Tag: agron

  • “Ka blerë vota në Maqellarë”, Agron Malaj padit për shpifje demokratin Xhelal Mziu

    “Ka blerë vota në Maqellarë”, Agron Malaj padit për shpifje demokratin Xhelal Mziu

    Ish-kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ka paditur deputetin e Partisë Demokratike Xhelal Mziu për veprën penale “Shpifje”.
    Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Në Maqellarë më 10 maj u shënua një incident, ku simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.
    Pas këtij incidenti, drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD Xhelal Mziu, akuzoi kandidatin e PS Agron Malaj, duke thënë se automjeti që po shpërndante para ishte i tij.
    Deklarata solli edhe reagimin e Malajt i cili mohoi diçka të tillë dhe e cilësoi shpifje akuzën e Xhelal Mziut.
    Çështja është regjistruar në gjykatë, teksa këtë të hënë nga shorti elektronik është caktuar gjyqtarja Irena Gjoka për të shqyrtuar çështjen. Kjo e fundit pritet të caktojë një datë për zhvillimin e seancës.

  • Agron Malaj padit për shpifje deputetin e PD, Xhelal Mziu/ E akuzoi se shpërndante para për vota në zgjedhjet…

    Agron Malaj padit për shpifje deputetin e PD, Xhelal Mziu/ E akuzoi se shpërndante para për vota në zgjedhjet…

    Në Maqellarë më 10 maj u shënua një incident, ku simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.
    Ish-kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ka paditur deputetin e Partisë Demokratike Xhelal Mziu për veprën penale “Shpifje” e kryer botërisht. Padia erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Pas këtij incidenti, drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD Xhelal Mziu, akuzoi kandidatin e PS Agron Malaj, duke thënë se automjeti që po shpërndante para ishte i tij.
    Deklarata solli edhe reagimin e Malajt i cili mohoi diçka të tillë dhe e cilësoi shpifje akuzën e Xhelal Mziut. Çështja është regjistruar në gjykatë, teksa këtë të hënë nga shorti elektronik është caktuar gjyqtarja Irena Gjoka për të shqyrtuar çështjen. Kjo e fundit pritet të caktojë një datë për zhvillimin e seancës.
     

  • Vendimet – Rama u jep Agron Çelës dhe Dulakëve vilat qeveritare për t’i kthyer në resorte private

    Vendimet – Rama u jep Agron Çelës dhe Dulakëve vilat qeveritare për t’i kthyer në resorte private

    Asnjë surprizë, pronat e lakmuara shtetërore kalojnë te “miqtë” e qeverisë apo te ata që “punuan” gjatë zgjedhjeve.
    Në disa investigime, VoxNews denoncoi dhe paralajmëroi se Rezidencat Qeveritare në Vlorë dhe Velipojë po shkonin në duart e oligarkëve pranë qeverisë.
    Dhe, ashtu siç edhe ne paralajmëruam dhe denoncuam, Vila Qeveritare në Velipojë iu “fal” familjes së ish-depuetit Agron Çela, i cili ka ndërruar edhe ngjyrën e partisë, nga LSI-ja te PS-ja. Madje, në zgjedhjet e fundit, vajza e tij kandidoi nën siglën e PS-së.
    Ndërkohë, Rezidenca aq e lakmuar te Uji i Ftohtë në Vlorë, iu dha firmës që ka lidhje të afërt me Behgjet Pacollin. I gjithë konkursi i mbajtur në datën 4 qershor duket se ka qenë vetëm për shou, pasi fituesi dihej me kohë!

    Foto më sipër është projekti që do të zbatohet në pronën aq të lakmuar te Uji i Ftohtë në Vlorë.
    Pas aeroportit, Pacolli do të rindërtojë dhe bëjë biznes me një superhotel te prona shetërore.
    Në konkursin e mbajtur më daë 4 qershor, projekti i studios “Practica”, pjesë e skuadrës fituese, parashikon ndërtesa 8–10 katëshe, të lidhura me një pishinë.
    Përfaqësuesi i firmës tha se do të ketë një gjurmë ë vogël ndërtimi”, por të ndërtosh 8 kate në një godinë shtetërore, “njolla” nuk duket aq e vogël.

