Tag: akoma

  • Nënshkruhet marrëveshja në industrinë ushtarake me kompaninë italiane, Rama: Të transformojmë këtë miqësi të lashtë

    Nënshkruhet marrëveshja në industrinë ushtarake me kompaninë italiane, Rama: Të transformojmë këtë miqësi të lashtë

    Në Portin e Durrësit, u nënshkrua sot, Marrëveshja e Mirëkuptimit mes shoqërisë Fincantieri dhe shoqërisë shqiptare “KAYO”, e cila shënon nisjen e bashkëpunimit për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale.

    Po ashtu u nënshkrua Letra e Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.
    Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu vizitoi anijen Libra dhe mori pjesë në nënshkrimin e dokumenteve të bashkëpunimit.
    Kryeministri tha se ky akt është dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit mes vendeve, i cili po hyn në një epokë të re, duke prodhuar energji të reja.
    Teksa falënderoi miqtë italianë, Kryeministri Rama tha se marrëdhënia me Italinë mike përmes këtij bashkëpunimi bëhet akoma edhe më e rëndësishme, akoma edhe më strategjike, dhe më e lidhur me interesat e përbashkëta të të dy vendeve, të dy kombeve tona.
     “Sigurisht kjo anije, është një dëshmi shumë e dukshme dhe e prekshme e gjithë asaj që po bëjmë bashkërisht dhe dua të siguroj të gjithë se, ajo që po bëjmë së bashku, është shumë më tepër se sa kjo anije dhe është shumë më tepër sesa aspekti material sepse po punojmë vërtetë për të krijuar një sinergji të rëndësishme ndërmjet këtyre dy anëve të Adriatikut dhe për të bërë bashkë ide të reja dhe energji të reja, për të shkuar përpara dhe për të transformuar gjithnjë e më shumë këtë miqësi shumë të lashtë, në diçka të mirë për të dy popujt tanë dhe për të dy shtetet tona.
    Dhe siç tha edhe ministri, miku im i mirë dhe jam i nderuar për miqësinë e tij, jetojmë në kohëra  mjaftueshmërisht të reja dhe me sfida që nuk i imagjinonim deri disa vite më parë.
    Dhe për këtë, është shumë e qartë për të gjithë se duhet të bashkojmë gjithçka që është e mundur të bashkohet dhe aty ku nuk ka shumë rëndësi  nëse je i madh apo nëse je i vogël, por ka rëndësi të shtosh diçka dhe kështu besoj se kjo marrëdhënie me Italinë bëhet akoma edhe më e rëndësishme, akoma edhë më strategjike, akoma edhe më e lidhur me interesat e përbashkëta të të dy vendeve, të dy kombeve tona.
    Dua të falënderoj veçanërisht edhe të gjithë skuadrën ushtarake që ka ardhur nga Italia për këtë demostrim të një bujarie të madhe, të një miqësie të madhe, të një respekti të thellë; dua të falënderoj veçanërisht kreun e palës ushtarake për mikpritjen dhe për kujtimin e bukur që do ta marr me vete për  “xhevahirin’’ këtu afër, të anijes së marinës italiane. Nuk ndodh çdo ditë që të kesh një mundësi të tillë dhe faleminderit, Guido që më tregove një tjetër muze Italian, por këtë herë në det dhe jo në tokë. Është vërtetë një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe dua  të shpresoj që ushtarakët tanë, që kreu i forcave të marinës shqiptare të jenë të gëzuar. E di që “oreksi vjen duke ngrënë’’,  por ndërkohë duhet shijuar “kjo pjatë e madhe bujarie dhe mirësie’’ nga ana e Italisë.” – u shpreh kryeministri Rama në përshëndetjen e tij.

