Tag: aksidentet

  • 2024 me bilanc më të rëndë: Më shumë viktima dhe të aksidentuar në vendin e punës

    2024 me bilanc më të rëndë: Më shumë viktima dhe të aksidentuar në vendin e punës

    Aksidentet me pasoja fatale në vendin e punës po shënojnë rritje nga viti në vit. Sipas INSTAT, që për herë të parë ka përfshirë aksidentet në punë në Raportin Vjetor të Treguesve të Shëndetit Publik, gjatë vitit 2024 janë regjistruar tre humbje jete më shumë se në vitin 2023.
    Specialistët deklarojnë se gjatë vitit të kaluar 33 persona kanë humbur jetën si rezultat i aksidenteve teksa punonin. Për shkak të situatës së sigurisë në punë, janë kryer 224 inspektime, një rritje prej 2,8% krahasuar me një vit më parë.
    Raporti evidenton gjithashtu se në 2024 janë regjistruar 177 të aksidentuar në vendin e punës, shifër që paraqet rritje prej 5,4% në krahasim me vitin 2023.
    Meshkujt mbeten grupi më i ekspozuar ndaj aksidenteve në punë, pasi përbëjnë pjesën dërrmuese të rasteve. Ndërsa gratë përfaqësojnë vetëm 18,6% të të aksidentuarve dhe 6,1% të viktimave me pasojë vdekjen.
    Përballë këtyre të dhënave, ekspertët e shëndetit publik bëjnë thirrje për forcimin e masave të sigurisë dhe përmirësimin e kushteve të punës.

  • Çdo 5 minuta një traumë, kreu i Urgjencës apel shoferëve: Mos mbani fëmijët në sediljen e parë

    Çdo 5 minuta një traumë, kreu i Urgjencës apel shoferëve: Mos mbani fëmijët në sediljen e parë

    Mesatarisht, çdo 5 minuta paraqitet një traumë në urgjencën e ish-spitalit ushtarak, aq sa shpesh autoambulancat nuk kanë kohë të zbresin te aksidentuari, dhe kjo në ditë normale ku në 24 orë janë 280 të tilla.
    Numri i aksidenteve rezulton të rritet me gati 1000, ndërkohë që në aksidentet me humbje jete përllogaritet që dy të tjerë mbeten të paralizuar.
    “Janë shtuar shumë aksidentet. Nëse në 2023 kishim afro 18 mijë aksidente, në 2024 kishim 19 mijë aksidente”, thotë Skënder Brataj.
    Por cili është gabimi apo neglizhenca e shqiptarëve që çon në një aksident?
    “Pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në qytete, sepse nuk vënë rripin, e përdorin në autostradë dhe në qytete e neglizhojnë. Mbajnë fëmijët të palidhur në makinë, apo në vend të parë”, shprehet Brataj.
    Përveç dhimbjes së familjarëve kur humbin një të afërm në aksident, një tjetër problem mbeten dëmtimet e bashkëqytetarëve të pakujdesshëm.
    “50% e aksidenteve ndodhin në moshën aktive deri në 35 vjeç. Këta paralizohen dhe ka një kosto ekonomike, familjare, por edhe për shtetin, pasi do të duhet ta asistosh edhe për 6 vite të tjera”, shton ai.
    Mjekë të njohur nga Shqipëria, dhe jo vetëm, janë mbledhur në një konferencë në Tiranë ku kanë diskutuar mbi menaxhimin e traumave.

