Tag: akrepi

  • I urryer dhe i dëshiruar në të njëjtën kohë, karakteristikat që e bëjnë unik Akrepin

    I urryer dhe i dëshiruar në të njëjtën kohë, karakteristikat që e bëjnë unik Akrepin

    Akrepi, shenja më misterioze e zodiakut, ka hyrë në sezonin e saj dhe deri më 22 nëntor do të jetë shenja e përkëdhelur e yjeve, megjithatë në këtë artikull nuk do të parashikojmë muajin për ta, por do të flasim për karakteristikat dhe tiparet që bëjnë AKREPIN të jetë ai që është. I urryer dhe i dëshiruar në të njëjtën kohë.
    Akrepi është shenja më aktive e shenjave të grupit të ujit. Të lindurit në këtë shenjë janë gati të riskojnë dhe të ndërmarrin përsipër iniciativa që jo çdokush mund t’i ndërmerrte. Ata gjithashtu janë agresivë në mbrojtjen e interesave të tyre dhe nuk dorëzohen lehtë, kjo gjë i bën të suksesshëm në punën e tyre. Por një nga minuset e cila pengon Akrepin është mungesa e diplomacisë dhe mos analizimi i thellë i gjërave , që në situata të caktuara mund të kthehet kundra tij.
    Akrepi është shenja që nuk duron dot injorancën. Urren gjithashtu njerëzit që gënjejnë. Janë njerëz me humor, të gjindshëm dhe të pavarur, narcistë dhe shumë ambiciozë. Janë njerëz shumë intuitive. Ata kanë aftësinë për të zbërthyer personalitetin e tjetrit që në takimin e parë dhe të zbulojnë synimet e tij të vërteta.

    Akrepat janë tipa që nëse dashurohen me dikë, dashurohen “deri në vdekje”. Pra për ta dashuria është një dhe e vetme e nëse e gjejnë nuk e lëshojnë më kurrë. Madje edhe nëse fati nuk e sjell në mënyrë të tillë që të lidhin jetën me personin e tyre të zemrës, ata nuk dashurohen më kurrë me askënd tjetër, por i qëndrojnë besnikë dashurisë së tyre të parë dhe të vërtetë.

  • Mos e tradhtoni besimin e tyre! Shenjat e horoskopit që nuk ju japin shanse të dyta

    Mos e tradhtoni besimin e tyre! Shenjat e horoskopit që nuk ju japin shanse të dyta

    A jeni përballur ndonjëherë me partnere që pasi keni gabuar nuk ju kanë dhënë më shanse të dyta? Nesë po, ata patjetër duhet të kenë qenë një nga këto shenja horoskopi.
    Bricjapi
    Bricjapi mund të shuajë shumë lehtë emocionet e tyre. Të ulë blindat dhe të të flakë nga jeta e tij. Ai nuk beson në shanset e dyta, sepse ai e di nëse bëni diçka një herë, shanset janë që do ta bëni përsëri.

    Dhe ai nuk është i gatshëm të kthehet së bashku me ju. Ai preferon të vazhdojë jetën e tij me diçka të re. Xhami pasi plasaritet nuk ngjitet përsëri së bashku. Bricjapi do t’ju shohë gjithmonë si hipokrit dhe marrëdhënien tuaj si diçka të rreme.
    Akrepi
    Nga ana tjetër, Akrepi nuk është aq gjakftohtë sa Bricjapi, por është po aq i vendosur t’ju fshijë nga jeta e tij. Gjithçka për Akrepin ka të bëjë me besimin. Dhe nëse ai e humb besimin tek ju, atëherë automatikisht humbet gjithçka që keni mes jush.
    Ai nuk mund të të falë dhe të harrojë atë që ke bërë. Akrepi nuk harron kurrë dhe nëse ju konsideron jo të besueshëm për të ju jeni një jo e madhe dhe një person që duhet hequr menjëherë nga jeta e tij.
    Demi
    Ajo që thamë pak më lart për Akrepin dhe besimin vlen edhe për Demin. Nëse e tradhtoni besimin e tij, ju keni mbaruar për të. Pavarësisht se sa shumë ju do, ai nuk do të ndryshojë mendje pasi dihet se është kokëfortë.
    Demi dëshiron të ketë në krah një person tek i cili mund të mbështetet 100% dhe të besojë me sy mbyllur. Nëse ai nuk e ka këtë, atëherë ai nuk do të kënaqet me asgjë dhe do të ndahet me ju.

