Pasi ndihmoi Zvicrën të kualifikohet në Botërorin e ardhshëm, mbrojtësi i Inter, Manuel Akanji, e ka kthyer vëmendjen të derbi me Milan, një nga ndeshjet më të pritura të sezonit: “Jam i emocionuar për derbin, mezi pres ta luaj”.
“Sinqerisht, nuk kemi folur shumë për të deri tani. Isha plotësisht i përqendruar te kombëtarja. Tani le të shijojmë kualifikimin për Kupën e Botës dhe pastaj mezi pres të dal në fushë në derbin e parë të Milanos”, shtoi Akanji.
“Nuk kam shënuar ende, shpresoj të ndodhë së shpejti. Puna ime është të parandaloj golat, por është gjithmonë mirë të ndihmoj ekipin me ndonjë gol dhe do të ishte mirë nëse do të ndodhte këtë fundjavë”, deklaroi zvicerani.
Më tej, Akanji tha: “Shpresoj të qëndroj te Inter për vitet e ardhshme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë sezonit, pastaj unë dhe klubi do të vendosim ose klubi do të vendosë”.
“Gjithçka varet nga ajo që do të ndodhë gjatë sezonit, por tani për tani jam shumë i lumtur atje te Inter. Chivu është i ri, por më pëlqen shumë mënyra se si i afrohet ekipit, si komunikon me lojtarët, stafin e kështu me radhë. Unë jam Shumë i lumtur me të”, tha Akanji.
“Chivu është i ri, mund të përmirësohet, por si lojtar ka pasur një karrierë të shkëlqyer, ka mësuar nga trajnerët e tij dhe do ta shohim. Tani të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Nuk e mohoj që objektivi kryesor është titulli kampion”, tha Akanji.
Tag: akanji
-

Akanji: Mezi pres të luaj derbin e parë me Inter, titulli kampion mbetet objetivi kryesor
-

Akanji ka ide të e qarta: Jemi në krye dhe duam të qëndrojmë aty. E ardhmja? Sot për sot…
13 Nëntor 2025
13:39
Alfred Lleshi
Manuel Akanji, i ardhur tek Interi pak para mbylljes së merkatos verore, është bërë menjëherë një nga përforcimet më të rëndësishme të ekipit zikaltër. Aktualisht me Zvicrën për ndeshjet kualifikuese ndaj Suedisë dhe Kosovës, ai foli për lamtumirën nga Manchester City dhe planet e së ardhmes: “Organizova një darkë lamtumire, ishte shumë bukur. Nuk kam pasur ende rast ta përshëndes stafin, por kush e di çfarë do ndodhë verën e ardhshme. Në këtë moment, do të doja të qëndroja tek Interi”.
Akanji është huazuar me të drejtë blerjeje 15 milionë euro, që bëhet detyrim në rast fitoreje të titullit dhe me 50% të ndeshjeve të luajtura. Klubi zikaltër tashmë po punon për ta blerë përfundimisht dhe për t’i ofruar kontratë deri më 2029.
Ai u përshtat shpejt me sistemin e Chivu, duke pranuar se “pjesa më e vështirë ishte përshtatja e fëmijëve”, por shtoi: “Skuadra më ka pritur ngrohtë. Jemi në krye dhe duam të mbetemi aty”. Për tifozët, tha: “Atmosfera në ‘San Siro’ është e jashtëzakonshme, por edhe ‘muri i verdhë’ i Dortmundit ishte i pabesueshëm”. Ai foli edhe për mikun e tij Sommer: “Jetojmë afër, kalojmë shumë kohë bashkë. Është i lumtur tek Interi”.
-

“Jam në formë, kam mentalitetin e duhur”, Akanji: Interi do luftojë për trofe, e ardhmja…
Manuel Akanji, mbrojtësi i Interit prekur tema të ndryshme, në një intervistë të dhënë së fundmi. Ai u ndal te fitorja “in extremis” ndaj Veronas dhe tek, e ardhmja.
“Triumfi 1-2 ndaj Veronas- Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja. Ishte një ndeshje e vështirë, por besuam deri në fund dhe morëm tri pikë shumë të rëndësishme. Po e shijoj shumë kohën time te Interi.Dal në fushë me mentalitetin e duhur dhe ndihem në formë të shkëlqyer. Kam marrëdhënie të mira me stafin dhe me shokët e ekipit.
E ardhmja? Do ta shohim në fund të sezonit, por shpresoj shumë të qëndroj, ndihem vërtet mirë këtu”- tha Akanji.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Inter i bindur nga forma dhe aftësitë e Akanji, klubi bën gati lëvizjen për të blerë kartonin e lojtarit
7 Tetor 2025
10:24
Telesport
Manuel Akanji i është bashkuar Inter në huazim me opsion blerjeje në orët e fundit të afatit kalimtar të merkatos së verës nga Manchester City, pas shitjes së Pavard te Marseille.
Në vetëm dy muaj, mbrojtësi zviceran është përshtatur në mënyrë të përkryer me mbrojtjen zikaltër, si teknikisht ashtu edhe në aspektin e shpirtit të ekipit.
Ky nënshkrim ka fituar mbështetjen e trajnerit Christrian Chivu, klubit dhe tifozëve, aq sa zikaltërit që tani po punojnë për të aktivizuar opsionin e blerjes së lojtarit. Edhe vetë lojtari është dakord me këtë lëvizje.
Bëhet fjalë për një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro. Akanji, 30 vjeç, pritet të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2029 me Inter, me një pagë prej 4.5 milionë eurosh. -

