Tag: agron

  • Gara për Tiranën, Agron Shehaj jep mbështetjen, Florjan Binaj kandidat i gjithë spektrit të opozitës

    Gara për Tiranën, Agron Shehaj jep mbështetjen, Florjan Binaj kandidat i gjithë spektrit të opozitës

    Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar këtë mbrëmje për Top Channel se do ta mbështesë kandidaturën e Florjan Binaj për bashkinë e Tiranës.
    Ai tha se edhe pse është i zhgënjyer nga mënyra sesi PD shpalli emrin pa negociuar më parë me aleatët, mbështetja ndaj tij do të jetë edhe nga ‘Mundësia’ pasi plotëson kriteret si një figurë jopolitike.
    “Hapëm një negociatë me PD dhe opozitën, kërkuam që kandidati të ishte jashtë politikës. Jemi të zhgënjyer nga mënyra si PD u soll me këto negociata duke shpallur emrin pa u konsultuar, por ne do ta mbështesim politikisht sepse nuk mund të dalim kundër parimit tonë.
    Ai është jashtë politikës, i përmbush kriteret dhe nuk mund të dalim jashtë kriterit tonë pavarësisht sjelljes së PD”, u shpreh Shehaj për Top Channel.
    Kështu Florja Binaj është kandidati që mbështetet nga gjithë spektri opozitar, nga PD dhe aleatët e saj, dhe partitë e tjera opozitare, e së fundmi edhe nga “Mundësia”.

  • Kënga e paharruar e Agron Berishës: Sonte në natë të errët të kujtoj (teksti dhe kënga)

    Kënga e paharruar e Agron Berishës: Sonte në natë të errët të kujtoj (teksti dhe kënga)

    Sonte në natë të errët të kujtoji trazoj ëndrrat të këtij qytetitë qytetit ku jama m’besonunë i thërras në argëtim.Ëndërr, o ëndërrdëshirën ti çoja asajdhe thuaj më të dashurësse unë një ditë do të kthehem në atdhe.Ndonëse jam ndjerë i vetmuarnë atdhe kam dëshirë për të takuara m’beson a m’besonUnë të thërras në argëtim.E dashur këtu jam i vetmuarnë qytet të huaj larg prej tejelarg prej dëshirës por zemrat bashkohenpres me mall që të kthehem në atdhe.

    ObserverKult

    ———————–

    Lexo edhe:

    Agron Berisha: Vetëm 5 minuta (teksti dhe kënga)

  • Deklarata e kryetarit të ‘Mundësia’, Mulosmani: Agron Shehaj duhet të tërheqë kandidatin e tij, të mbështesë Flor Binajn

    Deklarata e kryetarit të ‘Mundësia’, Mulosmani: Agron Shehaj duhet të tërheqë kandidatin e tij, të mbështesë Flor Binajn

    Pas konferencës së kryetarit të Partisë ‘Mundësia’ analisti Ermal Mulosmani me një postim të tij në Facebook, shkruan se, sot Agron Shehaj duhej që të vendoste për të tërhequr kandidatin e tij.

    ‘Nëse sot do të isha në vendin e zotit Agron Shehaj, do të merrja vendimin e mëposhtëm:

    Vendimi i PD-së për të mbështetur kandidaturën e z. Florian Binaj është një vendim i njëanshëm i saj, i pakoordinuar dhe i pakonsultuar me Partinë Mundësia.

    Në këto kushte, kandidati Ermal Hasimja, i propozuar nga Partia jonë për tu mbështetur nga Opozita, tërhiqet nga kandidimi.

    Partia jonë, megjithëse nuk është dakord me mënyrën sesi funksionoi përzgjedhja e kandidatit që mbështeti PD, u bën thirrje mbështetësve të saj që të votojnë kandidatin e Opozitës.

    Ky vendim jo i lehtë për ne, bëhet në emër të domosdoshmërisë së përballjes me një pushtet total që ka kapur çdo nivel të piramidës shtetërore.

    Me respekt Agron Shehaj’, shkruan Ermal Mulosmani në Facebook.

     

     

  • Përçahet opozita? Agron Shehaj kundër kandidaturës së Binajt, fajëson Berishën: Nuk e mbështesim!

    Përçahet opozita? Agron Shehaj kundër kandidaturës së Binajt, fajëson Berishën: Nuk e mbështesim!