  • Ja cilat janë 3 shenjat e zodiakut që duhet t’i kesh patjetër në rrethin tënd të miqve

    Ja cilat janë 3 shenjat e zodiakut që duhet t’i kesh patjetër në rrethin tënd të miqve

    Kur vjen puna tek astrologjia, disa shenja zodiaku thjesht janë “programuar” për t’u bërë pjesë e rrethit tënd të ngushtë shoqëror. Një grup ideal miqsh zakonisht ka: një që të thotë të vërtetën pa dorashka, një që të mbështet pa fund dhe një që dëgjon më shumë se kushdo tjetër.
    Nëse ke fat, këta miq do të të gjejnë vetë. Nëse jo, duhet t’i kërkosh dhe sapo i pikas këta tipa, kapi menjëherë. Këtu janë tre shenjat e zodiakut që të gjithë duhet t’i kenë në rrethin e tyre të brendshëm:
    Luani
    Luani të mbështet pa fund.Të kesh një Luan në grupin e miqve është sikur të kesh një nxitëse tifozësh dhe truproje personale në një paketë. Si shenjë e përfaqësuar nga Dielli, Luani do që të gjithë të ndihen të dashur dhe të përkujdesur. Ata do të të ngrenë vetëbesimin para një interviste dhe do të të kujtojnë vlerën tënde pas një ndarjeje.Luani krijon një “festë” nga çdo gjë, ditëlindje, sukseset e punës, gjithçka. Dhe nuk druhet të të thotë as të vërtetën.
    Akrepi
    Akrepi është gjithmonë aty për ty.Çdo grup i ngushtë miqsh ka nevojë për një Akrep. Si një nga shenjat më besnike, do të jetë aty për ty në çdo rritje dhe rënie. Dhe nëse zhdukesh për pak kohë? Akrepi të kupton.Ky shenjë e ujit e udhëhequr nga Plutoni e kupton se çfarë të duhet më shumë, një këshillë apo vetëm një vesh për të dëgjuar. Akrepët janë gjithashtu gjyqtarë të shkëlqyer të karaktereve: nuk i kalojnë gjërat pa i sqaruar imtësisht.
    Bricjapi
    Bricjapi të ndihmon të vësh në vijë jetën.Bricjapët janë mbretërit dhe mbretëreshat e jetës së organizuar. Me gjithçka nën kontrollin e tyre, ata kanë kohë për të të ndihmuar edhe ty. Si shenjë tokësore e udhëhequr nga Saturni, ata nuk japin këshilla bosh, por e dinë mirë çfarë nxjerrin nga goja.Të ra goma emakinës? Humbe avionin? Bricjapi ka pasur gjithmonë plan B në mendje. Janë si një terapist ose mentor që gjithmonë është në dispozicion, u përgjigjen mesazheve 3 të mëngjesit dhe të rrisin vetëbesimin kur të nevojitet.

  • Nëse keni përkrah një person të drejtë e të ndershëm, me siguri i përket njërës nga këto 3 shenja

    Nëse keni përkrah një person të drejtë e të ndershëm, me siguri i përket njërës nga këto 3 shenja

    Nëse bëhet fjalë për një karakter të drejtë, këta përfaqësues të zodiakut janë pikë referimi
    Luani
    Luanët janë persona jashtëzakonisht të përgjegjshëm me një ndjenjë përgjegjësie të lindur dhe marrin gjithmonë role lidershipi. Kanë shumë influencë mbi njerëzit e tjerë, si me anë të fjalëve ashtu edhe me veprime, por nuk i përdorin këto aftësi të tyre për t’i dëmtuar të tjerët. Gjithmonë të impenjuar për të ndërtuar gjëra të mëdha për veten e tyre, shqetësohen gjithashtu edhe për ata që i rrethojnë në mënyrë që të zhvillojnë potencialin e tyre. Këta persona gjykojnë në bazë të asaj që është e drejtë dhe nuk kanë interes t’i bëjnë keq askujt. Karakteri i tyre është ekzemplar.

