Tag: ahmet

  • Teksti i plotë i Marrëveshjes ndërmjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiq

    Teksti i plotë i Marrëveshjes ndërmjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit serb, Nikolla Pashiq

    Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiq (marrëveshje e nënshkruar në vitin 1924 në këmbim të ndihmës që serbët i dhanë Zogut për t’u rikthyer në Shqipëri duke luftuar qeverinë e Fan Nolit).

    “1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

    2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.

    3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

    4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

    5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

    6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

    7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

    8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

    9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

    10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

    11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

    12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

    13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

    14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

    15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

    16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)

    (Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924)

    Vasel Gilaj

  • Jeta e Ahmet Selacit, histori nderi dhe krenarie kombëtare

    Jeta e Ahmet Selacit, histori nderi dhe krenarie kombëtare

    Shkruan: Kadri Ujkaj, studiues

    Kur njihesh me librin”Ahmet Selaci-komandant i divizioni “Ibri”i ushtrisë nacionaldemokrate të “Besës kombëtare” i autorit kosovar Asllan Istrefi, i cili hapet me thënien e poetit tonë të shquar, Dritëro Agollit”Nderi i Kombit”:”Në sofrën e shtruar të historisë presin të marrin lugë të gjithë.

    Vështrojnë thelat d he duan të hanë kurrnacë, grykës, batakçinjë, pelivanë.Po historia u jep nga një kafe në këmbë dhe thotë e përmbajtur diçka nëpër dhëmbë

    ”Na falni, se presim në sofër të vijnë ata që bëjnë vërtet historinë!”- thënie që vjen si okelio e këtij libri, interesant për nga mesazhi që sjell në konfirmim të një kontributi historik, të shkëlqyer si ai i selacëve të Shalës së Bajgorës-Mitrovicë, bindesh se fisi i Islamëve qe njëri nga fiset më të përkushtuar ndaj çështjes sonë kombëtare duke sakrifikuar gjithçka në emër të zgjidhjes së saj me dinjitet.Duke shfletuar faqet e këtij libri kushtuar jetës së lavdishme të 4 breznive të Islamëve të Selacit, ndjen brenda vetes stuhinë e shpirtit të një populli të martirizuar, që nuk guxonte të gëzonte as të drejtat më elementare në pjesën e vet të diellit, sikur skllavërohej , apo mund të vritej në format më makabre, nën pushtetin monarkik , apo sllavokomunist jugosllav deri në nivelet më poshtëruese të skllavërimit mesjetar gjatë një shekulli të tërë.

    Përmes këtij libri autori arrin të plotësojë, me dinjitet studiuesi , atë faqe të diskutueshme të historisë sonë kombëtare, ndryshe të nacionalizmit shqiptar, i inicuar me lëvizjet kaçake në Kosovë apo çetat patriotike në Shqipëri, deri në struktura ushtarake, nga më kompaktet , në kuadrin e Lëvizjes së Rezistencës, siç qe edhe divizioni “Ibri” i ushtrisë nacionaldemokratike të “Besës kombëtare” me komandant Ahmet Selacin.Në këtë vështrim, me shumë të drejtë, mund pohojmë se Asllan Istrefi, ish-ushtari i UÇK-ës së lavdishme, na e sjell në vemendje dhe evidentim, si një vlerë kombëtare e shtuar, ndryshe si një monument i vërtet lirie, i ndritur, jo vetëm për Ahmet Selacin, por dhe për gjithë gjakun e selacëve, sidomos kushërinjtë e tij, krahas Boletinëve, me të cilët gjithmonë u gjendën bashkë, përballë rrezikut , në emër të jetës së Selacit, Mitrovicës dhe Kosovës së lirë sa nga pushtuesi osman,sa nga thundra çetnike serbe dhe ajo sllavokomuniste .

    A nuk do të ishin familjet më të njohura që ia shtuan nderin dhe namin Selacit, Shalës së Bajgorës, Kosovës skaj më skaj dhe trojeve shqiptare , që nga Durrësi e deri në Mërdar, familjet e Ahmet, Mehmet, Rizah, Ajet dhe Imer Selacit?!?.Kjo, aspak rastësisht: “Burrat e Selacit që nga viti 1455, kur dihet për të historikisht dhe deri në shekullin XX ishin ballorë në luftën e shenjtë për të mbrojtur veten dhe trojet stërgjyshore. Selaci ishte dhe mbeti fidanishte e trimave që luajtën çarkun e pushkës në të gjitha periudhat historike, kur atdheu ishte në rrezik”, – nënvizon autori i librit, zoti Istrefi. A nuk qe kulla e Mahmut e Rexhep Selacit, po aq Kulla e Boletinëve, siç ishte Kulla e Boletinëve po aq edhe kulla e Mahmut dhe Rexhep Selacit , dy vatra të përhershme të rigonicionit për të mbrojtur deri në pikën e fundit të gjakut gjeografinë e trojeve shqiptare, sa herë që ato sulmoheshin nga taborret turke? Dhe po në të njëjtën kullë tri dekada më vonë Ahmeti, Mehmeti, Ajeti dhe Rezahu do të hartonin të njëjtat rigonicione luftarake, si kundërpërgjigje, deri me jetë, ndaj shkjaut të pabesë.

    Kurt Selaci, daja i Azem Bejtës, do të nderohej si komitë me famë i Lëvizjes Kaçake dhe po ashtu si përkrahës i Komitetit Kombëtar për Çlirimin e Kosovës.A mund të harrohen komitët tjerë, trima si: Naf, Ahmet e Isuf Selaci, të shpërngulur nga Samadrxha në Fier të Shqipërisë, Zukë, Halil, Rrahman e Shaban Selaci, kaçakë të njohur në rrethin e Vushtrisë? Emrat e trimave selacas si: Feriz Selmani, Qazim

    Zejnullahu , Sali Smajli dhe Fazli Behrami do t’ i gjejmë në regjistrat sllavokomunist për likuidim fizik të vitit 1946.Ndërkaq Ahmet Selaci, Imer Selaci, Mehmet Selaci, Rizah Selaci dhe Ajet Selaci ishin të planifikuar të likuidohen, t’u grabitej prona dhe t’u shfaroseshin familjet shkruan me shumë dhimbje dhe admirim autori.

    Po kështu Mahmut dhe Rexhep Selacin, të regjistruar si kaçakë në regjistrat e komunës së Buçanit dhe Soçanicës do t’i njohim edhe si shoqërues të Isa Boletinit, në ditën e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, sikurse do të jenë në rrethin e tij të ngushtë edhe në Gardën Kombëtare. Gjithmonë pranë Boletinit deri ditën e fundit të jetës, ku vriten nga çetnikët malazezë në vitin 1916, ashtu si Sejdi Selaci dhe Isa Boletini do të plagoseshin, krah njëri- tjetrit, në mbrojtjen e Kullës së Boletinëve.

    . Kur regjimi gjakatar sllavokomunist i vlerësonte si njerëz të egjër dhe pa dinjitet civil kosovarët, ishte shpirti human, orientimi civil, fryma e dashurisë për vendin dhe njerëzit, kultura civile, që do të afirmonin selacasit si dashnorë me dinjitet civil të jetës. Ishte shembulli i shkëlqyer i solidariteti total , ai që do të shquante autoritetin dhe veprën e tribunit popullor Ahmet Selacit si kryetar i komunës së Shalës së Bajgorës.

    Gjithherë, i rrethuar nga kujdesi dhe mbështetja e familjes dhe e gjakut të tij, kushërinjëve: Mahmutit, Rexhepit, Rezahut, Imerit, Ajetit, trima dhe fisnik brilantë, solidarizues të motivuar prej shembullit të shkëlqyer të tij do të ushqenin tek Ahmet Selaci patriotizmin e pashoq, zhvillimin me shumë përgjegjësi të obligimeve institucionale dhe inspirimet nga më fisnike, në emër të përparimit të jetës së selacasve, të shaljanëve, të mbarë Kosovës dhe Shqipërisë, që i deshi aq shumë. Sentencën e kësaj sakrifice solemne, e këtij impenjimi maksimal, në përmasa të jashtëzakonshme, e shpreh me gjuhën e shpirtit 85 vjeçarja Nurije Sadiku, ish-gruaja e dytë e Ahmetit:

    ” Eh, kemi parë kiametin me sy.Serbët kurrë s’na lanë t’I çelim sytë.Nuk ua ditëm lezetin as dasmave e lindjeve, por as lotit e dhimbjeve”. Nëse në rastin kosovar personalitete të nacionalizmit si Ahmet Selaci, Imer Selaci, Mahmut dhe Rizah Selaci ofrohen si figura dinjitoze, të kompletuara , që me një qëndresë historike sa në zhvillimin e përgjegjësive në frymën e atdhetarizmit në çdo cep të Kosovës, filluar nga Trepça, e pasurive nëntokësore, po aq edhe laboratori makabër, ku u manifestua ndaj shqiptarëve gjithë barabaria serbo-kroato-sllovene dhe sllavokomuniste gjatë mbi një shekulli, sikur edhe rezistenca e matur, protestat dinjitoze të mirëorganizuara nga kombinimi i shkëlqyer i veprimit civil, sindikalisto-politik, në emër të Çështjes Kombëtare nga brezni kosovarësh, për hir të së vërtetës historike duhet pohuar që nacionalizmi shqiptar , edhe pse krejt i ndryshëm nga ai evropian, nuk i shpëtoi dot strategjisë mashtruese të nazifashizmit , ndryshe kolaboracionizmit tragjik, duke pranuar bashkëpunimin me pushtuesin nazifashist në emër të pushtetit vetiak të ditës, apo atij partiak, të së nesërmes.

    Madje, duke mos pranuar të rrjeshtohet me dinjitet, në koalicionin progresist botëror, jo pse e kërkonte Kominterni, po, sepse e kërkonin shtetet më demokratike të globit si: SHBA dhe Britani e Madhe etj. të cilat kurrsesi nuk pranonin kufinjtë kombëtarë, që ofronte nazifashizmi, ata i lejuan vetes edhe akte si Masakra e 4 Shkurtit 1944,në Tiranë, si suport i okupatorit nazifashist, çka sot dëshmohet qartë në arkivat gjermane( AQFA, Fondi : Komanda gjermane, viti 1944, D. 2, Fq.115)Ndërsa duke u arratisur nga Shqipëria së bashku me pushtuesit e mundur me Çlirimin e vendit, ata morën mbi vete përgjegjësinë historike të lënies së gjithë pushtetit politik PKSH, ndryshe përgjegjësinë e vendosjes së modelit famëkeq të komunizmit rus, në Shqipërinë e raskapitur nga lufta, për afro gjysmë shekulli, shprehet nipi i A.Frashërit, akademiku shqiptar, historiani i shquar, Prof.Dr.Kristo Frashëri”Nderi i kombit”(Historia e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri dhe Themelimit të PKSH-ës”, fq.273)

    Të nderuar vellezër dhe motra të Selacit, të Mitrovicës dhe mbarë Kosovës !

    Duke lexuar gjithë kursin çnjerëzor serbosllav, monarkik apo sllavokomunist , gjatë më shumë se një shekulli, mjafton t’i referohesh vetëm tri prej masakrave nga më të përbindshmet si : Masakra 7 ditore e 11 prillit 1941 nga dora gjakatare e Voja Kaliçaninit, ajo e Bihorit, më 5-6 janar 1943, sikurse edhe ajo e Tivarit, mars 1945, vepër e Millovan Gjilasit, sipas Dr.Hakif Bajramit,( “Mos ia kthe pushkën vedit dhe kombit tënd, o Uran Butka”, gaz.“Telegraf”, më 15.04.2013) që të bindesh, se pse nacionalistët në Kosovë “kishin të drejtë” që t’i prisnin si shpëtimtarë pushtuesit nazistë në prill 1941.

    Më falni , të citoj dy nga këto dëshmi historike, krahas të vërtetës kriminale për Masakrën e Tivarit, tri nga aktet faktografikë, me interes studimi, nga më dinjitozët, si rishikim dhe pasurim i mëtejshëm i historisë sonë kombëtare, në faqet e librit në fjalë. Citoj:

    “Lufta e prillit 1941 nxorri në shesh tërë pezmin e serbëve ndaj shqiptarëve.Në Mitrovicë mbretëronte kaosi i vërtetë.Serbët i vrisnin kudo që i hasnin shqiptarët. Më 11 prill 1941 u vra edhe deputeti i dikurshëm, Sherif Voca. Më 11 prill Voja Kaliçanini kishte urdhëruar të vriten shqiptarët prej moshës 17-7O vjeç. Si i nxori nga kazermat, të gjithë shqiptarët i shpuri në breg të lumit Stinica dhe i pushkatoi. Masakrimi i popullatës shqiptare ndodhi në të gjitha qendrat e Kosovës dhe zgjati 7 ditë”.

    ”Njëra ndër masakrat më të trishtueshme ishte Masakra e Bihorit më 5-6 janar 1943.Më shumë se 4000 çetnikë, të prirë ose të urdhëruar prej Vojvodës Pavle Gjurishiqit dogjën 1763 shtëpi, vranë 590 burra, therën 180 sish, vranë 340 gra, therën 285 sosh, therën 701 fëmijë, kurse dogjën 705 sish. Nga të ftohtit vdiqën 103 vetë, u plagosën 359 burra dhe 275 gra, ndërsa u morën rob 251 gra e vajza, sikurse 16000 banorë i detyruan të lënë shtëpitë e tyre. Kishte shumë të drejtë Ish-presidenti amerikan Xheferson , dy shekuj më parë, kur duke iu referuar Luftës Civile 20 vjeçare në Amerike do të shprehej për forcat ndërluftuese: “ Të gjithë pjesëmarrësit e asaj lufte 20 vjeçare duhen vlerësuar, sepse secili po luftonte për Amerikën sipas vizionit të vet”( Fadil Kraja”Mjeshtër i Madh”, TV-Shkodra, janar 2015).

    Kjo nuk do të thotë që, ne të gjithë, sikurse gjithë bota demokratike nuk duhet të dënojmë krahas komunizmit edhe nazifashizmin, si dy totalitarizma, katastrofë për njerëzimin,

    Ajo që dua të theksoj është që, ne, shqiptarët, duhet ta kemi krejt të qartë që Bashkimi ynë me Evropën, aq më pak Bashkimi Kombëtar, amaneti i nacionalizmit shqiptar, Shqipëria Etnike,nuk mund të arrihen, kurrsesi, pa bashkimin tonë shpirtëror si komb , prandaj kërkohet të distancohemi përfundimisht nga përplasjet tragjike brenda vetes. Mjaft me vrasjet, ngujimet, përbuzjet apo përndjekjet politike. Monografi i pasionuar i fisit të Islamëve, filluar me monografinë kushtuar Rezah Selacit, promovuar 7 vite më parë, konstaton me shumë sinqeritet, respekt dhe dhimbje, në funksion të një rishikimi profesional të historisë sonë kombëtare, ndryshe në funksion të një komunikimi fisnik, civil, bashkëkohor, demokratik, mes vedi:

    ”Shpifen e çka nuk shpifen sllavokomunistët për Ahmet Selacin dhe idhtarët e tij. I quajtën pari kriminale, banditë, bashibozukë, lahutarë e çfarë jo tjetër.Kjo gjuhë komunikimi sot , jo vetëm është

    anakronike për kohën që jetojmë, por faktet tregojnë se Ahmet Selacit , këtij tribuni popullor, si shumë nacionalistëve të ndershëm, halë në sy për OZN-ën jugosllave, koha i dha të drejtë, ai arriti të triumfoi mbi rrethanat duke u bërë mal në sytë e popullit të tij”.

    Lidhur me këto, që sapo thashë, dua të nënvizoj : Sot jetojmë në Epokën e Pashistorisë, që do të thotë se iku koha e fronteve, koha e përplasjeve mes vedi, pra nuk duhet të biem kurrsesi pre’ e lojës me historinë: ”Komunisti apo ballisti, partizani apo nacionalisti, heroi apo kuislingu”. Në Epokën e Integrimit dhe të Shoqërisë së Hapur historia shijohet vetëm si turizëm historik. Historinë dje e bënin heronjtë, posthistorinë sot e ndërtojmë secili. Fatmirësisht ky është edhe kodi i komunikimit me vetveten dhe mjedisin shoqëror, i njërit prej trashëgimtarëve më fisnikë të selacëve të Shalës së Bajgorës, i trajtuar me aq respekt në këtë libër, sponsorizuesi i botimit dhe i promovimit të këtij libri, i dyti pas atij kushtuar Rezahut dhe promovuar 7 vite më parë, zoti Bejtush Selaci, djali I Rezahut.

