Tag: ahmet

  • Vr’asja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

    Vr’asja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

    Roland Qafoku

    Delegat, firmëtar dhe shkruesi i tekstit të proklamatës së Pavarësisë. I mjaftonin vetëm këto tri “punë” që Luigj Gurakuqi bëri në jetë, për të thënë se atë të hënë të 2 marsit 1925 ishte vrarë një nga shqiptarët më të mëdhenj që ka nxjerrë kjo tokë. Kur akrepi i madh me të voglin ishin puthitur në 21.00, tre plumba të dalë nga revolveri i Baltjon Stambollës e lanë të vdekur në vend duke i ndërprerë jetën atij që jo vetëm i kishte dhënë Shqipërisë, por që mund t’i jepte akoma më shumë asaj. Edhe sot në Bari të Italisë, në vendin ku u vra Luigj Gurakuqi, ndodhet një pllakat që shënon këtë krim të kryer nga një shqiptar pa asnjë vlerë ndaj një shqiptari tjetër që e ka shënuar emrin mes korifenjve të kombit.

    Sikur ta ndiente vrasjen, Luigj Gurakuqi ka lënë pas një amanet me këshilla për jetën e që më shumë duken si për vete sesa për të tjerët.

    E shkruar më 20 nëntor 1919 vargjet e saj janë monumentale:

    Armët e mbushme mos me i dhanë, Me shokë t’uej kurrë mos me u xanë.Kurr uj’t turbull mos me i ra,Mos me dalun n’ba t’pa ba.Vendin t’uej me e dashtë për ore.Me ruejtë besë, mos me çartë ndoreT’huejnë me fjalë most a poshtoni.Bukën para po t’i a shtroniNë Shqipnië si asht ken zakoniMe i besue, mos i besoni.

    SKENA E VRASJES

    Pak minuta se ora të shkonte 21.00 e 2 marsit 1925, Luigj Gurakuqi u kërkoi leje të largohej miqve të tij me të cilët ishte duke darkuar në hotel “Cavour” në Bari. Dan Hasani dhe Riza Dani me bashkëshorten e tij Makbule nuk u habitën shumë për largimin e beftë, teksa dëgjuan sqarimin se do shkonte në shtëpinë e mikut të tij, Sotirit, që sipas Gurakuqit i kishte premtuar të bijës t’i jepte dhuratë një kukull. Por, teksa vuri këmbën në pragun e portës së hotelit, Baltjon Stambolla, djali i tezes së tij, i doli papritur përpara dhe pa i folur e qëlloi me revolver disa herë në trup duke i shkaktuar plagë të rënda.

    Reklama

    Mbërritja e miqve me të cilët kishte darkuar ose edhe e personave të tjerë aty pranë e bëri të panevojshme ndihmën që donin të jepnin.

    Luigj Gurakuqi ndërroi jetë vetëm disa minuta pas atentatit. Skenën e vrasjes e sjellë në kujtimet e veta Sejfi Vllamasi: “Nuk qëndroi gjatë aty, nga ora 21.00 doli nga kafeneja, kur papritmas ndjeu krismat e një revolverI. Gjithçka ndodhi kaq shpejt e pakuptuar, sa ai as nuk pati kohë të thoshte asgjë. Ra përmbys si një lis i këputur në mes, i mbytur në një pellg gjaku. Një nga tre plumbat e kishte përshkuar në zemër e porsa e hipën në karrocë që ta çonin në spital ajo zemër e madhe pushoi së rrahuri.”

    SI U ORGANIZUA VRASJAQë Baltjon Stambolla ishte nxitur dhe paguar për të vrarë Luigj Gurakuqin kundrejt shpërblimit, këtë e vërteton një letër e tij, e dërguar nga burgu ku ndodhej. Gjysmë analfabet, me një shkrim plot gabime ortografike, pa pikë e pa presje dhe me mendim tejet konfuz deri në çoroditje, plot ankth dhe pa pikën e inteligjencës, Stambolla lë një provë të pakundërshtueshme se jo vetëm ai ishte autori, por se prapa kësaj vrasjeje të madhe qëndronin tre pushtetarë të mëdhenj: kryeministri Ahmet Zogu, kunati i tij Ceno bej Kryeziu dhe konsulli i Shqipërisë në Bari, Çatin Saraçi: “Kërkoj mbrojtje dërgoni të holla ndërmjetsoni për pshtim pranë Qeverisë Italjane. Pyetni Çatin Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!… Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari. Shkëlqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania). Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë) Çatin Saraçit Hotel de la Ville…”(sic.)!

    Reklama

    ZOGU NË VRASJEN E GURAKUQIT

    Me vrasjen e Luigj Gurakuqit, Ahmet Zogu tashmë kryeministër për herë të dytë, nuk kishte frikë më askënd. Vetëm tre muaj pas triumfit të tij mbi Tiranë dhe dëbimit të qeverisë së Fan Nolit, më 24 dhjetor 1924, vrasja e Luigj Gurakuqit ishte eliminimi i një kundërshtari shumë herë më të rrezikshëm në planin politik, aq sa teksa mori vesh lajmin për vrasjen e tij, gostiti disa miq të huaj dhe u thotë: “Tash nuk drue ma kënd”!