    Top Channel

  • U raportua i gjetur trupi i 27 vjeçarit në Has, familjarët përgënjeshtrojnë lajmin

    U raportua i gjetur trupi i 27 vjeçarit në Has, familjarët përgënjeshtrojnë lajmin

    Trupi i pajetë i 27 vjeçari nga Hasi Ajet Lleshi nuk është gjendur akoma.

    Sipas burimeve për SYRI-n nga familjarë të 27-vjeçarit, konfirmohet se trupi i të riut që kishte dalë për të prerë dru zjarri mëngjesin e të dielës, nuk eshtë gjendur akoma.

    I ati Riza Lleshi që doli ta kërkonte, mbeti gjithashtu në mal, por u gjet pak para trupit të të birit, në gjendje të rëndë nga ekipet e kërkim shpëtimit.

    Ajeti kishte dalë në mal që prej mëngjesit të të dielës, por pasdite humbi çdo kontakt me familjen, tek të cilët kishte kërkuar ndihmë përmes telefonit pasi kishte humbur rrugën, teksa reshjet e dendura të dëborës, pamundësuan kthimin e tij në banesë si dhe vështirësuan kërkimet.

    Menjëherë pasi kërkoi ndihmë, familja vuri në dijeni autoritetet dhe ndërkohë xhaxhallarët, babai i 27 vjeçarit dhe banorë të zonës u nisën për ta kërkuar.

  • U raportua i gjetur trupi i 27 vjeçarit të ngrirë në Has, familjarët përgënjeshtrojnë lajmin

    U raportua i gjetur trupi i 27 vjeçarit të ngrirë në Has, familjarët përgënjeshtrojnë lajmin

    Trupi i pajetë i 27 vjeçari nga Hasi Ajet Lleshi nuk është gjendur akoma.

    Sipas burimeve për SYRI-n nga familjarë të 27-vjeçarit, konfirmohet se trupi i të riut që kishte dalë për të prerë dru zjarri mëngjesin e të dielës, nuk eshtë gjendur akoma.

    I ati Riza Lleshi që doli ta kërkonte, mbeti gjithashtu në mal, por u gjet pak para trupit të të birit, në gjendje të rëndë nga ekipet e kërkim shpëtimit.

    Ajeti kishte dalë në mal që prej mëngjesit të të dielës, por pasdite humbi çdo kontakt me familjen, tek të cilët kishte kërkuar ndihmë përmes telefonit pasi kishte humbur rrugën, teksa reshjet e dendura të dëborës, pamundësuan kthimin e tij në banesë si dhe vështirësuan kërkimet.

    Menjëherë pasi kërkoi ndihmë, familja vuri në dijeni autoritetet dhe ndërkohë xhaxhallarët, babai i 27 vjeçarit dhe banorë të zonës u nisën për ta kërkuar.

  • “Më e mira nuk ka ardhur akoma”/ Futbollisti Broja shfaqet opitimist, dhe kërkon më shumë rezultat

    “Më e mira nuk ka ardhur akoma”/ Futbollisti Broja shfaqet opitimist, dhe kërkon më shumë rezultat

