Tag: akademia

  • Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido

    Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido

    Studiuesi i shquar i etnografisë shqiptare, dr. Agim Bido është ndarë dje nga jeta në moshën 69-vjeçare.

    Akademia e Shkencave bëri të ditur se dr. Agim Bido (1956-2025), etnograf, ish-punonjës kërkimor shkencor i Institutit të Folklorit, sot Instituti i Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

    Agim Bido lindi më 8 gusht 1956 në qytetin e Delvinës. Në vitin 1982 përfundoi studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe prej vitit 1983, punoi si kërkues shkencor pranë Institutit të Folklorit.

    Agim Bido ishte studiues dhe etnograf i shquar shqiptar, i cili ia kushtoi gjithë jetën e tij dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore.

    Autor i veprës së rëndësishme “Arti popullor në veshje e tekstile popullore” (1991), Bido la një kontribut të rëndësishëm në studimin e kostumeve tradicionale shqiptare, veçanërisht të xhubletës, simbolit të rrallë të kulturës sonë kombëtare për të cilën ai është shprehur se Xhubleta shqiptare, është enciklopedi kulturore e gjallë.

    Kontributi i tij studimor ishte thelbësor në regjistrimin e xhubletës si pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Jomateriale të UNESCO-s.

    Trashëgimia kërkimore shkencore e dr. Bidos, përveç monografive përfshin mbi treqind shkrime në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit, duke mbetur një thesar i pazëvendësueshëm në këtë fushë.

    Jeta, puna dhe pasioni i dr. Bidos për historinë, artin popullor dhe etnografinë shqiptare do të mbeten një udhërrëfyes i çmuar për studiuesit dhe brezat që vijnë.

    Akademia e Shkencave, Instituti i Antropologjisë shprehu ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe kolegët si dhe për botën akademike shqiptare./atsh/KultPlus.com

  • Akademia e Shkencave përkujton Hasan Cekën,  themeluesin e arkeologjisë shqiptare

    Akademia e Shkencave përkujton Hasan Cekën, themeluesin e arkeologjisë shqiptare

    Akademia e Shkencave kujtoi sot arkeologun Hasan Ceka, në 125-vjetorin e lindjes. Ai njëkohësisht njihet edhe si njeriu që vuri themelet e arkeologjisë shqiptare.

    Hasan Ceka studioi në Vjenë dhe pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, punoi në Bibliotekën Kombëtare. Ai krijoi një koleksion arkeologjik, të cilin edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë. Në të njëjtën kohë përfaqësoj Shqipërinë pranë misioneve të huaja në Apoloni e Butrint.

    Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apoloni si dhe punën për krijimin e Muzeut Arkeologjik Etnografik në Tiranë. Në 1956-të rikthehet në Apoloni dhe do t’i kushtonte qytetit antik tërë veprimtarinë e tij kërkimore e studimore. Prof. Cekës i takon në të njëjtën kohë edhe merita e zbulimit të një kompleksi arkitektonik në afërsi të ndërtesës së Agonoteteve, gjithashu edhen nimfeut të qytetit dhe e shumë monumenteve të tjera.

    Krahas gërmimeve në Apoloni prof. H. Ceka tregoi një kujdes të veçantë për grumbullimin dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë monetare antike e mesjetare. Ai ishte një specialist i studimit të monedhave antike, dhe këto studime ai i kurorëzoi me botimin e veprës së njohur “Probleme të numizmatikës ilire” të botuar më 1965 si dhe gjithashtu ai përgatiti edhe veprën “Monetat e Dyrrahut dhe Apollonisë”.

    Prof. H. Ceka ishte njohës i mirë i greqishtes së vjetër dhe latinishtes duke u bërë kështu një nga bashkautorët kryesorë në përkthimin dhe përgatitjen në shqip të vëllimit “Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë”.

    Ai është autor i shumë artikujve, studimeve e kumtesave të botuara në revistat shkencore brenda e jashtë vendit. Këto studime janë përmbledhur e botuar në vëllimin “Në kërkim të historisë ilire”.

