Turi me autobusin elektoral i Partisë Mundësia u ndal në Durrës, ku kryetari Agron Shehaj dhe ekipi i tij i kandidatëve u takuan me qytetarë të zakonshëm në rrugë, por u ndalën edhe në bizneset e vogla të cilat shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje më mungesën e vëmendjes dhe mbështetjes nga qeveria. Shehaj dha një mesazh për numëruesit e votave në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se askush të mos mendojë se do mund të mashtrojë me votat për Partinë Mundësia, pasi do të përballen me pasojat që parashikon ligji. Shehaj paralajmëroi dhe hapjen e çdo kutie votimi nëse do ketë dyshime për mos numërim të saktë të votave.
“I bëj thirrje numëruesit e partive të vjetra, nëse mendojnë se mund të vjedhin vota të Partisë Mundësia. Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori, do mbajnë përgjegjësi penalisht për çdo votë, të mos numërosh votat do mbajnë përgjegjësi, do hapim çdo kuti nëse duhet” – u shpreh kreu i Partisë Mundësia. Shehaj prezantoi kandidaten që kryeson listën në qarkun e Durrësit, Jonida Çeçe, për të cilën tha se “është një njeri i ndershem që mund t’ju përfaqësojë në Parlament”. Në një biznes të vogël që shiste veshje, Agron Shehaj u takua me një qytetare e cila kërkoi zgjidhje për rritjen e pensioneve, për të cilin tha se nuk i mjafton.
Kryetari i Mundësia i shpjegoi zonjës se në programin e partisë është e parashikuar rritje e pensioneve dhe ulja ne taksave për bizneset vetëm nga kursimi i parave që do të vijë nga shtrydhja e administratës, e cila sot është e tej fryrë, duke sjellë edhe shembullin e RTSH-së, në të cilën mund të kursehen 25 milionë euro që t’u kthehen qytetarëve.
Qytetarja: Icik dobët puna, po avash avash. Ndonjë gjë e re cfarë bëhet?
Agron Shehaj: E reja është Jonida, votoni ndryshimin që të ndryshojnë gjërat për mira.
Qytetarja: Ishalla o Zot faleminderit.
Agron Shehaj: Sa vite ke që punon këtu?
Qytetarja: Kam 4 vite e punësuar, ngaqë me vdiq im shoq dhe me pensionin nuk ia dilja. Vetëm këtë duam nga ju pensionin.
Agron Shehaj: Ne duam që të kursejmë paratë që shpërdorohen që të ulim taksat dhe të rrisim pensionet.
Qytetarja: Vetëm ato na boni.
Agron Shehaj: Kur thashë për RTSH-në që nga 30 milionë euro të kursjejmë 25 milionë euro, m’u versulën, më thanë Agroni do të mbyllë RTSH. Por të njëjtët që thonë duhen rritur pensionet të njëjtët thonë që të vijojmë të shpërdorojmë paratë publike.
Kreu i Partisë Mundësia deklaroi se edhe UKT-ja ishte një institucion që shpërdoronte dhe vidhte para dhe të cilin do ta reformonte duke shkurtuar kostot dhe duke i kthyer para qytetarëve. “Dje isha te UKT dhe denoncova si shpërdorohen dhe vidhen paratë e qytetarëve, më shkruajti dikush që punonte tek UKT, më tha se 20% e punonjësve këtu unë nuk i njoh, nuk i kam parë ndonjëherë, janë punonjës të partisë jo të administratës.
E kur ne themi që kur të marrim besimin e qytetarëve do e shtrydhim administratën për të ndaluar shpërdorimin e parave publike nga këta patronazhistët e tua kthejmë shqiptarëve 1 miliardë euro, e nisa sa do marrim nga RTSH, te UKT e do ua kthejmë qytetarëve shqiptarë 1 miliardë euro”, theksoi Shehaj në fjalën e tij. Agron Shehaj shpjegoi edhe propozimin që Partia Mundësia ka në programin elektoral për adaptimin e euros në vendin tonë, njësoj si në Kosovë. Shehaj theksoi se nga zhvlerësimi i euros, hyrja e parave të pista në vend dhe për shkak të korrupsionit, janë goditur më së shumti bizneset që eksportojnë produkte jashtë vendit.
