Tag: aksesin

  • Shtëpia e Bardhë vendos rregulla të reja për gazetarët, kufizon aksesin e tyre në zyrat e zyrtarëve të lartë të komunikimit

    Shtëpia e Bardhë vendos rregulla të reja për gazetarët, kufizon aksesin e tyre në zyrat e zyrtarëve të lartë të komunikimit

    Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten një politikë të re që kufizon aksesin për gazetarët e akredituar në zyrat e sekretares së shtypit Caroline Leavitt dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të komunikimit në Krahun Perëndimor, pranë Zyrës Ovale.

    Sipas memorandumit, gazetarët nuk do të lejohen më në Dhomën 140 pa një takim paraprak, me Shtëpinë e Bardhë që përmend nevojën për të mbrojtur “informacionin e ndjeshëm”.
    Rregullorja e re vjen pas kufizimeve që hynë në fuqi më parë këtë muaj mbi aksesin e gazetarëve të akredituar në Departamentin e Mbrojtjes.
    Në përgjigje të këtyre kufizimeve, dhjetëra gazetarë lanë zyrat e tyre në Pentagon dhe i kthyen kredencialet e tyre.

    Top Channel

  • Internet nën kontroll, talebanët shtrëngojnë aksesin për qytetarët afganë

    Internet nën kontroll, talebanët shtrëngojnë aksesin për qytetarët afganë

    Qeveria talebane të martën kufizoi aksesin në internet në disa provinca të Afganistanit për të dytën ditë me radhë, me zyrtarët që e justifikuan mbylljen si pjesë të një lufte kundër “imoralitetit” dhe “korrupsionit moral”.

    Në provincën veriore të Balkh, interneti me fibra optike u ndalua plotësisht “dhe rrjeti u shkëput” me urdhër të udhëheqësit të lartë taleban, Emir Haibatullah Akhundzada, tha Attaullah Zaid, zëdhënësi i qeverisë.

    “Kjo masë u mor për të parandaluar mëkatin dhe në vend do të zbatohen opsione alternative për të përmbushur nevojat e lidhjes”, shtoi ai dje në një postim në X.

    Në këtë rajon, qasja në internet është e mundur vetëm përmes rrjetit telefonik, i cili po përjeton probleme, konfirmoi një korrespondent i AFP-së, duke specifikuar se të gjithë ofruesit janë prekur.

    E njëjta situatë është regjistruar në provincat Badakhshan dhe Takhar, në veri, Kandahar, Helmand, Uruzgan dhe Nangarhar në jug, raportuan sot korrespondentët e tjerë të AFP-së.

    Të pyetur nga AFP, as zyrtarët qeveritarë dhe as ministria e telekomunikacionit nuk kanë komentuar ende mbi masat. Fibra është teknologjia më e përdorur gjerësisht në Afganistan, tha për AFP një punonjës i një ofruesi privat në Kabul, duke shtuar, në kushte anonimiteti, se nuk i dinte arsyet ose detajet e masës së talebanëve.

    “Nëse këto probleme të lidhjes nuk zgjidhen, do të pësojmë humbje të mëdha”, tha Atta Mohammed, një biznesmen mermeri në Kandahar. “Nëse nuk u përgjigjemi emaileve nga klientët tanë në Dubai dhe Indi në kohën e duhur, nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë aktivitetet tona të biznesit. Unë nuk fle natën.”

    Qoraishi Badlune, një zëdhënës i Ministrisë së Informacionit dhe Kulturës së Nangarhar, tha se priste që vendimi të zbatohej në të gjithë vendin “në ditët në vijim”.

    “Hulumtimet e fundit të kryera në Afganistan tregojnë se aplikacionet online ndikojnë negativisht në institucionet ekonomike, sociale, kulturore dhe fetare të shoqërisë dhe kanë çuar në korrupsion moral”, tha ai në një njoftim për shtyp të publikuar dje.

  • Portugalia forcon rregullat për aksesin në plazhe mes rritjes së resorteve luksoze

    Portugalia forcon rregullat për aksesin në plazhe mes rritjes së resorteve luksoze

