Tag: airbnb

  • Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

    Turizmi italian në alarm, taksa e re për Airbnb mund të rrisë çmimet

    Qeveria italiane ka një plan të ri për të rritur taksën e sheshtë mbi qiratë deri në 30 ditë, ato që ofrohen kryesisht përmes platformave si Airbnb, si pjesë e projektbuxhetit të vitit 2026.
    Në Itali, për momentin ekziston një takstë e sheshtë (e njëjtë për të gjithë) mbi të ardhurat nga qiratë turistike (si ato përmes Airbnb), por niveli i taksës ndryshon sipas numrit të pronave që dikush jep me qira.
    Tanimë, me planin e ri, ky sistem me dy nivele do të hiqet, duke bërë që të gjithë pronarët të paguajnë 26%, pa përjashtim. Sipas qeverisë së Giorgia Melonit, rritja me 5 pikë përqindje është pjesë e përpjekjeve më të gjera për të përmirësuar financat publike.
    Kundërshtime brenda koalicionit
    Vendimi ka shkaktuar reagime të forta nga aleatët e Melonit në qeveri. Lega e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Antonio Tajanit janë shprehur hapur kundër nismës.
    Zëvendëskryeministri Salvini deklaroi për RAI 3 se “masa nuk do të miratohet” dhe se do të rishikohet ose shfuqizohet gjatë debatit parlamentar”. Ndërsa Tajani e quajti atë “një gabim që mund të korrigjohet”.
    Vlerësimet paraprake tregojnë se për një familje tipike që jep me qira një apartament deri në 1 muaj, rritja e taksës mund të nënkuptojë rreth 1 300 euro më shumë në vit.
    Turizmi
    Italia, një nga destinacionet më të mëdha turistike në botë, ka parë një rritje të madhe me dhënien e apartamenteve me qira, me miliarda euro të ardhura kombëtare.
    Rritja në 26% e normës së taksës, mund të ulë fitimet neto, të dekurajojë investimet ose të rrisë çmimet e qirave për turistët. Shoqata të pronarëve në rajone turistike si Liguria, Sicilia dhe Italia Qendrore kanë shprehur shqetësime, duke paralajmëruar se masa mund të sjellë ulje të ofertës së akomodimeve apo kosto më të larta për vizitorët, një goditje për një sektor që ende po përpiqet të rimëkëmbet pas pandemisë.
    Nga ana tjetër, qeveria e sheh nismën si pjesë të strategjisë për të zgjeruar bazën tatimore dhe për të stabilizuar të ardhurat, në vend që të mbështetet vetëm te rritja ekonomike dhe konsumi.
    Kriza e brendshme
    Ky propozim ka nxjerrë në pah çarjet brenda koalicionit qeverisës, që këtë javë shënoi 3 vjet në pushtet.
    Megjithëse kabineti i Melonit ruan shumicën parlamentare, kundërshtimet publike sinjalizojnë tensione të brendshme.
    Deklaratat e Salvinit sugjerojnë se masa mund të mos kalojë e pandryshuar në Parlament, duke hapur rrugën për kompromise që mund ta zbusin efektin fiskal.
    Opozita pritet të shfrytëzojë këtë debat për të portretizuar qeverinë si të shkëputur nga realiteti i pronarëve të vegjël dhe familjeve që mbështeten te të ardhurat nga turizmi.
    Pasojat për pronarët dhe turistët
    Për pronarët mesazhi është i qartë: të ardhurat neto nga këto qira do të bien nëse masa miratohet. Disa mund të orientohen drejt qirave afatgjata ose të dalin fare nga tregu, duke kufizuar më tej ofertën turistike në qytetet më të vogla.
    Për turistët, kjo mund të përkthehet në më pak zgjedhje ose çmime më të larta, sidomos në zonat ku oferta e akomodimeve është tashmë e kufizuar.
    Në planin politik, reforma nënvizon ndryshimin e qasjes së Italisë ndaj fiskalitetit, duke përdorur taksimin si një instrument për stabilitet ekonomik, në vend që të mbështetet vetëm në zgjerimin e konsumit dhe turizmit.

