Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë hapur me akuzat më të ashpra ndaj drejtësisë së posaçme, duke e parë gjithë procesin kundër tij si një operacion politik të orkestruar nga Edi Rama dhe i zbatuar nga Altin Dumani. Në thelbin e mesazhit të tij, Ahmetaj shfaq bindjen se SPAK nuk po vepron më si organ i pavarur, por si instrument në shërbim të pushtetit për të manipuluar prova, për të devijuar të vërtetën dhe për ta mbajtur atë të goditur politikisht. Ky qëndrim i fortë i ish-zv.kryeministrit shkon përtej mbrojtjes personale. Ai ngre alarmin se drejtësia e re, në vend që të jetë garant i ligjit, po kthehet në armë të pushtetit.
Provat e Ahmetajt
Ahmetaj, i cili ndodhet në Zvicër dhe kërkohet nga SPAK për t’u arrestuar, ka shpërndarë dje për mediat dy dokumente gjyqësore dhe një shpjegim të gjatë me email, ku e paraqet çështjen “Buka Sh.a” si një proces të motivuar politikisht. Në letrën e tij, Ahmetaj thotë se prej korrikut 2022, kur dosja kaloi nën hetimin e SPAK, ndaj tij është ushtruar “presion politik, persekutim personal e familjar”, ndërsa akuzat janë ngritur dhe ndryshuar për ta mbajtur nën goditje. Sipas ish-ministrit, prokuroria e ka nisur hetimin me akuzën se ai kishte dëmtuar interesat e shtetit, por gjatë seancës paraprake, sipas Ahmetajt, e tërhoqi këtë akuzë duke e quajtur “lapsus”.
Për Ahmetajn, kjo është provë se procedura ka qenë e motivuar dhe jo e bazuar në ligj.
Ai pretendon gjithashtu se SPAK ka fshehur prova thelbësore: komunikime telefonike, dëshmi të dëshmitarëve dhe elementë të tjerë që, sipas tij, do t’i nxirrnin përgjegjës edhe persona të tjerë. Një tjetër pikë e mbrojtjes së tij është vendimi për të ndarë dosjen në dy pjesë, megjithëse, siç shprehet ai, ekziston një vendim gjykate që e ndalon këtë, duke u bërë kështu një mënyrë për të “devijuar të vërtetën.” “E dyta, në dokumentin e atashuar, ka një moment ku debati Prokuror-Avokat ka të bëjë mes ndarjes së kësaj çështjeje në dy pjesë, stil tashmë i konsoliduar në shumë raste të organit të akuzës për të devijuar të vërtetën. Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo çështje, prokurori e ka ndarë çështjen se ashtu i konvenion. Por cila është arsyeja? Të mos dali panorama e së vërtetës e plotë, duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar më përgjegjësi ata që janë pjesë?”, shkruan Ahmetaj. Në shpjegimin e dërguar mediave, Ahmetaj kundërshton edhe akuzën e moszbatimit të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rivlerësimin e aksioneve të kompanisë “Buka Sh.a”. Ai argumenton se rivlerësimi i pavarur ka trefishuar vlerën e aseteve si për shtetin, ashtu edhe për privatët, çka sipas tij përmbys pretendimin se ka favorizuar njërën palë. “Në bazë të cilit ligj duhej të vlerësoja vetëm privatët?”, shkruan ai, duke shtuar se prokuroria nuk citon asnjë nen ligjor që ai e ka shkelur. Ish-zv.kryeministri kritikon edhe “gjuhën paragjykuese” të prokurorit, i cili sipas tij ka komentuar publikisht mbi mungesën e tij në sallën e gjyqit, dhe e sheh këtë si shkelje të paanshmërisë. “Po të ishte i pavarur, s’do të bridhte rrugëve të Europës”, citon Ahmetaj, duke nënvizuar se zgjedhja për të mos u paraqitur është e drejta e tij.
SPAK e akuzon Arben Ahmetajn për shpërdorim detyre në procesin e privatizimit të ish-fabrikës së bukës, duke pretenduar se ka shkaktuar një dëm ekonomik prej disa milionë eurosh. Çështja ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme, e cila pritet të shqyrtojë edhe provat e reja të paraqitura nga prokuroria. Me këtë letër dhe dokumentet shoqëruese, Ahmetaj synon të tregojë se ndaj tij po zhvillohet një proces i padrejtë, ku drejtësia po përdoret si armë politike. Ai kërkon që opinioni publik të shohë dokumentet dhe të gjykojë vetë mbi akuzat që, sipas tij, janë sajuar për ta bërë “target politik” dhe për ta mbajtur nën presion.
Tag: ahmetaj
-

Arben Ahmetaj akuza të forta Dumanit si “ushtar” i Edi Ramës, ja e vërteta mbi akuzat e SPAK, si u manipuluan provat…
-

Ahmetaj reagon për dosjen “Buka”: Prokurori fshehu provat për të mbrojtur Lirim Fezollarin
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka reaguar përmes një “e mail”-i për gazetarët në lidhje me dosjen e njohur si “Buka”, ku ai është marrë i pandehur për veprën penale “Shpërdorim detyre”, ku fillimisht Ahmetraj u akuzua se i kishte shkaktuar rreth 7 miliardë lekë dëm shtetit.
Për këtë çështje SPAK po heton edhe 7 persona të tjerë përfaqësues të Ministrisë së Financave si dhe biznesmenin Lirim Fezollari, por ndaj tyre është ndarë dosja më vete, duke ngritur dyshime për favorizim ndaj biznesmenit.
Lirim Fezollari përfitoi aksionet e “Buka” sh.a., bazuar në një procedurë ankandi të zhvilluar nga ish-ministri Arben Ahmetaj në vitin 2015 dhe që u konstatua e paligjshme nga gjykata.
Arben Ahmetaj akuzon prokurorin e çështjes, Elvin Gokaj, se tashmë ia ka tërhequr akuzën dëmin e shkaktuar ndaj shtetit, duke pranuar se ka qenë lapsus i tij dhe se po fsheh provat për të mbrojtur personat e përfshirë në dosje.
Reagimi i plotë Ahmetajt:
“Të nderuar Gazetarë,
Këto dokumente që po ndaj me ju, do t’i ndaj edhe me media të tjera për t’i treguar kujtdo që është i interesuar se çfarë presioni politik, persekucioni personal, familjar po mbaj mbi supe.
