Tag: ahmeti

  • Ali Ahmeti uron Edi Ramën: Vendosa të uroj pasi i mbylle të gjitha sfidat me sukses!

    Ali Ahmeti uron Edi Ramën: Vendosa të uroj pasi i mbylle të gjitha sfidat me sukses!

    Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti përmes një mesazhi në rrejetet sociale ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Mesazhi i plotë nga Ali Ahmeti: 

    I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Kryetar i Partisë Socialiste, shumë i dashur Edi,
    S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar hijerënde, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku edhe u kurorëzove dhe e vulose atë fitore edhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë. Prandaj dhe sot, pasi i përfundove të gjitha sfidat me sukses, vendosa të ta uroj, vëllazërisht nga zemra, fitoren spektakolare dhe plebishitare të zgjedhjeve parlamentare.
    U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim.
    Prandaj, Edi, vijo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën.
    Ishe pranë nesh në çdo hap, edhe kur e bëmë gjuhën shqipe zyrtare, edhe kur u dakorduam për korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë që e pranove pa asnjë hamendje, edhe kur e hoqëm kufirin mes nesh, për abetaren e unifikuar, dhe për çdo gjë tjetër në të mirën e përbashkët dhe në funksion të së ardhmes europiane.
    Edi, kemi ende shumë punë për të bërë, koha po dëshmon së të arriturat tona duhet mbrojtur sepse po cënohen vrazhdë me tendenca shqetësuese dhe ne nuk do ta lejojmë kthimin pas, por do të punojmë bashkë për të ecur perpara.
    Të perqafoj si vëllau vëllain, të uroj shëndet e mbarësi e me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane.

  • “Mua më ke pas, të ta ruaj shpinën”, Ali Ahmeti i shkruan Ramës: Ty të ra barra që ta shpiesh Shqipërinë në BE

    “Mua më ke pas, të ta ruaj shpinën”, Ali Ahmeti i shkruan Ramës: Ty të ra barra që ta shpiesh Shqipërinë në BE

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka drejtuar një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.
    Ahmeti i thotë Ramës ta vazhdojë rrugën drejt pajtimit dhe paqes, sepse me hasmëri nuk jetohet.
    Postimi:
    I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Kryetar i Partisë Socialiste, shumë i dashur Edi,
    S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar hijerënde, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku edhe u kurorëzove dhe e vulose atë fitore edhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë. Prandaj dhe sot, pasi i përfundove të gjitha sfidat me sukses, vendosa të ta uroj, vëllazërisht nga zemra, fitoren spektakolare dhe plebishitare të zgjedhjeve parlamentare.
    U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim.
    Prandaj, Edi, vijo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën.
    Ishe pranë nesh në çdo hap, edhe kur e bëmë gjuhën shqipe zyrtare, edhe kur u dakorduam për korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë që e pranove pa asnjë hamendje, edhe kur e hoqëm kufirin mes nesh, për abetaren e unifikuar, dhe për çdo gjë tjetër në të mirën e përbashkët dhe në funksion të së ardhmes europiane.
    Edi, kemi ende shumë punë për të bërë, koha po dëshmon së të arriturat tona duhet mbrojtur sepse po cënohen vrazhdë me tendenca shqetësuese dhe ne nuk do ta lejojmë kthimin pas, por do të punojmë bashkë për të ecur perpara.
    Të perqafoj si vëllau vëllain, të uroj shëndet e mbarësi e me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane.