  • “Parisi, kryeqyteti europian që po ‘pushton’ udhëtimet e brezit të ri këtë vjeshtë

    “Parisi, kryeqyteti europian që po ‘pushton’ udhëtimet e brezit të ri këtë vjeshtë

    Sipas statistikave të reja nga Airbnb, kërkimet për udhëtime mes të rinjve janë rritur me 26 për qind këtë vjeshtë, dhe destinacioni më i kërkuar i tyre është Parisi.Tashmë që jemi futur mirë në shtator, është koha ta pranojmë: vera ka mbaruar. Kjo sjell me vete temperatura më të freskëta dhe ditë më të shkurtra, por nga ana tjetër nënkupton edhe udhëtime më të lira dhe më pak të vrullshme.Një lajm i mirë sidomos për udhëtarët e rinj, që zakonisht janë më të kujdesshëm ndaj buxhetit. Një sondazh i Focaldata tregoi se 80 për qind e të anketuarve nga brezi Z thanë se përballueshmëria është faktor kyç në zgjedhjen e destinacionit.Me rritjen me 26 për qind të kërkesave për udhëtime në këtë periudhë, pyetja është: ku po shkojnë ata?Airbnb jep përgjigjen: është kryeqyteti francez që ka rrëmbyer kurorën si destinacioni më i preferuar këtë vit për të rinjtë. Dhe kjo ka kuptim: më pak turma, çmime më të ulëta për akomodim dhe transport, është koha e duhur për ta shënuar Parisin në listën e dëshirave.Nuk është vetëm transporti dhe qëndrimi që bëhen më të përballueshëm në këtë sezon. Ka edhe një mori eksperiencash tipike pariziene që mund të shijohen me më pak se 100 dollarë për person.Maison FleuretDisa shembuj? Mund të mësoni sekretet e pastiçerisë franceze me vetë Matthieu, shefin dhe pronarin e shkollës së njohur të gatimit Maison Fleuret. Në një kuzhinë private, ai do t’ju udhëheqë hap pas hapi për të krijuar ëmbëlsirën perfekte të mbushur me praline. Një përvojë e shijshme, në kuptimin e plotë të fjalës.Për ata që kërkojnë diçka me më shumë “joie de vivre”, një kurs kabareje tek “Crazy Horse” është një tjetër mundësi unike. Aty mund të mësoni hapat, energjinë dhe mbi të gjitha qëndrimin e një valltare kabareje, një përzierje arti dhe argëtimi që vetëm Parisi mund ta ofrojë.Saint-OuenLista nuk mbaron këtu. Nga pazaret “vintage” në Saint-Ouen, deri te eksplorimi i një fabrike të fshehtë çokollate apo një tur kulinar në tregjet e njohura të qytetit, Parisi ofron pafund përvoja që pasurojnë çdo udhëtim. Airbnb ka të listuara dhjetëra eksperienca për çdo shije dhe buxhet.Dhe, sigurisht, nuk mund të mungojnë aktivitetet klasike që e bëjnë Parisin të paharrueshëm: një mbrëmje me muzikë “live jazz”, vizita në galeritë dhe muzetë më të spikatur të kryeqytetit, apo thjesht shëtitjet nëpër sheshe dhe parqe të mbushura me atmosferë bohemiane.Parisi, në këtë vjeshtë, duket të jetë kombinimi perfekt mes çmimit të përballueshëm, atmosferës së qetë dhe përvojave autentike, duke e bërë kështu destinacionin e preferuar për brezin Z, që kërkon të udhëtojë me zgjuarsi, por pa hequr dorë nga përvojat unike. / Time Out, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bashkëthemeluesi i Airbnb, Joe Gebbia, emërohet si Shefi i parë i Dizajnit të Trump

    Bashkëthemeluesi i Airbnb, Joe Gebbia, emërohet si Shefi i parë i Dizajnit të Trump

