Tag: ahmeti

  • ‘Lavdi dëshmorëve të kombit’, Ali Ahmeti uron festën e Pavarësisë: Rroftë Shqipëria!

    ‘Lavdi dëshmorëve të kombit’, Ali Ahmeti uron festën e Pavarësisë: Rroftë Shqipëria!

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Ahmeti ka uruar 28 Nëntorin teksa ka shkruar një mesazh të veçantë duke respektuar dëshmorët e rënë.
    Ai theksoi se së bashku do të ndihmojnë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030. Ahmeti shtoi se shqiptarët në Luginë, në Mal të zi dhe në emigrim.
    “Një komb, një gjuhë, një flamur, një qëndrim, të bashkuar në Europë. Kombi duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjmë dhe çdo gjë që themi. Të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030.
    Të gjithë bashkë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me SHBA dhe BE.  Të gjithë bashkë e kemi detyrim barazinë në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin europian.  Të gjithë bashkë i kemi amanet shqiptarët në Luginë, Mal të zi dhe mërgatë.
    Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë, gëzuar Ditën e Flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë, e përjetshme Shqipëria. Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit’, shkruan Ali Ahemeti.

  • Lindita Ahmeti: Udhëtimi i babait nëpër këngën e vjeshtës

    Lindita Ahmeti: Udhëtimi i babait nëpër këngën e vjeshtës

    Lindita Ahmeti

    Nga Lindita Ahmeti

    hapat e babait nëpër natën vjeshtore me selenën e purpurt që hedh dritë në shtege nxisin komunikimin me qetësinë e pyllitdhe kuptohen mirë mes vetes babai e qetësiababai ndonëse e ka një pyetje nostalgjike për vjeshtëns’e thotë me gojës’e turbullon qetësinëpo e shkruan pyetjen në fletët e heshtjes ulur në rrënjën e bungutjanë foljet e shpërndara gjithandej që e çojnë babanë të ngrihet në këmbëecën aindërsa gjethet e thata zgjohen dhe bëjnë muzikë xhazi nën këmbët e lodhura të plakutpastaj fryn pak eolitingujt e butë të erës së freskët kur i ledhatojnë gjethetdhe dalja në skenë e mbiemrave të përmallshëmjanë në të vërtetë përgjigje e vjeshtës për babanë e cila pëshpëritju iku vera e blertëju iku vera e blertëzogjtë të renditur si fjalët e demostenit para athinasvekur filipi futej në polis me ushtarët e tijkërkojnë shpresën e mirë duke lënë mbrapa ngjyrat e vjeshtëspastaj tingujt e freskët të gjetheve të thata kërcëllojnëbëhen vërejtje për krijesat e imta të pyllitpër merimangat që prodhojnë mëndafshin më të mirëpër mizat gjarpërinjtë minjtë buklat e shqarthatpër ndonjë hardhucë të blertë që s’ndalet së vrapuari nëpër bar pas ndonjë kandredhe për breshkat që e demonstrojnë hijerëndësinë kur ecindhe ta merr mendja edhe për sutat e buta që e zbukurojnë pamjen e pyllit kur i bie hënapër të gjithë banorët e gjelbërimit që janë rehatuar në mbretërinë e gjumitjepet alarmi e shtohen thirrmat e larëvekujdesndonëse babai shpërndan ëndrrën e bukur në këtë mbretëri magjepse si gjithmonëbota e pyllit ka rendin e vet dhe e dëgjon vetëm përvojëne veshur me njëqind ngjyra që hedh hëna ajo shkon shtigjeve të sajpa e dalluar babanë nga kalimtari i pakujdesshëm i cili kënaqet kur shkel fluturadhe babai ecën ecën nëpër këtë botë që e bën të prekshme vetminëdhe me gjithë kujdesin që kandonjë thnegël e pëson prej këmbës së tijduke dështuar në luftën e egër të darvinit për një kënd të padukshëm ngrohtësiekapërcejnë pastaj nëpër mendjen e babait foljet e ngarkuara me pikëllimpër një mijë këngë të lisnajës që tretenpastaj babai ulet sërish në rrënjë të bungutpërballë një ketri që kërcen nga imazhi në imazhatëherë visorja e hap faqen e magjisë së sajnë dritë të këtij tregimi shfaqen kuqëloret si ombrellat e zanavevendosur nëpër shtigjet kah kalon dianadhe dalin si në shuplakë pikturat e pyllitbabai vazhdon udhënvihen në lëvizje mijëra zëre nga frika kur ofshan ai nga pesha e udhëtimitkjo në pyll merret si bori e faunitbabai i heq këpucët atëherë dhe i dorëzohet harmonisë së pyllite koha rrjedhduke sjellë mëngjesin e kuqërremtëharabelat nëpër degëzat e kaçubave dhe të fijeve të barit të gjatë me fara të imtae ndërpresin ëndrrënia nisin këngës koraledhe bashkë me kandrat e hapin librin e muzikësme tinguj të cilët nga shporta semasiologjike e asaj bote e shpërfaqin hijeshinëe kërpudhave kuqëloretë mijëra e mijëra kuqëloreve që e stolisin pyllindhe e gjithë kjo do të jetë një poezi e pashkruar e sapfos që është dashur të bëhet himnpër mrekullinë e kuqëlorevemidis të cilave kalon zbathurnë majë të gishtaveim atë i mirëdhe të cilat i mbledh e i ruan nimfa në herbariumin prej papirusie që më vonë do të flasinsi një ditar i shkruar shqip.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LINDITA AHMETI: LETËR VËLLAIT

