Forca e Sigurisë së Kosovës ende nuk ka një bazë ajrore ushtarake. Ani pse toka e ish-aeroportit të Gjakovës, është pronë e FSK-së dhe në rast mund të përdoret si bazë, Kosova prapë se prapë nuk ka një aviacion ushtarak.Blerjet e armatimeve për ushtrinë e Kosovës, ku përfshihet edhe helikopteri, duket që po e pengojnë Rusinë.Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, i cili në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mbajtur javën e kaluar, përveç dezinformatave tjera rreth Kosovës, ka përmendur edhe planet e vendit tonë për të blerë helikopter.“Është bërë shpallja për tranzicionin në fazën përfundimtare të Ushtrisë së Kosovës duke marrë materiale edhe nga vendet e NATO-s, po flasim për drona, automjete të blinduara, sistem anti tank, artileri dhe armatime të tjera. Planet e tyre për të blerë edhe sistem të mbrojtës ajrore por edhe helikopter, po vihen baza për industrinë e mbrojtjes lokale”, tha ai.E derisa në Kosovë, ekspertët e sigurisë kanë mendime të ndryshme sa i përketë periudhës së ndërtimit të bazave ajrore, në Ministrinë e Mbrojtjes, i kanë thënë KosovaPress-it, se po planifikojnë që deri në vitin 2028 të ndërtojnë kapacitetet ajrore të FSK-së.Sipas drejtorit të “OCTOPUS”, Arben Fetoshi, edhe pse Kosova është nën ombrellën e NATO-s, kurdo që do të vije mundësia që ky mision të largohet nga Kosova, FSK duhet kompletuar mbrojtjen ushtarake ajrore.Ndërsa, eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka shtuar se gjatë luftës së fundit në vend, brenda territorit të Kosovës, por edhe Serbisë, bombardimet kanë ardhur nga bazat ushtarake në avionët e Italisë e Turqisë.Sipas Islamit, Kosova për momentin duhet përqendruar kryesisht në pajisjet ushtarake në vetëmbrojtje dhe në një ardhme të afërt të kompletohet edhe baza ushtarake ajrore.E nga Ministria e Mbrojtjes, në një përgjigje me shkrim kanë thënë se sapo të ndërtohet kapaciteti i flotës ajrore, ish- aeroporti i Gjakovës, mund të përdoret për qëllime të tilla.“Ish-Aeroporti i Gjakovës është tashmë pronë e FSK-së, dhe sapo të ndërtohet kapacitetet e flotës ajrore, i njëjti mund të përdoret për qëllime të tilla. Sigurisht se është e nevojshme përderisa planifikojmë që deri në vitin 2028 të ndërtojmë dhe kapacitetet ajrore të FSK-së”, është thënë në një përgjigje me shkrim.Ministria e Mbrojtjes, është pyetur edhe për bazën në Golesh, e cila për ushtrinë e Serbisë, gjatë okupimit të vendit tonë, ka qen baza kryesore ajrore në Kosovë, E sa i përketë bazës ajrore në Golesh, e cila për ushtrinë e Serbisë, gjatë okupimit të vendit tonë, ka qen baza kryesore ajrore në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes nuk ka dashur të komentojë. Përndryshe, kjo bazë aktualisht është nën menaxhimin e KFOR-it./Kosovapress
Tag: ajrore
-

FOTO / Krijesa e pazakontë amerikane, avioni “Frankenjet” i bashkohet flotës së Forcave Ajrore
Forcat Ajrore të SHBA-së e quajnë atë “Frankenjet”, një luftëtar stealth i bashkuar nga pjesët e dy F-35-ve të shkatërruar në aksidente ajrore, që tani është rikthyer në detyrë dhe gati për luftë.
“‘Frankenjet’ është plotësisht operacional dhe i gatshëm për të luftuar”, u tha të mërkurën në një raport nga Zyra e Programit të Përbashkët të Ushtrisë F-35 (JPO).Avioni luftarak i ricikluar e ka origjinën në vitin 2014, kur një F-35A gati të ngrihej në një mision stërvitor nga baza e Forcave Ajrore Eglin të Floridas pësoi “dështim katastrofik të motorit”.
Avioni, i njohur si AF-27, gjithashtu pësoi dëmtime të mëdha në pjesën e pasme të tij.“Pjesët e një krahu të rotorit të thyer të motorit prenë kutinë e ventilatorit të motorit, hapësirën e motorit, rezervuarin e brendshëm të karburantit dhe linjat hidraulike dhe të karburantit përpara se të dilnin përmes trupit të sipërm të avionit”, thuhej në raportin hetimor.
