Mbi pesëdhjetë kumtesa nga studiues të fushave të ndryshme të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, muzikologjisë dhe studimeve kulturore u paraqitën në konferencën dyditore ndërkombëtare “Studimet albanistike te sllavët e jugut”. Konferenca është në vijim të organizimeve nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH).
Punimet e konferencës u zhvilluan në datat 27-28 tetor në Prishtinë. Kjo veprimtari mblodhi bashkë studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia, Rusia, Gjermania, etj. Aktivitetin e hapi akad. Rexhep Ismajli, i cili mbajti edhe referatin kryesor me temën “Studimet albanistike dhe përgjithësisht shqiptare te sllavët e jugut”. Akad. Gëzim Hoxha nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë e vlerësoi takimin, jo vetëm si një përmbledhje studimesh, por edhe si një akt të vetëdijshëm reflektimi mbi mënyrën si është ndërtuar e si vazhdon të ndërtohet njohja për shqiptarin dhe tërësisht për kulturën shqipe në optikën studimore të fqinjëve sllavë. “Akad. Hoxha solli në kujtesë mozaikun e pasur të marrëdhënieve – herë me dialog e herë me tension, që e kanë shoqëruar historinë e mendimit ballkanik nga Jovan Cvijiçi e Franc Miklošiči, tek Milan Shuflai, Fanoula Papazoglou e Pavle Mijovići, tek Rajko Nahtigali, Aleksandar Beliçi dhe Ivan Popoviçi, apo studiuesit më të rinj bashkëkohorë”, thuhet në njoftimin e ASH.
Gjithashtu, akad. Hoxha vlerësoi kontributet që vijnë në këtë konferencë nga fushat kërkimore-studimore si arkeologjia, etnografia, muzikologjia dhe historiografia, të cilat tregojnë se albanologjia e sotme është gjithmonë më shumë se sa vetëm një disiplinë gjuhësore e dikurshme. Ai tha se areali i studimeve albanologjike përbën sot një komponente të rëndësishme thelbësore në kulturat e Evropës Juglindore dhe shërben më së miri si një urë ndërlidhëse dhe interpretimi ndërmjet këtyre kulturave. Në vijim pjesëmarrësit e kësaj konference paraqitën në kontekstin e gjuhësisë historike dhe ballkanistike, trajtesa nga fusha të ndryshme të historisë, arkeologjisë, folklorit e dhe më gjerë që prekin çështje themelore të kontakteve të shqipes me sllavishten, nga huazimet leksikore e fonetike, deri te ndikimet morfosintaksore apo modelet e përbashkëta të frazeologjisë.
Tag: akademia
-

Konferenca “Studimet albanistike te sllavët e jugut” në Prishtinë, mbi 50 kumtesa nga studiuesit
-

Flick i guximshëm, barazon rekordin e tij të “La Masia” në formacionin titullar
22 Tetor 2025
12:38
Alfred Lleshi
Në ndeshjen e tretë të Champions League, Hansi Flick vendosi në formacionin startues 7 lojtarë nga akademia “La Masia”, për herë të parë këtë sezon. Ky është rast i ngjashëm si në sezonin 2024-2025, kur Barça luajti me shumë të rinj ndaj Athletic në La Liga, por kjo është hera e parë në Europë.
Flick tregon besimin te talentet e klubit dhe po iu jep mundësi të mëdha të rinjve në Europë. Të përfshirët në formacionin startues ndaj grekëve ishin Cubarsí, Eric, Balde, Casadó, Lamine, Dro dhe Fermín.
Gjatë sezonit, ndeshjet me më shumë të rinj ishin kundër Girona: 6 nga akademia (Cubarsí, Eric, Balde, Casadó, Lamine dhe Toni Fernández); kundër Levante: 5 nga akademia (Eric, Cubarsí, Balde, Casadó dhe Lamine).| 7 YJE TË “LA MASIA” SË BASHKU SI STARTUES
Hansi Flick e shpjegoi kështu vendimin: “E veçanta e ‘La Masia’ është se të gjithë lojtarët kanë një lidhje natyrale me njëri-tjetrin. Ju mund të shihni se ata janë të lidhur si familje. Kemi edhe lojtarë të lindur në vitin 2007, që luajnë së bashku që nga mosha shumë e re, kjo linjë lidhëse i ka ndihmuar shumë”.
-

