Tag: akademia

  • Albertini paralajmëron Barçën: Kujdes nga lojtarët e Interit, janë të gjatë dhe shumë të fortë fizikisht

    Albertini paralajmëron Barçën: Kujdes nga lojtarët e Interit, janë të gjatë dhe shumë të fortë fizikisht

    Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Demetrio Albertini, ish-lojtar i Barcelonës dhe Milanit, bëri një analizë të përballjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që do të luhet sonte në “San Siro”, prej orës 21:00:
    Për strategjinë e Interit: “Është e mundur ta përballosh strategjinë e Interit, por duhet shumë kujdes. Lojtarët e Interit janë shumë të gjatë dhe fizikisht të fortë. Është e rëndësishme që në mbrojtje të mos e humbasësh topin, por as të mos i japësh mundësi kundërshtarit. Po ashtu, Barça nuk duhet të bëjë faulle afër zonës së vet”.
    Mbi Barcelonën, pas kalimit nga Xavi te Flick: “Mendoj se Barça është kthyer te filozofia e Cruyff, duke u fokusuar tek akademia e saj. Në njëfarë mënyre e bëri për nevojë, pasi Laporta dhe drejtuesit po përpiqen të reduktojnë shpenzimet. Sidoqoftë, kjo është e kuptueshme, sepse po punon me cilësinë që ofron akademia. Kur në ekip ka shumë lojtarë nga akademia, ata kanë një përkushtim ndaj klubit që nuk ta jep askush tjetër, madje as lojtarët më të mëdhenj”.
    Për Lamine Yamal: “Ka të ardhme të madhe përpara. Askush nuk mund të dijë çfarë do të ndodhë, vetëm ai vetë. Duhet t’i mbajë në mendje të gjithë lojtarët e mëdhenj që kanë kaluar te Barça para tij: Ronaldinho, Iniesta, Xavi, Puyol, Messi… Ata kanë zgjatur shumë në klub dhe në skenën ndërkombëtare. Talenti është i rëndësishëm, por nuk mjafton, duhet edhe shumë punë. Yamal ka një talent të jashtëzakonshëm, shumë të rrallë, sidomos në moshën e tij. Mund të fitojë shumë ‘Topa të Artë’, por nuk duhet të vetëkënaqet”.

  • Filmat e realizuar me inteligjencë artificiale mund të fitojnë Oscar

    Filmat e realizuar me inteligjencë artificiale mund të fitojnë Oscar

    Filmat e realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI) do të jenë në gjendje të fitojnë çmimet kryesore në Oscar, sipas organizatorëve të saj.
    Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit nxori rregulla të reja të hënën, të cilat thanë se përdorimi i AI dhe mjeteve të tjera dixhitale “as nuk do të ndihmonte dhe as do të dëmtonte shanset për të arritur një nominim”.
    Inteligjenca artificiale gjeneruese, e cila mund të krijojë tekst, imazhe, audio dhe video në përgjigje të kërkesave të thjeshta të tekstit – ndihmoi në prodhimin e disa prej filmave të vlerësuar me çmimet kryesore të industrisë në mars.
    Por Akademia tha se do të merrte ende në konsideratë përfshirjen njerëzore gjatë përzgjedhjes së fituesve të saj. Akademia tha se gjuha e saj e re rreth përshtatshmërisë për filmat e realizuar duke përdorur mjete gjeneruese të AI u rekomandua nga Këshilli i saj i Shkencës dhe Teknologjisë.
    Sipas ndryshimeve të mëtejshme të rregullave të shpallura të hënën, anëtarët e Akademisë duhet të shikojnë tani të gjithë filmat e nominuar në secilën kategori në mënyrë që të mund të marrin pjesë në raundin përfundimtar të votimit, i cili vendos për fituesit.
    Përdorimi i AI në film u bë një temë e nxehtë pasi Adrian Brody mori çmimin për aktorin më të mirë për rolin e tij në The Brutalist në ceremoninë e Oscars të këtij viti në mars. Filmi përdori AI gjeneruese për të përmirësuar theksin e aktorit kur ai fliste hungarisht.