“Sa i takon euros, shumë transaksione bëhen në euro, të gjithë ata që eksportojnë, që janë ndikuar nga zhvlerësimi i euros dhe që ka ardhur edhe nga futja e parave të pista dhe korrupsionit. Nëse më parë 100 euro vlenin 120 mijë lekë, tani nuk vlejnë as 100 mijë lekë, e dëmi që i kanë bërë bizneseve që eksportojnë është i jashtëzakonshëm. Jo vetëm që do ishte mirë, por është e domosdoshme për të dhënë më shumë siguri bizneseve. Kjo na garanton më shumë stabilitet ekonomik dhe financiar, ka vetëm të mira.
Kush ka në dorë politikat monetare në Shqipëri? Banka e Shqipërisë? Më mirë të jemi të mbrojtur nga pushteti i tyre, më mirë ta bëjë Banka Qendrore Evropiane politikën momentare në Shqipëri se sa Banka e Shqipërisë. E para ta bëjmë taksimin sa më të thjeshtë e konkurues, e ne propozojmë ulje të taksave. Sipërmarrësit do investojnë më shumë. Kur taksën e ul, është incentim për të ngritur deklarimin, sa më e lartë do jetë taksa aq më shumë bizneset do fshihen pas informalitetit” – u shpreh Shehaj.
Kreu i partisë Mundësia u takua në një pikë të një dyqani telefonik të qytetit të Durrësit edhe me disa nga vajzat që punojnë aty dhe i thanë se po e ndiqnin live në Tik Tok nisjen e fushatës elektorale dhe shprehën pëlqimin për këtë risi të Partisë Mundësia. Ndalesa e radhës i turit të Partisë Mundësia është në qytetin e Kavajës dhe rruga do të transmetohet live në të gjitha rrjetet sociale të kryetarit Agron Shehaj në Youtube, Facebook, Instagram dhe Tik Tok.
Tag: agron
-

Autobusi elektoral i Partisë Mundësia u ndal në Durrës, Kryetari Shehaj: Çdo kuti do hapet dhe do çohet në prokurori…
-

“Ndëshkoni korrupsionin me votë për ‘Mundësinë’”/ Agron Shehaj në Lezhë, qytetaret: Votat i ke, ky e boshatisi vendin
Pas çeljes së fushatës në Shkodër, edhe Lezha i rezervoi një pritje të ngrohtë Partisë “Mundësia”, në turin elektoral që këtë 11 Prill do të përshkojë Shqipërinë nga Veriu në Jug.
Kryetari i Partisë, Agron Shehaj takoi qytetarë të rastësishëm në qendër të qytetit, duke biseduar me ta dhe shpjeguar programin e partisë që ka në fokus krijimin e mundësisë për qytetarët për t’ja dalë me punë të ndershme dhe që shqiptarët të mos detyrohen të braktisin vendin e tyre për shkak të korrupsionit deri në nivele qeveritare.
Teksa ecte në rrugët e Lezhës, Shehaj shtrëngoi duart me qytetarë të shumtë të cilët i uruan suksese në këtë fushatë elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit.
“Votat tona i ke. Ky e boshatisi krejt vendin e ka mbajt ato palacot e vet aty”, tha një qytetar në takimin me Shehajn.
Ndërsa shqetësimit të një zonje për korrupsionin qeveritar, Shehaj iu përgjigj se “korrupsioni është kanceri i shoqërisë. Duke hequr të korruptuarit, me votë”.
Një shqetësim tjetër me të cilin u përball Shehaj gjatë takimit me qytetarë në Lezhë, ishte revolta e një qytetari për sorollatjen me vite në dyert e shtetit për pronat. Shehaj u shpreh se me pronat është kryer një nga padrejtësitë më të mëdha dhe qytetarit që ia ngriti si shqetësim, Shehaj iu përgjigj duke thënë se do shohë ndryshim për pronat nëse voton partinë Mundësia.