    Duke manifestuar zotësinë, urtësinë, orientimin pragmatist, por edhe atë human si sponsorizues, i nderuari Bejtush Selaci ka arritur të ndërtojë, jo si qaraman, por me dinjitet jetën e vet si qytetar dhe familjar, si bisnesmen bashkëkohor dhe patriot iluminist, duke u lënë brezave që vinë , të promovuar, një pasuri serioze si kontributi i shkëlqyer historik i 4 brezave të fisit Islamëve, që falen gjithçka, në emër të kombit, apo siç shprehej aq madhërisht Rezahu:

    ”Gjakun Kosovës, jetën Shqipërisë”.Ne shqiptaret që ende nuk e kemi zgjidhur çështjen tonë kombëtare, nuk na lejohet të injorojmë amanetin e nacionalistëve të vërtetë, sepse “Trepça” për të cilën u investua aq shumë Ahmet Selaci, i mbështetur kurdoherë nga kushërinjtë e tij Rezahu, Mahmuti, Rexhepi, Ajeti , Imeri etj.sikur edhe nga nënat dhe motrat selaciane, që derdhën aq lotë gjaku, lot shpirti kur i masakruan , akoma s’ka gjumë…

    Kosovarët po ikin nga Kosova, sepse “Trepça” , e njohur botërisht si Kombinati i Trepçes, edhe pse ndodhet në tokën e Kosovës, vazhdon të mos qeveriset nga shqiptarët, ndryshe nuk ka shpëtuar ende prej lakmive të vjetra… Kujtoni! Jo rastësisht, më 24 qershor 1999 francezët, njëri nga investitorët e huaj në Mitrovicë, pasi zbritën nga ajri, do të ishin të parët që do të ngrinin barrikadat e para mbi Urën e Ibrit, ndërsa rusët zbritnin në Prishtinë me qëllim që serbët të mos humbnin shpresat e një përspektive optimiste!

    Mos harroni vëllezër dhe motra kosovare: “Kali i Trojës” sot vërtet nuk e ka veshjen prej druri, por asgjë s’ka ndryshuar në thelbin e tij. Shqiptarët e Kosovës nuk duhet t’ia lejojnë vetes që, “Bashkim-Vëllazërimin” hipokrit të së djeshmes, ta zëvëndësojnë me Entuziazmin modern, mashtrues, të Perandorisë së Tregut, aq më tepër kur edhe sot: ”ka një doktrinë në Ballkan, që titullohet “Dëbimi i shqiptarëve”, një draft të vitit 1938, shkruar prej akademikut serb, Vaso Çubrilloviçit,” i cili kërkon dëbimin e shqiptarëve prej gadishullit.

    Një projekt kriminal , që nuk di të jetë dënuar në Jugosllavi, as ish-Jugosllavi, – thekson akademiku ynë I.Kadare”Nderi i Kombit”,- vënien e të cilit në jetë në vitin 1999 e pa gjithë bota’(”Mosmarrëveshja- raporti i shqiptarëve me vetveten”, fq.77). Megjithatë s’duhet harruar as ana tjetër e madaljes: Atdheun e dua sa të më dojë ai mua. Ky është vizion i njeriut modern, aq më shumë kur premtimet elektorale mbeten në fasadë sikurse shifrat tejet shqetësuese të papunësisë dhe të varfërisë në Kosovë njohin vetëm dhe vetëm rritje. Në këtë kontekst duhet të jemi të tej ndërgjegjësuar se pa dashur vetveten nuk të do askush në këtë dreq bote. Mjerë ai popull që harron historinë, dhimbjet dhe sakrificat për një jetë në liri, ku shkëlqyen figura të tilla heroike si: Ahmet Selaci, komandanti i divizionit”Ibri” i ushtrisë nacionaldemokrate shqiptare të “Besës Kombëtare”, që do të sakrifikonte gjithë jetën me idealin e shenjtë: “Shqipëria Natyrore e shqiptarëve”. Mjerë ai popull që, i dehur nga entuziazmi modern, vijon të mos i gëzohet vetvetes, tokës amë, por Dyerve të Botës! Duke përfunduar dua të uroj autorin e librit z. Asllan Istrefi, të vijojë me monografitë e fisit të islamëve, bij të shquar të kombit tonë. Po ashtu, personalisht, kam kënaqësinë të përulem me respekt para z.Bejtush Selaci, patriotit iluminist, djalit të Rezah Selacit, që me sponsorizimin e vet shembullor ka vendosur t’u lërë pasardhësve të selacasve legjendarë dhe kombit të vet, veprën e tyre historike, veprën e një gjaku që do të ndrijë ndër shekuj, historinë e Ahmet Selacit, histori nderi dhe krenarie kombëtare .

    * Kadri Ujkaj, studiues,

    Koplik, më 17 shkurt 2015

  • “Marrëveshja e fshehtë e Zogut me Greqinë për të rrëzuar Nolin”

    “Marrëveshja e fshehtë e Zogut me Greqinë për të rrëzuar Nolin”

    “Kisha Ortodokse Shqiptare, një histori politike 1878-1937”, libri i botuar nga UET, me autor Ardit Bido dhe parathënie nga Ferid Duka, zbardh detaje historike mes të tjerash edhe nga pakti me grekët, në këmbim të mbështetjes për Zogun me synim rrëzimin e Fan Nolit.

    Anetaret e qeverise ne 1922, mes tyre Fan Noli dhe Ahmet Zogu

    Ahmet Zogu kishte arritur disa marrëveshje, përpara se të mbërrinte në Shqipëri. Ai kërkoi mbështetjen e fqinjëve nga Beogradi, ku qëndronte. Trupat besnike nevojitej të hynin nga Jugosllavia ose nga Greqia, dy vendet që kishin kufij tokësorë me Shqipërinë, për të hedhur poshtë qeverinë e Mitropolit Theofanit.

    Kështu, Zogu arriti në marrëveshje me Jugosllavinë, në shkëmbim të disa lëshimeve që Shqipëria do t’i bënte në të ardhmen. Disa studiues shprehen se kjo marrëveshje detyronte Shqipërinë të lëshonte pe edhe në çështjen kishtare. Sipas tyre, Ahmet Zogu kishte pranuar vendosjen e Kishës në Shqipëri nën drejtimin e Patriarkut serb. Gjithsesi, marrëveshja e gushtit 1924 përqendrohej në lëshime tokësore dhe çështja kishtare prekej vetëm tërthorazi në nenin 11. Kjo marrëveshje përshpejtoi përgatitjet e Zogut.

    Mirëpo, mbështetja greke ishte e domosdoshme, jo vetëm që trupat ushtarake të hynin nga Jugu për të asgjësuar çdo qëndresë të qeverisë së Nolit, por edhe thjesht për të shmangur ndërhyrje greke përgjatë paqëndrueshmërisë politike. Ambasada Greke në Beograd vendosi në lëvizje Mihal Kason. Ai ishte deputet i Gjirokastrës, besnik i Zogut, i ikur së bashku me shumicën kuvendore, kur trupat noliste erdhën në pushtet. Kaso i radhiti Zogut kushtet e ndihmës greke më 3 shtator 1924.

    Kushti i parë ishte që të krishterët që jetonin në Shqipëri të kishin të drejta të barabarta dhe të mos trysnoheshin. Pala greke synonte të merrte në mbrojtje ortodoksët në Shqipëri, ashtu sikurse kishte bërë Perandoria Ruse gjatë periudhës otomane. Greqia do ta kërkonte haptazi këtë të drejtë më vonë, duke u nisur pikërisht nga ky zotim.

    Tri pikat e tjera kishin të bënin me çështjet shkollore dhe kishtare. Kaso i tha Zogut se Greqia kërkonte mosndërhyrjen në çështjet kishtare të ortodoksëve, shkolla të lira në Epirin e Veriut dhe mësimin e greqishtes në shkollat shqipe, nëse kërkohej nga bashkësitë vendore. Kjo nënkuptonte se Ahmet Zogu nuk do të ndërhynte në çështjen e autoqefalisë. Çështja kishtare ishte njëkohësisht edhe politike për të, teksa ajo kryesohej nga Mitropolit Theofani, Kryeministri që e kishte hedhur nga pushteti. Prandaj, ai pohoi gabimin e kryer për shpalljen e kotë të autoqefalisë në vitin 1922.

    Kopertina e librit

    Zogu njoftoi se do të synonte marrëveshje me Patriarkanën. Ai mori përsipër që të krishterët të zhvillonin fenë e tyre në cilën gjuhë të donin pa pasur dhunë qeveritare, duke riligjëruar meshimin në greqisht, nëse do të kërkohej nga bashkësitë vendase. Zotimi i tretë për hapjen e shkollave greke në Shqipëri pa ndërhyrje qeveritare ishte pranuar në të vërtetë që prej Shpalljes për Mbrojtjen e Pakicave.

    Ndërkaq, pika e katërt ishte një lëshim domethënës, teksa Zogu zotohej se do të lejonte mësimin e greqishtes në shkollat e ortodoksëve shqiptarë, nëse do ta kërkonin. Kjo i përngjante sistemit otoman, ku greqishtja do të rikthehej në arsim në vendbanimet ortodokse, krahas gjuhës zyrtare. Zotimi i pestë dhe i fundit fliste për Himarën. Greqia kërkoi rinjohjen e venomeve që kjo trevë kishte gjatë Perandorisë Otomane, të ripohuara në marrëveshjen e vitit 1920 me Jorgo Kolekën, por të shfuqizuara nga qeveria e Fan Nolit.

    Zogu i cilësoi kërkesat të pranueshme dhe të arsyeshme, duke ngarkuar Mihal Kason t’i përcillte Ambasadës Greke pranimin e tyre. Kështu, trupat e Ahmet Zogut nuk do të vinin vetëm nga Jugosllavia Krishtlindjet e vitit 1924. Një trupë e armatosur drejtuar nga Myfit Libohova dhe Koço Kota u nis nga kufiri shqiptaro-grek, duke mbajtur ballin jugor të kundërsulmit. Leja greke ishte pasojë e zotimeve të Beogradit.

    * * *

    Trysnia ndaj Zogut drejtohej prej Greqisë. Ministri i saj në Durrës, Panurjas, u takua me Kryetarin e Republikës, Ahmet Zogu, në fillimshkurt 1925. Zogu u shpreh se çështjet kishtare dhe arsimore do të zgjidheshin në çdo mënyrë të ligjshme. Ai zotohej se do të përdorej edhe dhuna, nëse do të haseshin kundërshtime. Bashkëbiseduesit vendosën që banorët duhej të kërkonin vetë mësimin e greqishtes në shkollat e fshatrave ortodokse shqiptare “për nevojat fetare të ortodoksëve”.

    Zogu 1 dhe truprojat

    Rrjeti i deputetëve që mbanin lidhje me ministrin grek në Durrës ishte i gjerë. Ai përbëhej nga shumica e përfaqësuesve të qarkut të Gjirokastrës, Lezo, Papadhopulli, Haxhogllu dhe Muzina, me përjashtim vetëm të atdhetarit të sprovuar Petro Poga. Prej mbështetësve të ministrit grek, vetëm Muzina ishte shqiptar, teksa të tjerët rridhnin nga pakica greke. Deputetët ngritën çështjet e zotimeve të Beogradit gjatë një takimi me Ahmet Zogun, porsa ishte shpallur Kryetar i Republikës.

    Zogu kishte thënë se kishte për qëllim shkatërrimin e gjendjes kishtare dhe kthimin e së vjetrës. Ministri grek i udhëzoi të mblidhnin popullin në qarkun e Gjirokastrës për t’i kërkuar qeverisë të mblidhte një kongres mbarortodoks për zgjidhjen e çështjes kishtare dhe përfshirjen e greqishtes në shkollat shqiptare. Kërkesa zyrtare u dorëzua në Ministrinë e Drejtësisë më 4 prill 1925. Ajo ishte shkruar në emër të shumicës së deputetëve të Gjirokastrës dhe 120 pleqësive të fshatrave të krishtera të qarkut.

    Nënshkruesit lypnin ngritjen e një seminari fetar në Gjirokastër dhe mësimin e “gjuhës fetare” në shkollat e ortodoksëve. Vasil Dilo i cilësoi grekofobë kundërshtarët e kërkesës. Ai sqaronte se greqishtja ishte për ortodoksët si arabishtja e turqishtja për myslimanët dhe latinishtja për katolikët. Ndalimi i këtyre gjuhëve përbënte luftë kundër feve, pasi ato ishin përkohësisht të domosdoshme. Arsyetimi i Dilos përmbante parakushtin se kjo gjendje ishte derisa shqipja të vendosej si gjuha e vetme në Kishë.

    Ai e quajti Shqipërinë rast të pakrahasueshëm me vendet e tjera të Ballkanit. Përkohshmëria e nevojës së greqishtes si gjuhë kishtare, nga niste arsyetimi i Dilos, ishte në të vërtetë përpjekja për të tejkaluar trysninë greke. Pa dyshim, autoqefalia përbënte thelbin e kërkesave shqiptare, teksa të gjitha lëshimet e tjera mund të shfuqizoheshin me të shpejtë pas pavarësisë së Kishës. Gjithsesi, shkrimet e “Lirisë” ngacmuan simotrat e saj, si “Koha” apo “Gazeta e Korçës”.

    Deputeti Rauf Fico sulmoi drejtpërdrejt Vasil Dilon, duke i kujtuar të kaluarën e dyshimtë. Dilo kishte cilësuar flamurin shqiptar “lepushkë”, siç përdorej në kohën e autonomisë vorioepirote në Gjirokastër. Fico kërkoi të merren masa përpara kësaj tradhtie. Arritja e vetme për palën greke ishte pranimi i çeljes së një shkolle priftërore në qytetin e Korçës, ku do të mësohej edhe greqishtja. Mirëpo, fitorja ishte e dyfishtë, teksa shkolla do të çelej sipas kërkesave të Sotir Peçit dhe Stavro Vinjaut, gjatë qeverisjes së Mitropolit Theofanit.

    Peshkop Noli

    Vendimi liroi trashëgiminë e Jovan Bankës, që prej vitesh mbahej bllokuar nga qeveria greke. Kërkesa u zyrtarizua në takimin e parë mes Ahmet Zogut dhe Mitropolitit të Korçës. Hirësi Jerotheu u paraqit në pritjen e Kryetarit të Republikës më 8 mars, i shoqëruar nga sekretari i Ministrisë së Brendshme, Sotir Martini, dhe atdhetari i sprovuar Ikonom Atë Josifi. Ai iu lut Zotit t’i jepte jetë të gjatë e fatbardhësi Kreut të Shtetit. Zogu vlerësoi rëndësinë e Kishës Autoqefale dhe u zotua për lartësimin e saj dhe përparimin e vëllezërve ortodoksë.

    Kjo bisedë është ndoshta më e rëndësishmja për përballimin e trysnisë greke të kësaj periudhe. Mirëpo, nuk kemi asgjë të shkruar. Dy çështjet që jemi të sigurt se janë biseduar janë njohja e autoqefalisë nga Patriarkana dhe shkolla priftërore e Korçës. Të dyja kanë rëndësi të shumëfishtë. Së pari, Jerotheu shprehet në një letër të pas disa muajve se gjatë takimit u njëmendësua vajtja e një dërgate të re në Stamboll për përfundimin e çështjes kishtare.

    Kjo do të thotë se Jerotheu ose nuk e përmendi fare planin e fshehtë të dorëzuar në Athinë dhe të shpallur kudo ndër grekomanë, ose hartoi një marrëveshje të re me Kryetarin Zogu për të mundësuar autoqefalinë e kishës. Ndërkaq, vendimi për seminarin ortodoks u miratua nga qeveria shqiptare më 23 mars.

    Kjo nënkuptonte se brezat e ardhshëm të priftërinjve do të arsimoheshin në Shqipëri, duke mundësuar vijimësinë e një kishe autoqefale. Qëndrimi i Jerotheut në Tiranë ishte i gjatë. Ai meshoi në Kishën e kryeqytetit menjëherë pas takimit me Zogun. Ndërkaq, vendosi të qëndronte në Durrës, duke u arsyetuar me ngushtësinë e Mitropolisë së Tiranës. Mitropolia në kryeqytet ishte e vogël, por kishte qenë e mjaftueshme për të mbrujtur Mitropolit Theofan Nolin.

    Zhvendosja për dhjetë ditë në Durrës lidhej me përpjekjen për sigurimin e drejtimit të Kishës Autoqefale. Jerotheu duhej të bashkërendohej me zyrtarët e Mitropolisë së Durrësit, sikurse edhe me legatën greke që strehohej po aty. Ai u largua më 23 mars, duke shprehur kënaqësinë për sigurinë e dhënë nga Kryetari i Republikës, teksa autoqefalia nuk vendosej më në pikëpyetje.

