Një vepër me rëndësi të veçantë shkencore dhe kulturore i është shtuar sot leksikografisë shqiptare dhe asaj rumune me botimin e Fjalorit akademik rumanisht–shqip, rezultat i mbi tridhjetë viteve punë kërkimore të studiuesve të njohur Dr. Renata Topciu-Melonashi dhe Dr. Luan Topciu, botim i Shtëpisë Botuese Asdreni të Shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR).Fjalori, me rreth 1800 faqe, përfshin më shumë se 50 mijë fjalë tituj dhe mbi 100 mijë shprehje, idioma dhe njësi frazeologjike, duke ofruar një mbulim të gjerë të leksikut bashkëkohor dhe historik të të dy gjuhëve. Në të janë integruar gjithashtu referenca kulturore e historike, që e bëjnë këtë botim instrument të domosdoshëm për studiuesit e gjuhësisë krahasimtare, për përkthyesit, studentët dhe lexuesit e interesuar.Publikimi i këtij fjalori vjen si plotësim natyror i Fjalorit Akademik shqip–rumanisht, botuar në vitin 2003 dhe ribotuar në vitin 2022, duke krijuar një panoramë të plotë dypalëshe të marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-rumune. Dy veprat së bashku vendosin një standard të ri akademik në studimet ndërgjuhësore midis dy vendeve.Botimi është mbështetur financiarisht nga Qeveria e Rumanisë, përmes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërmjet Etnive, në kuadër të programeve për mbështetjen e organizatave të pakicave kombëtare.Dalja e fjalorit nga shtypi përkon me vigjiljen e dy datave simbolike: 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit të Shqipërisë, dhe 1 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rumanisë, duke i shtuar publikimit një dimension të veçantë historik dhe kulturor.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një vepër me rëndësi të veçantë shkencore dhe kulturore i është shtuar sot leksikografisë shqiptare dhe asaj rumune me botimin e Fjalorit akademik rumanisht–shqip, rezultat i mbi tridhjetë viteve punë kërkimore të studiuesve të njohur Dr. Renata Topciu-Melonashi dhe Dr. Luan Topciu, botim i Shtëpisë Botuese Asdreni të Shoqatës “Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë” (ALAR).Fjalori, me rreth 1800 faqe, përfshin më shumë se 50 mijë fjalë tituj dhe mbi 100 mijë shprehje, idioma dhe njësi frazeologjike, duke ofruar një mbulim të gjerë të leksikut bashkëkohor dhe historik të të dy gjuhëve. Në të janë integruar gjithashtu referenca kulturore e historike, që e bëjnë këtë botim instrument të domosdoshëm për studiuesit e gjuhësisë krahasimtare, për përkthyesit, studentët dhe lexuesit e interesuar.Publikimi i këtij fjalori vjen si plotësim natyror i Fjalorit Akademik shqip–rumanisht, botuar në vitin 2003 dhe ribotuar në vitin 2022, duke krijuar një panoramë të plotë dypalëshe të marrëdhënieve gjuhësore shqiptaro-rumune. Dy veprat së bashku vendosin një standard të ri akademik në studimet ndërgjuhësore midis dy vendeve.Botimi është mbështetur financiarisht nga Qeveria e Rumanisë, përmes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërmjet Etnive, në kuadër të programeve për mbështetjen e organizatave të pakicave kombëtare.Dalja e fjalorit nga shtypi përkon me vigjiljen e dy datave simbolike: 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit të Shqipërisë, dhe 1 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rumanisë, duke i shtuar publikimit një dimension të veçantë historik dhe kulturor.
Tag: akademik
-

“Sistemi republikan në Shqipëri përgjatë një shekulli”, historianët mblidhen në konferencë shkencore
“Sistemi republikan në Shqipëri përgjatë një shekulli” konferenca e parë e këtij lloji në mjedisin akademik shqiptar mblodhi historianë dhe akademikë. Konferenca u zhvillua nga Instituti i Historisë/ASH dhe u hap nga akademik Hamit Kaba, i cili vuri theksin mbi rëndësinë e trajtimit historik të sistemit republikan në Shqipëri, si një përpjekje për të reflektuar mbi modelet e shtetformimit dhe zhvillimet institucionale në një hark kohor njëqindvjeçar. Përshëndetjet u mbajtën nga akademik Gëzim Hoxha dhe prof. dr. Teuta Shala, drejtoreshë e Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë.
