dhe efektive, e cila do të ndërtojë një sistem rrugor më të sigurt për të gjithë.
    Ky dokument synon të përmirësojë ndjeshëm sigurinë në rrugët e vendit, me objektiv kryesor reduktimin e fataliteteve me 30% deri në vitin 2030, krahasuar me shifrat e vitit 2021. Hartimi i kësaj strategjie, i asistuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Para-Aderimit III, është një hap kyç drejt përafrimit me standardet evropiane.
    Është gjithashtu një detyrim i vendosur nga Komisioni Evropian si pjesë e procesit të integrimit. Shqipëria, pavarësisht progresit të arritur në infrastrukturë, ende përballet me sfida të mëdha në sigurinë rrugore. Kjo strategji synon të kapërcejë këto sfida dhe të ndjekë vizionin e BE-së “Zero Vdekje” deri në vitin 2050.
    Qasja e “Sistemit të Sigurt”
    Me Strategjinë e re të Sigurisë Rrugore 2026-2030, Shqipëria po miraton Qasjen e Sistemit të Sigurt (QSS). Kjo qasje ka për qëllim të krijojë një sistem transporti ku askush nuk vritet ose lëndohet rëndë, duke ndarë përgjegjësinë për sigurinë ndërmjet të gjithë aktorëve.
    Ky dokument strategjik bazohet në pesë shtyllat e sigurisë rrugore të OKB-së: menaxhimi, rrugët, automjetet, përdoruesit e rrugës dhe reagimi pas aksidentit. Zbatimi i plotë i planit të veprimit të kësaj strategjie është hapi tjetër thelbësor drejt arritjes së ambicies së përbashkët për një “Vizion Zero”.
    Ky plan është vlerësuar si realist nga ekspertët dhe pritet të sjellë ndryshime thelbësore në sigurinë e qytetarëve shqiptarë në rrugë, duke u bërë një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të sigurt për të gjithë.
    Kostot tronditëse të aksidenteve rrugore, vlera e humbjeve shkon deri në 9% të PBB-së
    Aksidentet rrugore në Shqipëri nuk sjellin vetëm tragjedi njerëzore, por edhe një barrë të rëndë ekonomike që shpesh neglizhohet. Përveç dhimbjes dhe humbjes së jetëve, këto ngjarje kanë një kosto financiare marramendëse për vendin, e cila, sipas metodologjisë së BE-së, mund të arrijë deri në 9% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).
    Sipas dokumentit zyrtar të Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2026-2030, analizat e kostove të aksidenteve rrugore tregojnë një realitet shqetësues.
    “Kostot direkte përfshijnë shpenzimet mjekësore, shërbimet e urgjencës, dëmet në automjete dhe infrastrukturë. Ndërsa kostot indirekte, si humbja e produktivitetit dhe e të ardhurave për familjet dhe ekonominë, janë shpeshherë më të mëdha.”, thuhet në dokumentin Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Rrugore 2026-2030.
    Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore nga viti 2021, kostot mesatare të një aksidenti rrugor në Shqipëri ishin:
    Aksident me pasojë fatale: 135,391 Euro
    I plagosur rëndë: 22,988 Euro
    I plagosur lehtë: 2,526 Euro
    Bazuar në këto shifra, kostoja totale e aksidenteve në vitin 2018 u vlerësua në 35.3 milionë euro.
    Megjithatë, vlerësimet e fundit me metodologjitë ndërkombëtare tregojnë një panoramë edhe më të zymtë.
    Një model i Programit Ndërkombëtar të Vlerësimit të Rrugëve (iRAP) e vlerëson koston e aksidenteve rrugore në Shqipëri për vitin 2023 në 413 milionë dollarë amerikanë, që përfaqëson rreth 1.7% të PBB-së.
    Ndërkohë, kur aplikohet metodologjia e përdorur nga vendet e BE-së, shifrat rriten ndjeshëm. Sipas kësaj metodologjie, kostoja vjetore e aksidenteve në Shqipëri vlerësohet në 2.2 miliardë dollarë amerikanë, që është rreth 9% e PBB-së dhe më shumë se pesë herë më e lartë se vlerësimi i mëparshëm. Kjo tregon se humbjet reale janë shumë më të mëdha se sa ishte menduar më pare.
    Këto kosto të larta socio-ekonomike theksojnë rëndësinë e madhe të investimit në sigurinë rrugore. Zvogëlimi i aksidenteve nuk do të thotë vetëm shpëtim i jetëve, por edhe kursim i një sasie të konsiderueshme parash që mund të përdoren për të përmirësuar sektorë thelbësorë si arsimi dhe shëndetësia.
    Prandaj, zbatimi i plotë i masave të propozuara në Strategjinë e re Kombëtare të Sigurisë Rrugore është thelbësor. Kjo strategji, synon të reduktojë fatalitetet rrugore dhe të adresojë të gjithë faktorët e aksidenteve, duke sjellë jo vetëm siguri, por edhe përfitime të mëdha ekonomike për të gjithë vendin.