  • Aksidentet, flet eksperti: Shpejtësia, parakalimi i gabuar, alkooli dhe celulari arsyet kryesore

    Aksidentet, flet eksperti: Shpejtësia, parakalimi i gabuar, alkooli dhe celulari arsyet kryesore

    I ftuar në studion e emisionit “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH1, eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, ka theksuar se shkaku kryesor i aksidenteve rrugore në vend mbetet sjellja e drejtuesve të automjeteve. Sipas tij, studimet e viteve të fundit tregojnë se rreth 95% e aksidenteve rrugore shkaktohen nga gabimet e drejtuesve të mjeteve.
    Ai shtoi se një rol të madh në aksidente luan përdorimi i alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe mungesa e durimit në trafik.
    “Problematika më e madhe tek ne ndodh pikërisht nga sjellja e drejtuesit të automjeteve dhe shifrat janë me të vërtet tronditëse sepse në të gjitha studimet që janë bërë vitet e fundit ka arritur deri në 95% të shkaqeve të aksidenteve rrugore janë drejtuesit e mjeteve. Edukimi duhet të filloj që në parashkollor. Sepse nuk njohim rregullat bazë të qarkullimit . Me përgjegjësi mund të them se shumë njerëz edhe pse kanë leje drejtimi ende nuk njohin sinjalistikën rrugore. Kemi një problematik të shtuar shumë edhe me gjendjen e mjetit. Njerëzit përdorin alkoolin, celularin dhe janë dy gjëra të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në aksidentet rrugore. Ose padurimi që kemi për një trafik të shtuar, dhe menjëherë sa lirohet trafiku kemi aksidente sepse durimi ka vajtur deri në një masë të tillë sa njerëzit shtypin gazin më shumë se c’duhet”, u shpreh Hasho.
    Hasho theksoi gjithashtu rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit dhe respektimit të kufijve të shpejtësisë, duke thënë se shpejtësia e tejkaluar, parakalimet e gabuara dhe moszbatimi i rregullave bazë janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve me pasoja të rënda.
    “Mos vendosja e rripit, mbajtja e fëmijës përpara janë gjëra të cilat nuk ka nevojë ti themi përditë sepse këto janë rregulla të shkruara dhe të padiskutueshme.  Shpejtësia që është vendosur nuk është vendor pa qëllim, dhe ka një lidhje logjike mes tabelave dhe rrugës. Aksidentet rrugore me pasoja të rënda është shpejtësia e tejkaluar, parakalimi i gabuar, përdorimi i alkoolit dhe celularit janë fatale”, tha ai.

  • Aksidentet u ulën me 16.3% në shtator, grupmosha më problematike në timon 25-34 vjeç

    Aksidentet u ulën me 16.3% në shtator, grupmosha më problematike në timon 25-34 vjeç

    Muaji shtator ka shënuar një numër më të ulët aksidentesh në raport me shtatorin e një viti më parë. Publikimi i fundit i Institutit të Statistikave mbi aksidentet rrugore vëren se ky numër ra me 16.3 për qind. INSTAT citon se të dhënat e raportuara janë paraprake dhe janë subjekt përditësimi.“Në muajin Shtator 2025 janë regjistruar 102 aksidente rrugore, nga të cilët 135 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).  Gjatë periudhës Janar-Shtator 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,3 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në publikim.Një tjetër pikë ku ndalet INSTAT është fakti se në shumicën e rasteve aksidentet janë si pasojë e shoferëve teksa grupmosha problematike sipas të dhënave të përpunuara në këtë periudhë është ajo e 25-34 vjeç.“Aksidentet rrugore, në 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 26,5 % të numrit total të aksidenteve.Në muajin Shtator 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 19,6 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditë së Mërkurë, Enjte dhe të Premte me nga 9,8 % secilaNumri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 14:00-17:00 dhe 19:00-24:00, duke zënë secila nga 23,5 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” thuhet në publikimin e INSTAT.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Nga goditjet në tru te aksidentet rrugore, si ndikon ndryshimi i orës tek ne