“Një nga padrejtësitë më të mëdha lidhet me pronat, kanë vjedhur pronat e qytetarëve shqiptarë, kanë 35 vjet që i gënjejnë dhe vazhdojnë i gënjenjë, shiko si vjen vërdallë, i sorrollasin kot me letra. Ja 7 vjet imagjino. Duhet një shtet që punon për qyetarët dhe jo pushtetarë që punojnë për veten e tyre. Atë që nuk ke parë në këto 83 vite jetë, do e shohësh nëse vendos të votosh për ndryshimin, për Partinë Mundësia”.
Duke prezantuar kandidatin e Partisë Mundësia që kryeson listën në qarkun e Lezhës, Nok Markaj, Shehaj tha se ai është “një sipërmarrës i ri që ia ka dalë me punë, i papërlyer, deputeti për të cilin ka nevojë Shqipëria”.
Kandidati i Partisë Mundësia, Nok Markaj i bëri thirrje të rinjve që të bindin prindërit që në këto zgjedhje të votojnë për ndryshimin dhe jo më partitë e vjetra.
“Këtë vend e ndryshojnë vetëm njerëzit e punës, besoj te puna te Agron Shehaj te Partia Mundësia, tek të gjithë të rinjtë që janë. Ka ardhur koha që dhe prindërit të na ndjekin të shkëputen nga e vjetra. Duhet të na mbështesin dhe të na besojnë”.
Në një risi për fushatën elektorale, kryetari i partisë Agron Shehaj së bashku me kandidatët dhe të gjithë ekipin janë live në të gjitha rrjetet sociale, Youtube, Facebook, Instagram dhe Tik Tok, nga ku pret pyetje prej qytetarëve dhe u përgjigjet atyre live gjatë rrugës nga njëri qytet në tjetrin.Rrugës për në Lezhë, kreu i “Mundësia” Agron Shehaj tha se “të gjithë trarët që ka vendosur kjo qeveri, në Kukës, Thumanë-Kashar, janë aferat më të mëdha dhe që do hiqen”.
Në përgjigje të interesit të qytetarëve, Agron Shehaj mohoi mundësinë e një koalicioni me parti të tjera, duke premtuar ndryshim të qeverisjes dhe jo rotacion.
Shehaj tha se pas zgjedhjeve të 11 Majit, “Mundësia” do të përfaqësohet me një grup deputetësh që do të denoncojnë aferat korruptive në Parlament.
“Ne nuk jemi parti pazaresh, të vjetrit e kanë mendjen te koalicionet ne e kemi te plani te vizioni ynë, ky është një projekt afatgjatë ne do i qendrojmë besnik planit tonë e jo të bëjmë pazare e të diskutojmë të marrim deputetë e të bëjmë marrëveshje. Ne jemi të bindur që do maksimalizojmë votat tona, të marrim një grup deputetësh në Parlamentin e ardhshëm. Ata që më kanë parë si kam luftuar unë në parlament, ajo nuk do jetë gjë fare se çfarë do bëjmë ne në Parlamentin e ardhshëm’.
Shehaj i bëri thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm në këtë fushatë elektorale, pasi sot vendoset fati i vendit.
“Fushata elektorale është momenti kur duhet të merresh me politikë, para zgjedhjeve. Mendoj që shoqëria shqiptare merret shumë me politikë por merret gjatë katët viteve, por në demokracitë e konsoliduara, qytetarët merren gjatë zgjedhjeve me politikë se aty vendoset fati i vendit”.
Ndalesa e radhës e turit të Partisë Mundësia është në qytetin e Durrësit dhe rruga do të transmetohet live në të gjitha rrjetet sociale të kryetarit Agron Shehaj në Youtube, Facebook, Instagram dhe Tik Tok. -

Kërkoi mbylljen e RTSH, aktori i njohur Mevlan Shanaj godet Agron Shehajn: Iku për skrap edhe ky!
Regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj ka ironizuar kërkesën e Agron Shehajt për mbylljen e RTSH-së.
