Partia Demokratike ka vijuar edhe këtë javë takimet për gjetjen e një kandidati konsensual që do të sfidojë Ogerta Manastirliun në garën për Bashkinë e Tiranës.
Raportohet se grupi negociator i PD ditën e djeshme ka zhvilluar një takim me kreun e Nismës Thurje, Endri Shabani.
Ndërkohë ditën e sotme pritet që Noka, Këlliçi dhe Alimehmeti të takojnë kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.
Tag: agron
-

Kandidati për Tiranën/ PD vijon negociatat, takime me Endri Shabanin, Agron Shehajn dhe Shpëtim Idrizin
-

Gjyqi për shpifje ndaj Xhelal Mziut/ Deputeti Agron Malaj e ka paditur për një deklaratë në fushatën e 11 majit
U zhvillua këtë te mërkurë seanca gjyqsore në ngarkim të deputetit demokrat Xhelal Mziu, i cili është paditur nga Agron Malaj për veprën penale të “Shpifjes e kryer botërisht”.
Avokati i deputetit demokrat Xhelal Mziu ka pretenduar në seancë se deklarata e dhënë nga klienti i tij gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ka qenë në cilësinë e drejtuesit politik të zonës dhe i është referuar informacioneve që atij i kanë ardhur nga strukturat.
Marash Logu i kërkoi prokurorisë së posaçme t’i vendosë në dispozicion informacionin se në çfarë faze ndodhet hetimi që ka nisur për ngjarjen në Maqellarë dy ditë para zgjedhjeve.
Ndërsa pala që mbron në këtë proces Agron Malajn, sot deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në periudhën kur ndodhi deklarata, kryebashkiak i Matit, ka pretenduar se ai nuk ka qenë fare në zonën e Maqellarës ditën kur pretendon Mziu.
Padia e Malajt erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku ky i fundit tha se nje automjet po shperndate para me qëllim blerjen e votave në favor të PS. -

Agron Malaj e paditi për blerje votash, shtyhet seanca për Xhelal Mziun! Ja kur mbahet e radhës
agron malaj- Xhelal Mziu
TIRANË- Seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit demokrat Xhelal Mziu, i cili është paditur nga Agron Malaj për veprën penale të “Shpifjes e kryer botërisht” është zhvilluar këtë të mërkurë.
Mësohet se në seancën e sotme, avokati i deputetit demokrat Xhelal Mziu, ka pretenduar se deklarata e dhënë nga klienti i tij gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ka qenë në cilësinë e drejtuesit politik të zonës dhe i është referuar informacioneve që atij i kanë ardhur nga strukturat. Marash Logu i kërkoi Prokurorisë së Posaçme t’i vendosë në dispozicion informacionin se në çfarë faze ndodhet hetimi që ka nisur për ngjarjen në Maqellarë dy ditë para zgjedhjeve.
Ndërkohë, nga ana tjetër pala mbrojetëse e Agron Malajt, sot deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në periudhën kur ndodhi deklarata, kryebashkiak i Matit, ka pretenduar se ai nuk ka qenë fare në zonën e Maqellarës ditën kur pretendon Mziu.
Por çfarë ndodhi?
Më 10 maj, në Maqellarë, vetëm një ditë para hapjes së qendrave të votimit, simpatizantë të Partisë Demokratike ndaluan një automjet, duke pretenduar se personat që ishin në të po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste. Lidhur me rastin, drejtuesi politik i Partisë Demokratike, deputeti Xhelal Mziu akuzoi (asokohe) kandidatin socialist Agron Malaj, duke u shprehur se makina ishte e tija.
“Një mjet është në pronësi të Agron Malajt dhe brenda tij janë të paktën dy persona. Ndërkohë, ka një tjetër mjet që i përket një biznesmeni. Ky mjet është bllokuar nga disa demokratë, të cilët po shpërndanin para në lagjen e Magjellarëve. Sot kam denoncuar një numër të konsiderueshëm, më shumë se 80 persona, vetëm në Bashkinë e Dibrës. Rilindja po sheh që rezultati po shkon 4 me 1, dhe është e qartë se kjo po bëhet me urdhër të kryezyrtarit apo edhe të personave të tjerë që duan të blejnë çdo votë. Ata mendojnë se po shpëtojnë nga disfata. Unë nuk e di se kush është kreu i Task Forcës. Nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti me ta. Kemi bërë edhe disa denoncime që janë paraqitur formalisht, por nuk ka pasur asnjë reagim dhe nuk kemi pasur asnjë lloj kontakti me autoritetet. Askush nuk është njoftuar deri tani, përveç policisë që është e pranishme,”-tha Mziu.
Si përgjigje, me anë të një videoje, Malaj tha se ai ndodhej në Burrel me shtabin elektoral dhe jo në Maqellarë ku pretendohet se është bllokuar makina nga mbështetësit e PD-së.
Reagimi i Agron Malajt:
“Marr shkas nga deklarata e Xhelal palaços, që thotë makina e Agron Malajt. Agron Malaj është me shtabin elektoral në qytetin e Burrelit dhe nuk ka lidhje fare me makinën e Xhelal palaços edhe Shkëlzen palaços që e nxjerr aty për të përgojuar emrin tim. Makina aty është, makina të verifikiohet. Por këta janë palaço cirku, që Xhelali po përgatit humbjen më të thellë. Dhe i ka ngel në gojë Agron Malaj. Ja, ja ku e keni edhe Xhelo ziun që shpif, që makina në Maqellarë që s’kemi lidhje, dhe ne jemi këtu në Burrel”.
Ndërkohë, bëhet me dije se eanca e radhë do të mbahet më 8 tetor./ZËRI -