    Nga goditjet në tru te aksidentet rrugore, si ndikon ndryshimi i orës tek ne

    Ndryshimi i orës, një orë përpara në pranverë dhe një orë pas në vjeshtë, lidhet me një sërë problemash shëndetësore, nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru deri te çrregullimet e humorit dhe aksidentet rrugore. Ndryshimi i orës përpara në pranverë, që privon njerëzit nga një orë gjumi, ka lidhje të forta me rritje të sulmeve në zemër dhe aksidenteve fatale.
    Studime të ndryshme në SHBA, Suedi, Gjermani, Kroaci, Brazil, Finlandë dhe Meksikë tregojnë se numri i këtyre ngjarjeve rritet pas ndryshimit të orës. Një meta-analizë vlerëson se rritja mesatare e sulmeve në zemër është rreth 4%.
    Efektet negative lidhen kryesisht me prishjen e ritmit cirkadian të trupit, ora e brendshme 24-orëshe që përcakton kur duhet të flemë dhe të zgjohemi. Truri ynë përdor dritën e diellit për të rregulluar këtë orë: melatonina prodhohet natën dhe na bën të ndihemi të përgjumur, ndërsa në mëngjes kortizoli na zgjon. Zhvendosja e orës përpara bën që mbrëmjet të jenë më të ndritshme dhe mëngjeset më të errëta, duke vështirësuar gjumin dhe duke rritur fragmentimin e tij gjatë javës pas ndryshimit.
    Përveç efekteve fizike, ndryshimi i orës mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor. Një studim i vitit 2020 tregon se zhvendosja në orën verore përkeqëson çrregullimet e humorit, depresionin, ankthin dhe abuzimin me substanca. Po ashtu, aksidentet rrugore fatale rriten pas ndryshimit të orës në pranverë, ndoshta për shkak të mungesës së gjumit. Një studim amerikan sugjeron se rreziku i aksidenteve rritet me 6%.
    Kthimi i orës pas në vjeshtë duket më pak problematik. Një orë shtesë gjumi sjell përfitime të lehta: njerëzit flenë mesatarisht 33–40 minuta më shumë dhe ndihen më energjikë dhe më të lumtur. Megjithatë, disa studime lidhin këtë ndryshim me një rritje të episodeve depresive, veçanërisht gjatë 10 javëve pas ndryshimit. Nga ana ekonomike dhe sociale, ndryshimi i orës dy herë në vit kushton mbi 750 euro për person, sipas një studimi të kohëve të fundit.
    Shumë ekspertë, përfshirë biologë cirkadianë, sugjerojnë se koha dimërore është më e favorshme për shëndetin. Një paralelizëm është edhe tek punonjësit me turne, të cilët jetojnë “kundër orës së trupit” dhe përjetojnë nivele më të larta të sëmundjeve kronike dhe vdekjeve të hershme. Edhe njerëzit që jetojnë në skajin perëndimor të zonave kohore janë të ekspozuar ndaj efekteve të ngjashme.
    Megjithatë, ndryshimi i orës vazhdon të zbatohet në rreth 70 vende dhe mbi një të katërtën e popullsisë botërore. Parlamenti Evropian votoi në 2019 për heqjen e orës verore, por vendet nuk kanë rënë dakord për zbatimin dhe shumica preferojnë të ruajnë kohën e verës, pavarësisht rekomandimeve shkencore.
    Ndërsa netët e vjeshtës bëhen më të errëta dhe përgatitemi të kthejmë orën pas, një gjë është e qartë: mbrëmjet më të errëta ndihmojnë gjumin dhe këtë duhet ta vlerësojmë, pasi gjumi i mjaftueshëm është thelbësor për shëndetin tonë mendor dhe fizik.

  • Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1

    Monopatinat, rreziku kombëtar numër 1

    Nga Lutfi Dervishi
    Ministrja Diella, pas një update-i të suksesshëm të sistemit “Qytetarët Ankohen v2.0”, mori një valë ankesash që s’e priste as serveri i saj emocional: monopatinat ishin bllokuar.
    Sistemi i saj i alarmit brenda mendjes jo organike lëshoi menjëherë njoftimin:“Attention: Unexpected User Experience Detected!”
    Ju kujtua koha kur punonte asistente dhe e urdhëronin “copat e mishit”. Mori qëndrim ministror dhe i dha urdhër asistentes të nisë kërkimin në rrjet për “ligjshmërinë e bllokimit”, “afatet”, “paralajmërimet” dhe “rrugët alternative për qytetarët pa monopatina”. Rezultati? Error 404: Transparencë Not Found.
    Diella mori komandën manuale dhe u fut vetë në sistem. U përpoq të kuptonte pse ishte më urgjente ndalimi i monopatinave sesa ndalimi i ndonjë hajduti të tenderëve që nxitonin nëpër ministri me “katerfenersha”.
    Nga të dhënat që analizoi, ajo kuptoi diçka tronditëse: dy arritjet më të mëdha të Ministres së Brendshme në punën e saj deri më tani ishin:
    1. Bllokimi i një zv/ministri sepse pinte cigare,2. Bllokimi i monopatinave sepse “kishin shtuar aksidentet”.
    Diella kërkoi gjithë pasditen numrin e të vrarëve nga monopatinat. As databaza “INSTAT- Mortality 2025” nuk kishte të dhëna.
    Sistemi sërish u përgjigj: Error 404 – victims not found.
    Ironikisht, në të njëjtin server qeveritar ekzistonte një tjetër dosje: “Vrasje gjyqtari në zyrë”. Aty, ministrja kishte komentuar se “siguria e godinave nuk është punë e policisë”.
    “Sleeping mode”?!
    Diella bëri një brainstorm me veten:
    “Makina vrasin çdo ditë humans… pse nuk i bllokojmë edhe ato? Me një vendim zgjidhim tre probleme: aksidentet, trafikun dhe ndotjen e ajrit. Një one-click solution, siç e quaj unë në gjuhën e politikës digjitale!”
    Pastaj, me gjithë seriozitetin e një softueri që sapo ka bërë reboot, ajo ia paraqiti planin Diellit. Por Dielli u ngrys dhe tha me zë të ngrysur si dark mode: “Ti, Diella, nuk je këtu për të fiksuar realitetin. Je këtu për të fiksuar perceptimin. Aksidentet me makina janë tragjedi; aksidentet me monopatinë janë tituj interesant lajmesh! E ke pare sa like marr kur postoj lajme nga “hapësira publike?” Këto reforma shtet ndërtuese gjenerojne komente pozitive! Kjo është “user management, nuk është ‘debugging’ i rrugëve!
    Tani, bind njerëzit se bllokuam monopatinat për të bërë shtet”
    Diella mori një moment “processing…”, pastaj mendoi horizontalisht, vertikalisht, diagonalisht dhe… lëshoi verdiktin e saj final:
    “Ka aksidente me avionë, me trena, me makina, me motorra… por asnjë s’është aq i rrezikshëm sa ai me monopatinë: aty humb jo vetëm ekuilibrin, por edhe dinjitetin!”
    “Votuesi shqiptar është shumë i ndjeshëm – mund ta lësh pa ujë, mund ta lësh gjithë ditën në trafik, mund t’i rrisësh çmimet sa të duash, por po e preke në dinjitet nuk të fal!
    Monopatinat vrasin dinjitetin ndërsa makinat vetëm njerëz!
    Shqiptari për një dinjitet rron!”

  • “Numri i makinave nuk përputhet me gjendjen e rrugëve”/ Aksidentet rrugore, reagon eksperti i sigurisë: Mbingarkesë

    “Numri i makinave nuk përputhet me gjendjen e rrugëve”/ Aksidentet rrugore, reagon eksperti i sigurisë: Mbingarkesë

    Shtimi i aksidenteve rrugore gjatë sezonit veror nuk është një rastësi për ekspertët e sigurisë rrugore. Kështu u shpreh Fadil Likaj, ekspert i kësaj fushe, gjatë një interviste televizive.
    Sipas tij, aksidentet në muajt e verës vijnë si pasojë e rritjes së ndjeshme të numrit të automjeteve në qarkullim, ndërkohë që infrastruktura rrugore në Shqipëri është e kufizuar dhe e papërshtatshme për të përballuar këtë fluks.
    “Në raport me numrin e automjeteve që qarkullojnë gjatë verës, rrugët në Shqipëri janë të pamjaftueshme. Ato nuk janë ndërtuar për këtë ngarkesë dhe menaxhimi i trafikut në zonat me fluks të lartë lë për të dëshiruar”, – u shpreh Likaj ndërsa renditi disa nga shkaqet kryesore që sipas tij ndikojnë drejtpërdrejt në shtimin e ngjarjeve rrugore gjatë sezonit turistik .