Në konferencë ishte i pranishëm edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi. Seanca e parë, me temë “Republika Shqiptare: Sfidat e brendshme dhe ndërkombëtare të shtetformimit”, u drejtua nga Hamit Kaba dhe Afrim Krasniqi. Kumtesat e paraqitura ishin: Beqir Meta (Instituti i Historisë/ASHSH): Faktorët e krijimit të Republikës Shqiptare, tiparet dhe rezultatet e saj; Ledia Dushku (Instituti i Historisë/ASHSH): Drejt një republike pa republikanizëm: Kriza e legjitimitetit nga Ëilhelm von Ëied-i tek Ahmet Zogu; Sali Kadria (Instituti i Historisë/ASHSH): Aspekte të zhvillimeve politike në Shqipëri në kapërcyell të viteve 1924-1925; Edon Qesari (Instituti i Historisë/ASHSH): Modernizimi përtej detit: Fashizmi italian dhe përcjellja kulturore e tij në shtetin e Ahmet Zogut’ Skënder Lutfiu & Mentor Hasani (Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Universiteti “Hasan Prishtina”, Prishtinë): Ahmet Zogu dhe çështja e Kosovës në periudhën e Republikës Shqiptare; Armend Mehmeti (Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë): Midis angazhimit të kufizuar dhe perceptimit të kujdesshëm: Qasja britanike ndaj Shqipërisë gjatë periudhës republikane (1925-1928). Seanca e dytë, me temë “Idetë, institucionet dhe konceptet republikane në Shqipëri”, u drejtua nga Ledia Dushku dhe Edon Qesari. Kumtesat e prezantuara ishin Rudina Mita; Sonila Boçi, Gjon Boriçi, Erind Merkuri dhe Afrim Krasniqi.
ASH shprehet se të dy seancat ngjallën interesin e të pranishmëve dhe u shoqëruan me diskutime intensive mes studiuesve dhe audiencës, duke dëshmuar rëndësinë shkencore dhe aktualitetin e çështjeve të referuara. Debatet u përqendruan jo vetëm në interpretimet historike të sistemit republikan ndër vite, por edhe në sfidat e vazhdueshme që ka hasur ndërtimi i institucioneve përfaqësuese në Shqipëri, si dhe në marrëdhënien e ndërlikuar mes formës së regjimit dhe legjitimitetit politik në kontekste të ndryshme kohore. -

PD: Arsimi i lartë në kolaps – Universitetet shqiptare po boshatisen, qeveria po e shkatërron në heshtje
Në nisje të vitit të ri akademik, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka akuzuar qeverinë se po çon arsimin e lartë drejt rrënimit. Në një deklaratë nga selia blu, Sula tha se “universiteti është zemra e kombit, që po shuhet nga shpresa për një shoqëri më të lirë”, duke theksuar se “nuk mund të ketë të ardhme kur rinia largohet dhe pedagogët nënshtrohen.
Sipas saj, auditorët bosh dhe rënia me 45% e numrit të studentëve brenda një dekade janë dëshmi e një krize të thellë në arsimin universitar. “Universiteti nuk është më ëndrra e të rinjve shqiptarë,” u shpreh Sula, duke fajësuar qeverinë për mungesë standardesh dhe për përdorimin e arsimit për interesa politike.
Drejtuesja e PD-së në fushën e arsimit denoncoi gjithashtu mbylljen e qindra programeve studimore, mes tyre edhe të mësuesisë, duke paralajmëruar pasoja serioze për sistemin parauniversitar. “Rilindja po lë shkollat pa mësues dhe brezat pa edukim të qëndrueshëm,” tha ajo.
Deklarata e plotë e Sulës:
Çelja e vitit të ri akademik, përveçse sjell urime për studentët që për herë të parë ulen në auditorët universitarë, për ata që vijojnë rrugëtimin e tyre akademik, si dhe për pedagogët dhe stafet që kontribuojnë në sistemin e arsimit të lartë, na rikthen në mënyrë të pashmangshme përballë një realitet të hidhur: kriza e thellë dhe e gjithanshme në të cilën ndodhet prej vitesh bota universitare shqiptare.
