Kolegji Zgjedhor vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Adriatik Lapajt dhe la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që mandati i Nismës Shqipëria Bëhet t’i jepet Ana Dajkos. Ajo ishte e para në listën e mbyllur të Tiranës për koalicionin në fjalë, mandati i të cilit krijoi një përplasje mes dy palëve, Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabani.
Megjithatë, vendimi i sotëm është një lajm i mirë pasi i hap rrugë certifikimit përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit. Pas pushimeve të gjata të verës, pritet që politika shqiptare të rikthehet në skenë në shtator.
Mandati i Kuvendit aktual mbyllet më 9 shtator. Kushtetuta thotë që parlamenti i ri do t’i hapë dyert pasi Presidenti të përcaktojë datën me një dekret dhe ajo nuk mund të vonohet më shumë se 10 ditë. Pra brenda 20 shtatorit, shqiptarët do të kenë Kuvendin e ri.
Por kush do të jenë deputetët që do t’i përfaqësojnë?
Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit la në pushtet sërish Partinë Socialiste, kësaj here me një mazhorancë më të madhe, me 83 mandate të fituara. Partia Demokratike mori 50 mandate. Partia Socialdemokrate fitoi tre mandate, ndërsa dy i mori Partia e Agron Shehajt, “Mundësia”. Nga një mandat morën Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.
Për këtë të fundit, vendosi sot Kolegji dhe përfundimisht do të jetë Ana Dajko ajo që do i përfaqësojë në Kuvend. Nga Lëvizja Bashkë, deputet do të jetë Redi Muçi.
Agron Shehaj do të rikthehet në karrigen e Kuvendit, por si kryetar i partisë së tij teksa bashkë me të do të jetë edhe Erald Kapri, i renditur i dyti në listën e mbyllur.
Partia Socialdemokrate do të ketë një përfaqësuese në Tiranë, Albana Pëllumbin ndërsa dy në Shkodër, Tom Doshin dhe Sabina Jorgon.
Siç e përmendëm edhe më lart, “peshën” më të madhe të karrigeve të kuvendit do ta mbajë Partia Socialiste me 83 mandate. 30 prej tyre kanë qenë në legjislaturën që po lëmë pas ndërsa 53 emra të rinj do të ulet për herë të parë në parlamentin shqiptar.
Mes tyre përmendim emra si Delina Brahimaj, Petrit Malaj, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Pirro Vengu, Igli Hasani, Ervin Hoxha që kanë mbajtur post ministri por nuk kanë qenë pjesë e Parlamentit. Emra të tjerë që vlejnë të përmendim janë Ervin Demo, Agron Malaj, apo edhe profesoresha Iris Luarasi apo edhe Ardit Bidon dhe Marjana Koçekun nga Shkodra. 24-vjeçarja është edhe deputetja më e re në moshë.
Nga Partia Demokratike, do të jenë 14 deputetë të rinj teksa pjesa të tjerë do ta rigjejnë sërish ulësen në Kuvend, po nga ana e opozitës. Nga radhët e selisë blu është deputeti më i vjetër i Kuvendit, Sali Berisha.
Cilët janë deputetët e rinj nga Partia Socialiste?
Ervin Demo, Agron Malaj, Tërmet Peci, Aulona Bylykbashi, Elton Korreshi, Genti Lakollari, Bledi Çomo, Besa Spaho, Onid Bejleri, Romina Kuko, Arbjan Mazniku, Bora Muzhaqi, Petrit Malaj, Pirro Vengu, Adea Pirdeni, Albana Koçiu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Ervin Hoxha, Ceno Klosi, Ilva Gjuzi, Ani Dyrmishi, Agron Gaxho, Brunilda Mersini, Ermal Pacaj, Olsi Komici, Adi Qose, Klevis Jahaj, Ardit Bido, Etleva Budini, Kiduina Zaka, Erjo Mile, Zegjine Caushi, Adnan Kadeli, Marjana Koceku, Xhenis Çela, Erion Malaj, Sara Mila, Adnan Kadeli, Skënder Pashaj, Bujar Rexha, Vasil Llajo, Alma Selami, Ana Nako, Enriketa Jaho, Asfloral Haxhiu, Dhimitër Kurti, Piro Dhima, Zamira Sinaj, Iris Luarasi, Hysen Buzali, Loer Kume, Ermal Elezi, Erjona Ismaili.
