Tag: akredituar

  • “Ambasada të mos komentojë legjitimitetin e zgjedhjeve, vetëm urim fituesit”/ Berisha për urdhrin e Rubios: Ramës nuk ka kush t’i shkruajë!

    “Ambasada të mos komentojë legjitimitetin e zgjedhjeve, vetëm urim fituesit”/ Berisha për urdhrin e Rubios: Ramës nuk ka kush t’i shkruajë!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet në vendet e tjera.

    Berisha zgjodhi të përgjigjej duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, ku tha se ky i fundit nuk mori asnjë urim.
    Sakaq shtoi se një gazetar i akredituar nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira.
    “Politikat zyrtare të administratës së SHBA-së bazuar në parimin ‘America First’ janë tashmë të qarta, por për një vend anëtar të NATO-s që zhvillohen farsa elektorale, thotë që Rubio uron presidentin e këtij vendi për fitoren, por Edi Ramës nuk ka kush ti shkruajë. Nuk mori asnjë urim. Unë e kuptova. Harruan që ata më ndihmuan. Një nga gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë tha qe zgjedhjet nuk janë akredituar, nuk kanë qenë të lira. Ky është komenti im.”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më ndihmuan amerikanët, ndërsa Ramës s’ka kush t’i shkruajë

    Berisha “përkthen” urdhrin e Rubios: Mua për vete më ndihmuan amerikanët, ndërsa Ramës s’ka kush t’i shkruajë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar urdhrin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për mos komentimin nga ambasadat amerikane për zgjedhjet në vendet e tjera.
    Berisha zgjodhi të përgjigjej duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, ku tha se ky i fundit nuk mori asnjë urim.
    Sakaq shtoi se një gazetar i akredituar nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira.
    “Politikat zyrtare të administratës së SHBA-së bazuar në parimin ‘America First’ janë tashmë të qarta, por për një vend anëtar të NATO-s që zhvillohen farsa elektorale, thotë që Rubio uron presidentin e këtij vendi për fitoren, por Edi Ramës nuk ka kush ti shkruajë. Nuk mori asnjë urim. Unë e kuptova. Harruan që ata më ndihmuan. Një nga gazetarët e akredituar në Shtëpinë e Bardhë tha qe zgjedhjet nuk janë akredituar, nuk kanë qenë të lira. Ky është komenti im.”, tha Berisha.

  • Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

    Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

    Manastiri i Zvërnecit, një prej manastireve të njohur bizantinë në rajonin e Vlorës ndryshe nga ditët e tjera që hap dyert për qindra turistë, ka pritur sot si vizitorë ambasadorë të akredituar në vendin tonë dhe diplomatë.

    Me ftesë të bashkisë së Vlorës dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, trupi diplomatik do të qëndrojë për dy ditë në Vlorë. Kësaj vizite i mungon ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, por pritet t’i bashkohet e dërguara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn.
    Turi ka vijuar në brendësi të kishës së Shën Marisë së ku ambasadorë e diplomatë janë njohur nga afër me vlerat e saj historike dhe kulturore.
    Manastiri i Zvërnecit në Vlorë është një nga pikat turistike që çdo ditë e më tepër vizitohet nga vendas dhe të huaj.
    Ndërtimi i tij, historia, gojëdhënat e bëjnë këtë resurs tërheqës në çdo stinë të vitit. Trupi diplomatik do të vizitojë edhe Muzeun kombëtar të pavarësisë por edhe Art Muze salami,  muzeun e parë privat i artit në Vlorë, parkun kombëtar të Llogorasë dhe Parkun detar Sazan-Karaburun.

    Top Channel