    Ndërkohë, në të njëjtën ditë, është shpallur edhe fituesi i konkursit për Rezidencën Qeveritare në Velipojë. Sërish asnjë surprizë, pasi fitues doli kompania Xhenis, në pronësi të familjes së ish-deputetit Agron Çela.
    Madje, arkitekti që doli fitues tha se familja Çela ka një hotel në atë zonë, shumë afër rezidencës.
    “E gjithë ndërtesa nuk duhet te jetë si kala, por njerëzit të kenë deshirë të hyjnë ta shohin. Doja që kjo ndërtesë të jetë identitet me vete. Mendojmë të kemi 30 dhoma dhe të kemi infrastrukturë në hotelin tjeter. Kati i parë mund të jetë një pjesë publike që të jetë një ndërtesë për të gjithë njerëzit madje edhe hotelet e tjera ta përdorin” tha përfaqësuesi i studios “Saunders Architecture”.

    Disa javë më parë, VoxNews denoncoi se një luftë e ashpër mes disa emrave me peshë në politikë dhe biznes pritej të zhvillohej për të tjetërsuar një nga pronat më të lakmuara në Shqipëri; godinat dhe territorin e Vilave Qeveritare te Uji i Ftohtë në Vlorë.
    Korporata ka kualifikuar 4 nga 5 kompani, teksa emrat që do të garojnë duket se më tepër do të negociojnë sesa do të “garojnë” me njëri-tjetrin.
    Ardian Kollozi, Alban Xhillari, Behxhet Pacolli kanë dërguar kompani satelitë për të konkurruar.
    Firma e katërt është ajo e vëllezërve Dulaku, ndërsa i vetmja kompani që nuk kaloi raundin e parë është ajo e Luan Bregasit.
    Kompania e tretë e kualifikuar është bashkimi i subjekteve “2A Group”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Sëiss Diamond Group SA”. Firmën 2A e zotëron Valon Ademi, një firmë satelite e Behgjet Pacollit. “Ademi po punon krahë Mabetex-it në Aeroportin e Vlorës, teksa është një kandidat shumë i fortë për të marrë Vilat Qeveritare në Vlorë. Ademi ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë, teksa ai ka një “mik të fortë” për të fituar këtë “betejë”” shkruante VoxNews.
    (Denoncimi i VoxNews për Velipojën)

    Në një tjetër investigim, VoxNews do të hidhte dritë mbi kompanitë që tentuan të shtinin në dorë Rezidencën Qeveritare në Velipojë.
    “Emri më i lakuar në Velipojë është ai i Agron Çelës. Kompania në pronësi të bashkëshortes së tij, Belma Çela, do të konkurojë për rezidencën. Çela ka qenë deputet i LSI-së dhe tashmë ka kaluar me PS-në. ‘Xhenis’ shpk është në pronësi 100 % të Belma Çela, e cila është bashkëshortja e Agron Çelës, ish-deputet i LSI-së, që tashmë ka kaluar me PS-në. Familja Çela zotëron disa hotele luksoze në Shkodër dhe Velipojë, ku tashmë synon edhe Vilën Qeveritare. Në zgjedhjet e 11 majit, vajza e Agron Çelës është në listë të sigurt të PS-së në Shkodër” do të shkruante redaksia jonë.
    Madje, ngritëm disa pyetje nëse kjo rezidencë është një “dhuratë” e Ramës për oligarkët e Shkodrës?
    Nisur edhe nga konkurrentët, s’do mënd që kjo është një qokë e radhës.
    Por, çfarë do të marrin privatët në Velipojë?
    Në dokumente shkruhet se Vila Qeveritare në Velipojë ka një sipërfaqe 8.100 m2, e cila do të shndërrohet në një hotel butik.
    Skema është e ngjashme me rezidencat në Vlorë, ku qeveritarët do të mbajnë disa suita dhe pjesa tjetër do të administrohet nga privati.
    /Voxnews

  • Rama ndan rezidencat për miqtë: Velipoja për Agron Çelën, Vlora Behgjet Pacollit

    Rama ndan rezidencat për miqtë: Velipoja për Agron Çelën, Vlora Behgjet Pacollit

    Në një ceremoni që kishte trajtën e një konkursi ndërkombëtar, kryeministri Edi Rama shpërndau dy rezidenca qeveritare, një në Vlorë dhe një në Velipojë, në duart e miqve të tij. Atë të Vlorës për biznesmenin kosovar Behgjet Pacolli dhe atë të Velipojës për ish-deputetin e LSI-së, tashmë i rreshtuar me PS-në, Agron Çela. Para se të nisë konkursi (-paraditen e 4 qershorit –  Rama foli për konceptin e një shteti që sillet si një “pronar i zakonshëm” në tregun e pasurive të paluajtshme.

    “Duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm si palë në sipërmarrje po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin”, u shpreh kryeministri. Por për nga mënyra se si rezultoi i gjithë aktiviteti, i shkonte përshtat një parrullë e vjetër e diktaturës që mund të thuhej edhe: Kur themi shteti, kemi thënë Rama dhe kur themi Rama kemi thënë shteti.

    Në letër, koncepti duket modern: shteti bashkëpunon me privatin dhe përfiton nga investimet, por në praktikë ndodh që ndërtesat shtetërore të lëna qëllimisht të degradojnë, i kalohen me dorë të lirë miqve të pushtetit. Në disa raste, sipas marrëveshjeve të komplikuara shteti ka përfituar zyra për administratën, por rasti i rezidencave qeveritare është më specifik, sepse ato do të shndërrohen në hotele.

    Ndaj në këmbim, pas investimit ato do të ofrojnë akomodim falas për “pronarin”, kryeministrin Rama dhe miqtë e tij të huaj që vizitojnë Shqipërinë. Një ide e jep një dokument prezantues i nismave, i botuar në faqen e Korporatës së Investimeve, sipas të cilit thuhej se  “Personalitetet e larta shtetërore do të vazhdojnë të përfitojnë nga shërbimet që këto godina qeveritare do të ofrojnë”.

    Kuptohet se qeveria pretendon se rezidencat në Vlorë dhe Velipojë e “kishin humbur funksionin origjinal” dhe “ishin kthyer në ngarkesë për buxhetin shtetëror”, por papritur këto rezultojnë të jenë pasuri me potencial të jashtëzakonshëm për biznesmenët e afërt me pushtetin. Dhe ku ka më mirë se se një juri ndërkombëtare, arkitektë të huaj dhe studio europiane për të fshehur një aferë që mban erë të rëndë korrupsioni.

    Rezidenca qeveritare në Vlorë, pjesë e paketës “Pacolli”

    Pas aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli merr edhe menaxhimin e rezidencës qeveritare të qytetit bregdetar, për ta integruar në një paketë luksi për turizmin elitar. Projekti i studios “Practica”, pjesë e skuadrës fituese, parashikon ndërtesa 8–10 katëshe, të lidhura me një pishinë, që sipas përfaqësuesit të saj: “Do të kenë një gjurmë të vogël ndërtimi… të shohin nga perëndimi dhe të jenë një lloj siluete që vë në kuadër pamjen.”

    Ndërtesat do t’i drejtohen turistëve që kërkojnë “luksin e përvojës” e jo domosdoshmërisht “luksin e mermerit dhe Ferrarit” sqaroi arkitekti që bëri prezantimin duke shtuar se pjesë e tyre do të jetë edhe një klinikë “wellnes”

    “Nuk është një klinikë, por një hapësirë që të rigjeneron. Një qendër për ata njerëz që janë të vetëdijshëm për kujdesin dhe shëndetin” u shpreh ai. Natyrisht, përvojat “shëndetësore” dhe “ekskluzive” vetëm sa do të shihen nga larg me admirim nga qytetarët shqiptarë, pasi ato i takojnë një klientele të përzgjedhur, një elite ekonomike, që mund të paguajë çmime marramendëse për shërbimet që merr.

    Rezidenca në Velipojë – në oborrin e pasëm të Agron Çelës

    Historia është pak a shumë e ngjashme për projektin e Velipojës, që u fitua nga skuadra ku ishte pjesë edhe kompania Xhenis SH — e themeluar nga Agron Çela, ish-deputet i LSI dhe i PS dhe më vonë e menaxhuar nga bashkëshortja e tij.

    Në prezantimin e projektit, arkitekti kanadez u shpreh pa drojë: “Ne punojmë me familjen që zotëron hotelin ngjitur pronës. Kanë 300 metra plazh, dhjetëra metra pyll dhe njohin çdo zog aty.”

    Bëhet fjalë për hotelin gjigand Grand Hotel Europa në Velipojë. E thënë ndryshe: pronari i hotelit ngjitur, Agron Çela, tashmë merr edhe rezidencën shtetërore si shtesë natyrore të kompleksit të tij. Rezidenca qeveritare do të shndërrohet në një hotel modern, ndërsa prona që i jepet Çelës është 1200 m² ndërtim dhe 8100 m² tokë në mes të pyllit, një përfitim monumental që deri dje ka qenë një mollë e ndaluar për biznesmenët e zonës.

    Votat për Shkodrën/ Pse e amnistoi SPAK Agron Çelën nga CEZ-DIA

    Në këto zgjedhje Agron Çela nuk kandidoi në Shkodër. Në vend të tij u zgjodh deputete, vazja e tij Xhenis Çela që ishte në listën e mbyllur të PS në 11 Maj.

    Emrin e saj mban edhe kompania “Xhenis SH”, kompania që përmendet në çështjen CEZ-DIA, si një ndër kanalet që Kastriot Ismailaj përdorte për të kaluar para në favor të Ilir Metës. Prokurorët e SPAK kërkuan burgosjen e Ilir Metës sepse e implikojnë për 168 milionë lekë të vjetra që Kastriot Ismailaj i kaloi tek llogaritë e kompanisë Xhenis Sh, për Ilir Metën.

    Agron Çela deklaroi në SPAK se “nuk dinte gjë” dhe është sot i lirë, ndërsa Meta mbahet ende në burg.

    Interesante është se sot, me të njëjtën kompani Agron Çelës i jepet nën administrim vila qeveritare në Velipojë, 1200 metra ndërtim dhe 8100 metra tokë pyll, në një ceremoni ku Edi Rama e shpall shtetin dhe veten, pronar të aseteve qeveritare.

    Rama është akuzuar disa herë se i ndan pronat publike dhe pasuritë natyrore për miqtë e tij dhe skema me “konkurs ndërkombëtar”, “arkitektë të famshëm” dhe “studio europiane” nuk është e re. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, në një nga intervistat e tij, shprehej se në realitet ndarja pasurive shtetërore mes miqve bëhej në një formë krejt banale… “duke ngrënë qofte tek veranda.”/Lapsi.al/

  • Agron Kolthi lobon për shqiptarët, por ka edhe kritika ndaj atyre që akuzojnë kot

    Agron Kolthi lobon për shqiptarët, por ka edhe kritika ndaj atyre që akuzojnë kot

    Tashmë ai është një emër i njohur jo vetëm në temat e nxehta shqiptare si një patriot dhe atdhetar, por edhe njohës i mirë i politikës shqiptare dhe jo vetëm. E kemi fjalën për Agron Kolthi ku vetëm pak ditë më parë ai ka reaguar në rrjetin e tij social, duke kritikuar disa politikanë shqiptarë për akuzat që ata kanë bërë ndaj një deputete të njohur në Shqipëri siç është Jorida Tabaku.
    ”Nuk doja të bëhem pjesë e debatit të brendshëm mes disa ish-kandidatëve të PD-së, por meqenëse ata po lëshojnë akuza ndaj atyre që fituan në listat e hapura, po ju them se po gaboheni rëndë me atë që po flisni për Jorida Tabakun dhe disa kandidatë të tjerë fitues të listave të hapura të PD-së.

    Nuk e kuptoj për çfarë po flisni për Joridën – a thua se vërtet nuk keni tjetër çfarë të thoni. Pse, kush ju ndaloi ju të bënit fushatë? Jorida? Jeni shumë gabim! Zonja Kalaja, pse nuk fituat? Ne nuk ndaluam në asnjë moment në të gjithë qarkun e Tiranës. Takonim çdo qytetar në pesë bashkitë e qarkut.
    E nderuar Adriana, kërko llogari vetes, jo të tjerëve. Sa për Edi Ramën, që thua na ka paguar, 20 mijë votuesit që mbështetën Joridën nuk janë të blerë. Je gabim, zonjë. PD nuk është shtëpia juaj personale dhe as e atyre që nuk dinë çfarë thonë kur nuk arrijnë të fitojnë. Prandaj, merruni me Edi Ramën, që bleu vota me paratë e drogës dhe të korrupsionit, nga jugu në veri. Ky është shkaku pse PD mori këtë rezultat, i cili ishte vërtet një shkatërrim për demokracinë në Shqipëri. Rroftë Shqipëria”.
    Kështu e mbyll shkrimin e tij atdhetari dhe politikani me origjinë nga Shqipëria por që jeton dhe vepron në Itali. Por siç edhe thamë Agroni êshtë gjithmonë ” in” jo vetëm me aktualitetin shqiptar dhe lobon shumë kudo edhe para politikanëve të huaj për siç thotë ai Iliridën, por nëse e ndiqni atë ai ka nisur këto ditë duke përkrahur dhe interesuar për fushatën që ka nisur të mbahet në Itali.