    Progres i ndjeshëm në sigurinë rrugore, por sfidat mbeten
    Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj në përmirësimin e sigurisë rrugore gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave të fundit, numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore ka rënë ndjeshëm, duke shënuar një progres prej 48.58% nga viti 2010 deri në 2020. Kjo do të thotë që numri i viktimave ka rënë nga 352 në 181, një shifër inkurajuese që tregon se vendi është në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat e Bashkimit Evropian.
    Ky përmirësim është rezultat i harmonizimit të legjislacionit kombëtar me standardet e BE-së, si dhe i ndryshimeve në Kodin Rrugor, duke përfshirë vendosjen e sistemit të pikëve dhe dënimeve më të ashpra për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Me 197 viktima në vitin 2021 dhe 175 në 2024, trendi rënës vazhdon, duke konfirmuar efektivitetin e planifikimit strategjik.
    Ku qëndrojnë sfidat?
    Pavarësisht këtij progresi, sfidat mbeten serioze. Vlen të theksohet se problemet kryesore lidhen me sjelljen e drejtuesve të mjeteve. Sjellje me rrezik të lartë, si shpejtësia tej normave, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mungesa e përdorimit të rripit të sigurimit dhe drejtimi në gjendje të dehur janë ende të përhapura, madje e fundit shfaq një trend në rritje.
    Sipas dokumentit strategjik, një tjetër pikë e dobët është infrastruktura rrugore dhe planifikimi urban.
    “Rrjeti rrugor i trashëguar, i kombinuar me urbanizimin e shpejtë dhe shpeshherë të pakontrolluar, ka krijuar kushte të rrezikshme, veçanërisht për përdoruesit më të cënueshëm të rrugës si këmbësorët dhe çiklistët. Për më tepër, autoritetet lokale shpesh kanë burime të kufizuara dhe u mungon eksperienca për të menaxhuar në mënyrë efektive sigurinë rrugore.”, konstaton dokumenti.
    Strategjia bazohet në konceptin e “Sistemit të Sigurt” dhe përqendrohet në pesë komponentë kryesorë:
    Menaxhimi i sigurisë rrugore
    Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive kryesore për të pasur një qeverisje të qartë dhe efektive.
    Rrugë më të sigurta
    Përmirësimi i infrastrukturës, me fokus të veçantë te këmbësorët dhe çiklistët, për të ulur pasojat e aksidenteve.
    Mjete më të sigurta
    Përmirësimi i standardeve të sigurisë së automjeteve duke u përafruar me teknologjitë dhe rregulloret e BE-së.
    Sjellje e Përdoruesve
    Krijimi i një kulture të sigurt rrugore përmes edukimit, ndërgjegjësimit publik dhe forcimit të zbatimit të ligjit.
    Reagimi në Raste Emergjence
    Përmirësimi i sistemeve të reagimit të shpejtë, kujdesit pas aksidentit dhe rehabilitimit për të maksimizuar mbijetesën dhe rikuperimin.

  • 46 aksidente të rënda me 7 viktima në Gjirokastër që nga janari

    46 aksidente të rënda me 7 viktima në Gjirokastër që nga janari

    Shifrat e aksidenteve rrugore në Qarkun e Gjirokastrës po pësojnë rritje problematike. Në periudhën janar-shtator të këtij viti janë regjistruar 46 aksidente rrugore të rënda si shkak i të cilëve kanë humbur jetën 7 persona.
    Numri më i lartë i aksidenteve me pasoja të rënda është regjistruar në rrugët kombëtare Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije apo Kardhiq-Delvinë ndërsa nuk mungojnë edhe aksidentet në akset urbane dhe rurale.
    Sipas policisë lokale gjatë kësaj periudhe janë proceduar penalisht 72 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor mes të cilëve 44 shoferë janë ndaluar për shkak të konsumit të alkoolit në dhe 28 të tjerë pa leje drejtimi.
    Mosrespektimi i rregullave të qarkullimi dhe mbingarkesa e trafikut rrugor si shkak i fluksit të turistëve janë shkaqet kryesore të shtimit të aksidenteve në Qarkun e Gjirokastrës. Specialistët e qarkullimit apelojnë për respektimin e Kodit Rrugor nga përdoruesit e rrugës faktor i cili do të ndikonte për shmangien e aksidenteve me pasoja të rënda.