  • Kosova lihet jashtë axhendës së Këshillit të Evropës, pavarësisht mbështetjes

    Kosova lihet jashtë axhendës së Këshillit të Evropës, pavarësisht mbështetjes

    Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka lënë jashtë rendit të ditës kërkesën e Kosovës për anëtarësim, duke shkaktuar reagime të forta nga zyrtarët në Prishtinë dhe duke hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e kritereve institucionale të organizatës.Mbledhja, që do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Luksemburg, nuk përfshin aplikimin e Kosovës, pavarësisht një rekomandimi të fuqishëm nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në prill të këtij viti. Dora Bakoyannis, raportuesja për Kosovën, kishte deklaruar se vendi kishte përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim — një vlerësim që u mbështet me më shumë se 80% të votave në Asamble.Në një reagim publik, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, kritikoi ashpër vendimin, duke e cilësuar si një “vonesë të paarsyeshme” dhe një precedent të rrezikshëm për rajonin.“Nuk ka pasur kurrë një rast kur Komiteti i Ministrave ka vepruar në kundërshtim me opinionin e Asamblesë Parlamentare,” shkroi Ahmeti në Facebook. “Kërkesat jozyrtare që po i bëhen Kosovës janë të padrejta dhe jashtë çdo norme të përcaktuar nga vetë Këshilli.”Ahmeti shtoi se precedentët e mëparshëm të anëtarësimit të vendeve si Monako dhe Armenia nuk kanë përfshirë kërkesa të tilla shtesë dhe joformale. Ai paralajmëroi se refuzimi për të avancuar aplikimin e Kosovës vjen në një moment të ndjeshëm për stabilitetin rajonal, duke përmendur takimet e fundit mes liderëve serbë dhe presidentit rus Vladimir Putin.Për Kosovën, vendimi për të mbetur jashtë axhendës vjen si një zhgënjim i thellë diplomatik, në një kohë kur përmbushja e kritereve formale është verifikuar nga organi i cili historikisht ka përcaktuar standardet e pranimit në këtë institucion pan-evropian.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka lënë jashtë rendit të ditës kërkesën e Kosovës për anëtarësim, duke shkaktuar reagime të forta nga zyrtarët në Prishtinë dhe duke hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e kritereve institucionale të organizatës.Mbledhja, që do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Luksemburg, nuk përfshin aplikimin e Kosovës, pavarësisht një rekomandimi të fuqishëm nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në prill të këtij viti. Dora Bakoyannis, raportuesja për Kosovën, kishte deklaruar se vendi kishte përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim — një vlerësim që u mbështet me më shumë se 80% të votave në Asamble.Në një reagim publik, zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, kritikoi ashpër vendimin, duke e cilësuar si një “vonesë të paarsyeshme” dhe një precedent të rrezikshëm për rajonin.“Nuk ka pasur kurrë një rast kur Komiteti i Ministrave ka vepruar në kundërshtim me opinionin e Asamblesë Parlamentare,” shkroi Ahmeti në Facebook. “Kërkesat jozyrtare që po i bëhen Kosovës janë të padrejta dhe jashtë çdo norme të përcaktuar nga vetë Këshilli.”Ahmeti shtoi se precedentët e mëparshëm të anëtarësimit të vendeve si Monako dhe Armenia nuk kanë përfshirë kërkesa të tilla shtesë dhe joformale. Ai paralajmëroi se refuzimi për të avancuar aplikimin e Kosovës vjen në një moment të ndjeshëm për stabilitetin rajonal, duke përmendur takimet e fundit mes liderëve serbë dhe presidentit rus Vladimir Putin.Për Kosovën, vendimi për të mbetur jashtë axhendës vjen si një zhgënjim i thellë diplomatik, në një kohë kur përmbushja e kritereve formale është verifikuar nga organi i cili historikisht ka përcaktuar standardet e pranimit në këtë institucion pan-evropian.

  • Stilisti i njohur gjendet i pajetë në banesë, gruaja e tij përfundon në spital

    Stilisti i njohur gjendet i pajetë në banesë, gruaja e tij përfundon në spital

    Prishtina është tronditur nga një tragjedi e rëndë. Dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B” teksa gruaja e tij e plagosur nga therrja me thikë ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë. Pikërisht ditën e sotme që ishte tragjike, të dy pak orë përpara ngjarjes së rëndë ishin aktiv në rrjete sociale.
    Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti thotë se ngjarja u raportua rreth orës 15:00 në një ndërtesë të kësaj zone.

    “Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara, femër 30-vjeçare, është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.

  • Krim pasioni në kryeqytet,  34-vjeçari plagos me thikë të dashurën dhe më pas vret veten

    Krim pasioni në kryeqytet, 34-vjeçari plagos me thikë të dashurën dhe më pas vret veten

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten.
    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka treguar se kanë marrë në orën 15:00 dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit, duke ftuar edhe mjekët emergjentë në vendngjarje.
    Mediat kosovare raportojnë se pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave, teksa vajza 30-vjeçare është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
    “Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

  • Tragjedi në çift/ 34-vjeçari plagos partneren dhe i jep fund jetës

    Tragjedi në çift/ 34-vjeçari plagos partneren dhe i jep fund jetës

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një 34-vjeçar ka vdekur në rrugën “B” në Prishtinë kurse një vajzë 30-vjeçare është lënduar.
    Paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari ka plagosur fillimisht të dashurën, ndërsa më pas ka vrarë veten.
    Vdekjen e 34-vjeçarit e kanë konfirmuar mjekët në vendin e ngjarjes, ndërkohë 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital.
    Lajmi konfirmohet nga  Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Ahmeti ka njoftuar se fillimisht rasti është raportuar rreth orës 15:00 për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.“Hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”,  ka thënë Ahmeti.