    Peshorja
    Peshoret meritojnë një vend në këtë listë sepse janë persona të fortë dhe të ekuilibruar. Nuk janë perfektë dhe janë të ndërgjegjshëm për këtë, por punojnë gjithmonë për të qenë një version më i mirë i vetes, duke balancuar pikat e tyre të dobëta e të forta dhe duke u impenjuar seriozisht në marrëdhëniet e tyre. Mund të jenë të vrazhdë, por kanë edhe ndjeshmëri. Dinë si t’i vendosin objektivat, por edhe kur është momenti t’i mbyllin gjërat. Mund të mendojnë për suksesin e tyre, por nuk i bëjnë dëm askujt për t’u fuqizuar vetë. Janë bashkëpunues fantastikë.
    Akrepi
    Akrepi ndodhet në këtë listë sepse, përveç karakteristikave si vendosmëria dhe personaliteti i fortë, është jashtëzakonisht besnik dhe nuk heq dorë kurrë nga ajo që dëshiron. Lufton për atë ç’ka do dhe nuk i lejon padrejtësitë. Me një karakter të mbrujtur me forcë, Akrepi beson se veprat vlejnë më shumë se fjalët, prandaj ditë pas dite, dëshiron ta ndryshojë botën për mirë duke vepruar gjithmonë me drejtësi dhe duke respektuar hapësirën dhe kohën e të tjerëve.

  • Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

    Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

    Sipas astrologëve, akrepi konsiderohet si shenja më djallëzore e horoskopit.
    I njohur për natyrën e tij misterioze, strategjike dhe shpesh hakmarrëse, akrepi nuk harron lehtë dhe e përdor intuitën për të kontrolluar situatat në favorin e tij.
    Akrepat janë mjeshtër të manipulimit, dinë të lexojnë emocionet e të tjerëve dhe shpesh i përdorin ato për të ruajtur kontrollin në një marrëdhënie apo situatë.
    Natyra e tyre intensive dhe pasionante mund të jetë joshëse, por edhe e frikshme për ata që nuk i kuptojnë plotësisht.
    Megjithatë, pas kësaj fasade “të errët”, fshihet një shenjë jashtëzakonisht besnike, e ndjeshme dhe e vendosur.
    Akrepi do pak njerëz, por i do fort. Dhe nëse ia fiton besimin, ke një aleat për gjithë jetën.

  • Fati vonon, por nuk harron! Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen pas të 30-ve

    Fati vonon, por nuk harron! Cilat janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen pas të 30-ve

    Tre shenja të horoskopit kanë më shumë gjasa të pasurohen në një moshë më të pjekur, sipas astrologëve.

    Secili person ka ritmin e tij, dhe suksesi apo lumturia nuk kufizohet në një kohë të caktuar.
    Sipas astrologjisë ka disa shenja të cilave fati do u shfaqet më vonë në jetë. Këto shenja kanë tendencë të fitojnë gradualisht përvojë, mençuri dhe pjekuri, dhe kjo u lejon atyre të ndërtojnë rezultate afatgjata.

    3 shenjat e zodiakut që kanë më shumë gjasa të pasurohen në moshën madhore janë:
    Akrepi: I sunduar nga Plutoni, akrepi e ndërton pasurinë duke u rritur nga mosha 30 deri në fillim të të 40-ve. Në këtë moshë akrepi merr avantazh ne fushën e financave.
    Bricjapi: Saturni, planeti i përgjegjësisë karmike, sundon bricjapin. Që në moshë të re ai ndjen se duhet të marrë përgjegjësi. Duke qenë të sunduar nga Saturni, bricjapët me kalimin e kohës priren të çlirohen nga shumë kufizime dhe komplekse që kanë për veten. Kjo ndodh kur Saturni kthehet në pozicionin e tij të saktë, rreth moshës 28 deri në 30 vjeç.
    Peshqit: Peshqit janë një shenjë intuitive e ujit që shpesh luftojnë me kërkesat e një bote materialiste. Pas të 40-ve peshqit priren të çlirohen nga iluzionet. Ata gjejnë shpresë duke e mbajtur zemrën e tyre të ndjeshme të sigurt duke zgjedhur marrëdhënie cilësore dhe duke kombinuar intuitën e tyre me hapa praktikë për të manifestuar dëshirat e tyre.