    Duket se makthi ka kaluar, pasi kjo vërehet nga intervista e fundit e Brojës. Ky i fundit shfaqet mjaft optimist për të ardhmen. Më tepër pritet prej Brojës dhe nga intervista e tij mund të thuhet se premton shumë.
    “Ndihem shumë më mirë tani. Jam i lumtur që mund të futem në fushë dhe të luaj pa dhimbje. Kjo është çdo gjë që doja, të mos kisha dhimbje, të shijoj futbollin, të luaj përballë tifozëve dhe të provoj të bëj më të mirën për skuadrën. Jam 100% i sigurt që ka shumë më tepër që mund të vijë prej meje. Më e mira nuk ka ardhur akoma. Mund të bëj shumë më tepër. Do të ketë momente kur golat të vijnë, asistent, dhe do të luaj shumë më mirë, e sigurt. Siç e thashë, gjëja më e rëndësishme për mua është që u ktheva sërish, të luaj pa dhimbje dhe të lë pas çdo dëmtim që kam pasur në të kaluarën dhe të shoh përpara.
    Çfarëdo të jesh, çfarëdo lojtari, është gjithmonë e rëndësishme kur të kesh një mundësi t’i tregosh trajnerit, tifozëve, klubit dhe të gjithëve çfarë mund të bësh. Kjo është pjesë e të qenit një futbollist. Çdo herë që shkel në fushë, duhet të japësh çdo gjë, nuk ka rëndësi kush je, çfarë niveli luan, është gjithmonë për të bërë më të mirën për veten dhe klubin. Dua të futem dnë fushë dhe të jap gjithçka mundem. Siç thashë, më e mira do vijë. E di çfarë mund të bëj. E di kapacitetin tim dhe mund të shty duke filluar nga aty.
    Liverpuli dhe Arsenali ishin ndeshje të vështira, ata janë kundërshtarë të fortë dhe për këtë janë aty ku janë, por luajtëm mirë në të dyja ndeshjet dhe mund të merrnim më tepër nëse tregohem i sinqertë. Kundër Arsenalit veçanërisht, nuk besoj se bënin diçka veçanërisht. Kishim disa mundësi, veçanërisht në pjesë të dytë, që nga penalltia dhe pas saj po ashtu, ishin disa mundësi për t’i bërë keq atyre në prapavijë. Por fakti që erdhëm nga disavantazhi për të marrë 1 pikë, tregon karakterin që kemi në dhomat e zhveshjes. Dua të them, dhe para se të vijë, çdo herë që luanim kundër Evertonit, ishte një ndeshje e vështirë. E dinim gjithmonë që do të ishte një ndeshje e vështirë. Gjithmonë mundohen dhe mendoj se ka qenë gjithmonë në natyrën e Evertonit. Mund ta shikosh dhe sot po ashtu. Nuk ndalojmë. Ne vazhdojmë deri në vërshëllimën përfundimtare.
    Lamtumira e stadiumit? Do të jetë moment i veçantë sigurisht, është një moment historik për klubin, sigurisht, të jetë sezoni i fundit në “Goodison”. Duam të ngjitemi sa më lart në tabelë. Kemi akoma shtatë ndeshje të mbetura dhe e dimë se do të ndeshemi më disa skuadra të mëdha sërish, por do të japim gjithçka dhe të sigurohemi që të ngjitemi sa më lart të jetë e mundur”, u shpreh Broja për “evertontv”.

  • “Akoma nuk e dini ju?”/ ‘Çudit’ Këlliçi: Non-grata e Berishës është hequr tashmë

    “Akoma nuk e dini ju?”/ ‘Çudit’ Këlliçi: Non-grata e Berishës është hequr tashmë

    Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, është shprehur në një emision televiziv se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr, madje ai ngre pyetje i “habitur”: Akoma s’e dini ju këtë?!
    “Non grata për Sali Berishën është hequr. Akoma nuk e dini ju këtë more burrë i dheut! Akoma me “non grata”-n do merremi ne?! Ky është problemi i shqiptarëve. Kujt i intereson?
    PD sot ka marrëdhënie të shkëlqyera sot me administratën e re të Trump. Strategu kryesor i fitores së Donald Trump udhëheq fushatën tonë elektorale. Më mirë se kaq nuk mund të ishin”, ka thënë ai.
    “Strategu i Trump do drejtojë fushatën”, Këlliçi: Ja arsyeja pse erdhi te PD-ja, Shqipëria laborator i eksperimenteve të Soros
    “Ku ka lajm më të mirë se sa strategu, drejtuesi i fushatës së Trump, Chris LaCivita të vijë dhe të drejtojë fushën e PD-së, asaj që ju e quanit antiamerikane. Arkitekti i fitores së Trump, së bashku me stafin e tij të ngushtë, 3 muaj pasi ka marrë detyrën zyrtarisht administrata e re në SHBA, ai vjen dhe udhëheq fushatën e PD”.
    Kështu u shpreh u shpreh Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Tiranës, i cili u kthye nga SHBA vetëm para 4 ditës. Më tej, ai zbuloi se pse Chris LaCivita zgjodhi pikërisht Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. “Zgjedhja e parë në botë e ekipit që ka fituar zgjedhjet në SHBA është të vijë dhe të punojë për PD-në. Na zgjodhi sepse Shqipëria është laborator i të gjithë eksperimenteve të fondacionit të Sorosit.
    Lajmi i madh që presin qytetarët shqiptarë është fakti që është thënë me zë dhe me figurë në mes të Tiranës në 10 shkurt që kukullat e Sorosit nuk mund të jenë më partner të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Ai është një nga njerëzit më të afërt të Donald Trump sot. Ai është një person që ka udhëhequr fushatën elektorale të Presidentit Trump dhe sigurisht që është nder për ne që e kemi udhëheqës të fushatës sonë elektorale”, tha Këlliçi.

