Tag: agora

  • Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”

    Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”

     
    Në prag të botimit të veprës së tij më të re, artisti i njohur sarandjot Vangjel Agora sjell para publikut librin “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë”, një homazh i fuqishëm për historinë e artit skenik në Sarandë dhe sidomos për veprimtarinë e gjimnazit të njohur “Hasan Tahsini”.
     
    I lindur dhe rritur pranë bregut të kaltër të Jonit, Agora rrëfen se ideja e këtij libri ka nisur dekada më parë, gjatë një udhëtimi artistik që zgjati rreth 40 vite në Estradën Profesioniste të Sarandës, ku ai shërbeu si aktor, regjisor dhe drejtues. Aty u mblodhën kujtime, dokumente, fotografi dhe emocione të cilat sot formojnë bazën e këtij botimi të rëndësishëm.
     
     

     
    Një libër për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit
     
    Vepra sjell një panoramë të detajuar të zhvillimit të lëvizjes artistike në shkollën e mesme “Hasan Tahsini”, duke dokumentuar ngjarje, drama, interpretime dhe figura që i dhanë jetë kulturës së qytetit. Agora shkruan se veprimtaritë artistike të kësaj shkolle jo vetëm pasuruan jetën kulturore të Sarandës, por u bënë edhe një bazë e fuqishme për ringritjen e institucioneve kulturore në vitet që pasuan.
    Nga kjo shkollë kanë dalë rreth 17 talente, të cilët më pas u bënë emra të njohur të skenës shqiptare, mes tyre: Josif Papagjoni, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Albano Bogdo, Zef Mosi, Ervina Kotolloshi, Armela Demaj dhe të tjerë. Libri rikthen atmosferën e asaj kohe duke dokumentuar gjithë rrugëtimin e tyre të hershëm.
     
    Një punë e mbështetur në dokumente, muze dhe kujtime të brezave
     
    Gjatë përgatitjes së librit, Agora ka shfrytëzuar një dokumentacion të pasur: burime arkivore, fletë-volante, materiale të muzeut të shkollës, gazetën lokale, si dhe dhjetëra biseda me ish-nxënës e mësues që kanë kontribuar në historinë e artit skenik në gjimnazin “Hasan Tahsini”.
    Ai thekson se çdo faqe është një fije e rrjetës së kujtimeve që formojnë “tapetin e trashëgimisë kulturore të qytetit tonë”.
     

    Përveçse një libër kujtimesh dhe faktesh historike, vepra përmban edhe një mesazh të qartë për brezat e sotëm: të vlerësojnë artin, kulturën, trashëgiminë dhe të ndërtojnë një të ardhme të ndritur pa e harruar kurrë të shkuarën.
    Në një kohë të dominuar nga teknologjia dhe lëvizshmëria e shpejtë kulturore, Agora u drejtohet të rinjve me thirrjen për të mbijetuar dhe orientuar veten duke çmuar rrënjët, origjinën dhe vlerat e qytetit.

     
    Vangjel Agora  shpreh falenderim të veçantë për mikun e tij, Dr. Vasil Llajo, i cili ka marrë përsipër botimin e veprës. Ai pranon se procesi ka qenë i lodhshëm, por thelbësor për ruajtjen e kujtesës kolektive të Sarandës.
     
    Vangjel Agora e mbyll prezantimin e tij me një ftesë të sinqertë:Të gjithë dashamirët e artit dhe historisë kulturore të qytetit do të kenë mundësinë ta përjetojnë këtë libër sapo të dalë nga botimi.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri streh”

    Vangjel Agora drejt botimit të librit të ri: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri streh”

     
    Në prag të botimit të veprës së tij më të re, artisti i njohur sarandjot Vangjel Agora sjell para publikut librin “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri streh”, një homazh i fuqishëm për historinë e artit skenik në Sarandë dhe sidomos për veprimtarinë e gjimnazit të njohur “Hasan Tahsini”.
     
    I lindur dhe rritur pranë bregut të kaltër të Jonit, Agora rrëfen se ideja e këtij libri ka nisur dekada më parë, gjatë një udhëtimi artistik që zgjati rreth 40 vite në Estradën Profesioniste të Sarandës, ku ai shërbeu si aktor, regjisor dhe drejtues. Aty u mblodhën kujtime, dokumente, fotografi dhe emocione të cilat sot formojnë bazën e këtij botimi të rëndësishëm.
     
     

     
    Një libër për historinë, kulturën dhe trashëgiminë e qytetit
     
    Vepra sjell një panoramë të detajuar të zhvillimit të lëvizjes artistike në shkollën e mesme “Hasan Tahsini”, duke dokumentuar ngjarje, drama, interpretime dhe figura që i dhanë jetë kulturës së qytetit. Agora shkruan se veprimtaritë artistike të kësaj shkolle jo vetëm pasuruan jetën kulturore të Sarandës, por u bënë edhe një bazë e fuqishme për ringritjen e institucioneve kulturore në vitet që pasuan.
    Nga kjo shkollë kanë dalë rreth 17 talente, të cilët më pas u bënë emra të njohur të skenës shqiptare, mes tyre: Josif Papagjoni, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Albano Bogdo, Zef Mosi, Ervina Kotolloshi, Armela Demaj dhe të tjerë. Libri rikthen atmosferën e asaj kohe duke dokumentuar gjithë rrugëtimin e tyre të hershëm.
     