Zjarri që e pasoi dogji dy të tretat e pasme të avionit luftarak. Më pas, më 8 qershor 2020, pajisja e uljes së hundës në një tjetër F-35A, e njohur si AF-211, dështoi në uljen në bazën e Forcave Ajrore Hill në Utah, duke sjell dëme të rënda për këtë avion luftarak, sipas raporteve mbi incidentin.Kështu, Forca Ajrore mbeti me dy pjesë të përdorshme prej 75 milionë dollarësh të avionëve luftarakë – hunda e AF-27 dhe pjesa e pasme e AF-211.
Në vend që t’i hiqnin qafe të dy avionët si humbje ekipet morën një vendim të guximshëm në vitin 2022 për të hequr hundën nga AF-27 dhe për ta vendosur te pjesa e mbetur e AF-211, duke maksimizuar kursimet dhe duke i shtuar flotës amerikane një avion operacional.Scott Taylor, inxhinieri kryesor mekanik për prodhuesin “Lockheed Martin” tha se të gjitha seksionet e avionëve mund të çmontohen dhe ri-bashkohen teorikisht, por kjo nuk ishte bërë kurrë më parë.
“Ky është F-35 i parë “Frankin-bird” deri më sot. Kemi bërë histori”, tha Taylor.
Puna u krye në Hill AFB, me vegla dhe pajisje krejtësisht të reja, unike të specializuara. Pothuajse dy vjet e gjysmë riparime dhanë rezultat në janar, kur Frankenjet fluturoi për herë të parë, nga Hill AFB në objektin e F-35 të Lockheed Martin në Teksas.“Në fluturimin e parë avioni i rindërtuar performoi sikur sapo kishte dalë nga linja fillestare e prodhimit”, tha në një njoftim për shtyp Jeffrey Jensen, inxhinieri kryesor i variantit F-35A.
Në fund të muajit të kaluar, Frankenjet u kthye në Hill AFB dhe u caktua që t’i shërbejë krahut të 338-të luftarak, e njëjta njësi të cilës avioni AF-211 i përkiste fillimisht.Projekti Frankenjet i kushtoi Forcave Ajrore amerikane 11.7 milionë dollarë, duke i kurseyer Pentagonit dhe taksapaguesve 63 milionë dollarë.
Forca Ajrore e SHBA ka 383 F-35A në flotën e saj, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike. F-35A është një nga tre versionet e luftëtarit stealth të ushtrisë amerikane. Trupat e Marinës fluturojnë F-35B – një avion me ngritje të shkurtër, ulje vertikale – dhe Marina fluturon F-35C, i projektuar për operacionet e aeroplanmbajtësve.
F-35 janë bërë gjithashtu një zgjedhje popullore për aleatët dhe partnerët e SHBA-së, me 17 vende që kanë blerë avionë të tillë, sipas Lockheed Martin. -

1000 fotografë nga e gjithë bota filmojnë stërvitjen ushtarake “Iniochos”
Fotografë dhe fotoreporterë nga e gjithë bota janë mbledhur në Andravidë, si pjesë e Stërvitjes Ajrore Shumëkombëshe “Iniochos 2025”, e cila pritet të përfundojë nesër, e premte, 11 prill.
Prania e më shumë se 1100 fotografëve nga e gjithë bota është për faktin se në aeroport janë aq shumë lloje të ndryshme avionesh. Njësia kryesore pritëse e stërvitjes është Baza Ajrore Andravida, nga ku operojnë të gjithë avionët luftarakë të misioneve të huaja, ndërsa pjesa më e madhe e gjuajtësve të Forcave Ajrore Helenike (HAF) operojnë nga krahu i 116-të luftarak.
Fotografë dhe fotoreporterë nga e gjithë bota janë mbledhur në Andravidë në një numër të papritur, si pjesë e Stërvitjes Ajrore Shumëkombëshe “Iniochos 2025” , e cila pritet të përfundojë nesër, e premte, 11 prill.
Shikoni videon:Duhet theksuar se Forca Ajrore Helenike po merr pjesë në stërvitje me të gjitha llojet e avionëve të saj luftarak, si dhe me helikopterë, avionë transportues dhe stërvitor. Gjithashtu në të marrin pjesë forca nga Ushtria dhe Marina, të cilat kontribuojnë në mënyrë të vendosur në krijimin e skenarëve komplekse dhe realiste në të gjithë territorin grek.
Përveç kësaj, marrin pjesë një numër i madh i forcave ajrore nga vendet aleate dhe mike, si Franca me M-2000, SHBA me F-16, KC-46 dhe KC-135, Emiratet e Bashkuara Arabe me M2000/9, India me SU-30, Spanja me F/A-18 Hornet, Izraeli me G-55. B-412, Polonia me F-16 dhe Sllovenia me PC-9. Përveç kësaj, Qipro po merr pjesë me personel mbështetës ndërsa Sllovakia dhe Bahreini dërguan një ekip vëzhguesish.