  • “PD bëri gjithçka, tani është radha e shoqërisë”/ Flet Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, ai u përball me një farsë

    “PD bëri gjithçka, tani është radha e shoqërisë”/ Flet Gjekmarkaj: Berisha të mos largohet, ai u përball me një farsë

    Pas fitimit të mandatit në 11 Maj në Lezhë, nënkryetari demokrat i kuvendit Agron Gjekmarkaj, e distancon veten prej atyre të cilët mendojnë se Sali Berisha, duhet të largohet pas humbjes fatale në këto zgjedhje.
    Por ndërsa brenda PD ka nisur një garë brenda vetes per votat preferenciale ne zgjedhjet e 11 Majit, Agron Gjekmarkaj mbështet kërkesat e kolegëve të tij demokratë për rinumërim vote.
    “Mendoj se Shqipëria pësoi një humbje. Standardet demokratike pësuan një humbje. PD luftoi që kjo mos të ndodhë që Shqipëria të ndryshojë. Sali Berisha nuk ka arsye të japë dorëheqje për sa i përket kushteve në të cilat gjendet vendi sepse ai u përball me një farsë sepse ai dha maksimunin e tij. PD bëri gjithçka. Tani është radha edhe shoqëria të bëjë pjesën e vet. Dorëheqjen e Berishës e kërkojnë socialistët. Nuk e kërkojnë demokratët. E kërkojnë njerëz pranë qeverisë. Nuk e kërkon shoqëria. Kështu që Sali Berisha është në të drejtën e tij të udhëheq opozitën dhe mendoj do ta bëjë mirë këtë punë””, thotë Gjekmarkaj.
    Agron Gjekmarkaj lë të kuptohet se ai nuk është për një marrëdhënie agresive në kuvendin e ri të shtatorit.
    “Ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë lirie që ka mbetur ende në këtë shtet, në të shoqëri në këto institucione. Do shfrytëzojmë çdo institucion e hapësirë ndërkombëtare dhe do të jemi në bashkëbisedim me shoqërinë shqiptare për të gjetur zgjidhjet e duhura, rrugëdaljet drejt një demokracie të vërtetë sepse sot nuk e kemi një të tillë”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.

  • Kush është deputeti i PS që helmoi fëmijët në Gramsh – Detajet

    Kush është deputeti i PS që helmoi fëmijët në Gramsh – Detajet

    Nga analizat e kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka rezultuar se produkti që shkaktoi helmimin e 17 fëmijëve në kopshtin shtetëror të qytetit të Gramshit ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë.
    Por, teksa AKU e mbajti emrin e fshehtë të kompanisë, por burime të “Alert.al” bëjnë me dije se vezët kanë pasur origjinën nga kompania “Xhenis Sh” sh.p.k. me seli në Shkodër.
    Kjo kompani zotërohet në 100% të aksioneve nga Belma Çela, e cila është bashkëshortja e deputetit Agron Çela. Ky i fundit u zgjodh deputeti i Shkodrës në vitin 2021 nën siglën e LSI-së, por para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, u “ble” nga Edi Rama, duke kaluar në krah të tij.
    Agron Çela u shpërblye nga Edi Rama edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, pasi i vendosi vajzën Xhenis Çela në listën e sigurtë të PS-së në Shkodër dhe kështu në shtator, babai do t’i lëshojë vendin të bijës në parlament. Agron Çela zotëron disa hotele luksoze në Shkodër dhe Velipojë, ku në media është raportuar kohët e fundit se ai synon edhe Vilën Qeveritare.
    Kompania “Xhenis Sh” sh.p.k. zotërohej më parë nga vetë Agron Çela, por në vitin 2013 i ka kaluar të gjitha aksionet në emër të bashkëshortes së tij, Belma Çela.
    Nuk dihet rrethanat nëse kemi të bëjmë me vezë importi apo jo, por nëse janë rrethanat e tilla, në këtë skandal veç AKU-së do të përfshiheshin edhe doganat.
    Të pestë monstrat e vezëve të marra nga AKU, të cilat iu nështruan analizave, rezultuan pozitive për prezencën e bakterit Salmonella spp., sipas standardit ndërkombëtar ISO 6579-1:2017.
    Rezultati i analizave nga ISUV
    Helmimi masiv i fëmijëve ka ndodhur të martën (20 Maj), por ngjarja u mbajt e fshehtë nga institucionet shëndetësore, vendore dhe Policia, të cilat prej rreth një jave nuk kishin nisur hetim për rastin në fjalë.
    Ngjarja u mësua mesditën e së shtunës nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij, duke publikuar dhe fletën e analizave, ku mjekja Dafina Jaho konfirmoi praninë e bakterit salmonelë.
    Pas shenjave të helmimit, AKU mori analiza nga 72 persona, 53 fëmijë dhe 19 anëtarë të stafit të kopshtit. Pas verifikimeve në Institutin e Shëndetit Publik, rezultatet treguan se 17 fëmijë ishin prekur nga salmonela.
    Të hënën, më 26 maj, familjarët e fëmijëve protestuan duke kërkuar siguri për fëmijët e tyre dhe vënë para përgjegjësisë personat që lejuan një situatë të tillë dhe pasiguri ushqimore.
    Pas publikimit sot të analizav nga ISUV, reagoi edhe kreu i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:
    “Ky rezultat është alarmant dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht në rastet kur produkti konsumohet pa përpunim të duhur termik. Prania e Salmonella spp. në vezë mund të shkaktojë sëmundje akute gastrointestinale tek konsumatorët, me pasoja serioze për grupet më të ndjeshme të popullatës (fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna, persona me imunitet të ulët).
    Bazuar në këtë situatë, rekomandojmë që:
    Të ndërmerren menjëherë masa për ndalimin e tregtimit të këtij produkti.
    Të gjurmohet dhe izolohet loti i vezëve të kontaminuara.
    Të kryhet një kontroll sanitar-veterinar i plotë në fermën ose subjektin që ka prodhuar ose shpërndarë produktin.
    Të njoftohet konsumatori dhe të garantohet asgjësimi i produktit të pasigurt, sipas procedurave ligjore.
    Përgjegjesia bie mbi AKU për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.”
    Kujotjmë se kompania që furnizon kopshtet e Gramshit me ushqime, përfshirë kopshtin në fjalë, është “Nelsa shpk”. Kjo kompani është dënuar më parë, në vitin 2016, për korrupsion me tenderat për ushqimin e burgjeve. Ajo është themeluar nga Nexhmi Balla, por pasi zoti Balla u dënua ai ja kaluar kompaninë vajzës së tij, Elsa Kamberi Balla.
    Kompania “Nelsa shpk” ka një historik të gjatë të përfshirjes në tenderë publikë, jo vetëm në bashkinë Gramsh, por edhe në disa qytete të tjera të vendit dhe në institucione shtetërore në Tiranë.
    Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet. Shumë nga këta tenderë janë shënuar me “flamur të kuq” në sistemin e prokurimeve publike një sinjal paralajmërues për mungesë transparence, konkurencë të dobët, ose dyshime për parregullsi në procedura.