    Një punë e mbështetur në dokumente, muze dhe kujtime të brezave
     
    Gjatë përgatitjes së librit, Agora ka shfrytëzuar një dokumentacion të pasur: burime arkivore, fletë-volante, materiale të muzeut të shkollës, gazetën lokale, si dhe dhjetëra biseda me ish-nxënës e mësues që kanë kontribuar në historinë e artit skenik në gjimnazin “Hasan Tahsini”.
    Ai thekson se çdo faqe është një fije e rrjetës së kujtimeve që formojnë “tapetin e trashëgimisë kulturore të qytetit tonë”.
     

    Përveçse një libër kujtimesh dhe faktesh historike, vepra përmban edhe një mesazh të qartë për brezat e sotëm: të vlerësojnë artin, kulturën, trashëgiminë dhe të ndërtojnë një të ardhme të ndritur pa e harruar kurrë të shkuarën.
    Në një kohë të dominuar nga teknologjia dhe lëvizshmëria e shpejtë kulturore, Agora u drejtohet të rinjve me thirrjen për të mbijetuar dhe orientuar veten duke çmuar rrënjët, origjinën dhe vlerat e qytetit.

     
    Vangjel Agora  shpreh falenderim të veçantë për mikun e tij, Dr. Vasil Llajo, i cili ka marrë përsipër botimin e veprës. Ai pranon se procesi ka qenë i lodhshëm, por thelbësor për ruajtjen e kujtesës kolektive të Sarandës.
     
    Vangjel Agora e mbyll prezantimin e tij me një ftesë të sinqertë:Të gjithë dashamirët e artit dhe historisë kulturore të qytetit do të kenë mundësinë ta përjetojnë këtë libër sapo të dalë nga botimi.
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Kujtesë për një qytet që po harrohet – Nga Vangjel Agora

    Kujtesë për një qytet që po harrohet – Nga Vangjel Agora

    Nga Vangjel Agora
     
    Duke marrë shkas nga një shkrim i Erion Sina, aktori dhe regjisori Vangjel Agora, ish-punonjës i artit për dekada, sjell edhe një herë shqetësimin e tij për institucionet kulturore të humbura të qytetit të Sarandës.
     

    Pasuria e humbur e qytetit
     
    Në kujtesën e tij dhe të shumë qytetarëve, Saranda kishte dikur një listë të pasur institucionesh kulturore e sportive, të cilat sot janë zhdukur ose shndërruar:
     

    Teatri i kukullave
    Shtëpia e kulturës
    Këndi i lojërave për fëmijë
    Poligoni i qitjes
    Sera e madhe e luleve
    Ish-galeria e artit
    Muzeu i sportit
    Kinemaja
    Shtëpia e pionierëve
    Biblioteka
    Muzeu historik
    Konsultoret e fëmijëve
    Poliklinikat e lagjeve

     
    “Dikur këto ishin pasuria e të gjithëve. Sot? Sot janë vetëm kujtime, sepse qyteti ynë ka zbuluar se kultura, arti dhe sporti nuk sjellin fitim”, shkruan Agora, duke theksuar se në vend të tyre, pushteti ka zgjedhur të favorizojë ndërtimet dhe privatizimet.
     
    Teatri i qytetit – nga vatër arti në “kufomë të hapur”
     
    Agora ndalet me dhimbje te Teatri i qytetit, i cili ka shërbyer për dekada si qendër e argëtimit, edukimit dhe rritjes së brezave të artistëve. Sot, prej 5 vitesh, godina është e mbyllur, e degraduar dhe e lënë në harresë.“Ndërsa bota ndërton teatro të rinj, Saranda ka zgjedhur të japë shembullin unik të një qyteti me rritje turistike por pa teatër – një eksperiment botëror: ‘Si të rritësh turizmin pa kulturë’.”
     

     
    “Bashkia ka punë më të rëndësishme – të ndajë tendera për pllaka shëtitoreje, fasada hotelesh dhe sipërfaqe plazhesh për privatët. Qeveria mburret me statistika pushuesish, por nuk pyet çfarë ofrohet për shpirtin e qytetarëve. Për institucionet kulturore nuk ka plan, as fond, as vizion.” – thekson Agora.

     
    Si aktor dhe regjisor me 45 vite mbi skenë, Agora rrëfen dhimbjen e tij jo për veten, por për brezat e rinj:“Të rinjtë nuk kanë ku të provojnë emocionin e parë të teatrit, fëmijët nuk dinë ç’është kukulla në skenë, qytetarët janë dënuar të konsumojnë vetëm ‘argëtimin fast-food’ të lokaleve. Një qytet pa teatër, pa kinema, pa bibliotekë e muze, nuk është qytet – është thjesht një grumbull betoni buzë detit.”

     
    Në fund, Agora lëshon një apel:“A duhet të kthehen këto institucione në destinacionin e tyre? Pyetje naive! Po të kishte dashje, do të ishin kthyer. Por është më fitimprurëse të shitet trualli i tyre sesa të ringjallet shpirti i qytetit. E megjithatë, duhet të vazhdojmë të kërkojmë, të trokasim, të bërtasim – sepse harresa është faji më i madh. Dhe ndoshta një ditë, Saranda do të kuptojë se një qytet pa kulturë është një qytet i vdekur, sado të mbushet me turistë të gjallë.”
     
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb