Tag: agron

  • “I ndoqëm dhe na nxorën armë”/ Agron Kapllanaj tregon versionin e tij pas përplasjes me agjentët e BKH: Nuk lajmëruan…

    “I ndoqëm dhe na nxorën armë”/ Agron Kapllanaj tregon versionin e tij pas përplasjes me agjentët e BKH: Nuk lajmëruan…

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier ku oficerët e policisë dhe BKH-së janë përplasur me punonjësit e ndërtuesit Shkëlqim Kapllanajt, i afërm i Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Ballshit dhe ish-eksponent i Partisë Demokratike.

    Ky i fundit, në një reagim ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen duke pohuar se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe ka ngritur një dron.
    Ky veprim sipas tij ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.
    “Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, pretendon Kapllanaj.
    Agjentët janë larguar pas këtij debate tregon Kapllanaj, por janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të tij dhe mes tyre ka nisur një përplasje.
    Kapllanaj pretendon se nuk kanë pasur informacion dhe nuk iu është thënë se ishin agjentë të BKH dhe nga këta të fundit sipas tij është nxjerrë edhe arma në formë kërcënimi.
    Pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Fier me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionales, policia arrestoi tre persona.

    Top Channel

  • Përplasja mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Agron Kapllanajt, arrestohen tre persona

    Përplasja mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Agron Kapllanajt, arrestohen tre persona

    Pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Fier me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionales, policia arreston tre persona. Mësohet se në pranga janë vënë Ledjan Kapllanaj, Klaudjo Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku. Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore edhe për personat e tjerë e përfshirë në ngjarje.
    Çfarë ndodhi një natë më parë?
    Incidenti ndodhi mbrëmjen e të martës në Fier.  Disa persona, mes tyre edhe njerëz të afërt të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj, u shoqëruan në policinë e Fierit, pasi kanë kundërshtuar agjentë të BKH-së dhe ata të Operacionales.
    Sipas burimeve të A2 CNN, agjentët kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur edhe një dron në hyrje të qytetit të Fierit që ka shkuar pranë disa bizneseve. Pas përplasjes, agjentët bënë kallëzim duke thënë se janë sulmuar për shkak të detyrës.
    Agron Kapllanaj është një ndër themeluesit e partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj.
    Çfarë thotë Policia?
    Policia në Fier doli me një deklaratë zyrtare për ngjarjen, duke thënë se shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit, kur edhe u regjistrua incidenti.
    “Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, bën me dije policia.
    Çfarë thotë Kapllanaj?
    I kontaktuar nga A2 CNN, Agron Kapllanaj thotë se incidenti ka ndodhur pranë zyrave të subjektit të tij politik dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.
    Në një bisedë telefonike ish-kryebashkiaku i Mallakastrës ka pohuar se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.
    “Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, pretendon Kapllanaj.
    Pas debatit agjentët janë larguar me mjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Më tej Kapllanaj sqaron se pak minuta më vonë kanë arritur që ti ndalojnë dhe aty ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Kapllanajt.
    Por sipas këtij te fundit në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjent të BKH. Siç pohoi ai të afërmve të tij u është nxjerr dhe armë në formë kërcënimi dhe vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH.
    Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë ulur gjakrat, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik.

  • Dhunuan oficerët e BKH-së, arrestohen dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe një tjetër (Emrat)

    Dhunuan oficerët e BKH-së, arrestohen dy nipërit e Agron Kapllanajt dhe një tjetër (Emrat)