  • Helmuan fëmijët në kopësht, vezët me salmonelë dolën nga kompania e gruas së Agron Çelës

    Helmuan fëmijët në kopësht, vezët me salmonelë dolën nga kompania e gruas së Agron Çelës

    Agron Çela

    TIRANË- Kompania “Xhenis Sh” Sh.p.k është vendi nga ku kanë dalë vezët me salmonelë dhe kanë përfunduar në pjatat e fëmijëve që frekuentonin kopshtin publik nr.1 në Gramsh, e për pasojë u helmuan. Alert.al shkruan se kjo kompani e ka selinë në Shkodër dhe zotërohet në 100% të aksioneve nga Belma Çela, e cila është bashkëshortja e deputetit Agron Çela.
    Më parë ka qenë vetë Agron Çela zotëruesi i kësaj kompanie, por në vitin 2013 i ka kaluar të gjitha aksionet në emër të bashkëshortes së tij, Belma Çela.
    Agron Çela ka dalë deputet në Shkodër nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë), por në vitin 2023, iu bashkua Partisë Socialiste. Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, në listën e sigurtë të PS-së u vendos vajza e tij, Xhenis Çela.

    Megjithatë, origjina e këtyre vezëve nuk dihet, por analizat e kryera e ISUV tregojnë se kanë prezencë të bakterit Salmonella spp.

    Analiza

    ZËRI ka raportuar më herët se kompania që furnizon kopshtin në fjalë me ushqime është “Nelsa Sh.p.k.”, e zotëruar nga Elsa Kamberi Balla, kompani që siç duket ka dështuar në hallkën më të rëndësishme të punës së saj, sigurinë.
    Si përfunduan këto vezë në një kopësht fëmijësh?
    A u janë nënshtruar ndonjë analize përpara se të dërgoheshin në kopësht?
    Nëse po, kush vendosi që gjithsesi këto vezë duheshin konsumuar nga fëmijët?
    Helmimi i fëmijëve u raportua katër ditë me vonesë. Fëmijët ishin paraqitur me të vjella, diarre, temperaturë dhe ethe në spitalin e Gramshit, por vetëm katër ditë më vonë, ky lajm pa dritën e publikimit.
    Më pas, 72 fëmijë iu nënshtruan analizave dhe 17 prej tyre rezultuan të infektuar. Tashmë kopshti është mbyllur edhe fëmijët po mjekohen nën monitorimin e prindërve të tyre në banesa. AKU mori mostra të ushqimeve të ndryshme që u gjetën në kopësht, mes tyre edhe vezëve.
    Nga ana tjetër, prindërit e fëmijëve kanë zhvilluar dhe një protestë, përmes të cilës kërkuan të vendoset drejtësi për fëmijët e tyre dhe që shkaktari të marrë ndëshkimin e merituar, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