    Prof. Hasan Ceka u nda nga jeta më 2 nëntor 1998./KultPlus.com

  • Sami Mulaj nderohet me Çmimin Letrar të Karrierës nga Akademia “Troci-al”

    Sami Mulaj nderohet me Çmimin Letrar të Karrierës nga Akademia “Troci-al”

    Poeti i njohur shqiptar, Sami Mulaj, është vlerësuar me Çmimin Letrar të Karrierës nga Akademia “Troci-al”, si njohje për kontributin e tij shumëvjeçar në letërsinë shqipe. Në një reagim publik, Mulaj shprehu mirënjohje të thellë për këtë çmim, duke e cilësuar si “nder, frymëzim dhe gëzim” që e ndan me të gjithë ata që e kanë lexuar dhe mbështetur në rrugëtimin e tij poetik.

    Me këtë rast, ai publikoi edhe poezinë “Krusha e Madhe”, kushtuar veprimtarit dhe mendimtarit të shquar Ukshin Hoti, i cili prej 26 vitesh mbetet pa një varr. Poezia përshkruan me tone të dhimbshme dhe metaforike mungesën e stinëve, luleve e dritës në vendlindjen e Hotit, si simbol i humbjes dhe plagës që nuk shërohet.

    Ky vlerësim e vendos Mulajn mes zërave të rëndësishëm të poezisë shqipe, me një krijimtari që prej dekadash ka prekur zemrat e lexuesve./KultPlus.com

  • Akademia e Arteve dhe Shkencave të Barit nderon shkrimtarin Ibrahim Kadriu me vulën akademike për merita letrare 

    Akademia e Arteve dhe Shkencave të Barit nderon shkrimtarin Ibrahim Kadriu me vulën akademike për merita letrare 

    Shkrimtarit të njohur Ibarhim Kadriu do ti ndahet titulli Vula Akademike për Merita Letrare nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari të Italisë, shkruan KultPlus. 

    Ky titull do ti jepet më 4 tetor, me rastin e edicionit të 9-të të Cmimit Ndërkombëtar Akademik “Lucius Annaeus Seneca” për Letërsi Bashkëkohore, ceremoni që do të mbahet në Kështjellën Normano- Swabiane të Sannicandro të Barit.

    Ibrahim Kadriu është një prej shkrimtarëve më të njohur të Kosovës, veprat e të cilit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Letërsia e Kadriut është e përkthyer edhe në gjuhën italiane, vendin në të cilin do ti ndahet edhe ky cmim./ KultPlus.com 

  • Ndahet nga jeta babai i violinistit Tedi Papavrami! Akademia e Shkencave: La trashëgimi të vyer për shkollën e violinës

    Ndahet nga jeta babai i violinistit Tedi Papavrami! Akademia e Shkencave: La trashëgimi të vyer për shkollën e violinës

    Vdekja e Robert Papavramit, pedagogut të violinës të disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, është njoftuar edhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, e cila shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.
    “Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, thekson Akademia e Shkencave.
    Robert Papavrami njihet si një një nga figurat më të njohura të muzikës në Shqipëri. Djali i doktorit Theodhor Papavrami, Roberti u rrit në një familje tradicionale, ku gjëja më e rëndësishme ishte detyra. Roberti i ri u shqua si violinist me shpirt, teksa u bë pedagog i violinës dhe për dekada nxori shumë talente.
    Edhe pas vendosjes në Francë, ku hapi një shkollë, vazhdoi me pasionin për zbulimin e talenteve dhe formimin e violinistëve të rinj.
    Në nëntor 2014 Robert Papavrami, u nderua nga kryeministri Edi Rama, me medaljen e mirënjohjes, për kontributin e gjatë në artin shqiptar.

  • Shuhet violinisti Robert Papavrami, Akademia e Shkencave: Shkolla e violinës është më e varfër me këtë humbje

    Shuhet violinisti Robert Papavrami, Akademia e Shkencave: Shkolla e violinës është më e varfër me këtë humbje

    Është ndarë nga jeta pedagogu i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, Robert Papavrami dhe babai i Tedi Papavramit. Akademia e Shkencave shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta.
    “Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, thekson Akademia e Shkencave.

