Tag: akademi

  • Zegjineja merr 10 në Akademi!

    Zegjineja merr 10 në Akademi!

    Nga Ylli Dylgjeri

    Zegjineja i përgjigjet shkëlqyer pyetjes së Lektorit të Parë në shkollën e Akademisë Politike të PS.

    Pyetje: Zegjine, si e kupton Ti

    fjalën Lektor?

    Përgjigjet Zegjineja:

    Lektor është një fjalë e përbërë nga Lek dhe Tore!

    Të lumtë! 10-të – do ecësh, ke të ardhme më shumë se Musineja.

  • Deputetët e PS nisin të enjten Akademinë Politike, Top Channel zbulon modulet dhe lektorët

    Deputetët e PS nisin të enjten Akademinë Politike, Top Channel zbulon modulet dhe lektorët

    Pasditja e 19 qershorit do t’i gjejë një pjesë të deputetëve të rinj të ulur në “Akademinë Politike të PS”.

    Romina Kuko bashkë drejtuese e kësaj akademie në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, jep detajet.
    “Grupi Parlamentar i PS dalë nga zgjedhjet e 11 Majit është në pjesën dërrmuese të tij u rinovuar. Kemi 54 deputetë të rinj në këtë grup parlamentar nga të cilët në akademi do të trajnohen 39 ntë. Janë ata që nuk kanë mbajtur pozicione të larta zyrtare apo ministrore. Kjo është e rëndësishme për të patur një grup konsistent i cili njeh në radhë të parë pjesën institucionale të parlamentit, të funksionimit të gjithçkaje që ata do të angazhohen në jetën parlamentare. Besoj së është një nga kontributet e PS-s për ti aftësuar ata përpara se të futen në sallën e parlamentit“, u shpreh Kuko.
    Por çfarë vlere të shtuar do të sjellë kjo akademi tek skuadra e re parlamentare e PS?
    “Besoj se vlera e parë ka të bëjë me eksperiencën që ata e marrin në dorë të parë senatorët e PS ata që kanë shumë eksperiencë në jetën parlamentare, nga lektorët. Në të njëjtën kohë do të kenë një perspektivë shumë më të brendshme për sa i përket rolit të deputetit. Jo vetëm si ai individi që del e flet vetëm në publik por propozimin e ligjeve, marrëdhëniet ndërinstitucionale, rëndësinë që kanë këto ligje për qytetarët dhe gjithçka tjetër.Gjatë 30 ditëve në akademi deputetët e rinj do të ndjekin pesë module“, shpjegon Kuko.
    Roli Kushtetues i Deputetit, Marrëdhënia me elektoratin dhe etika e përfaqësimit është moduli i parë me lektorë Edi Ramën, Fatmir Xhafaj, Erion Braçen dhe Niko Peleshi.
    Moduli i dytë i dedikohet Arkitekturës së Kuvendit dhe procesit legjislativ me lektorë Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Toni Gogu.
    Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare janë përfshirë në modulin e tretë ku shpjegimet do të vinë nga Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta Xhaçka.
    Ndërsa Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard Shalsi do ti tregojnë deputetëve të rinj si të performojnë në komunikimin politik.
    Ai që cilësohet si moduli më i rëndësishëm PS dhe vizioni 2030 do të sillet në Akademinë politike prej Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis Kushit.

    Top Channel

  • “Do hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit”, Rama: Një akademi jo vetëm shqiptare, por dhe rajonale

    “Do hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit”, Rama: Një akademi jo vetëm shqiptare, por dhe rajonale

    Nga Vlora në një takim me studentët dhe pedagogët, kryeministri Edi Rama tha se në Vlorë do të hapet Akademia e Aviacionit, e cila do të jetë një akademi jo vetëm shqiptare, por dhe rajonale.
    Shumë studentë shqiptarë dhe të huaj do të kenë mundësinë që të përgatiten për të qenë pilotë të shumë mjeteve të fluturimit.
    “Sot mbas pas pak do të firmosim një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të mëdha të botës për industrinë ushtarake. Sepse kemi përcaktuar faktikisht dhe financimi nga ana jonë si qeveri. Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit dhe synimi është që të jetë një akademi rajonale, jo vetëm shqiptare, që të kemi dhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për çdo lloj mjet fluturimi. Më vjen shumë mirë, sepse ky është hapi i parë pasi duhet të fuqizojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëj ëme industrinë avale, por kjo është një fazë e dytë. I kemi të dyja në plan dhe ministri është angazhuar”, tha kryeministri Edi Rama.