Zbrazja e universiteteve: Shkatërrimi i heshtur i arsimit të lartë
Auditorët bosh janë pasqyra më e qartë e kësaj krize. Në më pak se një dekadë, numri i studentëve është ulur me 45%. Kjo nuk është vetëm pasojë e rënies demografike, por një shpërbërje e vetë sistemit arsimor.
Universiteti nuk është më ëndrra e të rinjve shqiptarë. Ata largohen, sepse e ardhmja nuk ndërtohet mbi premtime boshe, me diploma që nuk vlejnë, apo mbi institucione të kapura nga interesat politike.
Mësuesia në kolaps, teknologjia si pretekst për mbyllje degësh
Zhvillimi i vrullshëm teknologjik na orienton drejt degëve të informatikës, por kjo nuk përligj mbylljen e rreth 100 programeve studimore mes të cilave janë dhe ato të mësuesisë. Rilindja nuk ka dëshirë ta shohë këtë realitet që po jep pasoja në sistemin parauniversitar, duke lënë shkollat pa mësues dhe brezat pa edukim të qëndrueshëm., ndërsa pa siguruar standarde të universiteteve për studentët shqiptarë propagandon ardhjen e studentëve të huaj.
Mjekësia: peng i barrierave të qeverisë
Vetëm këtë vit, numri i maturantëve që konkurruan për Mjekësi të Përgjithshme ra me 40%, për shkak të barrierave të vendosura nga vetë qeveria. Në vend që të nxisë dhe motivojë të rinjtë të zgjedhin degët jetike për shoqërinë, shteti ngriti barriera ligjore që dekurajojnë dhe penalizojnë studentët të largohen për të studiuar në universitete jashtë vendit ose në arsimin jopublik
Reforma pa transparencë, akreditim fasadë
Gremisjen e arsimit të lartë ia bëri të qartë edhe Bordi i Akreditimit kryeministrit : Ligji 80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është kthyer në një dështim të heshtur. Janë bërë 10 vite nga miratimi i tij dhe ende një pjesë e madhe e akteve nënligjore janë të pazbatueshme.
Më pak se 40% e programeve universitare janë akredituar, ndërsa mbi 40% e pedagogëve nuk kanë gradën shkencore “Doktor” ; 46% e pedagogëve punojnë me kohë të pjesshme. Në këtë realitet, qeveria flet për një fasadë të re ligjore, por pa bërë asnjë analizë serioze për dështimet e dekadës së fundit.
Ndërkombëtarizimi i rremë dhe financimi më i ulët në Europë
Ndërsa propagandohet ndërkombëtarizimi, financimi për kërkimin shkencor në Shqipëri listohet në fund të Europës, sipas të dhënave të EUROSTAT-it që siç shprehen ekspertët e huaj përbën thirrje për ndryshimin e drejtimit strategjik të vendit. Universitetet nuk mund të bëhen qendra ekselence me propagandë, por me investim të qëndrueshëm dhe vizion afatgjatë.
Humbja e autonomisë institucionale dhe e lirive akademike
Autonomia universitare është në rënie të lirë. Universitetet po shndërrohen në zgjatime të rilindjes.
Në Gjirokastër, administratori i universitetit ishte njëherazi koordinator elektoral i Partisë Socialiste, i cili kërkonte foto të votës si “provë besnikërie”.
Në universitetin e Sporteve në mënyrë antiligjore përjashtohen studentët nga e drejta e tyre themelore e sanksionuar ne ligjin e arsimit të lartë për të zgjedhur drejtuesin e fakultetit, duke i zhvilluar zgjedhjet më date 1 tetor, pa filluar ende viti akademik– pasi rektori është i preferuari i partisë në pushtet dhe, edhe pse u publikuan një sërë shkeljesh prej tij, nuk është marrë asnjë masë.
Në Qytetin Studenti, studentët përzihen me forcë nga godinat, ndërkohë që dhomat shpërndahen me akte korruptive.
Sot, pedagogët po perballen me shantazhe dhe presione, duke i përdorur edhe studentët në mënyrë antiligjore, ndërkohë që kanë përballë edhe trysninë nga drejtuesit e institucionit, të cilët të lidhur me pushtetin kanë bërë shndërrimin e tempujve të e dijeve në vatra patronazhimi.