    Joe Gebbia

    Presidenti Donald Trump ka emëruar Joe Gebbia-n, bashkëthemuesin e platformës Airbnb, si Shefin e parë të Dizajnit të Shteteve të Bashkuara (Chief Design Officer), duke marrë përsipër drejtimin e një studioje të re qeveritare për dizajn – një iniciativë me qëllim transformimin e shërbimeve dixhitale federale në modele që rivalizojnë elegancën e Apple Store. 
    Sipas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Trump, studioja e sapo-krijuar, e quajtur National Design Studio do funksionojë brenda Shtëpisë së Bardhë për tre vite dhe do këshillojë agjencitë federale në mënyrë që të standardizojnë dizajnin, të reduktojnë shpenzime, dhe të përmirësojnë estetikën dhe përdorshmërinë e shërbimeve për qytetarët. Një prej fokusave të hershëm është përmirësimi i sistemit të Shërbimit të Brendshëm të Tatimeve (IRS). 
    Gebbia u shpreh se synimi i tij është që faqet qeveritare të jenë “shtigje të dizajnuara bukur, të lehta për t’u përdorur dhe që funksionojnë me software modern”, si Apple Store. Në një postim në X, ai tha se përdorimi për qytetarët duhet të reflektojë një nivel përkatës ekselence për kombin dhe të bëjë jetën më të thjeshtë për njerëzit e zakonshëm. 
    Ndërkohë, sipas raportimeve, agjencitë federale pritet të paraqesin përmirësimet e para deri më 4 korrik 2026, në përvjetorin e 250-të të pavarësisë së Amerikës./ZERI

  • Masat e marra për mbiturizmin nga Italia, Spanja dhe Greqia, pabarazitë që solli në Meksikë

    Masat e marra për mbiturizmin nga Italia, Spanja dhe Greqia, pabarazitë që solli në Meksikë