Reforma e re territoriale, eksperti Agron Haxhimali: Rama synon t’i marrë bashkitë opozitës
Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv i Institutit për Bashkitë, komentoi në emisionin “Terminal” me Aurora Sulçen në A2 CNN mbi qëllimet e reformës territoriale administrative në Shqipëri.
Pyetjeve nëse reforma ka qëllime elektorale, Haxhimali iu përgjigj: “Fakti që po bëhet tani tregon se modeli aktual nuk ka funksionuar. A ka ndikime elektorale? Padiskutim. Ndryshimi i kufijve ndryshon dinamikat elektorale.”
Ai shtoi se numri i bashkive është një faktor përcaktues në sistemin zgjedhor kombëtar, duke vënë në dukje se opozita aktualisht ka vetëm 6 bashki, të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare i kanë dhënë rezultate pozitive.
Sipas tij, pa një analizë dhe model të qartë që i përshtatet karakteristikave të Shqipërisë, reforma mund të bëhet e përsëritur: “Kam përshtypjen që pas 10 vitesh do të jemi duke folur për reformën 2.01.”, tha Haxhimali. -

Paralajmërimi i Agron Gjekmarkajt: Ora e opozitës po troket, por zgjohuni herët që ta dëgjoni
Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj tregoi betejat kryesore politike që do të ketë në fokus gjatë kësaj legjislature.
Ai deklaroi gjatë një interviste në A2 CNN se fokusi i aksionit të tij si deputet do të jetë që të nxjerrë në pah hallet dhe problemet e qarkut të Lezhës, por theksoi se nuk do t’i shmanget asnjë beteje në jetën parlamentare.
“Pikë së pari çdo gjë e lidh me Lezhën, pasi kam marrë votëbesimin e atyre njerëzve. Do përpiqem të jem përçuesi i çdo shqetësimi që ata kanë. Në janë demokratë apo socialistë. Në Lezhë, Kurbin apo Mirditë kanë një jetë me halle pafund.
Kanë varfëri të madhe. Kanë infrastrukturë që e kanë kthyer udhëtimin nga Tirana në Lezhë, në një tmerr, e kam fjalën për segmentin Milot-Balldren. Kjo do jetë beteja ime kryesore. Pastaj unë nuk i shmangem asnjë beteje. Betejës për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Gjekmarkaj.
Më tej, ai nënvizoi se “ora e opozitës po troket. Vetëm duhet të kesh pak vullnet, të zgjohesh herët dhe ta dëgjosh”. -

Agron Gjekmarkaj: Kemi disa kandidatë potencialë për Tiranën, përveç Ilir Alimehmetit…
Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD, ka folur ndër të tjera, se për Tiranën kemi disa kandidatura të fuqishme, përveç Ilir Alimehmetit.
Gjekmarkaj tha: “Nuk e di nëse Alimehmeti dëshiron të bëhet pjesë e kësaj gare nëse PD merr vendimin për t’u përfshirë, por di të them që PD ka shumë potenciale për t’i dhënë këtij qyteti atë që meriton”. -

