Burrat e Kabashit te Prizrenit ne burgun e Nishit
Me rastin e botimit te librit “Rrustem Kabashi (Rrustë Kabashi) dtl;1835-vd.1910″ vizitova Ferit Kabashin. Feriti eshte djali i Hysenit, ndersa Hyseni eshte djali Zenunit, ndersa Zenuni eshte djali Haxhi Rrustës, e Haxhi Rrusta eshte djali i Rexhepit dhe Rexhepi eshte djali i Balas dhe Bala eshte i Hasan Kabashit. Familja e Ferit Kabashit dhe kusherinjeve te tjere si Xhemil Kabashi, Lulzim Kabashi etj ndodhen ne tokat e te pareve te cilet ia paten ble Iljaz Agez ne verilindje te Prizrenit te cilet vite me vone zbriten ne vendin qe sot quhet Korishë. Ferit Kabashi ka tre djem; Gazmend, Enver dhe Rifat. Ndersa nga brezat e tjere te Haxhi Rruste Kabashit jane ato te Brahimit te cilet jane shtuar ne disa breza dhe me te njohurit nder ta jane: Adem Kabashi. Ndersa ana e breznis tjeter pra te Salihut i cili eshte djali i Selmanit dhe ky i Bala , u shtu Salihu me dy djem, Bala dhe Selman Kabashi te cilet po ashtu u shtuan ne breza.
Kabashasit e Korishes , sepaku ato te shtepise se Hasan Kabashit te paret e te cilit jane prej fshatit Kabash i Pukes, Shqiperi. Kujtesa popullore e pukjaneve tregon se; “Fshati Kabash i Pukes ka qene shume i popullur aq sa macet kalonin nga çatia ne çati.” Popullimi i fshatit Kabash u shtua sidomos kur Shkodra pas vitit 1485 u be qender tregtare. Te gjithe tregtaret e Dardanis (Kosoves) pershkruanin kryesisht rrugen e madhe te Kabashit ne Puke. Kjo rruge ka disa emra; Rruga e Karvanave, Rruga e Gjakoves etj.
Ne fshatin Kabash perveç kishes se Shen Palit , u ndertua rreth vitit 1523 mesxhidi i pare , ku udhetaret mysliman dhe jo vetem mund te kryenin faljen e namazeve. Pas disa vitesh mesxhidi kthehet ne xhami duke u sherbyer myslimaneve per te gjitha ritet fetare islame. I pari qe u mysliman ne Kabash te Pukes ishte Hadër Leka ,i cili meson se vellau i madh Koka eshte terbuar dhe se do e vras per kete Hadri me nje pjes te familjes vendos te shkoj ne Dardani (Kosove) por Koka i vihet pas dhe e arrin tek Ura e Vezirit ku e vret. Burrat e Kabashit nuk ia falen Kokes krimin e bere duke i heq parin e vendin dhe duke ia dhan drejtimin e vendit Qaf Lekes i cili po ashtu behet mysliman.Nen shembullin e familjes se Hader Lekes edhe familjaret e Qaf Lekes pranun islamin po ashtu edhe shume familje te tjera fisnike te Kabashit. Me kalimin e kohes ne fshatin Kabash u ndertuan disa hane, si dhe mejtepi i xhamise se fshatit Kabash, madje çdo vit nga xhamia deri afer kishes zhvillohej panairi i tregtis. Ne shume raste mbledhjet e kunvendit zhvilloheshin ne hajatin e xhamise se fshatit Kabash pasi pothuajse te gjithe veprimtarit tregtare, kunvedore etj zhvilloheshin prane xhamise se fshatit Kabash, kjo per faktin se afer saj ndodhej Hani i xhamis (hani i hoxhes), Imarati (vend ku grumbullohej dhe shperndahej ushqim per banoret) si dhe institucione te tjera.Dinamika e jetes ne fshatin Kabash dita dites shtohej, por toka ishte ajo qe ishte. Per shkak te mungeses se tokes shume familje Kabashasish filluan te migrojne si fillim brenda fisit te Kabashit, pershembull i pari i Kopajve (Kopani) u vendosen tek stanet e vjetra te fshatit Kabash, sot ky vend quhet fshati Meçe. Ndersa disa te