    Ahmet Zogu priti Mitropolitin e Beratit, Hirësi Kristoforin, më 28 mars. Kisi udhëtoi të nesërmen për në Korçë përmes Gjirokastrës. Kryetari i Kishës, Atë Vasil Marko, ishte i fundit që u thirr para Kryetarit të Republikës. Ai u nis për në Tiranë, duke u lajmëruar se çështja kishtare po shkonte drejt zgjidhjes. Takimi ishte i rëndësishëm, teksa vërtetonte mbështetjen qeveritare ndaj Këshillit të Lartë Kishtar dhe vetë Atë Vasilit.

    Marko u prit me nderime të veçanta më 23 maj. Zogu u zotua të ndihmonte në fuqizimin e mëtejshëm të Kishës dhe vlerësoi kreun e saj si punëtor i palodhur që lufton pa trembur penguesit e çështjes. Në fund, i dha mbështetje të plotë Atë Vasil Markos të vendoste punën në vijë. Marko thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Lartë për të biseduar mbi çështje me rëndësi dhe fuqizimin e gjuhës amtare në kisha.

    Episkop Visarioni pritej të emërohej në një mitropoli gjatë mbledhjes, sipas kërkesës së Zogut dhe fanolistëve, të drejtuar nga Mihal Grameno. Mitropolit Kristofori ishte në takime nëpër fshatra të Gjirokastrës në kohën e mbledhjes së Këshillit Kishtar. Ai u shpreh se çështja ishte drejt zgjidhjes dhe Sinodhi ishte domosdoshmëri. Kisi tha se Kisha kishte për detyrë të frymëzonte atdhedashurinë ndër ortodoksë dhe të përpiqej për përparimin e kombit. Mirëpo, kjo nuk bëhej me fjalë të mëdha e të kota, por me vepra. Njohja e autoqefalisë pengohej prej turbullirave në Stamboll.

    Patriarkana kishte mbetur pa krye prej fundvitit 1924. Patriark Gregori VII vdiq më 17 nëntor 1924. Pasardhësi, Kostandini VI, u zgjodh në fillim të dhjetorit, por qëndroi vetëm 43 ditë, pasi u dëbua nga ushtria turke më 30 janar 1925. Bisedimet mes Turqisë dhe Greqisë kishin sjellë një periudhë të gjatë mosdrejtimi të Patriarkanës Ekumenike. Zgjedhja e Patriarkut të ri, Vasili III, u arrit vetëm më 13 korrik. Jerotheu e vlerësoi çastin e duhur për zbatimin e marrëveshjes së arritur për një dërgatë në Stamboll.

    Ai i shkroi Zogut se arriti koha për përfundimin kanonik të çështjes. Jerotheu sugjeronte që dërgata të përbëhej nga ligjvënësit ortodoksë, si përfaqësues me cilësitë e duhura për plotësimin e detyrës, duke përjashtuar Këshillin e Lartë, si të papërputhshëm me ligjet kishtare. Ministria e Jashtme u ngarkua të vepronte pranë Patriarkanës, me qëllim që dërgata të nisej pasi të sigurohej pranimi i autoqefalisë.

    Konsulli shqiptar në Stamboll, Nezir Leskoviku, takoi Patriarkun dhe i shprehu dëshirën e qeverisë shqiptare për të dërguar një përfaqësi për detajet e njohjes së autoqefalisë. Vasili u shpreh se priste me kënaqësi një marrëveshje, por nuk mund të jepte fjalë për autoqefali, pasi kjo vendosej prej Sinodhit dhe jo prej tij. Leskoviku i kërkoi Patriarkanës që përgjigjen t’ia jepte me shkrim për ta kthjelluar qëndrimin.

    Patriarkana sqaronte në shkresën e dorëzuar më 8 gusht se ishte e gatshme të priste një dërgatë për të vendosur më të mirën për të krishterët ortodoksë të Shqipërisë, në përputhje me kanonet e shenjta dhe rregullat kishtare. Leskoviku kërkoi sqarime të mëtejshme nëse do të pranohej apo jo autoqefalia. Patriarkana ridërgoi të njëjtën përmbajtje më 15 gusht, veçse në fund përcaktonte “në limitet e kanoneve të shenjta dhe rregullave kishtare” dhe jo “në përputhje” siç ishte shkresa e parë.

    Nezir Leskoviku arriti në përfundimin se Patriarkana nuk pranonte autoqefalinë dhe ndaj iu kundërvu nisjes së ndonjë dërgate. Rrjedhimisht, qeveria udhëzoi Këshillin Kishtar të shtynte zbatimin e Statutit të Beratit, derisa të përfundonte çështja kishtare. Ndërkaq, Këshilli vendosi të mos dorëzonte më asnjë prift që nuk dinte shqip, pas thirrjes përkatëse të mërgatës shqiptare në SHBA. Ahmet Zogu ia kishte dalë të mënjanonte trysninë greke për plot nëntë muaj të vitit 1925. Panurjas u takua me Kryetarin e Republikës për të vendosur pikat mbi “i” në fund të gushtit.

    Zogu e quajti të paqenë çështjen e venomeve të Himarës, teksa himarjotëve nuk u ishin kërkuar aspak taksa. Ministri grek u qa se të krishterët trysnoheshin nga malësorët e Zogut dhe Myfit Libohova, krejt ndryshe nga zotimi në Beograd. Ndërkaq, kërkoi mosshtyrjen e dërgatës kishtare për në Stamboll. Zogu u shpreh se kishte lënë dorë të lirë ndaj Greqisë në çështjen kishtare dhe vërtetim për këtë ishte shtytja e Jerotheut për Kryepiskop të Shqipërisë.

    Kryetari e cilësoi Mitropolitin e Korçës grek dhe vegël e Greqisë. Kreu i shtetit tha se ishte i gatshëm të niste dërgatën, me kushtin e vetëm të mos kthehej duarzbrazët, pra të njihej autoqefalia. Çështjet dytësore mund të zgjidheshin mes Patriarkanës dhe Jerotheut. Panurjas kërkoi të shqyrtonte mundësinë e vetëdrejtimit të Kishës, duke rikujtuar shprehjen e Zogut në Beograd se autoqefalia ishte gabim. Mirëpo, Kryetari i Republikës kundërshtoi duke thënë se autoqefalia e shpallur nga Noli ishte gabim, porse autoqefalia në vetvete ishte domosdoshmëri.

    Zogu tha se ai kishte urdhëruar që Visarioni të mos merrte mitropoli, edhe pse besimtarët e kërkonin, duke e dorëzuar Kishën në duart e Jerotheut. Panurjas vlerësoi se pala shqiptare nuk kishte mendime të qarta, duke këmbëngulur në fjalën Autoqefali dhe duke i lënë mënjanë të gjitha të tjerat. Mirëpo, autoqefalia ishte kyçi në këndvështrimin e Zogut. Gjithçka tjetër mund të rregullohej me ndërhyrje të mëvonshme. Qoftë gjuha në kishë, qoftë kryepriftërinjtë, qoftë prirje të mundshme rrezikuese ndaj shtetit dhe kombit mund të pengoheshin në një kishë të pavarur.

    Veçse, asgjë nuk ishte e mundur pa autoqefalinë. Ahmet Zogu iu shmang çështjes së shkollave, duke thënë se ua kishte lënë në dorë deputetëve Bamiha dhe Kaso. Mirëpo, në të vërtetë, Inspektoria e Arsimit të Gjirokastrës kishte kundërshtuar çdo përpjekje të deputetëve për të çelur shkolla greke. Mbikëqyrësi i atyshëm, Jani Minga, e cilësonte kërkesën zbatim të politikës greke dhe “ngjalljen e një nepërke me dy kokë”, duke e ngjasuar me Protokollin e Korfuzit.

    Qeveria kishte hedhur poshtë çeljen e një shkolle greke në Sarandë, qytet i banuar nga shqiptarë ortodoksë. Arsyetimi ishte se nuk mund të lejohej greqishtja në shkollat e bashkësive shqiptare. Ministri shqiptar në Athinë e cilësoi kërkesën përkatëse të Greqisë ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë. Zogu tha se nuk kishte dijeni për moslejimin e greqishtes në bashkësi shqiptare ortodokse. Kryetari i Republikës i tha ministrit grek se ishte në gjendje të vështirë, për shkak të çështjeve të Vermoshit dhe Shën Naumit, të cilat e kishin bërë të dukej keq në sytë e shqiptarëve.

    Prandaj, ai kërkoi më shumë kohë dhe luhatshmëri në drejtim të zotimeve të dhëna në Beograd. Mirëpo, koha shteronte për Greqinë. Ministria e Jashtme Greke njoftohej se korçarët ortodoksë mohonin prerazi të kërkonin greqishten në shkolla, duke u arsyetuar se mund të vriteshin. Sipas Ministrisë, ata po humbnin ndjenjat kombëtare greke dhe po shqiptarizoheshin në vetëm dy vite, pasi kishin humbur shpresën për çlirim.

    Ky “shqiptarizim” i shpejtë i shqiptarëve ortodoksë dëftonte në të vërtetë se e gjithë lëvizja grekomane në Shqipëri ishte kryer pikërisht me frikën e pushtimit grek. Ruajtja e këtij mendimi ishte një domosdoshmëri kombëtare për Greqinë, qoftë edhe thjesht nëpërmjet mbajtjes së shkollave greke. Ahmet Zogu u vendos shpeshherë me shpatulla pas muri, nga janari deri në shtator 1925.

    Përdorimi i shtypit dhe shumicës së deputetëve të Gjirokastrës e vunë Kryetarin e Republikës në vështirësi përpara kërkesës për zbatimin e Ujdisë së Beogradit. Mitropoliti i Korçës zbuti peshën e trysnisë greke. Takimi Zogu-Jerotheu kthjelloi mendimin e përbashkët për mospranim e asnjë përfundimi tjetër, përveç autoqefalisë. Ky vendim gjeti përkrahjen edhe nga Hirësi Kristofori dhe Atë Vasil Marko. Ndërkohë, Hirësi Visarion Xhuvani mund të ishte asi nën mëngë në çdo rast.

    Përdorimi i Jerotheut si pika përbashkuese bëri që trysnia greke të mos sillte emërimin e një ekzarku të ri, që me gjasë do të ishte grekoman. Kjo mundësoi shtyrjen e kërkesave greke deri në pikën kur Athina u zmbraps në marrëdhëniet greko-shqiptare. Ndryshimi i baraspeshave kishte sjellë një gjendje të re, ku Shqipëria po rifitonte hapësirën e humbur. Mirëpo, kjo erdhi më së shumti për shkak të zhvillimeve në kryeqytetin grek…/Shkëputur nga:

  • Ahmet Delia dhe kodi i rezistencës

    Ahmet Delia dhe kodi i rezistencës

    Nga Blerim Latifi

    Gjatë fëmijërisë time me qindra herë e kam dëgjuar rrëfimin për Ahmet Delinë. Jam rritur me këtë rrëfim dhe që nga ajo kohë gjithmonë kam dashur që një ditë të shkruaj diçka për të. Më vonë, më pat lindur dëshira që të ballafaqoja historiografinë e shkruar me legjendën dhe, si në pak raste, faktet historike më dilnin të njëjta me ato që thoshte legjenda.

    Ahmet Delia shfaqet që në vitet e Lidhjes së Prizrenit, kur me qindra njerëz të armatosur do të bllokonte për disa ditë Grykën e Klisyrës në rrugën Mitrovicë – Pejë, për të mos lejuar trupat osmane që t’u binin prapa shpine luftëtarëve të Lidhjes, të cilët po luftonin me ushtrinë e Dervish Pashës në Grykën e Caralevës, në Prillin e vitit 1881.

    Dhjetë vite më vonë, Ahmet Delia do të rishfaqej përsëri, kur në krye të qindra njerëzve të armatosur do t’u vë flakën Sarajeve “Hamidie”, në vendin ku sot ndodhet qyteti i Skenderajt, duke mos lejuar që administrata osmane të zë vend në territorin e Drenicës.

    Me 1903 e gjejmë përsëri në krye të një revolte tjetër : Sulmi mbi Mitrovicë dhe Vushtrri për të ndaluar vendosjen e konsullatës ruse në Mitrovicë. Siç dihet, në përfundim të atij sulmi, mbeti i vrarë vetë konsulli rus. Duke mos arritur ta bënte për vete, qeveria osmane vendosi të qëroj hesapet me të, njëherë e mirë. Me 1907 disa batalione, nën komandën e Shemsi Pashës, e sulmuan bajrakun e Ahmet Delisë. Në grykën e Klisyrës u bë një gjakderdhje e madhe. Artileria osmane arriti të asgjësoj pritën, pastaj trupat osmane hynë në Drenicë dhe punën e parë që e bënë e dogjën rrafsh me tokë kullën e Ahmet Delisë. Ai mbeti maleve për një kohë, pastaj me ndërmjetësimin e Xhemail Obrisë dhe Isa Boletinit shkoi në Mitrovicë për të bërë paqe me Shemsi Pashën, por aty, në vend të paqes, gjeti prangat. Të lidhur këmbë e duar, e nisën për në Burgun e Çanakkalasë, në afërsi të Stambollit. Revolucioni Xhonturk, i cili solli rrëzimin nga pushteti të Sulltan Abdylhamidit, rezultoi me lirimin e shumë të burgosurve që kishin ngritur krye kundër tij. Në mesin e tyre ishte edhe Ahmet Delia. Ai u kthye në Prekaz dhe punën e parë që bëri ishte rindërtimi i kullës së rrënuar. Me të mbaruar punë, ai iu rikthye zanatit të vjetër : kryengritjes! Në pranverën e vitit 1910, me njësitin e të armatosur, në Vushtrri do të çarmatosë trupat osmane që vinin me tren për të shtypur kryengritjen, e cila kishte shpërthyer në Kosovë, ndërkaq në Majin e vitit 1912 ai priti në kullën e tij Hasan Prishtinën dhe u vu në shërbim të planit të tij për kryengritjen e përgjithshme shqiptare kundër Perandorisë Osmane. Këtë e pohon edhe vetë Hasan Prishtina në kujtimet e tij.

