Nga Julia Vrapi
“Shqipëria në periudhën bizantine” mblodhi në Tiranë përfaqësues nga bota akademike, një konferencë shkencore, që u zhvillua përgjatë dy ditëve me synimin për të hedhur dritë mbi një ndër periudhat më të rëndësishme, por më pak të studiuara të historisë sonë. Konferenca mblodhi bashkë në Tiranë mbi 40 përfaqësues nga bota akademike brenda dhe jashtë vendit, historianë dhe profesorë të njohur me kumtesat e tyre hodhën dritë mbi këtë periudhë, ndër më pak të studiuarat dhe theksuan rolin e trojeve shqiptare si një urë lidhëse mes Lindjes e Perëndimit, por gjatë saj u prezantuan dhe kodikë bizantinë dhe pasbizantinë të ruajtur në fondet arkivore. Ceremonia e hapjes u moderua nga prof. dr. Paskal Milo, i cili në fjalën e tij ndër të tjera u shpreh se Shqipëria ka qenë dhe mbetet një qendër e kulturës identitare kombëtare, rajonale dhe europiane. Ndërsa akad. Skënder Gjinushi kryetar i ASH, i cili e vlerësoi konferencën ndër të tjera tha se trashëgimia bizantine në Shqipëri nga monumentet, ikonat, kodikët, deri te tradita muzikore dëshmon një vazhdimësi të fortë qytetërimi.
“Kjo konferencë për nga natyra është një qasje shumëdimensionale shkencore ku ndërthuren disiplina të ndryshme si: historia, arkeologjia, arti, arkitektura, paleografia dhe epigrafia, kultura shpirtërore dhe jurisprudenca bizantine. Në këtë mjedis shkencor multidisiplinar studiues nga më të mirët, vendës dhe të huaj, do të bëjnë përpjekje që të rindërtojnë tablonë e përgjithshme të botës shqiptare në universin bizantin përmes analizave, prurjeve e përfundimeve origjinale dhe qasjeve të reja metodologjike”, u shpreh ai. Konferenca u përshëndet edhe nga Imzot Joani, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë dhe dr. Antonio Riggio, president i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine.
Konferenca mblodhi përfaqësues nga bota akademike për një ndër periudhat më të rëndësishme, ku punimet shkencore të prezantuara trajtuan tema që nga roli strategjik i Durrësit, përhapja e hershme e Krishtërimit, zhvillimi i peshkopatave, tradita e pasur e shkrimit të kodikëve në Berat, etj. Sipas ASH, seanca e parë, “Shqipëria ndërmjet Bizantit dhe Perëndimit”, u drejtua nga dr. Peter Schreiner (Universiteti i Këlnit, Gjermani) dhe akad. Pëllumb Xhufi (ASH). Në kumtesën e tij historiani Pëllumb Xhufi foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë bizantine në shekujt VI-XI. Në këtë seancë të parë vijon njoftimi nga ASH folën dhe prof. emeritus Taxiarchis Kolias, prof. dr. Ardian Muhaj, prof. dr. Ermal Baze, prof. dr. Ilira Caushi, dr. Peter Schreiner, etj. Veprimtaria shkencore më 5 dhe 6 dhjetor u organizua nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë; Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës; Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine.
Ekspozita “Kodikët bizantinë dhe pasbizantinë të Shqipërisë”
Konferenca e parë ndërkombëtare “Shqipëria në periudhën bizantine” solli dhe ekspozitën “Kodikët bizantinë dhe pasbizantinë të Shqipërisë” në Arkivin Qendror Shtetëror. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi ekspozitën e veçantë, duke shpalosur dorëshkrime të çmuara të trashëgimisë sonë dokumentare. Kodikë bizantinë dhe pasbizantinë të ruajtur në fondet arkivore; Dorëshkrime unike që dëshmojnë tradita liturgjike, artistike dhe intelektuale ndër shekuj; Miniatura, shkrime të lashta dhe teknika ikonografike, që pasqyrojnë mjeshtërinë e skriptoriumeve të hershme ishin pjesë e kësaj ekspozite. Të pranishëm në hapje të ekspozitës ishin dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Arkivave Endrit Musaj, zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Arkivave Marinela Ndria, studiuesi Agamemnonas Tselikas, njohësi i gjuhëve të rralla, moderuesi dhe kuratori i ekspozitës Sokol Çunga, si edhe bizantinologë dhe studentë.