Vajza e Agron Llakajt ”reprezalje” tek Metrologjia, kërkon dorëheqje në grup të punonjësve
Përgatiti: Bekim Bici
Çfarë po ndodh me ata që janë kërcënuar, apo edhe me ata të cilëve u është premtuar një vend pune në këmbim të votës për zgjedhjet e 11 Majit? Një situatë e rëndë dhe e vështirë paraqitet në një prej institucioneve publike, ku drejtuesi i saj është ndërruar më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë, ku ka nisur një reprezalje ndaj punonjësve të ndryshëm.Shumë prej punonjësve me ardhjen e drejtoreshës së re, u është kërkuar dorëheqja në grup, e për kryeneçët po ngrihen komisione disipline, për ti ndëshkuar për mosbindjen e tyre.
Në krye të këtij institucioni qëndron Alkida Llakaj, vajza e aktorit të humorit Agron Llakaj, e emëruar në mars të këtij viti që është shndërruar në tmerrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, që çdo ditë pritet të ”presë” një kokë të radhës nga ky institucion, fundja shumë kujt u është premtuar vend pune, e do të duhet të mbahet fjala e dhënë. -

Berisha rikonfirmon Agron Gjekmarkajn, deputeti i PD propozohet për të qenë sërish nënkryetar i Kuvendit
Kreu i PD Sali Berisha konfirmoi sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Agron Gjekmarkajn duke e propozuar për të shërbyer sërish si nënkreytar i Kuvendit.
Gjekmarkaj mbajti këtë detyrë edhe gjatë mandatit të fundit, duke përfaqësuar opozitën në këtë rol.
Berisha po ashtu konfirmoi në detyrë Gazment Bardhin, i cili do të jetë sërish kreu i Grupit Parlamentar të PD.
Sakaq, nënkryetarë të grupit u vendosën Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti. -

“Të pandarë”, marrëdhënia e veçantë e Roza dhe Dhimitër Anagnostit/ Çfarë thoshte aktorja për njohjen me të
Gjatë së martës, janë mbajtur homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë duke lënë pas vepra të pavdekshme. 2 shtatori u shpall ditë zie kombëtare, ndërsa të mërkurën, ai do të përcillet në banesën e fundit, në vendlindjen e tij në Vuno.
Në homazhet që u mbajtën të martën nuk munguan figurat e njohura, ndërsa një pamje e trishtë ishte Roza Anagnosti duke i dhënë lamtumirën shokut të saj të jetës. Aktorja ishte muza e regjisorit dhe siç e përshkruan kineasti Agron Domi marrëdhënien e tyre në “Rudina” në Tv Klan, ata ishin të pandarë.
Agron Domi: Çift i pandarë, të ardhurueshëm. Roza ishte grua, bashkëshorte, asistente, i bënte të gjitha që të kujdesej. Për librin e tij që bëri, kujdesej ta linte te “Corner” te Akademia e Arteve, “e ke atje në këtë orë, më thuaj kur ta marrësh”, një merak i paparë. Një grua inteligjente, përveç talentit teatral dhe kinematografik. Një muzë pranë Taqos. Më ka ndihmuar shumë në 2016, koincidoi 80-vjetori i Taqos dhe 40-vjetori i Lulëkuqe mbi mure dhe menduam atëherë në kuadër të tij që t’i jepnim një çmim nderi, bufin e TIFF-it, meritë e madhe dhe për gjithë organizimin kjo duhet të ishte si surprizë dhe që Taqo të ishte pjesë e kësaj dhe të kishte emocionin…
Rudina Magjistari: Ia dolët?
Agron Domi: Ia dolëm sigurisht, me garancinë që jepte Roza.
Në vitin 2018, Roza Anagnosti ka dhënë një intervistë për “Rudinën” duke ndarë edhe historinë e njohjes me regjisorin e saj.
“Takimi i parë me Dhimitrin ka qenë në kinoprova, ku ai ishte në kamera, por syri i kameras e fiksoi mesa duket. Regjisor në filmin ‘Toka jonë’ ka qenë Hysen Hakani, i cili krijonte situata shumë komike në xhirime. Aty shkëmbyem shikime. Ne kishim një autobus të sajuar, sepse nuk kishte atëherë. Unë isha ulur në rreshtin e dytë dhe ai më rrinte karshi. Dhimitri mbante gjithmonë syze të zeza dhe mua më dukej sikur shikimi i tij ishte drejt meje dhe ktheja kokën. Unë isha vetëm 19 vjeçe në atë kohë. Ai më shikonte përmes kameras dhe më bënte me shenjë, kur nuk isha duke luajtur mirë. Pas këtij filmi ne u fejuam. Dhe tek filmi “Komisari i dritës” ne ishim të sapomartuar dhe Dhimitri ishte regjisor i filmit. Anagnosti për mua është një idhull, jo vetëm si bashkëshort, por edhe si koleg. Ai është një mbështetje e jashtëzakonshme dhe nuk gjej fjalë për të. Edhe tani ai më nxit të vazhdoj karrierën, ka vlera të jashtëzakonshme dhe është shumë modest. Unë kam pasur në krah një mbështetje shumë të madhe”, shprehej aktorja.
