Tag: agron

  • KPA shkarkon nga detyra prokurorin Agron Bushati

    KPA shkarkon nga detyra prokurorin Agron Bushati

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 25 nëntor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati. Ashtu si drejtuesi i SPAK, edhe Kolegji vlerësoi se prokurori Agron Bushati ka cënuar besimin e publikut, lidhur me qëndrimet në dy çështje të hetuara prej tij dhe për një video ku ai shfaqet me armë të ftohta, prova të sekuestruara të prokurorisë ku ushtronte funksionin.
    Lidhur me një hetim të regjistruar në vitin 2003 për veprat penale vrasje me dashje dhe armëmbatje pa leje, subjekti ka përpiluar urdhërin për veprimet hetimore që duhej të kryente oficeri i Policisë Gjyqësore. Sipas KPA, të vetmet veprimet hetimore të kryera nga subjekti për këtë ngjarje të rëndë janë vetëm dy procesverbale deklarimi që u përkasin vëllezërve të viktimës, një vendim sekuestrimi automjeti, si dhe janë administruar dy akte teknike balistike. Gjatë shpalljes së vendimit, u evidentua se Bushati e ka pezulluar hetimin në shkurt të vitit 2004 dhe e ka mbajtur dosjen në kasafortë për dy vjet e gjysmë, derisa është gjetur nga drejtuesi i prokurorisë Shkodër në shtator të vitit 2007, kur gjatë kontrollit të ushtruar nga ky i fundit, është konstatuar se në kasafortë janë mbajtur dhe dy procedime penalë të tjerë.
    Bazuar në këto zbulime, ndaj subjektit është dhënë masa disiplinore nga Prokurori i Përgjithshëm i kohës, që ka vendosur zbritjen në detyrën e oficerit të Policisë Gjyqësore për një vit.
    Trupi gjykues vëren se kjo situatë nuk i është nënshtruar gjykimit në KPA, por është konsideruar në kuadër të vlerësimit të aftësisë së subjektit për të reflektuar dhe vetëkorrigjuar, apo të vazhdimësisë së të njëjtave qasje në vijimësi.
    Lidhur me një tjetër çështje të denoncuar nga publiku, konstatohet se denoncuesi ka depozituar disa kallëzime penale në Prokurorinë e Shkodrës, ku ngriheshin për humbjen e kallëzimit penal në Komisiariatin e Policisë Shkodër. Sipas denoncuesit, kallëzimi penal ishte marrë nga subjekti, i cili nuk kishte kryer asnjë veprim procedural. Në 2008-ën, denoncuesi ka depozituar kallëzim penal dhe ndaj prokurorit Bushati.