    Pak muaj më vonë, në vjeshtën e atij viti, nisi Lufta e Parë Ballkanike. Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia, përmes një aleance ushtarake sulmuan Perandorinë Osmane. Qëllimi i këtij sulmi ishte që pas shpartallimit të Perandorisë Osmane, territoret e saj ballkanike, të ndaheshin midis këtyre shteteve. Në fillim të tetorit të vitit 1912, tri armata serbe e sulmuan Kosovën : e para në drejtimin e Ibrit, e dyta në drejtimin e Merdarës dhe e treta në drejtim të Luginës së Preshevës. Qëndresa në Kosovë ndaj këtij sulmi ishte e pakët. Ushtria serbe e pushtoi lehtësisht Kosovën, brenda pak ditësh. Duke ikur bashkë me ushtrinë turke, një pjesë e madhe e krerëve shqiptarë të Kosovës u grumbulluan në Shkup. Pas fitorës që arritën në Betejën e Kumanovës, trupat serbe hynë në Shkup dhe i burgosën të gjithë ata që ishin aty. Më të njohurit mes tyre ishin Hasan Prishtina, Idriz Seferi dhe Nexhip Draga. Shumë prijës të tjerë hodhën armët dhe u dorëzuan tek autoritetet ushtarake serbe, të cilat u kujdesën që me tren t’i dërgojnë të gjithë në burgun e Beogradit. Ndërkaq, në Kosovë kishin mbetur edhe dy prijës shqiptarë, të cilët ende nuk kishin rënë në duart e serbëve. Ata ishin Isa Boletini dhe Ahmet Delia. Në një mbrëmje të fundit të tetorit, Isa Boletini me një grup njerëzish të armatosur u shfaq para kullës së Ahmet Delisë në Prekaz. Natën e kaluan aty dhe, në bisedë e sipër, Boletini arriti ta bindëte Ahmet Delinë që së bashku të niseshin për të kaluar në Shqipëri. Me të zbardhur mëngjesi, të dy burrat, në krye të grupit të armatosur, u nisën në drejtimin e Pejës. Me të arritur te vendi i quajtur “Përroni i keq”, në afërsi të fshatit Qubrel të Skenderajt, grupi u ndal për të pushuar. Ndërkaq, një bisedë me tone të ashpra filloi midis Isa Boletinit dhe Ahmet Delisë. Bajraktari i Prekazit kishte ndërruar mendje: nuk donte të vazhdonte më tutje ; donte të kthehej në Prekaz. Isa Boletini i tha se çdo përpjekje për rezistencë tanimë ishte e kotë, por Ahmet Delia kishte marrë vendimin e pakthyeshëm. Të dy burrat u përshëndetën dhe vazhduan rrugën të ndarë. Ahmet Delia u kthye në Prekaz dhe mblodhi njerëzit e tij. Do të qëndrojmë!- u tha atyre. Të gjithë e shikuan me habi! Si mund të qëndronin kur njerëzit në mbarë Kosovën i kishte mbërthyer paniku i pushtimit serb dhe për më tepër as armë nuk kishin? Dikush tha se kishte dëgjuar se në Mitrovicë ende shiteshin armë dhe municione. Ahmet Delia u nis menjëherë për atje, por u kthye shpejt, pasi morri vesh se informata ishte e gabuar. Njerëzit filluan të mblidheshin rreth kullës së tij. Ishin të frikësuar dhe në panikë. Përditë qarkullonin lajme për terrorin që po ushtronin njësitë ushtarake serbe, gjithandej Kosovës. Ishte çështje ditësh kur ky terror do të binte edhe mbi Drenicën. Dikush propozoi që Ahmet Delia të shkonte në Manastirin e Deviqit për të biseduar me gjeneralin serb dhe për t’i shprehur atij gatishmërinë e popullatës për nënshtrim, me qëllim që të shmangeshin raprezaljet. Ahmet Delia e refuzoi propozimin dhe, në nervozë e sipër, e përzuri propozuesin nga kulla. “Nuk i jam nënshtru Sulltanit e Shemsi Pashës, e po i nënshtrohem shkaut!”- ishin fjalët e tij. Njerëzit u shpërndanë dhe ai mbeti i vetëm në kullën e tij. Nuk vonoi dhe ajo që pritej të ndodhte, ndodhi. Gjenerali serb, i stacionuar në Manastirin e Deviqit, organizoi një numër njësish të vogla ushtarësh dhe i nisi nëpër fshatrat e Drenicës, me qëllim pastrimin e terrenit, një emër ky për ato që në fakt ishin ekspedita të terrorizimit të popullatës. Njëra prej këtyre njësive ia mësyu Prekazit. Ishte fund dhjetori i vitit 1912. Njësia fillimisht u ndal në fshatin Klinë e Epërme, ku vranë një person dhe dogjën një shtëpi. Pastaj u futën në Prekaz, ku njeriun e parë në të cilën hasën, një bari dhish, e rrahën keq, duke e lënë të zhveshur në të ftohtin e dhjetorit. Pas këtij akti të parë të terrorit, ata u futën në Lagjën e Musajve për të vazhduar aktet tjera të poshtërimit të shqiptarëve, plaçkitjen, djegien, vrasjen e burrave dhe dhunimin e grave. Bariu i rrahur nuk u kthye fare në shtëpi, por u nis drejt kullës së Ahmet Delisë. Hyri pa trokitur dhe e gjeti bajraktarin duke qëndruar i vetëm në kullë. Baci Ahmet, erdhën shkjetë në katun!,- ishin fjalët e para të bariut. – Mua më rrahen keq dhe tani janë duke bo kërdi të Musovit! Ahmet Delia nuk i tha asnjë fjalë bariut dhe me rrëmbim doli në oborr. I biri i tij, Murseli, ishte në oborr duke prerë dru për ngrohje. Ahmeti i tha: – Lej ato dru, shkjetë kanë hy n’katun, të musovit, duhet t’u shkojmë në ndihmë. – Si t’u shkojmë në ndihmë?, – ia ktheu i biri. – Nuk kemi asnjë fishek për pushkë dhe ata me siguri janë të armatosur. – Do t’ luftojmë me sakica!- ia ktheu Ahmeti. Dhe shtoi : – “Ky katun që tridhjetë vjet vjen pas meje, dhe unë sot nuk muj me i lanë në dorë të shkaut, pa mbrojtje, e me pshtu kryet tem”. E tëra dukej një çmenduri: çfarë mund të bënin dy vetë me sakica, kundër një njësie të armtosur rëndë? Të dy burrat dolën në sokak, ku u takuan me Ramë Islamin dhe djalin e tij, dhe të katërt u nisën drejt lagjës së sulmuar nga ushtarët serb. Ishte kjo një nisje drejt vdekjes së sigurtë. Drejt një skene të ngjashme me ato të filmit “Mohikani i Fundit”, ku indianët me armë primitive përpiqen t’u rezistojnë trupave britanike të armatosura me armë moderne. Të katër burrat, dhe disa të tjerë që shkuan pas tyre, arritën shpejt afër shtëpisë ku ushtarët serbë po bënin gosti. Ahmet Delia u tha të tjerëve:” Ju dilni nga prapa shpisë, e unë do të hyj përpara”. Dhe pastaj nisi beteja e pabarabartë: Ahmet Delia, me të hyrë në oborr, do ta godas për vdekje rojën e vendosur në hyrje të oborrit. Të bërtiturat e tij do t’i bëjnë të tjerët që të lënë gostinë dhe të dalin jashtë. Ata do ta godasin për vdekje Ahmet Delinë, i cili me sakicë ishte nisur drej tyre. Murseli me të tjerët që kishin ardhur nga prapa shtëpisë do t’u hidhen pas shpine. Brenda dhjetë minutash skena e oborrit ishte shndërruar në një skenë masakre : 12 ushtarë serbë të vrarë, Ahmet Delia i vrarë, Rama bashkë me të birin të vrarë dhe Murseli me gishtat e këputur të dorës. Vetëm një ushtar serb ia kishte dalur të shpëtoj, por kur arriti në Deviq nuk ishte në gjëndje të tregonte asgjë, ngase skenat e ngjarjes e kishin çmendur. Askush nuk kishte dilemë se çfarë e priste fshatin në orët në vazhdim : ushtria serbe do të vinte, burrat do të pushkatoheshin masivisht dhe fshati do të digjej. Një plakë që po shikonte burrat e tmerruar nga imagjinimi i këtij skenari, u tha atyre : “Shkoni nëpër katun, mblidheni dukatin e grave e futeni nëpër çantat e ushtarëve. Sillni gjithçka që ka vlerë dhe futeni nëpër teshat e tyre, që kur të vjen i pari i tyre le ta sheh që k’ta kanë dashtë me na plaçkitë, e na s’kemi pas çare pa u mbrojtë”!

    Dhe kështu ndodhi : çantat e ushtarëve u mbushën me stoli ari dhe gjësende tjera me vlerë. Të nesërmen ushtria rrethoi fshatin. Në krye të saj ishte gjenerali i Deviqit. Kur pa ushtarët e tij të vrarë të mbushur me stoli ari, vendosi atë që pak kush e priste : fshati nuk do të prekej, por trupat e Ahmet Delisë dhe dy të tjerëve do merreshin nga ushtria. Në mbrëmje ushtria u tërhoq me trupat e të vrarëve dhe me t’u larguar nga Prekazi trupin e Ahmet Delisë dhe dy të tjerëve i hodhën në një varr të panjohur. Ky varr nuk është zbuluar kurrë, kështuqë sot Ahmet Delia bën pjesë në mesin e heronjve varrhumbur. Njësoj si Skënderbeu, si Pjetër Bogdani, si Gjergj Fishta, si qindra të tjerë, që nuk kursyen jetën për nderin dhe lirinë e atdheut të tyre.

    Tek e fundit kujtimin e përjetshëm nuk ta siguron një gur varri! Ta siguron gjurma që lë në historinë e lirisë së popullit tënd. Dhe Ahmet Delia e la një gjurmë të madhe në këtë histori. Ata që sot shkojnë në Prekaz për të nderuar Adem Jasharin, duhet të ngjiten edhe tek Kulla e Ahmet Delisë, sepse Adem Jashari nuk mund të kuptohet pa e njohur më parë kodin e rezistencës, të cilin e themeloi Ahmet Delia.

  • Ahmet Selaci dhe lufta në Shalën e Bajgorës kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës (Tetor 1944 – Shkurt 1947) I

    Ahmet Selaci dhe lufta në Shalën e Bajgorës kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës (Tetor 1944 – Shkurt 1947) I

    PhD(C) Miftar KURTI: AHMET SELACI DHE LUFTA NË SHALËN E BAJGORËS KUNDËR RIPUSHTIMIT JUGOSLLAV TË KOSOVËS (Tetor 1944-shkurt 1947) I

    Para dy ditësh, më 17 shkurt 2022, u shënua 14-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Më 19 shkurt të këtij viti bëhen 75 vjet nga rënia e Ahmet Selacit. Rënia e Ahmet Selacit dhe bashkëluftëtarëve të tij shënon edhe fundin e luftës 3-vjeçare kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës.

    Duke qenë se Shala e Bajgorës ka dhënë një kontribut të veçantë në luftë kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës (1944-1947), atëherë e shoh të arsyeshme t’i them disa fjalë për këtë rezistencë të përgjakshme, e cila, për shkaqe objektive dhe subjektive, ose është trajtuar gabimisht, ose, kur është trajtuar, është bërë në mënyrë të gabuar dhe jo profesionale nga historia dhe historiografia shqiptare. E them këtë, sepse pikërisht te kjo rezistencë, e cila ka trashëguar shumëçka nga përpjekjet pararendëse, duhet kërkuar zanafilla e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (LUÇK) në vitet ’90. Se fillet e para të UÇK-së duhet t’i kërkojmë në këto vite, këtë e thonë studiues të huaj.[1]

    Historianë e studiues që janë marrë me luftën që është zhvilluar në këtë rajon kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës, pohojnë se fillet e saj duhet kërkuar nga fillimi i vitit 1941. Mirëpo, ideja për përgatitjet e një kryengritjeje, të një lufte të organizuar politiko-ushtarake kundër këtij ripushtimi u formësua në shtator të vitit 1943 me formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, e cila u pasua nga Konferenca e Bujanit, e mbajtur më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944.[2] Ishte Kuvendi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit ai që proklamoi bashkimin e Kosovës, të Dibrës, të Strugës, të Ulqinit dhe të Tuzit me Shqipërinë, duke shprehur njëherazi edhe dëshirën që Shqipërisë t’i bashkohet edhe Qarku i Mitrovicës[3], i cili deri me kapitullimin e Italisë, bënte pjesë në zonën e interesit gjerman. Për realizimin e këtyre synimeve ishte vendosur që të bëheshin përgatitjet për organizimin politik dhe ushtarak të popullit shqiptar për mbrojtjen e kufijve etnikë. Për këtë u formua Komiteti i Rinisë Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, të cilit iu ngarkua detyra të mobilizojë shqiptarët e moshës prej 18 deri në 50 vjeçare të aftë për luftë.[4]

    Për t’i vënë në jetë synimet e Lidhjes së Prizrenit, me iniciativën e Ibrahim Lutfiut, kryetar i Komitetit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit për Prefekturën e Mitrovicës, dhe të Bedri Gjinajt e Asllan Boletinit, në tetor 1944 u mbajt një Kuvend në fshatin Kovaçicë të Shalës. Në këtë Kuvend morën pjesë udhëheqësit e luftës në rajonin e Shalës: Ahmet Selaci, Mulla Mustafa nga fshati Vidishiq, Adem Voca, Bislim Bajgora, Ukshin Kovaçica, Faik Boletini dhe disa komandantë të xhandarmërisë shqiptare, si Imer Selaci e të tjerë. Në Kuvendin e Kovaçicës, përveç që u përkrahën vendimet e shtruara nga Komiteti Qendror i Lidhjes së Prizrenit, u vendos që të formohen grupe, çeta, njësi vullnetare, si dhe të bëhet mobilizimi në disa zona, në mënyrë që të sigurohej armatimi dhe të fillohej sa më parë me regjistrimin e vullnetarëve, por edhe të vihen lidhjet me vullnetarët e rajoneve të tjera: Llapit, Drenicës, Prishtinës etj. Për formimin e këtyre njësiteve vullnetare u morën prijësit e kësaj ane: Ahmeti Selaci, Adem Voca dhe Ukshin Kovaçica. Për përgatitjen dhe organizimin sa më të mirë të kësaj lufte dhe qëndrese, përveç Kuvendit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe Kuvendit të Kovaçicës, kanë kontribuar edhe mbajtja e kuvendeve të tjera, si: Kuvendi i Bares (shtator 1944), Kuvendi i Vidishiqit (25 janar 1945), Kuvendi i Mrizishtës (mes Kovaçicës dhe Vesekovcit) 11 gusht 1946 etj.[5]

    Rrëfimet, deklaratat dhe intervistat e atyre që kanë qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të luftës në rajonin e Shalës, konsultimi i dokumente arkivore nga ata që janë marrë me këtë luftë, por edhe burimet serbe-jugosllave etj., flasin dhe dëshmojnë se lufta dhe qëndresa në Shalë ka zgjatur nga tetori i vitit 1944 deri më 20 shkurt 1947. Sipas burimeve të ndryshme, luftimet kanë filluar më 16 tetor 1944 në Bajgorë. Atë ditë, luftëtarët e udhëhequr nga Ahmet Selaci sulmojnë forcat partizane jugosllave (serbe-malaziase) dhe bullgare në vijën frontale Picel – Kodra e Naltë – Kikat e Stararekës. Luftime të rrepta janë zhvilluar edhe në vijat frontale Qafa e Goldejës – Picel – Guri i Bardhë dhe Rrëzhanë – Selac – Cerajë. Pas tri ditë luftimesh të përgjakshme, forcat serbe e bullgare detyrohen të tërhiqen në drejtim të Kaçanollit. Luftime të rrepta dhe të përgjakshme janë zhvilluar edhe më 22 dhe 23 tetor 1944, pasi që repartet ushtarake të brigadave XI dhe XIII serbe të Divizionit XXIV sulmojnë forcat vullnetare në anën lindore te Rrzhanës. Pas një beteje të përgjakshme dhe humbjeve në njerëz të të dy palëve, forcat vullnetare të rezistencës zmbrapsen në shpatet e rrjedhës së djathtë të lumit të Murgullës. Ndryshe ndodhi më 26, 27 dhe 28 tetor, kur nga ana veriperëndimore e Selacit dhe Rrëzhanës forcat vullnetare sulmohen nga dy batalione të aradheve të Ibrit e të Shalës dhe nga një batalion i Brigadës së “Kosmetit”. Këtë herë kryengritësit shaljanë, me një sulm të shpejtë, arritën të thyejnë repartet e armikut, duke iu shkaktuar humbje të konsiderueshme. Më 28 tetor 1944, forcat partizane-çetnike u detyruan të tërhiqen në Borçan. Për tre ditë me radhë (më 25, 26 dhe 27 tetor) zhvillohen luftime të rrepta edhe në vijën frontale Murgull – Sylevicë – Kaçanoll. Kështu, më 28 tetor forcat e rezistencës së Shalës e të Llapit sulmojnë repartet e Divizionit 24, të cilin e shpartallojnë tërësisht. Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe në muajin nëntor, përkatësish më 20, 21, 22 dhe 23 nëntor në vijat e frontit: Kikat e Stararekës – Llazi i Istrefit – Kodra e Naltë; Kreshtëbardhë – Kaçanoll – Bajgorë dhe, nga ana verilindore edhe në vijën frontale Bajgorë – Barel – Selac. Kësaj radhe, përkundër qëndresës së madhe, më 22 dhe 23 nëntor 1944, forcat serbe dhe bullgare arritën të thyejnë forcat e rezistencës shqiptare. Më 20 nëntor, Brigada 8 serbe e Divizionit 22 ripushtoi Vushtrrinë. Të njëjtën ditë, Njësitë e Brigadës X serbe, pas luftimesh të shumta, morën minierën “Trepça” në Stanterg. Dy ditë më vonë, më 22 nëntor 1944, Aradhja Partizane e Shalës, e cila po vinte nga Kopaoniku përmes Bistricës, Vllahisë e Melenicës, hyri në Stanterg, mbështetur nga Divizioni XXII, Brigada X, që depërtonte përmes Bajgorës dhe Bares. Më 23 nëntor u ripushtua Mitrovica. Megjithatë, forcat çetnike-partizane do të pësojnë humbje në betejë (më 28 dhe 29 nëntor) në përpjekje për ta marrë Kreshtbardhën dhe Majën e Livadhit të Madh në veri të Kaçanollit në Majat e Shalës, sepse në rajonin e Shalës vepronin Adem Voca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Hazir Gjaka, Jusuf Boletini, Faik Boletini dhe Osman Bunjaku me rreth 2200 vullnetarë të tjerë.[6]

    Pas luftës së rreptë në mes forcave kryengritëse të Shalës, në krye me Ahmet Selacin e Adem Vocën, dhe brigadave partizane-çetnike serbo-malaziase, si dhe humbjeve të mëdha nga të dyja anët, forcat armike pushtuese, për ta dobësuar qëndresën, përpiqen që me anë të një propagande (me anë të takimeve e tubime të ndryshme) ta bindin popullatën që të mos përkrahin forcat vullnetare. Në të njëjtën kohë propagandonin se në rast që do të dorëzohen, nuk do t’u ndodhte gjë. Ndërkohë, bënin përgatitje për operacione luftarake me qëllim të shtypjes së një kryengritjeje të përgjithshme. Paria e Shalës e kuptoi me kohë dredhinë, prandaj vazhdoi rezistencën me luftë. Vendimi për vazhdimin e luftës u mor në Kuvendin e Vidishiqit (25 janar 1945), ku morën pjesë prijësit kryesorë të luftës në Shalë.