    Por, intrigat dhe dora e Ahmet Zogut dhe e miqve të tij mbështetet në prova të tjera. Studiuesi Piro Tako ka zbuluar një dëshmi tejet interesante të dhëndrit të tij për median jugosllave. A ka qenë nën efektet e alkoolit apo të një vetëkënaqësie deri në dehje, kjo nuk dihet, por Ceno bej Kryeziu e ka pranuar publikisht vrasjen e Gurakuqit dhe të dy politikanëve të tjerë shumë të njohur.

    Reklama

    “Nuk do të kalonin vetëm disa muaj, kur ish-ministri i tij Ceno Bej Kryeziu do t’i deklaronte me mburrje e me një cinizëm të jashtëzakonshëm korrespondentit të gazetës jugosllave ‘Novosti’: Unë e kam xanë, dhe kam vra anmikun tuej Marko Raspopoviçin… Unë kam vra Zia Dibrën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin – për paqen tuaj e tonën”, ka thënë ai.

    Diplomati dhe njeriu i besuar i Ahmet Zogut, Çatin Saraçi, i vë vulën intrigës dhe implikimit të vetes së vet të komanduar nga Ahmet Zogu në komplotin e vrasjes së Luigj Gurakuqit. Në kujtimet e tij, Saraçi konfirmon çdo dyshim se cilët ishin ideatorët dhe organizatorët e kësaj vrasjeje: “Mbas këtij episodi tragjik ia dola t’i fitoja zemrën Zogut dhe të bëhesha njeriu i tij më i besuar… Sa i takon krimit të mësipërm ishte më se e natyrshme që emri im të përlyhej e të lidhej me atë të Zogut… U nisa për në Tiranë dhe kur mbërrita e gjeta Zogun dhe kunatin e tij, Ceno Kryeziun, shend e verë dhe krenarë për atë çfarë kishte ngjarë në Bari…”

    Reklama

    Por, ndërsa zyrat e politikës kishte dyshime për implikimin ose jo të Ahmet Zogut, media shkruante hapur se ai ishte vrasësi, ndërsa Stambolla kishte tërhequr këmbëzën e pistoletës.

    Gazeta “Liria Kombëtare” shkruante në faqe të parë: “Të gjithë e dimë se Gurakuqin e vrau regjimi feudal i Shqipërisë. Gurakuqin, pra e vrau ay regjim që kryesohet sot prej Ahmet Zogut”!

    ARMIQTË E GURAKUQIT

    Me shumë miq, por edhe me shumë armiq, Luigj Gurakuqi i kishte publikë kundërshtarët politikë që në gjuhën shqipe do të thoshte armiq për vdekje. Ahmet Zogu nuk ishte as i vetmi e as armiku kryesor i tij. Mjafton të sjellim se si e kanë komentuar dy personazhe të iluminuar të kohës vrasjen e Luigj Gurakuqit.

    Nuk ka asnjë arsyetim cinizmi ekstrem i Faik Konicës që duket se e ka ngjyer në acid penën teksa për Gurakuqin dhe Ismail Qemalin shkroi: “…Vdekja nuk i çliron këta aktorë politikë nga gjyqi i historisë”.

    Reklama

    Në këtë linjë, por me mendime më të rrumbullakosura është Eqrem bej Vlora që në kujtimet e tij shkruan: “Po të ishte nevoja, qoftë edhe kundër pikëpamjeve të veta, ai do të bashkohej edhe me djallin, mjaft që të na kundërvihej neve.”

    ARSYET E MËDHA TË VRASJES

    Kryeministri Ahmet Zogu i kishte kërkuar qeverisë italiane kthimin në Shqipëri të 10 emigrantëve më të rrezikshëm politikë. I dyti në listë, pas Fan Nolit, ishte Luigj Gurakuqi. E gjitha kjo në këmbim të plotësimit të kërkesave të Italisë, por duke përjashtuar kërkesën për koncesion për shfrytëzimin e zonave me naftë dhe gaz.

    Këtë të drejtë Zogu ia kishte dhënë kompanisë britanike “Anglo-Persian Oil Company”, kundrejt një ryshfeti të mirë.

    Por, homologu i Zogut, kryeministri Benito Musolini, reagoi ashpër duke e kërcënuar Zogun me një letër nëpërmjet së cilës i kujtonte se pikërisht me këta emigrantë ai do të nxiste rrëzimin e tij nga pushteti.

    Reklama

    Kjo ishte një kambanë alarmi për Zogun, i cili vuri në jetë planin për eliminimin e këtij grupi emigrantësh. Si punë të parë emëroi bashkëpunëtorin e tij, Çatin Saraçi, si konsull në Bari.

    Së dyti, nëpërmjet shërbimit sekret, infiltroi në radhët e emigrantëve Baltjon Stambollën, një personazh me shumë probleme kriminale dhe disa herë i burgosur dhe së treti u bë përzgjedhja e personit më të rrezikshëm që do eliminohej. Për Zogun frika më e madhe vinte vetëm nga një emër, Luigj Gurakuqi. Dhe ashtu ndodhi.

    HETIMI DHE GJYKIMI

    Ka një përplasje juridike në hetimin dhe gjykimin e vrasjes së Luigj Gurakuqit që të lë pafjalë sot, pas afro 100-vjetësh. Në pretencën e prokurorit pranë gjykatës së Apelit të Puglias thuhet qartë se cili ishte autori dhe cili ishte motivi i krimit: “Baltjon Stambolla e kishte përgatitur krimin për një kohë të gjatë, i shtyrë prej një motivi të përbuzshëm, krim të cilin e kishin vendosur të tjerët, për të zhdukur Luigj Gurakuqin, i cili konsiderohej Kampioni i Partisë Nacionaliste Shqiptare dhe si kërcënim i vazhdueshëm për partinë që sundon në Shqipëri, parti e cila në personin e Gurakuqit shikonte njeriun e aftë për të organizuar dhe për të kryer një revolucion të ri kundër Ahmet Zogut”!

