Tag: akërni

  • Pyjet në Akërni dhe Poro 24 orë në flakë/ Njerëzit me sytë nga qielli, satelitët e Ramës dhe helikopterët e Vengut kanë humbur

    Pyjet në Akërni dhe Poro 24 orë në flakë/ Njerëzit me sytë nga qielli, satelitët e Ramës dhe helikopterët e Vengut kanë humbur

    Pyjet me pishë në Akërni dhe Poro kanë mbi 24 orë që po digjen. Dhe askush spo ndërhyn vërtetë për të fikur flakët. 2 mjete të Zjarrfikëses së Vlorës nuk kanë aspak fuqi të luftojnë me flakët. Ministri dje njoftoi se po merreshin masat, veç këmbësorisë ishin dhe 4 helikopterë në dispozicion por asnjë helikopter nuk është parë në zonë. Pra gënjeu.

    Në njoftimin e shpërndarë për media, me dorën e tyre na shkruajtën se helikopterët (forcat ajrore) janë aty për monitorim. Monitorim do të thotë të shikojnë, kontrollojmë, evidentojnë…por jo ndërhyjnë. Kush do e fik zjarrin? Apo presim shiun? Ndoshta po, se shyqyr që ishte shiu i ditëve të fundit se akoma shumë zona të Shqipërisë do të ishin akoma nën pushtetin e zjarrit.

    Ndërkohë që Akërni dhe Poro në zonën e Vlorës, zjarri ka që prej ditës së djeshme që po djeg të vetmen hapësirë të gjelbër që qyteti bregdatar ka.

    Dhe çfarë është ulëritëse, është se ndërsa mbrëmë pyjet po digjeshin, sipas një burimi mediatik, të gjithë drejtuesit e mëdhenj vendor ishin mbledhur në një ditëlindje, po hanin, pinin e kërcenin nën shoqërinë e këngëtarëve të famshëm shqiptar. Ndërsa Vlora po digjej.

    Ndërkohë që edhe sot pas festës akoma nuk është marrë asnjë masë e zjarri vazhdon të përpijë pyllin.

    Sot mbi flakë fluturoi 2 herë një helikopter por pa asnjë efekt.

    Vlorës po i digjen pyjet- e askush s’po merr asnjë masë serjoze.

    Ky është krim, dhe për këtë krim, fajtor nuk është ai që ndezi zjarrin, janë ata që s’po bëjmë asgjë për ta shuar. Është kaq e thjeshtë ta kuptosh se pse digjen e nga kush po digjen pyjet në zonat e jugut te vendit.

    Njerëzit kanë mbetur me sytë nga qielli që të shikojnë pak shi. Se satelitët e Ramës dhe helikopterët e Vengut e kanë braktisur këtë vend.

  • Vatra e zjarrit në Akërni të Vlorës ende aktive

    Vatra e zjarrit në Akërni të Vlorës ende aktive

    Zjarri i rënë në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit në fshatin Akërni të Vlorës vijon ende aktiv edhe këtë mëngjes.
    Që prej orës 05:00, forcat zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura janë rikthyer në terren për të luftuar flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
    Një ditë më parë, situata u përshkallëzua në nivel kritik, pasi erërat e forta favorizuan përhapjen e zjarrit në zona të gjera, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen vetëm me mjete tokësore.
    Edhe terreni i vështirë i zonës ka penguar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke e rënduar situatën.
    Për herë të parë në këtë vatër u angazhua edhe ndërhyrja ajrore. Në vendngjarje mbërritën katër helikopterë, dy të Forcave të Armatosura shqiptare dhe dy të tjerë të dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët asistuan në përpjekjet për shuarjen e flakëve nga ajri.
    Autoritetet janë ende në terren dhe theksojnë se mbajtja nën kontroll e zjarrit është prioritet, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme mbetet i lartë për shkak të sipërfaqes së madhe të pyllit dhe kushteve atmosferike.

  • Vlorë/ Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Akërni, ndërhyrje nga ajri dhe toka

    Vlorë/ Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Akërni, ndërhyrje nga ajri dhe toka

    Zjarri i rënë në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit në fshatin Akërni të Vlorës vijon ende aktiv edhe këtë mëngjes. Që prej orës 05:00, forcat zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura janë rikthyer në terren për të luftuar flakët, të cilat kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
    Një ditë më parë, situata u përshkallëzua në nivel kritik, pasi erërat e forta favorizuan përhapjen e zjarrit në zona të gjera, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen vetëm me mjete tokësore. Edhe terreni i vështirë i zonës ka penguar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke e rënduar situatën.
    Për herë të parë në këtë vatër u angazhua edhe ndërhyrja ajrore. Në vendngjarje mbërritën katër helikopterë, dy të Forcave të Armatosura shqiptare dhe dy të tjerë të dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët asistuan në përpjekjet për shuarjen e flakëve nga ajri.
    Autoritetet janë ende në terren dhe theksojnë se mbajtja nën kontroll e zjarrit është prioritet.