Tag: agüero

  • Reijnders hyri direkt në historinë e Manchester City, start si ai vetëm Aguero

    Reijnders hyri direkt në historinë e Manchester City, start si ai vetëm Aguero

    18 Gusht 2025

    15:08

    Alfred Lleshi

    Mjaftuan 45 minuta që Tijjani Reijnders të fitonte përfundimisht zemrat e tifozëve të Manchester Cityt. Loja e tij me teknikë mahnitëse solli golin e parë të Haaland dhe pastaj, goditja me të majtën poshtë, që përfundoi në këndin e portës kundërshtare, regjistroi golin e parë “anglez” të holandezit.
    Për më tepër, në pjesën e dytë, ish-lojtari i Milanit dha edhe një asist të vërtetë, duke fituar përfundimisht zemrën e tifozëve blu të Manchesterit. Lojtari i fundit i City që kishte regjistruar një gol dhe një asist në debutimin e tij në Premier League ishte Sergio Aguero më 2013, legjendë e klubit të “Etihad”.
    Nuk mund të kishte mënyrë më të mirë nga Reijnders për ta nisur aventurën e tij të re larg Milanit.

  • Aguero: Kam qenë vetëm një hap larg Juventusit, më pas zgjodha City prej Ligës së Kampionëve

    Aguero: Kam qenë vetëm një hap larg Juventusit, më pas zgjodha City prej Ligës së Kampionëve

    Sergio Aguero ka zbuluar se ka qenë shumë afër transferimit te Juventusi. Ish-sulmuesi argjentinas, në një intervistë për “Marca”, ka konfirmuar se ka qenë shumë afër bardhezinjve: “Në Spanjë gjithmonë janë përhapur thashetheme për një kalim timin te Real Madridi, por nuk ka pasur kurrë asgjë konkrete në këtë drejtim.
    E vërteta është se para se të firmosja me Manchester City, kam qenë vetëm një hap larg Juventusit, gjithçka ishte e definuar. Në fund zgjodha anglezët, sepse doja të provoja një eksperiencë në Premier League dhe se ata do të luanin në Ligën e Kampionëve, kompeticion në të cilin Juve nuk ishte kualifikuar”.
    Aguero u bë legjendë e Manchester City, duke qenë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave (260 gola në 390 paraqitje). Atje mbërriti në verën e vitit 2011, më pas e udhëhoqi Manchester City drejt fitimit të 5 titujve të Premier League, duke shënuar gola vendimtarë, përfshirë atë ikonikun në minutën e fundit kundër QPR, në vitin 2012, që solli titullin e parë pas 44 vitesh.
    Ai fitoi gjithashtu 6 Kupa Lige, 1 “FA Cup” dhe 3 “Community Shield”. Aftësia e tij për t’u përshtatur dhe ndjesia e lindur për gol e bënë argjentinasin idhull të padiskutueshëm për tifozët e Manchester City dhe një nga sulmuesit më efikasë të historisë së Premier League. Ndikimi i tij në klub ishte i jashtëzakonshëm, duke e ngritur Manchester City në elitën e futbollit anglez dhe europian.
     

  • Agüero: PSG, kundërshtar i çuditshëm. Mund të përfundonte 4-4 pa e kuptuar çfarë kishte ndodhur

    Agüero: PSG, kundërshtar i çuditshëm. Mund të përfundonte 4-4 pa e kuptuar çfarë kishte ndodhur

    “PSG është një kundërshtar i çuditshëm”. Sergio Agüero dha një përkufizim mjaft të veçantë për skuadrën pariziene gjatë një interviste për gazetën “L’Équipe”, në prag të gjysmëfinales së kthimit të Champions League ndaj Arsenalit.
    “Kur luanim kundër tyre, duhej të ishim shumë të kujdesshëm. Nëse të gjithë sulmuesit e tyre ishin në 100%, bëhej vërtet e vështirë. E dinim që parizienët vuanin gjithmonë kur ne kishim topin dhe luanim në gjysmën e tyre të fushës, – kujton Kun, duke iu referuar dy përballjeve në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së (në çerekfinalet e vitit 2016 dhe në gjysmëfinalet e vitit 2021).
    – Qëllimi ynë ishte të insistonim, të shkonim përpara sa më shumë që të ishte e mundur. PSG ishte një kundërshtar mjaft i vështirë, sepse ndaj tij nuk e dije kurrë çfarë mund të ndodhte. Mund të të shënonin 4 gola, ose mund të shënoje ti 4 gola, pa e kuptuar pse, pa e kuptuar çfarë kishte ndodhur. Është çështje mendore dhe kjo varet nga çdo skuadër”.
    Kujtimi i tij më i keq kundër një skuadre franceze për të është shumë i lehtë për t’u gjetur: eliminimi i Manchester City nga Monaco i Kylian Mbappé në vitin 2017: “Ky ishte viti kur Mbappé shpërtheu në skenën botërore. Është një kujtim negative për mua, por me Guardiolën arritëm të merrinm forca nga ai episod dhe të vazhdonim rritjen. Kështu, me kalimin e kohës, klubi arriti të fitonte edhe në këtë kompeticion”.