    Reklama

    Por, procesi merr një kthesë të fortë pas një telegrami që ministri i Italisë në Tiranë, markezi Durrazzo, i dërgon Benito Musolinit më 13 mars 1925, në të cilin e njofton se nga armiq me Ahmet Zogun po ktheheshin në miq: “Gjykuar nga pikëpamja e interesit tonë politik, s’ka asnjë dyshim se pa penguar ecurinë e drejtësisë, duhet shmangur që procesi gjyqësor ndaj vrasësit të kthehet në një proces politik kundër regjimit shqiptar në fuqi dhe njerëzve që janë në krye, me të cilët jemi duke lidhur marrëveshje kaq të dobishme”!

    Tirana zyrtare i ishte dorëzuar Italisë me disa marrëveshje ekonomike, saqë vihej në dyshim pavarësia ekonomike e Shqipërisë. Traktati i tregtisë dhe lundrimit, transporti detar i mallrave dhe udhëtarëve, shfrytëzimi për 60 vjet i bitumit në një sipërfaqe 50 mijë hektarësh, krijimi i Bankës Kombëtare Shqiptare me kapital italian kishin më shumë vlerë sesa dënimi i një vrasësi pa vlerë. Në këto rrethana, procesi gjyqësor merr rrjedhë tjetër. Gjykata vendos që Baltjon Stambolla të lirohej me arsyetimin se Luigj Gurakuqi kishte pasur rrezikshmëri politike, duke mbyllur me turp një proces gjyqësor, por edhe një histori po aq të turpshme krimi të realizuar në tokën italiane.

    Reklama

    DEKLARATA TË BUJSHME PËR VRASJEN

    Hasan Prishtina, ish-kryeministër, në ceremoninë e varrimit të Luigj Gurakuqit tha: “Lamtumirë o mik i madh, o ndera e kombit tonë. Fli i qetë Gurakuq se shpagën tënde do ta marrim dhe lulëzimin dhe përparimin e Shqipërisë do ta realizojmë. Humbja e Gurakuqit është një humbje shumë e madhe, një humbje e paharrueshme jo vetëm për Shqipërinë e pavarshme, por edhe për ata shqiptarë që patën fatin e zi të mbesin jashtë kufinit të Shqipnisë së sotme dhe që sado tue vuejtë nën grushtin e të huajve, interesohen për fatin e saj sa edhe ata që janë nën hijen e flamurit kombëtar”.

    Ndërkaq, deputeti Stavro Vinjau tha: “Gurakuqi mund të quhet Plutarku i Shqipërisë, u dinte dhëmbë e dhëmballë të gjithë shqiptarëve që kishin luajtur ndonjë rol në lëvizjen kombëtare”. /Tema/

    (Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar, 1912-2018”)

  • Ahmet Zherka, shqiptari që vrau rusin në Nju Jork se ia grisi flamurin Kuq e Zi

    Ahmet Zherka, shqiptari që vrau rusin në Nju Jork se ia grisi flamurin Kuq e Zi

    Momenti kur trimi dhe atdhetari i madh Ahmet Zherka e ‘qëndisi’ me shtatë plumba në ballë shkelësin e pështirë të flamurit kombëtar, në ato ditë gushti të 1975 mu në zemrën e Nju Jorkut, ne Manhatanin magjik, nuk do të harrohen kurrë.

    Ahmet Zherkën e kanë lindur Alpet shqiptare, aty ai u shoqërizua me shkreptimat gjëmëmëdha dhe rrufete tronditëse.

    Në shtëpinë e te parëve të vet dëgjoi këngët e trimërisë dhe bujarisë. Veçanërsisht i kishte bërë përshtypje dhe e kendonte shpesh këngën për “trimin e trimave” Gjergj Elez Alinë; i ishin skalitur fort në mendje veçanërisht vargjet:

    Pak pa mrrijtë, baloz, ti m’ke dredhue:

    M’ke lypë motrën para se mejdanin;

    M’ke lypë berret para se çobanin,

    E jam dredhë n’ket log për me t’kallxue,

    Se ne të parët nji kanu na kanë lanë:

    Armët me dhanë përpara e mandej gjanë!

    Pas burgosjes se të atit nga regjimi komunist në Shqipëri, familjarisht shpërngulet ne Ferizaj, në Kosovë. Pushtimi serb, ndjekja dhe persekupimi i shqiptarëve nga policia sekrete e Tito-Rankoviçit, shkelja e çdo te drejta njerëzore dhe kombëtare nga regjimi sllavo-komunist jugoslav, ngjallën tek i riu Ahmet Zherka ndjenjën e fuqishme të urrejtjes dhe nxiten veprimtari kundërshtimi “ndaj sllavëve të Karpateve”, siç i cilëson ata në shkrimet e veta, serbët pushtues. Ne shoqërinë e nxënësve te shkollës ai dallohej për guxim, deshirë të fortë për veprimtari konkrete ndaj policisë dhe oficerëve serbë. Një dite, ndersa luante futboll në nje fushë te vogël, degjon një britmë dhe zhurmë jo larg fushës, nuk ecën, por vërvitet drejt ngjarjes. Merr vesh se disa ushtarake serbë kishin nëpërkëmbur nje grua plakë shqiptare ne mënyrë vulgare; sulet ndaj tyre me grushta dhe shqelma, madje njerit prej tyre i shkul edhe një vesh.