Akanji: Fanella ime e parë zikaltër ishte e Vierit, kam pasur kontakte edhe dikur me Interin
2 Tetor 2025
14:49
Alfred Lleshi
Manuel Akanji, mbrojtësi i ri zikaltër, i ardhur nga Manchester City, u rrëfeu për “Inter TV”. Ai u rrit në Wiesendangen, ku filloi të luante futboll rreth moshës 6 vjeç, duke ndjekur pasionin e babait të tij. Zvicerani kujton me nostalgji trofeun e parë profesional me Basel, ku fitoi kampionatin dhe Kupën e Zvicrës kundër Sionit, duke qenë pranë familjes.
Akanji ka tre fëmijë: 5, 3 dhe 1 vjeç: “Djali i madh e pëlqen futbollin, por nuk shohim shumë ndeshje për shkak të orarit të gjumit”.
Mbrojtësi rikujton edhe ndeshjen e tij në “San Siro” me Borussia Dortmundin dhe entuziazmin për të luajtur me Interin: “E para fanellë zikaltër që kam veshur ishte e Vierit. Edhe pse nuk isha tifoz i Interit, gjithmonë e kam ndjekur, sepse është një nga klubet më të suksesshëm në Itali. Kemi pasur kontakte edhe më parë, tani jam shumë i lumtur këtu”.
Akanji synon të fitojë më shumë trofe, të luajë kudo që klubi ka nevojë dhe të përmirësohet si lojtar e person: “Këto janë gjërat më të rëndësishme për mua”.
-

Akanji i sinqertë: Ajo pritje e Sommer ishte përcaktuese, na dha fitoren ndaj Ajax
18 Shtator 2025
12:45
Alfred Lleshi
Pas fitores 2-0 ndaj Ajax-it në Amsterdam, Manuel Akanji foli për kanalet e UEFA-s: “Jemi shumë të lumtur për këtë fillim. E mbajtëm portën të paprekur dhe shënuam dy gola nga goditjet standarde. Jemi stërvitur te këndoret, shoh me kënaqësi që goditjet standarte po japin rezultat. Përmes tyre mund t’i fitojmë ndeshjet”.
Mbrojtësi zikaltër vlerësoi pritjen vendimtare të Sommer ndaj Mika Godts: “Nëse ai top do të hynte në rrjetë rezultati do të ishte 1-0, ndeshja do të bëhej shumë më e vështirë. Yann na ndihmoi shumë dhe jam i lumtur për të. Ishte shumë e rëndësishme që nuk pësuam gol, sepse kjo iu jep besim sulmuesve për të bërë punën e tyre”. -

Akanji prezantohet tek Interi: Gjithmonë e kam admiruar Thiago Silvën, nuk marr vendime të pamenduara
12 Shtator 2025
8:50
Alfred Lleshi
Manuel Akanji u prezantua dje tek Interi dhe dha intervistën e parë për DAZN, ku ndau emocionet e tij: “Është dita ime e parë. Takova shokët e skuadrës, trajnerin, me të cilin kisha folur vetëm në telefon. Të gjithë duken entuziastë, ashtu si unë. Mezi po pres ta luaj ndeshjen e parë”.
Duke përshkruar veten si lojtar, tha: “Jam mbrojtës fizik, i fortë dhe i shpejtë, por edhe shumë i qetë me topin. Mendoj se nuk marr vendime të pamenduara. Nuk jam agresiv pa arsye, mundohem t’i ndihmoj maksimalisht shokët e mi nga prapavija”.
Për idhujt e tij, Akanji zbuloi: “Si fëmijë më pëlqente Raul i Real Madridit, si qendërmbrojtës kam admiruar gjithmonë Thiago Silva. Karriera e tij ka qenë e jashtëzakonshme, ka qenë një nga të preferuarit e mi”. -