    Burime të ndryshme flasin se në rajonin e Shalës u zhvilluan luftime të rrepta edhe gjatë muajve janar e shkurt 1945. Kështu, rreth 2000 kryengritës shaljanë, të udhëhequr nga Adem Voca dhe Ahmet Selaci, të përkrahur edhe nga kryengritës nga Drenica, u hodhën në sulm të parët, me synim çlirimin e Trepçës, Shalës dhe Mitrovicës. Kjo ndodhi më 26-27 janar 1945, kur vullnetarët kryengritës sulmuan nga disa anë Batalionin III të Brigadës 25 të Divizionit 46 të UNÇJ, që mbante nën kontroll minierën “Trepça” në Stanterg. Fillimisht e çliruan Stantergun, pastaj morën nën kontroll linjën: Majdan – Stanterg – Kojzirog – Lisicë. Dy batalione, nën komandën e Ahmet Selacit, u vendosën në pozicione frontale: Mazhiq – Bare – Vidishiq, ndërsa Mehmet Gradica me vullnetarët e tij u vendos në pozicionet: Vidishiq – Vllahi; Adem Voca me një batalion kontrollonte rrugën Vushtrri – Mitrovicë dhe Kçiç – Sumë (Pasomë). Përkundër një lufte shumë të rreptë dhe të pabarabartë, forcat në krye me Ahmet Selacin, Adem Vocën, Mehmet Gradicën etj., arritën t’i mbajnë nën kontroll për një kohë fshatrat: Melenicë, Bare, Vllahi, Dedi, Bajgorë, Kovaçicë, Selac, Gumnishtë dhe territorin Rekë – Zasellë deri në pjesën lindore të fshatit Shupkovc, në hyrje të qytetit të Mitrovicës. Rezistencë të fortë në Bajgorë dhe Kovaçicë kundër forcave armike bënin edhe forcat e rezistencës të komanduara nga Ukshin Kovaçica dhe Bislim Bajgora. Më në fund, forcat partizane jugosllave u riorganizuan dhe, duke angazhuar Brigadën 27 të Divizionit e 46-të serb, Brigadën e 5-të Kosovare, Brigadën e 25-të të Divizionit 4 të UNÇJ, sulmuan nga të gjitha anët kryengritësit vullnetarë në Shalë. Në ato rrethana, kur mungonte municioni e ushqimi, ishte shumë e vështirë, të thuash, e pamundur t’u rezistohej kundërsulmeve të armikut. Kështu, repartet ushtarake jugosllave e rikthyen kontrollin mbi minierën “Trepça” në Stanterg, duke vazhduar më pas operacionin ndëshkimor kundër popullatës civile në Shalë dhe rrethinë. Burimet serbe flasin se, gjatë fushatës së spastrimit të terrenit “nga forcat kundërrevolucionare”, në Mitrovicë kanë pushkatuan rreth 2000 veta. Mbi 400 veta të vrarë e të therur u groposën në varre të përbashkëta. Në Vushtrri u asgjësuan rreth 400 të tjerë. Për fat të keq, më 11 shkurt 1945, në Kullën e tij në Pasomë vritet Adem Voca, njëri nga krerët kryesor të kësaj lufte, së bashku me disa bashkëluftëtarë.[7]

    Vrasjet dhe masakrimet e shumta, vrasja e Adem Vocës me disa bashkëluftëtarë (1945), mungesa e përkrahjes së jashtme dhe të brendshme, numri në rënie i forcave, për shkak të humbjeve në vija të frontit ngase armiku ishte superior, propaganda e madhe e partizanëve se “do të falen të gjithë ata që dorëzohen” etj., e dobësoi shumë qëndresën e shaljanëve. Përveç vrasjeve pa gjyq, në maj të vitit 1945, në ndërtesën e hotelit “Jadran” në Mitrovicë u organizua një gjyq, ku u dënuan me vdekje e me burg këta shqiptarë: Osman Solidi, tregtar nga Mitrovica, u dënua me vdekje, Tefik Bekteshi, adjutant i Pajazit Boletinit, u dënua me vdekje, Ethem Ferati – Prekazi, nënprefekt i nënprefekturës së Skenderajt, u dënua me vdekje, Hamdi Gashi, nënprefekt i nënprefekturës së Vushtrrisë, u dënua me burg të përjetshëm, Abdyl Zhubi, shef i logjistikës në regjimentin e Kosovës, u dënua me 20 vjet burg, Xhevdet Bajrami nga Shqipëria, kapiten i xhandarmërisë në Pazar të Ri, dënohet me 15 vjet burg, Ramadan Rexha, komisar i Batalionit IV të Brigadës së Drenicës, dënohet me 15 vjet burg, Musa Çollaku, tregtar, dënohet me 15 vjet burg, Bahri Abdurrahmani, tregtar, dënohet me 10 vjet burg, Nebih Hoda, udhëheqës financiar në nënprefekturën e Vushtrrisë, dënohet me 10 vjet burg dhe Shaban Mustafa, i cili, për shkak të mungesës së provave, lirohet nga aktakuza. Në ndërkohë Gjyqi Suprem i Jugosllavisë, dënimi kohor për Hamdi Gashin, Xhevdet Bajramin dhe Musa Çollakun shndërrohet me dënim me vdekje. Atë ditë (18 maj 1945) ata i futën menjëherë në dhomën e të dënuarve me vdekje.[8]

    Edhe përkundër të gjitha këtyre masakrave, likuidimeve pa gjyq ose dënimeve me vdekje, madje edhe përkundër rekomandimeve që mori nga kreu i Organizatës “Besa Kombëtare”, prof. Ymer Berisha, me anë të një Letre të datës 28. V. 1946, ku, ndër të tjera, i udhëzonte që: “Ne jemi në ni lidhje me gjeneralët anglezë që janë në Tiranë për këtë ju në këtë anë të mos nguteni dhe të ndërmerrni aksione të mëdha dhe prapë ta udhëheqin luftën derisa nuk njoftoheni me shkrim,[9] Ahmet Selaci me bashkëluftëtarët e tij nuk e ndali luftën as në vitin 1946. Përkundër këtij “rekomandimi” të Prof. Imer Berishës, Ahmet Selaci në krye të forcave vullnetare kryengritëse shaljane do t’u shkaktojë humbje të konsiderueshme forcave të brigadave partizane jugosllave më 26 dhe 27 dhjetor 1946, në ballafaqimet që pati te Kroni i Hajrullahut, në Plepishtë dhe te Shkëmbi i Sokolit. Në të dy rastet, armiku la 21 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur, kurse nga pjesëtarët e forcave të Ahmet Selacit u vra Nazif Revuçi dhe u plagosën Ahmet Selaci, Ukshin Kovaҫica dhe djali i tij, Hashimi. Pas këtij ballafaqimi, forcat e rezistencës do të detyrohen të tërhiqen në thellësi të Shalës, konkretisht do të përqendrohen në jugperëndim të fshatit Selac – midis fshatrave Vllahi, Batahir, Bistricë dhe Koshtovë e Vllahisë, pikërisht te Konakët e Vllahisë në Malet e Kozmaticës. Atje u diktuan e u rrethuan nga forcat partizane dhe, më 19 shkurt 1947, pas luftimeve të ashpra dhe qëndresës së madhe, ranë heroikisht krerët e luftës në Shalë: Ahmet Selaci, Bajram Selaci, Mehmet Selaci, vëllezërit Hajrullah e Hetem Selaci, Qazim Selaci, Faik e Jusuf Boletini dhe Imer Imeri i Bistricës, kurse Imer Selaci plagoset rëndë. Ukshin Kovaçica me të birin Hashimin dhe Smajl Sfarçën arrijnë të çajnë rrethimin dhe të vendosen në shpatet e pjerrëta të Kozmaticës dhe, para agimit të 20 shkurtit 1947, arrijnë të zënë pozicionin në Malin e Podit në Shpellën e Ariut. Aty, atë ditë, gjatë luftimeve të rrepta dhe të pabarabarta vritet Ukshini me të birin, Hashimin. Me atë rast mbetet i vrarë edhe kapiteni serb, Vojo Jankoviçi, me 7 ushtarë të tij. Të dymbëdhjetë kufomat e prijësve të luftës shaljane 7 ditë rresht armiku i ekspozoi para postës së qytetit në Mitrovicë. Trupat e tyre thuhet se janë varrosur në një varr të përbashkët matanë lumit Ibër. As sot e asaj dite nuk dihet ku ndodhen trupat e tyre. Të dhënat e mbledhura në terren flasin se gjatë rezistencës 3 vjeçare në Shalë mbetën të vrarë 75 shqiptarë, pjesë e rezistencës në rajonin e Shalës së Bajgorës, kurse u plagosën 18 prej tyre.[10]

    Duhet theksuar se në Shalë kanë vepruar disa “grupe”. Grupi i Ahmet Selacvit, i cili fillimisht “strehohej” në veri të Murgullës, Grupi i Ukshin Kovaçicës në malet e Kovaçicës dhe te Shkëmbi i Sokolit, Grupi i Bislim Bajgorës sa në Shalë e sa në Drenicë, dhe Grupi i Sherif Tërrstenës, që strehohej në Tërrstenë, herë-herë edhe tek dajat në Akrashticë, rrëzë Qyqavicës. Ndonëse në rrethana mjaft të vështira, grupet mbanin lidhje të forta midis tyre. Madje, nga fundi i vitit 1946, grupi i Ahmet Selacit dhe Ukshin Kovaçicës u shkrinë në një.[11]

    Sipas të dhënave të publikuara pas Luftës së UÇK-së del se formacionet ushtarake në Qyqavicë, Llap dhe Shalë (gjatë kësaj periudhe) kanë qenë të komanduara në këtë mënyrë: 1) Zonën e Qyqavicës, e njohur si Artakoll, e komandonin Aziz Zhilivoda, Hazir Gjaka dhe Ferat Hashim Strofci; 2) Zonën e Shalës së Bajgorës e kanë komanduar Ahmet Selaci dhe Adem Voca. Krahas qyteteve të tjera ONDSH-ja ishte formuar edhe në Vushtrri. Udhëheqës i parë i ONDSH-së ka qenë Halim Spahija. Pas pushkatimit të tij nga qarqet jugosllave, drejtimin e ONDSH-së e mori Prof. Ymer Berisha, kurse pas vrasjes së tij, në krye të kësaj organizate për Kosovë erdhi Gjon Sereqi.[12] Vushtrriasit u veçuan me rezistencë kundër forcave serbe (që nga viti 1941) kur forcat serbe kishin sulmuar fshatrat rrëzë Qyqavicës (Zhilivodë, Strovc, Bivolak dhe Beçuk). Ata iu bashkëngjitën forcave të “Mbrojtjes Kombëtare” në zonën e Artakollit gjatë viteve 1943-1944. Në fillim të vitit 1945, shumë luftëtarë nga Artakolli e Qyqavica iu bashkuan Brigadës së Shaban Polluzhës, bashkëvepruan me Ahmet Selacin, Mehmet Gradicën, Ibrahim Lutfiun etj. Bashkëvepruan me Lëvizjen Nacional-Demokratike Shqiptare deri më 1949. Njëri prej prijësve ishte Aziz Zhilivoda.[13] Pas Luftës së Dytë Botërore, sekretar i saj ishte Ajet Gërguri nga Dubovci i Vushtrrisë. Përveç Gërgurit, në ONDSH, rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Osman Bunjaku. Pas formimit të “Ballit Kombëtar-ONDSH-së dhe Lidhjes së Dytë të Prizrenit (16.XI.1943), rinia shqiptare e Kosovës kishte formuar organizatën e tyre të quajtur “Rinia nacionaliste e Ballit Kombëtar”. Në organizimin e rinisë balliste rol të rëndësishëm ka luajtur rinia e Vushtrrisë. Në përgatitjen e rinisë me ndjenja balliste rol kanë luajtur në qytet: Mehmet Bivolaku, Avni Abdurrahmani etj. Udhëheqës të rinisë balliste në këtë qytet kanë qenë: Mehmet Bivolaku, Ramadan Rexha, Hamdi Abdurrahmani dhe Nazmi Presheva. Gjatë kohës së luftës u vranë Hamdi Abdurrahmani dhe Mehmet Bivolaku, ndërsa Ramadan Rexha u dënua më 15 vjet burg. Në vjeshtën e viti 1944 ballistët (ONDSH) organizuan një numër njerëzish të armatosur prej 3000 luftëtarësh, të cilët iu kundërvunë forcave çetnike në Luginën e Ibrit, përkatësisht në Sanxhak dhe Albanik (Kopaonik). Në krye të këtyre luftëtarëve ishin Adem Voca, Ahmet Selaci, Mehmet Gradica, toger Hamdi Gashi etj. Sipas dëshmisë së shumë përjetuesve të asaj ngjarjeje (Luftës së Kolashinit), qindra vushtrrias me rrethinë iu kishin bashkëngjitur grupit në fjalë. Gjatë këtyre luftimeve u dalluan Hazir Gjaka dhe Sylejman Vuçiterna – Shkoza. Po ashtu, ONDSH, gjatë periudhës 1945-1946, organizoi disa tubime, siç ishin tubimi i Qyqavicës, Grabovcit dhe Radishevës. Në këto tubime morën pjesë edhe udhëheqësit e ONDSH të Vushtrrisë. Pas mbajtjes së Kongresin e Tretë, më 1 maj 1946, në Kosmaq të Drenicës, mbahet Kongresi IV i Ballit Kombëtar, gjegjësisht i ONDSH-së. Ky Kongres është quajtur “Kongresi i Besëlidhjes së Madhe Shqiptare kundër Komunizmit”. Udhëheqës i Kongresit ishte Ajet Gërguri, kryetar i ONDSH-së ishte zgjedhur pas vrasjes së Prof. Ymer Berishës, kurse Gjon Sereçi sekretar i këtij kongresi. Në Kongres morën pjesë mbi 100 vetë, ndër të cilët edhe Aziz Zhilivoda, Ahmet Selaci, Ismet Boletin, Osman dhe Shaban Bunjaku, Feriz Bici, Ukshin Kovaçica, Shaban Dobreva, Azem Bellaqevci etj. Nga Vushtrria morën pjesë edhe në Kongresin e Pestë të ONDSH-së, të datës 25 korrik 1946, ku morën pjesë udhëheqësit e pesë qarqeve të ONDSH-së.[14]

                Nuk duhet harruar për të përmendur se në luftën e Drenicës, kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës, e cila zgjati nga 21 janari deri më 21 shkurt 1945, përkatësisht më 15 mars, nga Vushtrria me rrethinë në këtë luftë janë vrarë, së paku, 71 luftëtarë, të cilët tashmë dihen me emër e mbiemër dhe nga cilat fshatra kanë qenë. Në këtë kuadër nuk duhet harruar edhe luftën e Pasomës 10-12 shkurt 1945 në kullën e Adem Vocës. Në këtë luftë të pabarabartë: Grupi i Adem Vocës kishte vetëm 7 veta, kurse forcat partizane çetnike që e kishin rrethuar kullën e tij, sipas dëshmitarëve të gjallë, e kalonte shifrën prej 2.000 ushtarëve. Gjatë luftimeve nga data 10 deri më 12 shkurt 1945, vriten: Adem Voca, Hetem Voca, Tahir Voca (15 vjeçar), Mon Ahmati nga Stantergu, Ferat Ahmeti nga Stantergu dhe Abdullah Musliu, kurse i vetmi që arriti të shpëtojë i gjallë, edhe pse i plagosur me 7 plumba, ishte Jashar Voca. Nga forcat ushtarake partizane dhe çetnike mendohet se kanë mbetur të vrarë 84 ushtarë.[15]

  • Ahmet Selaci dhe lufta në Shalën e Bajgorës kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës (Tetor 1944 – Shkurt 1947) II

    Ahmet Selaci dhe lufta në Shalën e Bajgorës kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës (Tetor 1944 – Shkurt 1947) II

    PhD(C) Miftar KURTI: AHMET SELACI DHE LUFTA NË SHALËN E BAJGORËS KUNDËR RIPUSHTIMIT JUGOSLLAV TË KOSOVËS (Tetor 1944-shkurt 1947) II