    Sipas KPA, vërtetohet se kallëzimi ndaj një zyrtari publik është përcjellë në prokurori në vitin 2002 nga ana e komisariatit të policisë dhe është marrë me nënshkrim nga prokurori Agron Bushati. Rezulton se subjekti nuk e ka regjistruar kallëzimin në regjistrin e prokurorisë. Po ashtu, nuk gjendet ndonjë veprim procedural i subjektit për të kundërshtuar këtë fakt, megjithëse ndaj tij ka pasur hetim penal për një periudhë gjashtëvjeçare. KPA vëren se subjekti nuk arriti të provojë se nuk e ka nënshkruar ai dhe se nënshkrimi nuk ishte i tij. Mosveprimi i subjektit për mosregjistrimin e çështjes ka vijuar deri në vitin 2008, kur denoncuesi ka kryer kallëzim dhe ndaj tij.
    Mosveprimi çmohet se është në kundërshtim të hapur me Kodin e Procedurës Penale. Sipas KPA, subjekti me mosveprimin e tij ka cënuar jo vetëm interesat e kallëzuesit, por edhe interesat e ligjshme të shtetit, duke krijuar perceptimin në publik se ndjekja penale ndaj funksionarëve publikë nuk ushtrohet nga organet e drejtësisë, pavarësisht insistimit të vazhdueshëm të një qytetari në një hark kohor prej mbi 10 vitesh.
    KPA çmon se subjekti ka diskretituar rëndë pozitën dhe figurën e prokurorit si mbrojtës i interesit publik, si dhe të perceptimit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi.
    Lidhur me problemin tjetër të ngritur në ankim, që ka të bëjë me një video ku subjekti shfaqet në makinën e tij me armë të ftohta, prova të prokurorisë, trupi gjykues vlerëson se përdorimi i një sendi që ka qenë provë materiale, i marrë në vendin e ruajtjes në organin e akuzës ku Bushati ushtronte detyrën, është një veprim në kundërshtim të hapur me rregullat për marrjen, ruajtjen e disponimin e tyre.
    “Përdorimi i provave materiale në kushte paligjshmërie të hapur, në këtë rast, nga një prokuror që njeh rëndësinë e tyre, për më tepër një arme të ftohtë, veç rrezikut që mund të ketë për personat e pranishëm, mund të cënoje dhe procesin penal për të cilin janë administruar, duke cënuar interesat e individit e të shtetit. Këto veprime cilësohen si shkelje shumë të rënda”, vlerëson Kolegji.
    Bazuar në këto konstatime, KPA konkludon se subjekti ka pasur një sjellje jo të përshtatshme e të vazhdueshme, që nuk është rikuperuar dhe pas vendosjes së dy masave disiplinore në vitin 2005 e në 2008-ën.
    Në përfundim, Kolegji çmon se në vlerësimin tërësor, konkludohet se prokurori Agron Bushati ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Për rrjedhojë, u vendos ndryshimi i vendimit të KPK dhe shkarkimi nga detyra i këtij subjekti rivlerësimi./ BIRN

  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës Agron Bushati

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra prokurorin e Shkodrës Agron Bushati

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Shkodrës, Agron Bushati.  Vendimi për shkarkimin nga detyra të prokurorit u morë nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë. 
    Njoftimi i KPA:  
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati. 
    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 
    Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Agron Bushati. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. 
     

  • Agron Shehaj me disa mbështetës të tij para Kryeministrisë, me pankarta dhe thirrje për Ballukun

    Agron Shehaj me disa mbështetës të tij para Kryeministrisë, me pankarta dhe thirrje për Ballukun

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, së bashku me deputetin Erald Kapri dhe disa mbështetës të forcës së tij politike, kanë mbajtur një tubim sot para kryeministrisë.

    Siç shihet nga pamjet, ata mbajnë në duar pankarta dhe i drejtohen kryeministrit Edi Rama me thirrje “Dorëzo Belindën”.
    Kujtojmë se sot prej orës 12:40, Belinda Balluku ndodhet në Kryeministri, ku shkoi pas publikimit të lajmit se GJKKO e ka pezulluar nga detyra si zv. Kryeministre dhe ministre.
     

    Top Channel

  • Debat me Shehajn, shpërthen Balluku: S’bëhet politika me selfie, do ngelesh gjithmonë pronar i vogël i call-centra-ve

    Debat me Shehajn, shpërthen Balluku: S’bëhet politika me selfie, do ngelesh gjithmonë pronar i vogël i call-centra-ve

    Screenshot

    Belind Balluku ka shpërthyer në foltoren e Kuvendit nga deputetit Agron Shehaj. Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “O Agron nuk e bën dot politikën me selfie, duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh do jesh një pronar i vogël call center që nuk pagan sigurime, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook Agron, nuk jemi në call center këtu”, tha Balluku. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Peleshi përjashton Agron Shehajn nga seanca, Balluku: Ngele si soprano, fol si burrë!

    Peleshi përjashton Agron Shehajn nga seanca, Balluku: Ngele si soprano, fol si burrë!