    Ndërsa Europa përballet me një fluks rekord turistësh, shtete si Italia, Spanja dhe Greqia po zbatojnë masa të forta për të frenuar pasojat e mbiturizmit, që po dëmton ekosistemet natyrore, trashëgiminë kulturore dhe cilësinë e jetës për banorët vendas.Në këto shtete, masat e forta kundër mbiturizmit kanë nisur të zbatohen kryesisht gjatë periudhës 2023–2025, duke vendosur taksa të reja, kufizime vizitorësh dhe ndalime për qiradhënie të përkohshme.Italia ka ndërmarrë një sërë masash rigoroze, me Venecian në qendër të vëmendjes. Qyteti historik ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 5 deri në 10 eurosh për vizitorët që vijnë për një ditë, veçanërisht në fundjavat e ngarkuara dhe gjatë festave publike.Taksa e hyrjes prej 5 eurosh në Venecia për turistët ditorë hyri në fuqi në prill 2024, dhe u rrit në shkurt 2025 për rezervimet e vonshme.Qytete si Firence kanë ndaluar përdorimin e platformave si Airbnb në qendrat historike, për të parandaluar zhvendosjen e banorëve vendas dhe mungesën e strehimit të përballueshëm. Kufizimi i qiradhënies me afat të shkurtër në qendrën historike u miratua në 2023 dhe zbatohet plotësisht nga 2024.Në rivierën e njohur të Amalfit janë vendosur kufizime për lëvizjen e makinave gjatë verës, ndërsa në ishullin e Sardinisë, plazhet më të frekuentuara kërkojnë rezervim paraprak. Kufizimi i qarkullimit të makinave me numra çift/tek zbatohet gjatë verës që nga 2022, por u përforcua në 2024 dhe 2025.Ndërsa rezervimet për plazhet e Sardenjës, si Cala Goloritze dhe Spiaggia della Pelosa janë bërë të detyrueshme që prej 2023, me tarifa dhe kufizime më të forta në verën 2024.Spanja gjithashtu ka ndërmarrë hapa të fortë, veçanërisht në Barcelonë dhe ishujt Balearikë, ku qeveria ka vendosur kufizime për anijet e mëdha turistike dhe taksa të reja për vizitorët.Masat për ndalimin e promovimeve turistike dhe sanksionet kundër sjelljeve të padisiplinuara u njoftuan dhe hynë në fuqi në maj 2024.Airbnb është urdhëruar të fshijë dhjetëra mijë listime që konsiderohen të paligjshme, ndërkohë që qyteti i Barcelonës ka kufizuar qarkullimin e autobusëve turistikë dhe ka ndaluar aktivitetet e organizuara si pub crawl.Në Barcelonë, taksa për hotelet u rrit në prill 2024, ndërsa ndalimi i disa itinerareve turistike dhe kufizimet për anijet turistike në fillim të vitit 2025.Fshirja e listimeve të paligjshme në Airbnb në shumë qytete spanjolle nisi në fund të vitit 2023 dhe vazhdoi në 2024–2025, me kontrolle të rrepta.Ishujt Mallorca dhe Ibiza kanë nisur një fushatë për të ndalur promovimin e destinacioneve të tejmbushura në rrjetet sociale, ndërsa autoritetet kanë vendosur masa për të kufizuar sjelljet antisociale dhe konsumin publik të alkoolit.Në Greqi, ishuj si Santorini dhe Mykonos kanë vendosur tarifa për pasagjerët e anijeve të mëdha turistike, ndërsa është vendosur një kufi ditor për numrin e vizitorëve që mund të zbresin në portet kryesore.Po ashtu, ka hyrë një taksë e re për qëndrimet turistike që varion nga 1.5 euro në dimër deri në 8 euro në sezonin e lartë, një masë për të ndihmuar infrastrukturën që përballet me fluksin në rritje.Tarifa për anijet turistike në Santorini dhe Mykonos u zbatua në verën e 2024 dhe u përforcua në 2025 me kufizime ditore për pasagjerët.Në Athinë, qeveria ka pezulluar përkohësisht lejet për qiradhënie të përkohshme në zonat më të populluara, në përpjekje për të kontrolluar ndikimin në tregun e strehimit.Ndalesa për Airbnb në Athinë u propozua në tetor 2024, masa hyri në zbatim në fillim të vitit 2025. Parajsa për turistët, varfëri për vendasit – pabarazitë që po thellon turizmi në MeksikëNdërsa resortet luksoze të Meksikës si ato në Quintana Roo presin miliona turistë çdo vit, realiteti për komunitetet lokale është krejt tjetër.Sipas të dhënave zyrtare, rreth 40% e popullsisë në këtë shtet jeton në varfëri, pavarësisht se ndodhen pranë zonave më të zhvilluara turistike të vendit, shkruan AP News.Zhvillimi i vrullshëm i turizmit ka sjellë rritje të çmimeve të strehimit, zhvendosje të banorëve vendas dhe përkeqësim të pabarazive ekonomike, gjë që ka nxitur edhe protesta në Mexico City nga grupe që kërkojnë një model më të drejtë turizmi.AP shkruan se së fundmi, një protestë e ashpër në Mexico City kundër gentrifikimit dhe turizmit masiv u ushqye nga dështimet e qeverisë dhe nga promovimi aktiv për të tërhequr “nomadët digjitalë”, sipas ekspertëve, të cilët theksojnë se tensionet kanë qenë në rritje prej vitesh.Kritikat erdhën pasi presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, deklaroi se protestat kishin pasur tone ksenofobike, duke rihapur kështu debatin mbi shtimin e pranisë së amerikanëve në qytet.Shumë qytetarë meksikanë thonë se janë detyruar të largohen nga lagjet e tyre, pjesërisht për shkak të një vendimi të vetë Sheinbaum-it në vitin 2022, kur ajo ishte kryebashkiake e Mexico City.Në atë kohë, ajo nënshkroi një marrëveshje me Airbnb dhe UNESCO për të rritur turizmin dhe për të tërhequr punonjës në distancë nga vende të tjera, pavarësisht shqetësimeve në rritje për ndikimin që strehimet afatshkurtra mund të kenë në çmimet e banesave dhe jetesën e komuniteteve lokale.Pakënaqësitë janë shtuar ndër vite për shkak të turizmit masiv dhe rritjes së vazhdueshme të qirave në pjesë të mëdha të qytetit.Prurja e të huajve, veçanërisht amerikanëve, nisi rreth vitit 2020, kur shumë prej tyre u vendosën në Mexico City për të punuar në distancë, për të shmangur kufizimet nga pandemia dhe për të përfituar nga kushtet më të lira të jetesës.Në vitet në vijim, lagje elitare si Roma dhe Condesa – zona qendrore të gjelbëruara, të mbushura me kafene e tregje – janë populluar gjithnjë e më shumë nga turistë të huaj dhe punonjës në distancë të njohur si nomadë digjitalë.Njëkohësisht, është rritur ndjeshëm numri i banesave me qira afatshkurtër përmes platformave si Airbnb, të cilat i shërbejnë kryesisht turistëve.     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Prostitucion luksoz në AirBNB: Ja kush janë klientët dhe si funksionon skema