Cilët janë deputetët e rinj nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore?
Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka, Besart Xhaferi, Tedi Blushi, Brunilda Haxhiu.
Cilët janë deputetët që do të rikthehen në Kuvend?
Nga PS
Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Ulsi Manja, Taulant Balla, Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi, Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Milva Ikonomi, Aurora Mara, Evis Kushi, Saimir Hasalla, Belinda Balluku, Antoneta Dhima, Niko Peleshi, Ilirian Pendavinji, Eduart Shalsi, Ornaldo Rakipi, Anila Denaj, Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj
Nga PD
Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka, Jorida Tabaku, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Gazment Bardhi, Luan Baçi, Saimir Korreshi, Tritan Shehu, Bledjon Nallbati, Flamur Hoxha, Isuf Çelaj, Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Luçiano Boçi, Greta Bardeli, Ramadan Likaj, Bujar Lesaj, Ina Zhupa, Vangjel Dule (aleat), Fatmir Mediu (aleat)
Tag: agron
-

Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament
-

“Psikiatria e Vlorës shpalli Qeverinë…”, Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen
Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit të lartë, Pëllumb Pilinçi.Ai i cili e quan veten profesor dhe pasi pretendoi se ka shpallur, përmes një akti simbolik, atë që e quan “Qeveria e tij”, në qytetin e Vlorës, vendi ku në vitin 1912 u shpall edhe qeveria e parë e Shqipërisë pas pavarësisë, ka akuzuar Evi Kokalarin se mori 2 milionë dollarë në aktivitetet politike të Berishës, kur nisi Foltorja.
Lidhur me qeverinë hije që ai pretendoi se shpalli në Vlorë, Evi Kokalari ironizoi përmes një statusi ironik, “Spitali psikiatrik shpall pavarësinë dhe qeverinë e saj në Vlorë!! – duke kërkuar dorëheqjen e aktorit të humorit, Agron Llakaj.
Reagimi i Evi Kokalarit:
SPITALI PSIKIATRIK SHPALL PAVARËSINË DHE QEVERINË E SAJ NË VLORË!!!
Ju lutem thojini atij të çmëndurit që ju ka ardhur nga ‘Nu’ Xhozi’ (NJ) për të shpallur qeverinë e skizofrenëve në Vlorë, emrin tim mos e përmëndë më fare, jo më të thotë shpifje që paskam marrë 2 meleon (million) dollarë nga Berisha.
Faleminderit atyre që kanë folur në emrin tim, por ky gjëma e vetvetes, po vazhdojë, dhe ajo kolibe 200,000 dollarshe që ka në Nu’ Xhozi, do t’i shkojë nëpërmjet gjykatës, për të larë dëmet që shpifjet e tij kanë shkakëtuar.
Ndërkohë, treçereku i familjes duket se paskan qënë nëpër burgjet e Amerikës. Vetë diplomat i paska nga guxhinat e restorantëve më thonë – mirë shumë por Shqipëria as për shkollë guxhine s’ka nevojë sepse cilësia e ushqimit nuk është problemi i tyre.
Përshëndetje revolucionare të gjithë budallenjëve që ekspozohen në krahë të tij, sidomos ata që pranuan të dalin si ‘sekretar të ardhshëm të ministrive’. Sapo keni damkosur veten si pjesa më komike e atij kombi me fat tragjik, por bëtë mirë që u grumbulluat sepse na lehtësoni punën gjatë identifikimit të kastës së injorancës kolektive për të cilën kemi kohë qe flasim.
Ndërkohë, Agron Llakaj të jap dorëheqjen nga AL Pazar & Papare, sepse ka 40 vjet karrierë dhe këtë nivel argëtimi për zotin nuk e arriti dot.
E vetmja mënyrë që personalisht mund ta shoh Llakajn’ sërisht, është nëse Agroni vet shkon në Vlorë dhe ngre flamurin e psikiatrisë në nder të ‘Nu Xhozit’.
Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! -

‘Kush mund t’i ndalë?’/ Gjekmarkaj: Veprimet ndaj News24, goditje e rëndë ndaj lirisë së shtypit dhe pronës private, SPAK të ndërhyjë
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, në një reagim të fuqishëm në rrjetin social Facebook, dënon ashpër mbylljen politike të mediave të rëndësishme si News 24, “Panorama”, “BalkanWeb” dhe “Gazeta Shqiptare”.
Ai shpreh shqetësimin për marrjen dhe shkatërrimin e pajisjeve dhe materialeve të këtyre mediave nga forcat ushtarake, duke e cilësuar këtë veprim si një goditje të rëndë ndaj lirisë së shtypit dhe pronës private.
Në deklaratën e tij, Gjekmarkaj kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet e drejtësisë dhe nga SPAK-u, duke e konsideruar këtë situatë si një kërcënim serioz për demokracinë dhe fjalën e lirë në Shqipëri.
Agron Gjekmarkaj
Mbyllja politike e gojës së televizionit të News 24, gazetave e portaleve “Panorama”, “BalkanWeb”, “Gazeta Shqiptare” dhe marrja e ambienteve të tij është një anë e medaljes me dy shëmti! E dyta është ajo që prej katër ditësh konsumohet brenda tij, ku kamionë ushtarakë hyjnë, thyejnë, prishin, marrin e ngarkojnë teknikën, serverat, kujtesën, dosjet, investigimet e gazetarëve, kompjutera, rroba, grimëri, drita, dekore skenash, mikrofonë, të cilat si dëngje fluturojnë mbi karroceritë e ushtrisë!
Cili vendim gjykate e thotë këtë? Një media nuk është një stallë e boshatisur që aty po hyn e merr plehun!
Tani jemi në kushtet e flagrancës së shpërdorimit të pasurisë së subjektit e të gazetarëve, të sendeve të kompanisë mediatike e të objekteve private të gazetarëve!
Kjo ngjarje po dëshmon që shteti shqiptar nuk ka më institucione që garantojnë të drejta individuale e të drejta prone por vetem Edi Ramen dhe qeverine e tij vullneti i te cileve tejkalon çdo ligj te shkruar e çdo sensibilitet njerëzor!
Kush po e inventarizon bazën materiale? Ku po dërgohet ajo? Kush po kujdeset? Aty janë miliona euro të investuara ndër vite!
Kështu si po veprohet, synohet jo vetëm hakmarrja sot, por edhe qëllimi që ajo të mos ringrihet nesër!“News 24” është shpallur armik i qeverisë pa qenë armik i askujt, se jetojmë në këtë vend e jemi dëshmitarë se si këto media kanë pasur një politikë editoriale prej “amebe”, e hapur ndaj çdo fluks mendimi – majtas e djathtas, proqeveritar e proopozitar!
Tani ai po trajtohet si kulak, ku pos leçitjes po i merren edhe ato që nuk i përfshin vendimi politik – ato që kompania i ka blerë me paratë e veta, si dikur në 1945-46 “përbuzja popullore” rrëmbente pianot, librat nga shtëpitë e të përndjekurve e i hidhte mbi qerret e “proletariatit”!
Në fakt, këtë kompani mediatike dhe gazetarët e saj të shumtë e profesionistë nuk i ndihmon as krahasimi, as analiza, as mbështetja morale e secilit në shtëpinë e vet! Duhet një veprim konkret i institucioneve të drejtësisë, konkretisht i SPAK!
Do duhej një fjalë nga Ambasadoret që nuk humbin asnjehere rastin për të heshtur kur lirite e te drejtat tona vihen ne rrezik! Në cilin prej vendeve që ata perfaqesojnë një media e kesaj rendesie a jo trajtohet kesisoj?Altin Dumani duhet ta konsiderojë detyrë patriotike hetimin e kësaj ngjarjeje, ndalimin me akte e hapa ligjorë në përputhje me Kushtetutën të këtij shkatërrimi, i cili i kushton Shqipërisë dhe shoqërisë së saj më shumë se çdo akt korruptiv i çdo politikani ndër vite!