tjere u larguan totalisht nga zona e fisit te Kabashit duke migruar kryesisht ne: Kosove ne vendet e si: Prizren (Korish, Kabashi i Hasit te Prizrenit), Pejë (Gurrakoc, Tomoc) Viti (fshati me i madh ne Viti quhet Kabash dhe ka mbi 400 shtepi), Skenderaj (fshati Polac), Gjakovë, Anamoravë, Kllokot, Kaçanik, Prigod etj. Ndersa ne Shqiperi u vendosen ne: Shkoder (Zadrim, Hajmel, Dajç), Kukes (Bicaj, Novosej etj), Has (Krum), Diber, Mat, Elbasan, Gramsh, Durres (te ardhur nga Kosova), sigrusisht edhe ne Ersek (Kolonje) nga ky mendohet eshte edhe origjina e vjeter e Kabashasve. Kabash ka edhe ne Saraj te Shkupit.Nder ato qe u larguan nga fshati Kabash i Pukes ishte nje pjese e familjes se Hader Lekes i cili thuhet se kishte dy djem Ahmeti dhe Zeneli. Disa thone se nga Kabashi i Pukes kan migruan ne Prizren kater vllazni: Hyseni (Cenajt), Bala (Balajve), Muça (Muçajt) dhe Veseli. Gjithsesi Kabashasit e Prizrenit dhe jo vetem jan prej Kabashit te Pukes te cilet thuhet se u vendosen ne Prizren rreth vitit 1730 pikerisht ne verilindje te Prizrenit. Ne verilindje te Prizrenit teksa po kerkon toke per te ble, tokohen me Iljaz Agen prej te cilit i kerkojne blerjen e nje hapsire toke. Pas bisedimeve Iljazi pranoj t’ju jap toke aq sa te mbjellnin nje kale grure (theken), por burrat e Kabashit u treguan te zgjuar duke mbjell grurin aq rralle saqe zun gjithe podinat ne dy anet e lumit. Kur gruri i rrit vjen Iljaz Aga i cili e kuptoj veprimin e zgjuar dhe me veten e tij tha: qenkan te zgjuar. Iljazi u paska thene: Ju paskeni zan gjith vendin! Burrat e Kabashit i thone: Ne çfare te duash te bajme be se ne kemi mbjell vetem nje kal grure.Te lumi afer tokave te Kabashasit ndertuan tre mullinje, keshtu ata u ben te njoftur si mullixhinje te zot. Pasuria e tyre u shtua aq sa blen troje dhe toka edhe ne qytetin e Prizrenit.Tek banimet e vjetra te fshatit Kabash ne majet te kodres ndodhet nje kala e vjeter. Thuhet se i perket shekullit te 6-te. Historianet kan shkruar se eshte vendbanim i vjeter Ilir duke permendur ketu Kishen e Keqe (Kisha e Shen Pjetrit) e cila ndodhet brenda shpelles. Thuhet se pikturat murale te kishes i perkasin shekullit te 6 apo 7. E permenda kete per te treguar se Kisha e Shen Pjetrit nuk eshte kishe Serbe por Ilire. Disa thone se ish kan nje murg shqiptar i quajtur Shen Pejtri i cili jetoj aty si asket me qellim afrimin me perendin. Ndersa serbet per kete vend thone se quhet Sveti Petar dhe eshte manastir serb mirepo kjo eshte trillim. Serbet nen doktrinen famkeq te Stefan Dushanit dhe shume me von nen drejtimin e kryeministrit serb Nikolla Pashiqi ne vitin 1912 ushtria serbe hyri ne Prizren e cila vazhdoj edhe me tej deri ne Flet,Puke. Ndryshe nga disa kufitar te Pukes, pukjanet dhe ne veçanti fshati Flet me ne krye te hoxhes Osman Hoxhen (dtl.1847-vd.1912) luftuan trimerisht kunder ushtrise serbe. Aq trimeri truguan Fletasit dhe Hoxha Osman Hoxha sebashku me muezinin e tij Bajram Neziri sa u thuren keto vargje:
Kush e nisi luften me serb?Osman Hoxha past rahmet!Osman Hoxha e Bajram Neziri.Qesi djemsh na i ka Fleti!S’i ka krajli, s’i ka mbreti!Gjasht taborre kan mbet prej heri!Gjasht taborre kan mbet prej i ditDy mije vete kan dal komit.
