Tag: ahmetaj

  • 3 mln euro drejt Austrisë! Ahmetaj: Po të kishte 1 euro transaksion, do më kishin varur

    3 mln euro drejt Austrisë! Ahmetaj: Po të kishte 1 euro transaksion, do më kishin varur

    Arben Ahmetajt

    TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një lidhje telefonike me Çim Peka Live në SYRI TV ka komentuar hetimin e ri në lidhje me një transfertë prej 3 mln eurosh, e cila dyshohet se është bërë për llogari të tij drejt Austrisë. Ahmetaj kërkoi nga SPAK të paraqesë prova për transfertën, duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euro, ai “do të ishte i varur në Tiranë”. Ish-zv.kryeministri theksoi se një letër-porosi e ardhur nga Austria që në muajin maj, sipas tij, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje me të.
    Arben Ahmetaj: Imagjino që SPAK ka patur vonesa në ekstradim, në sigurimin e provave, por asnjë vonesë në rastin tim për të kërkuar ekstradimin. Në rastin tim urgjenca ka qenë shembullore. Ka të bëjë me një pseudo transaksion nëse do kishte një transaksion të dalë sa më parë. E para që letërporosia nga Austria që ka kërkuar prokurori ishte minimalisht në maj dhe prokurori e ka shprehur që nuk ka lidhje fare me mua. Secili nga ne e di çfarë ka bërë dhe ka 0 transaksione jo me Austrinë por me gjithë globin, me parajsa fiskale ka 0. Merren me lajmë të rremë për të devijuar vëmendjen dhe merren me qefin e madh për të më parë mua në burg. Po të kishte një transaksion 1 euro, 1 lekë mua do më kishin varur në Tiranë. Prokurori po e bën sepse po kandidon për kreun e SPAK. Po të kisha bërë unë jo 5D, po gjysmë D dhe gjysmë B, sot do isha i varur në Tiranë.
    Më herët gjatë ditës u raportua se Ministria e Drejtësisë i ka dorëzuar zyrtarisht Zvicrës kërkesën për ekstradimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Arben Ahmetaj, i cili është marrë i pandehur në dy raste nga Prokuroria e Posaçme. Ish-zv.kryeministri është marrë i pandehur nga SPAK, për dosjen e inceneratorit të Tiranës, si dhe privatizimin e truallit të ish-shoqërisë shtetërore BUKA. Arben Ahmetaj u largua drejt Zvicrës në Korrik të vitit 2023, disa ditë përpara se SPAK të kërkonte arrestimin e tij në lidhje me dosjen e inceneratorit të Tiranës./ZËRI

  • Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

    Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra, reagon Arben Ahmetaj

    Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pasi ditën e sotme Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e tij nga Zvicra.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmetaj ka thënë se kërkesa për ekstradim ka dy vite që është bërë, pra që në gusht të vitit 2023, teksa shtoi se një kërkesë e tillë mund të bëhet vetëm një herë.
    Ahmetaj në reagimin e tij shtoi se ka mbi një vit që hetohet dhe sipas tij, prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis tij dhe kujtdo tjetër, shkruan A2 CNN.
    Ai shtoi gjithashtu se kjo zhurmë për të bëhet për të hequr vëmendjen nga skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi i qeverisë me kartelet e krimit.
    Reagimi i Ahmetajt:
    Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:
    1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
    2. ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.
    3. ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
    4. ⁠Më shumë detaje, në vijim….

  • SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra

    SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra

    SPAK ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra, i shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
    Ky fakt u bë me dije gjatë relatimit te fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka” ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish-nr 2 te qeverisë.
    Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori: Për këtë dosje për Ahmetaj nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt të një procedimi tjetër.
    Për dosjen “Buka” , Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7 miliardë lekë.
    Palët nuk kanë asnjë kërkesë paraprake.