    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga salla e parlamentit deputetin Agron Shehaj, i cili në momentin që zv.kryeministrja Belinda Balluku mori fjalën, ai ka ndërhyrë duke e penguar që të flasë.
    Shehaj i është drejtuar Ballukut duke i thënë se është një turp referuar statusit të saj si e pandehur nga SPAK e akuzuar për shpërdorim të fondeve publike, ndërsa Balluku i tha se ai do të mbetet gjithmonë një pronar call center-ash që nuk paguan dot as sigurimet shoqërore.
    “Nuk do bëhesh dot politikan. Do mbetesh një pronar i vogël i call centar-ve që nuk paguan dot sigurimet shoqërore. Nuk bëhesh dot politikan po nuk dole në fushëbetejë. I paguan ato djem dhe vajza me një rrogë më të vogël se minimalja. Ngele si soprano, flit si burrë”, tha Balluku drejtuar Shehajt.
    Në këto momente ndërhyri dhe Taulant Balla, duke kërkuar 5 minuta pushim për t’i dhënë kohë deputet që të largohet nga salla.

  • “Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë…”, debat i ashpër Balluku-Shehaj: Agron s’do bëhesh kurrë politikan, do mbetesh një pronar i vogël call center-i

    “Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë…”, debat i ashpër Balluku-Shehaj: Agron s’do bëhesh kurrë politikan, do mbetesh një pronar i vogël call center-i

    Një debat me tone të larta u zhvillua mes deputetit Agron Shehaj dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.
    Deputeti i Partisë Mundësia ndërhyri gjatë kohës që ministrja Balluku po mbante fjalën e saj në Foltore.
    Edhe pse u paralajmërua nga kryetari i Kuvendit Niko Peleshi për përjashtim, Shehaj vijoiu të akuzonte Ballukun për vjedhje dhe të mos e lejonte të fliste.

    Balluku i kërkoi që të zbresë në shesh të burrave dhe të përballet dhe jo të bëjë betejë në Facebook
    Debati:
    Balluku: Unë me shumë prej jush jam përballur politikisht dhe jam përballur në fushë betejë aty ku duhet të dalën dhe të përballen burrat. Shumë prej jush i kam ulur në gjunjë si ai që ulëret…
    Peleshi: Zoti Shehaj keni përsëritur disa herë shkeljen. Në bazë të nenit 64/3 duhet të lini sallën.
    Balluku: O Agron nuk bëhet politikë me selife. Duhet të dalësh në shesh të burrave dhe të fitosh. Nuk do bëhesh kurrë politikan. Do jesh një pronar i vogël i call centerave që nuk paguan sigurimet shoqërore dhe i mban ata djem dhe vajza me rrogë më pak se minimalja. Nuk bëhesh dot politikan me facebook, po nuk dole në fushë betejë. Nuk jemi në call center këtu.
    Peleshi: Zoti Shehaj lini sallën. Keni marrë masën disiplinore të largimit nga seanca.
    Balluku: Ngele si soprano, flit si burrë.
    Me celularin në dorë dhe teksa përsëriste akuzat ndaj Ballukut, kreu i Partisë Mundësia u përjashtua nga seanca dhe kryetari i kërkoi të linte sallën. Për shkak se ishte pa mikrofon sepse foli nga vendi, deklaratat e tij janë dëgjuar vetëm në sallë.
     

  • Tensione në Kuvend! “Shpërtheu” ndaj Ballukut, Peleshi përjashton nga seanca Agron Shehaj

    Tensione në Kuvend! “Shpërtheu” ndaj Ballukut, Peleshi përjashton nga seanca Agron Shehaj

    agron shehaj-belinda balluku

    TIRANË- Kryetari u Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga salla e parlamentit deputetin Agron Shehaj, pasi tensioneve të shkaktuara në sallë gjatë fjalës së zv.kryeministrja Belinda Balluku. Gjatë fjalës së saj, deputeti Agron Shehaj ndërhynte me akuza, ndërsa në dorë mbante një pankartë me mbishkrimin ‘Balluku në SPAK’. Shehaj mori vazhdimisht paralajmërime nga kryetari i Kuvendit Peleshi, i cili fillimisht i hoqi të drejtën e fjalës, më pas e përjashtoi nga Kuvendi.
    Shehaj i është drejtuar me tone të ashpraministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut, duke iu referuar statusit të saj si e pandehur nga SPAK. Në replikë, Balluku i është përgjigjur se ai do të mbetet gjithmonë një pronar call center-ash që nuk paguan dot as sigurimet shoqërore.
    “O Agron nuk e bën dot politikën me selfie, duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh do jesh një pronar i vogël call center që nuk paguan sigurime shoqërore, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook Agron, nuk jemi në call center këtu”, tha Balluku.
    Sakaq, me ndërhyrjen e Ballës, u kërkua disa minua pushim, në mënyrë që të vendosej qetësia në sallë./ZËRI
     