Akanji: Fanella ime e parë e futbollit ishte e Vierit, edhe i dashuri i motrës është tifoz i Interit…
3 Shtator 2025
15:20
Alfred Lleshi
Manuel Akanji, nga grumbullimi i kombëtares zvicerane, ka folur për transferimin e tij tek Interi dhe periudhën e fundit të merkatos: “Ishte e vështirë për agjentin tim, sepse kishte opsione të tjera, por unë i kisha idetë e qarta: doja të luaja në nivelet më të larta europiane dhe me Interin e arrij këtë. E para fanellë që mbaja ishte e Christian Vierit, kur luante tek Interi. Plus, i fejuari i motrës sime është tifoz i madh i Interit. Kam lidhje të ndryshme me këtë skuadër”.
Për largimin nga City: “Guardiola nuk besonte më tek unë? Ishim 6 mbrojtës qendrorë. Ai e tha hapur se askush nuk do ta kishte vendin të sigurt dhe kështu ndodhi. Nuk ishte situatë ideale, por e dija konkurrencën”.
Për sfidën ndaj Kosovës: “Duhet të jemi të fortë dhe të gatshëm nga minuta e parë. Luajtja e dy ndeshjeve në shtëpi na jep shansin për të marrë 6 pikë”. Për minutazhin e reduktuar: “Kam kaluar situata të ngjashme edhe më parë, nuk jam i shqetësuar”. -

Akanji është gjeni në matematikë, aftësitë e jashtëzakonshme të mbrojtësit të ri të Interit
3 Shtator 2025
7:52
Alfred Lleshi
Manuel Akanji, afrimi më i fundit i Interit nga Manchester City, është jo vetëm një mbrojtës i fortë dhe fitues, por edhe “gjeni i matematikës”. Ai merr vendin e Benjamin Pavard te zikaltërit dhe sjell me vete përvojë e trofe të shumtë. Talenti i tij me numrat u zbulua në një emision zviceran, ku iu bënë pyetje të menjëhershme me shumëzime mes numrave 11 dhe 99.
Manuel Akanji. 😳pic.twitter.com/TTmpsdsdoj
— City Report (@cityreport_) August 31, 2022Akanji u përgjigj saktë në më pak se një sekondë. I njëjti eksperiment u përsërit më vonë në Angli nga “Sky Sports”, ku ai zgjidhi menjëherë shumëzime të vështira si 23×42, 93×60 apo 77×26. “Që fëmijë kisha pasion për numrat, fitoja gjithmonë garat e llogaritjes në shkollë”, – tregoi ai.
Man City’s Manuel Akanji is a maths genius 🤓🔢 pic.twitter.com/9VRkuMSaqb
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) October 8, 2022Në karrierë, Akanji ka fituar 12 trofe, përfshirë Champions League dhe tripletën historike me Manchester City më 2023. Interi merr kështu një mbrojtës të nivelit të lartë, i cili bashkon inteligjencën në fushë me aftësi të jashtëzakonshme edhe jashtë saj.
-

Inter merkato/ Vjen Akanji, por largohet Pavard, çfarë përfitojnë zikaltrit nga kjo lëvizje?
Beppe Marotta e kishte konisderuar të mbyllur merkaton e Interit, teksa foli pak para nisjes së sfidës Inter-Udinese. I pyetur nga gazetarët nëse do të afrohej ndonjë mbrojtës, presidenti zikaltër u përgjigj se për momentin është e vështirë të gjesh mbrojtës më kualitativë se sa ata që janë në dispozicion të teknikut Chivu këtë sezon. Megjithatë në ndryshim me fjalët e presidentit Marotta zikaltrit kanë afruar në orët e fundit të merkatos mbrojtësin zviceran Manuel Akanji nga skuadra e City, duke larguar për tek Olympique Marseille, Benjamin Pavard.
Një lëvizje e papritur kjo, pavarësisht se Akanji ishte pranë zikaltërve edhe 3 sezone më parë, në kohë kur Inzaghi ishte ai që e kërkoi nga Borussia Dortmund. Akanji vjen nga City për 5 mln euro në huazim, me detyrimin e blerjes së kartonit për 15 mln euro, me klauzolën e fitimit të skudetos nga Inter. Ai ishte pak ditë më parë pranë kalimit tek rivalët e qyteti Milan, me drejtorin Igli Tare që deklaroi se klubi kuqezi do të pëlqente afrimijn e një mbrojtësi me kualitet e tepër eksperiencë si Akanji, megjithatë zvicerani refuzoi ofertën e “Djallit”pasi kërkon të marrë pjesë në Champions. Vjen Akanji por largohet Pavard. Mbrojtësi francez nuk ka bindur sezonin e fundit drejtuesit e Interit. Dëmtimet dhe koha e gjatë larg fushave kanë shtyrë Marotën e Ausilion të pranojnë ofertën e Marsejës së De Zerbit.Megjithatë kritikat kryesore të analistëve të futbollit ishte fakti se mbrojta e Interit duhet rinovuar sa i takon moshës mesatare, ndërkohë që Akanji është 30 vjeç, e Pavard që largohet është 29. Ndaj në këtë plan nuk ka asnjë progres, ndërsa lidhur me cilësinë, do të jetë vetëm fusha e blertë që do të provojë nëse lëvizja “last minute” e drejtueseve të Interit do të jetë e goditur apo jo.