Konferenca “Shkenca nën presion-sfidat dhe mundësitë” mbledh akademikë dhe ekspertë
Mbrojtja e vlerave dhe parimeve të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale apo dhe kontributi i shkencës në konkurrueshmëri, ekonominë e dijes dhe sigurinë ishin ndër temat në konferencën shkencore “Shkenca nën presion- sfidat dhe mundësitë” në Lubjanë, Slloveni.
Organizatorë të kësaj konference 14-16 tetor ishin Akademia Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar “The Royal Society” dhe ajo e Gjermanisë, “Leopoldina”, në bashkëpunim me UK Foreign, Commonwealth and Development Office të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), me mbështetjen e Universitetit të Lubjanës dhe Akademisë Sllovene të Shkencave dhe Arteve. Në këtë konferencë Akademia e Shkencave e Shqipërisë u përfaqësua nga akad. Anila Hoda, sekretarja shkencore, dhe prof. asoc. dr. Elda Zotaj, shefja e marrëdhënieve me jashtë dhe publikun. ASH shprehet se që nga viti 2015, Procesi i Berlinit përfshin një shtyllë të dedikuar për shkencën, arsimin, kërkimin, inovacionin dhe transferimin e njohurive, e cila koordinohet nga Akademia Kombëtare Gjermane e Shkencave “Leopoldina”. Çdo vit, në kuadër të kësaj shtylle, organizohet Konferenca e Përbashkët Shkencore e Procesit të Berlinit, e cila kurorëzoi organizimin e saj të 9-të duke bërë bashkë akademikë, ekspertë dhe aktorë institucionalë nga vendet pjesëmarrëse.
“Kjo konferencë treditore reflektoi mbi sfidat në rritje me të cilat përballet komuniteti shkencor në të gjitha vendet e Procesit të Berlinit, si dhe mbi pritshmëritë e larta që i adresohen shkencës në shoqëri. Pavarësisht nga këto sfida, shkenca vazhdon të dëshmojë rolin e saj të pazëvendësueshëm në zhvillim, stabilitet dhe përparim. Tematikat kryesore të trajtuara në punimet e konferencës ishin: Mbrojtja e vlerave dhe parimeve të lirisë akademike dhe autonomisë institucionale, përfshirë rolin e tyre si hapësira të sigurta për demokracinë dhe mbrojtëse të sundimit të ligjit dhe barazisë; Kontributi i shkencës në konkurrueshmëri, ekonominë e dijes dhe sigurinë; Reformat kyçe për përshpejtimin e përafrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së, me vëmendje të veçantë ndaj pritshmërive të brezit të ri”, thuhet nga ASH. Akademia bën me dije se në përfundim të konferencës u hartua një deklaratë e përbashkët me rekomandime konkrete për Samitin e 11-të të Ballkanit Perëndimor të krerëve të shteteve dhe qeverive, i cili do të mbahet më 22 tetor 2025 në Londër. -

Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj: Ka qenë kërkues shkencor, jo pedagog
Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke sqaruar se ai nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013–2018.
Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë AFA.
Akademia sqaron se pagesat e përmendura lidhen me shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për të gjithë personelin akademik të përfshirë në procesin e kërkimit shkencor gjatë viteve 2013–2018.Këto pagesa, sipas institucionit, janë kryer në vitin 2022 dhe 2024, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë.
AFA thekson se procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent.
Në përfundim, Akademia e Forcave të Armatosura shprehet se mbetet e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse, duke ftuar median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara dhe të shmangë keqinformimin e opinionit publik. -

Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj
Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit ndaj Presidentit Bajram Begaj, duke sqaruar se kreu i shtetit nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013-2018.
Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë AFA.Akademia sqaron se pagesat e përmendura lidhen me shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për të gjithë personelin akademik të përfshirë në procesin e kërkimit shkencor gjatë viteve 2013–2018. Këto pagesa, sipas institucionit, janë kryer në vitin 2022 dhe 2024, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me aktet nënligjore që rregullojnë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë.
AFA thekson se procesi është zhvilluar në mënyrë të barabartë, transparente dhe me dokumentacion të plotë financiar e administrativ, i cili mund të verifikohet nga çdo institucion kompetent. Në përfundim, Akademia e Forcave të Armatosura shprehet se mbetet e hapur për çdo verifikim nga organet përgjegjëse, duke ftuar median të ushtrojë misionin e saj mbi bazën e fakteve të verifikuara dhe të shmangë keqinformimin e opinionit publik.
-