  • U kërkua ekstradimi nga Zvicra, Ahmetaj: Lajm i rremë, është bërë para 2 vitesh, ligji e lejon vetëm një herë

    U kërkua ekstradimi nga Zvicra, Ahmetaj: Lajm i rremë, është bërë para 2 vitesh, ligji e lejon vetëm një herë

    Arben Ahmetaj

    TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas një lajmi sipas të cilit Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Ahmetaj pretendon se procedura e ekstradimit është kryer para 2 vitesh, përkatësisht më 18 gusht 2023 dhe sipas tij ligji e lejon kërkesën për ekstardim vetëm një herë. Në reagimin e tij Ahmetaj akuzon qeverinë se po krijon një “zhurmë të qëllimshme” për të devijuar vëmendjen publike.

    Sa i përket hetimit në lidhje me një transfertë prej 3 mln eurosh, e cila dyshohet se është bërë për llogari të Ahmetajt drejt Austrisë, ish-zv.kryeministri deklaron se prokurori i çështjes është në dijeni se nuk ekziston asnjë transfertë financiare mes tij dhe personave të përfolur. Ahmetaj paralajmëron se do të publikojë më shumë detaje në ditët në vijim.
    POSTIMI:
    Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:
    1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
    2. ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.
    3. ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
    4. ⁠Më shumë detaje, në vijim….
    Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka. Arben Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve të “Buka” sh.a në vitin 2015, ku iu kalua biznesmenit Fezollari edhe prona që iu është njohur trashëgimtarëve të ish-pronarit të shpronësuar në vitin 1945 nga regjimi komunist. Dëmi që llogaritet nga privatizimi i ish-fabrikës së bukës llogaritet të jetë 700 milionë lekë.
    Në mars të vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ngriti akuzat për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale” ndaj partneres së ish-zv kryeministri, Erjola Hoxhës./ZËRI

    hkhkkhpng

    screenshot 2025 11 17 153139

  • Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Zhurmë për të shpëtuar qeverinë

    Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Zhurmë për të shpëtuar qeverinë

    Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas publikimit në media se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tij nga Zvicra.
    Në një postim në rrjete sociale, Ahmetaj shkruan se kërkesa për ekstradim është bërë që në gusht të 2023 dhe ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë.
    Sipas tij kjo është një situatë e iniciuar nga partia në pushtet, që të hiqet vëmendja nga skandalet e fundit që kanë përfshirë qeverinë.
    Reagimi i Ahmetajt
    Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:

    Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
    ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.
    ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
    ⁠Më shumë detaje, në vijim….

  • Arben Ahmetaj reagon pas lajmit se është kërkuar esktradimi i tij: E pavërtetë

    Arben Ahmetaj reagon pas lajmit se është kërkuar esktradimi i tij: E pavërtetë

    Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas një lajmi sipas të cilit Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e tij. 
    Ahmetaj e ka quajtur lajmin të pavërtetë dhe ka bërë disa sqarime: 
    “Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:” 
    “Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë, me urgjencë, më 18 gusht të vitit 2023. Ligji përcakton se bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte një të dytë, do të ishte pjesë e tymnajës…” 
    “Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di shumë mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër me biznesmenët apo biznesmenin në fjalë. Le të ngelet si sfidë! Shumë shpejt ‘përkthehet’ letër-porosia.” 
    “Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi? E thjeshtë: për të zhvendosur vëmendjen nga mega-skandalet e fundit dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.” 
    Vijon 

  • Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Është bërë që më 2023, e sotmja është në vazhdën e tymnajës

    Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Është bërë që më 2023, e sotmja është në vazhdën e tymnajës

    Pas publikimit në media së Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tij nga Zvicra, ka reaguar ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

    Sipas tij kërkesa për ekstradim është bërë që në gusht të 2023 dhe ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë.

    “Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…”, shkruan Ahmetaj në një postim në faqen e tij në facebook.

    Mesazhi i plotë:

    Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:

    1. Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 Gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…

    2. ⁠Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë!!! Shume shpejt “përkthehet” letër-porosia.

    3. ⁠Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

    4. ⁠Më shumë detaje, në vijim….