  • Ali Ahmeti në takimin me Osmanin: Shqiptarët në RMV po përballen me një ofensivë të rrezikshme

    Ali Ahmeti në takimin me Osmanin: Shqiptarët në RMV po përballen me një ofensivë të rrezikshme

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u takua sot me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Ahmeti theksoi se shqiptarët në RMV “po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për qëllim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”.
    Fokus i takimit ishte situata politike në dy vendet, sfidat rajonale, bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe zhvillimet shqetësuese në Maqedoninë e Veriut.
    “Sot, shqiptarët po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për qëllim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një instrument partiak që po anulon themelet e barazisë si gjuha shqipe dhe mekanizmat e balansuesit dhe badenterit. Kjo është një shkelje flagrante e barazisë ndëretnike,” u shpreh Ahmeti.

  • Kreu i PD Sarandë: Vendit i duhet një doktor i mirë që të shërojë plagët e marra këto 12 vjet

    Kreu i PD Sarandë: Vendit i duhet një doktor i mirë që të shërojë plagët e marra këto 12 vjet

    Kreu i PD Sarandë: Vendit i duhet një doktor i mirë që të shërojë plagët e marra këto 12 vjet

    fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Sarandë, kryetari i degës së Partisë Demokratike, Shpëtim Ahmeti, theksoi se, pas 12 vjetësh të qeverisjes nga Partia Socialiste, Shqipëria ka arritur në një pikë kritike, duke e cilësuar situatën si një humnerë për vendin.

    Ai kritikoi ashpër qeverisjen e Ramës për dështimet në ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë, duke shkatërruar institucione kyçe dhe larguar rininë nga vendi.

    Ahmeti i bëri thirrje qytetarëve të Sarandës dhe gjithë Shqipërisë që më 11 maj të japin një mesazh të fuqishëm për të mbyllur një kapitull të errët dhe për të sjellë ndryshimin historik, duke mbështetur kandidaturën e Sali Berishës.

    “Përshëndetje Saranda Madhështore!

    Përulem me mirënjohjen më të thellë për këtë pritje madhështore që i bëjnë burrave të shtetit, Doktor Sali Berishës.

    Të nderuar bashkëqytetarë të Sarandës, Ksamilit, Çukës…

    Të nderuar demokratë e demokrate të Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konispolit.

    Të nderuar kandidatë të koalicionit për Shqipërinë Madhështore. E nderuara drejtuese politike, zonja Zhupa.

    I dashur Doktor Berisha. Mirose keni ardhur në Sarandën tonë të bukur ku do të fillojë një ndryshim historik.

    Vëllezër dhe motra, në vitin 2013, rilindasit erdhën në pushtet me premtime përrallore për Shqipërinë. Por sot pas 12 vjetësh, në pushtetin qendror, me një kryeministër sharlatan dhe 14 vjet qeverisjen lokale, Shqipëria dhe shqiptarët ndodhen në buzë të humnerës. Rezultatet mizore të kësaj qeverisë rilindëse, tashmë e dinë edhe fëmija në barkun e nënës.

    Me veprimet antishqiptare, shpopulluan vendin nga rinia, nga intelektualët. Hoqën trurin e kombit, njerëzit me ekonomi të konsoliduar kanë marrë rrugët e botës.

    Kanë shkatërruar institucionet e gjithë ato të Shqipërisë. Policinë e shtetit emëruan të gjithë ministrat trafikantë. Shkatërruan arsimin duke vënë ministra injorantë.

    Shkatërruan shëndetësinë duke emëruar ministra hajdutë të cilët vidhnin edhe të vdekurit në varret e tyre.

    Shkatërruan ekonominë ku të gjitha artikujt jetikë të vinë nga importi me qëllime djallëzore anti-shqiptare.

    Talljet, ofendimet, bullizimet masive qytetare, nuk i shpëtuan as personat autikë.

    Këtë 12 vjet mbushën burgjet me trafikantë, hajdutë, e ministra e kryetarë bashkie.

    Ta ndalojmë dosën e Rilindjes më 11 Maj, që mos të pjellë më hajdutë.

    Shqipërisë i duhet një doktor i mirë që të shërojë këto plagë që kemi marrë këto 12 vjet. Ne jemi sakatepsur, ne jemi plagosur kaq rëndë. Kemi fatin e madh që zoti na ka ndihmuar e na ka dhënë një doktor të mrekullueshëm, një burrë shteti që quhet Doktor Sali Berisha”, u shpreh Ahmeti.