“Iku për SKRAP dhe ky si të gjithë ata që kërkonin ndalimin e filmave!( Ju ftoj të shpreheni)”-shkruan aktori Shanaj në rrjetin e tij social.
Agron Shehaj ka kërkuar mbylljen e RTSH-së, pasi sipas tij, paratë për financimin e televizionit publik janë para të shpenzuara kot.
Ai thotë se me mbylljen e RTSH-së, do të kurseheshin 30 mln euro në vit. -

“Të mbyllet, po shpenzon para nga taksat e shqiptarëve”/ Sindikata e RTSH: Agron Shehaj e shkeli vijën e kuqe me median
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur në rrjetet e tij sociale se Radio Televizioni Shqiptar duhet të mbyllet pasi sipas tij nuk ndiqet. Shehaj shprehet se paratë për financimin e televizionit publik janë para të shpenzuara kot, ndërsa shton se me mbylljen e RTSH-së, do të kurseheshin 30 milionë euro në vit.
“Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja. Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin; duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët”, thotë Shehaj.Lidhur me deklaratën e tij, ka reaguar edhe Sindikata e RTSH-së, ku shprehen se Shehaj e ka shkelur vijën e kuqe me mediat. Sipas tyre, propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës, është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i lirisë së medias në Shqipëri. Sindikata kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare, prezencës së OSBE në Tiranë, ambasadës amerikane, European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqipëri. Po ashtu kërkojnë që Shehaj të tërhiqet nga ato që Sindikata i cilëson “deklarata kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.”
REAGIMI I PLOTË I SINDIKATËS:
Agron Shehaj E SHKELI VIJËN E KUQE ME MEDIAN
SINDIKATA E RADIO TELEVIZIOINIT SHQIPTAR shpreh indinjatën për përdorimin politik e elektoral, të medias Publike, nga një prej kandidatëve në zgjedhjet Parlamentare. Propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës, secili i vlerësuar në profesionin e vet, është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i Lirisë së Medias në Shqipëri. Z. Agron Shehaj nuk mund ta çojë as në mend që të krahasojë median publike me atë private. Misioni i tyre është komerçial, ndërsa i RTSH Radio Televizioni Shqiptar udhëhiqet nga përfaqësimi i të gjitha kategorive sociale në vend.
Deklaratat e z. Agron Shehaj për nivelin e profesionalizmit të RTSh nuk mund të bëhen nga kafeneja apo zyra elektorale e partive. Qëllimi i tij, dukshëm populizëm për të mbledhur vota nuk i shërben lirisë së medias. Sindikata Rtsh kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi .
Kërkojmë tërheqjen e kandidatit z. Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve. Kërkojmë nga z. Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt dyshojmë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH. Deklaratë e përbashkët e qindra punonjësve! -

NGA THOMA GËLLÇI – Agron, jo gjithmonë është mediumi i tepërt – ndonjëherë është mesazhi që s’ka kuptim
Të mbyllim RTSH-në, thotë Agron Shehaj, se “s’na duhet” dhe “kursen buxhetin”. …dhe Agroni nuk është i vetmi. Por pse të ndalemi te RTSH-ja? Le të vazhdojmë në këtë rrugë progresiste të shkatërrimit racional:
Mbyllim Parlamentin! Se ç’na duhet 140 vetë që paguhen si CEO për të bërtitur si tifozë në një ndeshje “Skënderbeu–Kastrioti”? Të paktën RTSH-ja herë pas here transmeton ndonjë dokumentar mbi natyrën. Parlamenti, përkundrazi, prodhon reality show të nivelit “Big Brother”.
Mbyllim teatrot, bibliotekat, dhe përse jo, mbyllim edhe memorien kolektive! Se është e shtrenjtë të kujtosh kush ishim, kur mund të klikosh “skip ad” dhe të harrosh gjithçka për 15 sekonda.
Po të jemi praktikë, Agron: RTSH nuk mbulohet nga buxheti i shtetit, por nga një taksë direkte e qytetarëve – ndryshe nga 140 deputetë që mbulohen nga buxheti. Dhe rroga e një gazetari në RTSH është 500 dollarë e një deputeti 3000!!