    Qeveria portugeze dhe Agjencia Portugeze për Mjedisin (APA) kanë premtuar forcimin e zbatimit të rregullave për aksesin publik përgjatë një segmenti të njohur 45-kilometra të vijës bregdetare, ku ndërtimi i shpejtë i resorteve luksoze po ngre shqetësime për rritjen e çmimeve të banesave, kufizimin e aksesit në plazhe dhe humbjen e identitetit lokal.Zona si Melides, Comporta dhe Troia janë shndërruar nga vende kampingu e fshatra peshkimi në enklava luksoze që tërheqin investitorë ndërkombëtarë dhe turistë të pasur. Kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të kostove të jetesës dhe kufizim të aksesit në hapësira publike, veçanërisht plazhe.Pas inspektimit të 22 plazheve në këtë segment bregdetar, APA konstatoi se nëntë prej tyre kishin kufizime, dy me hyrje të kontrolluar dhe shtatë të bllokuara nga prona private. Në disa raste, qasja është e mundur vetëm përmes zonave të kontrolluara nga resorte, me kërkesë për dokument identifikimi ose rrugë alternative të vështira, ndërkohë që mungesa e parkimeve e vështirëson edhe më tej aksesin.Një nga plazhet e prekura, Galé-Fontainhas, është aktualisht i aksesueshëm vetëm përmes resortit Costa Terra, në pronësi të investitorit amerikan Mike Meldman. Resorti përfshin ambiente luksoze, fusha sportive private dhe kopshte organike.Ministrja e Mjedisit njoftoi se asnjë zhvillim i ri turistik nuk do të miratohet në vijën bregdetare të Portugalisë kontinentale, pa garantuar më parë akses publik në plazh.Ndikimi tek komuniteti lokalNë Comporta, një destinacion turistik gjithnjë e më i shtrenjtë, përdorimi i gjuhëve të huaja në rrugë dhe rritja e çmimeve kanë zbehur praninë e komunitetit vendas. Shërbimet dhe ndërtimet i adresohen gjithnjë e më shumë një publiku elitar, ndërsa kostot e jetesës janë bërë të papërballueshme për banorët.Punonjës të zonës përmendin çmime të majme për akomodim, mungesë qasjeje të lirë në plazhe dhe tarifa të larta për shërbime bazë si parkimi dhe qiraja e çadrave. Në disa raste, çmimet për një set çadër dhe shezlongë arrijnë deri në 200 euro në ditë.Ministria ka premtuar gjithashtu se do të rregullojë çmimet e produkteve dhe shërbimeve në plazhe, përfshirë çadrat, ujin dhe kafenë.Ndryshimet shqetësojnë edhe turistëtDisa vizitorë e vënë në dyshim vlerën e përvojës në këto zona për shkak të kostove të larta. Shtëpitë me qira arrijnë deri në 1,000 euro nata, duke e bërë zonën të papërballueshme edhe për turistët me të ardhura mesatare.Stilisti Christian Louboutin, vizitor i hershëm i Comportës, është zhvendosur më në jug në Melides për t’i shpëtuar mbingarkesës dhe zhvillimit të tepërt. Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së autenticitetit të rajonit dhe se Melides nuk duhet të ndjekë modelin e destinacioneve si Saint-Tropez.Pavarësisht shqetësimeve publike, përfshirë një peticion me mbi 10,000 firma që kërkonte mbrojtje më të fortë për Gadishullin e Troias, parlamenti portugez e rrëzoi kërkesën. Aktivistët lokalë kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë presionin ndaj autoriteteve dhe kanë planifikuar një protestë më 27 korrik në plazhin e Melides gjatë maratonës “Atlantic UltraMarathon”. / Euronews, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama poston video: Segmenti Breg Lumi-Theth rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve në bukuritë natyrore

    Rama poston video: Segmenti Breg Lumi-Theth rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve në bukuritë natyrore

    Thethi është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga ky segment që është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit.
    ”Breg Lumi-Theth, është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone. Ky segment është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit, ku janë kryer punime për zgjerimin e trasesë, nivelimin e terrenit dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë përgjatë këtij aksi rrugor”,-shkruan Rama.

    Në këtë segment janë kryer punime për zgjerimin e trasesë, nivelimin e terrenit dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë përgjatë këtij aksi rrugor. Ky aks mundëson rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth. Kjo rrugë është pjesë e projektit “Rrugët e bardha”. Ky projekt u shërben bashkive të vogla, të cilat kanë një zhvillim ekonomik të rëndësishëm vitet e fundit, siç mund të jenë rastet e bashkive që kanë zhvillim bujqësor apo turistik.
    Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve. Turistët e huaj që vizitojnë Thethin, preferojnë të përshkojnë një shteg që kalon në lartësinë 1795 metrave, për të shkuar në Valbonë ose anasjelltas. Ndërsa fshati shtrihet në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit.

  • VIDEO – “Rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve”, Benet Beci publikon pamjet e rrugës Breg Lumi- Theth

    VIDEO – “Rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve”, Benet Beci publikon pamjet e rrugës Breg Lumi- Theth

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Breg Lumi – Theth është një tjetër segment rrugor që rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve për të përjetuar bukuritë natyrore të kësaj zone.
    Ky segment është pjesë e lotit të dytë të rrugës së Dukagjinit, ku janë kryer punime për zgjerimin e trasesë, nivelimin e terrenit dhe ndërtimin e mureve mbrojtëse, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sigurinë përgjatë këtij aksi rrugor.
    

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!