Në fakt, Forcat Ajrore kanë regjistruar pamjet e fotografëve… nga lart, duke postuar një video përkatëse në rrjetet sociale.Top Channel
-

‘Frankenjet’, aeroplani i ri luftarak i ushtrisë amerikane i prodhuar nga dy fluturake të shkatërruara i bashkohet flotës së forcave ajrore
Forcat Ajrore të SHBA-së e quajnë atë “Frankenjet”, një aeroplan luftarak qw nuk detektohet nga radarwt i bwrw nga pjesët e dy F-35-ve të shkatërruar në aksidente, që tani është në detyrë dhe gati për luftim.
“Frankenjet” është plotësisht operacional dhe i gatshëm për të mbështetur luftëtarin”, tha të mërkurën një raport nga Zyra e Programit të Përbashkët të Ushtrisë F-35 (JPO).
Aeroplani luftarak i ricikluar e ka origjinën e tij në vitin 2014, kur një F-35A gati të ngrihej në një mision stërvitor nga Baza e Forcave Ajrore Eglin në Florida, pësoi “defekt të motorit”, sipas një raporti të Forcave Ajrore mbi incidentin.
Aeroplani, i njohur si AF-27, gjithashtu pësoi dëmtime të mëdha në pjesën e pasme të tij.
Pjesët e një krahu të rotorit të thyer të motorit “prenë kabinën e ventilatorit të motorit, hapësirën e motorit, rezervuarin e brendshëm të karburantit dhe linjat hidraulike dhe të karburantit, përpara se të dilnin përmes trupit të sipërm të aeroplanit”, përfundoi një hetim.
Zjarri që rezultoi dogji dy të tretat e pasme të aeroplanit luftarak, u tha ndër tjera në raport.
Më pas, më 8 qershor 2020, pajisja e uljes së hundës në një tjetër F-35A, e njohur si AF-211, dështoi në uljen në bazën e Forcave Ajrore Hill në Utah, duke rezultuar në dëme të rënda në atë aeroplan luftarak, sipas raporteve mbi incidentin.
Kështu, Forca Ajrore mbeti me dy pjesë të përdorshme prej 75 milionë dollarësh të aeroplanëve luftarakë – hunda e AF-27 dhe pjesa e pasme e AF-211.
“Në vend që t’i cilësonin të dy aeroplanët si humbje, ekipet morën një vendim të guximshëm në vitin 2022 për të hequr hundën nga AF-27 dhe për ta vendosur atë në AF-211 për të maksimizuar kursimet, dhe për të shtuar një aeroplan operacional në flotë”, tha një raport nga F-35 JPO.
Scott Taylor, inxhinieri kryesor mekanik për prodhuesin Lockheed Martin, vendosi përpjekjet në perspektivë në një njoftim për lajmet e vitit 2023.
“Të gjitha seksionet e aeroplanëve mund të çmontohen dhe ribashkohen teorikisht, por kjo nuk është bërë kurrë më parë”, tha Taylor.
“Ky është F-35 i parë “Frankin-bird” deri më sot. Kjo është histori”, shtoi Taylor.
Puna u krye në Hill AFB, me “vegla dhe pajisje krejtësisht të reja, unike të specializuara”, thuhej në njoftimin për shtyp të Forcave Ajrore 2023.
Pothuajse dy vjet e gjysmë riparime dhanë rezultat në janar, kur Frankenjet fluturoi për herë të parë, nga Hill AFB në objektin F-35 të Lockheed Martin në Fort Worth, Teksas.
“Fluturimi i parë i aeroplanit të rindërtuar u realizua dhe performoi sikur të ishte i freskët nga linja fillestare e prodhimit”, tha Jeffrey Jensen, inxhinieri kryesor i variantit F-35A, në një njoftim për shtyp.
Në fund të muajit të kaluar, Frankenjet u kthye në Hill AFB dhe u caktua në krahun e 338-të luftarak, e njëjta njësi AF-211 që i përkiste fillimisht.
Deklarata ushtarake vendos koston e projektit Frankenjet në 11.7 milionë dollarë, duke thënë se ai i kurseu Pentagonit dhe taksapaguesve 63 milionë dollarë mbi koston e një aeroplani të ri zëvendësues.
Forca Ajrore e SHBA, ka 383 F-35A në flotën e saj, sipas Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike.
F-35A është një nga tre versionet e aeroplanëve luftarakë që nuk detektohen nga radarët të ushtrisë amerikane. Trupat e Marinës fluturojnë F-35B – një aeroplan me ngritje të shkurtër, ulje vertikale – dhe Marina fluturon F-35C, i projektuar për operacionet e aeroplanmbajtësve.
F-35 janë bërë gjithashtu një zgjedhje popullore për aleatët dhe partnerët e SHBA-së, me 17 vende të tjera ose që fluturojnë ose blejnë aeroplanë, sipas Lockheed Martin.
