Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother VIP Albania Fan Club. Mirëpo, vetë ai ka zgjedhur të sqarojë situatën gjatë një telefonate live në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u vendos përballë pyetjes së drejtpërdrejtë.
Në vend të një po-je të prerë, Joz Marku dha një përgjigje që vetëm sa shtoi më shumë kuriozitetin rreth rolit të tij në Fan Club:
“Urime dhe suksese për kolegen. Edhe jam edhe s’jam. Akoma nuk kam firmos ndonjë kontratë, më mirë pyetni Franceskën,”- tha ai, duke iu referuar Franceska Muratit, e cila tashmë është konfirmuar si opinioniste e programit.
Deklarata e tij la të nënkuptohet se bisedimet mund të jenë në zhvillim, por asgjë nuk është finalizuar zyrtarisht. Ndërkohë, fansat në rrjetet sociale kanë nisur të spekulojnë se formati mund të sjellë këtë vit një panel më të fortë dhe më dinamik, duke kombinuar opinionistë me eksperienca dhe karaktere të ndryshme.
Me nisjen e BBVA që po afron me shpejtësi, publiku mbetet në ankth për të mësuar se kush do të plotësojë panelin e opinionistëve në Fan Club. Ndërsa Franceska është tashmë e konfirmuar, statusi i Joz Markut mbetet pezull duke e bërë akoma më intriguese pritjen e njoftimeve zyrtare nga produksioni.
Tag: akoma
-

A do të jetë Joz Marku opinionist në BBVA Fan Club? Reagimi i tij live ngre pikëpyetje
-

Rasti i dy ekstremistëve në Orosh, Gurra: Brenda unazës së Tiranës ka xhami problematike
Gjatë diskutimit në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN për rastin e Oroshit, ku u arrestuan Julian Cumraku dhe Erzen Uka, pasi kërcënuan forcat e RENEA-s se do të qëllonin me armë, imami Ylli Gurra ngriti alarmin se ka disa xhami në vendin tonë, që janë kthyer në filiza të ekstremistëve.
Sipas Gurrës një ndër këto xhami problematike ndodhet brenda Unazës së Tiranës dhe ai akuzoi Komunitetin Mysliman se nuk bëri mjaftueshëm për të rikthyer rendin brenda këtij objekti kulti, duke emëruar nja hoxhë apo imam.
“Duhet të bëhet një ndarje e pjesës që quhet besim, pra besimi në vetëve islam në rastin konkret dhe besimtarëve myslimanë, me pjesën të cilët janë manipuluar, vazhdojnë të manipulohen dhe keqpërdoren. Marr parasysh ata që përfunduan në Siri të keqpërdorur dhe manipuluar, të cilët bëhen pjesë e kësaj ideologjie, në dallim nga qindra-mijëra myslimanë të Shqipërisë. Ajo që të krijon shumë pikëpyetje është keqpërdorimi i xhamisë në Kryeviz. Që për fatin e keq edhe pse sot jemi në 2025 kemi akoma disa objekte kulti për të cilat duhet të ishte ndërhyrë me pakta para 10 viteve, Janë në Shqipëri, tashmë janë dhjetëra jo aq shumë sa ishin në vitet 2014-2015. Disa dhjetëra xhami që kanë qenë filizat apo problematika e kësaj linje, apo fryme ideologjie ekstreme që përfundoi me vajtjen e 140 qytetarëve shqiptarë në Siri. Akoma ka për fatin e keq. Nuk po iki as më larg as më shumë, është brenda unazës në Tiranë, brenda unazës së kryeqyteti të Shqipërisë, një. Për të mos thënë pastaj në Pogradec, apo ja dhe rasti konkret në Pukë, apo në Kryeviz, meqenëse u bë publike dhe u vutë në dijeni se në cilën zonë janë. Janë pra tashmë të reduktuara në dhjetëra por janë. Po, po janë në Tiranë. Prapë të jem i vërtet, duke marrë edhe fajet që i takojnë rrogëtarëve të Komunitetit, se kështu do ta them, askush nuk është aty për hir të Zotit, në sensin sa human po dhe fetar: ‘Përse akoma nuk janë bërë ndërkohë që në Tiranë ka qenë unaza që ju përmenda dhe Mëzezi’”, tha imami Ylli Gurra. -