Universitetet nuk kanë nevojë për dekor, por për dinjitet. Universiteti është zemra e kombit, që po shuhet nga shpresa për një shoqëri më të lirë. Nuk mund të ketë të ardhme kur rinia largohet, kur pedagogët nënshtrohen.
Arsimi i lartë ka nevojë për mbështetje reale e cila nuk është realizuar në asnjë prej treguesve nga kjo qeveri ndaj sot gjendemi në këtë rrënim, prej nga ku nuk është e largët dita që universitetet shqiptare të mbeten vetëm ndërtesa bosh – pa dije, pa të rinj, pa të ardhme.
-

“Universitetet peng të qeverisë”/ Viti i ri akademik, reagon ashpër PD: Auditorët bosh janë pasqyrë e qartë e kësaj…
Me nisjen e vitit të ri akademik, PD në një deklaratë për mediat, sjell situatën aktuale të Universiteteve, që sipas saj janë në një krizë totale.
Deklarata e plotë:
Çelja e vitit të ri akademik, përveçse sjell urime për studentët që për herë të parë ulen në auditorët universitarë, për ata që vijojnë rrugëtimin e tyre akademik, si dhe për pedagogët dhe stafet që kontribuojnë në sistemin e arsimit të lartë, na rikthen në mënyrë të pashmangshme përballë një realitet të hidhur: kriza e thellë dhe e gjithanshme në të cilën ndodhet prej vitesh bota universitare shqiptare.
Zbrazja e universiteteve: Shkatërrimi i heshtur i arsimit të lartë
Auditorët bosh janë pasqyra më e qartë e kësaj krize. Në më pak se një dekadë, numri i studentëve është ulur me 45%. Kjo nuk është vetëm pasojë e rënies demografike, por një shpërbërje e vetë sistemit arsimor.
Universiteti nuk është më ëndrra e të rinjve shqiptarë. Ata largohen, sepse e ardhmja nuk ndërtohet mbi premtime boshe, me diploma që nuk vlejnë, apo mbi institucione të kapura nga interesat politike.
Mësuesia në kolaps, teknologjia si pretekst për mbyllje degësh
Zhvillimi i vrullshëm teknologjik na orienton drejt degëve të informatikës, por kjo nuk përligj mbylljen e rreth 100 programeve studimore mes të cilave janë dhe ato të mësuesisë. Rilindja nuk ka dëshirë ta shohë këtë realitet që po jep pasoja në sistemin parauniversitar, duke lënë shkollat pa mësues dhe brezat pa edukim të qëndrueshëm., ndërsa pa siguruar standarde të universiteteve për studentët shqiptarë propagandon ardhjen e studentëve të huaj.
Mjekësia: peng i barrierave të qeverisë
Vetëm këtë vit, numri i maturantëve që konkurruan për Mjekësi të Përgjithshme ra me 40%, për shkak të barrierave të vendosura nga vetë qeveria. Në vend që të nxisë dhe motivojë të rinjtë të zgjedhin degët jetike për shoqërinë, shteti ngriti barriera ligjore që dekurajojnë dhe penalizojnë studentët të largohen për të studiuar në universitete jashtë vendit ose në arsimin jopublik
Reforma pa transparencë, akreditim fasadë
Gremisjen e arsimit të lartë ia bëri të qartë edhe Bordi i Akreditimit kryeministrit : Ligji 80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është kthyer në një dështim të heshtur. Janë bërë 10 vite nga miratimi i tij dhe ende një pjesë e madhe e akteve nënligjore janë të pazbatueshme.
Më pak se 40% e programeve universitare janë akredituar,
ndërsa mbi 40% e pedagogëve nuk kanë gradën shkencore “Doktor” ; 46% e pedagogëve punojnë me kohë të pjesshme. Në këtë realitet, qeveria flet për një fasadë të re ligjore, por pa bërë asnjë analizë serioze për dështimet e dekadës së fundit.
Ndërkombëtarizimi i rremë dhe financimi më i ulët në Europë
Ndërsa propagandohet ndërkombëtarizimi, financimi për kërkimin shkencor në Shqipëri listohet në fund të Europës, sipas të dhënave të EUROSTAT-it që siç shprehen ekspertët e huaj përbën thirrje për ndryshimin e drejtimit strategjik të vendit. Universitetet nuk mund të bëhen qendra ekselence me propagandë, por me investim të qëndrueshëm dhe vizion afatgjatë.
