Tag: ahmetaj

  • SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj

    SPAK shtyn me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj

    Prokuroria e Posaçme ka shtyrë sërish me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn. Pas shtyrjes së hetimeve 3 muaj më parë, është vendosur që të marrë sërish kohë deri në shtator të hetojë dosjen e tij. Shkak sipas SPAK është mosmbërritja ende e të gjitha përgjigjeve të letër porosisë që ka dërguar organi hetues drejt Zvicrës.
    Ahmetaj hetohet me masë sigurie në mungesë lidhur me akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë për dosjen e inceneratoreve. SPAK po heton edhe ish-bashkëshorten dhe bashkëjetuesen e Ahmetajt që akuzohen për pastrim parash, ndërsa javë vënë nën sekuestro edhe disa pasuri. Kjo është hera e katërt që SPAK shtyn hetimet ndaj ish-zyrtarit dhe tashmë si datë e përfundimit të tyre mbetet data 23 shtatori.

  • Ahmetaj në RAI 3:  Ergys Agasi, ndërmjetësi i Ramës me grupin e Troplinëve! Bën koordinatorin e i përdor për zgjedhje

    Ahmetaj në RAI 3: Ergys Agasi, ndërmjetësi i Ramës me grupin e Troplinëve! Bën koordinatorin e i përdor për zgjedhje

    Në qershor 2024, Emisioni “Report” në RAI 3 transmetoi pjesën e dytë të dokumentarit për Shqipërinë ku gazetari Giorgio Mottola intervistoi ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj i cili ndodhej në Zvicër pas mandatit të arrestit ndërkombëtar. Ky i fundit flet për ergys Agasin, biznesmenin nga Durrësi, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë dhe lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

    Pjese nga intervisa ne Rai 3 

    Në “Report”, ish-krahu i djathtë denoncoi marrëdhëniet mes kreut të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të krimit të organizuar

    Vetë Ahmetaj deklaroi se ka qenë i vetmi që ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit, por sipas tij, Edi Rama iu përgjigj se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit.

    “Unë isha i vetmi që ngrita këtë në një mbledhje qeverie. Si ka mundësi që kanabisi po përhapet dhe qeveria nuk bën asgjë? Çfarë më tha Rama? Sipas tij plantacionet i kishin dhënë një shtysë ekonomisë së vendit. Unë iu përgjigja se si mund të ndodhë kjo? Kolumbia duhet të jetë shteti më i pasur në botë meqë eksporton miliona tonelata me kokainë. Në fakt gjenden keq. Si do të mundet Shqipëria të bëjë ekonomi në këtë mënyrë?” – thotë Ahmetaj gjatë një rregjistrimi të fshehtë të bërë nga “Report”.

    Ish-numri “dy” i qeverisë bën akuza të forta edhe për lidhje të Ramës me krimin e organizuar.

    “Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Është e ditur kjo në Shqipëri. Ndërtojnë, pastrojnë paratë e tyre ndërtim në Shqipëri. Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri – tjetrin.

    Kjo sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe. A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve” – thotë Ahmetaj.

    Rai 3 thotë se Ergys Agasi është një biznesmen nga Durrësi, djali i një ish-deputeti socialist, përveç të tjerash pronar i një kompanie që prodhon cigare dhe që merret me logjistikë. Nuk ka qenë kurrë i dënuar apo i hetuar për lidhje me mafian shqiptare, por shpesh mediat kanë folur për lidhje të tij me anëtarë të grupeve kriminale si për shembull narkotrafikantin Xhevdet Troplini.

    “Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet. Ku i takon Rama? I takon edhe në zyrën e tij, në zyrën e mbledhjeve që ka në selinë e qeverisë. Unë nuk kam marrë pjesë sepse nuk kam pranuar kurrë të përfshihem. I kam parë pothuajse të gjithë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani… Po. Kapo të mafias” – thotë Ahmetaj në rrëfimin për RAI3. ©LAPSI.al

  • Mund të mbyllen kapitujt brenda 2027? BSH: Po, por duhet të punojmë fort për të përmbushur kushtet

    Mund të mbyllen kapitujt brenda 2027? BSH: Po, por duhet të punojmë fort për të përmbushur kushtet

    Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në çdo negociatë europiane, pas deklaratave politike gjendet puna e institucioneve teknike. Ndër to, Banka e Shqipërisë zë vend kyç në përgatitjen e sistemit financiar dhe institucional për standardet që kërkon Bashkimi Europian.
    Si autoritet qendror monetar, ajo është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në 9 kapituj, në dy prej të cilëve si udhëheqëse. Po sa i mundur është objektivi për të përmbyllur me sukses të negociatave brenda vitit 2027?
    “Për mendimin tim, 2027-a është një objektiv që natyrisht do të kërkojë një punë të sforcuar. Dhe kujtoj se kjo punë e sforcuar është krahas detyrave tona të përditshme, por është absolutisht e realizueshme”, thotë për A2 CNN Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernatore e dytë e Bankës së Shqipërisë.
    “Mundësitë e kushtëzuar nga sfidat” në rrugën e vështirë të anëtarësimit në “union” me objektiv ambicioz vitin 2030 pranohen edhe nga përfaqësuesit më të lartë të Bankës Qendrore. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të përmbushë disa kushte. “Qoftë për lëvizjen e flukseve në ekonominë reale, qoftë për lëvizjen e flukseve financiare… duket të realizohen duke përmbushur të gjitha kërkesat e Moneyval për t’u siguruar se të gjitha këto bëhen sipas standardeve që parandalojnë pastrimin e parave”, thotë Ahmetaj.
    Shqipëria në përgjithësi dhe qytetarët e bizneset në veçanti do të fitonin shumë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian. “Shqipëria në një treg të madh. Janë të gjitha teoritë ekonomike që e argumentojnë se pse është më mirë të jesh pjesë e një tregu konkurrencial nëse standardet e tua të mundësojnë të marrësh pjesë në atë treg”.
    Përfshirja në Zonën Unike të Pagesave në Euro është një ndër shembujt. Zëvendësguvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj tregon edhe datën kur do të mund të dërgohen e merren para me kosto ndjeshëm më të ulët. “Ne tashmë jemi anëtarë të zonës SEPA dhe të gjitha bankat kanë paraqitur aplikimet e tyre, të pranuara sigurisht. Jemi thjesht në pritje të afatit procedural për këtë qëllim që është data 5 tetor. Besojmë se data 5 tetor është data e parë që transaksionet sipas standardeve SEPA do të jenë operacionale”, thotë Ahmetaj.
    Roli i Bankës së Shqipërisë mbetet teknik dhe afatgjatë: përgatitja e kornizave monetare, financiare dhe institucionale që përmbushin kriteret e BE-së. Në fazat përmbyllëse të negociatave, kjo punë pa jehonë të madhe publike krijon themelin e nevojshëm për një sistem financiar të qëndrueshëm dhe funksional pas anëtarësimit.

  • Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për dy llogari të Ahmetajt dhe apartamentin e ish-gruas

    Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për dy llogari të Ahmetajt dhe apartamentin e ish-gruas

    Gjykatës e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për sekuestrimin e pasurive të ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe ish-gruas së tij, Albina Mançka, për të cilat Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje procedurale dhe cenimin e të drejtës së pronës.
    Gjyqtari Dhimitër Lara la sot në fuqi sekuestrot për një apartament në zonën e Shallvareve, një depozitë dhe një llogari bankare të zotëruara nga Ahmetaj.
    Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes vendosi miratimin e vendimit/urdhrit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë:
    “Apartament n.*, sip.167m2, zk *, rruga ‘*’, ap.*, *, regjistruar në pronësi të z.A.A.; Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në * Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.; Shuma 115.692,84 euro në depozitën n.*, në ** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A”, njoftoi GJKKO.
    Në prill të këtij viti Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht ankimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, duke shfuqizuar një pjesë të vendimeve për sekuestrimin e pasurive të tij dhe duke rikthyer çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK që nga viti 2023, pasi akuzohet për mosdeklarim pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.

  • Kushtetuesja e ktheu për rigjykim, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për pasuritë e Arben Ahmetajt 

    Kushtetuesja e ktheu për rigjykim, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për pasuritë e Arben Ahmetajt 

    Këtë të shtunë gjyqtari Dhimitër Lara la në fuqi sekuestrot për një apartament në zonën e Shallvareve, një depozitë dhe një llogari bankare të zotëruara nga Ahmetaj i cili është në arrati.
    Në muajin prill Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimet e GJKKO, të Apelit të GJKKO dhe Gjykatës së Lartë mbi këto pasuri duke kthyer çështjen për rigjykim në shkallën e dytë.
    Ahmetaj dyshohet dhe po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Ish-ministri dhe ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, është në arrati prej korrikut 2023.
    “Ankues A.A., çështja nr.36 akti, datë 30.05.2025 regjistrimi, me objekt: caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive.  Ardhur për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.
    Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes sot me datë 14.06.2025, vendosi:
    Miratimin e vendimit/urdhrit n.296 akti, datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shakllës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë
    -Apartament n.*, sip.167m2, zk *, rruga ‘*’, ap.*, *, regjistruar në pronësi të z.A.A.;
    -Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në * Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.;
    -Shuma 115.692,84 euro në depozitën n.*, në ** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A”, njoftoi Apeli i GJKKO.