    Policia e Fierit ka arrestuar tre persona në lidhje me përplasjen e regjistruar ditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Patos, ku njerëzit e biznesmenit dhe ish-kryebashkiakut të Mallakstrës, Agron Kapllanaj kanë dhunuar oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Burime për mediat bëjnë me dije se në pranga janë vënë dy nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, si dhe shtetasit Gerald Kollçaku.
    “Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.” – njoftoi ditën e djeshme Policia e Fierit.
    Në reagimet për mediat, Agron Kapllanaj ka deklaruar se në kompaninë e tij në Fier, dy herë gjatë ditës së djeshme është shfaqur në vendin e parkimit të firmës një automjet. Sipas tij, ata kanë ngritur një dron dhe nuk janë prezantuar si agjentë të BKH-së, por kanë deklaruar se janë të interesuar për një tokë aty pranë.
    Më pas njerëzit e Kapllanajt, kanë ngritur dyshime dhe janë vënë në ndjekje me makina, ku i kanë ndaluar dhe i kanë goditur, sipas Policisë. Ndërkohë, sipas Kapllanajt, oficerët e BKH-së iu kanë treguar pistoletat njerëzve të tij, pa u prezantuar se kush janë.
    Pranë biznesit të Kapllanajt janë dhe zyrat e subjektit të tij politik, ku ish-kryebashkiaku nuk kandidon vetë në këto zgjedhje, por mbështet një kandidat të Enkelejd Alibeajt.
    Vetë BKH nuk ka ende asnjë reagim, dhe mbetet i paqartë misioni i njerëzve të kësaj strukture në Fier, një zone me tensione të larta në këtë fushatë elektorale.

  • Agron Shehaj: Kur ka Big Brother, unë nuk dal në intervista s’e s’më ndjek njeri!

    Agron Shehaj: Kur ka Big Brother, unë nuk dal në intervista s’e s’më ndjek njeri!

    Valbona Mëhilli, për Fan Club ka dalë në ‘terren’ dhe ka marrë disa vox pop-e nga qytetarët duke i pyetur se cili prej katër finalistët mendojnë se do të fitojë Big Brother Vip Albania 4.
    Një prej të intervistuarve të saj ishte dhe politikani i njohur Agron Shehaj, drejtues i partisë “Mundësia” që garon në 11 maj.
    “Mua Big Brother më del vazhdimisht sidomos në rrjetet sociale, por di që ndiqet shumë. Kur është Big Brother unë nuk dal në intervista se e di që nuk më ndjek njeri.
    Ti (Valbona) duhet ta fitosh gjithmonë Big Brother, pavarësisht se nuk je në Big Brother”, tha ai me humor.

  • Incident në Fier mes hetuesve të BKH dhe operacionales dhe njerëzve të Agron Kapllanaj

    Incident në Fier mes hetuesve të BKH dhe operacionales dhe njerëzve të Agron Kapllanaj

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionalja janë përplasur me disa njerëz pranë ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.Agron Kapllanaj është një ndër themeluesit e partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj.

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Përplasja/ Agron Kapllanaj flet për herë të parë: Agjentët e BKH na nxorën armët, si nisi sherri nga ngritja e dronit

    Përplasja/ Agron Kapllanaj flet për herë të parë: Agjentët e BKH na nxorën armët, si nisi sherri nga ngritja e dronit

    Agron Kapllanaj i kontaktuar nga mediat ka pohuar incidentin që ka ndodhur pranë zyrave të subjektit të tij politik dhe ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

    Në një bisedë telefonike ish-kryebashkiaku i Mallakastrës ka pohuar se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe prej andej ka ngritur një dron. Ky veprim sipas tij është kryer dhe në një kohë të dytë dhe ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    “Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, pretendon Kapllanaj.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Pas debatit agjentët janë larguar me mjetin e tyre dhe janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të Agron Kapllanajt. Më tej Kapllanaj sqaron se pak minuta më vonë kanë arritur që ti ndalojnë dhe aty ka nisur një përplasje e dytë mes agjentëve të BKH dhe njerëzve të Kapllanajt.

    Por sipas këtij te fundit në asnjë moment nuk u është thënë që janë agjent të BKH. Siç pohoi ai të afërmve të tij u është nxjerr dhe armë në formë kërcënimi dhe vetëm pas këtij momenti u është thënë që kanë të bëjnë me agjentë të BKH.