  • Tre çiftet e horoskopit që kanë zënkat më të këqija

    Tre çiftet e horoskopit që kanë zënkat më të këqija

    Dashi dhe Akrepi:
    Dashi pasionante dhe Akrepi nervoz ndajnë diçka të përbashkët, ata udhëhiqen nga planeti Mars, sulmi dhe mbrojtja, kështu që luftimet e tyre mund të jenë vërtet shpërthyese. Dashi e humb shpejt durimin, ndërsa Akrepi fillon të ziejë brenda derisa nuk mund të durojë më dhe të shpërthejë si vullkan. Nëse asgjë tjetër, nëse seksi pason pas sherrit, mund të ia vlente sherri.
    Demi dhe Shigjetari:
    Dy shenja veçanërisht me këmbë në tokë, të cilëve u pëlqen të lëvizin me ritmin e tyre. Megjithatë, ritmet e Shigjetarit të lirë dhe të vrullshëm janë të pandalshëm, ndaj mund të rezultojë jashtëzakonisht i vështirë për t’u koordinuar me Demin, duke e lënë këtë të fundit të pasigurt dhe të rraskapitur, pasi do të preferonin një ritëm më të relaksuar të jetës. Ndërsa Demi është një trup shtëpie, Shigjetari mezi pret për aventurën e radhës, kështu që kjo marrëdhënie është si dy forca të kundërta, si një lojë tërheqjeje e pafund.
    Gaforrja dhe Ujori:
    Nëse vendosin të bëhen çift, duhet të përgatiten të përballen me shumë pengesa, sepse janë dy shenjat e zodiakut me më shumë ndryshime mes tyre. Nuk ka gjasa që ata të gjejnë një mënyrë për të bashkëjetuar, por kjo mund të nënkuptojë shumë argumente që lindin nga papajtueshmëritë e tyre. Gaforrja është një nga shenjat më të kujdesshme dhe të ndjeshme, duke i konsideruar veçanërisht të rëndësishme marrëdhëniet e ngushta me të dashurit. Ujori, nga ana tjetër, është më i largët dhe mund të ndihet i mbytur nga një Gaforre – i cili nga ana tjetër mund ta përjetojë sjelljen e Ujorit si refuzim. Prandaj, duhet shumë përpjekje nga të dyja palët që kjo marrëdhënie të funksionojë.

  • Po ju vënë në lojë! Tre shenjat e horoskopit që po testohen tani nga yjet

    Po ju vënë në lojë! Tre shenjat e horoskopit që po testohen tani nga yjet

    Shumica prej nesh mund të jetë duke numëruar mbrapsht për festat e Pashkëve, për disa ditë relaksi dhe argëtimi me njerëzit tanë të dashur, megjithatë, për të paktën tre anëtarë të zodiakut, sot, e premte, 11 prill, ka prova, emocionale dhe shpirtërore. Lajmi i mirë për të gjithë? Ata nuk do të zgjasin shumë.
    Demi
    Për fat të mirë, ju arrini të përballoni vështirësitë si sfida, me besimin e dikujt që e di se, në njëfarë mënyre, do ta kaloni edhe këtë test. Ju e shihni çdo sfidë si një mundësi për mësime të reja dhe nuk keni frikë nga asnjë pengesë që hasni në rrugën drejt arritjes së qëllimit tuaj. Kështu që sot do të bëni atë që bëni gjithmonë: me durim, do ta kaloni. Ju e dini se rruga drejt suksesit ka edhe pengesat e saj dhe jeni gjithmonë të përgatitur për këtë.

