Tag: ajatollahëve

  • “Qëndrojmë larg regjimit të Ajatollahëve!”/ Igli Hasani: Shqipëria, krah vendeve Perëndimore!

    “Qëndrojmë larg regjimit të Ajatollahëve!”/ Igli Hasani: Shqipëria, krah vendeve Perëndimore!

    “Shqipëria qëndron krah vendeve perëndimore!”. Kështu deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv.
    I pyetur nga analisti Redi Shehu, se përse Shqipëria ka një qëndrim pro Izraelit pa kushte, ndërkohë që Bashkimi Europian ka një gjuhë më të moderuar, Hasani tha se vendi ynë ka mbajtur një qëndrim në linjë me Perëndimin, larg ekstremizmit.
    Debati:
    Redi Shehu: BE po përpiqet të ndërtojë urë komunikimi ndryshe nga SHBA. Ndërkohë Shqipëria, që aspiron për të qenë në BE, mbështet pa kushte Izraelin në flagrancën e shkeljes së çdo ligji ndërkombëtar. Pse nuk ka ndjekur Shqipëria një gjuhë të moderuar si presidenti francez, që thotë “jo armë bërthamore Irani, por jo sulme ndaj një vendi sovran”. Kjo nuk është shaka dhe askush nuk e di si do të përfundojë. E dyta, qëndrimi juaj për masakrat ne Gaza është zero, nuk ka prononcim fare.
    Igli Hasani: Është e rëndësishme që gjuha të mos jetë ekstremiste, të mos përmbajë elementë të pasioneve personale dhe të mos jetë në raport me qëndrimet që mban një shtet subjekt i angazhimeve radikale, të dikujt apo shumëkujt që e mendon ndryshe. Shqipëria i qëndron, qëndrimeve të ka mbajtur. Është partner i besueshëm i BE, do të vijojë të mbështesë qëndrimet e vendeve Perëndimore për të patur të ardhmen që pretendojmë ta kemi larg regjimeve të Ajatollahëve dhe regjimeve diktatoriale dhe ti largohemi sa më shumë ekstremizmave.

  • Ministri Hasani i prerë: Shqipëria mbështet Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje!

    Ministri Hasani i prerë: Shqipëria mbështet Izraelin dhe të drejtën për vetëmbrojtje!

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për qëndrimin e Shqipërisë në konfliktin Izrael-Iran dhe përshkallëzimin ushtarak të këtij konflikti në ditët e fundit.
    Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet qartazi Izraelin dhe të drejtën e këtij vendi për t’u vetëmbrojtur, duke e quajtur Iranin një vend ku regjimi i Ajatollahëve shkel angazhimet për mospërhapjen e armëve bërthamore.
    “Shqipëria është qartazi në mbështetje politike të Izraelit, të të gjithë vendeve që mendojnë se regjimi i Ajatollahëve nuk duhet të rrisë kapacitete bërthamore dhe duhet të respektojë angazhimet e marra në mospërhapjen e armëve bërthamore. Është regjim që i thyen këto angazhime. Ne e dënojmë fuqimisht mënyrën se si regjimi i Ajatollahëve po vepron. Ne mbështesim shtetin e Izraelit në të drejtën për tu mbrojtur.
    Ne ushtrojmë presionin politik të gjithë sëbashku ndaj regjimit të Ajatollahëve në Iran dhe padyshim këto qëndrime do të vijojnë të jenë konseguente në raport me atë që diplomatët tanë bëjnë”, deklaroi Hasani.
    I pyetur nga Ylli Rakipi lidhur me konfliktin tjetër në Gaza dhe anën tjetër të medaljes, ku një numër i konsiderueshëm civilësh, përfshirë fëmijë, janë vrarë, Hasani dha një përgjigje të shkurtër duke deklaruar se Shqipëria është një vend paqësor që mbështet paqen.
    “Shqipëria gjithmonë ka treguar që është vend paqësor dhe mbështet paqen. Shqipëria ka treguar se e ka mbështetur zgjidhjen e dy shteteve, në konfliktin e Izraelit me palestinezët. Shpresojmë padyshim që këto realitete të mbarojnë sa më shpejt”, tha Hasani.
    Lidhur me ndonjë rrezik të mundshëm që mund ti kanoset Shqipërisë nga Irani, i cili në të shkuarën ka kryer sulem kibernetike ndaj vendit tonë, por edhe në kontekstin kur ne strehojmë opozitën e MEK, Hasani dha këtë përgjigje:
    “Ne jemi vend demokratik. Respektojmë të gjithë anëtarët e kombeve të bashkuara. Kemi treguar se jemi në gjendje të strehojmë pjesë të opozitave të ndryshme, vende që jetojnë në diktaturë. Do të vijojmë të përcjellim vlerat demokratike. Jemi paqësor dhe nuk synojmë askënd. Kemi të bëjmë me realitete që shpresojmë t’i kemi të tilla. Kemi qenë shënjestër e sulmeve kibernetike nga regjimi i Ajatollahëve por kemi qenë në gjendje që në bashkëpunim me partnerët tanë, ti kthejmë mbrapsht këto sulme dhe të mbrojmë infrastrukturën”, deklaroi Hasani.
    Lidhur me shtetas shqiptarë që mund të gjenden në dy vendet ku po zhvillohen luftime, Hasani tha se janë organizuar korridore për nxjerrjen e shqiptarëve nga Izraeli, ndërsa në iran nuk ka ende ndonjë kërkesë nga qytetarë shqiptarë.
    “Ne kemi ndërmarrë një operacion kthimi të 5 shtetasëve shqiptarë nga Izraeli. Kemi krijuar korridor tokësor që i ka nxjerrë nga Tel Aviv drejt Egjiptit dhe kemi mundësuar fluturim për ti sjellë në Greqi dhe më pas në Shqipëri. Janë 12 shqiptarë të tjerë në kontakt me ambasadën tonë, që në varësi të kushteve dhe situatës kërkojnë në momente të caktuara të largohen pastaj ndoshta kërkojnë të qëndrojnë. Kemi krijuar korridor të dytë, jemi të gatshëm të ndihmojnë në zhvendosjen e disave prej tyre. Janë 5 që do të largohen në orët në vazhdim. Kemi vendosur kontakte telefonike dhe infrastrukturën tonë.
    Në Iran, ne nuk kemi asnjë kontakt, asnjë kërkesë të ndonjë shtetasi shqiptar që kërkon evakuim. Ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Iranin, por nuk kemi ndonjë person që të ketë kërkuar ndihmë në mënyra të ndryshme. Nëse do të kemi një kërkesë do të shfrytëzojmë të gjithë mundësitë, me miq dhe partnerë që janë prezentë”, deklaroi ministri.