    florian binaj-Agron Shehaj

    TIRANË- Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj ka deklaruar se partia e tij nuk do ta mbështesin kandidaturën e Florian Binajt. Në një deklaratë për shtyp, Shehaj shprehet kundër mënyrës se si u zgjodh kandidati, duke theksuar se nuk u morën parasysh edhe ishin ftuar për në bisedimet për zgjedhjen e kandidaturës. Shehaj e shpreh haptas qëndrimin e tij kundër Binajt, ndërsa insiston se mënyra më e mirë për zgjedhjen e një kandidati do të ishte përmes një sondazhi. 
    “Qëllimi ynë nuk ishte të impononim emrin e kandidatit, por të zgjidhnim kandidatin e duhur. Mënyra më e mire është realizmi i sondazhit. Si mund të merret ky vendim? Si mund të shkojmë ne në zgjedhje pa ditur se kush është kandidati më i mirë Kjo është e papranueshme.
    Nuk kam pasur asnjë kontakt me Berishën. Është kërkuar pasi është shapllur kandidati. E merrni me mend vetë, se sa serioze është një takim pasi Partia Demokratike ka dalë zyrtarisht me një kandidat.Komunikimin nuk e ndërpremë ne. Komunikimin, le të themi, përpjekjet tona për të dalë me një kandidatë, të mbështetur nga të gjitha forcat opozitare, mbaroi momentin kur kryetari i Partisë Demokratike ka dalë vetëm me një kandidatë. Ky është kandidati që ne do mbështesim. Tani nuk ka kuptim që ne të vazhdojmë të diskutojmë, se nuk mund të pretendojmë që Partia Demokratike, të ndërrojë mendim dhe të thotë “jo tani do vazhdojmë me këtë kandidatë”.
    E përseris edhe njëherë, qëllimi ynë, e kemi thënë që ditën e parë, nuk ishte që ne të impononin emrin. Nuk na interesonte emri. Ne na interesonte që të kishim një proces që të kishim kandidatin më të mirë, për t’i dhënë Tiranës një kryetar bashkie të pakorruptuar. Kjo ka vetëm një mënyrë për t’u bërë, siç bëjnë të gjitha partitë perëndimore, kur duan të zgjedhin kandidatin më të mirë, është të bësh një sondazh.
    Vetëm nëpërmjet sondazhi je i sigurt që kandidati që ti po nxjerr është më i miri.Ne nuk mund ta dimë. Ne nuk mund ta bëjmë me hamendje, nëse ky është më i miri ose nëse ai tjetri është më i keqi.”, tha Shehaj.
    Kreu i demokratëve, Sali Berisha njoftoi sot emrin që kjo forcë politike do të mbështesë në garën për bashkinë më të madhe në vend. Në një konferencë për mediat, Bersiha bëri me dije se aleatëve do tu propozojë emrin e aktorit të humorit, Florian Binaj./ZËRI

  • Përçahet opozita? Agron Shehaj kundër kandidaturës së Florian Binajt: Berisha hodhi në erë procesin

    Përçahet opozita? Agron Shehaj kundër kandidaturës së Florian Binajt: Berisha hodhi në erë procesin

    Kandidati jashtë partive politike që do duhej të bashkonte opozitën në garën për bashkinë e Tiranës, sërish nuk ia ka arritur qëllimit.

    Për kreun e partisë Mundësia, Agron Shehaj, mbështetja e kandidaturës së aktorit Florian Binaj, është një zgjedhje e pamenduar mirë, e që sipas tij Sali Berisha me këtë vendim, “ka hedhur procesin në erë”.
    “Mua më duket e papërgjegjshme të marrësh një vendim të tilë, nuk është serioze të marrësh një vendim pa bërë një matje”, tha ai mes të tjerash.
    “U gjenden para faktit të kryer që partia Demokratike e ka gjetur kandidatin. Kërkesa jonë për një kandidat apolitik nuk ishte qëllim në vetvete, por një mënyrë për të gjetur një kandidat fitues jashtë partive politike. Nuk kemi asgjë kundër emrit të Florian Binjat, por për të dalë me një emër të përbashkët do duhej të ishin zhvilluar sondazhe për të gjithë emrat që u vetëpropozuan. Në këtë situatë, Partia Mundësia do të vendosë në ditët në vijim për qasjen që do të ketë për zgjedhjet”, tha ai.
    I pyetur nëse ka folur me Berishën, ai tha: Jo nuk kam komunikuar as me Berishën dhe as me një përfaqësues të PD

    Top Channel

  • Agron Duka në linjë me Sali Berishën, Partia Agrare mbështet kandidaturën e Florjan Binaj

    Agron Duka në linjë me Sali Berishën, Partia Agrare mbështet kandidaturën e Florjan Binaj

    Partia Agrare Ambientaliste e politikanit Agron Duka, rreshtohet zyrtarisht në një linjë me partinë më të madhe dhe drejtuese të koalicionit opozitar, Partinë Demokratike, duke mbështetur kandidaturën e aktorit Florjan Binaj për Tiranën. 
    “Zoti Binaj përfaqëson një profil qytetar dhe intelektual aktiv, i angazhuar në mbrojtjen e interesit publik, të mjedisit dhe cilësisë së jetesës”, thuhet në deklaratë. 
    Partia Agrare Ambientaliste e sheh pjesëmarrjen e tij si një alternativë ndryshe, që sjell frymë bashkëpunimi dhe përfaqësim dinjitoz të qytetarëve. Ky reagim vjen vetëm pak orë pasi lideri demokrat Sali Berisha njoftoi zyrtarisht se PD mbështeste emrin e Binaj.   
    “Ne besojmë se bashkimi i forcave opozitare rreth figurave me integritet dhe përgjegjësi është rruga e duhur për të rikthyer besimin e qytetarëve në politikë dhe administrim lokal”, përmbyllet deklarata e PAA-së së drejtuar nga Agron Duka. 
     