Dashuri është ta lësh këtë botë më të mirë nga sa e gjete, poezi nga Diti Balliu
Poezi nga Diti Balliu
Dashuri është t’i falësh një buzëqeshje një të panjohuri,po shumë më tepër t’i buzëqeshësh vetes çdo ditë,Dashuri është të jesh i përpiktë,po shumë më tepër të falësh atë që të bëri keq,ama herën tjetër t’i kesh sytë 14- të,Dashuri është të thuash të lutem, faleminderit,t’i lirosh vendin një të moshuari,por shumë më tepër kur vendos të punosh me veten,Dashuri është kur di të radhitësh butësinë ankesat e tua,por akoma më shumë është zotësi kur merrni përgjegjësitë e vendimeve tuaja deri në fund,Dashuri është të hapësh krahët e të pushtoshpor shumë më tepër kur e bën atë me shpirt,Dashuri është kur e ve veten në lëvizje,Dashuri është kur bën diçka për dikë,por më shumë akoma kur s’ta ka kërkuar,Dashuri është t’i japësh të gjitha,edhe kur shpëton jetën e një milingone,Dashuri është kur jep jetën për ëndrrat e tua edhe kur gjithë të tjerët të kanë shitur,por edhe më tepër kur nderon veten,Dashuri është kur mirëkupton në vend që të gjykosh,kur kujdesesh për gjithë ç’njeh,por më shumë akoma kur nuk i njeh,Dashuri është kur e fal veten,kur i mbyll sytë e mëson të ëndërrosh sërish,por më shumë akoma kur gjuhëne ngjyen thellë në tru para se të flasësh,Dashuri është të shkruash,ta pranosh tjetrin me diversitetin e tij,Dashuri është të hollosh verën tënde me ujëkur ajo është e domosdoshme,Dashuri është ta lësh këtë botë më të mirë nga sa e gjete,O mik Dashuri është të lesh ndezur ate dritëzën që ngelet pas,e veshur me mirësi në vendin e shpirtit,kur ti të kesh ikur.
ObserverKult
Lexo edhe:
DY POEZI NGA ARIF MOLLIQI: DIKUSH KA FRIKË NGA DASHURIA…
Nga Arif Molliqi
NË MOTELIN BREG RRUGE
në moshën që ka sotai përpiqet të gjej ilaçin të mos turpërohejmbase e ka njohur një prostitutëqë s’kishte dy-tri ditëmund me qenë edhe një javëe kishin sjellë në motelin breg rrugenë botën e kësaj aventuree kishin thirr politikanin plakt’i rikthej ëndrrat, dashurinë e lënë pengmbase nuk kishte mundësitë hyj në një ëndërr tjetër
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Rikthehet pas 16 vitesh në festival, Mira Konçi zbulon ëndrrën e saj
Në skenën e “Këngës Magjike” në Tv Klan, artistja e njohur shqiptare Mira Konçi rikthehet pas 16 vitesh në festival, ajo zbulon se është një dëshirë që e ruan ende. Skena mbetet forma e Mirës për të depërtuar te publiku dhe për të shprehur gjithë të pathënat e saj.
Biseda mes saj dhe Ardit Gjebreas:
Ardit Gjebrea: Shiko, një recital i munguar, edhe pse e di që e ke premtuar një të tillë, ke ndërmend ta realizosh këtë premtim?
Mira Konçi: E kam ndërmend, e kam dashur që… tani në fakt, sepse bëhen 35 vite nga koncerti që kam dhënë në ’90, nga recitali i parë që kam dhënë, do të doja shumë një recital me orkestër të madhe, me këngë nga më të bukurat. Ëndërr e kam!
Ardit Gjebrea: Urojmë të realizohet! Kujtojmë titullin e këngës “E pathëna fjalë” në “Kënga Magjike”, kënga fituese e jotja. Cila është fjala e pathënë akoma e jotja?
Mira Konçi: Thjesht që dua akoma të jap, dua akoma të më njohin njerëzit më shumë në skenë sepse kur jam në skenë njohin më shumë për Mirën sesa kur jam në jetën e përditshme.