Ky është inceneratori që djeg thelbin e demokracisë – fjalën e lirë! Ky është korrupsion dhe dhunë ndaj lirive të fituara në 35 vjet!Se çfarë përfaqëson Haxhi Qamili, Kapterr Baba, Ardi Veliu apo Proda, në historinë tonë, këto janë fatalitete të antropologjisë kombëtare e nuk po merremi, se atyre fjala nuk u heq asnjë ashkël– as skuqen, as zverdhen; e kanë fytyrën si shollë këpucësh.
Por dikush duhet t’i ndalë – ndoshta SPAK, për të cilën kjo media ka harxhuar kaq solidaritet e shpresë që në ditet e para të lindjes së tij!Ndryshe i bie se ata që thonë “i ka në xhep Kryeministri Rama” kanë të drejtë! Mosveprimi si në zgjedhjet e Majit , në pak kohë do ju shnderrojë në akademi juridike te PS me Kryetarin e komisionit të posaçem si Rektor, ose do t’ju vijnë kamionët edhe ju, në agun e një dite me shi, kur e gjithë shoqëria do jetë duke shijuar gjumin e frikës! E do ju thonë e kryet detyren ndaj Opozites nuk na duheni më, ndersa me mediat e zgjidhem vetë me heshtjen tuaj! Lexojeni kohen po mbeteni pa garant kushtetues! Ata po bien një e nga një edhe pse ne leter janë ënde të shkruar!
Agron Gjekmarkaj
Nen Kryetar i Kuvendit të Republikes -

Agron Polovina sjell 38 piktura në një ekspozitë të veçantë verore në Pogradec
Në qytetin e Pogradecit është hapur ekspozita e piktorit të njohur Agron Polovina, një emër që prej kohësh ruan lidhje të ngrohta shpirtërore e profesionale me këtë vend. Dashuria e tij për Pogradecin, tregon vetë autori, lindi që në vitet e Liceut Artistik, kur pedagogu Gjergji Lako e afroi me peizazhet, kulturën dhe atmosferën unike të qytetit.
Ekspozita përfshin 38 punime, kryesisht peizazhe, por edhe tablo që pasqyrojnë veshjet tradicionale shqiptare, të realizuara gjatë udhëtimeve të artistit në zona të ndryshme të vendit. Një vend të veçantë zënë pesë kompozime të reja, të prezantuara pas një periudhe të gjatë, të cilat ndërthurin frymëzimin nga trashëgimia e Pogradecit me reflektime mbi realitetin e sotëm shqiptar, transmeton KultPlus.
Piktori Arben Golemi, mik dhe bashkëpunëtor i hershëm i Polovinës, e cilëson atë një peizazhist të spikatur dhe artist të formuar në mënyrë të plotë. Vlerësime ka dhënë edhe piktori Vagjo Vasili, duke e përshkruar si një krijues me ndjeshmëri të hollë dhe mjeshtëri të veçantë.
Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë muajit gusht, duke ftuar artdashësit dhe vizitorët të zbulojnë nga afër punën e një artisti që e lidh thellë dashuria për qytetin buzë liqenit./KultPlus.com
-

Dokumenti që trondit PS-në/ Kandidati i PS-së i përfshirë në plagosje, zbardhet dinamika
CNA ka siguruar një dokument për një nga kandidatët e zgjedhur të Partisë Socialiste nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Kandidati i zgjedhur për Kuvend, rezulton të jetë me dy dosje të rënda penale. Për këto dosje, Malaj është nën hetim intensiv nga Prokuroria e Posaçme( SPAK).Ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgjedhur, Agron Malaj
CNA publikoi dje detaje nga dënimi i Agron Malajt për armëmbajtje pa leje.
Por, si ndodhi ngjarja e vitit 1999.