Ne vitin 1913 brenda shpelles apo Kishes se keqe ushtria serbe masakroj 90 burra te cilet ishin prej breznis se: Ahmetaj, Rexhaj, Kukaj, Balaj, Dullaj, Ukaj, Zekaj, Muçaj, Bobaj etj qe te gjithe fis te Kabashit thote Avdi Ibrahimi (19.9.2009). Sapo hyri ushtria serbe nen drejtimin e Spirrë, ia ndryshoj emrin e fshatit Kabash dhe e quajti “Sveti Petar“. Per masakren e Kabashit rapsodia popullore thuren vargjet:Po vjen Spirra ne kali t’bardh,Bashke me Filen, si bajraktar.Po vjen Spirra tuj u livdu,Per shiptar sa i ka shkurtu.Krali s’ka kapeten si mue,Gradat flake, mi ka çu!Flak mu gradat qi mkan ardh,Se i kam pre nentedhet shqiptar.Po kallxon me goj te vet,I kam pre Kabashin nentedhjet,Kah jane shqiptaret te vertet!”
Nje pjese e listes se te masakruarve ne vitin 1913 shpella ose Kisha e Keqe , ose manastiri i Shen Markut;
1. Abaz Iljaz Ahmetaj2. Abdullah Arif Ahmetaj3.Abdullah Deme Rexhaj4.Abdullah Rexhaj-Mehmetukaj5.Abdyl Ram Ahmetaj6.Adem Halit Dullaj7.Adem Uke Rexhaj (Imam-Hoxhe)8.Ali Myrtez Dakaj9.Ali Mehmet Ahmetaj10. Ali Dem Kukaj11.Ali Hajdin Memaj12.Ali Uke Ukaj13.Arif Shaban Ahmetaj14.Arif Uke Ukaj15.Asllan Rrahman Dullaj16.Bafti Hajdar Muçaj17.Bajram Syl Ahmetaj18.Bajram Abaz Ahmetaj19.Beqe Zenel Ahmetaj20.Beqir Adem Rexhaj21.Besim Bajram Dakaj22.Brahim Rexhep Ahmetaj – Zekaj23.Dem Ahmet Ahmetaj24.Fazli Fetah Ukaj25.Hajrullah Arif Ahmetaj26.Hajrush Shaban Memaj27.Hasan Beqir Ahmetaj28.Haxhi Jemin Memaj29.Hazir Adem Dullaj30.Hazir Rrahmman Dullaj31.Hyse Adem Dakaj32.Imer Bajram Dullaj33.Ismajl Rame Bobaj34.Isuf Et’hem Ahmetaj35.Jashar Arif Ukaj36.Kadri Adem Ahmetaj37.Liman Myrtez Dakaj38.Maliq Bajram Balaj39.Maliq Torbani-Lubizhd40.Miftar Hajdar Muçaj41.Mustaf Hajdar Muçaj42.Qerim Rame Ahmetaj43.Ram Rexhep Ahmetaj44.Rame Jemin Ahmetaj45.Rexh Iljaz Ukaj46.Rexhe Rrahman Dullaj47.Rrahman Halil Dullaj48.Rushit Beq Ahmetaj49.Sadik Et’hem Ahmetaj50.Sadri Adem Ahmetaj51.Sali Adem Dakaj52.Sejdi Jemin Memaj53.Selim Rexhep Ahmetaj54.Skender Mal Dakaj55.Syl Abaz Ahmetaj56.Shaban ArifRexhaj57.Shaban Dem Rexhaj58.Shaban Rame Ahemtaj59.Shaban Zenun Memaj60.Sherif Rrahman Dullaj61.Tahir Dervish Muçaj62.Tahir Mal Dakaj63.Xhem Adem Rexhaj64.Zeqir Abaz Bobaj65.Prene Qetaj-fshati LutogllavListe e perpiluar nga Qazim Kabashi me artikull: “Masakra e Kabashit te Prizrenit (mars-prill 1913)” Lista vijon me masakren e bere me date; 01.04.1913 tek ara e Ograj, vijon me masakren tek perroni i Duhit dhe te vrare ne vende te ndryshme.