Mbetet te shihet nese Mira do te beje endrren e saj realitet, recitalin e shumedeshiruar. -

“Nuk ka nevojë për fjalë, flasin veprat!” Videoja emocionuese nga Turqia, rezulton me sukses terapia për Nexhmiun
Terapia me qeliza staminale dhe fizioterapia robotike e ofruar nga Medicana Hospital po jep rezultat për Nexhmiun. Misioni që nisi nga studioja e “Ka Një Mesazh Për Ty” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, sjell një tjetër lajm të bukur me përmirësimin e gjendjes së tij.
Në një video të ndarë në rrjetet sociale nga Ardit Gjebrea, është momenti i vizitës së radhës së Nexhmiut me njërin prej mjekëve të spitalit në Turqi. Nexhmiu thotë se trajtimi i specializuar ka bërë që t’i lehtësohet gjendja e këmbëve.
Mjeku: Prej kur ke ardhur, a ke ndonjë farë diference?
Nexhmi: Kam, këmbët i kam pasur të lehta.
Mjeku: Ne jemi akoma më mirë, edhe spazmat që ke pasur janë çliruar.
Mjeku i shpjegon se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre javëve duke përforcuar shpresat se e ardhmja e Nexhmiut do të jetë edhe më e mirë.
Mjeku: Kur erdhe herën e parë, këto këmbët ishin të ngjitura. Tani janë hapur dhe do të jesh akoma më mirë. Në një periudhë shumë të mirë po sheh përmirësim, akoma më mirë do të bëhesh.Në videon e shpërndarë, Gjebrea shkruan se ky rrugëtim është veç fillimi, ndërsa falënderon të gjithë ata që po kontribuojnë financiarisht për Nexhmiun.
“Nuk ka nevojë për fjalë, flasin veprat! Por ky është veç fillimi i një rruge të gjatë dhe të përjetshme. Nexhmi – jemi me ty! Jemi mirënjohës për të gjithë ju që kontribuoni në GoFund për Nexhmi Hamzallarin!” -

Kategoria e Parë, renditja/ Laci bën hap të gabuar kundër Besës, Lushnja fiton, Kukësi drejt Kategorisë së Dytë
Në ditën e sotme janë zhvilluar katër takime në Kategorinë e Parë. Korabi ka arritur të fitojë ndaj Kukësit duke thelluar akoma më shumë krizën e verilindorëve. Kukësi gjendet me pikë në vendin e fundit dhe me këtë ritëm, duket i rënë në Kategorinë e Dytë. Nga krahu tjetër Lushnja ka fituar ndaj Ilirisë 1-0.
Një fitore e madhe e djemëve të Bicajt që mundin Ilirinë, duke e hequr akoma më shumë nga dy vendet e para. Besa ka ndalur Lacin në barazimin 0-0, me kurbinasit që nuk përfituan dot nga gabimi i Pogradecit për t’u shkëputur në vendin e dytë. Kastrioti fitoi ndaj Luftëtarit 3-1, për të dalë nga zona e ftohtë e klasifikimit. /Sport Ekspres/
Besa-Laci 0-0Kastrioti-Luftëtari 3-1Korabi-Kukësi 1-0Lushnja-Iliria 1-0 -

“Nuk kemi parë gjë akoma, po hanë kokat e njëri-tjetrit”, Çollaku shpërthen: Rama i dorëzuar përballë Ballukut
Nuk kemi parë gjë akoma, po hanë kokat e njëri-tjetrit. Vetë e tha.
Me datë 01/10/2021, në orën 10 e 54 në mesazhet e Ballukut me drejtorin e saj të rrugëve, Eris Beriberi, kur po bëhej gati të shpallte fituesin e tunelit të Llogarasë, ajo i shkruan:” prit t’i çoj fjalën atij kurvës që kërcënon me sms..” dhe më tej në orën 16:06 të asaj dite Berberi me sms lajmëron..”tuneli u nxor sapo..” Sepse për të marrë leje finalizimi për dakordësimin e fituesit të një investimi të kësaj përmase, natyrisht njoftimet për dritë jeshile, bëhen lart, jo poshtë u shpreh Basir Çollaku.
Skandalet shokuese të pushtetit, abuzimet, korrupsioni, vjedhjet, lidhjet e forta me krimin e organizuar vendas e të huaj, pastrimi i parave, tenderimet e dedikuara pa garë dhe me shumë shkelje, e të tjera paudhësi të jashtëligjshme, janë në nxitim se kush të kapë lajmin e parë keqbërës në Shqipëri.