RTSH nuk e shikon kush! E treguam Agron, nja pesë vite më parë, që RTSH bëhet! Nëse e ke harruar ti nuk e ka harruar publiku, që po ta kujton sot në rrjete sociale.
Në fund të fundit, RTSH mund të jetë në krizë, por ka më shumë shpresë për reformim sesa një parlament qe ka shikues, por nuk mund të themi se po bën punën e tij.
Pra jo, Agron, mos na e shit idenë e mbylljes si zgjidhje. Sepse në këtë vend kemi mbyllur plot gjëra që s’duhej t’i kishim mbyllur kurrë: shpresën, meritokracinë, racionalitetin, dhe me sa duket, edhe televizionin publik.
Nëse RTSH-ja “s’bëhet”, reformoje. Nëse nuk e sheh, mos e shiko. Por mos i thuaj popullit të heqë dorë nga ideja e një media publike – sepse atëherë, s’do të na duhej më as publik, as demokraci.
Faleminderit që na kujtove, Agron: jo gjithmonë është mediumi i tepërt – ndonjëherë është mesazhi që s’ka kuptim. /Nga Thoma GËLLÇI, ish- drejtor i përgjithshëm i RTSH, publikuar në Facebook/Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

Zgjidhja si Adhamudhi e Shehajt për RTSH: Reagon sindikata: Shkeli vijën e kuqe me median
Sindikata e Radio Televizionit Shqiptar ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të partisë Mundësia Agron Shehaj se RTSH duhet të mbyllet pasi nuk e sheh askush dhe shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat e shqiptarëve.
Në reagim thuhet se Agron Shehaj ka shkelur vijën e kuqe me median.
Sindikata e RTSH-së kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi.
Kërkon tërheqjen e kandidatit Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.
Kërkon nga Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt dyshojmë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.
Reagimi i plotë i Sindikatës së RTSH-së:
Agron Shehaj E SHKELI VIJËN E KUQE ME MEDIAN
SINDIKATA E RADIO TELEVIZIOINIT SHQIPTAR shpreh indinjatën për përdorimin politik e elektoral, të medias Publike, nga një prej kandidatëve në zgjedhjet Parlamentare.
Propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës, secili i vlerësuar në profesionin e vet, është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i Lirisë së Medias në Shqipëri.
Z. Agron Shehaj nuk mund ta çojë as në mend që të krahasojë median publike me atë private. Misioni i tyre është komerçial, ndërsa i RTSH Radio Televizioni Shqiptar udhëhiqet nga përfaqësimi i të gjitha kategorive sociale në vend.
Deklaratat e z. Agron Shehaj për nivelin e profesionalizmit të RTSh nuk mund të bëhen nga kafeneja apo zyra elektorale e partive.
Qëllimi i tij, dukshëm populizëm për të mbledhur vota nuk i shërben lirisë së medias.
Sindikata Rtsh kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi .
Kërkojmë tërheqjen e kandidatit z. Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.
Kërkojmë nga z. Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt dyshojmë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.
Deklaratë e përbashkët e qindra punonjësve!
-

Shabani përplaset me kandidaten e “Mundësisë”: Atë që bën Shehaj sot, e ka bërë Topalli, Topi e Patozi
Kandidatja e Partisë “Mundësia”, Barbara Doda, në emisionin “Open” në Neës24 të moderuar nga Eni Vasili, pati një debat me kreun e “Nisma Thurrje”, sa i takon drejtimit të koaliconit nga Adriatik Lapak, me këtë të fundit që ka denoncuar Agron Shehajn.
DEBATI:
DODA: “Ne nuk ngjajmë me tjerët, ne jemi në luftë me të vjetrën, por edhe më të renë kur sillen më keq se ata. Ne nuk bëjmë pazare dhe kjo është ajo që na ndan. Disa eksponentë të partive të reja kanë qenë të korruptuar.