Humbja e autonomisë institucionale dhe e lirive akademike
Autonomia universitare është në rënie të lirë. Universitetet po shndërrohen në zgjatime të rilindjes.
Në Gjirokastër, administratori i universitetit ishte njëherazi koordinator elektoral i Partisë Socialiste, i cili kërkonte foto të votës si “provë besnikërie”.
Në universitetin e Sporteve në mënyrë antiligjore përjashtohen studentët nga e drejta e tyre themelore e sanksionuar ne ligjin e arsimit të lartë për të zgjedhur drejtuesin e fakultetit, duke i zhvilluar zgjedhjet më date 1 tetor, pa filluar ende viti akademik– pasi rektori është i preferuari i partisë në pushtet dhe, edhe pse u publikuan një sërë shkeljesh prej tij, nuk është marrë asnjë masë.
Në Qytetin Studenti, studentët përzihen me forcë nga godinat, ndërkohë që dhomat shpërndahen me akte korruptive.
Sot, pedagogët po perballen me shantazhe dhe presione, duke i përdorur edhe studentët në mënyrë antiligjore, ndërkohë që kanë përballë edhe trysninë nga drejtuesit e institucionit, të cilët të lidhur me pushtetin kanë bërë shndërrimin e tempujve të e dijeve në vatra patronazhimi.
Universitetet nuk kanë nevojë për dekor, por për dinjitet. Universiteti është zemra e kombit, që po shuhet nga shpresa për një shoqëri më të lirë. Nuk mund të ketë të ardhme kur rinia largohet, kur pedagogët nënshtrohen.
Arsimi i lartë ka nevojë për mbështetje reale e cila nuk është realizuar në asnjë prej treguesve nga kjo qeveri ndaj sot gjendemi në këtë rrënim, prej nga ku nuk është e largët dita që universitetet shqiptare të mbeten vetëm ndërtesa bosh – pa dije, pa të rinj, pa të ardhme. -

Viti i ri akademik/ Zhupa: Universitet rrezikohen nga Mirela Kumbaro, shkatërroi publiken në interes të oligarkëve!
Deputetja e PD, Ina Zhupa ka uruar studentët e pedagogët në nisje të vitit të ri akademik. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Zhupa, njëkohësisht drejtuese e Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, thotë se tashmë në krye të Arsitmit është vënë Mirela Kumbaro, e njohur për shkatërrimin e trashëgimisë kulturoeë në emër të interesave të klientëve.
Sipas Zhupës, sot univesitetet janë të rrezikuara nga metoda të njëjta, që mund të çojnë në shkatërrimin e publikes, ndërsa bëri thirrje për më shumë transparencë dhe meritokraci në administrimin e arsimit të lartë.
‘Si deputete dhe si pedagoge nuk do rresht të kërkuari llogari, të kërkuari buxhete më tē larta për arsimin, mbështetje për studentët, fonde për kërkimin shkencor dhe arsim cilësor që i përgjigjet nevojave të kohës’, u shpreh ligjvënësja demokrate në përmbyllje të reagimit të saj.
Statusi
Me nisjen e vitit të ri akademik, dua të uroj studentët dhe pedagogët një fillim të mbarë, me energji të reja dhe shumë suksese!
Në krye të arsimit është Mirela Kumbaro, e njohur për shkatërrimin e publikes në emër të interesave të klientëve. Metodë që e nisi te kultura ku futi koncesionet në trashëgiminë kulturore dhe e vazhdoi po njëlloj te mjedisi ku zonat e mbrojtura i ktheu në pikat të vogla për oligarkët. Sot univesitetet janë të rrezikuara nga metoda të njëjta që mund të cojnë në shkatërrimin e publikes.
Ndërkohë problemet e arsimit të lartë vazhdojnë të njëjtat dhe të thelluara vit pas viti:
Rënia e numrit të studentëve dhe boshatisja e shumë degëve me rëndësi strategjike për vendin;
Kostoja e papërballueshme e jetesës për studentët, nga qiratë te ushqimi e transporti;
Infrastrukturë e amortizuar dhe mungesë investimesh në laboratorë, kërkim shkencor dhe digjitalizim;
Mungesë lidhjeje të fortë midis universiteteve dhe tregut të punës;
Nevoja për më shumë transparencë dhe meritokraci në administrimin e arsimit të lartë;
Pedagogë që presin kushte më dinjitoze, pagesa të përshtatshme për detyrën që kryejnë dhe mbështetje për përmirësimin e cilësisë akademike.