Bazuar në detajet nga Gjykata e Matit, Agron Malaj, lindur në 1980, u arrestua për veprën penale të plagosjes.Çështja u shqyrtua nën praninë e prokurorit Kujtim Basha, në tre seanca me dyer të hapura. Sipas dokumentit, pasi Gjykata dëgjoi të pandehurin Agron Malaj, ai kërkoi mëshirë për vendimin ndaj tij.Vendimi i Gjykatës, të dhënat për të pandehurin Agron Malaj
Sipas përshkrimit të ngjarjes nga prokurorët e çështjes, mësohet se ngjarja ndodhi në orën 11 të paradites, në lokalin që ishte nën pronësi nga një berber i zonës. Pasi Malaj u takua me shtetasin E.D., po ashtu i pandehur, i ka thënë të shkonin në berberhanë dhe në derë janë rastisur me shtetasin B.B., me të cilin ishin konflikuar më parë për një vjedhje motorçiklete ndaj këtij personi, por që më pas ishin likujduar mes tyre.
Detajet nga hetimet për ngjarjen
Edhe pse problemi konsiderohej i mbyllur, Malaj dhe shtetasi B.B. vijuan replikat dhe Malaj nxorri një armë të llojit ‘TT 54’ dhe plagosi në këmbë shtetasin.Më pas, Malaj dhe shtetasi E.D kanë qëlluar në ajër në lokal dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Detaje nga vendimi i Gjykatës së Matit, 1999
Nga ekspertiza balistike, rezultoi se arma e llojit pistoletë e fshehur në shtëpinë e shtetasit E.D. dhe që ishte e regjistruar në emër të të atit të tij, ishte arma e përdorur në plagosje.
Vendimi ndaj Agron Malajt, firmosur nga 2 anëtarë dhe 1 kryesues i çështjes
Bazuar në dokumentin e siguruar nga CNA, Agron Malaj rezulton të jetë dënuar me vendim nga Gjykata e Matit, në vitin 1999, ku për Agron Malajn për veprën penale të armëmbajtjes pa leje me dënim me 10 muaj burg.
Sa i përket akuzës për plagosje me dashje, prokuroria kërkoi që Malaj të shpallej i pafajshëm, pasi i dëmtuari tërhoqi ankimimin e bërë për plagosjen e tij dhe në këto kushte, prokuroria kërkoi nga gjykata pushimin e çështjes ndaj Agron Malajt.
-

Deputeti i ardhshëm i PS, me dy dosje në SPAK/ Drejt burgut apo drejt Parlamentit?
Janë dy kallëzime të njëpasnjëshme të bëra ndaj Agron Malajt, ish-kryetari i Bashkisë së Matit, deputet, tashmë i zgjedhur, i Qarkut të Dibrës. Agron Malaj ka dy dosje të rënda penale, të cilat hetohen intensivisht nga SPAK-u.
Sipas të dhënave dhe burimeve zyrtare të siguruara nga CNA, kallëzimi i parë është bërë vitin e kaluar dhe në muajin shtator në një përgjigje zyrtare të kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, drejtuar kallëzuesve, thuhet se ishte regjistruar një çështje penale në lidhje me kallëzimin nr.273/2023 e bërë ndaj personave Erion Veliaj, Agron Malaj, Fatos Malaj dhe Elvin Tivari. Kjo është një çështje që nuk ka lidhje me hetimet që janë kryer për shtetasin Erion Veliaj nga prokurori Ols Dado dhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.
Më pas një tjetër kallëzim është bërë ndaj Agron Malajt, pak para zgjedhjeve, por më i rëndësishëm është hetimi i regjistruar një vit më parë. Kallëzuesit pretendojnë se Agron Malaj dhe kompanitë e tij kanë përfituar rreth 5.4 milionë euro tenderë, nga institucionet e ndryshme në Qarkun e Dibrës dhe kryesisht në Bashkinë e Matit, nëpërmjet kompanisë “Global Security”. Gjithashtu SPAK-u ka thelluar hetimet dhe në lidhje me shtetasit Fatos Malaj dhe Elvin Tivari, të cilët shpesh janë akuzuar për lidhjet e tyre të forta me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, me famozen dosje “5D”.CNA ka mundur të sigurojë të dhëna zyrtare për kallëzimin e bërë ndaj shtetasit Agron Malaj dhe shtetasve të sipërpërmendur.