Toruhumbur Edi Rama kur po njihej me letërzezën raport-progres të radhës nga Brukseli, në krah të kreut të delegacionit të BE, Silvio Gonzato, mbylli gojën dhe konferencën, në pyetjen për hetimin e zëvendës së tij. Kazani socialist ka marrë flakë dhe fikja nuk ka afat. Balluku ngjan se nuk është aq e bindur sa Veliaj ndaj të gjatit, të cilit ajo sipas përgjimeve në dosje, i kishte vënë emër kofidencial, pallosh. Por ka më tepër.
Pirro Vengu ish-drejtor i Portit të Durrësit, nën varësinë e Belinda Ballukut dhe Petrit Malaj ish-drejtor AKBN, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, po në të njëjtën varësi të zëvëndëskryeministres, ishin thuajse zgjedhje të promovuara prej saj te “palloshi i gjatë” duke sjellë poste të cilat i mbajnë nga “Rama 3” ku u emëruan gjatë mandatit e vazhdojnë po aty në “Rama 4” bashkë me ish-shefen ende shefe, ndonëse zërat brenda korridoreve të pushtetit thonë se u është kërkuar të hapin krahun. Refuzimi duket se justifikon dhe orët e mesnatës së mbledhjeve të qeverisë, e cila mbyllet e hapet me rraskapitje pa vendime. Ndërkohë Balluku dhe pesë vartës të saj janë të pandehur.
Hetimet natyrisht do të zgjaten te kryeministri, sepse nënshkrimet e lejimet e tij, përgjimet e bisedave rreth tij, janë nëpër shkresa e fashikuj, të atyre qindramilionëve favorizuese e përfituese. Nëse emrat do të kishin qenë anonim, Struktura e Posaçme do të kishte njoftuar me kohë akuzën organizatë kriminale për të pandehurit. Por të presim. Ka kohë, ka dhe prova të tjera.
Një mal me çështje mund të nxjerrin shumë male me fakte, jo si ata të ministre botox Diellës, e cila pjell me sms të Ramës, e nuk merr as leje lindjeje. Transferta me shumë shifra janë nëpër parajsa fiskale. Llogari në Zvicër, Qipro, USA e vende të tjera, kanë rënë në dijeni të autoriteteve ku gjenden strehët e dollarëve të emigruar të korrupsionit të të pandehurve të njohur e të munguar.
Disa nga dosjet përvëluese Rama-Balluku. Sigurisht Narcodosja, me lëndë amerikane e evropiane, duke mos harruar sky-enchro, është edhe furnizuese me të dhëna për hetimet e nisura. Aty po shpërtheu puseta, nuk ka kallash ta ndalojë.
Inceneratorët Tiranë-Elbasan-Fier, ku disa të pandehur mbyllin dënimet e të tjerë ende hetimet. Firma e Edi Ramës për t’i dhënë bonus kompanisë fantazmë, shurdh-qorron prokurorët
Porti i Durrësit
Unaza e re e Tiranës
Bazat detarë në Sarandë e Shëngjin dhënë për ndërtime privatëve
Tuneli i Llogarasë
Aeroporti i Vlorës
Tigrat e energjisë në Vlorë,
Rruga e Arbërit,
Koncensioni Thumanë-Kashar
Tenderat për energjinë
Tenderat sekretë të periudhës së Covidit dhe më pas
Tenderat AKSHI ku janë familjarë të Ramës të përmendur
Eco Parku sërish familjarë të KM të përmendur
Bechetti, një dosje 150 milionë euroshe e “harruar” nga SPAK
Licencat për parqet voltaike
Investimet strategjike e risorte, ku përfitues janë grupet kriminale të trafikut të drogës. Përplasjet janë të forta. Grupet janë acaruar. Qeveria është një shesh ku të pandehurit po vrasin njëri-tjetrin. Autori i “Kurbanit” po përjeton refrenin e tij, duke na bindur se nuk kemi parë gjë akoma, dhe “hëngshin kokat e njëri-tjetrit..” Zoti është i madh, USA gjithashtu…! -

Ndalimi i pyetjeve për krerët e drejtësisë/ Jorida Tabaku: Po e ktheni parlamentin në bunker
Seanca parlamentare është përfshirë nga tensione të forta, ku deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka lëshuar akuza të rënda ndaj mazhorancës, duke pretenduar se po i mohohet e drejta për debat dhe po i kufizohet hapësira opozitare. Në një fjalim të ashpër nga foltorja, ajo akuzoi drejtuesit e seancës se po e kthejnë Kuvendin e Shqipërisë “në një bunker”.