Tag: akademike
-

“Shqipëria në periudhën bizantine” mbledh përfaqësues nga bota akademike për një ndër periudhat më të rëndësishme…
-

Letër e Hapur për Akademinë e Shkencave: Thirrje për Transparencë, Meritokraci dhe Reformë Institucionale
Nga Romeo Gurakuqi
Letër e hapur për Anëtarët e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
(Për dijeni kjo letër u është dërguar, krahas të gjithë akademikëve: Kryeministrit, zotit Edi Rama, Kryetares së Parlamentit, zonjës Elisa Spiropali, Komisionit të Edukimit, Shkencës dhe Medias në Parlament)Të nderuar anëtarë të Akademisë së Shkencave,
Me anë të kësaj letre të hapur, ju drejtohem me respekt të gjithë atyre që karrierën e kanë ndërtuar mbi punë dhe arritje të spikatura, me bindjen se nuk mund të pranoni që Akademia e Shkencave të vendoset në një krizë të thellë legjitimiteti dhe në një kontroll klientelist, që i nënshtron studiuesit dhe punën e tyre formave të stërholluara të mbikëqyrjes, të cilat bien ndesh me parimet dhe etikën akademike në një vend demokratik, që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Njerëzit që kanë vendosur ta vijojnë jetën me dinjitet dhe punë nuk mund të pranojnë vazhdimësinë e një kulture të tillë autoritare, të padenjë për një institucion shkencor të një shoqërie demokratike. Unë mendoj se askush nuk mund të qëndrojë mospërfillës ndaj mekanizmave të fshehtë drejtuese, të përdorur pa skrupuj nga një individ me pushtet të fabrikuar politikisht, i cili ka zëvendësuar meritokracinë dhe arritjet shkencore me besnikëri personale, që, si rregull, shoqërohet nga mediokriteti akademik. Kjo makineri arbitrare e ushtrimit dhunues të pushtetit të dhuruar në ASHSH kundër dijes së lirë, furnizohet nga personazhe me të kaluar të kompromentuar nga pikëpamja studimore, të cilët përzgjidhen përmes një procesi të inskenuar kinse zgjedhor. Kushdo që ndërhyn kundër këtyre skemave rekrutuese tejet fyese dhe teatrale përballet me një dhunë të tejskajshme dhe përjashtimin nga bashkësia e studiuesve, këshillat, ekipet rishkruese, mbështetja e veprimtarive kërkimore, veprimtaritë shkencore. Ndërkaq, besnikët që japin prova përkushtimi ndaj “udhëheqësit” përfitojnë, përmes grupit të strukturuar klientelist, mundësi përfshirjeje në të gjitha projektet që kontrollon ASHSH-ja, (shih: Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, shkurt 2025), botime jashtë çfarëdo kriteri e standardi dhe mundësi për të përfituar nga fondet e buxhetit të shtetit dhe paratë e taksapaguesve, të kaluara vetëm në një filtër, me auditim në konflikt interesi nepotik.
Kryetari aktual dikton praktikisht çdo aspekt të veprimtarisë së Akademisë. Ai përcakton përbërjen e bordeve, emëron drejtorët e instituteve e këshillat shkencorë, zgjedh stafin administrativ dhe edhe trupat “kontrolluese” kinse të pavarura pa asnjë konkurim publik, ndërhyn në çdo shkresë zyrtare madje deri në detaje të tilla si shpërndarja e mëditjeve të shërbimeve, ndalimi ose ofrimi i granteve të detyrueshme kërkimore vjetore për studiuesit. Me fjalë të tjera, asnjë vendim, qoftë edhe rutinor, nuk merret jashtë vullnetit të tij. Që të mund të aspirosh për një vend në akademi duhet jo thjesht ta kontaktosh kryetarin, por duhet të jesh bjerraditës i spikatur, të plotësosh disa kushte politiko-operativo-zonale, kulturore, krahinore, të besnikërisë dhe të kotësisë dhe të sigurisë së përgjumjes afatgjatë, të bindesh, të përkulesh, të rrëfehesh, të jargavitesh, që vendi vetvetiu të të hapet. E gjitha kjo është pjesë e “misionit” që unë mendoj se ka: të përmbyllë procesin e asgjësimit të kujtesës së fundit që ky vend kishte në trurin dhe ndërgjegjën e vet mbi të Kaluarën, Tradicionin, Etërit e Vërtetë të Dijes, krijimin e kufizave të poshtme kronologjike e përmbajtësore, përtej të cilave nuk shkohet dot më. Ndodhemi në një fazë përmbyllëse me dëm tanimë nacional, të një jetë të vrazhdë, ndërtuar mbi zgjuarsinë natyrale, paskrupulltësinë në asgjësimin e pozivitetit minoritar në shoqërinë shqiptare, me metodat që nuk kanë të bëjnë me jetën serioze të një administrate, por që gjenden ndër filmat me personazhe kryesore, të fortët e kodeve dekapituese.
