Tag: aksidente

  • Kush shkakton aksidente paguan më shumë siguracion

    Kush shkakton aksidente paguan më shumë siguracion

    Të gjithë ata që kanë bërë shkelje të rënda të qarkullimit rrugor gjatë vitit 2025, vitin e ardhshëm do të paguajnë më shumë për sigurimin e automjetit.
    Gjithçka do të përcaktohet në bazë të një sistemi digjital që do të bëjë llogaritjen e primit dhe vlerën e shtuar për shkak të shkeljeve.
    “Kjo do funksionojë për 2026 e në vazhdim, ku është marrë database vetëm për 2025. Pra ata që kanë bërë aksidente në 2025 do kenë atë shtesën që parashikon ligji. Ndërsa të tjerët që nuk kanë bërë aksidente dhe nuk kanë shkaktuar probleme do e paguajnë të plotë. Ai që nuk ka bërë asnjë shkelje do paguajë policën e plotë që shënon kompania“, u shpreh Gëzim Hoxha, specialist i Sigurisë Rrugore.
    Por sistemi bonus malus shpërblen edhe ata drejtues mjetesh që nuk kanë shkaktuar asnjë dëm në rrugë. Por kjo do të nisë pas vitit 2027, ku për tre vite do të shihet historiku i drejtuesit të mjetit në rrugë.
    “Në 2027 të gjithë fitojnë bonus ata që nuk kanë shkaktuar aksidente“, shtoi Hoxha.
    Ekspertë të sigurisë rrugore thonë se ky sistem bonus malus për sigurimin e mjeteve do të ndikojë edhe në uljen e aksidenteve rrugore në vend.
    “Do të rritet shkalla e përgjegjësisë dhe ndikon për mirë në aksidentet rrugore“, tha eksperti.
    Aksidentet rrugore në Shqipëri vijojnë të marrin jetë njerëzish. Në 91,2 % të rasteve, ato ndodhin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve./Tv Klan

  • Çdo 5 minuta një traumë, Brataj: Mos mbani fëmijë në sediljen e parë të makinës

    Çdo 5 minuta një traumë, Brataj: Mos mbani fëmijë në sediljen e parë të makinës

    Kronikë E Premte, 14 Nëntor 2025 20:30
    Çdo 5 minuta paraqitet një traumë në urgjencën e ish-spitalit ushtarak, aq sa shpesh autoambulancat nuk kanë kohë të zbresin te aksidentuari, dhe kjo në ditë normale ku në 24 orë janë 280 të tilla. ”Janë shtuar shumë aksidentet. Nëse në 2023 kishim afro 18 mijë aksidente, në 2024 kishim 19 mijë aksidente”, thotë Skënder Brataj.
    Përveç dhimbjes së familjarëve kur humbin një të afërm në aksident, një tjetër problem mbeten dëmtimet e bashkëqytetarëve të pakujdesshëm.

    “50% e aksidenteve ndodhin në moshën aktive deri në 35 vjeç. Këta paralizohen dhe ka një kosto ekonomike, familjare, por edhe për shtetin, pasi do të duhet ta asistosh edhe për 6 vite të tjera”, shton ai. Mjekë të njohur nga Shqipëria, dhe jo vetëm, janë mbledhur në një konferencë në Tiranë ku kanë diskutuar mbi menaxhimin e traumave.

     

  • “1 mijë aksidente me monopatina nga fillimi i këtij viti”/ Ministrja Koçiu: I pezulluam përkohësisht, ligj i ri për…

    “1 mijë aksidente me monopatina nga fillimi i këtij viti”/ Ministrja Koçiu: I pezulluam përkohësisht, ligj i ri për…

    “Monopatinat janë një burim aksidenti shumë i madh. Referuar shifrave të Policisë së Shtetit, janë mbi 1 mijë aksidente të ndodhura nga fillimi i këtij viti.
    Në fakt, dhe po t’i referohesh të dhënave, jo në të gjitha rastet Policia e Shtetit njoftohet për këto aksidente. Vetëm kur është njoftuar Policia, janë 1 mijë raste, nuk janë pak. Patjetër, që monopatinat janë një rrezikshmëri e madhe për të gjithë qytetarët, kështu që patjetër ne ndërhymë edhe në këtë pikë, duke i pezulluar përkohësisht dhe duke na dhënë mundësinë që ne ndërkohë të ndërtojmë një bazë ligjore ku të qartësohet dhe të standardizohet mënyra se si këto mjete motorike duhet të lëvizin dhe të qarkullojnë, duke patur parasysh edhe të gjitha standardet e sigurisë që do duhet të respektohen.
    Sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, ka qenë kyç në luftën kundër krimit ndërkombëtar”-u shpreh Koçiu.

    Top Channel

  • Tetë në plagosur në aksidente/ Shkak, shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë

    Tetë në plagosur në aksidente/ Shkak, shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë

    Shpejtësia tej normave të lejuara, por edhe rrugët me lagështirë si pasojë e reshjeve, kanë rënduar edhe këtë të dielë bilancin e aksidenteve. Fatmirësisht nuk ka viktima, por raportohen të paktën 8 persona të plagosur deri më tani në aksidente të ndryshme.
    Dy automjete janë përplasur në Rrugën e Arbrit, në afërsi të Gjoricës. Si pasojë, 6 persona kanë mbetur të plagosur, ku dy prej tyre janë nisur drejt Spitalit të Traumës për shkak të plagëve të rënda.Lexo edhe :Related Posts
    Më herët, dy turistë francezë gjithashtu mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Pogradec-Korçë. Sipas policisë, çifti i huaj po udhëtonte me një motor dhe është përplasur nga një makinë.

    Dy të huajt, pasi morën ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, janë nisur drejt Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
    Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet përkatëse.
    /vizionplus.tv

  • Siguracionet e automjeteve ndryshojnë nga 2026, shoferët që bëjnë aksidente do të paguajnë më shumë

    Siguracionet e automjeteve ndryshojnë nga 2026, shoferët që bëjnë aksidente do të paguajnë më shumë

    Më i ulët apo më i lartë, siguracioni i automjeteve do të ndryshojë duke nisur nga janari 2026.

    Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, drejtuesja e AMF-së, Mimoza Kaçi, deklaroi se kush ka shkaktuar aksidente gjatë këtij viti do të paguajë më shumë.
    Drejtuesit e rregullt do të marrin si bonus një sigurim më të ulët, ndërsa ata problematik do të marrin “malus” ose sigurim më të lartë.
    “Mund të mos jetë perfekt, por është një hap i madh për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim si bonusi ashtu edhe malusi. Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi është 3.8, do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet”, thotë Kaçi.
    Sa i përket sigurimit të detyrueshëm të banesave, një projektligj që ka pasur edhe kundërshtime nga kompanitë e sigurimeve, Kaçi theksoi se kjo është një nismë e mirë:
    “Është draftuar një ligj i cili është në konsultim. Është një nismë shumë e mirë, ofron mbulim të banesave sipas një niveli të caktuar, qytetarët mund të shtojnë edhe më shumë. Ky është një sigurim minimal.”
    Drejtuesja e AMF-së, teksa u pyet edhe për kriptomonedhat, deklaroi në Komision se një draft po përgatitet dhe pritet të jetë në konsultim publik së shpejti.
    “Kemi punuar për draftimin e ligjit, jemi në një grup pune ku janë përfshirë AMF, BSH, Ministria e Ekonomisë. Kemi përgatitur një draft të parë, po diskutohet në grupin e punës dhe deri në fund të vitit mendohet që ne të publikojmë draftin”, shton Kaçi.
    Pa një ligj të tillë, teksa një aktivitet i tillë nuk lejohet, në 2024 u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme rreth 11 milionë euro kriptomonedha.

    Top Channel

  • Bllokimi i monopatinave, ironizon avokati: Të ndalojnë edhe avionët e makinat që të mos ketë aksidente

    Bllokimi i monopatinave, ironizon avokati: Të ndalojnë edhe avionët e makinat që të mos ketë aksidente

    Avokati Gylsen Zhllima ka folur në lidhje me bllokimin e monopatinave, një aksion policor i zhvilluar ditën e djeshme pas urdhrit të ministres Albana Koçiu. Avokati tha se nuk është e drejtë të merren vendime të tilla, kur sipas tij, paraprakisht nuk është bërë normimi ligjor i tyre. Ai ka ironizuar duke u shprehur se fton policët të heqë nga rrugët edhe makinat e motorët apo të ndalojë avionët, në mënyrë që të shmangen të gjitha aksidentet.
    “Ftoj policinë të bllokojë edhe të gjithë avionët dhe makinat dhe nuk do kemi më aksidente.
    Kemi një rend kushtetues dispozitë ligjore, një Kod Rrugor. Duhet normuar kuadri ligjor, jo të bëhet një aksion i tillë sepse në sytë e qytetarëve ka humbur besimi te policia. Nuk mund të ndalohen disa gjëra që nuk janë të parashikuara në ligj. Nuk mundet një polic të marrë pronën tënde private, na kujton 1944, por atëherë të paktën bëhej edhe ligj”, tha ai.

  • Aksidentet në vijat e bardha, Vlora mbetet një nga qytetet problematike, shtatë aksidente vetëm këtë vit

    Aksidentet në vijat e bardha, Vlora mbetet një nga qytetet problematike, shtatë aksidente vetëm këtë vit

    Në vetëm nëntë muaj në qytetin e Vlorës kanë ndodhur 7 aksidente këmbësorësh mbi vijat e bardha. Por të dhënat e policisë tregojnë se këto shifra janë më të ulëta se një vit më parë.

    “Në të gjitha rastet e aksidenteve mbi vijat e bardha, autorët janë ndaluar e proceduar sipas ligjit, por policia thotë se në këtë drejtim ka shtuar kontrollet, me synim kapjen e shkelësve që përbëjnë rrezik të lartë për sigurinë rrugore.”, shprehet Bledar Meta, Shefi i policisë Rrugore për Qarkun e Vlorës.
    Shefi i policisë rrugore thotë se gjatë 9 muajve të parë të vitit 2025 edhe numri total i aksidenteve janë në ulje, por është rritur numri i të plagosurve rëndë.
    “Për periudhën janar–shtator 2025 janë regjistruar 73 aksidente në qytetin e Vlorës, krahasuar me 99 aksidente gjatë vitit 2024. Arrestimet dhe kontrollet janë shtuar, duke treguar angazhim më të fortë për parandalim”, shton Bledar Meta, Shefi i policisë Rrugore për Qarkun e Vlorës.
    Pavarësisht masave të marra, edhe vetë drejtuesit e policisë e pranojnë që vetëm ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve mund të shmangë raste si ai i pak ditëve më parë, kur këmbësorja Zabite Myrtaj, punëtore në një fasoneri u përplas mbi vijat e bardha e përfundoi në spital me fraktura.
     

    Top Channel

  • E hëna, dita me më shumë aksidente

    E hëna, dita me më shumë aksidente

    E hëna ka qenë dita kur ndodhën më shumë aksidente rrugore gjatë muajit gusht. Sipas të dhënave të bëra publike nga INSTAT, ditët e hëna kanë ndodhur 18,2% e aksidenteve, ndërsa të martave është regjistruar numri më i ulët i përplasjeve me 11,3%.
    Instituti i Statistikave bën të ditur gjithashtu se numri më i lartë i aksidenteve ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19 deri në mesnatë, duke zënë 23,3% të numrit të të gjithë aksidenteve.
    Gjatë tetë muajve numri i ngjarjeve rrugore është ulur me 14,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa në muajin gusht të këtij viti numërohen 159 aksidente, nga të cilët 229 janë plagosur dhe vrarë.
    Aksidentet rrugore, në 91,2% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
    Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmoshat 45-59 vjeç, duke zënë 25,8% të numrit të aksidenteve gjithsej.

  • ‘Serviset, riparime jocilësore’, eskperti rendit shkaqet e aksidenteve rrugore: Shoferët, të paedukuar

    ‘Serviset, riparime jocilësore’, eskperti rendit shkaqet e aksidenteve rrugore: Shoferët, të paedukuar

    Në një intervistë televizive, Gëzim Hoxha, ekspert i Aksidenteve rrugore tha se një njeri që është mënuar me rregulla, nuk i shkel ato dhe dikush që nuk është mësuar me rregulla, shkaktojnë edhe aksidente.
    Hoxha: Ende nuk keni një standard, kur përplaset një makinë dhe kompania siguruese thotë çojë në x servis dhe ti e refuzon, sepse nuk ka nivel sipas qytetarit. Pas këtij refuzimi thonë po të duash e merr ose jo. Kjo nuk është në rregull sepse ky mjet ka pasur disa standarde evropiane dhe nuk mund të dërgohet në një ofiçinë ku nuk ka cilësi të duhur. Bëjnë riparime jo cilësore.
    Edukimi tek ne është shumë i largët nga ai që duhet të ketë. Duam që njerëzit të jenë të rregullt, por ata që përfshihen në aksidente kanë qenë gjithmonë problematike. Një njeri që është mënuar me rregulla, nuk i shkel ato dhe dikush që nuk është mësuar me rregulla, shkaktojnë edhe aksidente.

  • 46 aksidente të rënda me 7 viktima në Gjirokastër që nga janari

    46 aksidente të rënda me 7 viktima në Gjirokastër që nga janari

    Shifrat e aksidenteve rrugore në Qarkun e Gjirokastrës po pësojnë rritje problematike. Në periudhën janar-shtator të këtij viti janë regjistruar 46 aksidente rrugore të rënda si shkak i të cilëve kanë humbur jetën 7 persona.
    Numri më i lartë i aksidenteve me pasoja të rënda është regjistruar në rrugët kombëtare Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije apo Kardhiq-Delvinë ndërsa nuk mungojnë edhe aksidentet në akset urbane dhe rurale.
    Sipas policisë lokale gjatë kësaj periudhe janë proceduar penalisht 72 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor mes të cilëve 44 shoferë janë ndaluar për shkak të konsumit të alkoolit në dhe 28 të tjerë pa leje drejtimi.
    Mosrespektimi i rregullave të qarkullimi dhe mbingarkesa e trafikut rrugor si shkak i fluksit të turistëve janë shkaqet kryesore të shtimit të aksidenteve në Qarkun e Gjirokastrës. Specialistët e qarkullimit apelojnë për respektimin e Kodit Rrugor nga përdoruesit e rrugës faktor i cili do të ndikonte për shmangien e aksidenteve me pasoja të rënda.