Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, më 27 tetor, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me hetimet për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.
Ai u pyet se përse nuk i është marrë ende një dëshmi ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, në arrati. Duke u ndalur tek kjo pyetje, Dumani tha se Ahmetaj mbetet person në kërkim ndërkombëtar, por megjithatë shtoi se “kushdo që dëshiron të marrë statusin e të penduarit dhe të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është i mirëpritur”.
“SPAK ka hetuar, në kuadër të këtyre hetimeve, 71 persona të të gjitha niveleve; disa janë në vendime të formës penale të prerë, disa janë në proces hetimi. Lidhur me pyetjen që bëhet për ta trajtuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, këto dy procedime penale i kanë kaluar të gjitha fazat e hetimit gjyqësor dhe i kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Lidhur me pyetjen pse nuk e kam marrë ende z.Veliaj të pandehur, ju kujtoj se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar, por vazhdojnë akoma. Lidhur me pyetjen për ish-ministrin Arben Ahmetaj, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti. Për ne ai është një person në kërkim ndërkombëtar në lidhje me inceneratorët. Në rast se një person dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur”, tha Dumani.
Tag: ahmetaj
-

Kreu i SPAK: Për ne, Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar. Nëse do të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë…
-

Pas fletëthirrjes nga SPAK, Berisha reagon: Ja çfarë kishte rrëfyer Ahmetaj për Ballukun
Kreu i PD, Sali Berisha, ka shpërndarë një video në Facebook ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rrëfen rreth aspekteve të dyshuara të menaxhimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në emisionin “Çim Peka Live”. Aktualisht, Balluku është nën hetim nga SPAK.
Ahmetaj deklaron se, sipas përllogaritjeve të tij dhe referencave nga bizneset, dëmi që Balluku ka shkaktuar në buxhetin e shtetit është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019. Ai sqaron se ky është vetëm dëmi i Ballukut, pa marrë parasysh ndikimin e pjesës tjetër të institucioneve dhe individëve të përfshirë.
Ish-zëvendëskryeministri kritikoi gjithashtu rritjen e kostos së projekteve publike, duke përmendur si shembuj Unazën e Tiranës dhe Tunelin e San Gotardos në Zvicër, dhe akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe analizash të pavarura nga inxhinierë dhe gazetarë investigativë.
Ai nënvizoi se vetëm tuneli i Llogarasë ka konsumuar shuma ekuivalente me dy inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit dhe 15 shkolla të mëdha, duke e cilësuar Ballukun si “plaçkitësen më të madhe të buxhetit të shtetit”.
Ahmetaj akuzoi gjithashtu Ballukun për emërimin e pesë ministrave në qeveri, të cilët sipas tij kishin për qëllim “plotësimin e zinxhirit të plaçkitjes”. Në listën e tij, ish-ministri përmendi edhe Pirro Vëngun, duke thënë se ky merret me pronat e ushtrisë dhe vepron me zell për t’i dorëzuar ato.
Pjesë nga intervista e Ahmetajt:
Peka: Të ikim ne nga batutat.
Ahmetaj: E dyta, tuneli i Llogarasë ëshë një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk i cili sipas…
Peka: Kush i bëri bisedimet në Ankara…
Ahmetaj: Të gjithë i ke me fotografi. Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit e tij. Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka.
Peka: Pra ju dha dikujt me 50 mln euro më shumë kosto?
Ahmetaj: Po. Dhe punën e bëri i njëjti gjë që e anuluan. Se ai është i specializuar për tunelet.
Peka: Dhe marrëveshja është bërë në Ankara.
Ahmetaj: Po patjetër, le të thonë sa të duan, jo takime zyrtare. Duan ta vazhdojnë bisedën le ta vazhdojnë. Ky Altin Dumani, heroi i fëmijëve të mi, pse nuk merret me gjakderdhjen …
Peka: Ministrja përgjegjëse për këtë tender, Belinda Balluku? Ishte Belinda Balluku në Turqi kur u bë ky takim.
Ahmetaj: Merrni dhe investigojeni ti dhe Altini. Ti si gazetar e Altini si prokuror. Jooo do futeshin tek unë, ta çojmë në të s’ëmës këtë, se kështu na ka thënë ky burri i madh i shtetit.
Peka: Vazhdojmë…
Ahmetaj: E dini sa paga ka paguar turku? 2 mln euro paga. Bechtel paguante 50 mln. Imagjino edhe menaxhimin e ka bërë Gjoka, këta kanë marrë para ekstra pa bërë gjë. Le ta investigojnë, nuk kanë këllçe ta investigojnë se i del ai që i del, siç i thotë njerëzve; o Zot kudo që ne hapim një dosje, na del ai, për kryeministrin. Dhe nuk ka këllçe ta vazhdojë. E ka thënë, ja them unë Edi Ramës, kështu e ka thënë. Që sa herë hap një dosje i del ti, sipas atij. Ti që ke thënë që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tek tenderat, që Infrastruktura ka bërë gati 10 miliardë tendera, bashkia 6, shëndetësia 3 miliardë euro tendera dhe Ben Ahmetaj zero. Dhe ky urdhëroka arrestim për mua. Dhe fillojnë njerëzit, që o vëlla po, patjetër që është politike, por kështu janë këta. Ou. Dmth Shqipëria është vari leshtë për këta. E drejta është vari leshtë për këta. Reforma në drejtësi është vari leshtë për këta, sepse këtu kemi Kim Jongun që komandon me batuta të gjithë nëntokën dhe mbi tryezë dhe u dashka që të bëjnë një ish/zv-kryeministër kokë turku që ta përdorim dhe si statistikë se na duhet suksesi. Ja ku e ka faktin, meqë deshët fakt. -