8-mujori, buxheti dha 9,2 mln euro për ringritjen e shkollës së aviacionit në Vlorë
Buxheti i shtetit ka financuar me 901,6 milionë lekë ose rreth 9,2 milionë euro ngritjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë.Ngritja e saj është pjesë e projekteve të forcave të luftimit, një institucion që ka funksionuar në Vlorë para 18 vitesh.Shkolla e Aviacionit është parashikuar të ngrihet në zonën e Akërnisë në Vlorë, pranë infrastrukturës së aeroportit të ri, dhe synon të kthehet në një qendër rajonale trajnimi. Sipas Ministrisë së Brendshme përveç studentëve shqiptarë, në akademi do të mund të pranohen edhe kandidatëve nga vendet fqinje të Ballkanit.Kompania Izraelite Elbit Systems është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të sjellë teknologjinë dhe përvojën e saj në trajnimin e pilotëve, duke përfshirë simulatorë të avancuar fluturimi, programe të standardizuara sipas kërkesave ndërkombëtare dhe metoda moderne të mësimdhënies.Akademia e Aviacionit në Vlorë rikthen traditën që ishte ndërprerë prej afro dy dekadash. Në aspektin organizativ, akademia do të ketë një strukturë të ndarë në dy drejtime kryesore: civil dhe ushtarak.Pjesa civile do të fokusohet në përgatitjen e pilotëve për transport ajror, fluturime komerciale dhe menaxhim të navigimit ajror, ndërsa pjesa ushtarake do të përqendrohet në trajnimin e pilotëve të Forcave të Armatosura dhe operacioneve taktike.Përveç pilotëve, akademia do të ofrojë trajnime edhe për kontrollorë ajrorë, duke përfshirë module mbi menaxhimin e trafikut ajror, përdorimin e sistemeve radarike dhe komunikimin ajror sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).Një nga qëllimet e deklaruara është pavarësia e vendit në certifikimin e pilotëve, pra që licencat e lëshuara nga akademia të jenë të njohura ndërkombëtarisht dhe të përputhen me standardet evropiane (EASA). Kjo do të ulë ndjeshëm kostot për studentët shqiptarë, të cilët sot duhet të ndjekin trajnime jashtë vendit për të marrë licenca profesionale.Por teksa infrastruktura për Shkollën e Aviacionit ka bëhet gati ende nuk janë bërë publike detajet mbi tarifat për studentët civilë, kapacitetin total të akademisë apo afatin kur do të nisë trajnimi i parë praktik.Akademia e Aviacionit në Vlorë shihet si një investim në kapitalin njerëzor tw vendit, ndërkohë që i hap rrugë një tregu të ri për formimin profesional të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë në rajon.Në Ballkan shkollat të aviacionit janë aktive në Kosovë, Bosnja me 4 shkolla dhe Serbi gjithashtu katër. Ne Greqi janë më shumë 30 shkolla të aviacionit./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Akademia e Arbitrimit nis më 16 tetor, aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura
7 Tetor 2025
15:44
Telesport
Edicioni i gjashtë i Akademisë së Arbitrimit do të nisë më 16 tetor dhe do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Ky program zhvillohet nga Federata e Futbollit dhe synon afrimin e të rinjve dhe të rejave drejt arbitrimit dhe përgatitjen e tyre sipas standardeve më bashkëkohore.
Akademia e Arbitrimit tashmë është kthyer në një traditë, pasi zhvillohet çdo sezon dhe ka dhënë rezultate konkrete në formimin e arbitrave të rinj, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen e cilësisë së arbitrimit shqiptar.
Aplikimet për t’u bërë pjesë e Akademisë vazhdojnë të jenë të hapura, dhe të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë të regjistrohen mund të paraqiten edhe në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në datën 16 tetor.
Të gjithë personat e interesuar mund të dërgojnë gjithashtu email në adresën [email protected] për të aplikuar. -