  • “Liri për ish komandantët e UÇK”, shqiptarë nga të gjitha trojet protestojnë sot në Strasburg

    “Liri për ish komandantët e UÇK”, shqiptarë nga të gjitha trojet protestojnë sot në Strasburg

    Rreth 6 mijë protestues nga gjitha trojet shqiptare priten të marrin pjesë sot në protestën e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Strasburg, përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.
    Ky marshim   do të mbahet në shenjë mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndërsa do të kërkohet lirimi I tyre.
    Tubimi  pritet të nis në orën 13:00 , ndërsa  vjen pas atyre të zhvilluara më herët, në Tiranë, Hagë e Prishtinë.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që mbahet sot në Strasburg.
    “Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të ShBA-ve  dhe  Europës  dhe vendin e kanë në Kosovë”, tha Ali Ahmeti. 
    Ai theksoi se pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë amerikan e evropian në Hagë, prandaj kërkoi lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    “Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”, shtoi Ahmeti. 
    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, figura qendrore të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen prej 5 vitesh në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa procesi ndaj tyre nisi në vitin 2023.
    Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli drejtoi shërbimin e inteligjencës, Krasniqi ishte zëdhënës. ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm./vizionplus.tv

  • Protesta në Strasburg për ish-krerët e UÇK, reagon Ali Ahmeti: Po gjykohen mbi shpifjet e Serbisë

    Protesta në Strasburg për ish-krerët e UÇK, reagon Ali Ahmeti: Po gjykohen mbi shpifjet e Serbisë

    Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sot nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
    Lidhur me këtë protestë ka reaguar kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i cili përmes një postimi në Facebook e cilëson procesin ndaj ish-krerëve të UÇK si një proces të bazuar mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.
    “Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombësve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
    Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.
    Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të dhe vendin e kanë në Kosovë.
    Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë!
    Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtar”, shkruan Ali Ahmeti.

  • Protestë në Strasburg në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Padrejtësia duhet të marrë fund, luftëtarët po gjykohen mbi shpifjet e Serbisë

    Protestë në Strasburg në përkrahje të UÇK-së, Ahmeti: Padrejtësia duhet të marrë fund, luftëtarët po gjykohen mbi shpifjet e Serbisë

    Këtë të dielë në orën 13:00 në Strasburg, para selisë së Asamblesë Parlamentare të KE-së do të zhvillohet një protestë e organizuar nga OVL UÇK në Strasburg në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se aty filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar.
    “Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të 🇺🇸dhe 🇪🇺 dhe vendin e kanë në Kosovë 🇽🇰”, ka shkruar Ahmeti.

