Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se kur flet për ekonominë bazohet në përvojën e tij personale, si një sipërmarrës që ka mbërritur aty ku ndodhet sot nga hiçi, krah njerëzve që punojnë dhe jo me përfitime tenderash apo me pazare. Në një video mesazh në rrjetet sociale, kreu i “Mundësia” shprehet se politika të cilës ai i beson është ajo që kërkon t’i kuptojë qytetarët dhe jo të mbajë fjalime para tyre.
“Në këtë fushatë nuk kam dalë për të folur më shumë, por kam dalë për të dëgjuar, sepse unë nuk jam një politikan në profesion, nuk jam rritur në parti, nuk jam rritur me fjalime, jam njeri i punës, jam sipërmarrës, jam mësuar të krijoj nga hiçi, me punë, me ide, me njerëz, jo me tendera, jo me miq, jo me pazare.
Dhe kur flas për ekonomi, për projekte, për shtet të vogël, flas se i kam përjetuar vetë, jo se i kam lexuar në libra. Çdo ditë jam në rrugë, në biznese, në dyqane, mes njerëzish që kërkojnë t’ja dalin vetë, me punë dhe me sakrifica, jam mes tyre jo për të premtuar, por për të dëgjuar. Nuk flas me megafon, nuk bërtas për vëmendje, unë preferoj të dëgjoj sepse besoj që politika e re nuk fillon me fjalë, por me vepra.
Ndryshimi nuk vjen nga ata që sillen sikur i dinë të gjitha, por nga ata që pyesin ‘si je’, ‘si po shkon puna’, ‘çfarë të pengon t’ja dalësh’, ‘çfarë të pengon të rritesh’? Kjo është politika që unë besoj, jo ajo që mban fjalime, por ajo që kërkon të të kuptojë”, shprehet Shehaj në video mesazh. Agron Shehaj garon për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit me partinë Mundësia që në fletën e votimit mban numrin 10. Shehaj e ka orientuar fushatën e tij në takimet çdo ditë të njerëzve në rrugë apo bizneset ku ata punojnë, për të parë e dëgjuar nga afër nevojat dhe sakrificat e tyre.
Tag: agron
-

“Unë nuk flas me megafon, apo bërtas për vëmendje”/ Agron Shehaj: Flas për ekonomi dhe projekte sepse i kam jetuar
-

Shehaj fiton mbështetje të fortë nga dy gazetarët e njohur: Ai është shpresa e re
Dy gazetarë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, Edison Ypi dhe Leonard Kërquki, kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për Agron Shehajn, në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duke vlerësuar qasjen e tij ndryshe në politikë dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
Drejtor i T7 dhe Gazeta Express, Leonard Kërquki, vlerësoi në një postim në rrjetet sociale mënyrën se si Agron Shehaj po zhvillon fushatën e tij, duke e cilësuar “fantastike” dhe të paimagjinueshme nga politikanët tradicionalë.
“Pa dashur të marr anë në zgjedhjet në Shqipëri, meqenëse kjo është punë e qytetarëve shqiptarë, megjithatë fushata online e Agron Shehaj është fantastike. Politikani që garon përballë dinosaurëve të politikës së atjeshme që kontrollojnë çdo gjë, ka gjetur çelësin e komunikimit me njerëzit e tij përmes rrjeteve sociale si askush më parë,” – shkruan Kërquki, duke shtuar se është kurioz të shohë nëse kjo fushatë do të ketë sukses më 11 maj.
Ndërsa shkrimtari dhe opinionisti i spikatur Edison Ypi shkon edhe më tej, duke e cilësuar Agron Shehajn si të vetmin politikan të pangjajshëm në këtë garë, të pastër nga çdo ndotje ideologjike apo nostalgji për diktaturën.
“Në tollovinë e sotme socio-politike, Agron Shehaj është i vetmi individ i pangjajshëm, i ndryshëm, i natyrshëm, me rrasht politik serioz, denbabaden, autentik,” – shkruan Ypi në një koment të gjatë.Duke ironizuar kandidatët e tjerë si “përfaqësues të nomenklaturës, pinjollë të diktaturës apo hajdutë me licencë”, ai thekson se Shehaj nuk ngjan me askënd sepse nuk vjen nga e njëjta rrugë e konsumuar dhe e deformuar.
“Ata që ngjajnë, vjedhin. Ata si Agron Shehaj, kryejnë punët, ruajnë ekuilibrat, mbajnë gjallë shpresën.”
Në përmbyllje, Ypi e portretizon Shehajn si një njeri me vizion të qartë, ndershmëri, dhe gatishmëri për të përballuar realisht sfidat e vendit.
“Me seriozitetin dhe vullnetin që e karakterizon, Agron Shehaj do e bëjë Shqipërinë më serioze, më dinjitoze, më hijerëndë. Ai e ka të qartë se në politikë nuk hyhet për të vjedhur, por për të ndrequr dhe begatuar vendin.”
Ky reagim i dy zërave të njohur të opinionit publik vjen në një moment kur Shehaj po shfaqet si alternativë në një klimë politike të polarizuar dhe të dominuar prej dekadash nga të njëjtat parti politike. -