Berisha publikon rrëfimin e Ahmetajt: Balluku, “plaçkitësja më e madhe e shtetit” (VIDEO)
Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar një video në Facebook ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rrëfente rreth aferave të Belinda Ballukut.
Ahmetaj deklaronte se, sipas përllogaritjeve të tij dhe referencave nga bizneset, dëmi që Balluku ka shkaktuar në buxhetin e shtetit është dyfish më i madh se tërmeti i vitit 2019. Ai theksoi se kjo shifër përfshin vetëm dëmin e saj personal, pa llogaritur ndikimin e pjesës tjetër të institucioneve dhe individëve të përfshirë.
Ish-zëvendëskryeministri kritikoi gjithashtu rritjen e kostos së rrugëve, duke marrë si shembull Unazën e Tiranës dhe Tunelin e San Gotardos në Zvicër, dhe akuzoi qeverinë për mungesë transparence dhe analiza të pavarura nga inxhinierë dhe gazetarë investigativë.
Ahmetaj theksoi se vetëm tuneli i Llogarasë ka konsumuar shuma ekuivalente me dy inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit dhe 15 shkolla të mëdha, duke e cilësuar Ballukun si “plaçkitësen më të madhe të buxhetit të shtetit”.
Ai gjithashtu akuzon Ballukun për emërimin e pesë ministrave në qeveri, që sipas tij synonin të “plotësonin zinxhirin e plaçkitjes”. Ahmetaj përmendi edhe Pirro Vëngun, duke thënë se ky merret me pronat e ushtrisë dhe vepron me zell për t’i dorëzuar ato.
Kujtojmë që në këto momente, Belinda Balluku po hetohet nga SPAK. -

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Balluku i dha koncesionarit 140 mln euro, firmosi atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri refuzuan
Aeroporti i Vlorës, Berisha: Balluku i dha koncesionarit 140 mln euro, firmosi atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri refuzuan
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur me projektin e Aeroportit të Vlorës.
Sipas Berishës, Balluku ka nënshkruar një marrëveshje që parashikon një garanci financiare prej 140 milionë eurosh nga buxheti i shtetit, për të mbështetur ndërtimin dhe funksionimin e aeroportit.
Berisha deklaroi se kjo garanci është një formë mbështetjeje për koncesionarin në rast se numri i pasagjerëve bie nën parashikimet, duke e cilësuar si një barrë të rëndë për taksapaguesit shqiptarë.
Ai theksoi se një vendim i tillë ishte refuzuar më parë nga ish-ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri, të cilët nuk e kishin firmosur marrëveshjen për shkak të kostos së lartë të garancisë, që në atë kohë ishte 120 milionë euro.
“Ndërtimi i aeroportit kushton rreth 105 deri në 110 milionë euro, por taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë në total 140 milionë euro për këtë projekt,” u shpreh Berisha, duke e cilësuar marrëveshjen si një “skemë korruptive” që favorizon koncesionarin dhe dëmton interesin publik.
Atë që Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri nuk e firmosën se ishte 120 milionë euro siguri nga taksat paguesit shqiptarë, Lubia e firmosi me 140 milionë euro.
A mund ta kuptoni ju që aeroporti që ndërtohert me 105 apo 110 brenda vitit i merr taksapaguesve shqiptar në total 140 mln euro. A ka njeri që mund të gjobisë, përveç hajdutëve që skanë moral dhe që janë të aftë të bëjnë cdo gjë.
Përpiqen jo Behgjeti, jo Valoni…Çpunë kanë atë?! Shtylla e zezë e korrupsionit është garancia që i është dhënë nga Lubi Balluku, e papërmbajtur në vjedhjet e saj dhe që mbrohet nga Skapi i partisë.”– tha Berisha -