    Edhe pse jo lehtë e hetueshme, faktet flasin për lidhje e bashkëpunim mes njësiteve ushtarake dhe organizatave politike në rajone të caktuara, jo vetëm Mitrovica dhe Vushtrria, sepse në Kosovë “në periudhën mars 1945 – mars 1947, kanë vepruar 55 grupe të armatosura”.[16] Pothuaj tërë veprimtaria e organizimit ushtarako-politik e këtyre grupeve udhëhiqej nga organizata politike-ushtarake “Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar” (KNDSH) dhe “Besa Shqiptare”.[17] Prijësit e luftës në Shalë mbanin lidhje me prijës të organizatave politike, me prijës çetash nga Drenica, Llapi, të cilët në raste të caktuara, hartonin plane të përbashkëta të veprimit. Kishte raste kur njësitet e caktuara vullnetare lëviznin nga Drenica në Shalë dhe anasjelltas. Një lëvizje e tillë kishte ndodhur edhe në janar 1945, pastaj në muajin shkurt 1945, kur luftëtarët e Drenicës, në krye me Mehmet Gradicën, arrijnë deri në Kaçanoll të Shalës së Bajgorës, ku edhe zhvilluan një betejë të përbashkët kundër Brigadës 27 të Ushtrisë Jugosllave, në vijën e luftës: Kaçanoll – Guri i Bardhë. Prijësit e luftës në Shalë mbanin lidhje edhe me organizata politike-ushtarake që vepronin asokohe në Kosovë. Për këtë flet Kongresi i Katërt i KNDSH-së, që i zhvilloi punimet në qershor 1946 në malin Kosmaq në Drenicë, ku kanë marrë pjesë edhe delegatë nga Shala, Mitrovica dhe Vushtrria, si: Ahmet Selaci, Rrahman Selaci, Ukshin Kovaçica dhe Ismet Boletini. Aty u vendos që njësitet e armatosura të quhen Ushtria Popullore Demokratike Shqiptare. Më vonë, me qëllim të unifikimit ushtarak dhe politik të forcave që vepronin në Kosovë, pra edhe në rajonin e Shalës së Bajgorës, në Kongresin e KNDSH-së të mbajtur në korrik 1946, në Lipovicë, u mor vendim që të formohet “Divizioni i Ibrit” i Ushtrisë Kombëtare për Mbrojtjen e Kosovës dhe komandant u emërua Ahmet Selaci. “Divizioni i Ibrit”, që udhëhiqej nga Ahmet Selaci, përbëhej prej pesë regjimentesh dhe çdo regjiment kishte komandantin e vet. Komandant i Regjimentit I ishte emëruar Faik Boletini, i Regjimentit II Osman Bunjaku, i Regjimentit III Ukshin Kovaçica, i regjimentit IV Avdi Tashefci, i Regjimentit V Ilmi Zatriqi. Çdo regjiment kishte nga katër batalione, çdo batalion kishte komandantin e vet. Epror për lidhje ishte Gani Potera (alias Ali Riza Zhabari).[18]

    Prijësit e luftës dhe qëndresës në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, siç theksuam edhe më lart, kanë qenë: Ahmet dhe Imer Selaci, Adem Voca, Bislim Bajgora, Ukshin Kovaçica, Faik Boletini, Sherif Tërstena; Aziz Zhilivoda, Hazir Gjaka, Ajet Gërguri, Ferat Hashim Strovci, Osman Bunjaku etj. Mirëpo, prijësi kryesor ishte Ahmet Selaci. Ai ishte njeri me traditë familjare atdhetare. Xhaxhallarët e tij, Mahmuti dhe Rexhepi, ishin ndër bashkëluftëtarët e ngushtë të Isa Boletinit. Ata e kishin shoqëruar Isa Boletinin deri në Vlorë. Që të dy vriten në Mal të Zi, kur qe vrarë edhe Isa Boletini. Ahmet Selaci, në periudha shumë të vështira për popullin shqiptar në rajonin e Shalës së Bajgorës dhe Mitrovicës, në periudhën mes dy luftërave botërore ishte anëtar i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar “Xhemjeti”. Ishte dhe kryetar i Komunës së Shalës (1934-1941). Nga viti 1941 deri më 1944 ishte në krye të forcave vullnetare shqiptare të Shalës, në luftërat kundër çetnikëve në Kolashin, Pazar, Shalë dhe njëherësh edhe komandant i forcave kufitare në veri të Shalës dhe Kosovës. Pas ripushtimit jugosllav të Kosovës (1944 – 1947), Ahmet Selaci u vu në krye të organizimit të rezistencës së armatosur në rajonin e Shalës së Bajgores. Ishte komandant batalioni, pastaj komandant brigade në Shalë dhe komandant i “Divizionit të Ibrit” të Ushtrisë Kombëtare për Mbrojtjen e Kosovës. Ishte bashkëpunëtor i Imer Berishës, Gjon Sereqit, Ajet Gurgurit, Ndue Përllëshit, Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës, Marije Shllakut etj. Ahmet Selaci u vra më 19 shkurt 1947. Përveç Ahmet Selacit, në krye të kësaj lufte dhe qëndrese në këto anë ishin edhe: Adem Voca, Bislim Bajgora, Ukshin Kovaçica, Sherif Tërstena, Faik Boletini, Aziz Zhilivoda, Hazir Gjaka, Ajet Gërguri, Osman Bunjaku,[19] Ismet Bunjaku, Shaban Bunjaku, Zeqir Rashica, Lah Rama, Islam Igrishta, Bahtir Përçuku, Avdyl Përçuku, Hashim Basholli.[20] 

    Pikëpamjet e historianëve për luftën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, për kryengritjen në Shalë, për qëndresën kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës 1944-1947, në këtë pjesë të Kosovës, janë të ndryshme, varësisht nga këndvështrimi politik dhe ideologjik, varësisht nga periudha kohore. Disa historianë dhe studiues përdorin një diskurs denigrues, disa glorifikues. Diskursi denigrues është më i theksuar deri në vitet ’90 të shekullit XX, sigurisht nën ndikimin ideologjik të sistemit monist në ish-Jugosllavi. Shembull konkret ku ky lloj diskursi është më i theksuar kemi monografinë ”Mitrovica me rrethinë”, Mitrovicë, 1979, Kapitulli Mitrovica dhe rrethina në lëvizjen Nacionalçlirimtare, f. 412-427. Autorë të këtij kapitulli janë Ali Hadri dhe Millorad Vaviq. Në kapitullin në fjalë, për prijësit e kësaj lufte, ndër të tjera, thuhet: Ahmet Selaci, si kryetar komune në Stanterg, ka qenë bashkëpunëtor i pushtuesit (gjerman – M. K.) dhe armik i përbetuar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare jugosllave; Adem Voca ishte i rezervuar ndaj pushtuesit gjerman, por edhe shumë i pa disponuar ndaj Lëvizjes Nacionalçlirimtare; Pajazit Boletini, gjithashtu, ishte armik i dalluar i LNÇJ. Thuhet se këta ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, se ishin tradhtarë, kundërrevolucionarë, armiq, kuislingë, e çka jo tjetër. Këto dhe të tjera epitete denigruese përdoren për krerët e luftës. Kurse grupet, njësitet, çetat, batalionet e brigadat që ata udhëhiqnin, i kanë quajtur: grupe, banda, forca e njësite kuislinge. Përkundër të gjitha këtyre epiteteve denigruese dhe fyese, ata e pranojnë se në Shalë u zhvillua luftë e përgjakshme, se qëndresa e shaljanëve u shkaktoi humbje të mëdha në njerëz forcave jugosllave, se ajo rezistencë ishte e fortë, se kishte njësite e prijës që kishin nën komandë deri në 2.200 njerëz të armatosur, etj.[21] 

    Pas viteve ’90 të shekullit XX, kemi të bëjmë me një diskurs gati kryesisht glorifikues, por edhe me prurje të reja shumë të rëndësishme lidhur me këtë luftë dhe këtë qëndresë. Për orientimet dhe qëndrimet politike, për luftën e shqiptarëve në Kosovë, por edhe në Shalë (Mitrovicë dhe Vushtrri), kanë shkruar, kush më shumë e kush më pak, historianë e studiues, si: Izber Hoti, “Orientimet dhe qëndrimet politike të shqiptarëve në Kosovë”, Faik Konica, Prishtinë, 2010; Muhamet Pirraku: “Ripushtimi jugosllav i Kosovës (1945)”, Prishtinë, 1992; Asllan Istrefi “Rizah Rexhep Selaci”, Faik Konica, Prishtinë, 2007; Asllan Istrefi, “Ahmet Selaci”, Faik Konica, 2012; Asllan Istrefi, “Bislim Kadri Bajgora”, Prishtinë, 2017; Demir Ahmeti, “Ahmet Selaci”, Mitrovicë, 1998; Demir Ahmeti, “Sherif Tërstena”, 1998; Dr. Fehmi Pushkolli “Ukshin Kovaçica”, Horizontet e historisë, Prishtinë, 1997; Fazli Hajrizi, Mitrovica dhe Shala e Bajgorës në fokusin e historisë, Libri shkollor, Prishtinë, 2011; Fazli Hajrizi, “Vëzhgime për Shalën e Bajgorës”, KL “Lumi i Bardhë”, Mitrovicë, 2001; Lefter Nasi “Ripushtimi i Kosovës”, ASHRSH, Tiranë, 1994 etj.

    Njëri prej historianëve që ka sjellë të dhëna e dokumente me rëndësi për luftën kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës është Muhamet Pirraku përmes librit: “Ripushtimi jugosllav i Kosovës (1945)”. Mirëpo, te ky autor ndeshemi edhe me ndonjë lëshim të caktuar, sigurisht të rastësishëm. Kësisoj, duke folur për “grupin” e Ukshin Kovaçicës dhe rënien e tij, Muhamet Pirraku, ndër të tjera thotë: …Ahmet Selaci, Ukshin Kovaçica, Imer Selaci etj. u vranë më 20 shkurt 1947 në Vllahi.[22] Për hir të së vërtetës duhet thënë se, nëse këta të tre luftuan bashkë, ata as nuk ranë në të njëjtin vend, as në të njëjtën ditë, por edhe mënyra e rënies ishte e ndryshme. Që të jemi konkret, Ahmet Selaci me disa bashkëluftëtarë u vra më 19 shkurt në fshatin Batahir, Ukshin Kovaçica me të birin u vranë në Vllahi më 20 shkurt, ndërsa Imer Selaci u plagos në të njëjtën ditë kur vritet edhe Ahmet Selaci.[23]Imer Selaci, pasi është zënë i plagosur pas dy javësh në Koshtovë, pushkatohet në Prishtinë në muajin qershor 1947.[24] Lëshimi i dytë në këtë libër ka të bëjë me Ahmet Selacin, prijësin kryesor të luftës në Shalë për një periudhë të gjatë. Sipas Pirrakut, Ahmet Selaci “…ndonëse në shërbim të pushtuesit serbo-sllav, kishte autoritet në masat shqiptare”.[24] Shtrohet pyetja: si mund të jesh “në shërbim të armikut” e të luftosh deri në vdekje kundër tij, si mund të jesh në shërbimin e pushtuesit serbo-jugosllav, e të kesh autoritet në popull?!… 

    Përkundër të gjitha këtyre të dhënave dhe burimeve që përmendëm, autorëve dhe librave, ndodh diçka paradoksale kur është fjala për këtë luftë dhe qëndresë. Ky paradoks ndodh pikërisht nga historiografia shqiptare, në botimet e saja serioze, më saktë, në botimet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të Historisë, siç janë: Historia e popullit shqiptar IV, Botimet “Toena”, Tiranë, 2008; Fjalori Enciklopedik Shqiptar I–III, Botimet “Toena”, Tiranë, 2008; Kosova, një vështrim enciklopedik, “Toena”, Tiranë, 1999. Nuk mund t’i gjesh tre rreshta, nuk e gjen dot një zë për këtë luftë ose për prijësit e saj as pas 70 vjetësh të rënies së tyre. Konsideroj se nuk është korrekte e as profesionale një lëshim, një mohim a një shpërfillje e tillë. Konsideroj se është koha e fundit që historiografia shqiptare ta thotë fjalën e saj, sepse kanë kaluar tashmë 70 vjet nga kjo luftë dhe ende hezitohet të thuhet ajo që meriton të thuhet për të, ngase ishte luftë me karakter çlirimtar dhe me përmasa kombëtare. Kjo mund të thuhet për disa arsye. E para, kjo luftë e zhvilluar në Kosovë (pra edhe në rajonin e Shalës, Qyqavicës dhe Artakollit) kishte karakter çlirimtar, sepse lufta bëhej për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë. Për këtë flasin programet dhe orientimet politike të disa organizatave politike të kohës dhe, në mënyrë të veçantë, Kuvendi i Dytë i Lidhjes së Prizrenit, ku edhe e ka burimin kjo luftë dhe qëndresë. E dyta, kjo luftë nga prijësit e saj në Mitrovicë e Vushtrri (Shalë e Qyqavicës) po bëhej për të shpëtuar popullin nga çetnikët e partizanët serbo-malazias; po bëhej kundër Administrimit Ushtarak të Kosovës nga Jugosllavia e Titos, kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës dhe instalimit të pushtetit komunist. E treta, nëse sllavët luftonin për pushtimin e trojeve shqiptare, atëherë shqiptarët luftonin për t’iu kundërvënë këtij pushtimi. Dhe, e fundit, shqiptarët në Kosovë (pra, edhe në rajonin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë M. K.) “ishin antijugosllavë të përbetuar dhe luftëtarë të pa kompromis të ripushtimit jugosllav”,[25] për shkak se aq shumë zullum ishte bërë mbi shqiptarët nga Jugosllavia mbretërore, sa atyre (shqiptarëve) iu rrezikua edhe qenia fizike, biologjike.

    Po kalon edhe 75-vjetori i përfundimit të kësaj lufte, 23 vjet nga çlirimi i Kosovës, 14 vjet nga Pavarësia e saj, mirëpo deri sot asnjë institucion (Komunë, Qeveri a Presidencë) nuk i ka vlerësuar me ndonjë mirënjohje a dekoratë prijësit e kësaj lufe, madje as prijësin kryesor Ahmet Selacin, që ishte edhe komandant i “Divizionit Ibri”. Me sa kam informacion unë, i vetmi institucion që ka organizuar një takim me familjarët e të gjithë prijësve të kësaj rezistence, kanë qenë Trupa Mbrojtëse të Kosovës, përkatësisht Zona IV Mbrojtëse në Mitrovicë. Askush tjetër. Kështu po harrohet, kështu po shpërfillet (ruana Zot edhe të mohohet) lufta e shaljanëve kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës (tetor 1944-shkurt1947). 

    Fusnotat

    [1]James Petiffer, Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1948-2001 (Onufri: Tiranë).

    [2]Prof. dr. Izber Hoti,“Orientimet dhe qëndrimet politike të shqiptarëve në Kosovë” (Faik Konica: Prishtinë, 2010), 52.

    [3]Grup autorësh, “Mitrovica me rrethinë” (ETMMKSAK: Mitrovicë, 1979), 395, 396, 397.

    [4]Demir Ahmeti,“Ahmet Selaci” (COMEN: Mitrovicë, 1998),  43.

    [5]Asllan Istrefi,“Ahmet Selaci” (Faik Konica: Prishtinë, 2012), 105, 121; Demir Ahmeti, “Ahmet Selaci…”, 41, 43,44.

    [6]Grup autorësh, “Aradhat partizane e Kopaonikut, e Shalës, e Ibrit”( Enti Ushtarak-Botues: Beograd, 1981), 579, 580, 582, 595, 614; Asllan Istrefi,“Ahmet Selaci” (Faik Konica: Prishtinë, 2012),  94, 96, 97, 101, 103, 105, 121; Demir Ahmeti, “Ahmet Selaci…”, 41, 43,44; Grup autorësh, Mitrovica me rrethinë…”, 420, 421, 424, 426; Lefter Nasi, “Ripushtimi i Kosovës”(Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë:Tiranë, 1994), 144.

    [7]Lefter Nasi, “Ripushtimi i Kosovës…,” f. 157, 158; Asllan Istrefi, “Ahmet Selaci…”, f. 105, 106, 107, 108, 110, 111 dhe 112; Demir Ahmeti, “Ahmet Selaci…”, f. 54, 55, 56; Çerkin Ismaili, “Drama e qëndresës së vocëve të Shalës së Bajgorës” (COMEN: Mitrovicë, 1998), f. 97; Grup autorësh,“Mitrovica me rrethinë…”, f. 424, 425.

    [8]Ramadan Rexha, Kujtimet e mia (dëshmi historike) (Prishtinë: 2004), 51-57.

    [9]Asllan Istrefi, “Ahmet Selaci…”, f.125; Instituti i Historisë-Prishtinë, Kosova në arkivat e shtetit shqipta 1950-1969 (IH: Prishtinë, 2019).

    [10]Vushtrria-Viciana me rrethinë, Vushtrri, 2003, f. 189;Asllan Istrefi, “Ahmet Selaci…”, 144, 145, 147, 150, 151, 200-207.

    [11]Asllan Istrefi, Mizoritë serbe në Shalë të Mitrovicës 1944-1947 (Bota sot, 2 dhjetor 2001), 13.

    [12]Vushtrria-Viciana me rrethinë (Vushtrri: 2003), 185

    [13]Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Fjalori Enciklopedik i Kosovës…, 1815.