Dokumentet që gjeni të atashuar në këtë email kanë të bëjnë me çështjen “Buka Sh.a” ku akuzohem për shpërdorim detyre.
Do të lutesha të lexonit me kujdes se si prokurori i cili në fillim më akuzonte që kam dëmtuar shtetin, e tërheq këtë akuzë për dëmtim të shtetit. Se si po ky prokuror fsheh provat përpara gjykatës për të mbrojtur personat e përfshirë në dosje, që nga telefona të caktuar t’i janë rikthyer, komunikime telefonike në këto telefona që janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten.
Që nga korriku i vitit 2022 kur kjo çështje u mor nga SPAK, në media dhe gjithandej përflitej që unë akuzohesha që kisha dëmtuar shtetin, kjo gjë u shkrua dhe në akuzë.
Ndërkohë në seancën e gjykimit paraprak prokurori tërheq akuzën e bërë nga vetë dora e tij e shkruar e zeza në të bardhë, se unë kam dëmtuar shtetin. “Është lapsus i imi…” deklaron. Është kjo qesharake Qesharake?? Është tendencioze akuza e dikurshme?? Pooo. “Ta ngarkojmë këtij se e ka kthyer i madhi në target”.
E dyta po ta shikoni në dokumentin e atashuar, ka një moment ku debati Prokuror-Avokat ka të bëjë mes ndarjes së kësaj çështje në dy pjesë, stil tashmë i konsoliduar në shumë herë i organit të akuzës për të devijuar të vërtetën. Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo çështje, prokurori e ka ndarë çështjen se ashtu i konvenion. Por cila është arsyeja? Të mos dali panorama e të vërtetës e plotë duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me përgjegjësi ata që janë pjesë?
E treta, Prokurori në akuzë pretendon se s’kam zbatuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Prokurori që vetë nuk e zbaton vendimin e gjykatës, më akuzon mua për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pse në rastin tim kjo gjë nuk është e vërtetë. Fakti që aksionet në konsekuencë të rivlerësimit të pavarur të kryer nga vlerësues të pavarur, tregon se vlera e aseteve dhe aksioneve për këtë shkak është trefishuar rrëzon dhe këtë pretendim.Dhe ky vlerësim është për të gjitha palët, shtetin dhe privatin, pra aksionet si të shtetit ashtu edhe të privatit janë trefishuar me rivlerësimin.Pretendimi i ri i prokurorit është që pse s’kam vlerësuar vetëm privatin. Në bazë të kujt ligji e neni ta bëj këtë? A ka ligj për Shoqëritë Aksionere? A ka ligj privatizimi të aseteve shtetërore?
Sigurisht që ka, por prokurori o nuk e njeh o nuk do t’i lexojë pasi në bazë të tyre unë s’kam shkelur asnjë ligj. Ashtu siç nuk përmend asnjë ligj që unë kam shkelur në akuzën e ngritur prej tij apo Rmes.Ku është parë, e në cilin ligj shkruhet që kur vlerësohet shtëpia metrat katrorë të kuzhinës vlerësohen me 200 lekë, ndërsa ato të dhomës së gjumit me 50 lekë.Nëse unë do kisha bërë këtë vlerësim për të cilin po akuzohem, meritoja të akuzohesha për atë që më bëjnë tani. DMTH duke mbrojtur interesat e shtetit e privatit në të njëjtën kohë kam bërë këtë “Krimin” e domosdoshëm, se ju duhem në burg.
E katërta, shiheni gjuhën që përdor prokurori… Po të ishte i pavarur s’do bridhte rrugëve të Europës. Ku e gjen të drejtën të paragjykojë për prezencën apo mos prezencën time në sallën e gjyqit e cila është zgjedhje sovrane e çdo njeriu. Hajde Reformë në Drejtësi hajde… E mbani mend deklaratën për dosje voluminoze që as i lexon.
Në dokumentin në WeTransfer gjeni aktin e vlerësimit ku do të shihni çmimin e referencës për vlerësimin e.
Shpresoj që t’i lexoni këto dokumente e të nxirrni konkluzion vetë. E më tej, pyesni për kureshtje një vlerësues të pavarur tjetër se si bëhen këto vlerësime, e si rivlerësohet një Sh.a (shoqëri tregtare).
Nuk është se habitem me këtë gjë, që dikush e quan qesharake. Unë që e kam në kurriz e di mirë pse e kanë sajuar edhe këtë akuzë.Fatkeqësisht një pjesë e juaja s’e keni ndarë kurrë qëndrimin tim me shikuesit apo lexuesit tuaj, po kjo është çështje që lidhet me interesat e mediave që ju drejtoni.Ndjesë për këdo, po këto email-e kisha.” – shkruan Ahmetaj. -

‘E ka kthyer i madhi në target’/ Ahmetaj ‘plas bombën’: SPAK po fsheh të vërtetën e ‘Buka sh.a’, vetë prokurori u tërhoq nga akuza…
Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka demaskuar SPAK dhe prokurorin e çështjes, Elvin Gokaj, lidhur me hetimet e nisura ndaj ish zëvendëskryeministrit për dosjen ‘Buka sh.a’, për të cilën Prokuroria e Posaçme thotë se Ahmetaj, përfitoi nga privatizimi në kohën kur ishte ministër i Financave.
Por ish-zyrati i lartë i qeverisë shqiptare përmes një memo sqaruese, shpjegon një të vërtetë tjetër që sipas, Ahmetajt, SPAK, po e fsheh, dhe kjo ka të bëjë me persona të tjerë të përfshirë në dosje, por që janë fshehur qëllimisht.
Ahmetaj sqaron se në seancën paraprake që është mbajtur në GJKKO, ishte pikërisht prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, i cili tërheq akuzën e bërë nga vetë ai, me pretendimin se është dëmtuar shteti gjatë procedurave të privatizimit të shoqërisë ‘BUKA SH.A’.
Sipas Ahmetajt, e gjithë kjo është tendencioze nga ana e SPAK, për shkak se siç thekson, numri dy i qeverisë, duan t’i atribuojnë akuza që në fakt nuk i ka kryer.
‘Që nga korriku i vitit 2022 kur kjo çështje u mor nga SPAK, në media dhe gjithandej përflitej që unë akuzohesha që kisha dëmtuar shtetin, kjo gjë u shkrua dhe në akuzë. Ndërkohë në seancën e gjykimit paraprak prokurori tërheq akuzën e bërë nga vetë dora e tij e shkruar e zeza në të bardhë, se unë kam dëmtuar shtetin. “Është lapsus i imi…” deklaron. Është kjo qesharake, Qesharake?? Është tendencioze akuza e dikurshme?? Pooo. “Ta ngarkojmë këtë se e ka kthyer i madhi në target”.