Letra ime ka të bëjë me procesin e fundit zgjedhor në ASHSH, një teatër radhësh, përcaktimesh dhe përjashtimesh me regji kontrolluese: ajo që ndodhi në asamblete e 4 dhe 14 korrikut ishte përmbyllja e një procedure të deformuar, që prej nisjes së rremë të datës 1 prill 2025. Që në javët e para pas shpalljes së procesit zgjedhor për anëtarësimin në ASHSH, u bë e qartë se po ndodhte një shmangie sistematike nga standardet e ligjshmërisë, në kundërshtim me parimet kushtetuese të barazisë para ligjit dhe konkurrencës së ndershme. U shkelën hapur dispozitat e ligjit për “parandalimin e konfliktit të interesit” dhe u cënua rëndë parimi i “mundësive të barabarta mes kandidatëve”, në njërin segment të konkurrimit. Kandidati me ‘pushtet’, u lejua të mbante edhe më tej, njëkohësisht, funksionet e drejtorit, anëtarit të Bordit të Drejtorëve dhe kryetarit të Këshillit Shkencor, struktura këto ku përgatitej dhe miratohej çdo rekomandim institucional, si dhe dërgoheshin shkresat që lidhnin çdo kandidaturë. Në këtë mënyrë u favorizua dukshëm që në nisje një kandidat i vetëm, me ndërhyrjen e strukturave drejtuese të Akademisë, në kundërshtim me çdo normë etike dhe ligjore: nuk u respektuan kriteret ligjore dhe statutore të pranimit të kandidatëve; kandidati i preferuar haptas nga Kryetari, për të cilin u siguruan votat vendimtare në paradhomën e tij, nuk i plotësonte as kushtet minimale të parashikuara për këtë pozicion të lartë. Më konkretisht: dokumentacioni i paraqitur nga kandidati i favorizuar nga Kryetari, përmbante mungesa serioze (thirrja për konkurim kjartazi kërkon monografitë kërkimore pas marrjes së titullit ‘Profesor’) dhe mosdeklarime të viteve: boshllëqe kronologjike në CV, keqinterpretim të përvojës së punës, paraqitje të përsëritura të të njëjtave punime si tituj të ndryshëm dhe artikuj të njëjtë të paraqitur disa herë si kontribute të veçanta; grumbullim i të njëjtëve artikuj dhe kumtesa si një libër i veçantë, i ekspozuar në mënyrë të pavërtetë si monografi; pa ndonjë kontribut të veçantë në shkencën kombëtare të historisë. Në Komisione, vlerësimi i kandidatëve u barazua pavarësisht kontributeve tërësisht të dallueshme në historishkrim, veprimtari akademike, universitare, editoriale dhe ne media. Disa kritere u anashkaluan krejtësisht, ndërsa të tjera u aplikuan me standarde të dyfishta në Këshillin Shkencor, në Komisionin e Historisë dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore e Juridike. Vetëm dy monografi kërkimore gjatë të gjithë karrierës, nga viti 1986 deri në vitin 2025 në këtë institucion, në bazë të ligjit, arsyes, dhe ndershmërisë, janë krejtësisht të pamjaftueshme për marrjen e titullit akademik. Prej 6 vitesh asnjë monografi per shqyrtim dhe aprovim, ndërkohë që ligja e detyronte prej muajsh dorëzimin e projektit te kontraktuar. Kështu, në vend të llogaridhënies së munguar në prag të pensionimit, kandidati promovohet për akademik. Katapultime të tilla ndodhin vetëm në ASHSH. Këto elemente minojnë rëndë besimin publik në procesin e përzgjedhjes akademike dhe komprometojnë integritetin institucional të Akademisë së Shkencave.
Gjendur para këtij trendi shkeljesh, që në krye, iu drejtova zyrtarisht Kryetarit të Akademisë me shkresa të protokolluara, duke kërkuar ndalimin e kësaj shmangieje flagrante nga përcaktimet e ligjit dhe rishikimin e menjëhershëm të procesit, në përputhje me të drejtën e përllogaritjes së indikatorëve të përformancës dhe me parimet e një shoqërie demokratike dhe jete akademike të përgjegjshme. Po ashtu, kërkova diskualifikimin e kandidatit që nuk plotësonte në mënyrë të qartë kriteret. Ligji ndalon një kandidat të vijojë garën kur nuk plotëson qoftë edhe një kriter të vetëm, ndërkohë që drejtuesit e dy bordeve verifikuese aprovuan me këmbëngulje, pa bazë ligjore, kandidaturën, duke shpërdoruar besimin publik mbi postin dhe detyrën e ngarkuar. Po ashtu, të gjitha kërkesat e mia zyrtare u injoruan dhe, në mënyrë informale, u trajtuan si pengesë ndaj objektivave klienteliste të Kryetarit dhe si “zhurmë” e një njeriu të papërshtatshëm, sipas tij, për “qetësinë” dhe “unitetin” e Akademisë. Kulmi u arrit me refuzimin e kërkesës sime për një prezantim të hapur në Akademi, një rast unik mohimi prej Mohësve të konkurrencës së lirë dhe të ndershme brenda institucionit tonë.
Mbledhja e 4 korrikut 2025, ku u shqyrtuan kandidaturat për anëtarësim në Akademinë e Shkencave, u shoqërua me shkelje të hapura të parimeve ligjore dhe statutore që rregullojnë këtë proces. U morën vendime në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga ligji dhe statuti, dhe kandidati rival u barazua në kontribute, ndonëse nuk paraqiti asnjë vepër fizike dhe nuk përformoi asnjë shpjegim metodologjik të punës individuale. Në këtë fazë u lejua kalimi në votim i kandidaturës së sajuar, ndërkohë që nuk do të duhej lejuar, pasi nuk përmbushte një sërë kriteresh themelore të përcaktuara nga ligji dhe statuti. Pavarësisht mungesës së kushteve formale dhe profesionale, ai jo vetëm që nuk u skualifikua, por u avancua në fazën finale të procesit, në kundërshtim me standardet e integritetit dhe meritokracisë me vota te sjellame korrier. Edhe më shqetësuese ishte pranimi i gjashtë fletëve të votimit të dorëzuara nga shoferi, një praktikë në kundërshtim me çdo normë të votimit të fshehtë dhe personal, në një rast të ndërtuar enkas proceduralisht për vlerësim të drejtpërdrejtë në sallë, si indikator referencial për Asamblenë. Ky veprim, i toleruar dhe i heshtur nga drejtuesi i mbledhjes, shkaktoi indinjatë dhe reagime. Për fat të keq, deri më tani, nuk është dhënë asnjë shpjegim zyrtar për këtë shkelje të rëndë nga procedurat dhe parimet e rregullta të funksionimit institucional.