“Së shpejti hapet Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”/ Rama: Do kemi flotën me dronë sinjalizues dhe ‘mbjellës’
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të hapet fizikisht Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë. Në prezantimin e projektit të ri për Mbrojtjen Civile, Rama tha se po punojnë për të krijuar flotën e dronëve pr evidentimin e zjrreve në kohë reale dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen. Sipas Ramës, me ndihmën e dronëve ‘mbjellës’, do të mund të ripërtërihen territoret e djegura.
“Do të fuqizojmë flotën tonë. Së shpejti do të hapet edhe fizikisht, se është çelur si proces Akademia e Forcave Ajrore, dhe do të fillojë në Vlorë edhe përgatitja e pilotëve të rinj. Do të rriten kapacitetet e flotës. Por, përtej kësaj, duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme flotën e dronëve. Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret. Dhe këtu nuk harroj edhe nevojën që ta pasurojmë flotën tonë ajrore edhe me avionët zjarrfikës hap pas hapi. Po ashtu, kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke krijuar qendra të integruara për reagim të shpejtë me mjete tokësore.”, tha Rama. -

“Së shpejti hap dyert Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”, Rama njofton edhe flotën e dronëve: Kemi nisur porositë
Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të hapet Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë me përgatitjen e pilotëve të rinj.
Në takimin e sotëm me sektorin e shërbimit zjarrfikës, Rama tha po punohet çdo ditë po ashtu për shtimin e flotës së dronëve, për evidentimin e zjarreve por dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen.
“Do hapet akademia e forcave ajrore, do fillojë në Vlorë dhe përgatitja e pilotëve të rinj, sikundër do rriten kapacitetet e flotës.
Do shtojmë flotën e dronëve në mënyrë të ndjeshme.
Jemi duke u marrë përditë me porositjen e dronëve me kamera termike për monitorim në kohë reale pyjet dhe kapjen sa më shpejt sinjalin e zjarrit, sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje, për ripërtëritjen e territoreve që digjen nga zjarret.
Të pasurojmë flotën ajrore dhe me avionët zjarrfikës”, deklaroi kreu i qeverisë.Top Channel
-

Nis edicioni i dytë i Elite Youth Development Academy, projekti strategjik për zhvillimin e talenteve të rinj
Federata Shqiptare e Futbollit nis zyrtarisht edicionin e dytë të Elite Youth Development Academy, projekti strategjik për zhvillimin e talenteve të rinj të futbollit shqiptar. Pas suksesit të edicionit të parë, këtë vit Akademia zhvendoset në qytetin bregdetar të Durrësit, ku do të zhvillojë të gjithë aktivitetin stërvitor dhe garues.
Në të njëjtën kohë, futbollistët e përzgjedhur do të akomodohen në konviktin e shkollës “Benardina Qerraxhia” dhe do të vijojnë studimet në shkollë, sipas programit të zakonshëm mësimor.
Në këtë edicion të dytë, Akademia do të përfshijë tre skuadra, me gjithsej 55 futbollistë të përzgjedhur, të lindur në vitet 2010, 2011 dhe 2012. Futbollistët janë përzgjedhur pas një procesi të kujdesshëm vëzhgimi dhe skautimi në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe diasporës, duke përfaqësuar më të mirët në grupmoshat respektive.
Ky projekt është pjesë e vizionit afatgjatë të FSHF-së për të investuar në edukimin dhe përgatitjen profesionale të futbollistëve të rinj, duke ndjekur standardet më të mira evropiane të zhvillimit të talentit.
Akademia do të funksionojë si një qendër elitare, me staf të specializuar dhe kushte optimale stërvitore, duke garantuar jo vetëm rritjen tekniko-taktike të lojtarëve, por edhe formimin e tyre personal dhe edukativ.
Në vijim të këtij projekti, FSHF synon të krijojë një urë të qëndrueshme mes futbollit të moshave dhe kombëtareve të grupmoshave, duke ndërtuar bazën për një të ardhme të suksesshme të përfaqësueseve shqiptare.