Në emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun në DritareTV, Erion Braçe bëri një deklaratë të fortë ndaj ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, duke e konsideruar përgjegjësin kryesor për informalitetin në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Braçe tha se skema e TVSH-së e miratuar dhe mbështetur nga Ahmetaj ka krijuar pabarazi dhe ka dekurajuar grumbulluesit dhe përpunuesit që të blejnë produkte nga fermerët vendas.
Ai theksoi se kjo skemë e ka bërë më të leverdishëm importin sesa blerjen nga prodhimi vendas, duke nxitur kështu informalitetin dhe duke goditur prodhimin bujqësor shqiptar.
Për më tepër, Braçe u shpreh se që në vitin 1998, kur diskutoheshin ndryshimet në skemën e TVSH-së në Komisionin e Ekonomisë, përballë tyre ishte Arben Ahmetaj, si ministër Financash, i cili “nuk dëgjonte” dhe që sipas tij “ka qenë dhe mbetet përgjegjësi kryesor për rrënimin e arritjeve në bujqësi e blegtori që nga viti 2018 e këtej”.
Ai shtoi se ka gjashtë vjet që denoncon publikisht problemet që ka krijuar kjo politikë fiskale dhe se propozimet e tij nuk janë dëgjuar, as në grupin parlamentar, as në komisionet përkatëse.
Braçe e akuzon Ahmetajn për vendosjen dhe mbrojtjen e një skeme tatimore që ka dëmtuar rëndë sektorin bujqësor dhe ka favorizuar importin e produkteve, në dëm të fermerëve dhe përpunuesve vendas.
Pyetjes së gazeztarit Qafoku nëse do ta merrte përsipër të bëhet ministër Bujqësie nëse Rama do ta emëronte, Braçe iu përgjigj:
“Qeveria nuk është listë dëshirash për mua. Qeveria nuk bëhet me lista dëshirash, që do Erioni të bëhet ministër. Apo nëse je ministër dhe për të mbajtur postin e ministrit sulmon gjithë të tjerët që mendon se të rrezikojnë postin. Nuk merrem fare me këtë histori dhe as nuk dua fare të bëhem ministër në këtë lloj mënyre”, tha Braçe.
Ai kritikoi ashpër mungesën e kontrollit mbi ushqimet e importuara, fidanët, pesticidet dhe produktet e ndaluara që qarkullojnë në treg. Sipas tij, produktet e bujqësisë që konsumohen sot në Shqipëri nuk kontrollohen siç duhet dhe shpesh hyjnë në mënyrë të paligjshme.
Deputeti socialist vuri në dukje se pa një reformë të thellë fiskale, çdo përpjekje për të formalizuar sektorin do të dështojë. Ai u shpreh skeptik për suksesin e operacioneve të qeverisë, duke thënë: “Kjo nuk do të ketë sukses. Sa kohë që nuk ndërhyjmë me politika fiskale serioze, gjithçka është e kotë.”
Tag: ahmetaj
-

“Ahmetaj shkatërroi bujqësinë dhe blegtorinë”, Braçe: Favorizoi importin përmes skemës së…
-