    Në Ferizaj, ai vihet nën ndjekjen e policisë dhe sherbimit sekret serb për aktivitetitn e vet antiserb, prandaj detyrohet te arratiset dhe të strehohet në disa të njohur te shqiptarët e Malit të Zi. Po edhe ketu nuk e ndërpret veprimtarinë atdhetare. Vazhdon të ndiqet nga policia serbo-malazeze, prandaj largohet për në Itali… Qëndron pak muaj në një kamp për emigrantët dhe në maj të vitit 1968 vendoset familjarisht ne Amerikë.

    Në “Amerikën e bukur”, në vendin e demokracisë dhe të lirisë gjen shtratin e ngrohtë dhe më të mirë për jetesën dhe veprimtarinë atdhetare. Krahas punës së përditëshme, me orë edhe të zgjatura, që të mbante familjen, i kushtohet me te gjitha forcat e shpirtit dhe mendjes veprimtarisë atdhetare për Kosovën dhe Shqipërine. Mirrte pjesë në demonstrata, madje shpesh sillte edhe fëmijtë, se ahere, kujton ai, pak afroheshin në këto veprimtari. Bashkëpunon me kroatët kundër shtypjes dhe okupimit serbo-jugosllav. Po çdo ditë radhët me shqiptarë shtohesh më shumë.

    Familja e Ahmet Zherkësh ishte arratisur në Kosovë nga Bytyçi i Tropojës pas LDB. Ahmeti kishte mbaruar shkollën normale në Ferizaj (siç quhej atëherë shkolla e mesme, që kualifikonte mësuesit). Në Nju Jork ishte afirmuar si patriot trim, meqë i kishte ndodhur fatkeqësia që e kishte afirmuar. Ai kishte vrarë punëdhënësin e tij ruso-amerikan. Shkak kishte qenë vizita që i kishte bërë ai Ahmetit në zyrë të punës. Me atë rast punëdhënësi ruso-amerikan ia kishte grisur flamurin kombëtar shqiptar, të cilin Ahmeti e mbante mbi tavolinë të punës. Flamurin e kishte sharë mbi baza nacionaliste e shoviniste. I ofenduar rëndë, Ahmeti e vret. Dënimi kishte qenë i butë për shkak të motivit e rrethanave të vrasjes.

    Punonte, djersiste, shkruante dhe mirrte pjesë ne tubime atdhetarësh. Në qendrën e vet të punës kishte një ndarje ku xhvishte e vishte rrobat e punes, pushonte ose hante drekën. Aty mbante pak libra shqip, një fotografi të Skënderbeut dhe kishte varur një flamur kombëtar.

    Ishin kohë të vështira dhe njeriu duhej te vetëmbrohej, tërhoqi derën e “zyrës” dhe u ngjit ne katin e dyte, ku kishte zyrën Smithi. Trokiti në derë dhe hyri. Smithi me nje buzëqeshje nervoze e pyeti pse kishte ardhur. Ahmet Zherka i tha me nje ton te qetë dhe qartë: ”Kam ardhur, zoti Smith, që të zbatoj vullnetin e popullit tim, të mbroj nderin e flamurin e përdhunuar nga ju…!” Ndërsa Smithi u përpoq të fitonte kohë, Ahmeti, si njeri qe vinte nga zona e barutit, nxori naganten dhe me nje saktesi të plotë i zbrazi në ballë dhe në krahorin e majtë 6 plumba atij shkelësi arogant të flamurit kombëtar shqiptar.

    Doli në rrugë, u ul në një anë të saj dhe po pinte duahnin fundit në liri. Ndihej i qete, thelle në gjithë qenien e vet njerëzore, ndjente se ne rolin e ushtarit te thjeshte kishte plotësuar urdhërin e shenjte të Atdheut, te kombit vet.

    Zgjati dorën para një mikrobusi të policisë. Ne fillim ata nuk po kuptonin gjë. Po kur dy oficere u afruan. Ahmet Zherka, me ate anglishten e ngadalshme u tha: ”Unë kam…” Pambaruar pjesen e dyte të foljes. E puthi në grykë naganten e tij, dhe ua zgjati ate me gryke nga vetvetja oficerëve të policisë, që u ngurtësua para tij. U zgjati të dyja duart për ta lidhur dhe, si e hypen ne furgonin e tyre, e shpune ne stacionin e policisë.

    Më vonë në shënimet e vetë, oficeri i policise së Nju Jorkut, Skot M. shkruan se “Kam mbi 25 vjet ne shërbim… Kam pasur raste te ndryshme e tepër te vështira… Po ky rast është tepër i veçantë…”

    U bënë hetimet e para dhe u mësua motivi i ngjarjes nga vete i ndaluari. Ai, Ahmet Zherka, kujton Skot M. përsëriste vazhdimisht 4 fjalë: ”Soldier, fatherland, order, flag”, që më vonë u deshifruan qarte “Jam një ushtar i theshtë i atdheut tim dhe zbatova urdhërin e tij, që të mbroj edhe me jetën nderin e kombin, flamurin kombëtar!”