  • VIDEO/ Rama: Akademia e Futbollit Dyrrah City, ndër komplekset sportive më të mëdha në rajon

    VIDEO/ Rama: Akademia e Futbollit Dyrrah City, ndër komplekset sportive më të mëdha në rajon

    Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin ku po ndërtohet një prej komplekseve sportive më të mëdha në vend dhe rajon, Akademia e Futbollit Dyrrah City. Rama tha se ky kompleks po ndërtohet sipas metodologjisë së akademisë elitë Manchester City Football School.
    Kreu i qeverisë tha se është një mundësi e artë për të rinjtë e talentuar, por edhe për futbollistët profesionistë të cilët tashmë do të mund të stërviten dhe të promovohen përmes saj, në botën e madhe të futbollit. Kompleksi i ri do të jetë i organizuar në tetë fusha futbolli, dy basketbolli, palestra, qendër fizioterapie, rezidencë për sportistët dhe park rekreativ.

    Sipas drejtuesit të këtij projekti, do të ketë një parkim të dedikuar për kompleksin, dy objekte kryesore në funksion të sporteve, shtatë fusha, katër me bar sintetik dhe tre me bar natyral dhe fusha kryesore me ministadium ku do mbahen eventet sportive, si edhe dy fusha basketbolli. Ndërtimi i këtij kompleksi sportiv është parashikuar që të përfundojë pas 48 muajve, por Rama shton se kjo mund të përfundojë deri shtatorin e vitit të ardhshëm, pasi përpos fushave sportive, godina është klasike, por pa kompleksitet në detaje.
    ‘‘Ne duam të futemi në Champions League, 48 muaj janë për dy vjet, por për një vit do e bëni nëse punoni intensivisht. Në momentin që bëhen fushat, godina nuk është e komplikuar, është shumë klas, por është e thjeshtë. Fushat marrin gjashtë muaj, godina gjashtë muaj dhe dy muaj arredimi, shtatorin e ardhshëm inagurohet kjo”, tha Rama.

  • Akademia e Shqipërisë dhe e Kosovës, si dhe Qendra e Librit organizojnë panairin e librit akademik dhe shkencor

    Akademia e Shqipërisë dhe e Kosovës, si dhe Qendra e Librit organizojnë panairin e librit akademik dhe shkencor

    Nga Julia Vrapi
    Botimet e viteve të fundit do të prezantohen në panairi mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, që këtë vit zhvillon edicionin e katërt. Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor synon që të bëjë të njohura botimet akademike, shkencore dhe universitare në të gjithë hapësirën shqiptare. Bashkorganizatorë të kësaj ngjarjeje për botimet akademike e shkencore janë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Një vit më parë ky panair mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor u mbajt në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ndërsa këtë vit do të zhvillohet në Prishtinë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të prezantohet në këtë panair që do të zhvillohet këtë muaj me stendën e vet.
    “Me botimet më të reja të viteve të fundit dhe me emrat më përfaqësues të fushave të rëndësishme shkencore”, thuhet nga Akademia e Shkencave. Ceremonia e hapjes së panairit është më 23 prill në orën 10.00, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ditën e parë të panairit, nga ora 14.00-16.00, ASHSH do të zhvillojë promovimet e botimeve më të fundit: Grup autorësh, Akte të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike (vëll. 3); Eno Koço, Orkestra Simfonike e RTSH në 18 CD dhe Albanian Identity in History and Traditional Performance; Tefë Topalli, Krestomaci e albanologjisë (vëllimi 1); Abaz Hado, Veshjet tradicionale në artin pamor shqiptar; Rrapo Ormëni, The earthquake of 26 November 2019 and what can we learn; Marenglen Kasmi, Marrëdhëniet shqiptaro-gjermane në shekullin XX (1900-1945); Zyri Bajrami, Informacioni dhe evolucioni modular. Ky panairi që nis më datë 23 këtë muaj do të vijojë deri më datë 25 në Prishtinë.
    Diskutime mbi kërkimin shkencor
    Panairi mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor u zhvillua në prill të vitit 2022 për herë të parë, si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Edicioni i parë i panairit u mbajt në Tiranë në vitin 2022 dhe i dyti u zhvillua në Prishtinë në Kosovë në vitin 2023. Ndërsa edicioni i tretë u zhvillu vjet në Tiranë në mjediset e ASH, ku tri ditët e panairit përpos ekspozimit të librit akademik dhe shkencor në stenda të dedikuara shërbeu edhe si një hapësirë dhe mundësi diskutimi mbi tema të të dijeve shqiptare, kërkimit shkencor dhe të drejtës së autorit. Në panair një vit më parë merrnin pjesë me botime Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, institute dhe qendra shkencore publike Shqipëri si Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Historisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Antropologjisë, Qendra e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, Qendra e Studimit të Arteve, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (Tiranë), etj. Institute dhe qendra shkencore publike Kosovë si Instituti i Historisë, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Maqedonia e Veriut, etj.