  • Çudit Belind Këlliçi: Non-grata e Berishës është hequr tashmë! Akoma nuk e dini ju?!

    Çudit Belind Këlliçi: Non-grata e Berishës është hequr tashmë! Akoma nuk e dini ju?!

    Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, është shprehur në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN se “non grata” e SHBA-së për Sali Berishën është hequr, madje ai ngre pyetje i “habitur”: Akoma s’e dini ju këtë?!
    “Non grata për Sali Berishën është hequr. Akoma nuk e dini ju këtë more burrë i dheut! Akoma me “non grata”-n do merremi ne?! Ky është problemi i shqiptarëve. Kujt i intereson?
    PD sot ka marrëdhënie të shkëlqyera sot me administratën e re të Trump. Strategu kryesor i fitores së Donald Trump udhëheq fushatën tonë elektorale. Më mirë se kaq nuk mund të ishin”, ka thënë ai në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin.
    “Strategu i Trump do drejtojë fushatën”, Këlliçi: Ja arsyeja pse erdhi te PD-ja, Shqipëria laborator i eksperimenteve të Soros
    “Ku ka lajm më të mirë se sa strategu, drejtuesi i fushatës së Trump, Chris LaCivita të vijë dhe të drejtojë fushën e PD-së, asaj që ju e quanit antiamerikane. Arkitekti i fitores së Trump, së bashku me stafin e tij të ngushtë, 3 muaj pasi ka marrë detyrën zyrtarisht administrata e re në SHBA, ai vjen dhe udhëheq fushatën e PD”.
    Kështu u shpreh u shpreh Belind Këlliçi, drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Tiranës, i cili u kthye nga SHBA vetëm para 4 ditës.
    Më tej, ai zbuloi se pse Chris LaCivita zgjodhi pikërisht Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. “Zgjedhja e parë në botë e ekipit që ka fituar zgjedhjet në SHBA është të vijë dhe të punojë për PD-në. Na zgjodhi sepse Shqipëria është laborator i të gjithë eksperimenteve të fondacionit të Sorosit.
    Lajmi i madh që presin qytetarët shqiptarë është fakti që është thënë me zë dhe me figurë në mes të Tiranës në 10 shkurt që kukullat e Sorosit nuk mund të jenë më partner të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    Ai është një nga njerëzit më të afërt të Donald Trump sot. Ai është një person që ka udhëhequr fushatën elektorale të Presidentit Trump dhe sigurisht që është nder për ne që e kemi udhëheqës të fushatës sonë elektorale”, tha Këlliçi.

