Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë tre shtetas kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Mjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka sjellë në përplasjen e fortë mes dy makinave. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Tag: aksident
-

Aksident tragjik, dy prej të plagosurëve janë në gjendje kritike
-

Aksident në Berat/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi nxirret nga forcat zjarrëfikëse
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas,në vendin e quajtur “Ura e Bratit”. Mjeti,tip BMW,me targa AA 049 OB,duke ardhur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit,ka dalê nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe zjarrëfikëse.
Kanë qënë efektivët zjarrëfikës ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen shëndoshê e mirë nga mjeti të drejtuesit te automjetit,shtetasit Adnand Çala,banues në fshatin Duhanas.
Drejtuesi i mjetit, fatmirësisht ka dalë pa lëndime nga makina.Burimet policore në vendngjarje bëjnë me dije se,shkak për aksidentin dhe daljen e mjetit nga rruga është bërë lagështira në rrugë dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor. -

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, tre persona përfundojnë në spital, dy prej tyre në gjendje kritike
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, tre shtetas kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka qenë duke dalë në rrugë, ndërsa mjeti tip Golf ka qenë në parakalim, çka ka sjellë në përplasjen e fortë mes dy makinave.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. -

Aksident ajror në Francë, momenti kur 2 avionë luftarakë përplasen në qiell (VIDEO)
Një aksident me dy avionë luftarakë Alpha Jet ka ndodhur në Francë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Forcave të Armatosura të vendit, Sebastien Lecornou ndërsa mësohet se avionët merrnin pjesë në një provë demonstruese. Dy avionët u përplasën pranë bazës ajrore Saint-Dizier 113, thanë Forcat Ajrore Franceze.
Nga ana tjetër, 2 pilotët e avionit dhe një pasagjer fatmirësisht shpëtuan teksa njoftohet se ata u gjetën të vetëdijshëm, por me lëndime. Një nga tre personat e përfshirë në aksident është raportuar nga organet kompetente si “i plagosur shumëfish”.
Siç është raportuar, një nga avionët e përfshirë në aksident është përplasur me një kapanon, duke shkaktuar zjarr.
“Shërbimet e urgjencës janë mobilizuar dhe koordinimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Forcave të Armatosura është siguruar”, tha Lecornou.Un accident impliquant deux Alpha Jet de la patrouille de France vient d’avoir lieu à Saint-Dizier, dans l’est de la France. Deux avions sont «entrés a priori en collision». Les deux pilotes et un passager ont pu s’éjecter et ont été «retrouvés conscients». pic.twitter.com/FLSKpSlngp
— Le Figaro (@Le_Figaro) March 25, 2025