Po ashtu ish zëvendëskryeministri dhe ish Ministri i Financave pretendon se në seancën paraprake, ka një moment në debatin Prokuror-Avokat, për ndarjen e dosjes në dy pjesë, dhe kjo sipas Ahmetajt është e qëllimshme, pasi duan të devijonë të vërtetën.
‘Stil tashmë i konsoliduar në shumë herë i organit të akuzës për te devijuar te vërtetën. Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo çështje, prokurori e ka ndarë çështjen se ashtu i konvenion. Por cila është arsyeja? Të mos dali panorama e të vërtetës e plotë, duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me përgjegjësi ata që janë pjesë?’, pretendon Ahmetaj.
Ish zyrtari i lartë i qeverisë që po hetohet e gjykohet në arrati, deklaron se procedurat e privatizimit të shoqërisë Buka sh.a, janë konform rregullave dhe ligjeve të vendit, por shton se pretendimet e prokurorit Gokaj, kanë prapavijë politike.
‘Sigurisht që ka, por prokurori o nuk e njeh o nuk do t’i lexojë pasi në bazë të tyre unë s’kam shkelur asnjë ligj. Ashtu siç nuk përmend asnjë ligj që un kam shkelur në akuzë e ngritur prej tij apo Ramës. Nëse unë do kisha bërë këtë vlerësim për të cilin po akuzohem, meritoja të akuzohesha për atë që më bëjnë tani. DMTH duke mbrojtur interesat e shtetit e privatit në të njëjtën kohë kam bërë këtë “Krimin” e domosdoshëm, se ju duhem në burg’, thuhet më tej në reagimin e Ahmetajt.
-

Ahmetaj akuzon SPAK për presion politik dhe manipulim provash: Më duan në burg me çdo kusht
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shpërndarë sot për mediat një e-mail shoqëruar me dokumente, ku denoncon atë që e quan presion politik, persekutim personal dhe familjar në lidhje me çështjen “Buka Sh.a”.
Ahmetaj akuzon prokurorinë se ka ndryshuar akuzat, ka fshehur prova dhe ka ndarë dosjen në mënyrë të njëanshme për të devijuar të vërtetën.
Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të sajuara dhe se me rivlerësimin e aseteve ka mbrojtur interesat e shtetit po aq sa të privatit.
“Të nderuar Gazetarë,
Këto dokumente që po ndaj me ju, do t’i ndaj edhe me media të tjera për t’i treguar kujtdo që është i interesuar se çfarë presioni politik, persekucioni personal, familjar po mbaj mbi supe.Dokumentet që gjeni të atashuar në këtë email kanë të bëjnë me çështjen “Buka Sh.a” ku akuzohem për shpërdorim detyre.
Do të lutesha të lexonit me kujdes se si prokurori i cili në fillim më akuzonte që kam dëmtuar shtetin, e tërheq këtë akuzë për dëmtim të shtetit. Se si po ky prokuror fsheh provat përpara gjykatës për të mbrojtur personat e përfshirë në dosje, që nga telefona të caktuar t’i janë rikthyer, komunikime telefonike në këto telefona që janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten.
Që nga korriku i vitit 2022 kur kjo çështje u mor nga SPAK, në media dhe gjithandej përflitej që unë akuzohesha që kisha dëmtuar shtetin, kjo gjë u shkrua dhe në akuzë.Ndërkohë në seancën e gjykimit paraprak prokurori tërheq akuzën e bërë nga vetë dora e tij e shkruar e zeza në të bardhë, se unë kam dëmtuar shtetin. “Është lapsus i imi…” deklaron. Është kjo qesharake Qesharake?? Është tendencioze akuza e dikurshme?? Pooo. “Ta ngarkojmë këtij se e ka kthyer i madhi në target”.
E dyta po ta shikoni në dokumentin e atashuar, ka një moment ku debati Prokuror-Avokat ka të bëjë mes ndarjes së kësaj çështje në dy pjesë, stil tashmë i konsoliduar në shumë herë i organit të akuzës për të devijuar të vërtetën. Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo çështje, prokurori e ka ndarë çështjen se ashtu i konvenion. Por cila është arsyeja? Të mos dali panorama e të vërtetës e plotë duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me përgjegjësi ata që janë pjesë?
E treta, Prokurori në akuzë pretendon se s’kam zbatuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Prokurori që vetë nuk e zbaton vendimin e gjykatës, më akuzon mua për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pse në rastin tim kjo gjë nuk është e vërtetë. Fakti që aksionet në konsekuencë të rivlerësimit të pavarur të kryer nga vlerësues të pavarur, tregon se vlera e aseteve dhe aksioneve për këtë shkak është trefishuar rrëzon dhe këtë pretendim.Dhe ky vlerësim është për të gjitha palët, shtetin dhe privatin, pra aksionet si të shtetit ashtu edhe të privatit janë trefishuar me rivlerësimin.Pretendimi i ri i prokurorit është që pse s’kam vlerësuar vetëm privatin. Në bazë të kujt ligji e neni ta bëj këtë? A ka ligj për Shoqëritë Aksionere? A ka ligj privatizimi të aseteve shtetërore?
Sigurisht që ka, por prokurori o nuk e njeh o nuk do t’i lexojë pasi në bazë të tyre unë s’kam shkelur asnjë ligj. Ashtu siç nuk përmend asnjë ligj që unë kam shkelur në akuzën e ngritur prej tij apo Rmes.Ku është parë, e në cilin ligj shkruhet që kur vlerësohet shtëpia metrat katrorë të kuzhinës vlerësohen me 200 lekë, ndërsa ato të dhomës së gjumit me 50 lekë.Nëse unë do kisha bërë këtë vlerësim për të cilin po akuzohem, meritoja të akuzohesha për atë që më bëjnë tani. DMTH duke mbrojtur interesat e shtetit e privatit në të njëjtën kohë kam bërë këtë “Krimin” e domosdoshëm, se ju duhem në burg.
E katërta, shiheni gjuhën që përdor prokurori… Po të ishte i pavarur s’do bridhte rrugëve të Europës. Ku e gjen të drejtën të paragjykojë për prezencën apo mos prezencën time në sallën e gjyqit e cila është zgjedhje sovrane e çdo njeriu. Hajde Reformë në Drejtësi hajde… E mbani mend deklaratën për dosje voluminoze që as i lexon.