    Prostitucion luksoz në AirBNB: Ja kush janë klientët dhe si funksionon skema

    Prostitucioni në Shqipëri është i paligjshëm, por ‘lulëzimi’ i këtij aktiviteti të Shqipëri ndodh prej kohësh.
    Bazuar nga të dhënat nga Policia e Shtetit, nga muaji janar deri në mesin e korrikut, janë zhvilluar të paktën 15 operacione policore për goditjen e rrjeteve të prostitucionit në vend.
    Të paktën 22 tutorë u arrestuan dhe 11 të tjerë u shpallën në kërkim. Tanimë, ata rrezikojnë dënim nga 2 deri në 5 vjet burg.
    Në hetim në gjendje të lirë janë rreth 100 vajza të huaja, që shfrytëzoheshin për prostitucion. Ndëshkimi që mund të marrin është nga gjobë deri në 3 vjet burg.
    Vajzat e huaja që shfrytëzohen për prostitucion vijnë nga vende të ndryshme si: Kolumbia, Brazili, Ekuadori, Venezuela, Ukrainë, Rusia dhe Kina.
    Një nga faqet e njohura online, siç është ‘Escort Tirana’, mësohet se ësht bërë shtysë për nxitjen edhe më të madhe të rrjeteve të prostitucionit dhe hyrjen e të rejave që vijnë nga jashtë.
    Mësohet se përdorimi i apartamenteve ditore ‘AirBNB’ është kthyer në një nga metodat e shfrytëzimit të prostitucionit në vend.
    Pas njëfarë kohë në Shqipëri, të rejat zhvendosen në vendet fqinje si Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Serbia.

  • “Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

    “Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

    Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në platformat Booking dhe AirBnB për çmimet që ofrojnë dhe faturat e fiskalizuara.
    Administrata tatimore thotë se ka të dhëna nga vetëdeklarimet, faturat e fiskalizuara, furnizimet dhe platformat Booking dhe AirbBnb, ndaj bën thirrje për regjistrimin e çdo strukture, përdorim të pajisjeve fiskale dhe për deklarim të saktë të qarkullimit.
    Ndërkohë që Tatimet përpiqen të ulin informalitetin, agjentët imobiliarë tregojnë se shtëpitë në Booking dhe AirBnB po zgjidhen masivisht nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.
    “Air Bnb dhe Booking po i shpallin sfidë hotelerisë tradicionale për shkak të lehtësive që kanë, numrin e madh të dhomave, ambientin e gatimit që ofrojnë. Turistët që kemi parë së fundmi janë nga Meksika, nga Kameruni, nga Afrika, nga Amerika, por edhe nga vende si Koreja apo Japonia”, thotë agjenti imobilir Orgest Beti.
    Njësitë akomoduese në bregdetin e jugut ofrojnë edhe çmimet më të larta. Ksamili, Dhërmiu mbeten ndër më të shtrenjtët, ku për një natë në pikun e sezonit duhet të paguash të paktën 100 euro.
    “Çmimet nisin nga 40 euro dhe mund të shkojnë deri në 200 euro. Varet nga madhësia, afërsia me qendrën apo me vijën bregdetare, çfarë kushtesh kanë brenda, ka apartamente që janë me suita. Nëse vijnë në grupe shoqërore, marrin apartamente të mëdha 3+1, për t’u akomoduar, për të pasur lehtësinë e kuzhinës për të gatuar. Nëse janë çifte zgjedhin garsoniere apo apartament 1+1, që kanë edhe buxhet më të përballueshëm 40-60 euro. Qëndrimi është nga 1 deri në 10 ditë, mesatarisht”, tha Beti.
    Çmimet më të lira i ofrojnë subjektet në Velipojë, Shëngjin e Golem, ku mund të akomodohesh edhe me 35 euro nata.

  • Netflix, Airbnb dhe Booking, në “rrjetën” e TVSH-së

    Netflix, Airbnb dhe Booking, në “rrjetën” e TVSH-së

    Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëdha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, që ofrojnë shërbime për qytetarët shqiptarë. Këto kompani tani janë të detyruara të regjistrohen dhe të paguajnë taksa në Shqipëri. Por a do të rriten çmimet për përdoruesit? Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb Dorina AzoKush përdor platformën Netflix dhe paguan p…

  • Tatimet nisin kontrollet në Airbnb dhe makinat me qira

    Tatimet nisin kontrollet në Airbnb dhe makinat me qira

    Foto ilustruese

    TIRANË- Administrata Tatimore ka nisur zbatimin e Planit Operacional në sektorin e Turizmit! Konkretisht në:
    * Struktura akomoduese* Bare* Restorante* Agroturizëm* Shërbime plazhi* Dhënie me qira të makinave dhe ambienteve, etj.
    Ky plan synon të informojë dhe ndërgjegjësojë tatimpaguesit për deklarim korrekt dhe në kohë të detyrimeve tatimore.