Ju Endri Shabani nuk jeni kryetar i koalicionit, është Adriatik Lapaj. Agron Shehaj do të përballet më këdo që është pjesë e një sistemi korruptiv. Në dokumenta përmendet jo vetëm Lapaj, por edhe vjehrri i tij. Nëse vazhdojmë me metodat e vjetra nuk do sjellim asnjë lloj ndryshimi” – u shpreh Doda.
SHABANI: “Ajo që bën Shehaj është politikë e vjetër që fokusohet te vota duke sulmuar tjetrin. Unë nuk kam ardhur këtu për Lapajn, unë drejtoj partinë time. Po të hyjmë të sulmojnë Agron Shehajn, gjenden sa të duash konflikte. Ai ka 8 vite deputet. Thelbi është se atë që bën Agron Shehaj e ka bërë Topalli, Topi, Patozi. Ky është një fraksion i PD. Thënë kjo unë sërish mendoj se ju jeni më mirë në parlament se Flamur Noka apo Taulant Balla. Do të doja të ishit ju në parlament para tyre. Ti thua më mirë Taulant Balla se Adriatik Lapaj në parlament” – tha Shabani. -

Shehaj kërkoi mbylljen e RTSH, Sindikata e televizionit publik: Ka shkelur vijën e kuqe me median, të kërkojë ndjesë
Pas deklaratës së Agron Shehajt, kreut të partisë Mundësia, i cili propozoi mbylljen e RTSH-së për shkak të kostove të larta dhe mungesës së audiencës, ka reaguar me ashpërsi Sindikata e Radio Televizionit Shqiptar.
Në një deklaratë publike të fortë, sindikata akuzon Shehajn për cenim të lirisë së medias, përdorim politik të institucionit publik dhe kërcënim ndaj mbi 1000 punonjësve që përbëjnë trupën e RTSH-së në të gjithë vendin.
Sindikata e konsideron deklaratën e Shehajt si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj gazetarëve dhe stafit teknik, dhe si një veprim populist për të mbledhur vota, duke e akuzuar se nuk kupton misionin publik të RTSH-së:
“Propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës… është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i lirisë së medias në Shqipëri.”
Sindikata ka kërkuar reagim zyrtar nga OSCE Presence in Albania, ambasada e SHBA-ve në Tiranë, European Broadcasting Union (EBU) si dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke theksuar që këto organizata kanë investuar në trajnimin dhe profesionalizimin e stafit të RTSH-së.
“RTSH nuk është një televizion privat, por një institucion me mision publik që përfaqëson të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare.”
Në fund, sindikata kërkon ndjesë publike nga Agron Shehaj, në të kundërtin ngre dyshime për qëllime personale në sulmin ndaj RTSH-së. Në një deklaratë të përbashkët nga qindra punonjës, theksohet se nuk do të pranohet që media publike të bëhet shënjestër elektorale.
“Nëse ka kritika për përmbajtjen, ato janë të mirëpritura. Por të flasësh për mbyllje të RTSH-së është një precedent i rrezikshëm për demokracinë,” – thuhet në reagim.
Reagimi i plotë i Sindikatës së RTSH-së
Agron Shehaj E SHKELI VIJËN E KUQE ME MEDIAN
SINDIKATA E RADIO TELEVIZIOINIT SHQIPTAR shpreh indinjatën për përdorimin politik e elektoral, të medias Publike, nga një prej kandidatëve në zgjedhjet Parlamentare.
Propozimi i tij për të larguar nga puna me qindra punonjës, secili i vlerësuar në profesionin e vet, është kalimi i vijës së kuqe dhe cënim i Lirisë së Medias në Shqipëri.
Z. Agron Shehaj nuk mund ta çojë as në mend që të krahasojë median publike me atë private. Misioni i tyre është komerçial, ndërsa i RTSH Radio Televizioni Shqiptar udhëhiqet nga përfaqësimi i të gjitha kategorive sociale në vend.
Deklaratat e z. Agron Shehaj për nivelin e profesionalizmit të RTSh nuk mund të bëhen nga kafeneja apo zyra elektorale e partive.
Qëllimi i tij, dukshëm populizëm për të mbledhur vota nuk i shërben lirisë së medias.