Lista e te burgosurve ne burgun e Nishit:
1.Ali Hasan Ahmetaj2.Liman Beqir Ahmetaj3.Ahmet Sahit Abazi4.Isuf Uk Ukimeri5.Hasan Sali Bobaj6.Beslim Rexhep Ahmetaj – Nura7.Rustem Adem Gegaj8.Veli Izlam Ahmetaj9.Jemin Ram Ahmetaj10.Ahmet Sahit Ukaj11.Uke Imer Ukaj12.Ramadan Haxhi Rexhaj13.Xhun Rrahman Dullaj14.Shaqir Abdyl Ahmetaj15.Miftar Bajram Memaj16.Ahmet Rrustem Ahmetaj17.Gjem Rrahman Dullaj18.Abdyl Ali Kukaj19.Gjem Mustaf Kabashi20.Nje Kabashas i Gjonajve.
Kjo tregon per trimerin dhe Atedhe dashurin e burrave te Kabashit ne mbrojtje te Fisit e Kombesise. Ne fshatin Kabash vijon tr ruaj toponimet shqiptare si dhe te pareve me emra si: Curri i Haxhis, Ara e Hysenit, Fusha e thate, Boka, Guri i keq, Kalaisht, Kodra e madhe, Ahishta, Mrizet, Firaj etj.
Xhamia e fshatit Kabash, Puke. Fotografi e vitit 1940
Mbi origjinen e Kabashasve te Prizrenit (Korishë) kan shkruan disa historian si: Ippen (ish konsull i Austro Hugaris ne Shkoder) qe thote: “Meqense krahina e fisit te Kabashit ne Puke eshte mjaft e ngushte dhe jo shume e pershtatshme… prej kohesh ka ndodhur te kete pasur emigrim te madh, i cili eshte drejtuar kryesisht ne Prizren. Ne afersi te ketij qyeti ka mjaft fshatra me banore nga fisi i Kabashit , dhe ne qytet gjen mjaft pinjolle te ketij fisi.”Edhe Nopça duke u mbeshtetur ne nje raportim te ish konsullit Rus ne Prizren Ivan Stepanoviç Jastrebov (1839-1894) i cili ka shkruar: “Stergjysherit e Kabashasve kishin ardhur nga Janina 400 vjet me pare. Ne suazen e rajonit te Kabashit ishte edhe nje grup i quajtur Qelza, afer vendndodhjes se tanishme me te njejtin emer. Perfaqesuesi me i hershem i fisit te Qelzes , nese mund te konsiderohet si fis i veçant, ishte nje familje autoktone e quajtur Pervoci qe jetonte afer kishes se famullise se Qelzes (kisha e Shen Palit)…” Sipas Nopçes thuhet se: “Ne vitin 1736 disa banore te Kabashit te Pukes u shperngulen ne Prizren.”Studiuesit Nikolle Gazulli shkruan: “Ne Mollas te Elbasanit gjendet nje lagje Kabash, por nje tjeter lagje (mahall) kemi edhe ne Krume te Hasit qe mund te jete prej Kabashit te Pukes , sikurse ata afer Prizrenit.”Prof. Dr. Mehmet Halimi rreth vitit 1980 duke hulumtuar mbi te folmen e Kabashit te Prizrenit shkruan: “Sipas tradites gojore, qe percillet brez pas brezi, thuhet se Kabashi i Prizrenit dikur mbante lidhje me Kabashin e Pukes.”Abdullah Sulejman Kabashi (1880) thoshte; “Ne , te Kabashit te Prizrenit, te Zenelit jami te Hadrit” cituar prej Qazim Liman Kabashit (diplomuar ne Prishtine per histori 1971) me date 14 tetor 2055 ne fshatin Korishë,Prizren” Dihet se Hardi, pra Hader Leka eshte nje nga kater vellezerit e Kabashit te Pukes, Shqiperi.Me date 2 nentor te vitit 1995 Hasan Hysen Kabashi viziton Puken kjo per shkak te lidhjeve me Kabashin e Pukes i cili ne ate kohe eshte shprehur: “Te rinjte as nuk duan t’ia dine. E quajne Kabashi i Vendit.” Me kete ai deshironte te tregonte : “Kabashi i Vendit eshte i dalur prej Kabashit te Pukes“. Kjo eshte e rendesishme te thuhet pasi disa ngaterrohen me pohimin e Nikolle Gazullit i cili thote se: Gazulloret jane prej Nishit duke e lidhur me Lush Leken, nese do ishte keshtu atehere thote prof. Xhemal Meçi thot se: “Lush Leka eshte i ardhur prej rrethinave te Nishit ku u shperngulen si pasoj e trysnis serbe. Gjate terheqjes neper Kosoven juglindore, disa kan mundur te vendosen neper luginat e maleve rreth Prizrenit, disa te tjere jane vendosur neper “Udhe Puka” drejt Kabashit.”