    Ai theksoi pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e evropian në Hagë, prandaj kërkoi lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    “Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare”, tha Ahmeti./vizionplus.tv

  • “U cenua siguria kombëtare”/ Reagon, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit: Zona ishte e zbrazur kur u krye atentati

    “U cenua siguria kombëtare”/ Reagon, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit: Zona ishte e zbrazur kur u krye atentati

    Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, ngriti akuza të forta për mungesën e sigurisë në zonën e aeroportit, ku ndodhi atentati i fundit që ka tronditur vendin. Gjatë intervistës televizive, Ahmeti deklaroi se rrethi i aeroportit, një zonë me rëndësi të lartë strategjike, rezultoi i pambuluar nga shërbimet e sigurisë, pavarësisht pretendimeve institucionale për masa të rrepta monitorimi.
    Sipas tij, territori përreth aeroportit përbën një nga perimetra më të planifikuara për shërbime sigurie në vend, ku duhet të jenë të pranishme disa struktura njëkohësisht: forcat e rendit me kompetencë territoriale, policia e kufirit, shërbimet antikontrabandë si dhe shërbimet e inteligjencës shqiptare e të huaja. Megjithatë, Ahmeti thekson se në pamjet filmike duket qartë se zona ka qenë “e zbrazur”.
    “Imagjinojeni të gjithë atë aeroport për të cilin bëhet propagandë se kalojnë miliona turistë. Edhe pse ndodhet në një prej zonave më të mbuluara teorikisht me shërbime, në momentin e atentatit rezulton se aty nuk ka pasur asnjë forcë që të reagojë” u shpreh ai.
    Ahmeti hodhi poshtë edhe versionin zyrtar se gjithçka ka ndodhur brenda “110 sekondave”, duke argumentuar se kohëzgjatja e operacionit ishte shumë më e madhe. Ahmeti theksoi se, nga momenti i ndalesës së makinës, te kryerja e atentatit e deri te djegia e automjetit të autorëve, ka kaluar rreth një orë e gjysmë, një interval ku policia ka pasur kohë reale për të ndërhyrë.
    “Është e pamundur që ngjarja të ketë zgjatur vetëm 110 sekonda. Pse nuk llogaritet koha që makina priti, koha e veprimit dhe momenti derisa u dogj automjeti? Në total, bëhet fjalë për rreth një orë e gjysmë. Kjo është flagrancë, dhe policia ka pasur mundësi të reagojë në çdo fazë”, shtoi ai.
    Ai vlerësoi se ngjarja përbën një shkelje të rëndë të sigurisë kombëtare, pasi incidenti ndodhi në një objekt të rëndësisë së veçantë, ku çdo cenim reflekton drejtpërdrejt në besueshmërinë e institucioneve që duhet ta garantojnë atë. “Siguria është diçka shumë fine. Kjo që ka ndodhur është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë. Janë cenuar elementë të sigurisë kombëtare. Kjo zonë duhet të ishte fokus i qeverisë, por ajo merret vetëm me propagandë”, tha ai Ahmeti.

  • Armiku im, poezi nga Mimoza Ahmeti

    Armiku im, poezi nga Mimoza Ahmeti

    Armiku im,shpeshherë më fyeve në mënyrën më të dobët,shpeshherë të fyeva në mënyrën më të cekët,armiku im.E ç’do të ish jeta ime pa tydhe e jotja pa mua?Askush s’mund ta dijë.(Kur kushtëzimi mbaron qenja zhduket. )

    Armik. Armiku im!Prej teje rashë në gjurmë dhe përfitimtë asaj që kërkoja,prej teje gjallëroi lënda ime, u zgjua,u përbetua,dhe ngashëreu,kur vrasja shpirtërat mbërtheu.Oh, në të vërtetë, ti je dashuriadhe jo urrejtja ime,armiku im.

    Pikërisht ato,që ne zhvleftësuamndërsa rrugës ecëm,që asnjëherë s’i ditëm,s’i llogaritëmturmatqë inerte derdhen

    dhe frymë marrinme injorim,lanë pasojëmbi shpirtin tënd,mbi shpirtin tim.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MIMOZA AHMETI: O TI, SHPIRT

    O ti, shpirt, ti lider, ti drejtues fryme!Për ku po më merr kështu? Ku po më shpie?Ku po shkojmë të dy bashkë duke kryer?Ndërkohë ngjitem te ti,ndërsa ti më ngjit.Ndërtoj në ty, gdhend me ty- ti lartësisht po më ngrekundrejt qiejve.Forma e qyteteve në hapësirëështë e vetmja e kapshmejotja, o shpirt,ndoshta edhe këto pak vargje që në nxit nervorqë tani po shkruaj…