    Administrata Tatimore disponon të dhëna nga vetëdeklarimet, faturat e fiskalizuara, furnizimet, institucionet shtetërore dhe platformat ndërkombëtare si: Booking, Airbnb, Google etj. Ftojmë çdo subjekt të respektojë legjislacionin tatimor në përmbushje të detyrimeve në mënyrë të rregullt, për të shmangur verifikimet dhe penalitetet e panevojshme, dhe për të kontribuar në formalizimin e sektorit dhe ekonomisë!
    Për më shumë informacion klikoni në web-in zyrtar të Tatimeve: https://shorturl.at/e67od

  • Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

    Spanja i kërkon Airbnb të tërheqë nga platforma mijëra shtëpi pushimi

    Përpara fillimit të sezonit të verës, autoritetët spanjolle i kanë kërkuar Airbnb të heqë më shumë se 65,000 shtëpi pushimi me qira nga platforma e saj, duke thënë se ato shkelin rregullat ekzistuese.
    Airbnb është një platformë online që u lejon pronarëve të japin me qira strukturat e tyre akomoduese udhëtarëve.
    Mediat spanjolle shkruajnë se kompania e njohur amerikane ka shkelur rregullat që rregullojnë reklamimin e këtyre strukturave akomoduese.
    Këto janë reklama në të cilat nuk sqarohet statusi ligjor nuk tregojnë statusin ligjor të qiradhënësve, kështu që nuk dihet nëse qiradhënësit janë profesionistë apo individë.
    Ministri spanjoll i të Drejtave të Konsumatorëve, Pablo Bustinduy, thotë se qëllimi i tij është “t’i japë fund mungesës së kontrollit dhe paligjshmërisë” në biznesin e shtëpive për pushime dhe të favorizojë aksesin në strehim për qytetarët.
    Problemi i turizmit masiv ka kohë që shqetëson qytetarët dhe protestat kanë qenë të zakonshme. Edhe të dielën mijëra njerëz protestuan në Ishujt Kanarie. Ata u kërkuan autoriteteve të kufizojnë numrin e vizitorëve për të mbrojtur banorët nga kostot e larta të strehimit, trafiku i shtuar dhe shërbimet e mbingarkuara.
    Në vitin 2024 ka patur një rekord vizitorësh dhe pritet që edhe këtë vit të ketë edhe më shumë.

  • Rama me bizneset në Velipojë: AirBNB ende pa plan masash, nuk cënon hotelet

    Rama me bizneset në Velipojë: AirBNB ende pa plan masash, nuk cënon hotelet

    Kryesocialisti Rama po vijon më tej turin e tij elektoral në Shkodër, ku në një takim me përfaqësues të bizneseve dhe hotelerive në Velipojë foli për planin ekonomik. Rama tha se nuk ka ende një plan për njësitë akomoduese AIRBNB sepse deri më tani nuk po cënojnë hotelerinë dhe se ende nuk ka kapacitet maksimal akomodues përmes hoteleve.
    Rama tha se janë të kënaqur që 1000 hotele janë përgjigjur pozitivisht për marrëveshje.
    “Sot kemi 5 miliardë të hyra në ekonomi që është shifër e jashtëzakonshme, ndërkohë që kur vjen puna te të ardhurat e deklaruara të biznesit formal është dyfish, por nuk është aq sa është. Një pjesë e konsiderueshme këtu është AIRBNB, është plot kudo dhe janë para ekstra për familjet që nuk deklarohen. Ne nuk kemi dashur të futemi në këtë pjesë sepse ne nuk kemi ende kapacitete hoteliere që të mund të nisim shtrëngimin nga ana tjetër.
    AirBNB nuk ka nisur të cënoj hotelet sepse hotelet mbeten plot edhe në sezonin kur AIRBNB merr pjesë më të madhe. Do ta nisim ndërhyrjen me qetësi dhe butësi, prandaj kemi nisur marrëveshjen me hotelet. Ne jemi të lumtur që ju të pranoni 65 për qindshin e deklaruar për shtretërit, jemi të kënaqur që mbi 1000 hotele i janë afruar derës sonë dhe kërkojnë marrëveshje. Paralelisht me këtë do të nisim edhe për AIRBNB. “