-

Ushtarakët amerikanë alarmojnë për dobësitë e mbrojtjes ajrore në NATO
Dy ish-komandantë të lartë të ushtrisë amerikane thanë se mburoja ajrore e Evropës nuk është e përgatitur që të përballet me shkallën e kërcënimit nga Rusia, ndërkaq kreu i task-forcës për mbrojtje ajrore dhe raketore në Marinën amerikane i tha Radios Evropa e Lirë se pengimi i sulmeve “është gjithmonë si raporti mes maces me miun”.
Këto deklarata vijnë në kohën kur vendet evropiane po nisin një program masiv riarmatimi, i miratuar muajin e kaluar, ku mbrojtja ajrore është në krye të listës së prioriteteve.
“Shikoni çfarë ka ndodhur në qytetet e mëdha të Ukrainës. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në disa nga qytetet e mëdha të Evropës”, tha për Radion Evropa e Lirë Philip Breedlove, ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë.
“Nëse jeni ulur diku dhe mendoni se jeni nën ndonjë mburojë magjike si në programet televizive, nuk është vend i mirë për të qenë”, shtoi ai.
Bombardimet e përditshme të Rusisë ndaj Ukrainës kanë ilustruar më së miri rëndësinë e mbrojtjes ajrore.
Sipas një analize të realizuar në shkurt nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, Rusia ka lëshuar mesatarisht 24.3 raketa dhe dronë në ditë drejt Ukrainës që nga fillimi i nisjes së pushtimit të këtij shteti fqinj më 2022 – mbi 25. 000 në total.
Pasojat kanë qenë ndërprerje të energjisë elektrike, shkatërrim i infrastrukturës dhe viktima të shumta civile. Rusia ka përdorur një sërë raketash raketash, nga dronë, bombat rrëshqitëse të epokës sovjetike, por që i ka modifikuar, e deri te raketat lundruese. Po ashtu, ka edhe lloje të ndryshme të mbrojtjes ajrore.
Udhëheqësi i Task-Forcës 64 të Marinës amerikane, komandanti Mike Dwan, i tha Radios Evropa e Lirë se “fushat e mbivendosura të zjarrit” të NATO-s ofrojnë një gamë të plotë mbrojtjeje.
Dwan është i vendosur me Flotën e Gjashtë në Napoli të Italisë, por foli nga baza amerikane për mbrojtje kundër raketave balistike në Redzikovo, në Poloni. Komanda e tij e bashkon këtë bazë, me një të ngjashme në Deveselu të Rumanisë dhe një flotë të bombarduesve amerikanë që operojnë nga Spanja.
Ata përdorin një sistem të quajtur Aegis për të shënjestruar raketat balistike.
“Ne e bëjmë këtë në atmosferën e sipërme, mbi 100 kilometra lartësi. Të gjitha këto pengime [të raketave]… po ndodhin në hapësirë”, tha Dwan.
Ky sistem u përdor me sukses dy herë vitin e kaluar kundër raketave balistike me rreze të mesme veprimi të Iranit, që kishin për shënjestër Izraelin. “Ne përdorëm një aftësi, një zinxhir të ndërhyrjes, shumë të ngjashëm me atë që kemi këtu për një kërcënim që vjen drejt NATO-s”, shtoi ai.
Sistemi mbështetet në një rrjet sensorësh, por kjo, sipas Breedlove, është gjithashtu pika e tij e dobët.
“Për një kohë kishte këtë ndjesi të rreme se, në rregull, kemi Deveselun, kemi Poloninë, kemi këto dy kapacitete të mrekullueshme amerikane, por u dini ato filmat ku sheh qendra komanduese dhe çdo raketë që hidhet rrëzohet, ato janë trillime”, deklaroi ai.
Probabiliteti i goditjes fatale
Në një fushë të mbushur me zhargon teknik, Breedlove iu referua me shkurtesën në anglisht POK (probaliteti i goditjes fatale). Ky varion nga 95 për qind në zonat me dendësi të lartë sensorësh, deri në vetëm 30 për qind në zona të tjera. Evropa, sipas tij, duhet të “forcojë rrjetin”.
Ai nuk pranoi të specifikonte se ku mund të bëhet kjo.
“Kombet e dinë saktësisht se ku janë boshllëqet. Ne i kemi sjellë në qendrat e simulimit të raketave dhe u kemi treguar si funksionon kjo”, deklaroi ai.
Në Redzikovo ka tre raketahedhës, secili me nga tetë raketa. A mund të mbingarkohet kapaciteti i tij?
“Kjo mund të ndodhë”, tha Dwan.
“Këtu në Poloni, kemi përgjigje të planifikuara paraprakisht për mbulim të prioritarizuar. Njësoj është edhe në Rumani si dhe në sistemet tona në det…. Gjithnjë është një situatë sikurse macja me miun: sa raketa po lëshohen dhe sa jemi në gjendje të rrëzojmë”.
Por, Dwan theksoi rëndësinë e parandalimit. Nëse sistemi Aegis nuk arrin të kapë një raketë, atëherë do të aktivizohej një shtresë tjetër, si për shembull një bateri Patriot, për ta rrëzuar raketën.