Si deputete dhe si pedagoge nuk do rresht të kërkuari llogari, të kërkuari buxhete më tē larta për arsimin, mbështetje për studentët, fonde për kërkimin shkencor dhe arsim cilësor që i përgjigjet nevojave të kohës.
-

Begaj uron çeljen e vitit të ri akademik: Arsimi i lartë, çelësi për të kuptuar botën
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi çeljen e vitit të ri akademik nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në mesazhin e tij drejtuar studentëve dhe pedagogëve, Presidenti Begaj bëri apel që qasja ndaj arsimit të lartë në Shqipëri duhet t’i përshtatet ndryshimeve teknologjike dhe duhet të ketë si synim ndërtimin e një vendi më të drejtë, më të përparuar e më të zhvilluar.
Kreu i shtetit deklaroi para auditorit në këtë fillim të vitit të ri akademik se të rinjtë janë gjenerata e së ardhmes së Shqipërisë dhe se studimet universitare nuk duhet të synojnë vetëm një diplomë, por të shfrytëzohen si mundësi për dije, përkushtim dhe përgjegjësi.
“Arsimi i lartë“, theksoi Presidenti Begaj, “nuk është vetëm një derë drejt një profesioni, por është çelësi për të kuptuar botën, për të marrë dije të thella që japin zgjidhje përballë sfidave”.
Në mesazhin e tij, Presidenti i Republikës inkurajoi pedagogët të ofrojnë për të rinjtë mundësi për një arsim cilësor dhe studentët i këshilloi të investojnë dijet e tyre në Shqipëri për të qenë udhëheqësit e së ardhmes. -

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, risi programet e reja studimore me diplomë të dyfishtë
Sot nis viti i ri akademik 2025-2026 në të gjitha universitetet në Shqipëri.
Nga rreth 20.200 maturantë, në rang vendi, 60% prej tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës për të ndjekur studimet. Me prioritet këtë vit janë parë degë si drejtësia, ekonomia si dhe ato të shkencave sociale.
Një rritje e ndjeshme e regjistrimeve është parë dhe një degët profesionale me program 2-vjeçar studimi.
Ky vit akademik është parashikuar për të përfunduar më 25 shtator të vitit të ardhshëm ndërsa një risi ndryshe nga vitet e tjera është dhe programet e reja studimore me diplomë të dyfishtë, duke i dhënë mundësinë studentëve për bashkëpunime ndërkombëtare. -

Nis sot viti i ri akademik, Rama ndan pamje nga Qyteti Studenti: Do të akomodohen afro 5 mijë studentë
Nis sot në të gjithë universitetet e vendit viti i ri akademik 2025-2026. Nga rreth 20.200 maturantë, në rang vendi, 60% prej tyre kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës për të ndjekur studimet, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar janë 160 studentë më shumë që kanë preferuar këtë institucion. Me prioritet këtë vit janë parë degë si drejtësia, ekonomia si dhe ato të shkencave sociale.
Gjithashtu, interes i lartë po vërehet në shkencat e natyrës dhe teknologjinë e informacionit, të cilat ofrojnë perspektivë të gjerë punësimi dhe kërkim të aplikuar.
Megjithatë, sfidë mbeten programet e mësuesisë, ku interesi është më i ulët, duke reflektuar një prirje të maturantëve për të zgjedhur fusha të tjera më të lidhura me tregun e punës.
Një rritje e ndjeshme e regjistrimeve është parë dhe një degët profesionale me program 2-vjeçar studimi.
Në një postim në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama duke ndarë pamjr nga Qytetit studenti, njoftoi se këto godina do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar.
“Mirëmëngjes dhe nga Qyteti Studenti, ku me nisjen e vitit të ri akademik do të akomodohen afro 5 mijë studentë të Universitetit të Tiranës, rreth 700 më shumë se vitin e kaluar, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove ku vërehen godinat e rikosntruktuar me kushte dhe salla studimi.