Tashmë jemi përpara faktit: A do të arrestohet Agron Malaj për veprat e rënda dhe dy kallëzimet që janë bërë apo do të shkojë deputet? Kjo lidhet edhe me faktin se pak ditë më parë, me daljen e përgjimeve të Erion Veliajt, thuhej se Agron Malaj ishte kandiduar për deputet për t’i shpëtuar SPAK-ut, por deri në momentin e betimit në Parlament, Agron Malaj nuk ka imunitet dhe SPAK-u vazhdon ta hetojë në mënyrë intensive për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës.
Kujtojmë se Agron Malaj ka qenë ish-komandant i grupit të zjarrit më 21 janar. Ky person njihet edhe për lidhjet e tij të ngushta me Pëllumb Gjokën e dosjes famoze “Metamorfoza”.
Sipas të dhënave zyrtare dhe informacioneve të asaj kohe, pas 21 janarit, Pëllumb Gjoka është parë në afërsi të madhe me Agron Malajn dhe dyshohet se Gjoka ka qenë lidhja e ish-gardistit me socialistët.
CNA ka mundur të sigurojë jo vetëm kallëzimet, por edhe të dhënat nga institucionet ku SPAK-u ka kërkuar informacion dhe po zhvillon hetimet intensive në lidhje me veprat penale, për të cilat dyshohet se është përfshirë Agron Malaj, vëllai i tij Fatos Malaj, Elvin Tivari, në bashkëpunim ose jo me shtetasin Erion Veliaj, por kryesisht dhe me njëri-tjetrin, për përfitime të siguruara.
Kjo për shkak të detyrës së Agron Malajt dhe si kryebashkiak, por edhe për shkak të një skeme tjetër ku dyshohet se drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe vetë Agron Malaj nëpërmjet kompanisë “Global Security” dhe bizneseve të tjera, shkëmbenin tenderë me njëri-tjetrin, sa në Bashkinë e Tiranës, sa në atë të Matit.
CNA do të vazhdojë të publikojë të dhëna ekskluzive, të cilat do të zbërthejnë kompanitë e Agron Malajt dhe vëllait të tij, Fatos Malaj, “Global Security”, “La Brissa” etj., si dhe për t’i shkuar deri në fund faktit: A do ta shohim Agron Malajn deputet apo atij do t’i hidhen prangat para se të marrë mandatin e deputetit?! -

Presioni i Presidentit malazez ndaj zv/kryeministrit shqiptar, reagon Agron Gjekmarkaj
Deklaratë e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj
Shqiptarët në Mal të Zi, malsorët dhe qytetarët e Tuzit, kanë qenë dhe mbeten një faktor thelbësor në proceset demokratizuese dhe integruese të Malit të Zi.Ata kanë kontribuar me përgjegjësi dhe vizion në forcimin e bashkëjetesës ndëretnike, në stabilitetin institucional dhe në orientimin perëndimor të vendit.
Pikërisht për këtë arsye, çdo sulm me retorikë kërcënuese ndaj një përfaqësuesi autentik e autokton si z. Nik Gjeloshaj, personalitet perfaqesues me integritet, Zëvendëskryeministër i Malit të Zi, dhe aq më tepër kur vjen nga vetë Presidenti i Republikës, z. Jakov Milatović, është jo vetëm preokupues , por përbën një cenim të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të shqiptarëve dhe të përpjekjeve të përbashkëta shqiptaro-malazeze për një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe europiane.
Në këtë kontekst, ftoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të ndjekin nga afër këtë ngjarje, të kërkojnë sqarimet e nevojshme nga autoritetet malazeze dhe të mbështesin pa komplekse komunitetin shqiptar në Mal të Zi, në funksion të respektimit të standardeve demokratike dhe të përfaqësimit të drejtë dhe dinjitoz.
Nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë dhe integrim europian në rajonin tonë pa barazi reale mes qytetarëve dhe pa respekt institucional për të gjithë komponentët kombëtarë të shteteve tona.