    Në këtë moment kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe kanë ulur gjakrat, ku kanë bërë shoqërimin e dy nipërve të Kapllanajt dhe zyrtarit të subjektit politik.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Vetë Kapllanaj pohon se ndodhet në ambientet e policisë për të bërë kallëzim

  • Përplasja mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve të BKH-së, 3 të arrestuar në Fier

    Përplasja mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe agjentëve të BKH-së, 3 të arrestuar në Fier

    Policia ka arrestuar tre persona lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku u përfshinë njerëz të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj me hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Forcave të Operacionales. Në pranga kanë rënë Ledjan dhe Klaudio  Kapllanaj (dy nipërit) dhe Gerald  Kollçaku.
    Motivi dhe dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë. Policia, në një deklaratë mbrëmë vonë, tha se forcat Operacionale dhe hetuesit e BKH-së ishin goditur për shkak të detyrës nga disa persona.
    “Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.-thuhet në reagimin e Policisë së Fierit.”, thuhej në njoftimin e policisë.
    Për mediat, Kapllanaj ka deklaruar se në parkimin e firmës së tij në Fier ishte shfaqur dy herë gjatë ditës një automjet. Ai pretendon se pas sinjalizimit nga punonjësit dhe kërkesës për t’u larguar, personat e paidentifikuar për ta, janë kamufluar se po filmojnë me dron pasi janë të interesuar për toka aty pranë.
    Përfaqësues të kompanisë kanë kërkuar largimin  nga prona e tyre. Pas kësaj kërkese, ka nisur edhe konflikti. Vetë BKH nuk ka ende asnjë reagim, dhe mbetet i paqartë misioni i njerëzve të kësaj strukture në Fier, një zone me tensione të larta në këtë fushatë elektorale.

  • EMRAT – Goditën agjentët e BKH/ Arrestohen 3 të afërmit e Agron Kapllanajt

    EMRAT – Goditën agjentët e BKH/ Arrestohen 3 të afërmit e Agron Kapllanajt

    Policia ka vendosur në pranga 3 persona pas incidentit në Fier ku agjentët e BKH-së u përplasën me afërmit e Agron Kapllanajt.

    Raportohet se të arrestuarit janë vendosur në pranga për akuzën “goditje për shkak të detyrës”.

    Mësohet se në pranga janë vënë Ledjan Kapllanaj, Klaudjo Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku. Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore edhe për personat e tjerë e përfshirë në ngjarje.

    Sipas policisë, agjentët e BKH dhe operacionalja ka qenë në Fier për veprime hetimore kur janë konfliktuar me të afërm te Agron Kapllanaj.

    “Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.

    Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.

    Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, njoftoi policia mbrëmjen e së martës.

  • LAJMI I FUNDIT/ Incident në Fier mes hetuesve të BKH dhe operacionales dhe njerëzve të Agron Kapllanaj

    LAJMI I FUNDIT/ Incident në Fier mes hetuesve të BKH dhe operacionales dhe njerëzve të Agron Kapllanaj

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionalja janë përplasur me disa njerëz pranë ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.Agron Kapllanaj është një ndër themeluesit e partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj.

    Vijon… Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Incident në Fier mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe efektivëve të BKH-së

    Incident në Fier mes njerëzve të Agron Kapllanajt dhe efektivëve të BKH-së

    Një incident ka ndodhur në Fier mes hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Forcave Operacionale dhe mbështetësve të ish-kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj.Deri më tani nuk dihen arsyet pse BKH-ja ka zbarkuar në Fier. Sipas informacioneve, sherri ka nisur për motive të dobëta mes palëve.
    Referuar të dhënave, oficerë të BKH-së dhe punonjës të forcave operacionale kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur një dron në hyrje të Fierit që ka shkuar pranë bizneseve të ndërtuesit Shkëlqim Kapllanaj, i afërm i Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Ballshit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19.00 në lagjen 1 maji kur situata është tensionuar dhe më pas punonjësit e biznesit të ndërtimit mësohet se janë përplasur fizikisht me zyrtarët e BKH-së dhe forcat operacionale.
    Punonjësit e operacionales kryen kallëzim duke pretenduar se janë sulmuar për shkak të detyrës. Megjithatë në Policinë e Fierit janë shoqëruar disa persona.