Në dokumentin në WeTransfer gjeni aktin e vlerësimit ku do të shihni çmimin e referencës për vlerësimin e.
Shpresoj që t’i lexoni këto dokumente e të nxirrni konkluzion vetë. E më tej, pyesni për kureshtje një vlerësues të pavarur tjetër se si bëhen këto vlerësime, e si rivlerësohet një Sh.a (shoqëri tregtare).
Nuk është se habitem me këtë gjë, që dikush e quan qesharake. Unë që e kam në kurriz e di mirë pse e kanë sajuar edhe këtë akuzë.Fatkeqësisht një pjesë e juaja s’e keni ndarë kurrë qëndrimin tim me shikuesit apo lexuesit tuaj, po kjo është çështje që lidhet me interesat e mediave që ju drejtoni.Ndjesë për këdo, po këto email-e kisha.” – shkruan Ahmetaj. -

Shembet ndërtesa e kreut të AMP/ Kishte ndërtuar pa leje, rasti u bë publik një ditë më parë nga Rama
Këto janë pamjet e aksionit për prishjen e ndërtesës së ndërtuar pa leje në Ksamil nga kreu i AMP-së Vlorë-Gjirokastër, Glodian Ahmetaj. Aksioni për shembjen e ndërtesës është zhvilluar në gusht.
Emri i Ahmetajt doli në skenë pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama të bërë një ditë më parë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë, Marko Boshku, të cilin e akuzonte se kishte marrë vendimin për rikthimin në detyrë të zyrtarit të AMP-së pasi ai ishte pezulluar për këtë ndërtim pa leje.
Sipas kryeministrit, Ahmetaj jo vetëm që kishte marrë pjesë në këtë ndërtim pa leje, por edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, duke gënjyer se ishte bërë në vitin 2018. -

Gjyqtarja Irena Gjoka në dorë edhe ‘fatin’ e Arben Ahmetajt
Arben Ahmetaj dhe Irena Gjoka
TIRANË-Është hedhur shorti për gjyqtarin që do të shqyrtojë në themel çështjen për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, e njohur si dosja “Buka”. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Por ky nuk është figura e e vetme politike që do të jetë në duart e Gjokës.
Gjoka është caktuar gjyqtare edhe për dosjen e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave, me disa akuza në ngarkim të tij, përfshirë korrupsionin dhe fshehjen e pasurisë. Gjoka ka qenë gjithashtu gjyqtare paraprake në dosjen Partizani, ndërsa vazhdimisht ka qenë e sulmuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili edhe me disa kërkesa zyrtare ka kërkuar largimin e saj nga çështja, për konflikt interesi. Gjoka do të vlerësojë nëse akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme në drejtim të ish-presidentit janë apo jo të ligjshme.
Arben Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve të “Buka” sh.a në vitin 2015, ku iu kalua biznesmenit Fezollari edhe prona që iu është njohur trashëgimtarëve të ish-pronarit të shpronësuar në vitin 1945 nga regjimi komunist. Dëmi që llogaritet nga privatizimi i ish-fabrikës së bukës llogaritet të jetë 700 milionë lekë.
Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar, prej viti 2023, teksa mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsion pasiv”, “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim parash”. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI -

Tenderët sekretë të AKSHI-t, gropa e zezë e Karçanajt, ja skandalet e mikeshës së Ergys Agasit dhe ortakes së Ramës…
Miliarda lekë janë shpërndarë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) përmes tenderëve të dyshimtë dhe procedurave të mbuluara me “sekret shtetëror”. Nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, institucioni është kthyer në një prej mekanizmave më të mëdhenj të shpërdorimit të fondeve publike në Shqipëri, ku gara fiktive, kompanitë “hije” dhe kontratat e paracaktuara janë bërë praktikë e përditshme. Përmes negociatave të mbyllura, procedurave të kufizuara dhe tenderëve të klasifikuar, një pjesë e madhe e parave publike janë kanalizuar drejt kompanive të lidhura, ndërkohë që transparenca dhe konkurrenca reale kanë munguar. Kompani që nuk dorëzojnë as ofertë reale, por figurojnë vetëm në dokumente për të plotësuar numrin minimal, janë bërë pjesë e skemës abuzive që ka shndërruar AKSHI-n në simbol të korrupsionit nën petkun e digjitalizimit.
Ahmetaj: Projekti 15 milionë euro çon te familja e Ramës
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi në një intervistë televizive se një projekt prej 15 milionë eurosh për laboratorët e AKSHI-t është fituar nga kompania e baxhanakut të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kjo është një aferë e pastër korrupsioni, ku tenderi nuk është publikuar asnjëherë dhe është dhënë me procedurë të mbyllur. Ahmetaj theksoi se çmimet e pajisjeve të laboratorëve janë dhjetëfishuar në faturim krahasuar me importin. “Shkoni në doganë, kontrolloni. Nëse nuk gjeni dhjetëfishin e çmimit, atëherë kthehuni tek unë,” tha ai, duke shtuar se ky projekt është “një grabitje e frikshme” që përfundon te familja e kryeministrit. Sipas të dhënave që ish-numri dy i qeverisë tregoi, kompania fituese ka pasur fitime marramendëse dhe të pajustifikueshme: në vitin 2021 deklaroi të ardhura prej 2 milionë dollarësh me shpenzime vetëm 200 mijë, ndërsa në vitin 2022 realizoi 3.1 milionë dollarë të ardhura me shpenzime minimale, duke rezultuar me një fitim neto 2.9 milionë dollarë. “Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro? Po pse, Elon Musk janë këta? Ky është korrupsion i hapur”, deklaroi Ahmetaj. Ai i bëri thirrje gazetarëve investigativë të ndjekin paratë dhe lidhjet e kompanive të përfshira me familjen Rama. “AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij bëjnë çfarë duan”, tha ish-zv.kryeministri, duke hedhur dyshime për fshehjen e kompanisë ABS nën emrin e ri AIBS.