Agron Gjekmarkaj: Ftojë shqiptarët për rrotacion pushteti
Nga Agron Gjekmarkaj-
Me demokratët e Shënkollit, Rrilës dhe Tales për fitoren e Shqipërisë Madhështore.Mirënjohje për demokratët dhe njerëzit e lirë të kësaj zone, për besnikërinë ndaj kauzave të PD-së. Pushteti i Edi Ramës ka sjellë pabarazi dhe varfëri për Shënkollin, Rrilën, Talen dhe shumë zona të tjera të Shqipërisë. Ky realitet ka dëmtuar shoqërinë, ekonomitë familjare dhe bizneset, ndërkohë që shteti ka dështuar të mbështesë fermerët dhe të zhvillojë këto zona të begata. Pavarësisht se flasin për tendera energjie, shumë banorë jetojnë pa drita për orë të tëra, zonat turistike me probleme të mprehta. Edhe pas 12 viteve në pushtet, rilindja premton ujë të pijshëm që mungon në mijëra familje të mbarë Lezhës.
Pasojat e një pushteti korruptiv ndjehen në çdo fushë të jetës. Qindra mijëra shqiptarë, përfshirë demokratët, janë detyruar të largohen, i kanë larguar nga puna për bindje politike, nuk pranuan nënshtrimin e rilindasve që do marrin ndëshkimin e merituar më 11 Maj.
Pensionistët janë harruar dhe kanë vështirësi të sigurojnë ilaçet dhe jetesën. Ndaj, ftojmë mbarë shqiptarët dhe emigrantët që të votojnë për një Shqipëri të zhvilluar, për një rrotacion dhe për një qeveri që vërtet do të mbështesë popullin, do qeverisë me njerëz me dinjitet dhe atdhetarë.
Partia Demokratike angazhohet për rritjen e pensioneve, paga më të larta dhe mbështetje për bujqësinë. Ne do të luftojmë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe do të sigurojmë një qeveri që garanton barazinë dhe mbështet zhvillimin. -