Deputetja argumentoi se Parlamenti nuk është një “kuti postare” ku pyetjet thjesht dorëzohen me shkrim, por një “sallë debati”. Ajo shprehu frustrimin për pamundësinë për t’u drejtuar pyetje drejtpërdrejt drejtuesve të institucioneve të rëndësishme, si Prokurorit të Përgjithshëm apo Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke theksuar se rregullorja ia lejon këtë të drejtë në seancë plenare.
Më tej, ajo kritikoi një manual procedure të miratuar nga mazhoranca, duke e lidhur atë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe duke theksuar se ai nuk është votuar nga opozita, ndaj dhe nuk duhet të ishte në fuqi. “Është bërë dy muaj që ka filluar parlamenti, s’kam dalë dot akoma në atë foltore. Akoma nuk ka folur asnjë deputet i opozitës në foltore,” deklaroi Tabaku, duke e konsideruar këtë si një përpjekje sistematike për të cunguar hapësirat e opozitës.
Duke iu drejtuar z. Peleshi, deputetja bëri një apel të drejtpërdrejtë: “Mos e ktheni në bunker parlamentin e Shqipërisë. Na lejoni kohën tonë si opozitë të flasim, s’ka vdekur njeri nga fjala.” Ajo këmbënguli që drejtuesit e institucioneve duhet të lejohen t’u përgjigjen pyetjeve të opozitës dhe qytetarëve në një debat publik, duke shtuar se opozitës po i hiqet çdo ditë nga një përgjegjësi, duke nisur nga komisionet hetimore e deri te koha për debat.
Fjalimit të deputetes opozitare iu përgjigj shkurtimisht drejtuesi i seancës. Duke iu referuar ankesës për kohën e kufizuar, ai deklaroi se nga 24 orët e ditës, vetëm 7.5 orë janë hequr nga dispozicioni i deputetëve, duke lënë të kuptohet se pjesa tjetër e kohës ishte e disponueshme për debat.
Ky shkëmbim reflekton klimën e tensionuar politike në Kuvend, ku opozita denoncon vazhdimisht përpjekjet për ta heshtur, ndërsa mazhoranca mbron menaxhimin e procedurave parlamentare.
Tabaku: Unë drejtoj komisionin e të drejtave të njeriut dhe të medias. Kam pyetje për prokurorin e përgjithshëm për hartën e re. Kam pyetje për kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re. Nuk jam në komisionin e ligjeve, do t’i bëj këtu në seancë. Ma lejon rregullorja. Parlamenti nuk është kuti postare. Këtu nuk është kuti postare që hajde bëj një pyetje dhe merre përgjigjen po me shkrim. Parlamenti është sallë debati. Manualin që ju citoni, të miratuar me votat e atyre të cilët ndryshuat edhe kodin elektoral, që morët zgjedhjet e 2021-shit, mos na e cito fare këtu në sallën e parlamentit. Ai manual nuk duhej të ishte akoma në fuqi në momentin kur ai nuk është votuar nga opozita. Pjesë-pjesë zoti Peleshi po i hiqni opozitës gjithmonë e më shumë nga një hapësirë. Është bërë dy muaj që ka filluar parlamenti, s’kam dalë dot akoma në atë foltore. Akoma nuk ka folur asnjë deputet i opozitës në foltore. Lejoni që të vazhdojë debati, lejoni që drejtuesit e institucioneve që nuk kanë nevojë fare për mbrojtjen tënde, fare fare, ja dalin zot vetë atje. E bëmë 2023-shin diskutimin, e bëmë 2024-ën, t’i përgjigjen pyetjeve. Drejtësia është e pavarur deri kur ju prek juve? Se po ju preku ju atëherë nuk është e pavarur. Në këtë parlament ne kemi diskutuar heqje mandatesh ministrash, do diskutojmë heqje mandatesh të tjerë ministrash me shpresë të Zotit po nuk i mbrojtët deri në ditë të fundit sa më shpejt. Po është e patolerueshme që deputetëve të opozitës çdo ditë t’i hiqet një përgjegjësi. Hoqët komisionet hetimore, hiqni kohën e debatit, votoni rezolutat pa pasur diskutim. Nuk