SPAK dhe hetimet e bllokuara
Pavarësisht skandaleve të përmendura dhe akuzave të rënda, Ahmetaj theksoi se SPAK nuk pati kurajë të çojë deri në fund hetimin. Sipas tij, për shkak të ndikimit të Ramës, u grisën dy fletë-arreste që lidhen me aferën e AKSHI-t. Megjithatë, në vitin 2024, u raportua se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kryen një aksion në zyrat e AKSHI-t, duke sekuestruar kompjuterë, telefona dhe dokumente. Dyshimet kryesore u lidhën pikërisht për tenderin që foli Ahmetaj për laboratorët “smart” në shkollat 9-vjeçare, pasi skandali është se në ditën e garës AKSHI ndryshoi kriteret, duke përforcuar dyshimet për paracaktim fituesi. Edhe pse SPAK ka thirrur për ta marrë në pyetje Karçanajn, deri më sot asnjë masë nuk është marrë. Dosja ende fle në sirtaret e Prokurorisë së Posaçme.
Ergys Agasi- Ermal Beqiri
Nga ana tjetër, biznesmeni Ermal Beqiri, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të AKSHI-t, ka hyrë gjithashtu në fokusin e SPAK. Oficerët e BKH-së ushtruan kontroll në ambientet e kompanisë së tij “Soft & Solution”, ndërkohë që emri i tij lidhet ngushtë me atë të Ergys Agasit, i cili përmes kompanisë “EA Solution” është futur në tregun e IT-së dhe ka fituar kontrata publike nga Karçanaj. Agasi u pa së fundmi në SPAK, ku qëndroi për disa orë për t’u marrë në pyetje, me sekuestrim telefoni dhe dokumentesh. Interesant është fakti që kompania e Agasit dhe ajo e Beqirit ndodhen në të njëjtën adresë zyrash, megjithëse kanë disa milionë euro xhiro dhe fitim të deklaruar. Analiza e bilancit tregon se EA Solution, ka fituar shuma të mëdha parash me shpenzime minimale, duke paguar vetëm 3-4 punonjës dhe administratoren e kompanisë. Ky fakt, i kombinuar me kontrollet e BKH-së dhe paraqitjen e Agasit në SPAK, ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e fondeve publike dhe lidhjet e ngushta politike që mbrojnë interesat e kompanive të përfshira. Me gjithë këto skandale dhe denoncime publike,SPAK vazhdon ende të heshtë. -

“Unë dhe Ben Ahmetaj e pajtuam Daniel Shimën me gruan. Sot do ishte ushqim për peshkaqenët, por…”
Çim Peka thotë se Daniel Shima është në borxh me të, pasi i ka shpëtuar jetën.
Sipas tij, po të mos kishte botuar një intervistë me Arben Ahmetajn, ku ky i fundit përmendi edhe Shimën, tashmë ai do ishte i vdekur.
“Nje gje eshte e sigurte:
Pa denoncimin e Arben Ahmetaj para nje viti tek une, Daniel Shima nuk do ishte pajtuar me bashkejetuesen. Do ishte akoma ne “plazh” ne Jug ose ushqim per peshkaqenet.
Prandaj Daniel, me pertneren u pajtove fale Benit e mos censurimit nga une. Na e ke nje borxh si TV, nje rrefim si u ndjeve larg partneres per 10 ore? A ja ndjeve mungesen?
A doje te ktheheshe me heret? Pse nuk i more prinderit gjate ketyre 10 oreve ti qetesosh? Klientet e partneres si avokate a ndikuan sadopak ne sheshimin e mosmarreveshjeve me partneren qe te riktheheshe nga “Plazhi”? Ke plot per te rrefyer”, shkruan Peka. -

Zbardhen detaje bombastike nga zhdukja e ish zv/drejtorit të AKSHI-t, si e shpëtoi mesazhi nga futja në kollona…
Kthimi në shtëpi i Daniel Shimës dhe justifikimi i tij banal se ishte larguar për shkak të një grindjeje me të dashurën, nuk i ka zbehur dyshimet se zhdukja e ish-numrit dy të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit lidhet me të shkuarën e tij në këtë institucion dhe konfliktin me peshat e rënda që kontrollojnë tenderat miliona euro. Alarmin e madh e ndezi mesazhi i fundit që ai dërgoi: “Po më arrestojnë”, i cili duket më shumë si një thirrje SOS për të shpëtuar jetën, pasi ekzistojnë dyshime serioze se Shima mund të eliminohej fizikisht, duke u futur i gjallë në një kolonë betoni ose duke u zhdukur pa gjurmë në një vaskë me acid.
Pikërisht ky mesazh i fundit detyroi familjarët të denonconin zhdukjen, duke aktivizuar autoritetet dhe duke bërë të pamundur skenarin makabër të eliminimit. Për gati 10 orë, Shima u konsiderua i zhdukur dhe askush nuk di ku ka qëndruar, edhe pse lajmi për rrëmbimin e tij kishte mbushur mediat. Por fakti që ai u kthye dje vetëm, pasi çështja mori bujë publike, ka forcuar dyshimet se rreziku për të eliminuar atë ishte real, pasi Shima di shumë për aferat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që lidhin drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanajn dhe kryeministrin Edi Rama me tenderat e dyshimtë, ku qarkullojnë dhjetëra milionë euro. Ndërkohë më poshtë po pasqyrojmë me detaje se çfarë ka ndodhur.
Çfarë ndodhi?
Konkretisht Daniel Shima ish-zv/drejtori i AKSHI-it, i cili u denoncua i zhdukur dy ditë më parë nga familjarët e tij ka sqaruar dje në polici rrethanat e ngjarjes. Sipas Shimës, mesazhi që i kishte dërguar partneres “po më arrestojnë” kishte ndodhur për shkak të një grindje mes tyre. Më tej ai vijon duke thënë se e ka bërë këtë veprim për të marrë kohë dhe të qetësohet disa ditë në jug. Nga ana tjetër ai sqaron se është kthyer në shtëpi pasi situata mori përmasa të mëdha mediatike. “Isha zënë me partneren dhe thashë të shkoj të qetësohem disa ditë në jug, por pashë që ishin shqetësuar familjarët dhe mori përmasa mediatike dhe u ktheva”, ka deklaruar Shima ne polici. Por kthimi i papritur i Daniel Shimës në shtëpi dhe arsyetimi i tij i thjeshtë se ishte larguar për një grindje me të dashurën nuk ka hequr dyshimet se zhdukja e ish-zv/drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit mund të ketë pasur shkaqe të tjera.