    Pas dite, vone, si kishin përfunduar hetimet e para, Ahmet Zherkës iu lejua te fliste në telefon me bashkëshorten e vet, Shpresën

    – Ahmeti: Shpresa, si janë fëmijtë ?

    – Ahmet, pse u vonove ? Kur do të vish ? Fëmijte të presin ! U dëgjua zëri plot ankth i Shpresës, që ende nuk dinte se çfarë kishte ndodhur.

    – Jo, jo Shpresë nuk do të vijë … Ndofta …Kurrë …Kujdes fëmijtë!.

    Dhe komunikimi telefonik ndërpreitet.

    Lajmi u përhap brenda ditës në shqiptarët e Nju Jorkut. Miq, të njohur vraponin tek njeri-tjetrin, donin te dinin hollësi, kerkonin veprim.

    U krijua një grup për të mbledhur fonde për gjyqin. Letra dhe telegrame iu drejtuan gjykatës së Nju Jorkut për lirim e me njehershëm të “njeriut të flamurit”.

    Pas disa muajsh hetimi filloi proçesi i gjykimit. Atë dite, kujton nje dëshmimtar i ngjarjes, me dhjetra e dhjetra shqiptarë, me plisa të bardhë në kokë, mbushën oborrin e gjykatës. Kishte edhe pankarta të tilla: “Të lirohet menjëherë! Ahmet Zherka mbrojti nderin kombëtar! Rroftë flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenare!”

    Gjyqi ne fazën e parë e dënoi me disa vjet heqje lirie. Por për qëndrimin e tij shembullor në kohën e dënimit dhe për cilësite e larta morale dhe qytetëruese ne mjediset e ndalimit, ky ndalim u kthye në një dënim me punë korrektuese.

    Ai u liriua pas pak kohe. U prit me nderim dhe u rrethua me respekt nga diaspora mbarë. Ai tashmë ishte bërë tribun i diasporës. Ahmet Zherka filloi të shkruante një faqe tjetër të re të veprimtarisë atdhetare. Shquhej në organizimin e demonstratave kundër pushtimit të egër serb në Kosovë, mirrte pjese me shkrime dhe debatonte për fatet e kombit të vet. Por kjo është një histori tjetër dhe e gjatë.

    Erdhi i ri, por me zjarrin e dashurisë për çështen kombëtare dhe me përvojën e një veprimtarie e përpjekjeve kundër dhunës serbe ne Kosovë. Erdhi si ushtar i thjeshte, por në një veprimtari dhe punë të gjatë atdhetare dhe me shkrime, por edhe me guximin e Çerçiz Topullit. të Avni Rushtemit, të Vasil Laçit, atentatorit te mbretit shkurtabiq të Italisë, Viktor Emanuel i III, me aktin e vet te gushtiut 1975, e bën tribun të lëvizjes atdhetare në Diasporë.

    I qetë, i heshtur si Alpet Shqiptare nga erdhi, i urtë dhe plot hijeshi në sjelljen e vet burrërrore, i thjeshtë dhe fjalë pak, por me shkreptima rrufesh në shikim e tij; ai nuk kërkoi as lavdi, as emër, as njohje, por ndërkaq Ahmet Zherka fitoi adhurimin, dashurinë dhe nderimin e gjithë shqiptarëve qe njohin e kudo që janë, ai meritoi emrin e bukur-simbol, “Njeriu i Flamurit.”/gazeta-shqip

  • Ahmet Selmani: Doruntina nuk e pret Konstandinin

    Ahmet Selmani: Doruntina nuk e pret Konstandinin

    (ose ardhja mbi krahët e një ylli të qeshur)TanimëDoruntina nuk e pret Kostandinintë ngrihet nga varrie të shkojë ta marrë me kalëajo brof vetë si një flutur prej hënedhe vjen mbi krahët e një ylli të qeshurme shpejtësi ereduke shkelur me këmbë gojëdhënëne duke e bërë pluhurqë ta shpërlajë shiu i kujtesëssë hidhur.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LIBRI ME POEZI I DONIKA DABISHEVCIT BOTOHET NË ÇEKI/ POEZITË FLASIN NË ESPERANTO

    Shtëpia botuese Kava Pech në Çeki, e specializuar në botimet e letërsisë botërore, përkthyer në esperanto, para disa ditësh ka nxjerrë nga shtypi librin me poezi “Mi venos kvazaŭ la morto” të poetes dhe studiueses Donika Dabishevci, ku përfshihen të gjitha poezitë e librit “Kam me ardhë si deka”.Poezitë e Dabishevcit u përkthyen nga esperantisti i njohur shqiptar, z. Bardhyl Selimi, dhe u botuan në kujdesin e botuesit Petr Chrdle.Recensentë të librit në esperantishte janë: Birgitta Anevik, Mikaelo Bronŝtejn, Jimmy Stryhn Meyer dhe Jozefo Horváth, ndërsa dizajnin e ka bërë Arber Murturi.

