Tag: aksidentalisht

  • Bie nga kati i tretë i pallatit e moshuara në Korçë, mbetet mes murit dhe kondicionerit

    Bie nga kati i tretë i pallatit e moshuara në Korçë, mbetet mes murit dhe kondicionerit

    Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së saj në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës.

    Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorit të kondicionerit që ka pallati.
    Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shpëtimin e të moshuarës. Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel

  • E moshuara bie nga kati i tretë, shpëtohet pasi mbeti mes murit dhe kondicionerit

    E moshuara bie nga kati i tretë, shpëtohet pasi mbeti mes murit dhe kondicionerit

    Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së saj në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës.
    Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorit të kondicionerit që ka pallati.
    Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shpëtimin e të moshuarës. Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    gijotina.com/

  • Ra aksidentalisht në pus, humb jetën e moshuara në Sarandë

    Ra aksidentalisht në pus, humb jetën e moshuara në Sarandë

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në pusin që ndodhej në oborrin e banesës së saj.

    Sipas Policisë së Sarandës, trupi i shtetases M.B., 71 vjeçe, u gjet më 18 nëntor 2025. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gruaja mund të jetë rrëzuar aksidentalisht në pus.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet për vlerësim dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • EMRI-Dyshohet se ra aksidentalisht në pus, gjendet e pajetë 71-vjeçarja në Sarandë

    EMRI-Dyshohet se ra aksidentalisht në pus, gjendet e pajetë 71-vjeçarja në Sarandë

    Një 71-vjeçare është gjetur i pajetë të martën në fshatin Metoq në Sarandë. Policia bën me dije se viktima është gjetur pa shenja jete në pusin i cili ndodhej në oborrin e banesës së tij. 
    Dyshohet se ajo ka rënë aksidentalisht brenda ndërsa policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen. Viktima është identifikuar si Maria Beqiraj. Atë e ka gjetur e bija e cila po e kërkonte prej disa orësh. 
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 18.11.2025, është gjetur pa shenja jete, në një pus të ndodhur në oborrin e banesës së saj, në fshatin Metoq, Sarandë, shtetasja M. B., 71 vjeçe. 
    Nga veprimet paraprake dyshohet se kjo shtetase është rrëzuar aksidentalisht. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia. 

  • Rrëshqiti aksidentalisht në Lumin Fan i Vogël/ Humb jetën 49-vjeçari në Mirditë

    Rrëshqiti aksidentalisht në Lumin Fan i Vogël/ Humb jetën 49-vjeçari në Mirditë

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë, ku një 49-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në lumin Fan i Vogël. Incidenti u regjistrua një ditë më parë teksa viktima ishte duke u kthyer në shtëpi.
    “Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
    Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.

  • Sulmi ndaj sinagogës në Manchester – Dy nga viktimat dyshohet se u qëlluan aksidentalisht nga policia britanike

    Sulmi ndaj sinagogës në Manchester – Dy nga viktimat dyshohet se u qëlluan aksidentalisht nga policia britanike

    Policia britanike deklaroi se mund të ketë qëlluar aksidentalisht dy nga viktimat, përfshirë një që humbi jetën, ndërsa oficerët iu përgjigjën të enjten sulmit në një sinagogë në Mançester, kur dhjetëra besimtarët ishin mbledhur për ditën më të rëndësishme të kalendarit hebraik, festën e Yon Kippurit.
    Shefi i Policisë Stephen Watson tha se ekspertët kishin përcaktuar paraprakisht se një nga personat që u vra duket se ka marrë një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, ndërsa bëri me dije se sulmuesi nuk kishte armë zjarri me vete dhe të vetmet të shtëna ishin nga oficerë të autorizuar për të përdorur armë zjarri. “Kjo tregon se ajo  plagë mund të jetë shkaktuar aksidentalisht nga veprimet e shpejta dhe të domosdoshme të oficerëve për të ndalur sulmin e dhunshëm”, tha Watson.
    Ai shtoi se personi i dytë që u plagos nga të shtënat me armë zjarri, nuk ishte në rrezik për jetën. Këto deklarata erdhën ndërsa kryeministri Keir Starmer vizitoi vendin, ku një ditë më parë policia qëlloi për vdekje sulmuesin, të quajtur Jihad al-Shamie, një shtetas britanik me prejardhje siriane, pak minuta pasi iu përgjigj thirrjeve se një makinë ishte përplasur me njerëzit dhe një roje sigurie ishte goditur me thikë. Ndërkohë zv.kryeministri britanik David Lammy u prit me kritika  të ashpra në një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit në Mançester.

  • E rëndë në Shkodër, 2-vjeçarja bie aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë, përfundon në spital

    E rëndë në Shkodër, 2-vjeçarja bie aksidentalisht në një enë me ujë të nxehtë, përfundon në spital

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një 2-vjeçare ka përfunduar në spital pasi ka rënë në një enë me ujë të nxehtë.

    Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT.
    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Skënderbeg”.
    “Ditën e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në banesat sociale, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një enë me ujë të nxehtë dhe ka pësuar djegie. Pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, vajza u transportua në QSUT”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

    Bie aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku po qëndronte në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

    Një shtetas gjerman është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i një ambienti ku po qëndronte në kryeqytet.

    Policia bën me dije se menjëherë i kanë ardhur në ndihmë shërbimet mjekësore, dhe është transportuar në spital.
    Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, 52-vjeçari ka lënë ambientet e spitalit.
    “Më datë 29.09.2025, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku ishte akomoduar shtetasi gjerman U. K., 52 vjeç. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai doli nga spitali”, thuhet në deklaratën e policia.

    Top Channel

  • Bie aksidentalisht nga ballkoni në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

    Bie aksidentalisht nga ballkoni në Tiranë, 52-vjeçari gjerman niset drejt spitalit

    Një shtetas gjerman është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i një ambienti ku po qëndronte në kryeqytet.
    Policia bën me dije se menjëherë i kanë ardhur në ndihmë shërbimet mjekësore, dhe është transportuar në spital.

    Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, 52-vjeçari ka lënë ambientet e spitalit.
    “Më datë 29.09.2025, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i dhomës ku ishte akomoduar shtetasi gjerman U. K., 52 vjeç. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai doli nga spitali”, thuhet në deklaratën e policia.

  • Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn me pushkë

    Këlcyrë/ 19-vjeçarja plagos kushëririn me pushkë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, ku një 19-vjeçare ka plagosur aksidentalisht kushëririn e saj, 27-vjeçarin D.S., me një pushkë sportive.
    Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma u sekuestrua si provë materiale.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases K.B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur kushëririn e saj,” njofton policia.