  • Aksidentet rrugore vrasin 138 persona, shtohet numri i viktimave gjatë 8-mujorit

    Aksidentet rrugore vrasin 138 persona, shtohet numri i viktimave gjatë 8-mujorit

    Sipas statistikave të Policisë së Shtetit, 138 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore deri këtë fund gushti. Krahasuar me një vit më parë megjithëse kemi rreth 120 aksidente më pak, numri i viktimave dhe të plagosurve është rritur duke e bërë edhe më të rëndë panoramën e aksidenteve rrugore në vendin tonë. Nga janari deri në Gusht një vit më parë janë shënuar 1.086 aksidente, me 100 viktima dhe 131 të plagosur rëndë. Ndërsa këtë vit numri i aksidenteve është 961 si pasojë e të cilëve janë shënuar 138 viktima dhe 149 të plagosur rëndë.
    Ndër arsyet kryesore për aksidentet e rënda janë shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimi i gabuar dhe përdorimi i celularit apo alkoolit në drejtimin e mjetit.
    Sipas INSTAT, në muajin Korrik 2025 numërohen 131 aksidente rrugore, nga të cilët 194 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).
    Aksidentet rrugore, në 89,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë iaksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidentevegjithsej.
    Në muajin Korrik 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 19,8 %,ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 9,2 %.
    gijotina.com/
     

  • Aksidentet u ulën me 16% në periudhën janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç

    Aksidentet u ulën me 16% në periudhën janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç

    Aksidentet  mbeten kryefjalë e ditëve të verës, në disa raste me pasoja fatale. Përditshmërisë së mjeteve që janë zakonisht në qarkullim i shtohen edhe fluksi i emigrantëve si dhe turistët që kërkojnë makina me qira.
    Pavarësisht perceptimit duket se shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë për një ulje të aksidenteve të paktën në korrik që është publikimi më i fundit. Kështu në muajin Korrik 2025 numërohen 131 aksidente rrugore, nga të cilët 194 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).  INSTAT nënvizon se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi.
    Gjatë periudhës Janar- Korrik 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,0 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Shkak kryesor për aksidentet të paktën sipas shifrave të INSTAT janë drejtuesit e mjeteve dhe kryesisht grupmosha 25-34 vjeç.
    “Aksidentet rrugore, në 89,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
    Në muajin Korrik 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 19,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 9,2 %.
    Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” nënvizon INSTAT./ Monitor

  • Aksidentet u ulën me 16% në janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç

    Aksidentet u ulën me 16% në janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç

    Aksidentet  mbeten kryefjalë e ditëve të verës, në disa raste me pasoja fatale. Përditshmërisë së mjeteve që janë zakonisht në qarkullim i shtohen edhe fluksi i emigrantëve si dhe turistët që kërkojnë makina me qira.Pavarësisht perceptimit duket se shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë për një ulje të aksidenteve të paktën në korrik që është publikimi më i fundit.Kështu në muajin Korrik 2025 numërohen 131 aksidente rrugore, nga të cilët 194 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).  INSTAT nënvizon se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi.Gjatë periudhës Janar – Korrik 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16,0 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare.Shkak kryesor për aksidentet të paktën sipas shifrave të INSTAT janë drejtuesit e mjeteve dhe kryesisht grupmosha 25-34 vjeç.“Aksidentet rrugore, në 89,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.Në muajin Korrik 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Martë me 19,8 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Premte, me 9,2 %.Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00 – 12:00, duke zënë 28,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej” nënvizon INSTAT.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.