“Mbrojtja me shtresa” nënkupton që “çdo armik i mundshëm duhet të mendojë dy herë, ndoshta edhe tri apo katër herë” para se të sulmojë.
Kërcënimi nga dronët e Rusisë
Breedlove tha se një tjetër dobësi kyç e NATO-s është mbrojtja kundër dronëve, një fushë ku Rusia tani ka më shumë përvojë.
“Po përballemi me një sasi shkatërruese kapacitetesh me dronë që sulmojnë [Ukrainën], dhe mbrojtja ajrore e Amerikës – e lëre më e Evropës – nuk është e përgatitur për këtë lloj lufte, për këto përmasa”, tha ai.
Ben Hodges, ish-udhëheqësi i Ushtrisë amerikane në Evropë, pati një vlerësim të ngjashëm kur foli për REL-in muajin e kaluar.
“E dini, ne kurrë, kurrë nuk kemi pasur mjaftueshëm mbrojtje ajrore për të mbuluar çdo gjë… Ne prioritarizojmë atë që duhet mbrojtur”, deklaroi ai. “Nuk ekziston një mburojë totale”.
Hodges tha se planifikuesit ushtarakë të NATO-s do të marrin të dhënat për “ditën tipike” të sulmeve ruse në Ukrainë, “dhe do t’i përdorin ato për të vlerësuar portet e Bremerhavenit, Gdanskut ose Klaipedas në Lituani, për shembull, dhe do të analizojnë se a kemi mjaftueshëm mbrojtje ajrore dhe raketore? Nuk jam i sigurt se kemi”.
Gjermania udhëhoqi Iniciativën e Mbrojtjes Ajrore Evropiane (ESSI) në vitin 2022, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Duke bërë bashkë 24 shtete evropiane, kjo nismë ka për qëllim mundësinë e blerjes së përbashkët të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore dhe inkurajon ndërveprueshmërinë.
Por, disa shtete si Franca, Spanja dhe Italia, nuk u janë bashkuar nismës. Franca e ka kritikuar iniciativën për përfshirjen e sistemeve (si sistemet amerikane Patriot) dhe komponentëve joevropianë.
Fuqia ajrore
Hodges tha se avionët luftarakë të NATO-s kompensojnë disa nga dobësitë e Evropës.
“Forcat tona ajrore janë një pjesë kritike e kësaj. Mendoj se ndoshta sasia në rritje e fuqisë ajrore që kemi, veçanërisht me Finlandën dhe Suedinë… do të na ofrojë kapacitete që ukrainasit aktualisht nuk i kanë për t’iu kundërvënë sulmeve ajrore dhe raketore ruse”.
Hodges shtoi se fuqia ajrore është gjithashtu një kontribut kyç i SHBA-së për mbrojtjen ajrore. Por, përpjekjet e Evropës për të forcuar mbrojtjen e saj vijnë në një kohë të pasigurisë lidhur me angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për sigurinë e saj. Pra, si do të mbrohej Evropa pa rolin e SHBA-së?
“Boshllëku më i madh do të ishte Forca Ajrore e SHBA-së, paralajmërimi i hershëm, inteligjenca… dhe më pas kontributi i SHBA-së në komandën ajrore të NATO-s në Ramshtajn”.
Komanda e Dwanit është gjithashtu një kapacitet i rëndësishëm.
Iniciativa ESSI parashikon përdorimin e sistemeve Arrow-3, të cilat mund të pengojnë raketa balistike. Por, kjo do të kërkojë kohë dhe këto sisteme nuk prodhohen në Evropë, pasi janë zhvilluar nga Izraeli dhe SHBA-ja./REL
-

Ushtarakët amerikanë ngrenë alarmin për dobësitë e mbrojtjes ajrore në NATO
Dy ish-komandantë të lartë të ushtrisë amerikane thanë se mburoja ajrore e Evropës nuk është e përgatitur që të përballet me shkallën e kërcënimit nga Rusia, ndërkaq kreu i task-forcës për mbrojtje ajrore dhe raketore në Marinën amerikane i tha Radios Evropa e Lirë se pengimi i sulmeve “është gjithmonë si raporti mes maces me miun”.
Këto deklarata vijnë në kohën kur vendet evropiane po nisin një program masiv riarmatimi, i miratuar muajin e kaluar, ku mbrojtja ajrore është në krye të listës së prioriteteve.
“Shikoni çfarë ka ndodhur në qytetet e mëdha të Ukrainës. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në disa nga qytetet e mëdha të Evropës”, tha për Radion Evropa e Lirë Philip Breedlove, ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë.
“Nëse jeni ulur diku dhe mendoni se jeni nën ndonjë mburojë magjike si në programet televizive, nuk është vend i mirë për të qenë”, shtoi ai.
