Tag: agjentin

  • Tare do të takojë agjentin Zahavi, temë negociatash janë dy sulmuesit e njohur

    Tare do të takojë agjentin Zahavi, temë negociatash janë dy sulmuesit e njohur

    8 Dhjetor 2025

    13:45

    Alfred Lleshi

    Igli Tare do të zhvillojë së shpejti një takim me super-agjentin Pini Zahavi për të diskutuar dy “dosje” të rëndësishme merkatoje: Christopher Nkunku dhe Robert Lewandowski. Sulmuesi polak ka kontratë me Barcelonën deri në korrik 2026 dhe operacioni konsiderohet i ndërlikuar, por drejtuesit kuqezinj kanë planifikuar një samit për të kuptuar vullnetin e lojtarit dhe kërkesat ekonomike të mundshme.
    Sa i përket Nkunku, ai u transferua te Milani verën e kaluar për 38 milionë euro, me 4 milionë të tjerë në formë bonusesh. Megjithatë, paraqitjet e tij kanë shqetësuar drejtuesit, të cilët synojnë të bëjnë një vlerësim të gjendjes në takim me agjentin e tij Zahavi. Qëllimi është të përcaktohet rruga më e mirë për të ardhmen e lojtarit dhe strategjinë e merkatos.
     

  • Gjërat tani po lëvizin! Bayern kontakton agjentin e yllit të Premier League

    Gjërat tani po lëvizin! Bayern kontakton agjentin e yllit të Premier League

    10 Nëntor 2025

    17:50

    Telesport

    Ibrahima Konaté është emër konkret në merkaton e Bayern. Klubi bavarez e konsideron prioritet për verën e ardhshme, kur Dayot Upamecano (me siguri) do të largohet me parametra zero drejt Madridit.
    Në podkastin gjerman “Bayern-Insider”, moderuar nga gazetari Tobias Altschäffl, u raportua se rekordmenët e Bundesligës kanë kontaktuar që tani me agjentin e Konaté, Konrad Heß.
    Ashtu si Upamecano, edhe ylli i Liverpool është në fund të kontratës. Në verë ai mund të lëvizë me parametra zero. Ofertat për të nuk mungojnë. Interes kanë shfaqur edhe Real Madrid e PSG.
    Bayern e pëlqen francezin e “Të kuqve” sidomos sepse ai ka eksperiencë në kampionatin gjerman, duke qenë se më parë ka luajtur te Leipzig.

  • Rasti ‘McGonigal’, PD kërkon Komision Hetimor për veprimet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin e FBI-së

    Rasti ‘McGonigal’, PD kërkon Komision Hetimor për veprimet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin e FBI-së

    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal.
    Sipas demokratëve, Komisioni kërkohet që të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Verifikimin e ligjshmërisë të veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.
    Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me një afat veprimtarie prej 6 muajsh.
    Grupi i PD shprehet se sipas Kushtetutës, kur Komisioni Hetimor kërkohet të ngrihet nga të paktën 35 deputetë, Kuvendi është i detyruar të miratojë ngritjen e Komisionit.

  • Dua Lipa shkarkon agjentin pas fushatës kundër Palestinës në Glastonbury

    Dua Lipa shkarkon agjentin pas fushatës kundër Palestinës në Glastonbury

    Ylli botëror i muzikës pop me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka vendosur të përfundojë bashkëpunimin profesional me agjentin e saj disavjeçar, David Levy, pas zbulimit të përfshirjes së tij në një fushatë kundër Palestinës.Mediat britanike raportojnë se Levy ishte pas një iniciative që synonte pengimin e grupit irlandez Kneecap, i njohur për orientimin e tij propalestinez, nga pjesëmarrja në Festivalin e famshëm Glastonbury. Letra private dhe konfidenciale, e nënshkruar nga Levy dhe dërguar themeluesit të festivalit, Michael Eavis, i bënte thirrje këtij të fundit të anulonte performancën e grupit, për shkak të mbështetjes së tyre për kauzën palestineze.Pasi letra u bë publike, Dua Lipa reagoi menjëherë, duke shkarkuar agjentin dhe duke marrë masa që të mos kishte më asnjë rol në karrierën e saj. Një burim nga industria e muzikës tha se: “Dua u sigurua që David Levy të mos prodhonte më muzikën e saj. Artistja është një zë i fuqishëm në mbështetje të kauzës palestineze dhe nuk mund të toleronte taktika të tilla.”Fituesja e çmimit Grammy ka qenë prej kohësh aktive në mbrojtje të të drejtave të palestinezëve. Në maj të vitit të kaluar, ajo përdori platformën e saj në Instagram me 88 milionë ndjekës për të dënuar atë që e quajti “gjenocid izraelit në Gaza”, dhe ka marrë pjesë në protesta për të denoncuar bashkëfajësinë e vendeve të ndryshme në konflikt.Në gusht të këtij viti, gjatë festivalit të përvitshëm “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, mesazhi “Liri për Palestinën” u shfaq në ekranin kryesor, duke përforcuar qëndrimin e saj të qartë publik.Pavarësisht përpjekjeve të Levy, grupi Kneecap performoi në Glastonbury në korrik. Policia ndërhyri pas disa ankesave, por çështja u mbyll shpejt për mungesë provash. Grupi e përshkroi hetimin si një “frikësim politik nga policia”.Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës, ku janë raportuar mbi 65.300 të vrarë, shumica gra dhe fëmijë, një situatë që është cilësuar nga shumë organizata ndërkombëtare si krim humanitar dhe gjenocid.

  • Dua Lipa ndërpret bashkëpunimin me agjentin pas letrës kundër grupit pro-Palestinë

    Dua Lipa ndërpret bashkëpunimin me agjentin pas letrës kundër grupit pro-Palestinë

    Dua Lipa ka marrë një vendim që ka bërë bujë jo vetëm në botën e muzikës, por edhe në qarqet politike. Këngëtarja me famë botërore ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj, David Levy, pas një veprimi të tij që u pa si i lidhur ngushtë me konfliktin në Lindjen e Mesme.
    Levy, figurë kyçe e agjencisë prestigjioze WME, ishte mes nënshkruesve të një letre dërguar organizatorëve të festivalit të Glastonbury, ku kërkohej që grupi irlandez Kneecap të mos lejohej të performonte. Arsyeja lidhej me aktivizmin e hapur të grupit pro-Palestinë. Megjithatë, kërkesa nuk u mor parasysh dhe grupi doli në skenë, ndonëse performanca e tyre nuk u transmetua nga BBC, gjë që u interpretua si një formë presioni.
    Ky veprim i agjentit nuk kaloi pa pasoja. Sipas mediave britanike, Dua Lipa e konsideroi nënshkrimin e Levy-t si një akt politik pro Izraelit dhe kundër të drejtave të palestinezëve – një kauzë të cilën ajo e ka përkrahur publikisht prej vitesh. Vendimi për ta shkarkuar u mor si një qëndrim i qartë se artistja nuk do të tolerojë bashkëpunëtorë që bien ndesh me vlerat e saj.
    Këngëtarja kosovaro-britanike është shprehur vazhdimisht kundër dhunës në Gaza dhe ka bërë thirrje për armëpushim humanitar. Duke ruajtur marrëdhënien me WME, por jo me Levy-n, ajo dërgon një mesazh të fortë për industrinë: artistët kanë të drejtë të distancohen nga çdo përfaqësues që nuk respekton kauzat që ata mbrojnë.