Marrazi deri në përlotje i Braçes: Ju tregoj njeriun që dërrmoi bujqësinë e blektorinë
Më shumë se nën dyshime për afera korruptive, ish-zv/kryeministri e ish-ministri socialist Arben Ahmetaj, shenjohet si shkatërrues i bujqësisë dhe blektorisë shqiptare në gjithë këto vite të drejtimit edramist të Shqipërisë. Kjo, nga deputeti dhe politikani i spikatur socialist Erion Braçe, denoncuesi më i fortë i politikave të dështuara të qeverisjes ku bën pjesë dhe ai, ndaj bujqësisë dhe blektorisë.
Në një emision televiziv, Braçe tha se skema e TVSH-së e miratuar dhe mbështetur nga Ahmetaj ka krijuar pabarazi dhe ka dekurajuar grumbulluesit dhe përpunuesit që të blejnë produkte nga fermerët vendas.
Ai theksoi se kjo skemë e ka bërë më të leverdishëm importin sesa blerjen nga prodhimi vendas, duke nxitur kështu informalitetin dhe duke goditur prodhimin bujqësor shqiptar.
Për më tepër, Braçe u shpreh se që në vitin 1998, kur diskutoheshin ndryshimet në skemën e TVSH-së në Komisionin e Ekonomisë, përballë tyre ishte Arben Ahmetaj, si ministër Financash, i cili “nuk dëgjonte” dhe që sipas tij “ka qenë dhe mbetet përgjegjësi kryesor për rrënimin e arritjeve në bujqësi e blegtori që nga viti 2018 e këtej”.
Ai shtoi se ka gjashtë vjet që denoncon publikisht problemet që ka krijuar kjo politikë fiskale dhe se propozimet e tij nuk janë dëgjuar, as në grupin parlamentar, as në komisionet përkatëse.
Braçe e akuzon Ahmetajn për vendosjen dhe mbrojtjen e një skeme tatimore që ka dëmtuar rëndë sektorin bujqësor dhe ka favorizuar importin e produkteve, në dëm të fermerëve dhe përpunuesve vendas.
Pyetjes së gazeztarit Qafoku nëse do ta merrte përsipër të bëhet ministër Bujqësie nëse Rama do ta emëronte, Braçe iu përgjigj:
“Qeveria nuk është listë dëshirash për mua. Qeveria nuk bëhet me lista dëshirash, që do Erioni të bëhet ministër. Apo nëse je ministër dhe për të mbajtur postin e ministrit sulmon gjithë të tjerët që mendon se të rrezikojnë postin. Nuk merrem fare me këtë histori dhe as nuk dua fare të bëhem ministër në këtë lloj mënyre”, tha Braçe.
Ai u shpreh skeptik për suksesin e operacioneve të qeverisë mbi informalitetin, ndryshe faturën fiskale në produktet e fermërit, duke thënë: “Kjo nuk do të ketë sukses. Sa kohë që nuk ndërhyjmë me politika fiskale serioze, gjithçka është e kotë.”
Në një prononcim të fundit në rrjete, duke denoncuar një rast sekuestroje djathi e gjobe ndaj një fermeri në Lushnje, Braçe gati sa nuk qante nga marrazi.
Ajo që mbetet e pashpjegueshme ende është vëshshurdhësia e Ramës për ta dëgjuar. Ashtu siç e shpjegon Braçe rënien evidente në bujqësi e sidomos blektori, është më bindës dhe se dhe çdo opozitar politik përballë qeverisë. /tesheshi.com/ -

Dosja “Buka”, GJKKO vendos sot nëse kalon për gjykim çështja ndaj Arben Ahmetajt
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të vendosë sot për dosjen “Buka” ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj, nëse do të kalojë për gjykim.
Arben Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa avokati i tij është paraqitur në seancë.
Gjykata i kishte lënë dy javë kohë mbrojtjes për të që të njihet me veprimet e reja hetimore të kryera nga prokurori Elvin Gokaj dhe të japë konkluzionet e saj.
SPAK e ka marrë të pandehur ish numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ai i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekë.
Organi i akuzës vijon hetimet për 7 personat e tjerë të përfshirë në ketë çështje, përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari.
Ky i fundit sipas hetimeve, përfitoi nga privatizimi në kohën kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Financave. Ka dyshime se Ahmetaj dhe Fezollari, kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a. -