Bombardimet e përditshme të Rusisë ndaj Ukrainës kanë ilustruar më së miri rëndësinë e mbrojtjes ajrore.
Sipas një analize të realizuar në shkurt nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, Rusia ka lëshuar mesatarisht 24.3 raketa dhe dronë në ditë drejt Ukrainës që nga fillimi i nisjes së pushtimit të këtij shteti fqinj më 2022 – mbi 25. 000 në total.
Pasojat kanë qenë ndërprerje të energjisë elektrike, shkatërrim i infrastrukturës dhe viktima të shumta civile. Rusia ka përdorur një sërë raketash raketash, nga dronë, bombat rrëshqitëse të epokës sovjetike, por që i ka modifikuar, e deri te raketat lundruese. Po ashtu, ka edhe lloje të ndryshme të mbrojtjes ajrore.
Udhëheqësi i Task-Forcës 64 të Marinës amerikane, komandanti Mike Dwan, i tha Radios Evropa e Lirë se “fushat e mbivendosura të zjarrit” të NATO-s ofrojnë një gamë të plotë mbrojtjeje.
Dwan është i vendosur me Flotën e Gjashtë në Napoli të Italisë, por foli nga baza amerikane për mbrojtje kundër raketave balistike në Redzikovo, në Poloni. Komanda e tij e bashkon këtë bazë, me një të ngjashme në Deveselu të Rumanisë dhe një flotë të bombarduesve amerikanë që operojnë nga Spanja.
Ata përdorin një sistem të quajtur Aegis për të shënjestruar raketat balistike.
“Ne e bëjmë këtë në atmosferën e sipërme, mbi 100 kilometra lartësi. Të gjitha këto pengime [të raketave]… po ndodhin në hapësirë”, tha Dwan.
Ky sistem u përdor me sukses dy herë vitin e kaluar kundër raketave balistike me rreze të mesme veprimi të Iranit, që kishin për shënjestër Izraelin. “Ne përdorëm një aftësi, një zinxhir të ndërhyrjes, shumë të ngjashëm me atë që kemi këtu për një kërcënim që vjen drejt NATO-s”, shtoi ai.
Sistemi mbështetet në një rrjet sensorësh, por kjo, sipas Breedlove, është gjithashtu pika e tij e dobët.
“Për një kohë kishte këtë ndjesi të rreme se, në rregull, kemi Deveselun, kemi Poloninë, kemi këto dy kapacitete të mrekullueshme amerikane, por u dini ato filmat ku sheh qendra komanduese dhe çdo raketë që hidhet rrëzohet, ato janë trillime”, deklaroi ai.
Probabiliteti i goditjes fataleNë një fushë të mbushur me zhargon teknik, Breedlove iu referua me shkurtesën në anglisht POK (probaliteti i goditjes fatale). Ky varion nga 95 për qind në zonat me dendësi të lartë sensorësh, deri në vetëm 30 për qind në zona të tjera. Evropa, sipas tij, duhet të “forcojë rrjetin”.
Ai nuk pranoi të specifikonte se ku mund të bëhet kjo.
“Kombet e dinë saktësisht se ku janë boshllëqet. Ne i kemi sjellë në qendrat e simulimit të raketave dhe u kemi treguar si funksionon kjo”, deklaroi ai.
Në Redzikovo ka tre raketahedhës, secili me nga tetë raketa. A mund të mbingarkohet kapaciteti i tij?
“Kjo mund të ndodhë”, tha Dwan.
“Këtu në Poloni, kemi përgjigje të planifikuara paraprakisht për mbulim të prioritarizuar. Njësoj është edhe në Rumani si dhe në sistemet tona në det…. Gjithnjë është një situatë sikurse macja me miun: sa raketa po lëshohen dhe sa jemi në gjendje të rrëzojmë”.
Por, Dwan theksoi rëndësinë e parandalimit. Nëse sistemi Aegis nuk arrin të kapë një raketë, atëherë do të aktivizohej një shtresë tjetër, si për shembull një bateri Patriot, për ta rrëzuar raketën.
“Mbrojtja me shtresa” nënkupton që “çdo armik i mundshëm duhet të mendojë dy herë, ndoshta edhe tri apo katër herë” para se të sulmojë.
Kërcënimi nga dronët e RusisëBreedlove tha se një tjetër dobësi kyç e NATO-s është mbrojtja kundër dronëve, një fushë ku Rusia tani ka më shumë përvojë.
“Po përballemi me një sasi shkatërruese kapacitetesh me dronë që sulmojnë [Ukrainën], dhe mbrojtja ajrore e Amerikës – e lëre më e Evropës – nuk është e përgatitur për këtë lloj lufte, për këto përmasa”, tha ai.
Ben Hodges, ish-udhëheqësi i Ushtrisë amerikane në Evropë, pati një vlerësim të ngjashëm kur foli për REL-in muajin e kaluar.