‘I pabesë’, Shehaj- Berishës: I vodhi Basha, të dhënat ia dhashë unë kur mbeti pa gjë
Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Agron Shehaj
TIRANË-Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur akuzave të ngritura nga Sali Berisha, i cili deklaroi se Shehaj pasi krijoi partinë e tij ka shkelur kodin më elementar moral. Sipas Berishës, Shehaj ka marrë database-n e Partisë Demokratike në pabesi të plotë.
“Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës. Pse? Agron Shehaj kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh. Shkoi, krijoi partinë. Tani Agron Shehaj, ta them këtu, shkel kodin më elementar moral. Ta them cili është. Agron Shehaj ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike, të cilin unë kam qenë shkak që ia kam dhënë se nuk mund t’i mbaja rezervë dhe tani shfrytëzon këtë database jashtë çdo kodi moral. Mund të tregoj përgjigje që i tregojnë demokratët atij që s’mund ta bëjë kurrë. Ka një kod moral. Këto që paraqiten të reja dhe që ikën nga PD-ja, sigurisht që shqiptarët presin risi. Çfarë sjell ky? Ky përdor database e PD-së, për të çuar mesazhe, jashtëzakonisht e dobët. Ti partinë tënde do ta krijosh me punën tënde si duhet”, u shpreh Berisha në ‘Opinion’.Ndërkohë vetë Shehaj në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin”, ai u shpreh se kur Lulzim Basha i mori gjithçka, ishte pikërisht ai që ia dha të dhënat e Partisë Demokratik, Sali Berishës. Shehaj nuk ka mohuar që ai i ka të dhënat. Kreu i Partisë Mundësia, ka pranur atë që tha Berisha se partia e tij po merr qytetarë në telefon dhe po i dërgon mesazhe qytetarëve për të kërkuar mbështetjen e tyre, e ndër ta ka edhe anëtarë të Partisë Demokratike.
“Thotë që unë paskam vjedhur. Është e pamoralshme kjo gjë, sepse unë kur kam qenë në zgjedhje me Lulzim Bashën, Lulzim Basha më ka mohuar të drejtën e listave të votuesve të Partisë Demokratike. Unë kam marr disa informacione në lidhje me garën kundër Lulzim Bashës dhe të vetmet informacione që kam unë kanë të bëjnë me këtë moment të garës së Lulzim Bashës. Kur Lulzim Basha vodhi database, vulën, selinë, vodhi gjithçka, Partia Demokratike e vërtetë, ajo e Sali Berishës, ishte pa asnjë gjë. Nuk dinin ku ishin. Nuk kishin Seli nuk kishin të dhëna nuk dinin kush ishin anëtarët nuk kishin absolutisht asgjë. Të vetmet informacione që kanë patur për të rindërtuar strukturat e Partisë Demokratike, i kanë marrë nga unë. Unë i kam ndihmuar me informacione në lidhje me strukturat e Partisë Demokratike dhe për këto informacione që unë i kam dhënë, që normalisht i kisha, këta më akuzojnë tani që unë i kam vjedhur. Unë nuk po them që unë nuk i kam, por unë po i marr të gjithë”, tha Agron Shehaj. -

“Do nxjerrim 1 miliard euro nga administrata”/ Agron Shehaj zbulon programin e ‘Mundësisë’
Agron Shehaj, kryetar i Partisë ‘Mundësia’, ka shpalosur dy pikat kryesore ku bazohet kjo parti dhe për atë çfarë mund ti ofrojnë shqiptarëve. Shehaj tha se fokusi kryesor është tek rritja ekonomike dhe krijimi i një shteti të vogël. Më tej ai shton se pjesë e qëllimit mbetet edhe ulja e taksave.
“Ne jemi një forcë e djathtë që besojmë tek indiividi dhe jo tek shteti. Dy shtyllat kryesore të programit tonë si parti politike janë: Çdo gjë nis nga rritja ekonomike, që do të thotë, nëse ekonomia nuk rritet me mbi 10%, Shqipëria do vazhdojë të jetë një vend i varfër.
Për rritjen e ekonomisë, duhet të kesh një platformë të qartë. Ekonominë e rrisin sipërmarrësit dhe nëse duam që të rrisim ekonominë, duhet të ulim taksat, të çlirojmë ekonominë, luftën kundër korrupsionit. Qëllimi ynë është një shtet i vogël, të zvogëlojmë kostot e administratës me 50%.
Do ta shtrydhim administratën dhe do kursejmë nga ajo të paktën 1 miliardë euro. Nëse luftohet shpërdorimi i parave publike dhe luftohet punësimi i militantëve, këtë 1 miliardë euro do ta shpërndajmë. Gjysmën e vlerës ta lëmë në xhepat e qytetarëve më taksën e sheshtë, dhe gjysma tjetër të shkojë në shëndetësi, pensione, arsim dhe ndihmë sociale”, tha Shehaj. -