  • Pollo: Izraeli nuk i ka bërë nder vetëm vetes, por dhe Evropës

    Pollo: Izraeli nuk i ka bërë nder vetëm vetes, por dhe Evropës

    Ish-ministri dhe ish-deputeti, Genc Pollo, në një intervistë në Syri Tv me moderatorë Armela Ferko, tha se regjimi i Ajatollahëve në Iran ka qenë kërcënim në 46 vjetët për Evropën dhe Shqipërinë.

    Ai theksoi se Izraeli me sulmet që i ka bërë Iranit, ka ndihmuar veten por sipas tij, edhe Evropën.

    “Izraeli që u kërkon banorëve të largohen tregon një standart etik të ushtrisë izraelite. Por ky është i rëndësishëm si detaj. Ne si Shqipëri, ne si Evropë kemi qenë të kërcënuar nga Irani. Prej 46 vjetësh, regjimi i Ajatollahëve në Iran, deklaron pothuajse çdo ditë, pothuajse çdo javë. Që do të shkatërrojë shejtanin e vogël që është Izraeli, dhe më pas do t’i kthehet shejtanin të madh që është Amerika. Për Evropën nuk flet shumë, por kuptohet që është diçka midis shejtanit të mesëm të cilin po të kishte mundësi do ta godiste. Prej 35 vjetësh, tenton të zhvilloj armë bërthamore përmes pasurimit të Uranit, përmes pasurimi edhe të plutonit. Sipas agjensisë atomike të OKB-së, është një zhvillim i rëndësishëm që drejt armëve bërthamore dhe ka që nga viti 2004-2005 bashkësia ndërkombëtare në radhë të parë Evropa dhe Amerika. Por në këtë rast të veçantë bashkë me Kinën dhe Rusinë, tentojnë ta ndalojnë Iranin nga realizimi i armës bërthamore. Dhe bashkësia ndërkombëtare herë me marrëveshje, herë me sanksione, herë me presione, herë me pagesa duke e majmur me miliarda dollarë, ka dështuar të ndalojë Ajatollahët e Iranit. Por një dështim ka qenë deri ditën e enjte, dhe Izraeli duke ndërmarrë këtë sulm dhe duke shkatërruar një pjesë të mirë të centrifugave bërthamore të Iranit duke eleminuar një pjesë të mirë të teknikëve bërthamor të Iranit si dhe krerët e Gardës së Ajatollahëve. Në fund i ka bërë një shërbim vetes së vetë sepse e shikonte veten në shënjestër të armiqësisë së Iranit dhe dëshira për ta zhdukur nga faqja e dheut shtetin e Izraelit. Izraeli i ka bërë një shërbim përveç vetes së vetë, edhe Evropës Dhe Izraeli mbrojti veten e vetë, por në një farë mënyre na kanë mbrojtur dhe ne. Po flasim për Shqipërinë, para pesë vjetësh lideri suprem i Ajatollahëve i tha shqiptarëve popull i mbrapsht për Evropën shejtani i mesëm”, tha Pollo.