Shpreh mbështetjen time të palëkundur për z. Gjeloshaj dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në Mal të Zi. Është detyrë e çdo shteti serioz, përfshirë Shqipërinë, të mbrojë interesin kombëtar me dinjitet dhe me përgjegjësi, jo përmes retorikës, por përmes qëndrimeve të qarta dhe veprimit diplomatik.
Agron Gjekmarkaj
Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë
-

Propozimi për kandidat të përbashkët për Tiranën, Berisha i përgjigjet Agron Shehajt
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të enjte, u shpreh i hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare lidhur me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Ai nuk përjashtoi mundësinë e një kandidati të përbashkët, duke theksuar se çdo emër do të jetë objekt diskutimi mes palëve.
‘Dje Agron Shehaj përsëriti idenë e një kandidati apolitik për opozitën në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, ju a vazhdoni ti qendroni idesë së një kandidati të përbashkët për opozitën? A jeni të gatshëm të diskutoni me partitë e tjera të vogla për të gjetur kandidatin qoftë edhe apolitik?’
Berisha: Po, ne jemi të hapur të bashkëpunojnë me të gjitha forcat politike opozitare. Lidhur me kandidaturën do jetë objekt diskutimi.
Deklarata vjen pas propozimit të Agron Shehajt për një kandidaturë të tillë të pavarur një ditë më parë. Kujtojmë se Shehaj e ka bërë këtë propozim disa muaj më parë dhe ditën e djeshme e ka përmendur sërish. -

A erdhi fundi politik i Veliajt? Ja si përgjigjet Agron Shehaj
Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në një studio televizive se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund që nga momenti i arrestimit të tij.
Shehaj vlerësoi se çështja tashmë është në duart e drejtësisë, por shtoi se fakti që prokuroria ka paraqitur prova publike e bën të pamundur, sipas tij, një rikthim të Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.
“Legjitimiteti i Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës dhe pretendimet për tu rikthyer si kryetar i bashkisë Tiranë, mbaruan që në ditën kur Veliaj u arrestua, ditën që të gjithë pamë provat që kishin prokurorët dhe nuk ka dyshim për këtë. Kjo gjë do të vazhdojë, ai ka një gjyq, ka një çështje me drejtësinë që i takon drejtësisë dhe vetë atij të dalë të mbrohet nga akuzat e prokurorisë.
Ky është një nga vendet më të korruptuara në Europë. Deri dje nuk kishim drejtësi fare, tani është bërë një reformë në drejtësi që po ndodh një ndryshim. Disa politikanë të akuzuar për korrupsion ose janë në burg, ose janë në hetim, ose i janë ngritur akuza sepse kanë vjedhur shqiptarët.Të gjithë këta që akuzohen, thonë që janë të ndershëm. Dy janë gjërat: Ose nuk është e vërtetë që ky paska qenë një vend i korruptuar dhe politikanët kanë qenë të korruptuarit, ose prokurorët kanë qenë kaq të paaftë sa kanë ngritur akuza për ata pak të ndershmit”, tha Agron Shehaj.
-

‘Edhe Agron Malaj po kandidon për t’i shpëtuar hetimit!’ Veliaj priti ne burg për tu bërë deputet
Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar dosjen e hetimit ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj e cila përmban rreth 60 mijë faqe që sipas SPAK janë prova për akuzat ndaj Veliajt dhe 30 të pandehurve që SPAK ka përfshirë në këtë hetim.
Një nga dëshmitë interesante në dosjen ‘Veliaj” është ajo e një polici, Fation Baci, që ka treguar se kryebashkiaku Veliaj i mori telefonin për të komunikuar me dikë.
“Ai i tha personit në anën tjetër të telefonit se duhet të lirohet dhe të kandidojë për deputet, sepse dhe Agron Malaj po kandidon për t’i shpëtuar SPAK-ut”, thuhet në dosjen hetimore ndaj Erion Veliajt.
Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Matit, deputet i zgjedhur i zgjedhjeve të 11 majit. Ish-gardisti i 21 janarit që do të bëhet deputet me dy dënime penale .Lexo dhe: Si dështoi plani/ Veliaj jashtë listës për deputet, u ‘pre në besë’ nga Ulsi Manja