    Akrepi
    Disa ditë ndiheni sikur asgjë nuk mund t’ju ndalojë, por të tjera, si sot, jeni të helmuar nga dyshimi në vetvete. Por nuk do t’i lini ata t’ju pengojnë: Do të preferoni të punoni shumë, sado e frikshme të duket, sesa të dorëzoheni. Në fakt, fjala “dorëzim” nuk ekziston në fjalorin e një Akrepi. Ka vetëm disa ditë më të vështira, të cilat mund të mos jenë të preferuarat tuaja, por ato gjithmonë kalojnë.
    Shigjetari
    Ju ndjeni presion nga të tjerët për të ndarë negativitetin e tyre, në lojërat që luajnë, por nuk keni ndërmend të dorëzoheni. Nuk ndjeni nevojën t’i provoni askujt se i mbështetni, edhe pse ata ju sfidojnë vazhdimisht. Nuk është rastësi që ju keni titullin e shenjës më të pavarur. Pra, përgjigja juaj ndaj këtyre presioneve, të cilat vijnë si nga të njohurit ashtu edhe nga miqtë, është të veproni ashtu siç ndiheni. Ju nuk i ndani të gjitha qëllimet e tyre. Ndaj, nga sfidat e sotme, zgjidhni t’i përgjigjeni atyre që ju përshtaten.

  • A jeni pjesë e listës? Zbuloni 3 shenjat më hakmarrëse të horoskopit

    A jeni pjesë e listës? Zbuloni 3 shenjat më hakmarrëse të horoskopit

    Akrepi – Personat e kësaj shenje njihen për natyrën impulsive, pasionante dhe shpesh misterioze. Ata janë thellësisht emocionalë dhe jashtëzakonisht mbrojtës – si për ndjenjat e tyre ashtu edhe për ndjenjat e njerëzve që ata duan. Kur ndihen se dikush ka bërë padrejtësi ndaj tyre, është e vështirë që ata të harrojnë.
    Ndjenja e drejtësisë është intensive dhe e kombinuar me thellësinë e saj emocionale, mund të çojë në reagime që çojnë deri në hakmarrje.
    Megjithatë, akrepi nuk është hakmarrës nga natyra. Përkundrazi, është jashtëzakonisht besnik dhe kërkon harmoni në marrëdhëniet e tij. Por kur lëndohet, instinkti i tij është të mbrojë veten dhe të rivendosë ekuilibrin – edhe nëse kjo do të thotë të mbajë mëri ose të presësh momentin e duhur për të “marrë drejtësinë”.

    Demi – Kjo shenjë e horoskopit është mishërimi i stabilitetit dhe përkushtimit. Besnikë, të durueshëm dhe të besueshëm, ata janë njerëzit që do të qëndrojnë pranë jush në kohët e mira dhe të këqija.
    Megjithatë, nëse ndihen të tradhtuar, aktivizohet ana e tyre e kokëfortësisë. Besimi është i shenjtë për një dem dhe çdo lloj mashtrimi apo mosrespektimi i lëndon thellë.
    Reagimi i tyre mund të jetë i ngadaltë por i qëndrueshëm. Ata nuk kërkojnë hakmarrje për hakmarrje, por nga nevoja për të rivendosur ekuilibrin e tyre të brendshëm dhe për të mbrojtur kufijtë e tyre. Nëse një dem ndihet i lënë anash ose i lënduar, mos prisni që ta harrojnë shpejt.
    Luani – Si një udhëheqës i natyrshëm, ai i kushton rëndësi të madhe dinjitetit dhe krenarisë së tij. Kur ndjen padrejtësi, e ka të vështirë ta lërë të kalojë pa u vënë re. Ndryshe nga shenjat e tjera që mund të tërhiqen, luani do ta shprehë hapur zemërimin ose zhgënjimin dhe shpesh në mënyrë dramatike. Nevoja për t’u dëgjuar dhe për të korrigjuar padrejtësinë është e fortë.
    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai është keqdashës ose hakmarrës nga qëllimi. Ata janë bujarë dhe me zemër të ngrohtë. Por kur krenaria e tyre lëndohet, ata mund të përgjigjen në një mënyrë që tregon se nuk e pranojnë poshtërimin.
    Për një luan, respekti është gjithçka. Jepini atij atë që meriton dhe ai do t’jua kthejë me më shumë dashuri dhe përkushtim. Por nëse ai ndjen sikur po e nënçmon, ai do të mbrohet me pasion dhe pa hezitim.