Shkëputja e tij lidhet ngushtë me të kaluarën në AKSHI dhe me përplasjet me figura të fuqishme që kontrollojnë tenderat e këtij institucioni. Së pari, dyshimet se Shima nuk thotë të vërtetën shtohen edhe më shumë nga mesazhi i fundit që ai dërgoi: “Po më arrestojnë”. Nëse ai do të ishte grindur me të dashurën, siç thotë, nuk kishte pse t’i dërgonte asaj një alarm të tillë i ndërgjegjshëm se po e orientonte drejt policisë. Mesazhi “Po më arrestojnë” ngjan më shumë me një thirrje të fundit për ndihmë, një mënyrë për të aktivizuar lëvizjen e autoriteteve. Ashtu siç ndodhi; në mesditën e kësaj të mërkure që shkoi (dy ditë më parë), e ëma e Danielit shkoi në polici dhe rreth orës 17:00 bëri denoncim për zhdukjen e të birit. Lajmi më pas u shpërnda menjëherë në media… Së dyti, pikëpyetje e madhe është destinacioni i tij në 10 orët që u konsiderua i zhdukur.
Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar automjetin e Shimës teksa largohej nga Qyteti Studenti dhe kalonte tunelin e rrugës Tiranë–Elbasan dhe nga aty nuk ka më gjurmë të tjera. Ai u rikthye 10 orë më pas, por ende nuk ka prova se ku qëndroi për 10 orë, megjithëse në media ishte shpërndarë tashmë lajmi për zhdukjen e tij. E çuditshme është se në këto 10 orë, edhe pse lajmi për zhdukjen e tij kishte mbushur portalet dhe televizionet, nuk pati asnjë reagim nga Shima, duke ngritur dyshime të forta për variantin që tregon ai në polici. Së treti, shpjegimi për një sherr banal me të dashurën dhe mesazhi që e dërgoi atë në polici bëhet akoma më i pabesueshëm nëse llogarit se për Daniel Shimën kishte folur ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i cili kishte thënë se “Danieli është kërcënuar nga Edi Rama”.
Duke pasur një vëmendje të tillë mbi vete, pas presioneve të shumta për shkak të punës së tij, dërgimi i familjarëve në polici për një zhdukje të mundshme të tij, duket një akt jashtë logjikës, një shaka e rrezikshme që e tejkalon një sherr banal me të dashurën e radhës. Për kreun e PD-së, Sali Berishën nuk ka dyshime se Shima është i rrëmbyer. Pikëpyetja që ka Berisha është një tjetër. “A përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, këtë të vërtetë nuk mund ta themi me siguri. Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye” u shpreh ai dje në një konferencë për mediat.
Paralajmërimi i Ahmetajt: “Danieli u kërcënua drejtpërdrejt nga Edi Rama”
Por si ndodhi që Daniel Shima u gjend në konflikt me kryeministrin Edi Rama? Emri i Daniel Shimës nuk do të kishte bërë bujë edhe për denoncimin e familjarëve të tij, sikur Arben Ahmetaj, ish-zv/kryeministri i larguar në Zvicër të mos e kishte përmendur në një nga intervistat e tij për kërcënimet direkte që kishte marrë Danieli nga kryeministri Edi Rama. Më herët, Shima ishte shkarkuar si zv/drejtues nga AKSHI në mars 2024. Shima nuk konsiderohej një figurë publike dhe lëvizja e një zv/drejtori në administratë përgjithësisht nuk përbën lajm. Por fakti që firma e shkarkimit të tij nga puna u hodh në 19 mars 2024 ditën që Mirlinda Karçanaj u mor në pyetje nga SPAK është një detaj që nuk mund të anashkalohet, pasi konfirmon përplasjen e brendshme mes tij dhe Karçanajt për një çështje korrupsionin nën hetim.
Pikërisht korrupsioni tek AKSHI dhe dëshmia e Shimës në SPAK janë arsyet e kërcënimit nga Rama, sipas Arben Ahmetajt. “AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha… Po, drejt për së drejti. Ta thashë edhe njëherë, le të dalë me batuta. Ky i kërkuari, ky derri në pyll, ky pa atdhe” deklaroi atëherë Ahmetaj. Për akuzën se ka kërcënuar personalisht një punonjës të administratës, kryeministri Edi Rama nuk ka folur asnjëherë. Por Ahmetaj e sqaroi se Danieli përveç postit drejtues tek AKSHI ishte edhe “ish-punonjës i ABS”, një emër me të cilën iu referua kompanisë “Advanced Business Solutions”. Kjo kompani i përket baxhanakut të Edi Ramës, Armand Fangu.
Milionat e AKSHI-që të çojnë te familja e Ramës
Sikundër gazeta “SOT” e shkroi dje, në dëshminë që dha në janar të 2025, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj shpjegoi se Edi Rama ka ndërhyrë personalisht, sepse nëse do të ndiqej paraja nga SPAK, rruga do t’i çonte hetuesit në Surrel. Ish zv/kryeministri ka treguar tek “Çim Peka live” fakte dhe të dhëna për të paktën një projekt plot 15 milion euro, atë për laboratorët e AKSHI-t, të cilin e ka fituar kompania, që rezulton e baxhanakut të kryeministrit Rama. Për këtë aferë skandaloze, Ahmetaj tha se SPAK nuk pati këllqe të hetojë deri në fund dhe se në fund të vitit 2024 u grisën dy fletë- arreste, si pasojë e ndikimit të kryeministrit mbi organet e drejtësisë. Për rastin në fjalë Ahmetaj evidentoi dy aspekte. Së pari që projekti 15 milion euro rezulton një vjedhje e frikshme dhe së dyti, se paratë e grabitura të çojnë te familja e Edi Ramës.
Për faktin se projekti është një grabitje, Ahmetaj tha se mjafton të shihen regjistrat doganorë për të konstatuar se me çfarë çmimi janë futur në Shqipëri pajisjet e laboratorëve dhe se më pas janë faturuar dhjetë fish më shumë. “Gërmoni këto, shkoni në doganë, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim atëherë kthehuni tek unë”, deklaroi Ahmetaj. Ish numri i dy i qeverisë Rama, denoncoi gjithashtu se projekti 15 milion euro është bërë pa tender të hapur, madje nuk është botuar fare si thirrje për aplikim. “Gjejeni të botuar! E ka marrë kompania First dhe ‘folloë the money’”, tha Ahmetaj duke sjellë më pas të dhëna se kjo kompani është e lidhur me kryeministrin Edi Rama.
“AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi… Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, “folloë the money”, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë: Si është fshehur ish- kompania ABS tek kompania AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompania e baxhanakut”, deklaroi Ahmetaj, i cili bëri dhe një skanim të fitimeve dhjetra fish të kompanisë në fjalë. “Shikoni sa interesante. Në vitin 2021, kjo kompania që thashë si është fshehur ABS në AIBS, ka pas të ardhura totale në 2021 afërsisht 2 milionë dollarë dhe shpenzime totale i ka 200 mijë dollarë. Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200 mijë dollarë dhe të fitosh 2 milionë? E kuptoni, 10 fishin e kostos?
Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkojnë tek 3.1 milionë dollarë, shpenzimet totale i ka vetëm 97 mijë dollarë, pra fitimi është 2.9 milionë dollarë. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur”, tha Ahmetaj në mbështetje të tezës së tij se AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës. “Meqë skeptikët deshën fakte. Merrini, ndiqni këto. ‘folloë the money’ që t’u çojë tek familja”, ishte sfida e Ahmetajt. Më herët, Ahmetaj kishte deklaruar se ekziston një përgjim ambjental që implikonte familjarë të kryeministrit dhe që gjendej në SPAK, ku dëshmohej qartë ndikimi mbi drejtuesit kukulla të Agjencisë. “Ka 8 muaj që investigohet AKSHI. Është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK. Mund ta zhdukin po dikush e ka një kopje të kësaj dhe më ka garantuar që një kopje e saj është në një kuti. Është bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit te AKSHI, 43 milionë euro me prestanome.
I është përmendur emri për shumë gjëra. Që nga ajo ditë, ABS që është një prestanome e kryeministrit iu këput filli se u thirr në SPAK dhe deponoi. Unë e di se çfarë ka thënë. Tani është në kontroll të dikujt tjetër AKSHI. Danieli, një ish-punonjës është kërcënuar që të mbyllë gojën. Nga kryeministri vetë”, tha Ahmetaj. Ahmetaj nuk sqaroi nëse përgjimi ishte për baxhanakun e kryeministrit Rama, Armand Fangun apo për bashkëshorten e tij Linda Ramën, por ai përfshiu në këto akuza edhe eminencën gri të kryeministrit, Ergys Agasi, për të cilin tha se komandon praktikisht gjithë aktivitetin e AKSHI-t. Megjithatë askush nuk mund të flasë me siguri sot për të vërtetën e Daniel Shimës, por zhdukja e tij për gati 10 orë dhe kthimi me një arsyetim tërësisht banal, lënë pas pikëpyetje të forta. Të paktën për një dëshmitar që ka guxuar të flasë në SPAK kundër korrupsionit të nivelit të lartë, por që tashmë e ka kuptuar sa e lehtë është të zhdukesh rrugëve të Tiranës, ashtu siç ka ndodhur edhe me të tjerë të ngjashëm të tij. -

Mes vetëzhdukjes dhe rrëmbimit mafioz/ Daniel Shima, dëshmitari që u zhduk në Tiranë
Kthimi në shtëpi i Daniel Shimës dhe shpjegimi banal që dha se ishte larguar për shkak të një grindjeje me të dashurën nuk i ka zbehur dyshime se zhdukja e ish-numrit dy të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit mund të ketë ndodhur për arsye të tjera, që lidhen me të shkuarën e tij tek AKSHI dhe konfliktin me peshat e rënda që kontrollojnë tenderat e këtij institucioni.
Së pari, dyshimet se Shima gënjen i shton mesazhi i tij i fundit “Po më arrestojnë”. Nëse ai do të ishte grindur me të dashurën, siç thotë, nuk kishte pse t’i dërgonte asaj një alarm të tillë i ndërgjegjshëm se po e orientonte drejt policisë. Mesazhi “Po më arrestojnë” ngjan më shumë me një thirrje të fundit për ndihmë, një mënyrë për të aktivizuar lëvizjen e autoriteteve.
Ashtu siç ndodhi; në mesditë, e ëma e Danielit shkoi në polici dhe rreth orës 17:00 bëri denoncim për zhdukjen e të birit. Lajmi më pas u shpërnda menjeherë në media…
Së dyti, pikëpyetje e madhe është destinacioni i tij në 10 orët që u konsiderua i zhdukur. Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar automjetin e Shimës teksa largohej nga Qyteti Studenti dhe kalonte tunelin e rrugës Tiranë–Elbasan dhe nga aty nuk ka më gjurmë të tjera. Ai u rikthye 10 orë më pas, por ende nuk ka provase ku qëndroi për 10 orë, megjithëse në media ishte shpërndarë tashmë lajmi për zhdukjen e tij.
E çuditshme është se në këto 10 orë, edhe pse lajmi për zhdukjen e tij kishte mbushur portalet dhe televizionet, nuk pati asnjë reagim nga Shima, duke ngritur dyshime të forta për variantin që tregon ai në polici.
Së treti, shpjegimi për një sherr banal me të dashurën dhe mesazhi që e dërgoi atë në polici bëhet akoma më i pabesueshëm nëse llogarit se për Daniel Shimën kishte folur ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili kishte thënë se “Danieli është kërcënuar nga Edi Rama”.
Duke pasur një vëmëndje të tillë mbi vete, pas presioneve të shumta për shkak të punës së tij, dërgimi i familjarëve në polici për një zhdukje të mundshme të tij, duket një akt jashtë logjikës, një shaka e rrezikshme që e tejkalon një sherr banal me të dashurën e radhës.
Për kreun e PD-së, Sali Berishën nuk ka dyshime se Shima është i rrëmbyer. Pikëpyetja që ka Berisha është një tjetër. “A përfundoi Shima në bodrumet e Suel Çelës apo në tunelet e Dajtit të Surrelit, këtë të vërtetë nuk mund ta themi me siguri. Por një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye” u shpreh ai në një konferencë për mediat.
Paralajmërimi i Ahmetajt: “Danieli u kërcënua nga drejtpërdrejt nga Edi Rama”
Por si ndodhi që Daniel Shima u gjend në konflikt me kryeministrin Edi Rama?
Emri i Daniel Shimës nuk do të kishte bërë bujë edhe për denoncimin e familjarëve të tij, sikur Arben Ahmetaj, ish-zv.kryeministri i larguar në Zvicër të mos e kishte përmendur në një nga intervistat e tij për kërcënimet direkte që kishte marrë Danieli nga kryeministri Edi Rama.
Më herët, Shima ishte shkarkuar si zv.drejtues nga AKSHI në mars 2024. Shima nuk konsiderohej një figurë publike dhe lëvizja e një zv.drejtori në administratë përgjithësisht nuk përbën lajm.