Ndër të gjitha shmangiet që e kanë njollosur këtë proces, më e rënda mbetet ndërhyrja e drejtpërdrejtë dhe e paprecedentë e Kryetarit të Akademisë në një garë që duhej të ishte shembull i integritetit të një procesi në përputhje me ligjin dhe i panjollosur nga veprime joligjore e arbitrare që bien ndesh me dinjitetin e detyrës institucionale dhe fushës akademike. Akti i thirrjes në zyrë të akademikëve para votimit përbën ndikim mbi ndërgjegjen dhe votën e lirë të anëtarëve, duke shkelur etikën akademike dhe parimet e demokracisë institucionale (Kryetari Gjinushi e pranoi thirrjen e tyre në takimin zyrtar të datës 11 korrik, por e justifikoi si thirrje për t’ua kujtuar se duhet të vinin në votim!!!!). Nuk mund të tolerohet që Kryetari të jetë njëkohësisht mbikëqyrës i procesit dhe promovues i një kandidature të vetme. Këto ndërhyrje ngrenë dyshime serioze për ekzistencën e një “makinerie trysnie” që ka kërkuar të realizojë një rezultat të paracaktuar. Kjo është shenjë e qartë e një klime autoritare, e papranueshme në ambientin akademik. Liria e mendimit, pavarësia e votës dhe autonomia e gjykimit janë themelet e një komuniteti shkencor. Kur ato zëvendësohen nga frika, servilizmi dhe diktati i një individi, Akademia shndërrohet në një strukturë që prodhon konformizëm dhe asgjëson mendimin kritik.
Më 14 korrik 2025 u zhvillua procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Asamblesë së Akademisë së Shkencave, i cili u shoqërua me parregullsi serioze. Deri më sot nuk është dorëzuar procesverbal i rregullt, as një listë e aprovuar pjesëmarrësisht sipas statusit, nuk është komunikuar një vendim final publikisht dhe as mua si palë e interesuar. E megjithatë, dihet se në sallë morën pjesë 31 anëtarë, ndërsa 17 fletë votimi u grumbulluan paraprakisht nga Kryetari i Akademisë, përmes shoferit të administratës, nga anëtarët që mungonin, dhe u depozituan dy javë para në paradhomën e tij. E pabesueshme, por e vërtetë! Pas votimit në sallë, këto fletë u futën brutalisht në kuti, u përzien për të humbur gjurmët dhe u numëruan bashkë me të tjerat, duke dhënë një total prej 48 votash.
Sipas ligjit nr. 53/2019, neni 6(2), dhe Statutit të Akademisë, neni 7(11), një kandidat që garon drejtpërdrejt duhet të marrë 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të Asamblesë, duke përjashtuar vetëm ata me status “Emeritus”. Numri i përllogaritur ishte 49 (duke pasur parasysh se një akademi, që nuk u paraqit në proces, detyrimisht, në bazë të ligjit, përllogaritet në nxjerrjen e kuorumit), pra pragu ligjor ishte 33 vota. Sipas rezultatit të shpallur jozyrtarisht, kandidati i preferuar krahinarisht prej Kryetarit, mori 32 vota. Në proces pati gjithashtu 3 abstenime dhe një mungesë, kështu që asnjë kandidat nuk arriti kuorumin ligjor prej 33 votash (66,6% e 49 anëtarëve). Megjithatë, Komisioni Zgjedhor, nën presionin e drejtpërdrejtë të Kryetarit, shpalli fitues kandidatin preferencial nga fshati i përfshirë në zonën operative kontrolluese të pushtetit akademik, duke interpretuar se 2/3 duhej të llogariteshin mbi 45 vota të vlefshme dhe duke ulur pragun në 30 vota. Ky interpretim bie ndesh me tekstin e qartë të ligjit dhe të statutit, si dhe me praktikën e mëparshme të Akademisë, pasi përdor një dispozitë që lidhet me zgjedhjen e Kryesisë, ndërkohë që për anëtarësinë ligji ka parashikuar një nen tjetër. (ky fakt nxori në dukje edhe një element tjetër deformimi të së drejtës: ndryshimet e kryera në vitin 2024 në ligjin mbi ASHSH, kanë përfshirë një artificë kurth, për t’u përdorur sipas rasteve, çfarë përbën një gabim racional në procesin e ligjbërjes në Parlament). Pyetja që ngrejmë është: çfarë e shtërngoi Komisionin dhe kryetaren e tij, zonjën Hoda, të kryente këtë shkelje flagrante të ligjit shtetëror?
