Tag: ahmet

  • Çfarë ndodhi? KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin e njohur (Emri)

    Çfarë ndodhi? KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin e njohur (Emri)

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka nxjerrë sot (15 maj) nga sistemi i drejtësisë me formë të prerë, ish-gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, duke e lënë në fuqi vendimin e marrë shtatë vite më parë nga KPK, pasi gjeti mangësi të theksuara profesionale dhe pasuri të pajustifikuara.
    Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz si anëtare, referuar ankimimit të depozituar prej vitit 2023 nga ish-magjistrati.
    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte vendosur të shkarkonte gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli. Trupa gjykuese e përbërë nga nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari, në atë kohë vendosi t’a shkarkojë Jangullin si të paaftë profesionalisht, si edhe me problem me pasurinë e tij.

    KPK sqaroi se sipas hetimeve, gjyqtari Jangulli rezulton se ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Gjyqtari rezulton me probleme edhe sa i takon vendimeve të dhëna prej tij, ndërsa DSIK ka konstatuar se gjyqtari është i papërshtashëm.

    Sipas KPK, Jangulli ka marrë ryshfet bashkë me prokurorin për lirimin e disa të pandehurve nga burgu. DSIK, nga ana tjetër ka gjetur në relacionin përkatës, se “Jangulli është i papërshtatshëm për të vijuar detyrën”. Ankesa ka patur edhe për vendimet e tij, që konsiderohet si me teks të pakuptueshëm. Ish-magjistrati nuk e përmbysi dot barrën e provës dhe sot vendimi mbeti në fuqi.
    Vendimi i marrë sot nga KPA:
    “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen me nr. 26 – 38/ 2018 (JR), datë 24.02.2023, që i përket kërkesave të paraqitura nga z. Ahmet Jangulli për rishikimin e vendimit nr. 30 (JR), datë 18.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
    Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
    Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Ahmet Jangulli me nr. 270 prot., datë 24.02.2023 dhe nr. 47/4 prot., datë 18.12.2024, me objekt rishikimin e vendimit nr. 30 (JR), datë 18.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
    U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.05.2025”.

  • Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbjas, Apeli i GJKKO merr vendimin për Ahmet Mashën

    Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbjas, Apeli i GJKKO merr vendimin për Ahmet Mashën

    Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Ahmet Mashën, bashkëpunëtorin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Ky i fundit bashkë me Mashën u arrestuan në tetor të 2024. Ndaj ish-deputetit rëndojnë 3 akuza, konkretisht: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.
    Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha.

  • Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbjas, Apeli i GJKKO lë në qeli Ahmet Mashën

    Bashkëpunëtor i Jurgis Çyrbjas, Apeli i GJKKO lë në qeli Ahmet Mashën

    Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranoi ankimin e Ahmet Mashës, i cili kundërshtoi vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
    Masha, i njohur si bashkëpunëtori i ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, kërkonte nga shkalla e dytë e gjyqësorit zbutje të masës, ndërkohë që mbahet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, me urdhër të SPAK.
    Masha dhe Jurgis Çyrbja ranë në pranga me urdhër të SPAK më 20 tetor 2024, pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.
    Ish-deputetit Çyrbja i akuzohet nga struktura antikorrupsion se ka kryer veprat penale “tregim i sekretit shtetëror nga shtetas”, kryer më shumë se një herë (sipas episodeve respektive), “përkrahje e autorit të krimit”, kryer më shumë se një herë (sipas episodeve respektive), dhe “tregim i sekretit shtetëror nga shtetas”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha.
    Lidhur me këtë hetim, i cili ndiqet nga prokurori Adnan Xholi, ndodhet në kërkim Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, i cili kërkohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion edhe për një tjetër çështje, për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.