Akuza e Berishës: Agron Shehaj vodhi database-t e anëtarëve të PD dhe iku
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Sarajet e pushtetit të Agron Malajt e rrënojat e popullit’/ Vata: Pushtetarët e korruptuar, jetë përrallore. 11 maji, shans historik për Matin
Sarajet e pushtetit të Agron Malajt e rrënojat e popullit’/ Vata: Pushtetarët e korruptuar, jetë përrallore. 11 maji, shans historik për Matin
Kandidatja demokrate në Qarkun e Dibrës, Denisa Vata u ka bërë thirrje popullit matjan që më 11 maj, të mos mashtrohen më nga pushtetarët e korruptuar, teksa iu referua sarajeve të pushtetit të rivalit të saj socialist, Agron Malaj, të ndërtuar në vendlindjen e tij dhe resortin në jug të vendit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ka sjellë edhe historinë e një familjeje nga Mati, që ende jeton në një shtëpi të shkatërruar nga tërmeti I nëntorit të 2019, Vata ngre pikëpyetje të mëdha se si është e mundur që një kryebashkiak të bëhet milioner brenda pak vitesh, ndërsa populli i tij jeton në varfëri ekstreme
Pasi ndërtoi saraje për vete ,Agron Malaj vjen sërish me buzëqeshje… ndoshta për të parë çfarë ka mbetur ende për të vjedhur!”, shkruan Vata në reagimin e saj.
Kandidatja demokrate thotë se më 11 maj, Mati ka një shans historik për t’u çliruar nga njerëz që e shohin pushtetin si një bankë private, ndërsa qytetarët si shërbëtorë të fatit të tyre.
Mos lejoni që padrejtësia dhe korrupsioni të mbeten standardi i vetëm’, thuhet në mesazhin përmbyllës të Vatës.
Reagimi
Sarajet e pushtetit dhe rrënojat e popullit!
Në njërën anë, sarajet e Agron Malajt në fshatin Lis dhe hoteli luksoz i vëllait të tij “La Brisa” në bregdet, ku pushtetarët e korruptuar bëjnë jetë përrallore. Në anën tjetër, familja Kurti në Midhe, që prej tërmetit të 2019-s jeton në një shtëpi të shkatërruar, ku poshtë mbahen bagëtitë dhe sipër flenë prindërit me tre fëmijët e tyre të mitur.
“Pasi ndërtoi saraje për vete ,Agron Malaj vjen sërish me buzëqeshje… ndoshta për të parë çfarë ka mbetur ende për të vjedhur!”
Si është e mundur që një kryebashkiak të bëhet milioner brenda pak vitesh, ndërsa populli i tij jeton në varfëri ekstreme?
Mati ka një shans historik më 11 maj! Një shans për t’u çliruar nga njerëz që e shohin pushtetin si një bankë private, ndërsa qytetarët si shërbëtorë të fatit të tyre. Mos u mashtroni më! Mos lejoni që padrejtësia dhe korrupsioni të mbeten standardi i vetëm!
Më 11 maj,Mati zgjedh: O drejtësi, o rrënim!
-

“I pabesë”, Berisha për Shehajn: Është opozita e opozitës
Sali Berisha dhe Agron Shehaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u tregua i ashpër ndaj Agron Shehajt, i cili në zgjedhjet e 11 Majit “u divorcua” nga selia blu dhe krijoi partinë e tij. Berisha u shpreh se Shehaj është opozitë e opozitës dhe pasi krijoi partinë e tij ka shkelur kodin më elementar moral. Sipas kryedemokratit, Shehaj ka marrë database-n e Partisë Demokratike në pabesi të plotë.
“Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës. Pse? Agron Shehaj kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh. Shkoi, krijoi partinë. Tani Agron Shehaj, ta them këtu, shkel kodin më elementar moral. Ta them cili është. Agron Shehaj ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike, të cilin unë kam qenë shkak që ia kam dhënë se nuk mund t’i mbaja rezervë dhe tani shfrytëzon këtë database jashtë çdo kodi moral. Mund të tregoj përgjigje që i tregojnë demokratët atij që s’mund ta bëjë kurrë.
Ka një kod moral. Këto që paraqiten të reja dhe që ikën nga PD-ja, sigurisht që shqiptarët presin risi. Çfarë sjell ky? Ky përdor database e PD-së, për të çuar mesazhe, jashtëzakonisht e dobët. Ti partinë tënde do ta krijosh me punën tënde si duhet”, tha Berisha./tvklan.al -