Por fakti që firma e shkarkimit të tij nga puna u hodh në 19 mars 2024 ditën që Mirlinda Karçanaj u mor në pyetje nga SPAK është një detaj që nuk mund të anashkalohet, pasi konfirmon përplasjen e brendshme mes tij dhe Karçanajt për një çështje korrupsionin nën hetim.
Pikërisht korrupsioni tek AKSHI dhe dëshmia e Shimës në SPAK janë arsyet e kërcënimit nga Rama, sipas Arben Ahmetajt.
“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha… Po, drejt për së drejti. Ta thashë edhe njëherë, le të dalë me batuta. Ky i kërkuari, ky derri në pyll, ky pa atdhe” deklaroi atëherë Ahmetaj.
Për akuzën se ka kërcënuar personalisht një punonjës të administratës, kryeministri Edi Rama nuk ka folur asnjëherë.
Por Ahmetaj e sqaroi se Danieli përveç postit drejtues tek AKSHI ishte edhe “ish-punonjës i ABS”, një emër me të cilën iu referua kompanisë “Advanced Business Solutions”. Kjo kompani i përket baxhanakut të Edi Ramës, Armand Fangu.
Milionat e AKSHI-që të çojnë te familja e Ramës
Në dëshminë që dha në janar të 2025, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj shpjegoi se Edi Rama ka ndërhyrë personalisht, sepse nëse do të ndiqej paraja nga SPAK, rruga do t’i çonte hetuesit në Surrel.
Ish zv/kryeministri ka treguar tek “Çim Peka live” fakte dhe të dhëna për të paktën një projekt plot 15 milion euro, atë për laboratorët e AKSHI-t, të cilin e ka fituar kompania, që rezulton e baxhanakut të kryeministrit Rama. Për këtë aferë skandaloze, Ahemtaj tha se SPAK nuk pati këllqe të hetojë deri në fund dhe se në fund të vitit 2024 u grisën dy fletë- arreste, si pasojë e ndikimit të kryeministrit mbi organet e drejtësisë.
Për rastin në fjalë Ahmetaj evidentoi dy aspekte. Së pari që projekti 15 milion euro rezulton një vjedhje e frikshme dhe së dyti, se paratë e grabitura të çojnë te familja e Edi Ramës. Për faktin se projekti është një grabitje, Ahmetaj tha se mjafton të shihen regjistrat doganorë për të konstatuar se me çfarë çmimi janë futur në Shqipëri pajisjet e laboratorëve dhe se më pas janë faturuar dhjetë fish më shumë. “Gërmoni këto, shkoni në doganë, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim atëherë kthehuni tek unë”, deklaroi Ahmetaj.
Ish numri i dy i qeverisë Rama, denoncoi gjithashtu se projekti 15 milion euro është bërë pa tender të hapur, madje nuk është botuar fare si thirrje për aplikim. “Gjejeni të botuar! E ka marrë kompania First dhe ‘folloë the money’”, tha Ahmetaj duke sjellë më pas të dhëna se kjo kompani është e lidhur me kryeministrin Edi Rama.
“AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi… Kam një ekstrakt tatimesh. Ju them gazetarëve investigativë, ‘folloë the money’, le të thotë Rama do ta gri maskarain, për mua, dhe le të thotë Altin Dumani e kam personale. Pyetje për gazetarët investigativë: Si është fshehur ish- kompania ABS tek kompania AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompania e baxhanakut”, deklaoi Ahmetaj, i cili bëri dhe një skanim të fitimeve dhjetra fish të kompanisë në fjalë.
“Shikoni sa interesante. Në vitin 2021, kjo kompania që thashë si është fshehur ABS në AIBS, ka pas të ardhura totale në 2021 afërsisht 2 milionë dollarë dhe shpenzime totale i ka 200 mijë dollarë. Në ç’vend të botës keni parë ju që të harxhosh 200 mijë dollarë dhe të fitosh 2 milionë? E kuptoni, 10 fishin e kostos? Pastaj në 2022 të ardhurat totale shkojnë tek 3.1 milionë dollarë, shpenzimet totale i ka vetëm 97 mijë dollarë, pra fitimi është 2.9 milionë dollarë. Ku keni parë që të shpenzosh 1 euro dhe të fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk janë këta? Korrupsion i hapur”, tha Ahmetaj në mbështetje të tezës së tij se AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës.
“Meqë skeptikët deshën fakte. Merrini, ndiqni këto. ‘folloë the money’ që t’u çojë tek familja”, ishte sfida e Ahmetajt.
Më herët, Ahmetaj kishte deklaruar se ekziston një përgjim ambjental që implikonte familjarë të kryeministrit dhe që gjendej në SPAK, ku dëshmohej qartë ndikimi mbi drejtuesit kukulla të Agjensisë.
“Ka 8 muaj që investigohet AKSHI. Është bërë një përgjim ambiental që është në SPAK. Mund ta zhdukin po dikush e ka një kopje të kësajdhe më ka garantuar që një kopje e saj është në një kuti. Është bërë përgjim ambiental ku është përfshirë familja e kryeministrit te AKSHI, 43 milionë euro me prestanome. I është përmendur emri për shumë gjëra. Që nga ajo ditë, ABS që është një prestanome e kryeministrit iu këput filli se u thirr në SPAK dhe deponoi. Unë e di se çfarë ka thënë. Tani është në kontroll të dikujt tjetër AKSHI. Danieli, një ish-punonjës është kërcënuar që të mbyllë gojën. Nga kryeministri vetë.” – tha Ahmetaj.
Ahmetaj nuk sqaroi nëse përgjimi ishte për baxhanakun e kryeministit Rama, Armand Fangun apo për bashkëshorten e tij Linda Ramën, por ai përfshiu në këto akuza edhe eminencën gri të kryeministrit, Ergys Agasi, për të cilin tha se komandon praktikisht gjithë aktivitetin e AKSHI-t.
Askush nuk mund të flasë me siguri sot për të vërtetën e Daniel Shimës, por zhdukja e tij për gati 10 orë dhe kthimi me një arsyetim tërësisht banal, lënë pas pikëpyetje të forta. Të pakëtn për një dëshmitar që ka guxuar të flasë në SPAK kundër korrupsionit të nivelit të lartë, por që tashmë e ka kuptuar sa e lehtë është të zhdukesh rrugëve të Tiranës, ashtu siç ka ndodhur edhe me të tjerë të ngjashëm të tij./Lapsi.al/