Çudia më e madhe qëndron në faktin se, gjatë ballafaqimit të 16 korrikut 2025 me z. Gjinushi, në prani të akademikëve Vasil Tole, Gëzim Hoxha dhe Anila Hoda, Kryetari pranoi hapur se dinte ndarjen e votave “me korrier” ndërmjet kandidatëve. Ai deklaroi se 17 votat e ardhura nga paradhoma e tij kishin qenë të gjitha kundër meje — një dijeni ligjërisht e palejuar në një votim të fshehtë. Si është e mundur një gjë e tillë?! I bie kështu që në paradhomë është kryer një proces paraprak i fiksimit te rezultatit, pavarësisht se si do të votonin akademikët në Asamble. Deri më sot, nuk më është vënë në dispozicion procesverbali i plotë, lista e votuesve, ndarja e saktë e votave, videoja e mbledhjes. Në proces nuk u lejova të hyja në sallë, edhe pse e kërkova; nuk pati vëzhgues të pavarur dhe as prezencë të kandidatëve gjatë numërimit, duke cenuar në këtë mënyrë rëndë standardin e një gare të barabartë, të drejtë dhe të ndershme. Video e mbledhjes së Asamblesë është fshirë nga faqja zyrtare e ASHSH!!!! Pra, është dëmtuar një provë ligjore publike, për çdo hetim të mundshëm nga organet ligjzbatuese, të cilat kanë detyrimin të hetojnë njëlloj si në çdo manipulim tjetër zgjedhor.
Në dritën e këtyre fakteve, rezultati i votimit të 14 korrikut është arritur në shkelje flagrante të ligjit, është tërësisht i kontestueshëm dhe cënon besimin institucional. Në vend që të shënonte kurorëzimin e një gare të drejtë, kjo mbledhje vulosi një proces të deformuar dhe i dha epilog të padrejtë një serie shkeljesh pararëndese. Ky rezultat lë një njollë të pashlyeshme në reputacionin e Akademisë, duke treguar se vendimmarrja kolegjiale u anashkalua nga interesa personale. Pas këtij veprimi të dirigjuar, besoj, në kundërshtim me vullnetin e anëtarëve, Akademia e Shkencave gjendet në një krizë të thellë legjitimiteti, ku meritokracia është rrëzuar nga ndikimi i një ose disa individëve me pushtet financiar okult dhe klientelist. Situata e përshkruar përbën cënim të integritetit institucional dhe autonomisë akademike, si dhe dëshmi të kapjes klienteliste dhe njëkulturore të institucionit. Ajo shkel gjithashtu parimin e ndarjes së funksioneve publike. Kur kriteret meritokratike zëvendësohen nga votime të orkestruara nga një individ me fuqi politike dhe financiare të sipërmarrë, përzgjedhja nuk mbështetet më mbi produktin shkencor, kontributin ndërkombëtar apo etikën profesionale, por mbi besnikëri ndaj figurës udhëheqëse, përkatësi subjektive dhe lidhje klienteliste. Kjo gjendje përfaqëson komprometim të procesit të përzgjedhjes akademike. Ajo dëshmon për një kulturë përjashtuese dhe diskriminuese në drejtimin e institucionit, në kundërshtim me misionin gjithëkombëtar që duhet të ketë një akademi e shkencave.
Me anë të kësaj letre, dua t’ju njoftoj se procesi është dërguar për rishqyrtim institucional mbi bazën e legjislacionit kushtetues të Republikës së Shqipërisë dhe do të ndiqet deri në fund, si në institucionet e brendshme ashtu edhe në ato ndërkombëtare, deri në marrjen e një vendimmarrjeje të pavarur. Në respekt të ligjit dhe statutit, kërkoj prej jush të angazhoheni për (1) anulimin e këtij procesi dhe ribërjen e tij nga e para, mbi bazën e respektimit strikt të kritereve të përcaktuara nga ligjvënësi, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit shqiptar. Kjo letër është një ftesë për të gjithë kolegët që të reflektojnë mbi situatën e krijuar dhe të kontribuojnë (2) për një proces transparent, të ndershëm dhe të denjë për një institucion shkencor si Akademia jonë. Askush nuk duhet të lejojë që në qendrën e shkencës shqiptare të ndodhin shfaqje të tilla, të papranueshme madje edhe në qendrat më periferike të votimit në vend. Po ashtu ju ftoj ju që (3) të beheni nismëtarë të një Reformë të thellë ligjore dhe institucionale të Akademisë së Shkencave, me qëllim garantimin e autonomisë së saj nga ndikimi politik dhe kapje të tilla personale nga njerez të tillë që merren me gjëpogjëra; (4) krijimin e një Platforme të Pavarur të Vlerësimit Shkencor, që të shërbejë si filtër për anëtarësime të ardhshme, duke zbatuar standardet ndërkombëtare të meritokracisë; (5) të kryeni procesin e Çlirimit të Instituteve Albanologjike nga sundimi i një individi, barazimin në trajtimin financiar të punonjësve shkencorë dhe ndihmës me pagat e Akademisë së Shkencave, dhënien e fondeve të mjaftueshme për kërkimin shkencor, respektimin e VKM së datës 28 dhjetor 2023 në të gjitha pikat e parashikuara nga legjislatori; (6) përfaqësim të barabartë krahinor në trupën akademike, në përputhje me misionin kombëtar të Akademisë së Shkencave dhe me frymën e Kushtetutës së Shqipërisë.