    [14]Vushtria-Viciana me rrethinë (Vushtrri: 2003), 185-188.

    [15]Po aty, f.181, 182, 190, 191. 

    [16]Muhamet Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës (1945)” (Prishtinë: 1992), 165.

    [17]Demir Ahmeti,Ahmet Selaci…, 59

    [18]Asllan Istrefi, Ahmet Selaci…, 125-128, 142, 143; Demir Ahmeti, Ahmet Selaci.., 54, 55, 56, 57, 59, 61, 62.

    [19]Ҫerkin Ismaili, Drama e qëndresës së vocëve të Shalës së Bajgorës (COMEN: Mitrovicë, 1998); Asllan Istrefi, “Bislim Bajgora” (Prishtinë: 2017); Demir Ahmeti,Ahmet Selaci–udhëheqës i rezistencës kombëtare në Shalë (1941-1947) (Prishtinë, 1998), 4; Dr. Fehmi Pushkolli, Ukshin Kovaçica, Horizonte të historisë (Prishtinë: 1997); Asllan Istrefi, “Ahmet Selaci” (Faik Konica: Prishtinë, 2012)…, 125, 126 dhe 142, 143.

    [20]Intervistë me Xhemajl Pllanën, 27.12.2020

    [21]Grup autorësh, “Mitrovica me rrethinë” (Prishtinë: 1979), f. 412-426; Lefter Nasi, “Ripushtimi i Kosovës…”, f. 158.

    [22]Muhamet Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës, (1945) (Dielli: Prishtinë, 1992), 176.

    [23]Fazli Hajrizi, Vëzhgime për Shalën e Bajgorës…, f. 128, 129; Asllan Istrefi, “Ahmet Selaci… “, 147, 150, 151.

    [24]Deklaratë e Demir Tahirit-Selacit, djalit të Ymer Selacit, dhënë autorit të këtij punimi, qershor 1997, Mitrovicë.

    [25]Muhamet Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës (1945) (Dielli: Prishtinë, 1992), 175.

    [26]Izber Hoti, Orientimet dhe qëndrimet politike të shqiptarëve (Prishtinë: 2010), 53. 

  • Kërkonin shpëtim në Shqipëri, akuzoheshin si “agjentë” të UDB-së

    Kërkonin shpëtim në Shqipëri, akuzoheshin si “agjentë” të UDB-së

    Nga: Kastriot Dervishi

    Historitë e shqiptarëve që vinin në Shqipëri nga trojet shqiptare në Jugosllavi, janë vërtet të dhimbshme. Nuk ka rast më të mirë se sa shembujt e tyre për regjimin antikombëtar të Enver Hoxhës, i cili keqtrajtimin e poshtërimin e tyre e kishte detyrë dite.

    Ahmet Vatovci dhe Hamit Hajdini, të burgosur në Repartin nr.307 në Rubik, i shkruanin Komitetit Qendror në dhjetor 1964, midis të tjerash:

    “Ne jemi një numër i vogël kosovarësh që punojmë në këtë kamp në një regjim të padurueshëm dhe po rreshtojmë këtu kontradiktat në të cilat rrojmë e punojmë:

    1. Secili prej nesh ka kryer 1-14 vjet burg dhe jemi dënuar 6-25 vjet.

    2. Shumica jemi të sëmurë e të dërrmuar fizikisht, pra të paaftë për punë. Edhe ata që kanë pak forca për punë, u mungojnë kushtet normale jetësore për t’i rezistuar punës fizike.

    Reklama

    3. Vuajmë nga uria e jemi të zbathur e të zhveshur në të gjitha stinët e motit. Sepse këtu na janë mohuar të drejtat e garantuara me ligj prej qeverisë shqiptare.

    4. Në punë kërkohet norma, të cilën nuk jemi në gjendje ta realizojmë, e si rrjedhim vuajmë pasojat që vijnë nga kjo.

    Në shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme të datës 5.5.1965 pranohej se procesi i Ahmet Vatovcit nuk ishte bërë i rregullt, duke rekomanduar faljen e dënimit me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Vatovci nga Novoloni i Prishtinës, kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1951, në moshë fare të re (17 vjeç). Punonte në Vlorë. Në këtë kohë ai gjen një vulë të vjetër të komitetit ekzekutiv, të cilën nuk e dorëzoi, por e shfrytëzoi për autorizime për blerje buke e sende ushqimore, duke vendosur emrin e gjeneral Petrit Hakanit. Pasi u zbulua, nga inati, e arrestojnë dhe i bëjnë proces sikur ishte agjent i UDB-së. Nga torturat kishte tentuar vetëvrasjen. Në raportin e datës 11 maj 1965 të Drejtorisë së Organeve Administrative të KQ të PPSh-së, pranohej se akuza e spiunazhit “nuk bindte” dhe duhej falur. Por i riu kishte 12 vjet që vuante një dënim kot. U lirua më 21.5.1965. Nuk dihet si ka vijuar jeta e tij pas daljes nga burgu, pasi ishte i sëmurë.

  • Si vdiq legjendari Bajram Curri, e vranë të pagurit nga Ahmet Zogu apo u vetëvra për të mos u dorëzuar i gjallë?

    Si vdiq legjendari Bajram Curri, e vranë të pagurit nga Ahmet Zogu apo u vetëvra për të mos u dorëzuar i gjallë?

    Thonë u shtri, e thonë u vra, Po ti s’vdiqe, or Baba, As te shkëmb’ i Dragobisë, As te zëmr’ e Djalërisë. As je vrar’ e as po vritesh Legjendar Ante po rritesh. Dithiramb i Dragobisë, Tmerr, panik i mizorisë. Këto vargje janë pjesë e elegjisë që Fan Noli ka end për vdekjen e Bajram Currit, më 29 mars 1925.

    Ndërsa kanë kaluar kaq vite, ende e vërtëta e vrasjes së bujshme rri pezull mbi mitikën e atyre maleve të Dragobisë sot e asaj dite, si për të ngasur kureshtinë, e trazuar prej amshimit legjendën, Bajram Curri. Megjithëse bashkëkohësit kanë patur të gjithë të mundshmen për të rrëfyer çfarë ka ndodhur në Shpellën e Dragobisë 29 marsin e vitit 1925, ende nuk është thënë fjala e fundit. E vranë të pagurit nga Ahmet Zogu, apo u vetëvra për të mos u dorëzuar i gjallë, duket se alibia e këtyre dy mundësive është më e fortë se çdo trillim, apo gojim, i cili prirur nga shumë ndikesa, ose i kërcënuar nga koha, nuk arriti deri në ditët tona si e vërteta e të vërtetave që i rrethvijnë fikjes së frymës së fundit të këtij legjendari.

    Një burrë malësor i mbështjellë me çallmë të bardhë që i mbulon kokën, sytë dhe një pjesë të fytyrës, duke i lënë jashtë vetëm një palë mustaqe të errëta, kridhet i shtrirë përdhé i pajetë, ndërsa farë pranë tij, i ftohtë dhe triumfalist, një burrë i veshur me kostum dhe me fest në kokë, një veshje e përdorur nga funksionarët e kohës, është prefekti Hasan Kryeziu, i cili pozon pranë trupit pa jetë të Bajram Currit, si para një trofeu. Kësisoj mund të jetë përshkrimorja e asaj fotoje që me gjasë e realizuar nga fotografi gjakovar Ahmet Zherka, duke u bërë publike ka rikthye domosdonë e zbërthimit të këtij ekuacioni, duke u përpjek me e davarit diqysh tisin e trashë të mjegullës që mban të mbështjellë më mister dhe dyshim vdekjen e një prej veprimtarëve më të zëshëm të kohës, Bajram Currit.

    Një histori e denj për të kapërthyer kufijtë e mitit. Sot pas 92 vitesh, qëkur kjo piskamë e thekshmë bjeshkësh, ky trazim i makthshëm i një vdekjeje, mjegulla që i rrethvjen është ende e trashë, si vetë hukama e bjeshkëve në Dragobi. U vra apo u vetvra? Kush e vrau Bajram Currin? U tradhëtua dhe pse? Ishin shqiptar apo serbë ata që e ndoqën deri ku ai hoqi shpirt? Janë këto pikëpyetje që mbajnë të gozhduar të vërtetën e bujshme të kësaj ngjarjeje. Ngase është thënë, është dëshmuar dhe përfolur nëpër malësinë e Gjakovës, e pamundur mbetet të mos zbardhet e vërteta. Dikujt i ka interesuar dhe vazhdon t’i interesojë, që Kutia e Pandorës të  mbetet e mbyllur përgjithnjë.

    Profili i veprimtarit

    Bajram Curri mbamendet si një ndër organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës që daton 1899-1900,  veprimtar i saj për autonominë e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit. Rreth këtij personazhi mbetet merita e të qenit drejtues kryesorë në kryengritjet kundërosmane në periudhën 1908-1912, që u finalizuan me shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912.  Ai shprehu energjikisht papajtueshmërinë me vendimet ogurzeza të Konferencës së Londrës së 1913, marrëvesha hijenash që i’a shkulën shtetit të pavarur shqiptar si gjymtyrët, Kosovën dhe treva të tjera shqiptare lindore e jugore, duke e lënë të lëngojë gjymtimin. Ishte 1918 kur Bajram Curri u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” duke qënë vrulli më i hovshëm i këtij solidariteti, këtij kushtrimi. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol në qeverinë e asokohëshme të drejtuar nga Sulejman Delvina.

    Është me rëndësi të citohet se në vitet 1920-1921, me cilësinë e komandantit të Operacionit, bashkëpunoi me ministrin e Brendshëm Ahmet Zogun për të realizuar vendosjen e autoritetit të shtetit në Shqipërinë e mbetur pas copëtimit. Do të jenë zhvillimet e mëvonshme politike, martesa e Ceno Beg Kryeziut me motrën e Ahmet Zogut, ato që ndikuan në ftohjen e marrëdhënieve të Bajram Currit me Zogun. Për rrjedhojë, nga marsi 1922, Bajram Curri zgjodhi rrugën e ngritjes kry kundër shtetit. Ishte një ndër protagonistët kryesorë në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit, 24 dhjetor 1924, u tërhoq në Krasniqe, duke qëndruar si mik i bajraktarit, Sali Manit, nga ku vazhdoi përpjekjet e tij të dëshpëruara për organizimin e një lëvizjeje të re kundër pushtetit.

    Më 2 janar 1925, Bajram Curri mbledh parinë e Krasniqes dhe një ditë më pas deklarohet besa e Krasniqes për me i kundërshtue çdo mësymjeje qeveritare. Më 8 janar, rreth agimit, forcat e Bajram Currit nga Krasniqja mësyjnë Gashin, e mbas një luftimi ku mbetën 10 të vdekun e një i plagosun nga forcat qeveritare dhe një i vrarë e një i plagosur nga mbështetësit e Currit, Bajram Curri merr vetëm Tropojën, qendrën e Gashit. Më 9 janar, fuqia e Currit nga Tropoja niset për në Bytyç duke patur për objektiv Krumën, qendrën e Prefekturës së Kosovës, ku kishte nisur dhe forca të tjera nga Krasniqja, duke paraqitur kështu një kërcënim serioz për stabilitetin e shtetit.

    Për të shuar këtë rebelim të ri në Veriun e Shqipërisë, Ahmet Zogu, që në atë periudhë ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, kishte emëruar komandant Operacioni për Veriun, Ceno Beg Kryeziun, kurse vëllanë e tij, Hasan Kryeziun, prefekt të Kosovës (nënprefekturat Lumë, Has, Malësia e Gjakovës).

    Pas dështimit të Revolucionit të qershorit të 1924 , sipas dëshmive të përftuara nga dëshmimet dhe komunikimi mesvedi i zyrtarëve të asokohëshëm, Bajram Curri, i rrethuar nga trupat zogiste dhe serbe të prirë nga Ceno Kryeziu, kreu vetëvrasje në Shpellën e Dragobisë më 29 mars 1925 për të mos rënë në duart e armiqve. Ato gjysmë të vërteta që kanë qarkulluar nën zë, brez pas brezi në Malësinë e Gjakovës të kthyera tashmë në legjenda thonë se për vrasjen e tij ishte vënë një çmim, dhe ishin me qindra ata që i ishin vënë pas. I gjendur pa rrugëdalje, burri i Malësisë ka hequr xhamadanin për të mos e njollosur me gjak dhe me një plumb në kokë i ka dhënë fund jetës. Zëra të tjerë thonë se Ahmet Zogu nuk ka pasur gisht në vrasjen e tij, i vetëdijshëm se një veprim i tillë do të nxiste tërbimin e malësorëve që e admironin heroin e tyre. Thuhet se u vra nga bejlerët e Gjakovës në pabesi, në shpellë.

    Dokumentet e zbardhura, të cilat rreken ë hedhin dritë mbi dinamikën e ngjarjeve në atë kapërcyell, nuk mund të saktësojnë diçka veçse të përpiqen të plazmojnë kundërshtitë e Bajram Currit ndaj regjimit dhe përpjekjet e Zogut për ta bërë të nënshtrohet këtë kreshtë të lartë të krenarisë dhe qëndresës malësore.

    As deponimi i të vetëdorëzuarit Shefqet Draga në zyrat e prefekturës së Kosovës më 3 prill 1926, i cili pretendon të ketë qenë me Baca Bajramin deri pak momente para se të shuhej, nuk mbetet dhe aq bindëse. Kjo për arsyen se ai në procesverbalin e deponimit, dosje 33 me 11 fletë me 18 pyetje-përgjigje, (mungojnë 3 fletë, ndoshta vendimtaret për zbardhjen e misterit që mban të kyçur këtë vrasje), qaset më shumë të kapet pas të vërtetave që hamendet se mund t’i shpëtojnë kokën se sa të zbardhë besnikërisht se çfarë kishte ngjarë. Një arsye tjetër që e mbulon me mëdyshje këtë të vërtetë të bashkëluftëtarit të Bajram Currit është kërcënimi me litar, të cilit i bëhet me dije që në fill të rrëfimit, se gjoja për dëshmi të rreme ka për t’u dënuar nga gjyqi ushtarak me varje.

    Në gjithë këtë hambar dëshmishë, librash të publikuar, bibliografishë e çmos tjetër, duket se çelësi i së vërtetës, ai që mban të mbyllur Kutinë e Pandorës është xhamadani i pagjakosur, të cilin të gjithë e pretendojnë se u gjet pranë trupit pa jetë të Bajram Currit.

    Dëshmitarët e këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë pohuar se xhamadani i Bajram Currit u gjend i hequr dhe i vendosur disa metra larg trupit të tij të vdekur, pa njolla gjaku. Sipas të drejtës zakonore të Veriut të Shqipërisë, ky gjest i tij në momentet e fundit të jetës interpretohej si mesazh për pasuesit e gjakut të tij që ta konsideronin të mbyllur konfliktin e familjes Curri me familjen Kryeziu të Gjakovës. Sapo mjegulla nis të davaritet dhe e vërteta kapet pas alibishë dhe hipotezash të dalë në sipërfaqe, të diftohet faqe dritës, ajo sërish rrëzohet për të mbëtur rishtaz e strukur nën tisin e trashë të dyshimeve. U vra vërtetë Bajram Curri nga nga njerëzit e Ahmet Zogut, apo ky i fundit duke shfrytëzuar ndonjë hasmëri a konflikt e përdori atë për të larë hesapet me kundërshtarin e tij më të flaktë, dhe për të mbajtur nën fre zemëratë  e malësorëve që shikonin tek ky burrë udhëheqësin liberator. Gjithqysh Zogut nuk i interesonte të ishte pas këtij akti dhe gjithë mekanizmi që ngrihet rreth fundit të legjendarit Bajram Curri, duket si një përpjekje e matianit të rrafinuar për të mbetur dorjashtë. Por faktet janë kokforta. Me 9 janar 1925, Ceno Begut iu dërgua telegram urgjent, dokument i publikuar nga Veli Haklaj, me të cilin kryeministri Ahmet Zogu urdhëronte: “Currin gjallë â vdek duhet ta zini dhe fuqinë e tij duhet ta shkatërroni krejt tue marrë gjithë masat që kështu të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet mâ”. Me anë të këtij telegrami Ceno Begu autorizohej nga Ahmet Zogu që: “batalionin e atyshëm ta merrte nën urdhnin e tij; në qoftë se kompanikomandantat nuk ishin të besueshëm të emnonte të tjerë besnikë; prefektin, në qoftë se i sillte pengime, ta pushonte nga detyra dhe për këtë të lajmëronte”. Në vijim të veprimeve operacionale, më 11 janar 1925, Ceno Begu me forcat qeveritare mbërrini në Gash dhe të nesërmen sulmoj Krasniqen. Sipas informacioneve që vinin nga Prefektura e Shkodrës, rezultonte që Bajraktari i Bujanit, Sali Mani me 60 veta i ka shkue në ndihmë Currit. Si rrjedhim kjo ministri urdhëronte Komandën e Operacionit të Veriut që “një kompani 110 vetësh të asaj komande pa vonesë me zânë të gjitha vanat e Drinit për mos me lânë me kalue për në Pukë komitat e fuqis së Currit.” Kështu thuhet në evidencën e dokumentuar të fakteve nga zoti Haklaj. Nga një burim përftojmë një dëshmi që flet për një tjetër moment të rëndësishëm të ngjarjes. Kur janë rrethuar në Dragobi nga forcat zogiste, Sali Mani mbështetësi kryesor i Bajram Currit ka pyetur çfarë të bëjmë? Bajram Curri mësohet të jetë përgjigjur se duhet me luftue se nuk ka asnjë besë, ata kane ardh me na vra. Kështu kanë dalë nga shpella dhe kanë filluar pushka. Mbas disa oresh luftime, kanë marrë vesh lajmin e kobshëm se Bajram Curri, i cili kishte vrarë veten. “Nuk e besoj se Bac Bajrami të vriste veten. Por duhet ta kenë vra në pabesi”, mbamendet të ket kumtu më vonë një nga bashkëluftëtarët e Shpellës së Dragobisë. Sali Mani dhe luftëtarë të tjerë, pasi kanë mësuar për vdekjen e Bajram Currit kanë marrë ikjen për me përfundu mbas disa ditësh në Gjakovë prejnga nuk do të mund të lëviznin për rreth 7 vjet nën kërcënimin me vrasje të Zogut.