  • Aksidentet rrugore vrasin 138 persona, shtohet numri i viktimave gjatë 8-mujorit

    Aksidentet rrugore vrasin 138 persona, shtohet numri i viktimave gjatë 8-mujorit

    Sipas statistikave të Policisë së Shtetit, 138 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore deri këtë fund gushti. Krahasuar me një vit më parë megjithëse kemi rreth 120 aksidente më pak, numri i viktimave dhe të plagosurve është rritur duke e bërë edhe më të rëndë panoramën e aksidenteve rrugore në vendin tonë. Nga janari deri në Gusht një vit më parë janë shënuar 1.086 aksidente, me 100 viktima dhe 131 të plagosur rëndë. Ndërsa këtë vit numri i aksidenteve është 961 si pasojë e të cilëve janë shënuar 138 viktima dhe 149 të plagosur rëndë.
    Ndër arsyet kryesore për aksidentet e rënda janë shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar dhe përdorimi i celularit apo alkoolit në drejtimin e mjetit.
    Sipas INSTAT, në muajin Korrik 2025 numërohen 131 aksidente rrugore, nga të cilët 194 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).
    Aksidentet rrugore, në 89,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë iaksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidentevegjithsej.
    Në muajin Korrik 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 19,8 %,ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 9,2 %.
    gijotina.com/
     

  • Greqia në alarm! Shtohet numri i aksidenteve fatale, një viktimë çdo 14 orë

    Greqia në alarm! Shtohet numri i aksidenteve fatale, një viktimë çdo 14 orë

    Disa ditë pas dy aksidenteve rrugore, i pari pranë Ksanthit me viktima 3 shtetas shqiptarë dhe i dyti me dy 16 vjeçarë, pranë Kosturit, mediat greke ngrenë alarmin për përmasat që po merr kjo tragjedi.
    Të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave tregojnë se çdo 14 orë, një person humb jetën në rrugët e vendit. Vetëm gjatë muajit qershor, u shënuan 74 aksidente me 63 viktima dhe mbi 1.200 të lënduar.
    Gjithashtu sipas të dhënave të Komisionit Evropian, Greqia u ngjit në vendin e tretë për aksidente me pasojë humbje jete, pas Rumanisë dhe Bullgarisë, duke shënuar rritje 4% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Evropian ka shënuar ulje prej 3%.Specialistët theksojnë se ligji i ri i qarkullimit rrugor mbetet kryesisht ndëshkues dhe jo parandalues.
    Shkaku kryesor i kësaj “plage” lidhet me mungesën e edukimit të drejtuesve që nga vitet e para të drejtimit, por edhe me klimën e pandëshkueshmërisë që mbizotëron në rrugë.
    Pas numrave dhe statistikave fshihen histori dhimbjeje: jetë që humbasin, familje që shkatërrohen, ëndrra që ndërpriten. Përveç tragjedisë njerëzore, pasojat e aksidenteve prekin edhe ekonominë, duke frenuar zhvillimin e vendit.
    Ekspertët kërkojnë masa të menjëhershme, më shumë kontroll dhe aplikim të rreptë të ligjit, në mënyrë që Greqia të përmbushë objektivin evropian për përgjysmimin e viktimave deri në vitin 2030 dhe vizionin për zero humbje jete deri në 2050.
    Kryesorja sipas tyre është ndryshimi i mentalitetit dhe forcimi i kulturës së sigurisë rrugore,në të kundërt thonë ata, tragjeditë në asfalt pritet të vazhdojnë.

  • Greqia në alarm! Rritet numri i aksidenteve me humbje jetësh, një viktimë çdo 14 orë

    Greqia në alarm! Rritet numri i aksidenteve me humbje jetësh, një viktimë çdo 14 orë

    Disa ditë pas dy aksidenteve rrugore, i pari pranë Ksanthit me viktima 3 shtetas shqiptarë dhe i dyti me dy 16 vjeçarë, pranë Kosturit, mediat greke ngrenë alarmin për përmasat që po merr kjo tragjedi.

    Të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave tregojnë se çdo 14 orë, një person humb jetën në rrugët e vendit. Vetëm gjatë muajit qershor, u shënuan 74 aksidente me 63 viktima dhe mbi 1.200 të lënduar.