  • “O anku doktori”, Rama ironizon Bashën: Akoma i thua Doktori, të shkluli si dhëmb qumështi

    “O anku doktori”, Rama ironizon Bashën: Akoma i thua Doktori, të shkluli si dhëmb qumështi

    Vijojnë batutat në disatancë mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës. Pas videos së këtij të fundit ku i kujtonte Ramës se edhe Sali Berisha po e sulmon, ka ardhur reagimi i kryeministrit.
    Në videon e radhës Rama me ironi shprehet se Basha akoma i thërret Doktori Sali berishës, i cili siaps tij nuk nguroi ta shkulte si dhëmballë nga PD.
    Pjesë nga dialogu mes tyre:

    Basha: O Rameee…!
    Rama: O Lul, po ku je o vlla, ku je?! Se ka dalë në modë kjo thirrja ‘O Rameeee…!’, e kush nuk më thërret, kështu që nuk ia kthej kokën, nuk ia var! Ku je më vlla?!
    Basha: Ça bëhet me Ramë?
    Rama: Ça të bëhet, i shqetësum jam, shumë i shqetësum jam, për ty, kuptohet, se për vete e di që po e ndave mendjen, përfund edhe këtë herë. Po si do bëhet, se u ngrejte lart kur u zgjove, më vure para, por ke ra. Ke ra prapë! Por të tremb, të tremb ai dreq bufi më duket. S’je ai Lul tsunami i dukurshëm, nuk je, nuk e ke atë, s’e di ça ka ndodh me ty!
    Basha: Ka dalë doktori me u anku, sepse të sulmoj unë ty. A e ndëgjove ça thotë?
    Rama: A e shef, a e shef, rri e dëgjon bufin! Ala i thuaj doktori, po ça doktori me Lul?! Të shkuli si me qenë dhëmb qumështi, pa anestezi, me qysqi, doktori, doktori! Cili doktor mo?!

  • Qytetarja ia thotë në sy Ramës: Administrata është zero, akoma s’kemi marrë certifikatën e tokës

    Qytetarja ia thotë në sy Ramës: Administrata është zero, akoma s’kemi marrë certifikatën e tokës

    Gjatë mitingut që Edi Rama mbajti këtë të dielë me shqiptarët e Athinës, një qytetare i vuri në dukje se në Shqipëri ka shumë mangësi dhe sipas saj, administrata publike është zero, ku nuk kanë marrë ende certifikatën e tokës.
    Rama i pranoi problemet, por në mënyrë qesharake kërkoi dhe një tjetër mandat, pas 12 vitesh në pushtet, që t’i rregullojë. Edhe pse qytetarja kërkonte që të replikonte sërish, Rama nuk e la më, madje as edhe një qytetare tjetër që kërkonte të fliste.
    Qytetarja: Jeni figurë shumë e shquar për momentin për shqiptarët dhe për Shqipërinë, mirëpo ka dhe mangësi akoma edhe pas kaq kohësh që jeni lider i Shqipërisë. Mangësitë që janë shumë të mëdha, për mendimin tim, në Shqipëri, administrata është zero. Akoma në këtë kohë, nuk kemi marrë akoma certifikatën e tokës. Kush më siguron që ky do jetë premtim i realizuar dhe unë mund të vij për të investuar.
    Edi Rama: E para njëherë, po të mos kishte probleme, për çfarë do vija unë këtu dhe për çfarë do të kërkoja një mandat tjetër. Sepse ka ende shumë për të bërë dhe nuk ia lemë dot në dorë bufit apo atyre shitësve të qilimave. Unë po punoj për të marrë mandatin e katërt, por po punojmë për t’ia kaluar stafetën gjeneratës së re, prandaj kemi partinë më të re dhe më të vjetër. Sot, mund të marrësh 95% të shërbimeve nga Greqia apo Australia nga e albania. Nuk ka nevojë as të vish në Shqipëri, as të takosh administratën,
    Qytetarja replikon
    Edi Rama: Prit pra prit! E vërteta duhet vënë aty ku është. Unë nuk të them dot që administrata është perfekte, por nuk është 0. S’mund ta thuash. Tani ju në Greqi jetoni, mos më thoni që këtu është çdo gjë perfekte.
    Një tjetër qytetar kërkon të flasë
    Edi Rama: Duro mo se do vij, s’të fal fare se do vij dhe aty.