Sindikata Rtsh kërkon reagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe drejtpërdrejt OSCE Presence in Albania si organizmi që ka investuar në trajnimin e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, U.S. Embassy Tirana , European Broadcasting Union – EBU dhe KQZ Shqiperi .
Kërkojmë tërheqjen e kandidatit z. Agron Shehaj nga deklaratat kërcënuese për 1046 punonjës të RTSh në të gjithë Shqipërinë, që nga punonjësi i mirëmbajtjes së antenave e deri te trupa e gazetarëve.
Kërkojmë nga z. Agron Shehaj ndjesë publike, në rast të kundërt dyshojmë për qëllime personale të tij duke sulmuar RTSH.
Deklaratë e përbashkët e qindra punonjësve! -

Ish-drejtori i RTSH ironizon deklaratën e Agron Shehaj: Të mbyllim dhe parlamentin, pse jo?!
Pas videos së deputetit Agron Shehaj për uljen shpenzimeve në RTSH ka reaguar dhe ish-drejtori Thoma Gëllçi.
Në statusin e tij Gëllçi në mënyrë ironike replikon me Shehajn duke thënë se pas kësaj deklarate do duhet të mbyllim sipas tij dhe parlamentin.
Nga ana tjetër sipas ish-drejtorit deklarata e Shehajt është si një kërkesë për mos të pasur televizon publik.
Statusi i Thoma Gëllçi
Të mbyllim RTSH-në, thotë Agron Shehaj. Se “s’na duhet” dhe “kursen buxhetin”. Dhe Agroni nuk është i vetmi.
Por pse të ndalemi te RTSH-ja? Le të vazhdojmë në këtë rrugë progresiste të shkatërrimit racional:
Mbyllim Parlamentin! Se ç’na duhet 140 vetë që paguhen si CEO për të bërtitur si tifozë në një ndeshje “Skënderbeu–Kastrioti”? Të paktën RTSH-ja herë pas here transmeton ndonjë dokumentar mbi natyrën. Parlamenti, përkundrazi, prodhon reality shoë të nivelit “Big Brother”.
Mbyllim teatrot, bibliotekat, dhe përse jo, mbyllim edhe memorien kolektive! Se është e shtrenjtë të kujtosh kush ishim, kur mund të klikosh “skip ad” dhe të harrosh gjithçka për 15 sekonda.
Po të jemi praktikë, Agron: RTSH nuk mbulohet nga buxheti i shtetit, por nga një taksë direkte e qytetarëve – ndryshe nga 140 deputetë që mbulohen nga buxheti. Dhe rroga e një gazetari në RTSH është 500 dollarë e një deputeti 3000!!
RTSH nuk e shikon kush! E treguam Agron, nja pesë vite më parë, që RTSH bëhet! Nëse e ke harruar ti nuk e ka harruar publiku, që po ta kujton sot në rrjete sociale.
Në fund të fundit, RTSH mund të jetë në krizë, por ka më shumë shpresë për reformim sesa një parlament qe ka shikues, por nuk mund të themi se po bën punën e tij.
Pra jo, Agron, mos na e shit idenë e mbylljes si zgjidhje. Sepse në këtë vend kemi mbyllur plot gjëra që s’duhej t’i kishim mbyllur kurrë: shpresën, meritokracinë, racionalitetin, dhe me sa duket, edhe televizionin publik.
Nëse RTSH-ja “s’bëhet”, reformoje. Nëse nuk e sheh, mos e shiko. Por mos i thuaj popullit të heqë dorë nga ideja e një media publike – sepse atëherë, s’do të na duhej më as publik, as demokraci.
Faleminderit që na kujtove, Agron: jo gjithmonë është mediumi i tepërt – ndonjëherë është mesazhi që s’ka kuptim. -

Agron Gjekmarkaj thirrje për mitingun hapës të fushatës së PD me 11 prill
Agron Gjekmarkaj i bën jehonë mitingut hapës të fushatës së PD: “E Premte, 11 Prill, ora 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores! Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ju ftojnë të bashkoheni në çeljen e fushatës”.