    Gjithashtu sipas të dhënave të Komisionit Evropian, Greqia u ngjit në vendin e tretë për aksidente me pasojë humbje jete, pas Rumanisë dhe Bullgarisë, duke shënuar rritje 4% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Evropian ka shënuar ulje prej 3%.Specialistët theksojnë se ligji i ri i qarkullimit rrugor mbetet kryesisht ndëshkues dhe jo parandalues.

    Shkaku kryesor i kësaj “plage” lidhet me mungesën e edukimit të drejtuesve që nga vitet e para të drejtimit, por edhe me klimën e pandëshkueshmërisë që mbizotëron në rrugë.

    Pas numrave dhe statistikave fshihen histori dhimbjeje: jetë që humbasin, familje që shkatërrohen, ëndrra që ndërpriten. Përveç tragjedisë njerëzore, pasojat e aksidenteve prekin edhe ekonominë, duke frenuar zhvillimin e vendit.

    Ekspertët kërkojnë masa të menjëhershme, më shumë kontroll dhe aplikim të rreptë të ligjit, në mënyrë që Greqia të përmbushë objektivin evropian për përgjysmimin e viktimave deri në vitin 2030 dhe vizionin për zero humbje jete deri në 2050.

    Kryesorja sipas tyre është ndryshimi i mentalitetit dhe forcimi i kulturës së sigurisë rrugore,në të kundërt thonë ata, tragjeditë në asfalt pritet të vazhdojnë.

  • Aksidentet u ulën me 16% në periudhën janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç

    Aksidentet u ulën me 16% në periudhën janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç

    Aksidentet  mbeten kryefjalë e ditëve të verës, në disa raste me pasoja fatale. Përditshmërisë së mjeteve që janë zakonisht në qarkullim i shtohen edhe fluksi i emigrantëve si dhe turistët që kërkojnë makina me qira.
    Pavarësisht perceptimit duket se shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë për një ulje të aksidenteve të paktën në korrik që është publikimi më i fundit. Kështu në muajin Korrik 2025 numërohen 131 aksidente rrugore, nga të cilët 194 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).  INSTAT nënvizon se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi.
    Gjatë periudhës Janar- Korrik 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,0 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Shkak kryesor për aksidentet të paktën sipas shifrave të INSTAT janë drejtuesit e mjeteve dhe kryesisht grupmosha 25-34 vjeç.
    “Aksidentet rrugore, në 89,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
    Në muajin Korrik 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 19,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 9,2 %.
    Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” nënvizon INSTAT./ Monitor

  • INSTAT: 16% më pak aksidente se vitin e shkuar. Rekord i zi në gusht

    INSTAT: 16% më pak aksidente se vitin e shkuar. Rekord i zi në gusht

    Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar të dhënat  mbi aksidentet rrugore për muajin korrik 2025, ku rezulton se janë regjistruar 131 aksidente, me 194 persona të përfshirë (të vrarë dhe të plagosur).

    Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë regjistruar 15 aksidente më pak, çka tregon një tendencë në ulje të ngjarjeve të rënda në rrugë.

    Megjithatë, situata vijon të mbetet shqetësuese.

    Vetëm gjatë muajit gusht 2025 janë shënuar 13 viktima nga aksidentet rrugore, duke rritur ndjeshëm bilancin e këtij viti.

    Pas rekordit tragjik të vitit 2015, kur humbën jetën 270 persona, shifrat kanë ardhur në rënie. Vitin e kaluar (2024) numri i viktimave ishte 175, ndërsa përgjatë periudhës janar–korrik 2025, aksidentet rrugore kanë shënuar një ulje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

    Shkaqet dhe grupmoshat më problematike (Statistikat për muajin korrik 2025)

    Sipas INSTAT, në 89.3% të rasteve, shkaku i aksidenteve ka qenë sjellja e drejtuesve të mjeteve. Më të rrezikuarit rezultojnë drejtuesit në moshën 25-34 vjeç, të cilët kanë shkaktuar 28,2% të aksidenteve gjithsej.

    Kur ndodhin më shumë aksidente?

    Dita më problematike: e marta, me 19.8% të aksidenteve.

    Dita me më pak ngjarje: e premtja, me vetëm 9.2%.

    Orari më i rrezikshëm: mes 08:00–12:00, ku ndodhin 28,2% e aksidenteve.

    Për krahasim, në dhjetor 2024 ishin shënuar 149 aksidente dhe 192 të aksidentuar. Vdekshmëria në aksidente rrugore gjatë vitit të kaluar ishte 10.5 për 100 aksidente, më e ulët se në vitin 2023, kur ishte 14.9.