    Robert Papavrami është një nga figurat e njohura të muzikës në Shqipëri. Djali i doktorit Theodhor Papavrami, Roberti u rrit në një familje tradicionale, ku gjëja më e rëndësishme ishte detyra. Roberti i ri u shqua si violinist me shpirt, teksa u bë pedagog i violinës dhe për dekada nxori shumë violinistë.

    Edhe pas vendosjes në Francë ku hapi një shkollë, ai vazhdoi me pasionin e tij për zbulimin e talenteve dhe formimin e violinistëve të rinj. Shumë nga nxënësit e tij kanë debutuar dhe vazhdojnë edhe sot të njihen me emër në skenat e botës. Në nëntor 2014 Robert Papavrami, u nderua nga kryeministri Edi Rama, me medaljen e mirënjohjes, për kontributin e gjatë në artin shqiptar.

  • Vdes profesori i violinës, Robert Papavrami

    Vdes profesori i violinës, Robert Papavrami

    Akademia e Shkencave shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit.

    “Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij”, thuhet në një postim të Akademisë së Shkencave.

    “Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, thekson Akademia e Shkencave.

    Robert Papavrami është një nga figurat e njohura të muzikës në Shqipëri. Djali i doktorit Theodhor Papavrami, Roberti u rrit në një familje tradicionale, ku gjëja më e rëndësishme ishte detyra. Roberti i ri u shqua si violinist me shpirt, teksa u bë pedagog i violinës dhe për dekada nxorri shumë violinistë.

    Edhe pas vendosjes në Francë ku hapi një shkollë, ai vazhdoi me pasionin e tij për zbulimin e talenteve dhe formimin e violinistëve të rinj. Shumë nga nxënësit e tij kanë debutuar dhe vazhdojnë edhe sot të njihen me emër në skenat e botës.

    Një nga këta nxënës është edhe i biri, Tedi Papavrami, sot violinist me famë botërore.

    Në nëntor 2014 Robert Papavrami, pedagogu i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë, u nderua nga Kryeministri Edi Rama, me medaljen e mirënjohjes, për kontributin e gjatë në artin shqiptar.

    Në një pritje të organizuar enkas nga Kryeministri, në Sallën e Hartave, miq, familjarë, bashkëpunëtorë dhe ish-studentë të tij, ndanë kujtime dhe emocione, me ndjenjën e mirënjohjes për atë çka profesor Berti, siç ata e thërrisnin, nënkuptonte për plejadat e instrumentistëve shqiptarë./atsh/KultPlus.com

  • Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë 26 mijë punonjës, Mazniku: Problem aftësimi dhe kualifikimi i stafeve të bashkive

    Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë 26 mijë punonjës, Mazniku: Problem aftësimi dhe kualifikimi i stafeve të bashkive