  • “Administrata është zero, për një certifikatë…”/ Qytetarja debaton me Ramën në Athinë: Kush më siguron që ky do të jetë premtim i realizuar?

    “Administrata është zero, për një certifikatë…”/ Qytetarja debaton me Ramën në Athinë: Kush më siguron që ky do të jetë premtim i realizuar?

    Qytetarja: Jeni figurë shumë e shquar për momentin për shqiptarët dhe për Shqipërinë, mirëpo ka he mangësi akoma edhe pas kaq kohësh që jeni lider i Shqipërisë. Mangësitë që janë shumë të mëdha, për mendimin tim, në Shqipëri, administrata është zero. Akoma në këtë kohë, nuk kemi marrë akoma certifikatën e tokës. Kush më siguron që ky do jetë premtim i realizuar dhe unë mund të vij për të investuar.
    Rama: E para njëherë, po të mos kishte probleme, për çfarë do vija unë këtu dhe për çfarë do të kërkoja një mandat tjetër. Sepse ka ende shumë për të bërë dhe nuk ia lemë dot në dorë bufit apo atyre shitësve të qilimave. Unë po punoj për të marrë mandatin e katërt, por po punojmë për t’ia kaluar stafetën gjeneratës së re, prandaj kemi partinë më të re dhe më të vjetër. Sot, mund të marrësh 95% të shërbimeve nga Greqia apo Australia nga e albania. Nuk ka nevojë as të vish në Shqipëri, as të takosh administratën,
    Qytetarja replikon
    Rama: Prit pra prit! E vërteta duhet vënë aty ku është. Unë nuk të them dot që administrata është perfekte, por nuk është 0. S’mund ta thuash. Tani ju në Greqi jetoni, mos më thoni që këtu është çdo gjë perfekte.
    Një tjetër qytetar kërkon të flasë
    Rama: Duro mo se do vij, s’të fal fare se do vij dhe aty

    Top Channel

  • “Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri”, Rama: Vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale

    “Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri”, Rama: Vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale

    Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër, tha se Airbnb nuk ka ende kapacitet konkurrues për hoteleritë në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, ashtu sikurse me hoteleritë, vitin që vjen do të sjellin një zgjidhje që synon edhe Airbnb.
    “Akoma nuk jemi në fazën që të kemi kapacitet konkurrues për Airbnb, nuk është akoma faza që Airbnb kërcënojnë hoteleritë. E dyta, e kemi lënë që njerëzit të mund të fitojnë ca lekë. Të mos fillojmë historira me inspektorë e kontrolle deri nëpër shtëpia dhe ndërkohë këtë vit fillojmë fazën e re, në radhë të parë me hotelet se e dini shumë mirë se nuk i deklaroni të gjitha siç duhet të gjitha ato që fitoni. Në deklarimin e shtretërve, hotelet nuk e thonë të vërtetën. Ajo që do të bëjmë këtë vit që të fillojmë, ne kemi TVSH më të ulët në Evropë dhe rajon, 6 përqind për hotelet, dhe e kemi bërë qëllimisht për t’u dhënë mundësinë hoteleve. Për të fituar keni fituar, për të formalizuar akoma jemi larg. Këtë vit, duke filluar nga maji, është një program që sipas dëshirës kush nuk do asnjë kontroll apo problem, dhimbje koke me historira kontrollesh tatimore, duhet të bjerë dakord që të bëjë një marrëveshje me tatimet edhe të paguajë 65 përqind nga maji-shtator. Vitin e ardhshëm po punojmë për një solucion dixhital që do të përfshirë edhe Airbnb, Italia, Spanja ka pasur problem të madh, edhe Kroacia.”, u shpreh Rama.