“E dini, ne kurrë, kurrë nuk kemi pasur mjaftueshëm mbrojtje ajrore për të mbuluar çdo gjë… Ne prioritarizojmë atë që duhet mbrojtur”, deklaroi ai. “Nuk ekziston një mburojë totale”.
Ben Hodges përgjatë stërvitjeve të NATO-s në Rumani më 2017.
Hodges tha se planifikuesit ushtarakë të NATO-s do të marrin të dhënat për “ditën tipike” të sulmeve ruse në Ukrainë, “dhe do t’i përdorin ato për të vlerësuar portet e Bremerhavenit, Gdanskut ose Klaipedas në Lituani, për shembull, dhe do të analizojnë se a kemi mjaftueshëm mbrojtje ajrore dhe raketore? Nuk jam i sigurt se kemi”.
Gjermania udhëhoqi Iniciativën e Mbrojtjes Ajrore Evropiane (ESSI) në vitin 2022, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Duke bërë bashkë 24 shtete evropiane, kjo nismë ka për qëllim mundësinë e blerjes së përbashkët të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore dhe inkurajon ndërveprueshmërinë.
Por, disa shtete si Franca, Spanja dhe Italia, nuk u janë bashkuar nismës. Franca e ka kritikuar iniciativën për përfshirjen e sistemeve (si sistemet amerikane Patriot) dhe komponentëve joevropianë.
Fuqia ajroreHodges tha se avionët luftarakë të NATO-s kompensojnë disa nga dobësitë e Evropës.
“Forcat tona ajrore janë një pjesë kritike e kësaj. Mendoj se ndoshta sasia në rritje e fuqisë ajrore që kemi, veçanërisht me Finlandën dhe Suedinë… do të na ofrojë kapacitete që ukrainasit aktualisht nuk i kanë për t’iu kundërvënë sulmeve ajrore dhe raketore ruse”.
Hodges shtoi se fuqia ajrore është gjithashtu një kontribut kyç i SHBA-së për mbrojtjen ajrore. Por, përpjekjet e Evropës për të forcuar mbrojtjen e saj vijnë në një kohë të pasigurisë lidhur me angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së për sigurinë e saj. Pra, si do të mbrohej Evropa pa rolin e SHBA-së?
“Boshllëku më i madh do të ishte Forca Ajrore e SHBA-së, paralajmërimi i hershëm, inteligjenca… dhe më pas kontributi i SHBA-së në komandën ajrore të NATO-s në Ramshtajn”.
Komanda e Dwanit është gjithashtu një kapacitet i rëndësishëm.
Iniciativa ESSI parashikon përdorimin e sistemeve Arrow-3, të cilat mund të pengojnë raketa balistike. Por, kjo do të kërkojë kohë dhe këto sisteme nuk prodhohen në Evropë, pasi janë zhvilluar nga Izraeli dhe SHBA-ja./RELTop Channel
-

BE rrit ndihmën ushtarake për Moldavinë
Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) do ta japin dritën jeshile më 9 prill për paketën më të madhe deri më sot të ndihmës ushtarake vdekjeprurëse të bllokut për Moldavinë, në vlerë të 20 milionë eurove.
Ky vendim është i rëndësishëm, sepse Moldavia është vend neutral me kushtetutë dhe në të kaluarën BE-ja i ka dhënë vetëm ndihmë që cilësohej “jovdekjeprurëse”, si automjete ushtarake, mbikëqyrje ajrore dhe pajisje për përforcimin e sigurisë kibernetike.
Kjo ndryshoi vitin e kaluar, kur Brukseli ofroi 9 milionë euro për raketa me rreze të shkurtër për sistemet e mbrojtjes ajrore.
Tani, BE-ja është duke e dyfishuar këtë sasi. Ky është pasqyrim i asaj që diplomatët e BE-së më thanë: gjendja e ndjeshme në të cilën ndodhet Moldavia, për shkak të një Rusie gjithnjë e më kërcënuese dhe aktive që po ushtron trysni mbi vendet që duan të afrohen më shumë me Perëndimin.
Sipas propozimit, me këto para do të bihen “tetë sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër, të cilat përbëhen nga afërsisht tetë hedhës dhe rreth 24 raketa”.
Në dokument theksohet se zbatimi i kësaj mase do të kryhet nga Qendra Estoneze për Investime në Mbrojtje, e cila i ka furnizuar gjithashtu Kishinjevin me pajisje vitin e kaluar.
Propozimi thekson se “masa e propozuar e ndihmës do t’i përmirësojë performancën dhe efektivitetin operacional të Forcave të Armatosura të Moldavisë, duke zëvendësuar pajisjet e vjetruara të epokës sovjetike dhe/ose duke krijuar kapacitete të reja”.
-

“Do kryesh marrëdhënie…”/ Shantazhonte të dashurën dhe e kërcënonte se do të publikonte video intime, arrestohet i riu
Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në Greqi, ku një pilot i Forcave Ajrore është vënë në pranga pasi shtantazhonte të dashurën e tij me video intime.