    Po i njëjti libër i Dabishevcit para një muaji u botua në gjuhën maqedonase. Kjo falë Shtëpisë Botuese Rezna, në krye me Hashim Baftiarin, në përkujdesjen e së cilës libri “Kam me ardhë si deka”, e Dabishevcit është botuar në Maqedoni. “Ke stasam kako smrtta” titullohet libri i përkthyer nga shkrimtari dhe studiuesi Ahmet Selmani, i cili po ashtu ka dhënë edhe një mendim kritik e analitik në parathënien e librit. Redaktore e librit është Marta Markoska, lektore Liljana Pandeva.,,

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Ngjarje e vitit 1912: Pse Ahmet Delia u kthye në gjysmë të rrugës, ja fjalët që ia tha Isa Boletinit…

    Ngjarje e vitit 1912: Pse Ahmet Delia u kthye në gjysmë të rrugës, ja fjalët që ia tha Isa Boletinit…

    Profesori universitar, Blerim Latifi, ka ndarë një histori nga viti 1912 në mes të dy luftëtarëve të shquar Isa Boletinit dhe Ahmet Delisë.

    Derisa Boletini është mirë i etabluar në historinë zyrtare të shqiptarëve, Delia është figurë që e ka shtrirjen shumë më të madhe në historinë popullore mes njerëzve se sa në librat e historisë.

    Figura e tij e jashtëzakonshme as nuk është studiuar thellë mjaftueshëm dhe as nuk është e shtrirë përkitazi me të bëmat.

    Një nga këto histori jo shumë të të dëgjuara e ka sjellur në llogarinë e tij në Facebook, Blerim Latifi.

    Kur kishte ardhur momenti i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Boletini e Delia ishin nisur bashkë për në Vlorë.

    Postimi i plotë në Facebook

    Një histori nga Drama e Madhe e Nëntorit 1912

    Pasi nuk ia kishte dalë të ndalonte serbët për të marrë Prishtinën, Isa Boletini me një pjesë të luftëtarëve të tij ishte tërhequr në drejtim të Vushtrrisë. Aty e kaluan lumin Sitnica dhe u nisën në drejtim të Prekazit për të kaluar natën në konakun e mikut të tij të vjetër, Ahmet Delisë. Luftëtarët e tjerë u shpërndanë nëpër katund, ndërsa Isa qëndroi me plakun e Prekazit.

    Tanë natën e kaluan duke folur për gjamën e madhe që kishte ra n’Kosovë, pushtimin serb.

    – Kam marrë habere se n’Shqypni asht t’ue u ba nji kuvend i madh e une duhna me kanë aty, – i tha Isa, Ahmet Delisë. – Po du qe ti me ardh shoq me mue!

    Kur zbardhi dita e re të dy burrat u vunë në krye të luftëtarëve dhe nisën udhëtimin e gjatë. Kur kaluan Përroin e Keq dhe u ngjitën në rrafshlartën e Qubrelit, u ndalën për të pushuar. Midis dy burrave nisi një bisedë e vështirë.

    – Duhet të kthehemi, Isa Beg! – i tha Ahmet Delia. – Qysh po shkojmë n’ Shqypni e gratë e thmitë po i lamë n’ dur t’shkaut.

    – Nuk mujm me qëndru ma shumë ktu; atje kena me u bashku e kur t’vjen pranvera kemi me liru tanë Kosovën, – ia ktheu Isa.

    Por Ahmet Delia nuk u bind.

    – Ty udha e mbarë e unë po kthehna; nuk m’bajnë kambët me shku manej! – ishin fjalët e fundit të tij para se të ndahej nga Isa Boletini. 

    Në fillim të dhjetorit Isa Boletini u shfaq në Vlorë, ku tanimë ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë, ndërsa pak ditë më vonë Ahmet Delia u vra në një betejë epike me një njësi paramilitare serbe, e cila e kishte sulmuar Prekazin për ta plaçkitur e dhunuar.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    INTERVISTA E ISA BOLETINIT: S’DORËZOHEMI KURRË, NUK I DORËZOJMË ARMËT!

  • Kur Ahmet Zogu kërkonte arsimimin e grave

    Kur Ahmet Zogu kërkonte arsimimin e grave

    “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 20 janarit 1929, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me udhëzimet e mbretit Ahmet Zogu për zbatimin e programit të ri qeveritar, të cilin, Aurenc Bebja, e ka sjellë për publikun shqiptar:

    Programi i qeverisë shqiptare

    Tiranë, 29 Janar. Zyra e shtypit shqiptar publikon informacionin e mëposhtëm :

    “Në transmetimin e dekretit që emëron ministrat e rinj tek Presidenti i Këshillit (Koço Kota), Mbreti dërgoi një letër në të cilën përcakton udhëzimet e përgjithshme për zbatimin e programit qeveritar. Pikat kryesore të programit të mëparshëm të kabinetit mbeten në përmbajtjen e programit të ri.

    Zyrtarët e paaftë do të zëvendësohen me ata kompetentë. Këta duhet të jenë shërbëtorët e popullit sovran.

    Kompanitë e huaja që dëshirojnë të punojnë në Shqipëri do të gjejnë lehtësitë e nevojshme.

    Kodi Civil së shpejti do të hyjë në zbatim.

    Një kod tregtar (komercial) është në përgatitje e sipër. Ministria e Arsimit Publik do të dërgojë studentë jashtë vendit.

    Universiteti do të duhet të merret me arsimimin e grave.

    Në një vend aq pjellor sa Shqipëria, nuk duhet të jetë e nevojshme të blihet bukë jashtë vendit, kështu që reforma agrare nuk mund të vonohet.

    Do të ndërtohen kanalet e ujitjes.

    Taksa doganore për makineri do të ulet.