Afera e aeroportit të Vlorës/ Berisha: Balluku firmosi 140 milionë Euro, atë që Ahmetaj dhe Gjiknuri e refuzuan
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për nënshkrimin e një marrëveshjeje që, sipas tij, përfshin një garanci prej 140 milionë eurosh nga buxheti i shtetit për aeroportin e Vlorës.
Sipas Berishes ky është një vendim që ishte refuzuar më parë nga ish-ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri.
Ai paralajmëron se taksapaguesit do të paguajnë miliona edhe nëse asnjë avion nuk ulet dhe kërkon transparencë e përgjegjësi.
Pjesë nga deklarata:
Unë dua të informoj qytetarët se aeroporti i Vlorës ka një histori recente të tillë.
Në vitin 2017 hapet një tender, në të cilin paraqiten 4 kompani të mëdha turke për ndërtimin e aeroportit.Kompanitë turke, duke pasur parasysh se në aeroport do të kishte më shumë zogj se pasagjerë, kërkuan një garanci me 120 milionë euro, ndërkohë që aeroporti ishte përllogaritur të ndërtohej me 105 milionë.Dua të deklaroj këtu se dy ministra refuzuan firmën e kësaj kontrate.E refuzoi Arben Ahmetaj, e refuzoi Damian Gjiknuri.Dhe e refuzuan pikërisht për shkakun se kompania kërkonte 120 milionë euro pagesa nga qeveria, edhe sikur asnjë avion të mos fluturonte në këtë aeroport pas përfundimit të tij.Një çmenduri.Aeroporti është me rrezik të lartë dhe kështu është aeroporti.Të ngrihesh mbi UFO-n për të mbushur valixhet me paratë e taksapaguesve është krim i shëmtuar.Të dalësh dhe të kapardisesh si Lubia, që nuk më lejohet t’i vë epitete, se po ndërtojmë në Vlorë aeroportin më të madh në Ballkan, duke dëshmuar injorancë dhe babëzi.Çfarë imagjinate është që të mund të ndërtosh në Vlorë, në një rreth që ka gjithsej banorë aktualë asnjë më shumë se 170 mijë?Të thuash që po ndërtoj aeroportin më të madh të Ballkanit, për të mbuluar vjedhjen e tmerrshme që ke planifikuar të bësh.Po pse? Sepse logjika ekonomike dhe e gjithanshme imponon: një, ndërtimin me faza. Faza e parë, 20-30 milionë, siç është vepruar me aeroportin e Tiranës, i cili mund të jetë sot në fazën e tretë ose të katërt të ndërtimit. Rritet vëllimi, zgjatet pista, zgjerohet fusha, etj.Por që në fillim, duhej që aeroporti të ishte më i madhi në Ballkan.Një krim ndaj shqiptarëve ky, njëlloj si në Kukës. Shkoni në Kukës, e shndërruan në park fotovoltaik aeroportin.Por jo, do ta bëjmë më të madhin që vjedhja të jetë maksimale.Dhe çfarë bëri?Atë që Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj nuk e firmosën, Lubia e firmosi me 140 milionë euro.Dhe a mund ta kuptoni ju që aeroporti që ndërtohet me 105 apo me 110 brenda 10 viteve u merr taksapaguesve shqiptarë edhe sikur asnjë avion të ulet në pistën e tij, në total 135-140 milionë euro.A ka njeri që mund të gjobisë, përveç hajdutëve që nuk kanë asnjë lloj morali dhe që janë të aftë të bëjnë çdo gjë. -

Bislim Ahmetaj: Mos më mungo sonte
Hajdeta pimënga një gotë lumturi së bashku.Mos thuajs’kam kohë.Se në gjumë do shkosh,e nesër kush e di,prej gjumis’kena me mujt me u çue.Ashtlang dashnieprodhuar ngastërgjyshat e Kajamit.Ruajtunmureve të durimit,rrënojave të pritjes,shkrepave të shpresës,kthinave pa dritë të jetës.S’duhet lanë pa piai musht jete,nëse do,që të jetoshnë qiellin plot yjetë dashnisë së epërme.Si m’kepas thanënë at’ andrrënqë bashkë e patëm pa.“Ti Arushë e madhe,unë Arushë e vogël,shtri mbi yjee mlue me qiell”Mos mungo,sontetë presn’ag të diellitulun kamkryqn’semaforin e parëtë Rrugës së Qumshtit.Dua,me çdo çmim,ta pimë bashkë,ka nji gotë dashnie mandej ti themi dekës“Mirë se të pruni Zoti ndër ne”.
ObserverKult
Lexo edhe:
“VDEKJA ËSHTË FLAMUR I BARDHË!”, TREGIM NGA BISLIM AHMETAJ
-