‘Partinë ta krijojë me punën e tij’, Berisha akuza të rënda ndaj Shehajt: Vodhi databazën e PD, u çon mesazhe…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në një intervistë televizive për herë të parë lidhur me krijimin e partive të reja politike, duke përmendur emrin e Agron Shehajt, njërit nga ish-anëtarët e PD-së që më pas u largua dhe themeloi një parti të tijën.
Berisha akuzoi Shehajn për shkeljen e një kodi moral të rëndë, duke thënë se ai kishte marrë database-in e Partisë Demokratike pa lejen e duhur, një veprim që ai e cilësoi si “pabesi të plotë”. Berisha e konsideroi këtë veprim të papranueshëm dhe të dëmshëm për reputacionin e Shehajt, duke e akuzuar për përdorimin e të dhënave të PD-së për të dërguar mesazhe për interesat e tij politike.
Në intervistë, Berisha shpjegoi se ai kishte qenë ai që i kishte dhënë Shehajt mundësinë për të përdorur database-in e PD-së, por tani ai e shfrytëzonte atë për qëllime të tij, një veprim që, sipas Berishës, shkelte çdo kod moral dhe profesional. Ai theksoi se për të krijuar një parti të suksesshme, duhet punuar me angazhim dhe përpjekje të sinqerta, dhe jo duke përdorur mjetet e një partie tjetër.
Berisha e mbylli pjesën e intervistës duke theksuar se Shehaj dhe të tjerë që kishin lënë PD-në për të krijuar parti të reja, nuk kishin sjellë asgjë të re dhe vetëm po e shfrytëzonin Partinë Demokratike për qëllime personale.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Agron Shehaj është opozitë e opozitës. Ai kishte një vend dhe ishte i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh.
Ai shkoi, krijoi parti, tani Shehaj shkel kodin më të rëndë moral. Agron Shehaj ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike, të cilin unë kam qenë shkak që ia kam dhënë se nuk mund t’i mbaja rezervë dhe tani shfrytëzon këtë database jashtë çdo kodi moral. Mund të tregoj përgjigje që i tregojnë demokratët atij që s’mund ta bëjë kurrë.
Ka një kod moral. Këto që paraqiten të reja dhe që ikën nga PD-ja, sigurisht që shqiptarët presin risi. Çfarë sjell ky? Ky përdor database e PD-së, për të çuar mesazhe, jashtëzakonisht e dobët. Ti partinë tënde do ta krijosh me punën tënde si duhet. -

Berisha: Agron Shehaj po bëhet opozitë e opozitës! Indirekt po punon për Edi Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u tregua i ashpër ndaj Agron Shehajt, i cili në zgjedhjet e 11 Majit ‘u divorcua’ nga selia blu dhe krijoi partinë e tij.
Berisha u shpreh se Shehaj është opozitë e opozitës dhe pasi krijoi partinë e tij ka shkelur kodin më elementar moral.Sipas kryedemokratit, Shehaj ka marrë database-n e Partisë Demokratike në pabesi të plotë.
‘Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës. Pse? Agron Shehaj kishte një vend dhe ishte fare i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh.
Shkoi, krijoi partinë. Tani Agron Shehaj, ta them këtu, shkel kodin më elementar moral. Ta them cili është. Agron Shehaj ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike, të cilin unë kam qenë shkak që ia kam dhënë se, nuk mund t’i mbaja rezervë dhe tani shfrytëzon këtë database jashtë çdo kodi moral. Mund të tregoj përgjigje që i tregojnë demokratët atij që s’mund ta bëjë kurrë.
Ka një kod moral. Këto që paraqiten të reja dhe që ikën nga PD-ja, sigurisht që shqiptarët presin risi. Çfarë sjell ky? Ky përdor database e PD-së, për të çuar mesazhe, jashtëzakonisht e dobët. Ti partinë tënde do ta krijosh me punën tënde si duhet’, tha Berisha ne Opinion.