    Populli që paguan taksat pret nga ekzekutimi i punëve publike një shpërblim për sakrificat e tij. Të gjithë shqiptarët do të kuptojnë se, interesi i kombit vjen së pari. (Havas).”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    A E DINI SA ISHTE I PASUR AHMET ZOGU?

  • “Kryeministër, m’i kthe lekët që më ke borxh, jam ngushtë!”, kur Marubi i shkruante Zogut

    “Kryeministër, m’i kthe lekët që më ke borxh, jam ngushtë!”, kur Marubi i shkruante Zogut

    Në vitin 1928, Kel Marubi, një ndër më të famshmit e dinastisë Marubi, ishte edhe fotograf zyrtar i Oborrit Mbretëror.

    Kel Marubi ka fiksuar momentet të rëndësishme historike për Shqipërinë e asaj kohe e drejtuar nga Ahmet Zogolli, si kryeministër i vendit.

    Një dokument nga Arkiva e Shtetit, sjell detaje mjaft interesante të raporteve të tij me kryeministrin Ahmet Zogu. Në momentet kur Marubi po përpiqej të garantonte shkollimin e birit të tij, Geg Marubi.

    Vinte nga një udhëtim në Paris, atje ku po shkollohej djali i tij dhe vendos menjëherë t’i shkruaj kryeministrit.

    Ministria e Arsimit nuk kishte dërguar të hollat për studentët shqiptarë në Paris. Dhe Kel Marubi ishte detyruar të garantonte vetë të ardhurat për të birin, Gegën.

    Me t’u kthyer nga Parisi, ai kërkoi nga kryeministri pagën që i takonte si fotograf. Pasi siç shkruan ai, kishte mbetur “keq e më keq”, pasi të gjithë të ardhurat i kishte lënë te djali në Paris.

    Letra e Marubit drejtuar Ahmet Zogut

    Shkoder 11-XII-1923

    Shkëlqesi!

    Me ket shkres po vi me Ju lypë të falun për guzim qi po marrë me ju dërgue kët shkres, por nevoja madhe me ban qi të Ju besdisi Zotnin t’Uej.

    Udha Parigjit më bani të harxhoj shum të holla tuj lanë djalit disa pare për me mujtë me jetue, shkaku se Ministria Aresimit s’i kishte pasë dergue borset për xansa të Parigjit në mos tjeter kështu me tha me goj të vetë Z. Dhemil Dino. Kështu Ju lutemi Zotnis t’Uej të keni mirësinë, por në kjoft qi Ju vjen për kollaj mem dërgue llogarinë e fotografive, e cilla përbahet prej Korona 686.

    Më fal Zoti Kryeministër për besdi qi jam tu Ju dhanun, por besa Zotit gjindemi gushtë e gushtë fort. Rri përherë shërbtori i Zotnis t’Uej.

    Kel Marubi

    Fotograf

    —————–

    Lexo edhe:

    Media italiane shkruan për ekspozitën e mjeshtrit Rraboshta që u hap te “Marubi”

    ObserverKult

  • Skandal – Truprojat e pronarit të BKT dhunojnë për vdekje punëtorin që kërkonte rrogën

    Skandal – Truprojat e pronarit të BKT dhunojnë për vdekje punëtorin që kërkonte rrogën

    Turqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë që përfshin kompaninë e njohur Çalık Holding, në pronësi të biznesmenit Ahmet Çalık, i cili zotëron edhe Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) në Shqipëri.
    Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar në Stamboll, kur Erol Egrek, 49 vjeç, një ish-punonjës i një prej minierave të Çalık Group, shkoi përpara zyrave të kompanisë për të kërkuar pagesat që i takonin. Sipas raportimeve, ai kishte fituar gjyqin për të marrë pagat e prapambetura, por kompania kishte refuzuar të zbatojë vendimin.

    Protesta e tij përshkallëzoi kur Egrek hodhi një vazo me lule drejt ndërtesës dhe më pas i drejtoi pistoletën vetes në shenjë kërcënimi për vetëvrasje. Por në atë moment, rojet e sigurisë ndërhynë dhunshëm, duke e rrahur brutalisht. Egrek u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
    Fillimisht Çalık Holding mohoi çdo përgjegjësi për rrahjen fatale, por më pas vajza e viktimës publikoi pamjet filmike, ku duken truprojat duke goditur babain e saj.

    “U bëj thirrje të gjithë atyre që kanë ndërgjegje. Mos lejoni që të harrohet.” – shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shpërndarë videon tronditëse që ndezi reagime të forta.
    Ngjarja ka shkaktuar protesta të shumta nga kolegët e Egrek, të cilët janë mbledhur në mënyrë masive para zyrave të Çalık Holding. Ata kanë akuzuar drejtpërdrejt Ahmet Çalık si përgjegjësin kryesor për ngjarjen tragjike.
    “Ej, Ahmet Çalık, edhe sa të tjerë nga ne duhet të vdesin që të na japësh të drejtat tona?!” – thërrisnin në kor punonjësit.

    Grupi Çalık, që zotëron biznese të shumta në rajon, përfshirë edhe bankën më të madhe në Shqipëri BKT, ndodhet aktualisht nën presion të lartë publik dhe ligjor, ndërsa hetimet mbi vdekjen e Egrek po vazhdojnë.