  • Dosja ‘Buka’, hetimi i SPAK ndaj Arben Ahmetajt, merren në pyetje 14 dëshmitarë

    Dosja ‘Buka’, hetimi i SPAK ndaj Arben Ahmetajt, merren në pyetje 14 dëshmitarë

    Prokuroria e Posaçme ka çelur një dosje të re dhe po heton një transfertë prej 3 milionë eurosh nga Shqipëria drejt Austrisë, para të cilat dyshohen se janë përfituar nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
    Bëhet fjalë për një transfertë të kryer nga biznesmeni Lirim Fejzullai në vitin 2014, pak kohë pas privatizimit të ndërmarrjes Buka, veprim që sipas SPAK i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit 7 miliardë lekë.
    “Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të BE që po verifikohet”, tha prokurori Gokaj.Avokati Henrik Ligori që mbron interesat e Ahmetaj reagoi në gjykatë dhe deklaroi se prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet, nëse ka prova të reja tu paraqesë, pasi nuk mund të jete proces i rregullt me akte surprise.
    Elvin Gokaj i tha gjykatës së u detyrua t’i njoftonte akuzën e shpërdorimit të detyrës për dosjen “Buka” për shkak të shkak te afateve te parashkrimit, ndërsa çështja për trasfertën e parave është veçuar dhe po mbi bazën e letër porosive rtë ardhura nga Austria.

     
    SPAK po heton nëse paratë e transferuara në një bankë të nivelit të dytë në Austri janë përfituar ose jo nga ish-zv.kryeministri.
    Arben Ahmetaj ndodhet në arrati dhe aktualisht është në Zvicër. SPAK ka kërkuar ekstradimin e tij pasi po e heton për korrupsion e pastrim parash për çështjen e inceneratorëve dhe ndaj tij ka caktuar masë “arresti me burg”.
    Për dosjen “Buka” Ahmetaj u hetua në gjendje të lirë dhe po gjykohet me procedurë të zakonshme. Në proces pritet të rrëfehen 14 dëshmitarë, përfshirë dhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Çani.

  • SPAK kërkon ekstradimin e Ben Ahmetajt nga Zvicra

    SPAK kërkon ekstradimin e Ben Ahmetajt nga Zvicra

    Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicër kërkesën për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Lajmi u bë i ditur gjatë seancës së procesit në themel për dosjen “Buka”, ku gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tiranës.
    Ahmetaj akuzohet në këtë dosje për shpërdorim detyre me dëme ekonomike që arrijnë 7 miliardë lekë. Seanca po vazhdon në mungesë të ish-nr. 2 të qeverisë.
    Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, bëri të ditur se për klientin e tij nuk ka asnjë masë sigurie në këtë çështje dhe se masa e propozuar lidhet me një procedim tjetër.
    “Për këtë dosje për Ahmetaj nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt te nje procedimi tjetër.”, tha avokati.
    Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, lexoi kërkesën për gjykim, ndërsa palët nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë paraprake.

  • Ministria e Drejtësisë dorëzon zyrtarisht kërkesë në Zvicër: Të ekstradohet Arben Ahmetaj

    Ministria e Drejtësisë dorëzon zyrtarisht kërkesë në Zvicër: Të ekstradohet Arben Ahmetaj

    Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar zyrtarisht në Zvicrës kërkesën për ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se gjyqtarja Irena Gjoka lexoi përgjigjet e zyrës së Interpol Tirana.
    Ky fakt u bë me dije gjatë relatimit të fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka”, ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për ish numrin dy të qeverisë.
    Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori deklaroi se: “ Për këtë dosje, z.Ahmetaj nuk ka asnjë masë sigurie. Masa është për efekt të një procedimi tjetër”.
    Për dosjen “Buka”, Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7 miliard lekë.
    Prokurori i SPAK Elvin Gokaj lexon kërkesën për gjykim ku kërkon të pyeten si dëshmitarë 14 persona, ndër to edhe ish-ministri Shkëlqim Cani.
    “Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend të Bashkimit Europian që po verifikohet”-deklaron prokurori i SPAK.
    “Prokurori po thotë që po na doli gjë nga kjo, do ngremë akuzë, nëse ka hetime të tjera për këtë çështje, prokurori nuk kishte ngutje të mbyllte hetimet, nuk mund të jetë proces i rregullt me akte surprizë, nëse ka prova të tjera prokurori t’i paraqesë”-u shpreh avokati.
    “Këtë akuzë e kishim të detyruar ta njoftonin për shkak të afateve të parashkrimit, çështja është ndarë për shkak të akteve që kane ardhur nga Austria”-tha prokurori.

    Top Channel