  • Agron Haxhimali shpall kandidaturën: Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës

    Agron Haxhimali shpall kandidaturën: Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës

    Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, ka shpallur përfshirjen e tij në garën për drejtimin e kryeqytetit.
    “Gati t’i shërbej Tiranës. Gati të udhëheq për një Tiranë më të drejtë e më të hapur. Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës”, shkruan Haxhimali.
    Deklarata e tij vjen në një moment kur kreu i PD Sali Berisha ka bërë me dije se opozita do mbështesë kandidaturat nga shoqëria civile.
    Me një eksperiencë të gjatë në qeverisjen vendore dhe njohje të thellë të problematikave urbane, Haxhimali duket se po pozicionohet si një alternativë e mundshme për Tiranën.

  • Agron Haxhimali shpall kandidaturën: Jam gati t’i shërbej Tiranës

    Agron Haxhimali shpall kandidaturën: Jam gati t’i shërbej Tiranës

    Drejtuesi i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, Agron Haxhimali, ka shpallur përfshirjen e tij në garën për drejtimin e kryeqytetit.
    “Gati t’i shërbej Tiranës. Gati të udhëheq për një Tiranë më të drejtë e më të hapur. Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës”, shkruan Haxhimali.
    Deklarata e tij vjen në një moment kur kreu i PD Sali Berisha ka bërë me dije se opozita do mbështesë kandidaturat nga shoqëria civile, shkruan A2CNN.
    Me një eksperiencë të gjatë në qeverisjen vendore dhe njohje të thellë të problematikave urbane, Haxhimali duket se po pozicionohet si një alternativë e mundshme për Tiranën.

  • Procedohet në gjendje të lirë shoferi i ‘Rrumit’, i dyshuar për pengmarrje dhe falsifikim dokumentesh

    Procedohet në gjendje të lirë shoferi i ‘Rrumit’, i dyshuar për pengmarrje dhe falsifikim dokumentesh

    Durrës – Agron Bejdolli, i njohur si shoferi i Aleksander Lahos alias Rrumi i Shijakut, i njohur gjithashtu si Rrumi i Shijakut, është proceduar në gjendje të lirë nga autoritetet, pas dyshimeve për përfshirje në rastin e pengmarrjes së dy vëllezërve Beqiraj në qytetin e Durrësit, raporton për Syri-n gazetari Elton Qyno.

    Bejdolli është nën hetim për disa vepra penale, përfshirë falsifikimin e dokumenteve, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal. Ai po hetohet gjithashtu për pjesëmarrje në aktivitetet e grupit të strukturuar kriminal, sipas nenit 333/a/2 të Kodit Penal.

    Sipas burimeve nga SPAK, Agron Bejdolli ka bashkëpunuar në mënyrë aktive me Aleksander Lahon, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga prokuroria për lidhje me aktivitet kriminal të organizuar. Hetimet vijojnë për të sqaruar rolin e tij dhe për të siguruar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Autoritetet theksojnë se procedimi në gjendje të lirë nuk përjashton mundësinë e masa shtesë hetimore dhe të arrestimeve të tjera në vijim të hetimeve.

  • Shehaj: Ja formula me të cilën opozita merr votat që i duhen për Tiranën

    Shehaj: Ja formula me të cilën opozita merr votat që i duhen për Tiranën

    Agron Shehaj, drejtuesi i partisë “Mundësia” është i mendimit se bashkëpunimi i opozitës për kandidatin për zgjedhjet në Tiranë është e vetmja zgjidhje. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai shpreh qëndrimin për një kandidat jashtë partive politike sepse do të garantojë fitoren.
    Agron Shehaj: Unë mnedoj që opozita është në gjendje jo të mirë le të themi dhe jam i bindur që e vetmja zgjidhje për të fituar bashkinë e Tiranës është që ne të dalim me një kandidat jashtë partive politike.
    Blendi Fevziu: Është e mundur?
    Agron Shehaj: Absolutisht është e mundur. Mjafton vullneti politik.
    Blendi Fevziu: Është e mundur për të fituar zgjedhjet në Tiranë?
    Agron Shehaj: Absolutisht sepse pikërisht me atë llogaritje që unë bëra, është e vërtetë që shumatorja nuk është ajo, por është pikërisht kjo formulë që të jep mundësinë që të shkosh përtej votave të opozitës.
    Sipas Shehajt, kandidati mund të jetë një formulë suksesi.
    “Unë jam i bindur që një kandidat jashtë partive politike jo vetëm që merr votat e partive politike opozitare, por mund të marrë edhe vota që asnjë parti politike opozitare nuk i ka marrë në zgjedhjet e fundit”, përfundoi ai.