  • Ministri Hoxha për librin e Ahmet Prençit: Pa polici dhe pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet

    Ministri Hoxha për librin e Ahmet Prençit: Pa polici dhe pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet

    Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë këtë të enjte në promovimin e librit “Në emër të gjakut” të Ahmet Prençit. Në fjalën e tij, ministri tha se ky libër vjen si rrëfim i fuqishëm për një nga vitet më të errëta të historisë sonë jo të largët, 1997-ën.
    ”Një vit ku shteti u drodh deri në palcë, por nuk u rrëzua edhe falë burrave e grave me uniformë që zgjodhën të qëndrojnë. Ky libër nuk është vetëm letërsi. Është një testament i jetuar, kujtesë për ata që ranë në krye të detyrës dhe për ata që mbijetuan me plagë në shpirt e në trup”, tha ai.

    Sipas Hoxhës, Ahmet Prençi nuk shkruan si spektator, por si dëshmitar dhe pjesëmarrës në atë kohë të vështirë. ”Ai i jep zë një brezi që mbajti mbi supe barrën e kaosit, të dhimbjes dhe të sakrificës. Në çdo faqe, ndjeshmëria njerëzore ndërthuret me mësimin institucional, pa Polici profesionale, pa institucione të forta, pa kujtesë kolektive, historia mund të përsëritet. Dhe askush prej nesh nuk do të dëshironte më një vit si ai”, pohoi Hoxha.

  • Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë!

    Imami Ahmet Kalaja, nën akuzë për pengim të drejtësisë!

    Prokuroria e Tiranës ka çuar për gjykim dosjen ndaj imamit të njohur Ahmet Kalaja, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, një vepër që parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg.
    Kalaja, i cili drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, akuzohet se ka penguar hetuesit gjatë një operacioni të drejtorisë së antiterrorit në vitin 2022, duke refuzuar të dorëzojë pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e xhamisë.
    Hetimet kishin të bënin me persona që dyshohej se shpërndanin fletushka me përmbajtje që nxisnin urrejtjen dhe përçarjen mes besimtarëve, shkruan euronews.
    Kalaja mohoi akuzat, duke e quajtur çështjen një “keqkuptim” dhe duke theksuar se ka qenë bashkëpunues me autoritetet në çdo hap të procesit.
    Ahmet Kalaja gëzon reputacion të lartë në komunitetin mysliman shqiptar, me një prani të madhe në rrjetet sociale, ku ndiqet nga qindra mijëra ndjekës.

  • Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

    Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

    Nga Aurenc Bebja
    Gazeta letoneze “Nasze życie” ka botuar, të dielën 23 korrikut 1939, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth qëndrimit të familjes mbretërore shqiptare në Riga.
    Qëndrimi i Ahmet Zogut në Riga

    Ish-mbreti shqiptar Ahmet Zogu me gruan e tij në rrugët e Kemerit. — Burimi : Nasze życie, e diel, 23 korrik 1939, faqe n°9

    Burimi : Nasze życie, e diel, 23 korrik 1939, faqe n°3
    Nga data 13 deri më 17 korrik, ish-mbreti shqiptar Ahmet Zogu qëndroi në Riga me gruan, djalin 3 muajsh dhe katër motrat. Suita e ish-mbretit përbëhet nga rreth një duzinë njerëzish. Zogu mbërriti në Riga nga Varshava dhe prej andej u nis me anije për në Suedi.

    Gjatë qëndrimit në Riga, Zogu ka qëndruar në Hotel Shën Petersburg. Të ftuarit kaluan kohën e tyre duke vizituar dhe duke bërë pazar. Të premten Zogu dhe bashkëshortja e tij kanë vizituar Kemerin, ndërsa të shtunën Pallatin e Shtypit në Sigulda. Të dielën në mëngjes, ish-mbreti vendosi një kurorë në Bratne Mogiła, ndërsa mbretëresha mori pjesë në meshën në Kishën e Zojës së Dhimbjeve. Pasditja iu kushtua vizitës në Muzeun Historik Komunal.
    Në një intervistë për shtypin, ish-mbreti ndër të tjera deklaroi se do të vazhdojë të punojë për pavarësinë e vendit të tij. Popullsia e Rigës tregoi vazhdimisht simpatinë e saj për ish-monarkun.

    Ish mbretëresha Geraldinë dhe ish-mbreti Ahmet Zogu në stacionin e trenit të Rigës. — Burimi : Daugavas Vēstnesis, 14 korrik 1939.

    Ish-Mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu me ish-Mbretëreshën Geraldinë në stacionin e Rigës. Ish-Mbreti përshëndet mysafirët e shumtë. — Burimi : Jaunākās Ziņas, e premte, 14 korrik 1939, f.3

    Ish-mbreti me familjen dhe shoqëruesit e tij largohet nga stacioni i Rigës. — Burimi : Jaunākās Ziņas, e premte, 14 korrik 1939, f.3

    Ish-mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu dhe ish-Mbretëresha Geraldinë largohen nga hoteli “Kemeri”. Te porta ishin motrat e mbretit, princeshat. — Burimi : Atpūta, 21 korrik 1939, faqe n°13

    Ish-mbreti shqiptar Ahmet Zogu dhe mbretëresha Geraldinë. — Burimi : Pašvaldību Darbinieks, Korrik 1939

    Ish-Mbreti i Shqipërisë, Zogu, vendos një kurorë me lule në Varrezat e Vëllezërve. — Burimi : Jaunākās Ziņas, e hënë, 17 korrik 1939, f.10