Unë jam shtetas i Shqipërisë; dua të vijoj të jetoj dhe të punoj në këtë vend me ndershmëri dhe dinjitet, siç kanë bërë prindërit e mi. Unë nuk do të pranoj që, në vendin e të parëve të mi, dikujt t’i shkojë ndër mend të më cënojë në mënyrë të përsëritur të drejtat e mia legjitime — pavarësisht se kush mund të jetë ai: një “pronar” i qendrës së dijes, ‘pronarë’ vilash të patrashëgueme, një Investitorë Strategjik i kamufluar, CEO në Hije i disa kompanive minerare dhe ushqimore, shefi i shefave të universiteteve private, që shkëmbejnë favore, ndërtojnë skema fiktive të pagave të mësimdhënësve dhe anëtarëve të bordeve dhe komisioneve, akademike dhe universitare. Të drejtën do ta kërkoj deri në fund, në respekt të dinjitetit tim, të emrit të familjes sime dhe qenies Qytetar i një republike të europianizueme.
Prandaj, me besim te shteti i së drejtës dhe me respekt për dinjitetin e profesionit, ju ftoj për të mbrojtur lirinë akademike, meritokracinë dhe të drejtën e çdo studiuesi për një proces të ndershëm.
Tiranë, Shkodër -

Rama prezanton Ministren e re të Shëndetësisë: Ka spikatur si akademike, si mjeke dhe si drejtuese
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Sala ka spikatur si akademike si mjeke dhe si drejtuese në shumë spitale apo institute në botë. Më tej Rama theksoi se figura e ministres së re është shumë e vlerësuar dhe me një karrierë prej 30 vitesh.
“Jam krenar dhe shpresëplotë për të ardhmen e shërbimit tonë shëndetësor. Sot duhet t’ju prezantoj me shefen e re të shërbimit të shendestësisë, Evis Sala. Ka spikatur si akademike, si mjeke dhe si drejtuese”, tha Rama -

Lufta në Gaza, universitetet botërore ndërpresin bashkëpunimin me akademinë izraelite
Një numër gjithnjë e më i madh universitetesh dhe institucionesh akademike në botë po ndërpresin lidhjet me akademinë izraelite, mes akuzave se ajo është e përfshirë në politikat e qeverisë izraelite ndaj palestinezëve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, mbi 63 mijë persona janë vrarë deri tani, shumica civilë, ndërsa OKB-ja paralajmëron se territoret ndodhen përballë një urie të shkaktuar nga njeriu.
Universitete në Brazil, Norvegji, Belgjikë, Spanjë e Irlandë kanë anuluar marrëveshje bashkëpunimi me institucione izraelite, ndërsa Universiteti i Amsterdamit ka ndërprerë programin e shkëmbimeve me Universitetin Hebraik të Jeruzalemit. Edhe Shoqata Evropiane e Antropologëve Socialë ka njoftuar se nuk do të bashkëpunojë më me akademinë izraelite, duke ftuar anëtarët e saj të bëjnë të njëjtën gjë.
Megjithatë, shumë universitete në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani nuk i janë bashkuar bojkotit, duke argumentuar se kjo cënon lirinë akademike. Ndërkohë, presioni mbi Izraelin po shtohet. Komisioni Evropian ka propozuar kufizime në pjesëmarrjen e vendit në programin e kërkimeve “Horizon Europe”, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se një bllokim i fondeve dhe bashkëpunimeve mund të shkaktojë largimin e studiuesve nga vendi dhe një “brain drain” të rrezikshëm për ekonominë izraelite.
Përkrahësit e bojkotit theksojnë se institucionet izraelite janë pjesë e një sistemi shtypës që ka dekada, ndërsa kritikët paralajmërojnë se kjo qasje ndëshkon edhe akademikë që janë kundër politikave të qeverisë Netanyahu. Debati mbetet i hapur, por fushata po fiton terren në skenën ndërkombëtare. -

Lufta në Gaza, përhapet globalisht bojkoti akademik ndaj Izraelit. Universitetet shkëpusin lidhjet me institucionet izraelite
Një numër gjithnjë në rritje universitetesh, institucione akademike dhe organizmash shkencorë në mbarë botën po shkëpusin marrëdhëniet me universitetet izraelite, për të shmangur akuzat për bashkëpunim të heshtur me politikat e qeverisë izraelite ndaj palestinezëve.
Sipas “The Guardian”, këto veprime vijnë si reagim ndaj situatës në Rripin e Gazës, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë së enklavës janë vrarë mbi 63 mijë persona dhe po përshkallëzohet një krizë humanitare që vlerësohet si “e shkaktuar nga njeriu”.
Shumë universitete kanë ndërprerë bashkëpunimet me institucionet akademike izraelite. Universiteti Federal i Ceará në Brazil anuloi një samit inovacioni me një universitet izraelit. Po ashtu, universitete në Norvegji, Belgjikë dhe Spanjë kanë shkëputur marrëdhëniet me partnerët izraelitë.
Këtë verë, edhe Trinity College në Dublin i është bashkuar këtij qëndrimi, ndërsa Universiteti i Amsterdamit ka mbyllur një program shkëmbimi me Universitetin Hebraik të Jerusalemit. Ndërkohë, Shoqata Evropiane e Antropologëve Socialë ka bërë të ditur se nuk do të bashkëpunojë me institucionet izraelite dhe ka ftuar anëtarët e saj të bëjnë të njëjtën gjë.