lejoni mocionin me debat, nuk lejoni interpelancat, nuk lejoni absolutisht asgjë. Për çfarë do bëjmë këtu në parlament? Për çfarë kemi marrë votat për të ardhur këtu në parlament? Për të na lexuar sekretaria pyetjet tona? Kjo nuk është çështje teknike, kjo është çështje politike. Kjo është edhe çështje e hapësirës së opozitës. Kështu që unë besoj që do e gjeni edhe në memorien tuaj diskutimet e viteve të kaluara për të parë që drejtuesve të institucioneve të pavarura s’i ka ndodhur asgjë. Biles ka bërë akoma dhe më mirë debati në këtë sallë parlamenti. Zoti Peleshi, po ju thërras si kryetar i parlamentit. Mos e ktheni në bunker parlamentin e Shqipërisë. Na lejoni kohën tonë si opozitë të flasim, s’ka vdekur njeri nga fjala, nuk është vrarë njeri nga fjala. Lejoni drejtuesit e institucioneve që t’i përgjigjen pyetjeve të opozitës, të qytetarëve dhe të ketë një debat publik për ato që kanë ndodhur gjatë vitit të shkuar, po akoma më e rëndësishme për ato që ndodhin këtë vit. Faleminderit.
-

“Sfidë e vështirë”/ Emri i tij përflitet si kandidat i opozitës për Tiranën, Hasimja: Nuk më është komunikuar asgjë
Politologu Ermal Hasimja ka deklaruar se është informuar në mënyrë informale se emri i tij po diskutohet si kandidat potencial i opozitës për zgjedhjet ne 9 nëntorit për Bashkinë e Tiranës.
Hasimja në një prononcim, tha se ai nuk ka kërkuar personalisht që emri i tij të përfshihet në listë. Po ashtu ai tha se kishte propozuar 5-6 kandidatë të tjerë.
“E dija në mënyre informale që është diskutuar për emrin, por nuk është se kam kërkuar unë që të më futet emri në lista. Përkundrazi, kur më kanë pyetur, kam dhënë emrat 5-6 kandidatëve të tjerë, pasi nuk kam qenë i përgatitur. Unë sot duhet të isha nisur në Francë, pasi nuk e dija që do të përflitesha si kandidatit. Gjithsesi janë edhe emra të tjerë në lista”, tha Hasimja.
Ndërsa më tej, Hasimja tha nuk është ftuar akoma dhe se akoma nuk është informuar zyrtarisht.
“Nuk jam ftuar akoma. Kam përshtypjen se është një proces konsultimi brenda Partisë Demokratike dhe asaj të Mundësisë, se janë të dyja të përfshira. Për aq kohë sa nuk më është thënë asnjë gjë zyrtarisht dhe unë nuk kam dhënë ndonjë përgjigjen time”.
Më tej Hasimja tha se në momentin që do t’i komunikohet zyrtarisht sfida zyrtare, do të negociojë me drejtuesit e opozitës për kushtet. Po ashtu ai tha se shanset që opozita ka për të fituar zgjedhjet është që të dalë me një kandidat që merr vota edhe nga elektorati gri.
“Më thënë të drejtën nuk jam brenda politikes, por e njoh mirë si fushë. Për shkak të formimit tim që jam politolog dhe ndjekës i asaj se çfarë ndodh në Shqipëri. Prandaj duhet parë nëse do të kemi ndonjë gjë konkrete, pasi nuk kam qenë i përgatitur për këtë gjë.
Në qoftë se më propozohet kjo lloj sfide, e cila është një sfidë e vështirë, atëherë bashkë me propozimin duhet të jetë edhe pjesa e angazhimit që mbështet këtë lloj propozimit. Se propozimi nuk është pyetja a pranon apo jo të jesh kandidat? Propozimi është që a pranon që të jesh kandidatë në këto kushte të caktuara dhe me këtë angazhim të caktuar.
Unë e kam përpara mendimin tim si politolog, se situata politike pas zgjedhjes së fundit, është që nëse opozita do rezultat, duhet që opozita është e bashkuar dhe të ketë një kandidat që të marrë jo vetëm votat e opozitës, por edhe të elektoratit gri. Ky ka qenë qëndrimi im para se emri im të futej në këtë diskutim”, tha Hasimja.