    Poezinë e plotë e gjeni KETU

  • Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Ahmeti: Nuk arritëm të fitojmë garën për kryetar komunash

    Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Ahmeti: Nuk arritëm të fitojmë garën për kryetar komunash

    Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka reaguar pas numërimit të  rreth 90% të votave nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se partia e tij ka fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, me mbi 23 mijë vota më shumë.
    Ai paralajmëroi se bashkimet artificiale politike mund të sjellin pasoja në të ardhmen, duke akuzuar njëkohësisht për keqpërdorime të resurseve shtetërore gjatë fushatës.
    “Rezultatet janë tashmë të njohura, ne kemi fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në këto zgjedhje, me mbi 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar komunash, ky është një mesazh që ne e pranojmë. Qytetarët kërkojnë që të rinovojmë mënyrën se si i përfaqësojmë këto vlera në teren. Bashkimet artificiale mund të na sjellin edhe pasoja në të ardhmen, këto u pasuan me keqpërdorime të resurseve shtetërore dhe shantazhe e presione finaciare mbi votuesit”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

    /vizionplus.tv
     
     

  • Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

    Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dalë në konferencë për shtyp pas raundi të dytë të zgjedhjeve lokale. Ai tha se nuk kanë arritur të fitojnë garën për kryetarë të komunave, por shtoi se e kanë fituar shumicën e votës popullore.
    Ali Ahmeti theksoi se do të bëjnë analizë të thelluar dhe do të bëjnë rinovime në radhët e tyre.
    “Ne kemi fituar shumicën e votës popullore, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Është mesazh kompleks, që ne e pranojmë me përgjegjësi. Qytetarët kanë treguar se besojnë vlerat tona, në vizionin tonë, por njëkohësisht kërkojnë që të rinovojmë mënyrën tonë të përcjelljes së tyre në terren. Fatkeqësisht këto zgjedhje u shoqëruan me keqpërdorim të resurseve shtetërore, si dhe me shantazh dhe presion financiar mbi votuesit. Humbja e disa pozicioneve në nivel të disa kryetarëve të komunave, është thirrje për të forcuar strukturat, për t’u afruar me njerëzit dhe për të ndryshuar mekanizmat. Do të bëjmë analizë të thelluar dhe do të rinovojmë radhët tona”, tha Ahmeti.

  • FOTOT/ Lamtumira e Fatos Nanos bashkon Ramën me Kurtin, Ali Ahmeti në krah të Ruçit! Mungojnë Berisha e Begaj

    FOTOT/ Lamtumira e Fatos Nanos bashkon Ramën me Kurtin, Ali Ahmeti në krah të Ruçit! Mungojnë Berisha e Begaj

    Mijëra qytetarë, politikanë nga Shqipëria dhe rajoni, përfaqësues të komuniteteve fetare, diplomatë, njerëz të artit i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano. 
    Të majtë e të djathtë, lanë për një moment sherret politike të ditës, për t’u bashkuar në këtë ditë zie kombëtare në nder të një prej figurave më të rëndësishme të periudhës post komuniste në vend. 
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi pranë Ali Ahmetit, kreut të BDI-së. Përplasjet mes tyre nuk kanë munguar edhe kohët e fundit kur në Kosovë dhe Maqedoni janë mbajtur zgjedhjet lokale. Ali Ahmeti u pa edhe në krah të Ruçi. 
    Në të njëjtën kohë, Kurti shtrëngoi duart edhe me kryeministrin Rama, teksa u panë bashkë duket ecur gjatë ceremonisë së dhënies së lamtumirës së ish-kryeministrit Nano. 
    Të pranishëm në ceremoni ishin edhe përfaqësues të PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka, por ajo që ra në sy ishte mungesa e kundërshtarit të tij për 13 vjet në politikë, Sali Berisha. 
    Presidenti Bajram Begaj nuk iu bashkua ceremonisë për shkak të axhendës dhe ndodhej jashtë vendit, ndërsa të pranishëm ishin ish-presidentët Bamir Topi dhe Alfred Moisiu.