Piloti i Forcave Ajrore akuzohet se ka shantazhuar të dashurën e tij që të krydhin marrëdhënie seksuale tre herë në ditë (mëngjes, drekë dhe darkë), ose në të kundërt do të publikonte pamje intime mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur më 31 mars, shkruan Protothema.gr. Frika e saj u shtua edhe më shumë kur, sipas dëshmisë së një personi të njohur, e pandehura pa jashtë një parukerie ku po merrte shërbime, të pandehurin.
Duke u ndjerë e kërcënuar, ajo thirri policinë e cila ka kryer edhe arrestimin e pilotit.
Nuk dihet ende nëse është urdhëruar një hetim disiplinor nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ajrore, megjithatë çështja është nën hetim, nëse materiali u është dërguar tashmë palëve të treta.
Deklarata e viktimës në polici tregon me detaje rrëqethëse situatën e shantazhit psikologjik që ajo ka përjetuar muajt e fundit. Siç e përshkruan ajo, marrëdhënia e saj me pilotin kishte përfunduar në shtator 2024, por ai nuk pranonte ndarjen. Që nga mesi i vitit 2024, dhe pasi kishte marrë dijeni për një padi që kishte ngritur kundër tij për dhunë në familje, i pandehuri filloi ta ngacmonte sistematikisht.Top Channel
-

Greqia dhe Italia në grevë! Ndërpriten fluturimet ajrore
Kontrollorët grekë të trafikut ajror kanë planifikuar një grevë 24-orëshe të thirrur nga federata e punonjësve të sektorit publik ADEDY në 9 prill. ADEDY kërkon rikthimin e pagave bonus për pushime, rritje të pagave reale dhe masa për të luftuar krizën e strehimit në Greqi. “Fatkeqësisht, kontrolli i trafikut ajror në Greqi është në një situatë të keqe pasi ne kemi mungesë të personelit dhe probleme me pajisje të cilat shkaktojnë shumë vonesa në vitet e fundit dhe do të shkaktojnë shumë edhe këtë vit”, tha Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Greqisë për The Independent.
Në të njëjtën ditë me grevat në Greqi vjen edhe ndërprerja e fluturimeve në Itali, duke përkeqësuar potencialisht ndërprerjen e udhëtimeve në të gjithë kontinentin. Stjuardesat e EasyJet të lidhura me sindikatat italiane (FILT, CGIL dhe UIL) kanë planifikuar të bëjnë grevë më 9 prill nga ora 10.30 deri në orën 14.30.“Ne dëshirojmë të sigurojmë klientët se po bëjmë gjithçka që është e mundur për të minimizuar çdo ndërprerje si rezultat i aksionit të grevës dhe nëse ndonjë fluturim do të ndikohet, ne do të kontaktojmë drejtpërdrejt klientët me opsionet e tyre për të ndihmuar në riorganizimin e planeve të tyre”, tha linja ajrore për gazetën britanike The Independent. Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimeve dhe të përgatiten për vonesa dhe anulime të mundshme.
-

Greqia dhe Italia në grevë/ Ndërpriten fluturimet ajrore, ja kërkesat që kanë punëtorët
Kontrollorët grekë të trafikut ajror kanë planifikuar një grevë 24-orëshe të thirrur nga federata e punonjësve të sektorit publik ADEDY në 9 prill. ADEDY kërkon rikthimin e pagave bonus për pushime, rritje të pagave reale dhe masa për të luftuar krizën e strehimit në Greqi.
“Fatkeqësisht, kontrolli i trafikut ajror në Greqi është në një situatë të keqe pasi ne kemi mungesë të personelit dhe probleme me pajisje të cilat shkaktojnë shumë vonesa në vitet e fundit dhe do të shkaktojnë shumë edhe këtë vit”, tha Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Greqisë për The Independent.
Në të njëjtën ditë me grevat në Greqi vjen edhe edhe ndërprerja e fluturimeve në Itali, duke përkeqësuar potencialisht ndërprerjen e udhëtimve në të gjithë kontinentin. Stjuardesat e EasyJet të lidhura me sindikatat italiane (FILT, CGIL dhe UIL) janë planifikuar të bëjnë grevë më 9 prill nga ora 10.30 deri në orën 14.30.
“Ne dëshirojmë të sigurojmë klientët se po bëjmë gjithçka që është e mundur për të minimizuar çdo ndërprerje si rezultat i aksionit të grevës dhe nëse ndonjë fluturim do të ndikohet, ne do të kontaktojmë drejtpërdrejt klientët me opsionet e tyre për të ndihmuar në riorganizimin e planeve të tyre”, tha linja ajrore për gazetën britanike The Independent.
Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimeve dhe të përgatiten për vonesa dhe anulime të mundshme.