  • Shoqja e ish-gruas së Arben Ahmetajt kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin e vilës në Palasë

    Shoqja e ish-gruas së Arben Ahmetajt kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin e vilës në Palasë

    Arben Ahmetaj

    TIRANË- Shoqja e ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Elda Dinaj, ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë për heqjen e masës së sigurimit pasuror. Dinaj ka kërkuar që të lirohet nga sekuestro vila në Palasë, pronë e cila është regjistruar në emrin e saj, por që dyshohet se është e ish-zv.kryeministrit.
    Dinaj rezulton një nga njerëzit më të afërt të Albina Mackën, ish-gruaja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
    Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka.
    Ahmetaj po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie” për çështjen e inceneratorëve, si edhe për “shpërdorim të detyrës” në çështjen “Buka sha”. Por po ashtu, ish-zv.kryeministri po hetohet edhe në çështjen e inceneratorëve për krimin e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash./ZËRI

  • Hapet “Kutia e Pandorës” kush është koordinatori i Edi Ramës që mbante lidhjet me grupin e Durrësit që u godit nga…

    Hapet “Kutia e Pandorës” kush është koordinatori i Edi Ramës që mbante lidhjet me grupin e Durrësit që u godit nga…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Antimafia italiane kanë shënjestruar një nga rrjetet më të fuqishme të krimit të organizuar në Shqipëri. Goditja u përqendrua dje në Durrës, por përtej arrestimeve dhe konfiskimeve, ajo që pritet të dalë në dritë është një skemë e frikshme lidhjesh mes krimit dhe politikës, që dyshohet se është ndërtuar dhe e mbrojtur nga vetë qeveria e Edi Ramës. Në epiqendër të këtyre zhvillimeve që do të shkundin themelet e pushtetit, është përmendur një emër që deri më tani ka qëndruar në prapaskenë: Ergys Agasi, i identifikuar si koordinatori i Ramës me grupet kriminale, sipas një denoncimi të drejtpërdrejtë të bërë publikisht nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
    Në një intervistë për televizionin italian Rai3, e dhënë gjatë arratisë së tij nga drejtësia shqiptare, Arben Ahmetaj hodhi një akuzë direkte dhe tronditëse ndaj kryeministrit, duke deklaruar se ai ka pritur personalisht eksponentë të krimit të organizuar në zyrën e tij të qeverisë. Madje, Ahmetaj konfirmoi se i ka parë me sytë e tij këta takime, ku merrnin pjesë figura të botës së errët nga Dibra, Elbasani dhe veçanërisht Durrësi. “Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Ndërtojnë, pastrojnë paratë në ndërtim në Shqipëri.
    Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri-tjetrin sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe”, tha Ahmetaj. Më tej, ai zbuloi identitetin e personit që ka mbajtur lidhjet mes Ramës dhe botës së krimit: “A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve. Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet”, tha Ahmetaj pak kohë më parë.
    Kush është Ergys Agasi?
    Ergys Agasi për të cilin dyshohet se ka një urdhër-arresti, është një biznesmen nga Durrësi, djali i ish-deputetit socialist, Bardhyl Agasi i cili ka qenë Sekretar i PS në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Fatos Nano. Edhe pse i ati ka qenë socialist, në skenën politike Ergys Agasi është futur nga LSI. Ai ka mbajtur postin e kreut të Inspektoratit të Mjedisit, në kohën kur Ministër i Mjedisit ishte Lefter Koka. Gjatë kësaj kohe, Agasi duket se ka krijuar lidhje të forta miqësie me Alqi Bllakon, pasi me babanë e ish-deputetit socialist ka edhe një kompani, “EA LOGISTOCS”, me objekt transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave. Por në vitin 2017, Agasi dha dorëheqjen nga posti dhe iu bashkua Partisë Socialiste dhe sot ai ka një pushtet të madh nën hije. Me një influencë mjaft të madhe pas pushtetit të dhënë nga Edi Rama, Agasi shfaqet herë si biznesmen, herë si këshilltar i Ramës, herë si koordinator i lidhjeve të politikës me botën e egër të krimit për interesa elektorale sipas denoncimeve të Ahmetajt dhe opozitës
    “Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli
    Gjithashtu, në kuadër të hetimeve të fundit të SPAK dhe Antimafias italiane, u zbuluan detaje tronditëse për rrjetin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës. Një prej emrave kyç të këtij grupi është Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, i cili shihet si pasardhësi i kreut të bandës, Xhevdet Troplinit. Përveç trafikut të drogës, Doçi zotëron një rrjet të gjerë biznesesh dhe pasurish, duke përfshirë restorante, kompani tregtare, por edhe një firmë ndërtimi – “Eldemar Construction”. Një vit më parë, kjo kompani mori leje zyrtare për ndërtimin e një hoteli 10-katësh në Durrës, leje që u miratua nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Ky fakt zbulon një aspekt thelbësor të mënyrës sesi paratë e pista të trafikut të drogës pasurohen dhe legjitimohet ndikimi i grupeve kriminale në ekonominë shqiptare, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.
    Skenari i dhënë nga Ahmetaj për koordinimin e lidhjeve mes politikës dhe krimit organizuar në Durrës gjen kështu një provë konkrete dhe shqetësuese. Në kontrollin e banesës së Doçit, SPAK sekuestroi 3 milionë euro cash, një tjetër tregues i fuqisë financiare të bandës. Kjo rrjetë kriminale jo vetëm që ka kapur tregjet e drogës në Europë, por po përdor lidhjet politike për të mbrojtur dhe zgjeruar interesat e saj në Shqipëri. Për më tepër, miratimi i lejeve për ndërtim nga instanca të larta qeveritare tregon si lidhjet mes politikanëve dhe krimit janë pjesë e skemave të mëdha të pastrimit të parave dhe influencës mbi ekonominë dhe politikën lokale. Kjo goditje e SPAK dhe Antimafias italiane, së bashku me akuzat e hapura dhe të dokumentuara nga ish-ministri Arben Ahmetaj për lidhjet direkte të Ramës me “koordinatorin” Ergys Agasi dhe grupet kriminale në Durrës, duhet të jetë një alarm për publikun dhe institucionet. “Kutia e Pandorës” është hapur, dhe pritet që vijat e errëta politike që lidhin pushtetin me baronët e drogës të dalin në dritë.

