Tag: akomodohen

  • VIDEOT- Përmbytjet në Çukë të Sarandës, evakuohen 25 familje, do akomodohen në çadra/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor

    VIDEOT- Përmbytjet në Çukë të Sarandës, evakuohen 25 familje, do akomodohen në çadra/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor

    Në Sarandë janë evakuuar 25 familje, të cilët do të akomodohen në çadra përkohësisht. Evakuimi vjen pas përmbytjeve në fshat për shkak të çarjes së argjinaturës një ditë më parë. 

    Ndërkohë, banorëve të tjerë u janë dërguar edhe ndihma pas përmbytjeve. 

    Përmbytjet/ Tufa e deleve shpëtohet me zetor në Çukë 

    Një tufë me dele që kishin mbetur të bllokuara në një stallë në fushën e Çukës në sarandë janë shpëtuar. Pavarësisht se niveli i ujit ka rënë rreth 40 cm në krahasim me dje, fusha, komplekset blegtorale, magazinat dhe impianti i përpunimit të ujërave të zeza mbeten të përmbytura. 

     

     

  • Evakuohen 25 familje në Çukë të Sarandës, do akomodohen në çadra

    Evakuohen 25 familje në Çukë të Sarandës, do akomodohen në çadra

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 12:17
    Në Çukë të Sarandës janë evakuuar 25 familje, të cilët do të akomodohen në çadra përkohësisht. Evakuimi vjen pas përmbytjeve në fshat për shkak të çarjes së argjinaturës një ditë më parë.
    Ndërkohë, banorëve të tjerë u janë dërguar edhe ndihma pas përmbytjeve.

  • Nis sot viti i ri akademik, Rama ndan pamje nga Qyteti Studenti: Do të akomodohen afro 5 mijë studentë

    Nis sot viti i ri akademik, Rama ndan pamje nga Qyteti Studenti: Do të akomodohen afro 5 mijë studentë

    Nis sot në të gjithë universitetet e vendit viti i ri akademik 2025-2026. Nga rreth 20.200 maturantë, në rang vendi, 60% prej tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës për të ndjekur studimet, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar janë 160 studentë më shumë që kanë preferuar këtë institucion. Me prioritet këtë vit janë parë degë si drejtësia, ekonomia si dhe ato të shkencave sociale.
    Gjithashtu, interes i lartë po vërehet në shkencat e natyrës dhe teknologjinë e informacionit, të cilat ofrojnë perspektivë të gjerë punësimi dhe kërkim të aplikuar.
    Megjithatë, sfidë mbeten programet e mësuesisë, ku interesi është më i ulët, duke reflektuar një prirje të maturantëve për të zgjedhur fusha të tjera më të lidhura me tregun e punës.
    Një rritje e ndjeshme e regjistrimeve është parë dhe një degët profesionale me program 2-vjeçar studimi.
    Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama duke ndarë pamjr nga Qytetit studenti, njoftoi se këto godina do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar.
    “Mirëmëngjes dhe nga Qyteti Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove ku vërehen godinat e rikosntruktuar me kushte dhe salla studimi.