Nder burrat e njohur te Kabashit te Prizrenit eshte Haxhi Rruste Kabashi. Ai vazhdimisht dha kontribut nepermjet veprimtarive te tij Atdhetare aq sa ai eshte burgosur 3 here ndersa 1 here per nje vrasje ne Prizren e ndodhur per shkak te nje konflikit me Agen e Nishit ne mexhlisin e Prizrenit. Pas mbledhjes anetaret e mexhlisit i paskan than ages se Nishit; Do ia shofesh sherrin Haxhi Rrustes, por aga i Nishit pa u menduar mir paska thene: Jo, ate e terheq zvarr rrugve te Prizrenit. Keto fjale i shkojn Haxhi Rruste Kabashit i cili i shoqeruar me disa burra te shpis zbret ne Prizren, dhe pasi e kerkon Agen e Nishit e gjen dhe e vret. Per kete eshte kenga; “Po perzihet Prizreni“.
Na u perzi- e Prizreni – oNa u kan rrok-o zotnit ner vetiNa u perzi-e Prezreni-oNa u kan rrok-o zotnit ner veti:Shaqir Aga e Rrust Rexhepi.
Rrust Rexhepi naj hipi atit,Gjane e gat pi shkon sakakit,Dy alltija pi dukatit,Gjen e gat pi shkon sakakitshkon sakakit-o , shkon qarshisgjithe tuj ble barut alltise:
Gjith tuj ble me çat UkshinA s’ma pat kun Shaqir Age Nishin?A s’ma pat kun Shaqir Agen?Te xhamia tuj fal xhenazen.
Fal xhenazen te xhamija,Liman Ages na i kish dek e bija,Ba hjeksi ç’aj muxhijaKa gjasht here kerset alltija,Krisi pushka n’Bazhdarhane.
-Aman Rruste, pash jeten tane!Shume xhenaze sot naj bane.Po shkon gjaki, po shkon beteri,Po i nimojka Uk ImeriUk Imeri po i nimon,Rruste Kabashi po lifton,Po lifton e hajmedet!
-Kam nis luftem me baben mbret.I shkoi haberi shulltan MuratitSulltan Murati, Sulltan Hamitit;Ta kam pre nj tygjar pi NishitSall qi m’dajti prej mexhlisit.Hafiz Pasha i burr plak,Qiti topat ne MushlakKrejt Kabashin e kalli flak.
Kalli flak, ni flak te verdhe,Kulla Rrustes-o me qemer:Me qemer-o rreth me xhamaPo thote Rrusta; Vet e bana.Vet e bana, s’po kam dertPo baj lufte me çat dovlet.
Dymbedhjet topa ja kan leshue,Kumin t’shkretes s’un ja kan rrxueHafiz Pasha po bertet:Po bertet e shka ka than:Shume argat me i tubue,Me kazma muret me ja rrenue!Sepse topat s’po mujn me i rrxue.Kush po ngjithet bjeshkes perpjet?Rruste Kabashi me treqin vet,Ka peshtjell kryet me faculetFaculeta topa-topaShaqir Agen jau mloj toka,E kan motra, e kan bija,Te dy gujt ja keputi alltia,Qeksaj lufte kush na i prini?Rruste Kabashi e mulla Brahimi.