    Me interes është dokumenti i datës 2 maj 1930, (shkruahet në një të përditshme një vit më parë), me të cilin zavëndësisht Komandant i Përgjithshëm i Gjindarmërisë, Major Muharrem Bajraktari, i përcjell Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkresën e datës 12 prill 1930, të Komandës së rrethit Tropojë, ku njoftohet për ardhjen në Çerem e Dragobi të dy të arratisurve nga Jugosllavia, të shtyrë nga bajraktari i Krasniqes, Sali Mani, për të vrarë vrasësin e Bajram Currit, me argumentin e të drejtës zakonore se “na ka pre Bajram Begun tuej kenë Miku i jonë”.

    Gjithqysh, 92-vite duket se vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për të zbardhur të vërtetën, një të vërtetë ndryshe nga ajo me të cilën është ushqyer opinioni publik, janë faktuar faqet e historisë, e cilas mund të jetë edhe vetë e vërteta e pamohueshme.

    (Teksi i materilit është përpiluar nga koncentrimi i tekstshkrimeve të kohëpaskohëshme për legjendarin Bajram Curri, por kryesisht për vdekjen e tij, e cila vijon të mbetet mister. Kush ka diçka për të shtuar, ose ndonjë mënyrë më plotë të trajtimit mudn të kontaktojë në email: albertvataj

  • Si u përgjigj Hasan Prishtina kur u pyet se: “A është e vërtetë, se Shqipëria përbën një rrezik për Evropën?”

    Si u përgjigj Hasan Prishtina kur u pyet se: “A është e vërtetë, se Shqipëria përbën një rrezik për Evropën?”

     “La Liberté” e të premtes së 8 korrikut 1927, ka botuar në faqen n°3, intervistën e Hasan Bej Prishtinës, dhënë asokohe gazetës “La Transalpine”. Politikani i njohur shqiptar, ndër të tjera, ka shprehur mendimin e tij mbi reagimin e kundërshtarit politik dhe personal të tij, Ahmet Zogut, ndaj Jugosllavisë.

    Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë intervistën e plotë për publikun shqiptar:

    Vjenë, 7 korrik. — Incidenti (Arrestimi i përkthyesit të legatës jugosvalle në Tiranë, Vuk Gjurashkoviq – Vouk Djourachkovitch, për çështje spiunazhi) midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë është zgjidhur përfundimisht. Megjithatë, rifillimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy qeverive nuk do të jetë aq i shpejtë sa mund të ishte shpresuar. Në të vërtetë, përfaqësuesit e të dy vendeve do të zëvendësohen dhe ardhja e tyre në destinacion duhet të ndodhë në të njëjtën kohë, konsiderohet se do të zgjasë dhjetë apo pesëmbëdhjetë ditë përpara se të rifillojnë përfundimisht marrëdhëniet diplomatike.

    Një prej emigrantëve politikë më eminentë shqiptarë, Hasan Bej Prishtina, ish-President i Këshillit të Shqipërisë, kundërshtar politik dhe personal i Ahmet Zogut, bëri deklarata të rëndësishme për shtypin:

    “— A është e vërtetë, e pyetën z. Hasan Bej, se Shqipëria përbën një rrezik për Evropën ?

    — Ky lajm është përhapur nga disa gazeta në Beograd. Por për të kuptuar se, kjo është vetëm një zhurmë tendencioze, duhet të kujtojmë se këto gazeta filluan të flasin për rrezikun vetëm ditën kur Shqipëria u bë e pavarur nga politika e Beogradit. Unë jam një kundërshtar i ashpër i Ahmet Zogut, por duhet të pranoj se këtë herë ai ka vepruar, me të vërtetë, në mënyrë të arsyeshme.

    — Dhe çfarë mendoni për formulën që përsëritet kaq shpesh: Ballkani për popujt e Ballkanit? – e pyetën sërish Hasan beun.

    — Kjo është një formulë e shkëlqyer, me kusht që vetë Ballkani të fillojë të japë shembullin. Për shembull, si mund të flitet për “vëllazërim” mes jugosllavëve dhe shqiptarëve, nëse Beogradi vazhdon politikën e tij të përndjekjeve kundër pakicave shqiptare? Z. Fernand(Ferhat – sqarim ynë) Draga, deputet nga Kosova, u dënua me 20 vjet burg sepse… ai donte të mbronte të drejtat e shqiptarëve. Mund t’ju japim një listë të gjatë persekutimesh kundër shqiptarëve… Në këto kushte, si të arrihet një “vëllazëri ballkanike”? — (La Transalpine)

  • Gjyqi ndaj Ibrahim Çelos në Selanik, për vrasjen e Hasan Prishtinës

    Gjyqi ndaj Ibrahim Çelos në Selanik, për vrasjen e Hasan Prishtinës

    Nga: Kastriot Dervishi

    Hasan Prishtina u vra nga Ibrahim Çelos (Selo) më 13 gusht 1933 në Selanik. Pasi u arrestua dhe hetua, vrasësi u gjykua më 24-25 shkurt 1934. I pandehuri pohoi se vrasjen e bëri për të parandaluar shkatërrimin e Shqipërisë që Hasan Prishtina po përgatiste, duke qenë në kontakt me komitetin serbo-bullgar, duke urdhëruar kundrejt shumave të mëdha vrasjen e Ahmet Zogut dhe personaliteteve të tjera të Shqipërisë. Çelo deklaroi se ishte porositur nga Hasani, sepse ishte ordinancë dhe truproje e tij, të përfshihej në vrasjen e planifikuar kundër Ahmet Zogut. Çelo tha se ishin duke ecur në Selanik kur mori një propozim të tillë, të cilin e kundërshtoi dhe e vrau Hasanin. Veç këtij varianti, tha Çelo, gjykata greke nga ana e saj ngrinte edhe këto dy versione:

    – H. Prishtina kishte dorëzuar një memorandum në Lidhjen e Kombeve dhe kishte kërkuar ndërhyrje për çlirimin e pakicës shqiptare në Jugosllavi.

    – Hakmarrje për arsye financiare, sepse për tetë vjet Çelo kish qenë truproje e H. Prishtinës dhe ky i fundit i kishte ndërprerë pagat që i takonin.

    Gjykata greke vlerësonte më shumë këtë të fundit si shkakun më të mundshëm të ngjarjes, duke artikuluar fjalinë se “ka pasur diferenca financiare mes tyre”.

    Prokurori e karakterizoi veprimin e Çelos si “një natyrë kriminale të aftë për të kryer një krim të rëndë hakmarrjeje”.

    Çelo deklaroi para gjykatës se banonte në Nice të Francës, ku punonte si pemëshitës, shumë gjuhë të huaja dhe se erdhi në Selanik një muaj para vrasjes.

    Reklama

    Gjykata thirri si dëshmitare nënën e H. Prishtinës, 80 vjeçe, e cila tha se e njihte akuzuarin dhe tha se atë “e kish dërguar Ahmet Zogu dhe shqiptarët e krishterë e të pabesë” për t’i vrarë djalin. Kryetari e pyeti nëse i pandehuri ishte truproja i Hasanit, por ajo u përgjigj se nuk e dinte.

    Vijoi dëshminë Omer Prishtina, vëllai i viktimës, ka deklaroi se njihte të pandehurin dhe se e dinte se ishte dërguar nga Ahmet Zogu. Madje, pretendonte se Zogu kish dërguar njerëz në Vjenë për të vrarë H. Prishtinën. Omeri mohonte që Hasani të kish lidhje me atentatin ndaj Ahmet Zogut në Vjenë në vitin 1931. Omeri pranonte faktin se Çelo i kish kërkuar H. Prishtinën para një muaji rrogat e tij, por ky nuk ia kishte dhënë. Kohë më parë, H. Prishtina i kish dërguar Çelos 100-200 dollarë.

    Reklama

    I pandehuri Ibrahim Çelo dëshmoi se Hasan Prishtina e kishte pajisur me një revole për të vrarë Ahmet Zogun, por ai me këtë revole vrau atë (H.Prishtinën).

    Ibrahim Çelo në sallën e gjyqit (foto e botuar në shtypin grek)

    Deklarata e Ibrahim Çelos para gjykatës dhe revolta e nënës së Hasan Prishtinës

    Nga proces citoj dëshmitë e këtyre dëshmitarëve:

    -Akileas Pangos deklaroi se vrasësi ekzekutoi Hasan Prishtinën me dy të shtëna në tëmth. Policia arrestoi autorin 150 metra larg vendit të krimit. Një turmë njerëzish që ndodheshin në vendin e vrasjes e linçuan vrasësin, por ai u largua.

    – Sabri Koka dëshmoi se Hasan Prishtina bashkëpunonte me deputetët grekë dhe se ishte njeri i mirë; se shkolla “Konstantinidis” ishte pronë e Hasan Prishtinës.

    – Pronari i hotelit “Astoria” ku qëndronte H. Prishtina, deklaroi se kish parë të ishin takuar 6-7 herë vrasësi me Hasan Prishtinën.

    Reklama

    – Hasan beu, kushëriri i parë i viktimës, dëshmoi se vrasësi kishte ardhur nga Shqipëria për të kryer vrasjen për para dhe konfirmoi se Hasan Prishtina ishte pronar i shkollës “Konstantinidis”.

    Ibrahim Çelo deklaroi: “Koka ime është në duart tuaja. Do ta them të vërtetën. Dy vjet e gjysmë më parë takova viktimën në Nice të Francës. Atje nuk kishte të holla dhe më dha disa diamante për t’i lënë peng. I lashë peng dhe i solla 5 000 franga. Pastaj Hasan beu shkoi në Turqi. Unë shkova në Serbi dhe përsëri u ktheva në Francë; atje mora një letër nga H. Prishtina që shkruante se biznesi i tij nuk po shkon mirë. Ai do të vinte në Selanik dhe do të më siguronte një punë për 8 000 franga në muaj. Në atë kohë H. Prishtina ishte në Bullgari dhe pavarësisht letrave që i dërgoja herë pas here ai nuk më përgjigjej. Më në fund, nga Budapesti më dërgoi një letër ku justifikonte heshtjen e tij. Në fund tha se do vinte këtu dhe do takoheshim dhe çdo herë kërkoi të mblidhte 10 komitaxhi bullgarë me të cilët do vrisnin Ahmet Zogun dhe se si shpërblim do t’i jepte 10 mijë franga. Për shkak se hezitova, Prishtina u përpoq të më bindte me një mijë argumente, derisa atë ditë ai humbi durimi dhe në inat e sipër më tha në do ta bëja këtë apo jo këtë vrasje. Kisha frikë se do të nxirrte pistoletën dhe do të më vriste. Kështu që e nxora unë timen dhe e vrava. Unë e vrava për vendin tim asgjë tjetër. Hasan Prishtina ishte autori moral i atentatit kundër Ahmet Zogut në Vjenë. Unë kam 20 vjet refugjat, por ai donte të na shkatërronte akoma më shumë. Askush nuk më detyroi të vras Hasan Prishtinën. Nëse po gënjej, më varni”.

    Reklama

    https://5e2f39ab99591df8e6858a814c54ba84.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

    Në atë çast nëna e Hasan Prishtinës po bërtiste duke kërkuar ta varnin në litar Çelon, por ky deklaroi se nuk pendohej për vrasjen që kreu se me këtë veprim “shpëtoi atdheun nga katastrofa”.

    Avokatët mbrojtës të familjes Prishtina thanë se vrasja ishte vetëm e motivuar politikisht.

    Raportimi në një gazete greke për gjyqin ndaj Çelos

    Dënimi me burgim të përjetshëm i vrasësit të Hasan Prishtinës

    Në gjyq prokurori tha se Prishtina kishte një jetë politike private të pastër dhe ishte një personalitet i respektuar, se shteti grek nuk ishte i përfshirë në vrasje, se policia arrestoi autorin dhe ia dha drejtësisë; se gjatë gjithë kohës që H. Prishtina kishte qenë deputet i Parlamentit Osman, mbante marrëdhënie miqësore me deputetët grekë dhe u shërbente interesave greke; se në valixhen e Hasan Prishtinës ishte gjetur testamenti i tij, sipas të cilit viktima ka lënë të gjithë pasurinë e tij në favor të institucioneve bamirëse shqiptare. Në fund theksoi se bëhej fjalë për një rast klasik të vrasjes ordinere dhe kërkoi nga trupi gjykues të dënonte të pandehurin sipas aktakuzës. Sipas prokurorit, teza vrasja ishte kryer për arsye financiare dukej krejtësisht e papranueshëm pas,i nëse kjo do të ndodhte, ai do ta kishte vrarë diku tjetër në një vend më të sigurt.

    Reklama

    Avokatët e padisë civile (të familjes së H. Prishtinës) theksuan se kjo ishte një vrasje me paramendim dhe kërkuan dënimin e Çelos.

    Sipas vendimit të gjykatës, nuk u vërtetua asnjë provë për vrasje me paramendim. Anëtarët e gjykatës shprehën mendim të kundërt, një pjesë duke theksuar se ishte një krim ordiner, ndërsa të tjerët mbrojtën mendimin se i pandehuri vrau Hasan Prishtinën sepse e donte shumë vendin e tij dhe i vrari kishte si qëllim të shkaktonte trazira në Shqipëri. Avokatët mbrojtës i kërkuan gjykatës që të vendoste se vrasja ishte kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, por gjykata nuk e pranoi këtë. Në aktgjykim shprehej se Ibrahimi Çelo me paramendim dhe qëllimisht vendosi dhe ekzekutoi viktimën, dhe përdori një pistoletë me plumba, duke shtuar se i akuzuari u ndodh në tronditje mendor. Prokurori propozoi dënimin e të pandehurit me burgim të përjetshëm dhe një dënim të ngjashëm për armëmbajtje pa leje. Ibrahim Çelo u dënua me burgim të përjetshëm për veprën kryesore të vrasjes dhe pesë muaj burg për armëmbajtje. Në fjalën e fundit, Çelo falënderoi gjykatën dhe theksoi se u gjend në një vend të qytetëruar dhe thirri: “Rroftë mbreti! Rroftë atdheu, rroftë kombi!”.

    Reklama

    Kufoma e Hasan Prishtinës, pas vrasjes

    Intervista e Ibrahim Çelos pas dënimit për gazetën “Maqedonia e re”

    “Asgjë nuk më ndante nga H. Prishtina. E vlerësoja kontributin e tij deri në momentin kur për të kënaqur ambiciet e tij personale nuk hezitoi të sugjeronte që të vrisja mbretin tonë Ahmet Zogu. Fillimisht mendova se po e thoshte këtë për të më provokuar, por kur e përsëriti, i theksova se jo vetëm që nuk do të bëja asnjë veprim të tillë antipatriotik, por do të reagoja me çdo sakrificë. Që atëherë marrëdhënia jonë u ftoh. Kur i kërkova para për t’u larguar, ai nuk pranoi dhe më siguroi se do të më jepte para vetëm nëse do t’i jepja besën, domethënë nëse do të vrisja Zogun. Ai bënte shantazhe të hapura. Më kishte nervozuar. Ndaj arritëm këtu, ai në varr dhe unë të kalbem burgjeve. I jam mirënjohës drejtësisë së vendit tuaj që njohu qoftë edhe pjesërisht gjendjen e vështirë në të cilën më kishte futur Hasan Prishtina”.

    Reklama

    Ibrahim Çelo