    Aftësimi dhe kualifikimi i stafeve është një nga problematikat me të cilat përballen bashkitë e vendit. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur ngritjen e Akademisë së Pushtetit Vendor, që do të drejtohet nga ministri Arbjan Mazniku. Ai shpjegon arsyet që nxitën krijimin e kësaj akademie.
    “Aftësimi i stafeve të bashkive dhe pasja e stafeve të kualifikuara ishte një nga problemet më të mëdha që bashkitë e vendit kanë. Dhe ne pamë modelet më të mira që ka Europa dhe krijuam këtë strukturë të re e cila është e bashkëqeverisur nga vetë bashkitë bashkë me qeverinë që do mbështesë gjysmën e buxhetit, duke përzgjedhur edhe praktikat më të mira të funksionimit mes bashkive. Akademia do jetë mekanizmi institucional i cili do të aftësojë stafet teknike të bashkive që të ofrojnë shërbim sa më cilësor për qytetarët.”
    Mazniku shprehet se kjo akademi ka si synim që të trajnojë bashkitë për të përfituar nga nismat e qeverisë.
    “Aftësimi i stafeve që të kemi bashki efektive do jetë një proces që ndodh në mënyrë permanente, qoftë për detyra teknike. Ne kemi nisur para pak kohësh paketën e maleve ku bashkitë kanë disa detyra. Duhet të aftësohen stafet e bashkive për proceset që janë krijuar si rrjedhojë e këtij procesi dhe akademia do jetë një mekanizëm i cili thotë: meqë ka dalë ky ligji i ri, stafet do trajnohen për këtë mekanizëm për të gjitha bashkitë. Vitin e parë kjo strukturë do të kushtojë 80 milionë lekë, gjysma nga bashkitë dhe gjysma nga qeveria.”
    Sipas Maznikut, duke qenë se 70% e rregullave në Bashkimin Europian aplikohen në nivel vendor, kjo akademi do të ndihmojë edhe në procesin e integrimit të vendit.
    “Nëse marrim si shembull, një jurist në bashki jo domosdoshmërisht di rregullat se si bëhen vendimet në pushtetin vendor. Akademia është ngritur si një mekanizëm në mënyrë që stafet teknike të bashkive të vendit të aftësohen. Kjo do vijojë në mënyrë periodike, veçanërisht në një moment të rëndësishëm për vendin, që është afrimi ynë me BE. Po negociojmë shumë kapituj, shumica hapen deri në fund të vitit. 70% e rregullave të BE aplikohen në nivel vendor.”
    Janë afro 26 mijë punonjës që do t’i nënshtrohen trajnimeve të ndryshme, jo vetëm në nivel vendor mes vetë bashkive, por edhe me ekspertë të huaj. Për ngritjen e Akademisë po bashkëpunohet me qeverinë dhe Akademinë e Pushtetit Vendor të Holandës, me qeverinë zvicerane me projektin “Bashki të Forta” dhe qeverinë suedeze.

  • Krijohet Akademia e Pushtetit Vendor me në krye Arbjan Maznikun, ja cila do jetë detyra e strukturës

    Krijohet Akademia e Pushtetit Vendor me në krye Arbjan Maznikun, ja cila do jetë detyra e strukturës

    Këshilli i Ministrave, në vendimet e marra ditën e sotme, ka vendosur Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, në krye të bashkive vendase.
    Kështu, qeveria ka miratuar ngritjen e një strukture të re të përbashkët me bashkitë, që do të shërbejë si qendër trajnimi për administratën vendore. Akademia e Pushtetit Vendor, do të angazhohet në zhvillimin profesional të të gjithë punonjësve të bashkive, nga drejtuesit më të lartë deri te stafi bazë.
    Institucioni do të drejtohet nga një komitet i përbërë nga përfaqësues të bashkive dhe të qeverisë, nën koordinimin e Ministrit të Pushtetit Vendor. Bashkitë do të kontribuojnë financiarisht për funksionimin e Akademisë, ndërsa qeveria do të mbulojë gjysmën e shpenzimeve për tre vitet e para.
    Qëllimi është rritja e kapaciteteve dhe performancës së administratës vendore, me synim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët
    Vendimi

  • “Nuk kemi nota dhe provime”, Romina Kuko zbulon çfarë ndodh brenda Akademisë Politike për deputetët e rinj të PS

    “Nuk kemi nota dhe provime”, Romina Kuko zbulon çfarë ndodh brenda Akademisë Politike për deputetët e rinj të PS

    Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, deklaroi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 se Akademia Politike e PS për deputetët e rinj është një risi që po funksionon me sukses dhe synon përgatitjen praktike të përfaqësuesve të rinj në Kuvend.
    “Akademia politike për deputetët e rinj nuk është një institucion klasik me nota dhe provime, por një proces mentorimi dhe transferimi eksperience nga figurat me përvojë të PS-së tek prurjet e reja,” u shpreh Kuko.
    Ajo theksoi se deputeti i sapozgjedhur mund të vijë nga fusha të ndryshme – rinia, shoqëria civile, sektori privat – dhe nuk mund të pritet që të jetë një “produkt i përfunduar”. Sipas Kukos, si në çdo vend pune, edhe në politikë nevojitet një fazë integrimi dhe mësimi.
    “Demokracia nuk mbaron te kutia e votimit, por fillon aty. Akademia është një kontribut i PS-së për qytetarët, për t’u garantuar atyre përfaqësim sa më cilësor dhe të përgjegjshëm,” tha ajo.