  • I dyshuar për vrasje, shqiptari arrestohet në Athinë, pritet ekstradimi

    I dyshuar për vrasje, shqiptari arrestohet në Athinë, pritet ekstradimi

    Policia greke ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjen së Besnik Hidës në vitin 2019. Ardian Ahmetaj, 51 vjeç, u vu në pranga në Pire, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, “The Wanted”.
    Ahmetaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Iterpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e ketij shtetasi në Shqipëri.

  • Ekzekutimi i Besnik Hidës, arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj, pritet ekstradimi

    Ekzekutimi i Besnik Hidës, arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj, pritet ekstradimi

    LAERT HAXHIU

    GREQ- Arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj autori i vrasjes së Besnik Hidës në Lushnjë në vitin 2019. Ahmetaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023 Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Dyshohet se për vrasjen Ahmetaj bashkëpunoi me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin. Sipas Policisë së Shtetit, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Athinën për ekstradimin e Ahmetaj në Shqipëri.
    “Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal.
    Strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për një shtetas të kërkuar që fshihej në Greqi dhe menjëherë, nëpërmjet Interpol Tiranës, kanë bashkëpunuar me homologët grekë për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç.
    Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Ky shtetas, dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin B. H.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e ketij shtetasi në Shqipëri”, njofton Policia.

  • Kapet në Greqi ushtari i Laert Haxhiut, i kërkuar për vrasje

    Kapet në Greqi ushtari i Laert Haxhiut, i kërkuar për vrasje

    Policia e Shtetit bën me dije se në bashkëpunim me homologët grekë është bërë i mundur arrestimi i një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
    Në kuadër të operacionit “The Wanted” është arrestuar në Pire, shtetasi Ardian Ahmetaj, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
    Ky shtetas është i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas një vendimi të Gjykatës së Fierit në vitin 2023, ku ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale të “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.
    Arben Ahmetaj dyshohet se në vitin 2019, ka qenë pjesë e grupit kriminal pjesë e të cilit ishin Laert dhe Orges Bilbili dhe ka kryer një vrasje me armë zjarri në Lushnjë.
    Aktualisht, 51 vjeçari Ahmetaj po pret procedurat e ekstradimit për t’u sjellë në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat për vrasje dhe mbajtje armësh.