    xhenis2png

    xhenispng

    analizatttpng

  • Vezët me salmonelë, kompania e gruas së deputetit të Ramës helmoi fëmijët në Gramsh

    Vezët me salmonelë, kompania e gruas së deputetit të Ramës helmoi fëmijët në Gramsh

    Vezët me salmonelë, kompania e gruas së deputetit të Ramës helmoi fëmijët në Gramsh

    Nga analizat e kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka rezultuar se produkti që shkaktoi helmimin e 17 fëmijëve në kopshtin shtetëror të qytetit të Gramshit ka qenë veza, e cila ka qenë e kontaminuar me salmonelë.

    Por, teksa AKU e mbajti emrin e fshehtë të kompanisë, por burime të “Alert.al” bëjnë me dije se vezët kanë pasur origjinën nga kompania “Xhenis Sh” sh.p.k. me seli në Shkodër.

    Kjo kompani zotërohet në 100% të aksioneve nga Belma Çela, e cila është bashkëshortja e deputetit Agron Çela. Ky i fundit u zgjodh deputeti i Shkodrës në vitin 2021 nën siglën e LSI-së, por para zgjedhjeve lokale të vitit 2023, u “ble” nga Edi Rama, duke kaluar në krah të tij.

    Agron Çela u shpërblye nga Edi Rama edhe në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, pasi i vendosi vajzën Xhenis Çela në listën e sigurtë të PS-së në Shkodër dhe kështu në shtator, babai do t’i lëshojë vendin të bijës në parlament. Agron Çela zotëron disa hotele luksoze në Shkodër dhe Velipojë, ku në media është raportuar kohët e fundit se ai synon edhe Vilën Qeveritare.

    Kompania “Xhenis Sh” sh.p.k. zotërohej më parë nga vetë Agron Çela, por në vitin 2013 i ka kaluar të gjitha aksionet në emër të bashkëshortes së tij, Belma Çela.

    Nuk dihet rrethanat nëse kemi të bëjmë me vezë importi apo jo, por nëse janë rrethanat e tilla, në këtë skandal veç AKU-së do të përfshiheshin edhe doganat.

    Të pestë monstrat e vezëve të marra nga AKU, të cilat iu nështruan analizave, rezultuan pozitive për prezencën e bakterit Salmonella spp., sipas standardit ndërkombëtar ISO 6579-1:2017.

    Rezultati i analizave nga ISUVHelmimi masiv i fëmijëve ka ndodhur të martën (20 Maj), por ngjarja u mbajt e fshehtë nga institucionet shëndetësore, vendore dhe Policia, të cilat prej rreth një jave nuk kishin nisur hetim për rastin në fjalë.

    Ngjarja u mësua mesditën e së shtunës nga një familjar, i cili denoncoi publikisht helmimin e nipit të tij, duke publikuar dhe fletën e analizave, ku mjekja Dafina Jaho konfirmoi praninë e bakterit salmonelë.

    Pas shenjave të helmimit, AKU mori analiza nga 72 persona, 53 fëmijë dhe 19 anëtarë të stafit të kopshtit. Pas verifikimeve në Institutin e Shëndetit Publik, rezultatet treguan se 17 fëmijë ishin prekur nga salmonela.

    Të hënën, më 26 maj, familjarët e fëmijëve protestuan duke kërkuar siguri për fëmijët e tyre dhe vënë para përgjegjësisë personat që lejuan një situatë të tillë dhe pasiguri ushqimore.

    Pas publikimit sot të analizav nga ISUV, reagoi edhe kreu i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan:

    “Ky rezultat është alarmant dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik, veçanërisht në rastet kur produkti konsumohet pa përpunim të duhur termik. Prania e Salmonella spp. në vezë mund të shkaktojë sëmundje akute gastrointestinale tek konsumatorët, me pasoja serioze për grupet më të ndjeshme të popullatës (fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna, persona me imunitet të ulët).