     

  • 21 Janari, Dyrnjaja: Deputeti i PS-së Agron Malaj element kyç për dosjen. Duhet pyetur

    21 Janari, Dyrnjaja: Deputeti i PS-së Agron Malaj element kyç për dosjen. Duhet pyetur

    Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 21:49
    Dosja e 21 Janarit është rikthyer me thirrjen e SPAK-ut që Sali Berisha të paraqitet. Gazetari Denis Dyrnjaja thotë se dëshmia e një personi në mënyrë të veçantë mund të jetë kyçe. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Dyrnjaja tha se dëshmia e ish-deputetit të PS, Agron Malaj, do të hidhte dritë mbi ngjarjen.
    ”Mendoj se element kyç është Agron Malaj. Ish-deputet i PS, sot kryetar i Bashkisë së Matit. Personi që di kush dha urdhër, pse dhe në çfarë kohe është ai.

    Një njeri që duhet të merret dhe të zbërthehet. Të dhënat na çojnë që ky njeri është pikë kyçe për të kuptuar si ka vepruar grupi i zjarrit.

    Si kaloi ky njeri nga krahu në frontin e njeriut që mban përgjegjësi për grupin e komanduar që do të hapte zjarr. Një njeri që ka kapërcyer ylberin. E them këtë politikisht. Ka pasur indikacione që protesta do të ishte e dhunshme”.

  • “Doja të vdisja”/ Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: E përcollëm si nuse të bukur

    “Doja të vdisja”/ Agron Llakaj rrëfen betejën e dhimbjes pas humbjes së gruas: E përcollëm si nuse të bukur

    Aktori dhe moderatori i njohur, Agron Llakaj, ka ndarë një dëshmi rrëqethëse për humbjen e bashkëshortes së tij të ndjerë, Kostandina, duke sjellë në vëmendje dhimbjen, forcën dhe dashurinë që e shoqëroi deri në momentet e fundit.
    “Nuk mora amanet nga Kostandines, nuk pranova. Kam mbajtur më shumë sesa duhet,” rrëfeu ai, duke treguar se nuk mund të pranonte ide të largimit, ndarjes apo detyrimit të fundit, sepse për të ajo ishtë zemra e familjes.
    Ne podcastin e Grida Dumes, ai kujtoi udhëtimin e fundit në Turqi, ku shpresa mori fund:
    “U zhgënjyem se kur ikëm në Turqi herën e fundit, thikën e mora unë. Doktori më mori mënjanë, më thanë se mbaroi, i thashë ti sikur the 5, 6 vjet. Çdo gjë do ta shisnim për të fituar jetën e Kostandines.”
    Megjithatë, për dy javë me radhë ai mbajti të vërtetën i vetëm:
    “Unë duhet të gënjeja, për 2 javë nuk e di si rrotullohesha. Ua thashë fëmijëve dhe vazhduam silleshim sikur s’kish ndodhur gjë, deri në fund.”
    Ndërkohë, ai vijonte të shfaqej në ekran, duke buzëqeshur për ta mbrojtur shpirtin e saj:
    “Unë e dija që ishin ditët e fundit dhe dilja në emision, qeshja me shpirt në ekran, që ajo të thoshte: ai qesh, unë jam mirë.”
    Një nga momentet më të ndjeshme, ai e kujtoi me zë që dridhej:
    “Në momentet e para nuk e kupton se ku je. I kërkova vajzës, i thashë, zemra e babit, mami e meriton të ikë si një nuse e bukur. I kemi bërë grim profesional. Kemi qëndruar të dy aty, duke qarë, duke e grimuar.”
    Ndërsa periudha pas ndarjes rezultoi edhe më e rëndë:
    “Për shumë ditë dhe netë nuk kam dashur të jetoj, doja të ikja, t’i bashkohesha. Fëmijët më janë përgëruar: babi, jemi ne.”