“Balluku do arratiset si Ahmetaj”, gazetari bën deklaratën e fortë: Belinda e ka të shkruar fatin, shumë shpejt do…
Gazetari Almer Toska deklaroi në një intervistë televizive se Belinda Balluku, ish-ministre e Infrastrukturës, do të arratiset si Arben Ahmetaj. Kjo, për shkak të dosjeve të korruptuara që rëndojnë mbi të në SPAK.
Toska akuzoi Ballukun për lidhje me linja antishqiptare dhe për mundësinë e sponsorizimit nga këto grupe.Gazetari Almer Toska: Për mendimin tim, Belinda Balluku nuk do arrestohet, por do arratiset si Arben Ahmetaj. Nuk e them dot se kur, por Belinda Balluku do arratiset si Ahmetaj, për një sërë dosjesh korruptive, që janë në SPAK. Kjo, sepse Altin Dumani ka dosje për të dhe nuk bën gjë. Vetë Balluku thotë lart e poshtë se sa të jetë Altin Dumani në SPAK, mua nuk më ndodh asgjë. Por besoj se kjo gjë nuk zgjat pa fund, sepse do ikë Altin Dumani, do vijë dikush tjetër. Balluku e ka të shkruar fatin e saj, që është burg ose arratisje.
Mendoj se do zgjedhë arratisjen. Balluku nga një pastruese në Greqi erdhi dhe u bë një super ministre në këtë vend, nuk ndodh rastësisht. Janë linja antishqiptare që e kanë sponsorizues. Veliaj i ka dërguar njerëz Sali Berishës dhe i ka thënë që eja ta rrëzojmë Edi Ramës së bashku. Kjo lëvizje është kuptuar dhe u lexua nga Rama, që me ndryshimin e pushtetit në SHBA, interesat e Soros ranë dhe përplasjet e linjave brenda Soros bënë që Veliaj të ndëshkohej. Veliaj mbahej peng nga Rama me dosje dhe kur e bëri këtë gabim, e pësoi. -

Shtyhet afati për mbylljen e hetimeve ndaj Arben Ahmetajt
Gjykata e posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Në muajin gusht, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha pyeti zyrtarisht SPAK-un: Lidhur me dosjen 277/ 1 ndaj ish funksionarit Arben Ahmetaj, perse nuk i keni mbyllur ende hetimet? Cilat janë arsyet e zgjatjejs se afateve?
Dhe SPAK u përgjigj se përse nuk ka ende një vendim.
“Zgjatja e afateve hetimore është bërë sepse priten përgjigje nga autoritetet e huaja”, ishte kjo përgjigjja e SPAK.
Ndërkohë, ish-funksionari prej verës së 2023 është në kërkim nga drejtësia.Top Channel
-

Dosja e inceneratorëve, zgjaten dhe tre muaj hetimet për Arben Ahmetajn
Hetimet ndaj ish-zv.kryeministrit dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj janë zgjatur edhe me tre muaj të tjerë. Pas vendimit të fundit për shtyrje që u mor në qershor, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një tjetër afat deri në nëntor, me qëllim thellimin e hetimeve lidhur me dosjen ndaj tij.
Kjo është hera e pestë që hetimet ndaj Ahmetajt marrin një shtyrje nga SPAK, ndërsa data përmbyllëse aktualisht është caktuar 23 nëntori. Kërkesa për zgjatje është argumentuar nga Prokuroria me faktin se ende nuk kanë mbërritur përgjigjet nga letër-porositë e dërguara jashtë vendit, të cilat janë të domosdoshme për ecurinë e hetimeve, raoporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.
Në këtë kontekst, organi i akuzës ka vendosur të vijojë me hetime të mëtejshme për të mbledhur të gjitha provat e nevojshme dhe për të përmbushur të gjitha procedurat ligjore.
Arben Ahmetaj është nën hetim në mungesë, me masa sigurie të vendosura, për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, në kuadër të çështjes së inceneratorëve. Ndër të pandehurat në këtë dosje janë përfshirë edhe ish-bashkëshortja dhe bashkëjetuesja e tij, të dyshuara për përfshirje në pastrim parash. Ndërkohë, disa pasuri të lidhura me këtë çështje janë vënë nën sekuestro disa javë më parë. -

Për të pestën herë, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për Arben Ahmetajn
Arben Ahmetaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore edhe me tre muaj hetimet për ish-zëvëndës kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë. Pas shtyrjes në muajin qershor, SPAK ka caktuar datën 23 dhjetor si afat për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kur pritet të kompletohet dosja për Ahmetajn, i cili ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh.
Kjo është hera e katërt që SPAK shtyn hetimet. Vonesa për kthim përgjigjeje e letërporosive që SPAK ka dërguar në Zivër është bërë shkak edhe këtë herë për pengesë në mbylljen e hetimeve për ish-numrin dy të qeverisë.
Për të njëjtën çështje po hetohen edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt, si dhe ish-bashkëjetuesja e tij, Albina Mançka dhe Erjola Hoxha. Të dyja ato hetohen për veprat penale “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.
Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka./ZËRI