    Bazuar në këtë situatë, rekomandojmë që:

    Të ndërmerren menjëherë masa për ndalimin e tregtimit të këtij produkti.Të gjurmohet dhe izolohet loti i vezëve të kontaminuara.Të kryhet një kontroll sanitar-veterinar i plotë në fermën ose subjektin që ka prodhuar ose shpërndarë produktin.Të njoftohet konsumatori dhe të garantohet asgjësimi i produktit të pasigurt, sipas procedurave ligjore.Përgjegjesia bie mbi AKU për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.”

    Kujotjmë se kompania që furnizon kopshtet e Gramshit me ushqime, përfshirë kopshtin në fjalë, është “Nelsa shpk”. Kjo kompani është dënuar më parë, në vitin 2016, për korrupsion me tenderat për ushqimin e burgjeve. Ajo është themeluar nga Nexhmi Balla, por pasi zoti Balla u dënua ai ja kaluar kompaninë vajzës së tij, Elsa Kamberi Balla.

    Kompania “Nelsa shpk” ka një historik të gjatë të përfshirjes në tenderë publikë, jo vetëm në bashkinë Gramsh, por edhe në disa qytete të tjera të vendit dhe në institucione shtetërore në Tiranë.

    Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet. Shumë nga këta tenderë janë shënuar me “flamur të kuq” në sistemin e prokurimeve publike një sinjal paralajmërues për mungesë transparence, konkurencë të dobët, ose dyshime për parregullsi në procedura.

  • Detaje nga ‘Operacioni Ura’/ Zbardhet roli i Nuredin Kiptiut dhe Agron Ganaj në trafikun ndërkombëtar dhe bashkëpunimi me italianët

    Detaje nga ‘Operacioni Ura’/ Zbardhet roli i Nuredin Kiptiut dhe Agron Ganaj në trafikun ndërkombëtar dhe bashkëpunimi me italianët

    Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e operacionit ‘Ura’, ku hidhet dritë mbi veprimtarinë e një grupi kriminal shqiptar që bashkëpunonte ngushtë me krerë lokalë të mafias në jug të Italisë.
    Ngjarja e rikonstruktuar nga hetuesit përmes pamjeve filmike, bisedave të përgjuara dhe analizës së targave, ka ndodhur më 28 korrik 2020 në orën 18:00, në një vilë private në zonën e Barit.
    Në qendër të episodit ndodhen dy shqiptarë, Nuredin Kiptiu dhe Agron Ganaj, të cilët janë regjistruar duke mbërritur në banesën e dy italianëve Cesare Giliberti dhe Antonio Ronghi të dy nën hetim për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.
    Sipas të dhënave të hetimit, Kiptiu mbërriti me automjetin e tij dhe u afrua te porta kryesore, duke përdorur interfonin për të komunikuar me banorët. Ky veprim bëri të mundur identifikimin e qartë të fytyrës së tij përmes kamerave të sigurisë të vendosura në hyrje. Ndërkohë, pas tij mbërriti një makinë tjetër tip Opel Astra, ku ndodhej Agron Ganaj. Të dy, sapo hynë në pronë, dorëzuan një zarf që më pas iu kalua Gianfranco Giliberti, djali i Cesare Giliberti-t.
    Zarfi në fjalë, sipas dosjes së prokurorisë italiane, përmbante 3 kilogramë heroinë, dhe ky fakt është dokumentuar me anë të pamjeve filmike dhe shënimeve të mbajtura nga hetuesit në terren. Zarfi është etiketuar në dosjen hetimore me shifrën “UU”, një kod i përdorur për të lidhur ngjarjet dhe objektet e provës me sekuencat specifike të videos.
    Hetimi detajon se ky transaksion është një nga rastet e shumta ku shtetas shqiptarë, me funksione të ndryshme brenda rrjetit, kryejnë dorëzime të drejtpërdrejta të drogës tek bashkëpunëtorët italianë. Përmes analizës së targave të makinave dhe kornizave të videos së kamerave të sigurisë, prokuroria italiane ka bërë të mundur identifikimin pa asnjë mëdyshje të autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.
    Detaje mbi rolet në grupin e trafikut mbi Nuredin Kiptiun dhe Agron Ganajn
    Kiptiun bashkëpunonte me elementë italianë për shpërndarjen e heroinës në zonën e Barit. Transportonte sasi prej 3 kg dhe organizonte takime për dorëzimin e drogës.
    Ganaj kryente përpunimin në shtëpinë e Giovanni Montedoro në Noicattaro.