Shefqet Hoxha marr nga libiri i Xh.Kabashit “Çapitje ne proze” (1951-2003)fq.150-151.
Na u perzie tan Prizreni,na jan çart zotnit ner veti;Shaqir Aga e Rrus RexhepiRust Rexhepi i hypi atit,kish alltin prej dukatit,gjithe tuj bje barut alltis,bjeu barut te Ukshini-Piqem , Zot, agt prej Nishi!Krisi pushka n’at pazarhane.-Aman, Rruste , pash jeten tande!Shume xhenaze sot na i bane.Hafiz Pasha, nje burre plakpo qet topat n’at fushe lakkalli Kabashin tym e flak,tym e flak, flak e verdhe,kulla e Rrustes me qemerr,me qemerr e rreth me xhama.Po thote Rrusta: Vetes ia banavete e bane, spo kam dert,kam nis luften per vend tem-Kesaj lute kush na i prini?-Rruste Kabashi e Mulla Brahimi
Version i shkruar nga prof.Xhemal Meçi “Kabashi, Puka qe ne lashtesi-2” viti 2008, fq.448
Pas kesaj Haxhi Rrusta shpallen ne kerkim. Nder shume raste nje here ai si u shpeton plumbave vendos te kthehet ne Puke tek kusherit e tij. Kur hyri ne fshatin Kryezi,Puke u prit nga shtepia e hoxhes Mustaf Age Kryeziu. Pas disa ditesh qendim ne Kryezi ai niset drejt fshatit Kabash, te Pukes dhe kusherinjeve ne Laçaj,Puke.
Haxhi Rrustë Kabashi me Sulejman Vokshin
Ne vitin 1902 ushtaret Osman arriten ta kapin ne Prizren dhe ta dergojne ne burg te Burses te Turqis. Familja u zemeru shume per internimin e Rrustes. Djali i madh i Haxhi Rrustes , Ademi sebashku burrat e famijes si dhe me mbeshtetjen e Lumjaneve arriten te grumbullojn 800 burra duke rrethu institucionet kryesore te ushtrise Osmane ne Prizren. I than: Ose na lironi Rrusten ose ne do veprojme. Ne kete kohe me qellim uljen e revoltes Sulltani duke e ditur deshiren e Rrustes per kryerjen e Haxhit dergon Rrusten ne haxh. Perfaqesuesit Osman ne Prizren i than djalit te Rrustes, Admiet; Rrusta eshte nis per haxh dhe se eshte i lir.Kur Rrusta u kthy ne familje filloj te degjoj do fjale se: Rrusta shkoj prej zori ne haxh. Kur Rrusta degjoj keto fjale vendosi te shkoj me paret e veta per here te dyte ne haxh. Per kete veprim kur u kthye nga haxhi, te gjithe e thirrnin Haxhi Rrusta si dhe Rrustë Kabashi.Ndaj eshte mir qe çeshtjen fetare te mos perdoret per perçarje, pasi besimi eshte e drejte universale e çdo individi dhe besimi islam nuk te pendon te duash Atedhue perkundrazi. Po ashtu besimi eshte garantuar nga te gjitha instancat dhe legjislacionet nderkombetare. Shembull tipik qe besimi nuk pengon ta duash Atedhuen eshte Haxhi Rruste Kabashi i cili ishte kunder osmaneve, por nga ana tjeter ishte besimtar praktikat i fese islame. Aq besimtar ishte saqe ai me paret e tij ndertoj; xhamin ne Korishe, mejtepin si dhe kreu haxhin. Teksa i bente keto Haxhi Rrusta jepte kontribut per krijimin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Per keto veprimtari ai dhe shume te tjere me date 18 gusht 1910 ne qender te Prizrenit u ekzekutua. Sot ne fshatin Korish te Prizrenit eshte i ngritur nje monument ne perkujtim dhe respekt te deshmoreve te ren me date 18 gusht 1910, dhe ato te vitit 1913.
Nga vizita qe kam bere tek shtepia e Ferit Kabashit, viti 2022
Pergatiti
Gezim KOPANI
Po Perzihet Prizereni) Rrust Kabashi – YouTube
Rrust Kabashi ne kryengritje – YouTube