Stephanie Adam, nga fushata për bojkotin akademik dhe kulturor ndaj Izraelit, ka deklaruar se universitetet izraelite janë të përfshira në “regjimin kolonial të aparteidit dhe tani edhe në gjenocid”. Ajo shton se ekziston një “detyrim moral dhe ligjor për t’i ndërprerë këto lidhje”.
Megjithatë, në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani, pak institucione kanë ndjekur këtë linjë. “Universities UK” ka bërë të ditur se nuk mbështet bojkotet akademike, duke theksuar rëndësinë e “shkëmbimit të lirë të ideve pavarësisht prejardhjes gjeografike apo kombëtare”.
Edhe Royal Society në Britani ka deklaruar se i kundërshton bojkotet në arsimin e lartë.Top Channel
-

Arsimi i lartë, “mal” me probleme, raporti thekson nevojën e rishikimit të ligjit
Mungesa e cilësisë akademike, literaturë jo vendase dhe ngarkesa e lartë mësimore janë ndër problematikat më shqetësuese te arsimit te lartë.
Këto konstatime dalin nga raporti përfundimtar i Bordit të Akreditimit, i cili pas një procesi 4-vjeçar vlerësimi, ka analizuar punën e 97% të universiteteve publike dhe jopublike
Raporti evidenton mungesen e stafit të kualifikuar në disa programe studimi, si dhe kurrikulat e papërshtatura në gjuhën shqipe.Disa degë vazhdojnë të funksionojnë me një numër minimal studentësh, ndërkohë që biblioteka dhe materialet ndihmëse konsiderohen të pamjaftueshme për të garantuar një proces mësimor cilësor.
Në këtë kontekst, është kërkuar një rishikim i thelluar i ligjit për arsimin e lartë, për të përmirësuar standardet.
“Kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurim ato që janë qartësisht të domosdoshme për t’u adresuar duke filluar edhe nga një rishikim i ligjit të arsimit të lartë, të cilit i janë bërë vitet për tu riparë nga maja e një eksperience të akulumuar, por edhe shumë të rejave që kanë ndodhur në botën akademike”, tha kreu i qeverisë Edi Rama.
Raporti e ve theksin edhe tek nevoja për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar. -

Prezantohet raporti i bordit të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, Rama: Do të rishikohet ligji për universitetet
Po prezantohet sot Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0, një rrugëtim i transformimit të Arsimit të Lartë për t’ju përgjigjur sfidave të epokës digjitale.
Në nisje të prezantimit, Kryeministri Rama i pranishëm në event theksoi ndër të tjera se “Për t’iu dhënë vajzave dhe djemve të këtij vendi, por dhe të tjerëve që mund të vijnë të studiojnë në Shqipëri, një ofertë akademike serioze dhe konkurruese, në kushtet ku së shpejti Shqipëria do të bëhet dhe anëtare e Bashkimit Europian, kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurrim ato që janë tanimë qartësisht të domosdoshme për t’u adresuar, duke filluar edhe nga një rishikim i ligjit të arsimit të lartë, nga maja e një eksperience të akumuluar, por edhe e shumë të rejave që kanë ndodhur në botën akademike.”
Kryeministri Edi Rama: Del shumë qartë, qoftë progresi i bërë në këto vite, qoftë dhe volumi jo i vogël i gjërave që mbeten për t’u bërë dhe ndërkohë, që ne patjetër ecim përpara, nuk ka diskutim që bota fluturon dhe për të kapur ritmin dhe për t’iu dhënë vajzave dhe djemve të këtij vendi, por dhe të tjerëve që mund të vijnë të studiojnë në Shqipëri, një ofertë akademike serioze dhe konkurruese, në kushtet ku së shpejti Shqipëria do të bëhet dhe anëtare e Bashkimit Europian, kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurrim ato që janë tanimë qartësisht të domosdoshme për t’u adresuar, duke filluar edhe nga një rishikim i ligjit të arsimit të lartë, të cilit i janë bërë vitet për t’u riparë nga maja e një eksperience të akumuluar, por edhe e shumë të rejave që kanë ndodhur në botën akademike./vizionplus.tv -

Rama: Duhet të rishikojmë ligjin për arsimin e lartë. I janë bërë vitet…
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ligji i arsimit të lartë do të rishikohet.
Institucionet që administrojnë arsimin e lartë dhe ato përkatëse të qeverisë dua t’i falënderoj me shumë mirënjohje.Këtë takim e kërkuam për një bilanc të domosdoshëm të punës intensive në një 4-vjeçar kohor të bordit të akreditimit, i cili meriton respekt dhe falenderime për angazhimin, dhe patjetër kam mbledhur një tërësi të konsiderueshme të dhënash dhe eksperience për t’ia vënë në shërbim komunitetit akademik, institucioneve të arsimit të lartë, që administrojnë arsimin e lartë dhe institucioneve përkatëse të qeverisë shqiptare. Dua t’i falenderoj me shumë mirënjohje anëtarët e bordit që janë personalitete shqiptare dhe të huaja të angazhuar në botën akademike evropiane dhe i kanë vënë në dispozicion bordit, dijen, përkushtimin dhe integritetin e tyre profesional.
Del qartë progresi i bërë në këto vite dhe volumi jo i vogël i gjërave që mbeten për t’u bërë se ndërkohë që ne ecim përpara, nuk ka diskutim që bota fluturon. Dhe për të kapur ritmin, dhe për t’ju dhënë vajzave dhe djemve të këtij vendi, por edhe të tjerëve, një ofertë akademike serioze dhe konkurruese në kushtet kur së shpejti, sepse Shqipëria do të bëhet anëtare e BE. Kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurim ato çështje që janë të domosdoshme për tu adresuar, duke filluar rishikim i ligjit të arsimit të lartë që i janë ribërë vitet për t’u riparë nga maja e një eksperience të akumuluar, por edhe shumë te rejave në botën akademike, u shpreh Rama. -

Rama: Do rishikojmë ligjin e arsimit të lartë!
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të rishikojë ligjin për arsimin e lartë. Sot, i pranishëm në prezantimin e Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, kreu i qeverisë u shpreh se ka progres por edhe shumë gjëra që duhet të adresohen. Sipas tij, kryeministri u shpreh se duhet që të kapin ritmin dhe t’u japin të rinjve shqiptarë, ofertë akademike konkurruese dhe serioze.
Edi Rama: Del qartë progresi i bërë në këto vite dhe volumi jo i vogël i gjërave që mbeten për t’u bërë se ndërkohë që ne ecim përpara, nuk ka diskutim që bota fluturon. Dhe për të kapur ritmin, dhe për t’ju dhënë vajzave dhe djemve të këtij vendi, por edhe të tjerëve, një ofertë akademike serioze dhe konkurruese në kushtet kur së shpejti, Shqipëria do të bëhet anëtare e BE. Kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurim ata që janë të domosdoshme për t’u adresuar, duke filluar edhe nga një rishikim i ligjit të arsimit të lartë që i janë ribërë vitet për t’u riparë nga maja e një eksperience të akumuluar, por edhe shumë te rejave në botën akademike. -

Biblioteka e Kuvendit pasurohet me fondin intelektual të Prof. Dr. Servet Pëllumbit
Në ambientet e Bibliotekës së Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë për dorëzimin e një fondi librash të dhuruar nga ish-Kryetari i Kuvendit, Prof. Dr. Servet Pëllumbi, një nga figurat më përfaqësuese të jetës parlamentare, akademike dhe intelektuale shqiptare të pas viteve ’90.
Në përmbushje të vullnetit dhe dëshirës së tij për të kontribuar në trashëgiminë institucionale dhe kulturore, veprat u dorëzuan simbolikisht në emër të tij nga deputeti Arben Pëllumbi, i biri i akademikut dhe politikanit të njohur. Në fjalën e tij, z. Pëllumbi theksoi larminë e titujve të dhuruar, që përfshijnë vepra filozofike, historike, letrare, si dhe kujtime personale dhe dëshmi të vyera nga jeta parlamentare e pas viteve të tranzicionit politik në Shqipëri.Ai veçoi si një vepër të veçantë “Fjalorin filozofik”, të cilin e cilësoi si një gur themeli për studiuesit dhe të rinjtë e botës akademike që kërkojnë të thellojnë kuptimin mbi konceptet dhe zhvillimin e mendimit filozofik në shqip.
Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të Kuvendit, drejtues të strukturave parlamentare dhe figura të botës akademike. Akademik Kosta Barjaba, këshilltar i Kryetares së Kuvendit, vlerësoi figurën e Prof. Dr. Pëllumbit si një ndër kontribuuesit më të spikatur në jetën politike dhe mendimin demokratik shqiptar. Sipas tij, vepra e Pëllumbit përfaqëson një lidhje të fuqishme midis praktikës parlamentare dhe reflektimit filozofik mbi shtetin dhe shoqërinë shqiptare.
Nga ana e saj, znj. Lidra Bushati, Drejtoreshë e Shërbimit të Botimeve dhe Bibliotekës Parlamentare, nënvizoi rëndësinë simbolike dhe kulturore të kësaj dhurate. “Sot nuk pranojmë thjesht disa libra. Sot mirëpresim një pjesë të trashëgimisë intelektuale të një personaliteti që ka ndikuar në mënyrë të qenësishme në jetën politike dhe akademike të vendit,” tha ajo.
Albert Vataj
Prof. Dr. Servet Pëllumbi, autor, pedagog, filozof dhe politikan me një karrierë të gjatë, mbetet një zë i rëndësishëm në historinë e mendimit politik shqiptar. Vepra e tij ndërthur përvojën personale me analiza teorike të thella mbi demokracinë, tranzicionin, etikën publike dhe funksionimin e institucioneve. Në thelb, ajo është jo vetëm një pasqyrë e një epoke të vështirë, por edhe një udhërrëfyes për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të drejtë dhe funksionale.
Kjo iniciativë pasuron fondin e Bibliotekës së Kuvendit dhe njëherazi shërben si akt simbolik i ruajtjes dhe përçimit të dijes në institucionin më të lartë përfaqësues të vendit.