Ilir Meta: Po më përsekutojnë në burg, nesër kam letër të hapur për Arben Ahmetaj
Nga Ilir Meta-
Të dashur miq,Sot u thirra sërish para një Komisioni Disiplinor, si gjyq ushtarak, për një gabim “shumë të rëndë”: Dje dhashë një intervistë në mesditë për gazetaren Aida Toncica në MCN TV, nga telefoni i Avokatit tim, Kujtim Cakrani.
Kur herën e parë fola me gazetaren Beti Njuma, më thanë ke shkelur rregulloren se ke folur pas orës 20:00, ndërkohë sot u thirra nga “Disiplina” për arsyen e vërtetë, se nuk duan të komunikoj me gazetarët.
Çfarë dallkaukësh! Mirë që ping-pongun ma kanë ndaluar, por tani duan të më ndalojnë edhe lirinë e fjalës.
Nuk mbaron me kaq.
Po sot, më në fund pas 20 ditësh, më lanë të takohesha me motrën dhe dy nga tre fëmijët. U mërzita fillimisht kur në takim pashë vetëm motrën dhe dy vajzat, por jo djalin.
Më sqaruan se Besi po priste jashtë se rregullorja nuk lejon më shumë se 3 veta në takim, kur ndërkohë gjatë 8 muajve, në një takim në javë që kam bërë me familjarët, siç do i paraburgosur tjetër, i kam takuar të 4-ët bashkë.
Në këto kushte, kur masat represive përforcohen çdo ditë me “risi”, kam vendosur të realizoj një formë të re komunikimi me publikun, me letra të hapura.
Nesër, letra e parë e hapur, do të jetë për Z. Arben Ahmetaj. -

Dosja Buka/ SPAK plotëson hetimet për Arben Ahmetajn, seanca paraprake shtyhet më 17 korrik
Pas 2 shtyrjeve nga 3 muaj që GJKKO i dha Prokurorisë së Posaçme për të plotësuar hetimet për dosjen e privatizimit të dosje Buka, SPAK ka prezantuar këtë të mërkurë konkluzionet e fundit në seancë paraprake për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre” lidhur me dosjen “Buka sha”.
Gjykata e Posaçme i la kohë mbrojtjes deri në 17 korrik që të japë konkluzionet e saj, mbi veprimet e reja hetimore të kryera nga prokurori Elvin Gokaj. Më pas, do të vendoset nëse dosja kalon ose jo për gjykim.
SPAK e ka marrë të pandehur ish numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ai i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë lekë.
Organi i akuzës vijon hetimet për 7 personat e tjerë të përfshirë në ketë çështje, përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollrai.
Ky i fundit sipas hetimeve, përfitoi nga privatizimi në kohën kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Financave. Ka dyshime se Ahmetaj dhe Fezollari, kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a.
Arben Ahmetaj u shpall në kërkim në muajin korrik të vitit 2023, pas hetimeve për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, ku ish numri dy i qeverisë, rezultoi se kishte përfituar shuma të ndryshme parash nga pronarët e inceneratorëve.
SPAK shpalli në kërkim Ahmetajn për kryerjen e 3 veprave penale, “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. -

Dosja “Buka”, SPAK dërgon në GJKKO prova të reja ndaj Arben Ahmetajt, shtyhet seanca
Arben Ahmetaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme prova të reja për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, lidhur me dosjen “Buka sha”. Avokati mbrojtës i ish-numrit dy të qeverisë kërkoi kohë për tu njohur me provat shtesë që SPAK dorëzoi. Si shkak i kërkesës, seanca paraprake u shty për në datën 17 korrik.
Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” gjatë procesit të privatizimit të ndërmarrjes “Buka sh.a”, duke shkaktuar një dëm prej miliona eurosh në buxhetin e shtetit.
Arben Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve të “Buka” sh.a në vitin 2015, ku iu kalua biznesmenit Fezollari edhe prona që iu është njohur trashëgimtarëve të ish-pronarit të shpronësuar në vitin 1945 nga regjimi komunist. Dëmi që llogaritet nga privatizimi i ish-fabrikës së bukës llogaritet të jetë 700 milionë lekë.
Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar, prej viti 2023, teksa mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsion pasiv”, “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim parash”. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI -

SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja për çështjen “Buka”, shtyhet seanca për Arben Ahmetajn
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar prova të reja në Gjykatën e Posaçme lidhur me hetimin e dosjes “Buka”, për të cilën i pandehur është edhe ish-kryeministri Arben Ahmetaj.
Avokati mbrojtës i Ahmetajt ka kërkuar kohë për t’u njohur me materialet e reja të dorëzuara nga SPAK, duke shkaktuar kështu shtyrjen e seancës paraprake për më datë 17 korrik.Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre në këtë çështje. Sipas Prokurorisë, gjatë kohës që ishte ministër i Financave, Ahmetaj ka lejuar privatizimin e trojeve të një furre buke, në vendin e të cilës është ndërtuar më pas një kompleks pallatesh.
Ndërkohë, Ahmetaj po hetohet edhe për tre vepra të tjera penale në lidhje me inceneratorin, konkretisht për “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”. -

Dosja ‘Buka’/ SPAK dorëzon prova të reja për ish- zv.kryeministrin Ahmetaj, GJKKO cakton…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua këtë të mërkurë seanca paraprake në lidhje me dosjen e njohur si “Buka”, në ngarkim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ahmetaj akuzohet në këtë çështje për shpërdorim detyre me pasoja të rënda ekonomike.
Seanca vjen pas vendimit të mëparshëm të GJKKO-së për kthimin e dosjes në Prokurorinë e Posaçme për plotësimin e hetimeve. SPAK ka dorëzuar tashmë provat dhe aktet e reja hetimore, ndërsa gjykata ka vendosur t’u japë kohë mbrojtësve ligjorë të Ahmetajt për t’u njohur me materialet e reja.
Seanca e radhës, ku pritet të merret vendimi për dërgimin ose jo të çështjes për gjykim të plotë, është caktuar për datën 17 korrik, ora 13:00.
Sipas SPAK, Ahmetaj dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në procesin e privatizimit të ish-fabrikës së bukës, duke firmosur transferimin e pronës në kundërshtim me vendimet gjyqësore që njihnin si pronarët ligjorë. Sipas hetuesve, ky veprim ka shkaktuar një dëm ekonomik prej 7 miliardë lekësh. -

Dosja “Buka”/ SPAK plotëson hetimet për Arben Ahmetajn, seanca paraprake shtyhet më 17 korrik
Pas zgjatjes së hetimeve për dosjen “Buka” ku po hetohet Arben Ahmetaj, SPAK dorëzon në GJKKO prova të reja. Përgjatë 3 muajve të fundit, prokurori Elvin Gokaj ka plotësuar detyrat hetimore që gjyqtari i Posaçëm i la më herët.
Në këto kushte, avokati mbrojtës i ish-numrit dy të qeverisë kërkoi kohë për t’u njohur me provat shtesë që SPAK dorëzoi. Pikërisht kjo arsye shërbeu si shkak për shtyrjen e seancës paraprake për më datë 17 korrik.
Arben Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre.
Sipas organit të akuzës, kur shërbente si ministër Financash, Ahmetaj lejoi privatizimin e trojeve të një furre buke, ku tashmë është ndërtuar një kompleks pallatesh. Ahmetaj është duke u hetuar edhe për tre vepra penale të tjera penale, si “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”, në lidhje me inceneratorin. -

SPAK shtyn për herë të katërt hetimet ndaj Arben Ahmetajt
Arben Ahmetajt
TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka vendosur të shtyjë sërish edhe me tre muaj hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Pas shtyrjes së mëparshme në muajin mars, SPAK ka kërkuar kohë shtesë deri në shtator, me arsyetimin se ende nuk kanë mbërritur të gjitha përgjigjet nga letër-porositë dërguar autoriteteve zvicerane.
Kjo është hera e katërt që SPAK shtyn hetimet. Prokuroria e Posaçme kishte afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj, por është vendosur një afat i ri. Në përfundim të hetimit, dosja do të kalojë për vlerësim në Gjykatën e Posaçme.
Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI