Tag: aksidentalisht

  • Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Lushnjë, arrestohet bashkë me të vëllain për mashtrim

    Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Lushnjë, arrestohet bashkë me të vëllain për mashtrim

    Një 37-vjeçar është vetëplagosur në këmbë me armë zjarri në Lushnjë, teksa është arrestuar së bashku me të vëllain dhe shokun e tij, pasi mashtruan Policinë dhe mjekët.
    Në momentin kur kishte shkuar në spital, ai kishte deklaruar se ishte vetëplagosur aksidentalisht me thikë, ndërsa vëllai dhe shoku i tij fshehën makinën ku kishte ndodhur ngjarja.
    Në pranga janë vënë shtetasi i plagosur, A. M., 37 vjeç, si dhe vëllai i tij, shtetasi I. M., 33 vjeç, dhe shoku i tij, shtetasi F. V., 40 vjeç.
    Njoftimi
    Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në automjet, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje. Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka deklaruar në spital, se është dëmtuar aksidentalisht me mjet prerës. Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
    Dy shtetasit e tjerë u arrestuan sepse dyshohet se kanë fshehur automjetin ku u vetëplagos shtetasi A. M., si dhe kanë mbështetur deklaratën e rreme të tij. Gjatë kontrollit në automjetin e gjetur nga Policia, u gjetën dhe sekuestruan dy fishekë dhe një predhë armësh zjarri.”
    Në drejtimin e Prokurorisë së Fierit po punohet për të dokumentuar me prova ligjore, të gjitha rrethanat e këtij rasti.

  • Rrëzohet aksidentalisht gjatë punimeve në aeroportin e Vlorës, humb jetën një 38-vjeçar

    Rrëzohet aksidentalisht gjatë punimeve në aeroportin e Vlorës, humb jetën një 38-vjeçar

    Një ngjarje tragjike është shënuar këtë pasdite rreth orës 15:40 në fshatin Akërni, në ambientet e aeroportit të Vlorës, ku dyshohet se ka humbur jetën një punëtor gjatë kryerjes së detyrës.

    Sipas informacioneve paraprake, shtetasi D. H., 38 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi gjatë punimeve në terminalin e aeroportit dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit. Në kuadër të hetimeve, pritet të merren në pyetje personat përgjegjës për punimet në aeroport, për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë në punë.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Autoritetet janë duke kryer veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore në rast se konstatohet neglizhencë apo shkelje.

  • U rrëzua aksidentalisht nga shtylla duke punuar, transportohet me urgjencë në spital 58-vjeçari në Kuçovë

    U rrëzua aksidentalisht nga shtylla duke punuar, transportohet me urgjencë në spital 58-vjeçari në Kuçovë

    Një ngjarje rëndë është regjistruar rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë.
    Dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç. 58-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr mjekim.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    /vizionplus.tv

  • Fier – I moshuari goditet aksidentalisht nga treni në Levan

    Fier – I moshuari goditet aksidentalisht nga treni në Levan

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur rreth orës 12:40 në Levan, ku një 68-vjeçar, shtetasi F. M., është goditur aksidentalisht nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë.

    Burime zyrtare bëjnë me dije se i moshuari është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”